Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 01. 2022. 00:00 >> 19:13

Ditari 20.01.2022

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj  

Kërkojnë që mocioni për Qeverinë të votohet me 4 shkurt

Deputetet e koalicionit E Zeza mbi të Bardhën dhe deputetët opozitarë kanë kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Aleksa Beçiq që më 4 shkurt të caktojë seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të votohej mosbesimi ndaj Qeverisë. Kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të parlamentit e kanë nënshkruar 31 deputet. Në të njëjtën seancë, siç theksohet do të diskutohej edhe për propozimin e ligjit për plotësimet e ligjit për administratën lokale , me të cilin parashihet unifikimi i të gjitha zgjedhjeve loakale në muajin maj. Iniciativën për mosbesimin Qeverisë e ka dorëzuar dje në procedurën parlamentare Lëvizja qyteetare URA të nënshkruar nga 31 deputet të koalicionit E zeza mbi të Bardhen dhe të opozitës. Të theksojmë këtu se kryeministri Zdravko Krivokapiq të njëjtën ditë ka dorëzuar iniciativën për shkarkrimin e nënkryetarit të Qeverisë Dritan Abazoviq dhe për nënkryetar të ri ka propozuar ministrin aktual të financave dhe mirqenjies sociale Millojko Spaiq. Krivokapiq ka kërkuar nga kryetari Beçiq që seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të debatohej për iniciavë ta caktojë për me 3 shkurt.

Do të përkrahim inisiativën , Qeveria me siguri bjen 

PDS do të përkrah iniciativën e Lëvizjes qytetare URA për votimin e mosbesimit Qeverisë aktuale , ka deklaruar deputeti i kësaj partie Andria Nikoliq duke shtuar se pret se Qeveria do të rrëzohet në Parlament. Ai në programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se PDS me gjithë dëshirë do të përkrah këtë inisiativë dhe ka shtuar se është i bunduar që Qeveria aktuale do të humb besimin në parlamentin e shtetit. Siç ka theksuar pelqimin që kjo Qeveri duhet shkakruar që moti e kanë dhënë 40 deputet opozitarë. “Na duhej vetëm edhe një votë që të rishqyrtojmë besimin qeverisë dhe definitivisht ta rrëzojmë atë, Tani janë paraqitur URA dhe CIVIS dhe jam i bindur se këtë punë me sukses do ta përfundojmë” , ka theksuar Nikoliq. Ai ka vlerësuar se dita e rënies së Qeverisë aktuale do të jetë “fillim i rimbëkëmbjes demokratike në Mal të ZI” . Ai njëkohësisht ka theksuar se për PDS nuk është e rëndësishme nëse do të jenë ose jo pjestarë të Qeverisë së pakicës.

Abazoviq ka tradhtuar idenë e Malit të Zi më të drejtë 

Nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq e ka tradhtuar idenë e Malit të Zi më të mirë dhe më të drejtë , ka kumtuar ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave Aleksandar Stijoviq. Koalicioni E Zeza mbi të bardhë e ka dorëzuar dje në parlament iniciativn për shkarkimin e Qeverisë, të cilën e kanë nënshkruar 31 deputet. Abazoviq , siç thekson Stijoviq në reagim nuk ka tradhtuar vetëm Qeverinë dhe popullin , por të gjithë së bashku, në veçanti përsonin i cili i ka besuar, i ka dhënë lirin dhe i cili e ka vlerësuar lartë. Menjëherë ka pasuar edhe reagimi iLëvizjes qytetare URA. Lëvizja qytetare URA është tradhëtare vetëm nga prizma e atyre politika e të cilëve është pa vizion, ka vlerësuar sekretari i përgjithshëm i URA-s Mileta Radovaniq. Ai thekson se URA dhe koalicioni E zeza mbi të bardhë kanë qenë aktor vendimtarë që me 30 gusht regjimi i PDS të dërgohet në opozitë dhe që atëherë ishin quajtur tradhëtarë. Pra, kemi tradhëtuar kur PDS e kemi çuar në opozit, kemi tradhëtuar edhe atëherë kur ne e kemi propozuar Krivokapiq për mandator e më vonë edhe për kryeministër ka theksuar Radovaniq. Siç thekson ai kemi tradhëtuar edhe kur disa ministra në Qeveri i kanë marrë funksikonet aktuale.

