Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 01. 2022. 00:00 >> 18:20

Ditari 21.01.2022

Përgatiti, Gj. Dukaj

Opozita inicoi sot shkarkimin e kryetarit Beçiq 

Partitë opozitare, dorëzuan sot inisiativën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, njofton TVMZ.

Propozimin për Shkarkimin  e kryetarit të Parlamentit, e kanë nënshkruar deputetët e PDS, Partisë boshnjake, Socialdemokratët, Partia Socialdemokratike dhe të Koalicionit shqiptar “Njëzëri”.

Në proppzimin e publikuar në sajtin e Kuvendit, mes tjerash, thuhet se gjatë mandatit të kryetarit Beçiq, Kuvendi i Malit të Zi nuk ishte vend për dialog politik thelbësor dhe, siç vlerësojnë deputetët opozitar, nuk ka arritur të jetësoj njërën prej funksioneve themelore të vetë dhe të rezultojë me përshpejtimin e rrugës evropiane të Malit të Zi.     

Të përkujtojmë se Beçiq, ka deklaruar mbrëmë se sëbashku me kryeministrin Zdravko Krivokapiq, “ Do ta mbrojnë vullnetin zgjedhor të qytetarëve”.

Përkujtojmë se, Aleksa Beçiq, për kryetar të Parlamentit ë Malit të Zi, është zgjedhur me 23 shtator të vitit 2020.

Kushtetuta përcakton zgjedhjen e Qeverisë së Malit të Zi

Kushtetuta e Malit të Zi, nuk jep mundësinë e zgjedhjes së kryeministrit të ri, pa zgjedhje parlamentare, kanë sqaruar nga Kabineti i kreut të Qeverisë, pas paralajmërimit për formimin e Qeverisë pakicë.

Nga Kabinet i Kryeministrit, kanë  kumtuar se Kushtetuta e Malit të Zi, si akti më i lartë juridik, nuk i jep hapësirë presidentit të Malit Zi, që në të njëjtin mandat të Kuvendit, të propozoj dy herë mandatorin për formimin e Qeverisë, posaçërisht, në situatën konkrete, kur njëherë i ka dhënë mandatin kryeministrit aktual që të formojë kabinetin qeveritar për të cilin kreu i qverisë në funksion ka fituar mbështetjen e shumicës në Kuvend.

Neni 103, i Kushtetutës së Malit të Zi,qartazi definon se presidenti vetëm pas zgjedhjeve parlamentare dhe asnjëherë tjetër, ka të drejtën që në afatin prej 30 ditësh nga konstituimi i Kuvendit të Malit të Zi, mund ti propozoj Kuvendit mandatarin për formimin e Qeverisë, thuhet në reagim. Qeveria ekzistuese, siç thuhet, mundet vetëm të rikonstruohet me kryeministrin aktual, derisa, siç rekomandojnë, çdo ndryshim i kreut të Qeverisë, mund të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve parlamentare.  

Marrja në pyetje për shkak të kokainës

Këshilli ër mbrojtje dhe siguri do të marr në pyetje kryeministrin, Zdravko Krivokapiq, nënkryetarin e Qeverisë, Dritan Abazoviq, dhe personat udhëheqës të policisë, prokurorisë dhe Agjencisë për sigurinë nacionale lidhur me rastine  fundit të konfiskimit të rrethë 500 kilogram kokainë, është vendosur në mbledhjen e sotme të këtij Këshillit. Vendimi për marrjen në pyetje lidhur me ngjarjen në fjalë, është miratuar njëzëri.

Të përkujtojmë se punëtorët e kompanisë “Voli”, më 12 janar, në pakot me banana në magazinën e kësaj kompanie, kanë gjetur kokainë dhe për këtë e kanë njoftuar policinë. Më parë, nga Derejtoria e tatim-pagimeve dhe doganave, është kumtuar se anija në të cilën është transportua sasia e bananave, ka lundruar në portin e Tivarit, më 2 janar. Kryetrai i Këshillit, Millan Knezheviq, ka theksuar në mbledhjen e këtij trupi parlamentar se sikur kompetentët të kishin ushtruar detyrën e vet, sot do të ishte i arrestuar Dragan Bokan, “Sipas të njëjtit princip sikur edhe Budimir Krstoviq”, ose, siç ka thënë ai, Krstoviq do ti ishte mundësuar të mbrohet nga liria. Ndryshe, në këtë mbledhje ishte hapur debati ndërmjet Demokratëve dhe URA-s lidhur me ituatën aktuale politike në vend.

  

“Me PDS nuk do të shkarkojmë askënd”

“Mali i Zi Demokratik, askënd nuk do të shkarkojë me PDS, pra as nënkryetarin e Qeverisë, Dritan Abazoviq”, ka kumtuar deputeti i kësdaj partie, Danillo Sharanoviq. Ai, në twiter, ka shkruar se Demokratët askurrë, nuk kanë votuar për shkarkimin e cilitdo anëtar të Qeverisë,  me ata të cilët  populli i ka shkarkuar. Siç ka theksuar ai, fjala e Demokratëve, nuk mund të blihet dhe vota e tyre nuk ka çmim. “Fjalën tonë nuk mund ta blejnë 21 milion dhe as 21 miliardë euro. Fjala dhe vota jonë nuk ka çmim”, ka thënë Sharanoviq.

