Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 10. 2021. 00:00   >>  17:11

Ditari 21.10.2021

21.10.2021

Arrestohet Dejan Peruniciq

Pjesëtarët e njësisë speciale policore e kanë arrestuar sot në mëngjes ish drejtorin e Agjencisë për sigurinë nacionale Dejan Peruniciq, i është vërtetuar TV Vijesti nga qarqet e sigurisë . Ai është arrestuar në kuadër të hetimeve të cilat i ka inicuar Prokuroria speciale e shtetit , pasi që  mbrëmë është gjetur një aparat përgjues në zyrën e prokurorit kryesor special Milivoje Katniq . Peruniciq  është arrestuar për shkak të dyshimit të veprës penale – shpërdorim i pozitës zyrtare ,ka deklaruar në konferencën e sotme për gazetarët prokurori special Mirosllav Turkoviq. Katniq me këtë rast ka theksuar se duhet vërtetuar se deri ku kanë arritur dhe kujt i janë dërguar incizimet e bëra në kabinetin e tij .Duke folur për vdekjen e ish funksionarit të Agjencisë për sigurinë nacionale Lluka Bullatoviq , Katniq ka theksuar se “faktet të cilat janë në disponim tregojnë se për fat të keq ka ndodhur vetëvrasje ,mirëpo kjo nuk është e gjitha. Kemi shumë fakte dhe rrethana të tjera për të hetuar”,ka theksuar Katniq

Katniq:  Do të dëgjohet edhe Bllazho Gjukanoviq

Prokurori special , Milivoje Katniq , ka deklaruar me rastin e “Letrave Pandora” se do të kërkojë deklarimin e presidentit të shtetit Millo Gjukanoviq. Ai ka theksuar se edhe djali i presidentit Bllazho Gjukanoviq do të ftohet dhe do të dëgjohet në rolin e qytetarit. “Është i mundur deklarimi me shkrim dhe kjo u ofrohet funksionarëve të lartë jo që të jenë të privilegjuar ose të ndarë nga të tjerët , por që të shmangen procedurat e kontrollimit të ambienteve “, ka theksuar Katniq. Ai ka shtuar se pyetjet i bëhen në formë të shkrua të cilat i postohen dhe presidenti do të deklarohet ndaj këtyre pyetjeve. Megjithatë ka shkruar ai nëse do të ishte i ftuar në Prokurori edhe ai pa tjetër do të ishte i detyruar të përgjigjet në ftesë, Katniq  po ashtu ka shtuar se edhe i biri i presidentit , Bllazho Gjukanoviq me siguri do të shkojë në seancën dëgjimore.

Malin e Zi e presin befasi politike dhe ekonomike

Malin e Zi e presin befasi pozitive në kuptimin politik dhe ekonomik, ka kumtuar nënkryetari i Qeverise Dritan Abazoviq . Ai ka theksuar se pas takimeve në Uashington , në veçanti pas takimeve në departamentin e shtetit dhe në institucionet e tjera, aleanca ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA  është përforcuar akoma  më tepër . “ Forcat progresive kanë fituar përkrahje të hapur dhe para nesh gjendet rruga reformiste dhe lufta e pakompromis me korrupsionin dhe kriminalitetin e organizuar “ , ka theksuar Abazoviq .Ai ka shtuar se pret që i deleguari amerikan për Ballkanin Gabriell Eskobar së shpejti të vizitojë Malin e Zi dhe kështu të vërtetojë aleancën cilësore ndermjet dy vendeve. Edhe ministri i  punëve të jashtme Gjorgje Radulloviq ka deklaruar  se delegacioni i Malit të Zi në SHBA ka marr mesazhe të qarta .Ka theksuar se Qeveria ka fituar mesazh mbështetës në përpjekje për ruajtjen e kursit euroatlantik të shtetit dhe  të bëhet anëtari i parë i radhës i BE . Sipas fjalëve të tij ,ajo që shqetëson është fakti se kriminaliteti i organizuar dhe korrupsioni  paraqesin rrezik për sigurinë e një shteti po aq sa edhe ekstremizmi dhe radikalizmi.