PSP nuk do ta tradhtojë fitoren  zgjedhore  

Partia  Socialiste Popullore  nuk do ta tradhtojë fitoren  zgjedhore nga 30 gushti, por nuk mund ta lejojë këtë Qeveri, në krye me Zdravko Krivokapiq, tha kryetari i klubit parlamentar Dragan Ivanoviq. Në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv Komunal të Podgoricës në përbërje të zgjeruar, ai tha se nuk ka arsye për keqkuptime dhe qëndrim të gabuar të opinionit rreth hapave të PSP në një situatë shumë të vështirë politike. “Shteti është në këtë situatë falë politikës së pamatur dhe të gabuar të Krivokapiqit, i cili po përpiqet të na akuzojë neve, me votat e të cilit u bë kryeministër, se punojmë kundër interesave të qytetarëve”, theksoi Ivanoviq. Ai ka thënë se nuk janë të kënaqur me punën e Qeverisë në këtë parti, e sidomos me Krivokapiqin, sepse “asgjë që ka premtuar nuk e ka realizuar dhe i është dashur të bëjë shumë më tepër”.Ai përkujtoi se deputetët e PSP nuk e kanë nënshkruar iniciativën për votëbesimin e Qeverisë dhe theksoi se qeveria e pakicës është një nga zgjidhjet e mundshme për tejkalimin e krizës

Liderët e zgjedhur nga populli të gjejnë rrugën drejtë progresit 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bashkëpunojnë me çdo Qeveri demokratike e cila siguron progresin e Malit të Zi në rrugën e tij euroatlantike , është kumtuar nga ambasada amerikane në Podgoricë. Kjo, siç  është kumtuar nga ambasada përfshinë realizimin e reformave të domosdoshme për përshpejtimin e antarësimit në BE , forcimin enëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe prezantimin e vlerave të përbashkëta, siç është lufta kundër korrupsionit. Në pyetjen e Zërit të Amerikës që të komentojë iniciativën deputettëve të URA-s dhe opozitës që qeverisë aktuale ti votohet mosbesimi në Kuvend dhe nëse SHBA do të përkrahin formimin e qeverisë pakicë, nga ambasada kanë përsëritur se “nuk u takon SHBA-ve të përcaktojnë përbërjen e Qeverisë së Malit të Zi”. Ambasadorja amerikane Xhudi Rajzing Rajnke ka dekalruar dje se nuk u takon SHBA nëse Qeveria pakicë, rikonstruktimi i }Qeverisë ekzistuese ose zgjedhjet e jashtëaakonshme është rruga më e mirë drejtë stabilitetit parlamentarë në Mal të Zi . Ajo në emisiionin Fokus të TVMZ ka theksuar se kjo duhet të jetë vendim i qytetarëve të Malit të Zi duke shtuar se SHBA kërkojnë Malin e Zi stabil i cili i shërben popullit të vet dhe u ofron mundësin e prosperitetit dhe të sundimit të ligjit.

Të zhbllokohet rruga evropiane e Malit të Zi 

Mali i Zi duhet të lëvizë më me vendosmëri për të përmbushur standardet e përkohshme në negociatat për kapitujt 23 dhe 24, si parakushte bazë për përparimin integrues të vendit drejt Bashkimit Evropian,  tha zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq. "Ne duhet të zhbllokojmë rrugën evropiane të Malit të Zi dhe të ecim më me vendosmëri drejt përmbushjes së standardeve të përkohshme në kapitujt kryesorë 23 dhe 24," tha Abazoviq në një takim me ambasadorin francez në Podgoricë, Kristian Timonie. Siç është  kumtuar nga zyra e tij,  Abazoviqi ka theksuar se dy vendet vazhdojnë të bashkëpunojnë shumë mirë gjatë presidencës franceze të BE-së."Abazoviq theksoi rëndësinë e përparimit në kapitujt 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe nevojën për të zhbllokuar gjyqësorin," thuhet në deklaratë.