Kryeministri, Zdravko Krivokapiq, ka dorëzuar para dy ditësh, inisiativën për shkarkimin e Dritan Abazoviq, kurse, për nënkryetar të ri ka propozuar ministrin aktual të financave dhe përkujdesjes sociale, Millojko Spajiq. Kryetari i Parlamentit, Aleksa Beçiq, ka caktuar për 3 dhe 4 shkurt, tri seanca të jashtëzakonshme të Parlamentit, kurse deputetët në seancën e parë do të diskutojnë për shkarkimin e nënkryetarit Abazoviq. Në seancat e caktuara për më 4 shkurt, do të votohet për propozimin e vendimit për shkurtimin e mandatit Parlamentit, të cilën e ka paraqitur kryeministri Krivokapiq, respektivisht për iniciativën e Lëvizjes qytetare URA, për votimin e mosbesimit Qeverisë, të cilën e kanë përkrahur edhe deputetët opozitar.

Partitë politike, të veprojnë në uljen e tensioneve

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ( APKE), është e brengosur për shkak të polarizimit në rritje të skenës politike malazeze lidhur me çështjen e identitetit nacional në vendin i cili deri më tani, në masën më të madhe,  ka arritur të kufizoj tensionet e tilla. Nga Asambleja Parlamentare, siç thuhet, kanë ftuar liderët dhe formacionet e ndryshme politike, që të mos avancojnë këto polarizime por të ndihmojnë zvogëlimin e këtij intensiteti.

Kjo thuhet në raportin e propozuar për monitorimin e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, të hartuar nga deputeti Mihael Jansen, dhe të cilin Kuvendi do ta shqyrtojë në mbledhjen e caktuar për më 24 shkurt të këtij viti.

 

Në 24 orët e fundit, nëntë të vdekur nga pasojat e Covid 19

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit, nga pasojat e koronavirusit, kanë vdekur nëntë  pacientë kurse 1.212 të tjerë kanë rezultuar pozitivë nga pasojat e  këtij infeksioni, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik.  Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 1692 persona.

  Ndërkohë, siç është kumtuar, laboratorët e këtij instituti, gjatë ditës së djeshme, kanë analizuar 3. 387 mostra të dyshuar për koronavirus dhe janë diagnostikuar 1.212  të prekur nga kjo sëmundje.

Anëtarësimin e Malit të Zi në BE e mbështetesin mbi 80 përqind të qytetarëve

Mbi 80 për qind e qytetarëve të Malit të Zi do ta mbështesnin në referendum anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE), u kumtua në prezantimin e rezultateve të hulumtimit “Qëndrimi i qytetarëve për integrimet evropiane dhe procesin e anëtarësimit në BE”.

Sondazhi, i prezantuar nga Delegacioni i BE-së në Podgoricë, tregoi se 75.5 për qind e të anketuarve kanë  qëndrim shumë ose deridiku pozitiv ndaj BE-së, ndërsa 74.6 për qind mbështesin fuqishëm anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
Shefja e delegacionit të BE-së në Podgoricë Oana Kristina Popa, tha se Unioni vazhdoi të qëndrojë pranë Malit të Zi në kohë të vështira, duke ofruar vaksina, pajisje mjekësore dhe mbështetje financiare.Siç tha ajo, hulumtimi ka treguar se në vitin e kaluar, në disa aspekte të rëndësishme është forcuar edhe më shumë përkrahja e qytetarëve malazezë ndaj BE-së.

Atmosfera e tensionuar nuk guxon të jetë shkak ndaj gazetarëve

Atmosfera politike e tensionuar, nuk guxon të jet shkak për sulme ndaj gazetarëve dhe të punësuarve në mdeia, të cilëve kohëve të fundit, u ësht[ë vështirësuar puna për shkak të ngjarjeve të shumta në skenën politike, kanë deklaruar nga Sindikata e mediave në Mal të Zi. Ata, rrepësisht kanë dënuar sulmin e djeshëm ndaj korerspndentit të TV MZ, Sllobodan Dokniq.

Theksohet s egazetarët dhe gazetaret në të gjitha rrethanat, duhet të jenë të lirë dhe të sigurt në kryerjen e punës së vet. “Në periudhën e kaluar, kjo nuk ishte e mundur prandaj në vitin e kaluar janë shënuar 25 sulme, presione dhe kërcënime ndaj punëtorëve të medias”, thuhet në këtë organizat të mediave. Ata, kanë përkujtuar se në fuqi Ligji i ndryshuar penal, me të cilin janë ashpërsuar dënimet për sulme ndaj personave të cilët punojnë në interesin publik.

