Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 10. 2021. 00:00 >> 16:48

Ditari 19.10.2021

19.10.2021

Varheli prezanton sot raportin e KE për Malin e Zi

Komisari Evropianë ,Oliver Varheli prezanton sot në mbledhjen e Këshillit të Parlamentit evropian për punë të jashtme paketën e sivjetme për zgjerim ku është përfshirë edhe raporti për Malin e Zi. Në raportin e BE për Malin e Zi për vitin 2021 kanë gjetur vend edhe disa dyshime serioze se përmes portit të Tivarit zhvillohet kontrabandë enorme e cigareve dhe përmenden përpjekjet e Qeverisë malazeze për ndërprerjen e kësaj kontrabande , i është vërtetuar Portalit të TRMZ . Raporti i BE përmban qasje detaje në rrjedhat politike, ekonomike dhe të sigurisë në Mal të ZI. Varheli këtë dokument ua prezanton anëtarëve të komitetit të politikës së jashtme të Parlamentit evropian. Sipas raportit , pritet që në fjalimin e vetë para Komitetit për punë të jashtme , komisari evropian do të vërtetojë përkushtimin e Bashkimit evropian ndaj procesit të zgjerimit gjithnjë derisa vendet kandidate të realizojnë reforma të mirëfillta dhe të respektojnë sundimin e ligjit. Konferenca e Varhelit për media ka filluar në orën 15 e 15 minuta , kurse rreth orës 18 priten edhe deklaratat për gazetarë të shefes së delegacionit të BE në Mal të ZI Oana Kristina Popa dhe të bashkë bisedueses kryesore Zorka Kordiq. Të dy këto ngjarje RTMZ do ti transmetojë drejtpërdrejt në programet e veta radiotelevizive.

“Politika e zgjerimit – investim gjeostrategjik në paqe”

Më herët sot Komisari evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varheli , ka kumtuar se zgjerimi i BE është investim gjeostrategjik në paqe dhe stabilitet. “Politika kredibile  e zgjerimit është investim strategjik në paqe , stabilitet , siguri dhe prosperitet në Evropë”,  ka shkruar Varheli në Tuiter. Siç thamë edhe më lartë , Varheli prezanton sot në mbledhjen e Këshillit për politikë të jashtme të Parlamentit evropian pakon e zgjerimeve për vitin 2021 përfshirë këtu edhe raportet e Komisionit evropian për vendet aspirante dhe vendet potenciale kandidate për anëtarësim në BE . Mes tjerash, do të prezantohet edhe raporti vjetor për përparimin e Malit të Zi në procesin e asocimit në BE.

Abazoviq dhe Radulloviq  takohen sot me Eskobar

Nënkryetari i Qeverisë ,Dritan Abazoviq dhe ministri për punë të jashtme i Malit të Zi ,Gjorgje Radulloviq , do të bisedojnë sot me të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriell Eskobar . Abazoviq dhe Radulloviq, të cilët qëndrojnë për vizitë pune në SHBA, do të kenë edhe disa takime të ndara në Departamentin e shtetit amerikan. Delegacioni i Malit të Zi do të takohen me zëvendësen e sekretarit të shtetit  Vendi Sherman dhe me ndihmësen e sekretarit shtetëror për punët evropiane dhe euroaziatike Karen Donfrid, është kumtuar nga Qeveria. Është paraparë që Abazoviq dhe Radulloviq të takohen edhe me të deleguaren speciale të SHBA për avancimin e të drejtave të personave LGBT Xhesika Stern. Zëvendës kryeministri dhe shefi i diplomacisë do të bisedojnë me përfaqësuesit e Këshillit për sigurinë nacionale, drejtoren e lartë për demokraci Shanti Kallatill dhe drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore Robin Bruks.