Është forcuar dukshëm roli ligjdhënës dhe mbikëqyrës i parlamentit

Komisioni evropianë në raportin e fundit për Malin e Zi ka vlerësuar se parlamenti malazezë e ka avancuar dhe ngritur në nivelin më të lartë transparencën e punës përmes komunikimit më të ngushtë me opinionin dhe e ka forcuar rolin e vetë ligjdhënës dhe mbikëqyrës , ka kumtuar sekretari i përgjithshëm i parlamentit Aleksandar Kllariq. Ai ka shtuar se në raportin e Komisionit evropianë është precizuar se për herë të parë në historinë e Parlamentit në Mal të Zi të gjitha seancat parlamentare dhe të trupave punues transmetohen drejtpërdrejt në Jutube  dhe kanalin parlamentarë. Në raportin e Komisionit evropianë, siç ka theksuar ai , është vlerësuar se janë bërë përpjekje të mëdha me qëllim të avancimit të mbikëqyrjes parlamentare në të gjitha degët e pushtetit , por është sugjeruar se kontrollimi frytdhënës është akoma në fazën fillestare. Edhe ministri i zhvillimit ekonomik Jakob Millatoviq ka shkruar në Tuiter se raporti i Komisionit evropianë në pjesën që ka të bëjë me ekonominë dhe financat është më se i mirë , sepse mes tjerash, ka identifikuar se rimëkëmbja e aktiviteteve ekonomike dhe futja e fiskalizimit ka rezultuar me uljen e deficitit buxhetor.

 

Nesër për dëgjimin kontrollues lidhur me ngjarjet në sektorin e sigurisë

Këshilli për mbrojtje dhe siguri do të shqyrtojë nesër iniciativën për dëgjimin kontrollues të përfaqësuesve të Qeverisë , Prokurorisë , Agjencisë për sigurinë nacionale dhe të Policisë lidhur me ngjarjet aktuale në sektorin e sigurisë. Është propozuar dëgjimi i nënkryetarit të Qeverisë Dritan Abazoviq, i ushtruesit të detyrës të prokurorit suprem të shtetit Drazhen Buriq , të prokurorit kryesor special Milivoje Katniq, i drejtorit të agjencisë për sigurinë nacionale Dejan Vukshiq dhe të shefit të repartit të policisë speciale Dragan Radonjiq. Dëgjimin kontrollues e ka inicuar kryetari i Këshillit parlamentar të mbrojtjes dhe siguri Millan Knezheviq. Ai në mbledhjen e Këshillit të mbajtur dje ka theksuar se situata e sigurisë në Mal të ZI është përkeqësuar dukshëm dhe mund të eskalojë në pasoja të pa parashikueshme.

 

Edhe 4 viktima dhe 422 të infektuar

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 4 persona , kurse 422 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid -19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2054 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 443 pacientëve .Numri aktual i të prekurve me virus është 5038, kurse prej fillimit të pandemisë kjo shifër ka shkuar në 139 mijë e 488 persona.

Aktualisht nuk mendohet për mbylljen e Malit të Zi

Masat aktuale epidemiologjike do të mbeten në fuqi edhe gjatë 14 ditëve të ardhshme , ka kumtuar drejtori i Institutit për shëndetin publik Igor Galiq ,duke shtuar se për momentin nuk shqyrtohet mundësia e mbylljes së Malit të Zi. Ai ka shtuar se në dritën e azhurimit të masave kundër epidemisë ,i cili është trend në botë dhe të cilin e ndjek edhe Mali i Zi, përparësi i jepet vaksinimit .Ai ka shtuar se imunizimi çon drejt  liberalizimit të masave epidemiologjike . Ai ka theksuar në konferencën e sotme për gazetarët se gjatë dy javëve të fundit numri i të infektuarve ka rënë 25 përqind ,kurse është zvogëluar edhe numri i të shtruarve në spitale 8 përqind.

 

Delegacioni i Malit të Zi viziton Institutin “Robert Koh”

Ministrja e shëndetësisë , Jelena Boroviniq Bojoviq e udhëheq delegacionin e malit të Zi , i cili prej sot e deri të hënën qëndron për vizitë në Institutin “ Robert Kohe “ në Berlin . Nga Ministria e shëndetësisë është kumtuar se gjatë kësaj vizite do të nënshkruhet Memorandumi për bashkëpunimin e këtij instituti me Institutin për shëndetin publik të Malit të Zi . Theksohet se bashkëpunimi i ardhshëm kryesisht do të përqendrohet në pengimin dhe menaxhimin e epidemive të sëmundjeve ngjitëse ,por edhe në shkëmbimin bilateral të personelit në kontekstin e vizitave studimore .Delegacioni i Malit të Zi do të vizitojë edhe njërin ndër spitalet më të mëdha  universitarë në Evropë – Charite. Theksohet se delegacioni të dielën do të marr pjesë në hapjen e Samitit botëror të shëndetësisë në Berlin.