"Disa do të mbronin kolltuqet me çdo kusht" 

“Kur lexoni këto ditë fjalën “tradhti” , dijeni se është një mbrojtje me çdo kusht e kolltukut”, ka shkruar në Facebook kreu i Alternativës Shqiptare e kryetar i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj.“Fatkeqësisht, po shohim se disa do të mbronin kolltukun me çdo kusht dhe do t'i bënin thirrje popullit në trazira, pa fund. “Në vitin 2020 e kanë përkrahur qeverinë e pakicës të udhëhequr nga ky Krivokapiq, dhe na ishte “e pastër” kështu që mund të mbështetet dhe tani që është e mundur që dy parti nga shumica parlamentare të formojnë një qeveri të pakicës së bashku me pakicat, tani është tradhti. “, tha Gjeloshaj. Ai gjithashtu pyet se kush po e tradhtohet  dhe nëse përjashtimi i pakicave në qeverinë e tanishme, që po largohet, ishte i qëllimshëm.

Komisioni i nesërm për seancën e sekuestrimit të kokainës

Këshilli për mbrojtje dhe siguri do të vendos nesër për seancën kontrolluese të udhëheqësve të policisë dhe prokurorisë në lidhje me rastin aktual të kapjes së rreth 500 kilogramëve kokainë.

Siç thuhet në ftesë, u propozua një seancë kontrolluese e drejtorëve të Drejtorisë së Policisë dhe Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, Zoran Brgjanin dhe Dejan Vukshiq, si dhe përfaqësuesve të prokurorisë. Më 12 janar, punëtorët e firmës Voli gjetën kokainë në pakot me banane në magazinën e saj në Podgoricë, për çgjë kanë njoftuar policinë.Prokuroria Speciale e Shtetit ka iniciuar procedurë penale kundër shpediterit Gj.D. për shkak të dyshimit se është pjesëtar i një grupi kriminal ndërkombëtar, i cili dyshohet se është krijuar me qëllim të kontrabandës së kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe që vepronte edhe në Mal të Zi. 

Tri viktima dhe 1.548 të infektuar

Nga Instituti për Shëndetin Publik kanë kumtuar se 3 persona kanë  vdekur nga pasojat e korona virusit, kurse 1.548 kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2 mijë e 200  të prekur nga Covid-19. Numri i ërgjithshëm i rasteve të vdekjes si pasojë e Covid-19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2496, kurse aktualisht me këtë virus janë të prekur 11 mijë 34 përsona. 

Kurti kërkon përditësim të masave për luftim të pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar sot, përditësim të masave për luftim të pandemisë së koronavirusit. Në një takim të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë – ku ka marrë pjesë Kurti – është thënë se pothuajse të gjitha rastet e infektimit janë me variantin Omicron të koronavirusit. Kurti ka kërkuar që masat e reja të kenë qëllim ngadalësimin e rritjes së shkallës së infektimit. Sipas masave aktuale, të miratuara më 23 tetor të vitit të kaluar, kufizimi i lëvizjes zbatohet nga mesnata deri në ora 05:00. Bizneset e gastronomisë punojnë deri në orën 23:00, derisa muzika ndalet në orën 21:30. Masat e reja pritet të prekin orarin e këtyre bizneseve. Ditën e djeshme, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 2,050 raste të infektimit. Kjo shifër paraqet një rritje të madhe krahasuar me një ditë më parë, kur u regjistruan 720 infektime. Varianti Omicron i koronavirusit përhapet më lehtë se variantet tjera dhe duket se përcillet me simptoma jo shumë të ashpra. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje që ky variant të mos konsiderohet i butë.