Konjeviq  kërkon dëgjim kontrollus të ministres Injac

Deputeti i Partisë Social demokratike ,Rashko Konjeviq ia ka dorëzuar Këshillit për mbrojtje dhe siguri iniciativën për dëgjim kontrollues të ministres së mbrojtjes Olivera Injac me qëllim të grumbullimit të informatave mbi shpërdorimet eventuale në rastin e konkursit për shkuarjen e kadetëve në Akademitë ushtarake jashtë vendit. Konjeviq në arsyetim ka theksuar se Injac , sipas pohimit të disa mediave dhe dokumentacionit të publikuar , me vetëdije duke injoruar vendimet e komisioneve gjegjëse të ministrisë dhe duke shpërfillur procedurat ligjore ka vendosur në mënyrë diskriminuese për shkuarjen e kadetëve në shkollimin për pilot në Akademinë ushtarake në Greqi. Sipas fjalëve të tij , është e domosdoshme të hetohen akuzat mediatike dhe të vërtetohet nëse ka pasur diskriminim dhe nëse ajo është inspiruar me dëshirën e qërimit të hesapeve me Prokuroren publike.  Konjeviq ka kërkuar nga kryetari i Këshillit  Millan Knezheviq që dëgjimin kontrollues ta caktojë brenda afatit sa më të shkurtër të mundshëm.

Nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë

Deri në fund të vitit nuk do të këtë shtrenjtim të energjisë elektrike dhe me siguri as në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm , ka deklaruar për programin e mëngjesit të TVMZ drejtori i Elektro ekonomisë së Malit të Zi Nikolla
Rovçanin. Ai ka sqaruar se Elektro-ekonomia ua ofron qytetarëve të Malit të Zi energjinë 5 herë më të lirë se sa është në bursë dhe beson se kjo gjendje mund të ruhet deri në fund të vitit së bashku edhe me lëshimet e dhëna për paguesit e rregullt. Përndryshe , Mali i Zi në muajin gusht ka importuar energji elektrike, edhe përkundër çmimeve të larta , në verë prej 15 milion euro. Ai po ashtu ka sqaruar se termocentrali në Plevle është garantues i stabilitetit të sistemit energjetik në Mal të Zi.

Këshilli përkrah masa më të ashpra ndëshkuese për mbrojtjen e fëmijëve dhe të pafuqishmëve

Këshilli për barazinë gjinore ka përkrahur njëzëri propozimin e ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e kodit penal të Malit të Zi me të cilin janë paraparë masa më të ashpra ndëshkuese kundër lirisë gjinore e që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve dhe të personave të pamundur. Pas debatit, Këshilli ka përkrahur njëzëri propozimin e ligjit dhe i ka propozuar Këshillit për sistemin politik, legjislaturë dhe administratë, si Këshilli amë , që t'ia propozojë Parlamentit për miratim, thuhet në kumtesë. Për të gjitha veprat penale kundër lirisë gjinore , të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve dhe të personave të pafuqishëm është  propozuar miratimi i masave më të ashpra ndëshkimore me arrest në burg. Është propozuar mundësia që autori i këtyre veprave të dënohet me burg afatgjatë deri në 40 vjet. Përndryshe , ky është dënimi më i lartë, të cilin legjislatura penale vendore e parasheh për veprat më të rënda penale.

Edhe 6 viktima dhe 560 të infektuar

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 6 persona , kurse 560 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid -19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi.  Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2042 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i  406 pacientëve .Numri aktual i të prekurve me virus është 4959, kurse prej fillimit të pandemisë kjo shifër ka shkuar në 138 mijë e 607 persona.

Në javën që vjen shënohet 115 vjetori i parlamentarizmit

Parlamenti i Malit të Zi do të shënojë në javën që vjen 115 vjetorin e futjes së parlamentarizmit në Mal të Zi , në seancën e veçantë të Parlamentit në Cetinë. Dita e parlamentarizmit në Mal të Zi kremtohet me 31 tetor , në ditën kur në vitin 1906  është konstituuar në Cetinë Kuvendi popullor i Malit të Zi. Me Kushtetutën për Mbretërinë e Malit të Zi nga viti 1905 forma e rregullimit shtetëror pas ndryshimit të Kushtetutës, kalon në sistemin parlamentar. Seanca e veçantë e Parlamentit të Malit të Zi , kushtuar këtij jubileu , do të mbahet me 28 tetor në Cetinë.

Misioni BE-së: Vlerësime pozitive për zgjedhjet, përjashtuar komunat serbe

Zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Kosovë, në përgjithësi janë vlerësuar pozitivisht, me përjashtim të komunave të banuara më shumicë serbe, ku konkurrenca politike ka qenë e kufizuar, ka vlerësuar Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian.