 

Lajçak: Pas 6 muajve besoj që do të paraqiten gjetjet konkrete lidhur me marrëveshjen për targat

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka treguar se sot është mbajtur takimi i grupit punues në Bruksel lidhur me çështjen e një zgjidhje për targat.

Ai ka thënë se grupi i kryesuar nga këshilltarët e tij do të takohen rregullisht e për çka beson që pas 6 muajve do t’i paraqesin gjetjet konkrete.

“Këtë mëngjes në Bruksel, mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të Grupit të Punës për targat, siç ishte rënë dakord më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Unë besoj se ata do të paraqesin gjetje konkrete në 6 muaj”, ka shkruar Lajçak.

Krejt kjo erdhi pasi Kosova kishte vendosur masën e reciprociteti për targat e automjeteve nga Serbia për çka nxiti reagimin e kësaj të fundit.

Pas 13 ditësh bllokadë të pikave kufitare në Jarinje e Bërnjak në Bruksel u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, për largimin e barrikadave dhe Policisë së Kosovës, kjo kërkesë që ishte pika e parë e marrëveshjes. Pikë e dytë e marrëveshjes ishte vendosja e stikerseve në veturave e cila filloi të zbatohet me 4 tetor.

Kurti: Jemi në fazë të përshpejtimit t`integrimit drejt BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtorin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së, ambasadorin Tomáš Szunyog.

Duke e falënderuar për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së me projekte të  ndryshme, kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë e rritjes dhe fuqizimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në fushën e zbatimit të rekomandimeve të BE-së, ai veçoi nisjen e një sërë reformash që ishin pjesë e rekomandimeve të Bashkimit Evropian për shumë vite por që nuk ishin zbatuar.

Njëherit ai u zotua për të forcuar angazhimin, prezencën dhe bashkëpunimin në BE dhe me BE-në.

Kryeministri vuri theksin në përshpejtimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe mundësitë për t’u angazhuar bashkërisht në projekte të efiçiencës së energjisë, rritjes së cilësisë së edukimit dhe krijimit të vendeve të punës.

 

Euroambasadori Soreca mirëpret propozimet e PD-së për ndryshime kushtetuese

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luixhi Soreka (Luiggi Soreca) mirëpriti tri propozime të Partisë Demokratike opozitare për ndryshime ligjore-kushtetuese duke thënë se “tregojnë se çfarë është demokracia”.

Ndonëse pranoi se ende nuk i kanë lexuar propozimet e PD-së, zoti Soreka theksoi se “tashmë opozita është kthyer në parlament, do të diskutohet midis mazhorances dhe opozitës”.

“Ne ende nuk e kemi lexuar propozimin e opozitës, që është dorëzuar në Kuvend nga PD. Por, siç e thashë, kjo është demokracia”, - tha euroambasadori Soreca pas një takimi në Korçë, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Përgjigje zoti Soreka i dha përgjigje pohuese pyetjes, për bashkëpunimin me PD-në në rast se ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha rikthehej në krye të saj pas takimeve që po zhvillon me anëtarësinë me të njohurën “Foltore” që synon sipas tij respektimin e statutit të kësaj partie.

“Ne kemi bashkëpunuar me këdo dhe kurdo, jemi gati për bashkëpunim me këdo në çdo rast”-tha euroambasadori.

PD i depozitoi në Kuvend propozimet për ndryshime kushtetuese për reformën Zgjedhore, për reformën Administrativo-Territoriale dhe për vetingun e politikanëve.

 
 
OBSH-ja paralajmëron se pandemia do të zgjasë edhe gjatë vitit 2022

Pandemia e COVID-19 do të vazhdojë edhe për një vit më shumë sesa do të duhej pasi vendet e varfra nuk po furnizohen me vaksinat kundër koronavirusit, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Drejtuesi i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward, tha se situata në vendet e varfra jep sinjale se kriza e pandemisë "mund të vazhdojë edhe në vitin 2022".