Biden parashikon se Rusia "do të lëvizë" drejt Ukrainës

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka parashikuar se Rusia do të bëjë lëvizje drejt Ukrainës, mirëpo ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin duket se ende nuk ka marrë ndonjë vendim. Sipas Bidenit, Rusia do të përballet me pasoja të mëdha ekonomike nëse nis konflikt ushtarak. Mirëpo Biden ka thënë se sulmi ndaj Ukrainës do të përbënte “katastrofë për Rusinë”. “Aleatët tanë dhe partnerët janë të gatshëm ta përballin Rusinë dhe ekonominë e saj me kosto të mëdha”, ka thënë Biden, duke përmendur sektorin e energjisë dhe atë bankar. Ndonëse ushtria e Rusisë është më e fuqishme sesa ajo e Ukrainës, Biden ka sugjeruar se humbja e jetëve nga ana e rusëve, do të ishte e “madhe”. Sa i përket Putinit, Biden ka thënë se beson që presidenti rus, “ende nuk do luftë të shkallës së gjerë”, por është duke kërkuar një përshkallëzim. Rusia ka pozicionuar rreth 100,000 trupa afër kufijve të Ukrainës, si dhe në Gadishullin e Krimesë, duke rritur alarmin në kryeqytetet e Perëndimit se Moska po përgatitet për aksion ushtarak kundër Ukrainës. Moska veçse mbështet separatistët në luftën në lindje të Ukrainës, si pasojë e së cilës kanë vdekur 13,200 persona prej vitit 2014, vitin e njëjtë kur është aneksuar edhe Krimeja. Rusia ka hedhur poshtë pretendimet për pushtim, ndonëse ka bërë një sërë kërkesash për zgjerimin e NATOS-s dhe arkitekturën e sigurisë në Evropën Lindore. Biden ka thënë se beson që Putin tenton të testojë NATO-n dhe se përgjigjja ndaj veprimeve të Rusisë do të varet nga aftësia e Perëndimit për të tejkaluar dallimet. Javën e kaluar, diplomatët rusë janë takuar me zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe kombet evropiane, për të diskutuar kërkesat e Moskës. Bisedimet kanë përfunduar pa marrëveshje, dhe duke ia shtuar këtij fakti edhe retorikën e Moskës, zyrtarët e Perëndimit kanë mbetur të shqetësuar.

Miliona njerëz po vdesin nga infeksionet që u rezistojnë ilaçeve

Infeksionet e shkaktuara nga bakteret rezistuese ndaj antibiotikëve, kanë lënë të vdekur më shumë se 1.2 milion persona më 2019, është thënë në atë që është përshkruar si studimi më i madh për këtë çështje. Kjo shifër është më e lartë sesa ajo e vdekjeve vjetore nga malaria dhe AIDS. Shtetet e varfra janë më të prekurat nga rezistenca ndaj baktereve, e cila kërcënon shëndetin e secilit, është thënë në raportin e publikuar nga revista mjekësore, The Lancet. Në të rekomandohet që të ketë investime urgjente në ilaçe të reja dhe që ato që ekzistojnë të përdoren më mirë. Përdorimi i tepruar i antibiotikëve për infeksione jo shumë të rënda, nënkupton se ato po bëhen më pak efektive kundër infeksioneve serioze. Njerëzit janë duke vdekur nga infeksione që më parë janë trajtuar, pasi bakteret që shkaktojnë ato, janë bërë rezistente ndaj trajtimeve. Shifrat për vdekjet, janë të bazuara në studime të kryera në 204 shtete nga një ekip i hulumtuesve ndërkombëtarë, i udhëhequr nga Universiteti i Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara. Hulumtuesit besojnë se rreth 5 milionë njerëz kanë vdekur më 2019 nga sëmundje ku ka pasur rol rezistenca ndaj baktereve, derisa 1.2 milion vdekje kanë qenë të shkaktuara drejtpërdrejt nga ky problem. Shumica e vdekjeve nga rezistenca ndaj baktereve, janë shkaktuar nga pneumonia apo infeksione tjera të frymëmarrjes dhe infeksioneve të gjakut që çojnë në sepsë. 