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve, Lukas Mandl, në një konferencë për media, të martën (19 tetor) tha se procesi zgjedhor është organizuar mirë dhe në mënyrë efikase. Pluraliteti i kandidatëve ka ofruar për votuesit një zgjidhje të vërtet, më përjashtim të komunave më shumicë serbe, ku konkurrenca politike ka qenë e kufizuar, ka thënë ai.

Ditën e zgjedhjeve, vëzhguesit e BE-së, kanë vizituar 400 vendvotime në nivel vendi, tha ai, duke shtuar se votimi ka qenë i rregullt dhe i qetë përkundër disa shqetësimeve të vërejtura në një numër rasteve, siç ishte votimi me asistencë dhe votimi me dokumente të identifikimit me afat të skaduar.

Ndër të tjera, ai ka thënë se kuota gjinore prej 30 për qind është respektuar, por subjektet politike kanë nominuar vetëm disa gra kandidate për kryetare të komunave.

LSDM dhe OBRM-PDUKM garojnë në 25 komuna, partitë shqiptare në dhjetë

Në 34 komuna të Maqedonisë së Veriut, kryetarët janë zgjedhur në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, të cilat u mbajtën më 17 tetor.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, në raundin e parë OBRM-PDUKM ka fituar në 22 komuna, LSDM në nëntë, ndërsa BDI në tre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dy partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe OBRM-PDUKM në raundin e dytë do të garojnë në 25 komuna.

Ndërsa kandidatët e ASh/AAA dhe BDI-së do të garojnë në tetë komuna, kurse në Zhelinë dhe Tetovë do të jenë kandidatët e Lëvizjes Besa dhe BDI-së.

Në Bashkinë e Shkupit në rrethin e dytë do të jenë kandidatja e pavarur, e cila e ka mbështetjen e OBRM-PDUKM-së Danella Arsovska, dhe kryetari aktual i cili është nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov.

Ndryshe, të dielën në Maqedoni u mbajtën zgjedhjet e shtata lokale, në të cilat është votuar në 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 31 tetor.

KE ripërsërit qëndrimin, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për integrim

Komisioni Europian prezanton të martën, progres-raportet për vendet që aspirojnë integrimin në BE. Paketa e zgjerimit, pritet të konstatojë përparim të kufizuar të këtyre shteteve drejt përmbushjes së kritereve për integrimin ne bllok.

Sipas draft-raporteve të para nga Europa e Lirë, Komisoni Europian do të përsërisë qëndrimin e shprehur edhe më herët se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Sa i përket Kosovës, Komisioni Europian konstaton se pas një periudhe të paqëndrueshmërie politike, tani është formuar qeveria me shumicë të paprecedentë. Por rrethanat e krijuara nga mungesa e stabilitetit dhe pasojat e pandemisë kanë ndikuar që progresi në zbatimin e reformave të jetë i kufizuar.

Progres-raportet pritet të miratohen të martën nga Kolegji i Komisionerëve dhe do të prezantohen para deputetëve të Parlamentit Evropian, nga Oliver Varhelyi, komisioneri për zgjerim i BE-së.

Nga të gjitha shtetet e rajonit, Komisioni Evropian do të kërkojë që të bëhen më shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, dhe fokus i veçantë në sundimin e ligjit.

OBSH synon të blejë ilaçe kundër COVID-19 për vendet e varfra

Organizata Botërore e Shëndetësisë po synon të ndihmojë vendet e varfra që të sigurojnë teste, vaksina dhe ilaçe antivirale për pacientët me simptoma të lehta të COVID-19, thuhet në një dokument të siguruar nga agjencia Reuters.

Kjo pritet të bëhet përmes një programi të veçantë i cili është ende në formën e draftit.

Dokumenti, i cili përshkruan qëllimet e programit të OBSH-së deri në shtator të vitit të ardhshëm, thotë se përmes tij do të dhurohen rreth 1 miliard teste ndaj COVID-19 për kombet më të varfra dhe do të blehen ilaçe për trajtimin e 120 milionë pacientëve në nivel global, nga rreth 200 milionë raste të reja që vlerësohet se do të paraqiten në 12 muajt e ardhshëm.