Më pak se 5% e popullsisë së Afrikës është vaksinuar, krahasuar me 40% në shumicën e kontinenteve të tjera.

Aylward u bëri thirrje vendeve të pasura që të heqin dorë nga porositë e vaksinave, në mënyrë që kompanitë farmaceutike të mund t'u japin përparësi vendeve me të ardhura më të ulëta.

"Mund t'ju them se nuk jemi në rrugën e duhur. Ne me të vërtetë duhet ta përshpejtojmë (vaksinimin) ose e dini çfarë? Kjo pandemi do të vazhdojë për një vit më shumë sesa duhet", tha ai.

COVAX, një program global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra i udhëhequr bashkërisht nga aleanca e vaksinave GAVI dhe OBSH-ja, synonte të dhuronte dy miliardë doza vaksinash deri në fund të këtij viti, por deri tani ka dërguar 371 milionë doza.

Në fillim të shtatorit grupi i 20 vendeve më të pasura të botës, i njohur si G20 ka rënë dakord për të rritur përpjekjet që të ndihmojnë vendet e varfra të vaksinojnë popullsinë e tyre kundër COVID-19.

Dy bombardues amerikanë mbi Detin e Zi, Rusia e alarmuar nis Sukhoi-t

“Ekipet luftarake ruse i identifikuan objektivat ajrore si dy bombardues strategjikë supersonikë B-1B të Forcave Ajrore të SHBA, të shoqëruar nga dy avionë furnizues KC-135 dhe i shoqëruan ato mbi ujërat e Detit të Zi“, thuhet në deklaratën e ministrisë që shoqërohej dhe me pamje nga momenti i përballjes në ajër.

Rusia nisi me urgjencë dy avionë luftarakë Sukhoi Su-30 për të shoqëruar bombarduesit strategjikë amerikanë B-1B që u shfaqën mbi Detin e Zi, duke mbjelle shqetësim në Moskë.

Incidenti, i konfirmuar nga ministria ruse e mbrojtjes, përkoi me vizitën që zhvilloi në rajon sekretari amerikan i mbrojtes, Lloyd Austin, transmeton TCH.

Avionët supersonikë të epokës së Luftës së Ftohtë të SHBA u krijuan fillimisht për të mbajtur bomba dhe raketa bërthamore, por tani kanë ngarkesa konvencionale.

Amerikanët megjithatë duket se vetëm kanë provokuar, pasi në të vërtetë nuk ka pasur shkelje të hapësirës ajrore ruse.

 

Numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Indi dhe Nepal shkon në 150

Më shumë se 150 njerëz kanë vdekur pasi reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të mëdha në dy shtete indiane – Uttarakhand dhe Kerala – si dhe në pjesë të Nepalit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shtëpitë u përmbytën ose u ‘shtypën’ nga gurët që u shkaktuan nga rrëshqitjet e tokës.

Të paktën 50 njerëz, përfshirë pesë nga një familje e vetme, vdiqën në Uttarakhand, rreth 77 persona vdiqën në Nepal, derisa disa të tjerë u raportuan të zhdukur në të dyja vendet.

Shirat më në jug në shtetin Kerala të Indisë gjithashtu shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse, duke lënë 39 të tjerë të vdekur atje.

Gjashtë trupa të tjerë u gjetën të mërkurën në Uttarakhand, duke e çuar numrin e të vdekurve në shtetin e Himalajeve, një vend i njohur turistik, në 52.

 

Nesër mot kryesisht i vranët dhe me reshje

       Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme deri krejt i vranët , por i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

 Temperaturat: Budvë 23, Ulqin 21, Tivar e H. Novi 20,, Beranë e Plevle 19, Podgoricë e B. Pole 18, Rozhajë 17, Cetinë, Plavë, Plluzhinë e Shavnik 14 dhe në Nikshiq, Zhablak e Kollashin 12 g.

 Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në viset jugore e qendrore të shtetit  gjatë pas ditës me reshje e bubullimë të përkohshme. Do të fryjë erë mesatare, vende- vende deri e fortë nga drejtimet e jugut.

 Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 21 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се