Në Tonga arrin aeroplani i parë me ndihma

Në Tonga ka arritur aeroplani i parë me ndihma, përfshirë ujin dhe furnizime tjera tejet të nevojshme për këtë ishull të Paqësorit. Zelanda e Re ka thënë se aeroplani i saj ushtarak ka ateruar në aeroportin kryesor të Tongas, pasi punëtorët kanë hequr hirin nga pista. Tashmë janë nisur edhe aeroplanë e anije tjera me ndihma nga Zelanda e Re dhe Australia. Shpërthimi i vullkanit të shtunën, i përcjellë nga një cunami, ka mbuluar ishullin me hi, duke rrezikuar shëndetin e banorëve. Hiri dhe uji i detit kanë kontaminuar furnizimet me ujë. Të paktën tre persona kanë vdekur dhe komunikimet kanë qenë të bllokuara për disa ditë, duke e lënë këtë vend pa kontakt me botën. Si autoritetet australiane, ashtu edhe ato të Zelandës së Re, kanë konfirmuar se furnizimet do të dërgohen pa kontakt, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në këtë ishull, i cili ka raportuar vetëm një rast me koronavirus gjatë gjithë pandemisë. 

Prokuroria në Norvegji: Vrasësi masiv ende i rrezikshëm

Një prokurore në Norvegji ka thënë sot se një ekstremist i ekstremit të djathtë që vrau 77 njerëz në vitin 2011 mbetet ende "një njeri shumë i rrezikshëm" dhe për këtë arsye sipas prokures, nuk do të duhej të ndodhte lirimi i tij pas dhjetë vitesh burg siç e lejon ligji norvegjez. Në ditën e fundit të seancës tre-ditore për lirim me kusht, prokurorja Hulda Karlsdottir tha në fjalën e saj përfundimtare se Anders Behring Breivik "nuk ka treguar ndonjë pendim të vërtetë në gjykatë". "Në këndvështrimin e qartë të prokurorisë, kërkesa e Breivik për lirim me kusht nuk duhet të miratohet," tha prokurorja Karlsdottir. Avokati i tij Oystein Storrvik tha në fjalën përmbyllëse se Breivik duhet të lirohet për të provuar se ai është i reformuar dhe nuk është më një kërcënim për shoqërinë, dhe kjo nuk është e mundur të provohet ndërsa ai është në izolim total. Një psikiatër që e ka vëzhguar atë që nga viti 2012 ka dëshmuar dje se Breivikut nuk mund t'i besohet. Një zyrtar i burgut u tha gjyqtarëve se "ekziston një rrezik real" që, nëse lirohet, Breivik, do të kryente përsëri krime të rënda. "Kjo çështje gjyqësore thjesht konfirmon se sa i rrezikshëm është ai," tha për agjencinë AP, Lisbeth Kristine Royneland, e cila kryeson një grup avokatësh të familjeve të viktimave dhe të të mbijetuarve. Megjithëse dënimi maksimal i burgut në Norvegji është 21 vjet, Breivik mund të mbahet më gjatë në bazë të një dispozite që lejon autoritetet t'i mbajnë kriminelët në burg për aq kohë sa ata konsiderohen si një kërcënim për shoqërinë. Gjykata e rrethit Telemark prej tre gjyqtarësh pritet të vendosë për kërkesën e tij për lirim me kusht më së voni këtë muaj. 

Nesër kthjellim gradual i motit

Sot në Mal të Zi man mot kryesisht i vranët , në jug dhe viset qëndrore me reshje të dobëta të shiut, kurse në veri dhe në viset e larta me borë. Frynëerë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

        Temperaturat: Tivar e Budvë 8, H. Novi e Ulqin 7, Podgoricë 5, Cetinë, Zhablak, Kollashin e Rozhaj 0, Shavnik e Nikshiq -1 , Beranë e Guci -2, Plevle -4 dhe në Bjello Pole -5 g.

             Për nesër para ditet pritet ndërperje e të reshurave dhe në orët e pasditës kthjellim gradual në tërë territorin e vendit. Do të fryjë erë mesatare, vende vende deri e fortë verioredhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej -5 deri në 10 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се