 

Ambasadori J. Hovenier; Të arritura të mëdha të Kosovës

Ambasada amerikane në Kosovë e ka publikuar në ueb-faqen e saj letrën e ambasadorit të ri në Kosovë, Jeff Hovenier, ku ai shpalos informata rreth jetës dhe karrierës së tij, por edhe për premtimet e tij për Kosovën.

“Jam i përulur nga besimi që presidenti Bajden dhe sekretari Blinken ma kanë dhënë për të udhëhequr misionin e SHBA-së në Kosovë për të vazhduar punën e tij të rëndësishme në forcimin e lidhjeve tashmë të forta ndërmjet dy vendeve tona”, shkruan Hovenier. Hovenier i quajti mrekulli arritjet e Kosovës në këto 13 vjet, si dhe i shpalosi premtimet rreth përmirësimit dhe progresit të mëtutjeshëm kosovar. “Edhe pse jam krenar për rolin që e kam luajtur në mbështetjen e popullit të Kosovës, jam edhe më i ngazëllyer se çka mund të arrijmë së bashku për të ardhmen e Kosovës”.

Të arriturat e Kosovës përgjatë 13 viteve të shkurta janë thjeshtë mrekulli – një demokraci e gjallë, ekonomi e aftë, si dhe lidershipin që Kosova e përçon përtej kufijve të saj.

 

Vazhdojnë përpjekjet për shtensionimin e situatës rerth Ukrainës

Ministri i Ekonomisë dhe zëvnedëskancelari i Gjermanisë, Robert Habeck, dëshiron që ta angazhojë Rusinë në fushën ekonomike duke bashkëpunuar për furnizim me energji të ripërtëritshme që të ofrohet ndihmë për uljen e tensioneve rreth Ukrainës, sipas një interviste të tij për revistën gjermane, “Der Spiegel”.

“ Sa i përket mundësisë që Rusia të përjashtohet nga sistemi ndërkombëtar i pagesave, Swift, ministri gjerman, i cili është pjesë e Partisë së Gjelbër, tha se nuk ka kuptim që “të numërohen sanksionet në mënyrë abstrakte”. Megjithatë, ai shtoi se ky do të ishte “sanksioni i fundit ekonomik” dhe se qëllimi i tij është shtensionimi, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Ndryshe, kryediplomatët nga ShBA-ja dhe Rusia pritet të takohen të premten në Zvicër për të diskutuar rreth tensioneve të ngritura rreth Ukrainës pas një vargu takimesh mes zyrtarëve të të dyja palëve javën e kaluar, kur nuk pati ndonjë marrëveshje të rëndësishme.

 

Edogan; “Turqia dëshiron vendosjen e paqes” 

Turqia dëshiron që paqja të mbizotërojë dhe shpreson që të mos ndodhin zhvillime të tjera negative në rajon, tha presidenti turk duke iu referuar tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Shpresa jonë është që t’i takojmë (Presidentin e Rusisë Vladimir) Putinin dhe (Presidentin e Ukrainës Volodymyr) Zelenskin sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojmë që ata të kenë një takim ballë për ballë”, tha Recep Tayyip Erdoğan pas një konference të përbashkët shtypi me presidentin e El Salvadorit Nayib Bukele në kryeqytetin turk Ankara.

Erdoğan nënvizoi se i kushton shumë rëndësi vizitës së tij në Ukrainë dhe vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Turqi.

“Kam një vizitë në Ukrainë në fillim të muajit të ardhshëm”, vuri në dukje ai.

Kthehen banorët e parë në Futaba ( Fukushima) pas cunamit të vitit 2011 

Disa banorë të qytetit Futaba, qyteti i vetëm i pabanuar në Japoni që ende po shërohet nga efektet e rrezatimit nga shkrirja e centraleve bërthamore në vitin 2011, janë rikthyer të jetojnë për herë të parë që nga tërmeti masiv dhe cunami që i detyroi ata të largoheshin.

Shumicën e zonave të tjera, autoritetet i kanë shpallur të sigurta dhe i kanë rihapur ato pas përpjekjeve të shumta për dekontaminim gjatë dekadës së fundit. Në Futuba, vetëm 15 nga 7 mijë banorët që jetonin atje përpara se ta godiste tragjedia, shprehën dëshirën e tyre për t’u kthyer këtë javë, për të provuar nëse mund të jetojnë aty.

Një rihapje e plotë e qytetit në bregun verilindor të Japonisë është caktuar për në qershor. “Është hera e parë në 10 vjet e 10 muaj që kam parë të dalë ujë i rrjedhshëm”, tha Yuji Onuma për televizionin NHK.

 

Nesër, mot i ndryshueshëm, në veri me të reshura kalimtare 

Në viset jugore të vendit, do të mbaj mot me vranësira të ndyrshueshme dhe intervale të gjata me diell, në viset veriore kryesisht i vranët me të reshura të dobëta të borës.

Do të fryjë erë e mesme, kohëpaskohe, deri e fortë e drejtimeve veriore.

Temperatura e mëngjesit prej -17 deri në 0, kurse më e larta e ditës prej -6 deri në 7 gradë celsius.  

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се