Planet shpërfaqin angazhimin e OBSH-së për të rritur furnizimet me ilaçe dhe teste me një çmim relativisht të ulët.

Masa vjen pasi ka pasur shumë kritika për një qasje të pabarabartë në vaksinat kundër COVID-19. Vendet e pasura siguruan një pjesë të madhe të furnizimeve duke i lënë vendet e varfra pa sasi të mjaftueshme.

Një zëdhënës i OBSH-së tha se dokumenti, i datës 13 tetor, ishte ende një draft dhe po zhvilloheshin konsultime për të. Ai nuk pranoi të ofrojë më shumë detaje.

Rrëzohet helikopteri në Gjermani, 3 të vdekur

Një helikopter është rrëzuar në Baden-Vürtemberg të Gjermanisë dukë lënë të vdekur të paktën 3 persona.

Në deklaratën e bërë nga policia ende nuk dihet shkaku i aksidentit të ndodhur 50 kilometra në lindje të qytetit Heidelberg.

Vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në vendin e ngjarjes ku janë dërguar shumë zjarrfikës dhe ambulanca në afërsi të kufirit mes shteteve të Hessen-it dhe Bavarisë.

Sulm me armë në Nigeri, raportohet për 43 viktima

43 persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë në pjesën veriore të Nigerisë. Sulmi shpërtheu pas mesditës në një treg në Goronio dhe vazhdoi deri në mëngjesin e sotëm, tha Guvernatori i Sokoto Amino Waziri Taboual në një deklaratë.

Personat e armatosur në Nigerinë veriperëndimore kanë shkaktuar shumë viktima dhe kanë rrëmbyer qindra të tjerë gjatë vitit të kaluar, duke shkaktuar një krizë sigurie që qeveria po përpiqet të trajtojë duke ndërprerë telekomunikacionin, operacionet ushtarake dhe duke shtuar forcën policore.

Qeveria urdhëroi mbylljen e të gjitha shërbimeve të telefonit dhe internetit në  Zamfara në fillim të shtatorit, një ndërprerje që më vonë u përhap në  Katsina, Sokoto dhe Cantuna ndërsa operacionet ushtarake u intensifikuan.

Guvernatori Taboual bëri thirrje që të dërgohen më shumë forca sigurie në Sokoto.

Diplomati amerikan tërhiqet nga bisedimet me talibanët

Diplomati kryesor amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad është tërhequr nga detyra e tij pas më pak se dy muajve që trupat e SHBA-së u larguan nga vendi.

Khalilzad udhëhoqi dialogun e SHBA-së me talebanët, por muajt e mbushur me biseda diplomatike dështuan në parandalimin e grupit militant për të marrë pushtetin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken njoftoi se vendin e tij do ta zërë deputeti Thomas West, ndërsa në një letër shprehu mirënjohjen ndaj Khalilzad për shërbimet e tij .

Në përgjigjen për Blinken, ish-diplomati u shpreh se “marrëveshja politike midis qeverisë afgane dhe talibanëve nuk shkoi siç ishte parashikuar”. Ai tha se do të shprehte mendimin e tij për çështjen në ditët në vazhdim, ndërsa shtoi se ishte “i trishtuar” për situatën e tanishme të afganëve.

Zalmay Khalilzad është një diplomat veteran amerikan, që ka shërbyer nën drejtimin e presidentëve Trump, Obama dhe Bush.

Edhe nesër mot kryesisht me diell

   Sot në Mal  të Zi mban mot me diell. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

 Temperaturat: Ulqin 25, Budvë 24, Tivar e H. Novi 23, Podgoricë 22, Cetinë 19, Beranë, Kollashin e Nikshiq 18, Bjello Pole e Rozhajë 17, Plluzhinë e Shavnik 16, Plavë e Guci 15 dhe në Plevle e Zhablak 14 g.

    Edhe për nesër gjatë ditës parashihet mot kryesisht me diell , kurse në orët e vona të pas ditës dhe gjatë natës vranësim gradual . Do të fryjë erë mesatare deri e  fortë nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 23 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се