Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 10. 2021. 00:00 >> 17:58

Ditari 18.10.2021

18.10.2021

Mbledhja e re e  këshillit pasi që ZKO të shqyrtojë raportin

Mbledhja e re e këshillit për sigurinë nacionale do të caktohet pasi që zyra për koordinimin operativ ZKO , të shqyrtojë raportin për analizën e koordinimit dhe harmonizimit operativ të organeve të sektorit të sigurisë , është kumtuar nga Qeveria e Malit të Zi. Theksohet se Këshilli , të cilin e ka kryesuar kryeministri Krivokapiq ka mbajtur sot mbledhje në të cilën kanë marrë pjesë shumica e anëtarëve. Siç theksohet në kumtesë me arsyetim kanë munguar  nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq dhe ministri i punëve të jashtme Gjorgje Radulloviq. Pasi që zyra për koordinimin operativ të shqyrtojë raportin mbi analizon e koordinimit dhe harmonizimit operativ të organeve të sektorit të sigurisë do të caktohet mbledhja e ardhshme e Këshillit për sigurinë nacionale, thuhet në kumtesë.

Rezultatet e Malit të Zi të vlerësohen përmes anëtarësimit të plotë

Mali i Zi duhet ta vazhdojë rrugën reformiste , mirëpo edhe rezultatet konkrete të cilat i ka arritur ai meritojnë të jenë të vlerësuar përmes antarësimit të plotë , ka vlerësuar në takimin me kryetarin e parlamentit të Malit të Zi Aleksa Beçiq , ambasadori i Republikës së Qipros Dimitrios Teofillaktu. Ai  konsideron se anëtarësimi i Malit të Zi në familjen e popujve evropianë është proces të cilin e përkrah fuqishëm Republika e Qipros do të hap mundësit të reja për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve por edhe do të krijonte hapësirë për forcimin e Malit të Zi si anëtarë i BE. Siç thuhet në kumtesë, në takim është konkluduar se sferat e infrastrukturës , shkencës dhe teknologjisë, energjisë së ripërsritshme  por edhe sektori i turizmit janë fusha të mundshme të Bashkëpunimit të ardhshëm dhe është theksuar se kontributi i parlamenteve dhe këshillave kompetentë në këtë pjesë është me rëndësi të madhe. Beçiq me këtë rast ka theksuar se ky takim paraqet edhe një vërtetim shtesë në marrëdhëniet e sinqerta cilësore bilaterale ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Qipros.

Varheli prezanton nesër paketën e zgjerimit

Komisari evropianë për zgjerim Oliver Varheli do të prezantojë nesër paketën e zgjerimeve për këtë vit si dhe raportet e komisionit evropianë për kandidatët dhe kandidatet potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropianë. Siç është kumtuar nga Parlamenti Evropianë , Varheli pakon e zgjerimeve dhe raportet do tua prezantojë anëtarëve të Këshillit për punë të jashtme . Të theksojmë se raportet  e  vitit të kaluar të Komisionit Evropianë ishin publikuar me 6 tetor , theksohet në  portalin evropian Western Ballkans . Në raporte vlerësohet progresi i vendeve në bazë të kriteriumeve politike dhe ekonomike dhe në bazë të aftësive që të përmbushen detyrimet për anëtarësim në BE.

Edhe KOM të shfrytëzojë manastirin e Cetinës

Manastirin e Cetinës , në bazë të drejtës historike , përmes respektimit të drejtave elementare njerëzore dhe të drejtës së fesë , në mënyrë të barabartë duhet dhënë në përdorim të gjithë besimtarëve ortodoks në Mal të Zi , pra edhe klerit  të kishës ortodokse malazeze KOM,  konsideron Amza malazeze. Nga Institucionet kanë theksuar se çështja e pronësisë të manastirit të Cetinës tash një kohë të gjatë e preokupon vëmendjen e opinionit , dhe siç kanë theksuar me të drejtë shkakton shqetësim tek malazezët ortodoks. Manastiri i Cetinës  gjatë 5 shekujve të kaluar ka qenë simbol i shtetësisë malazeze , i luftës për liri dhe simbol i më të lartë fetarë ortodoks, kanë theksuar ata.

Qeveria e pakicës e përkrahur nga PDS dhe FD është rrugëdalje nga kriza politike

Qeveria e pakicës me mandat të kufizuar dhe qëllime të qarta , të cilën do ta përbënin partitë me orientim demokratik , qytetarë dhe evropianë dhe të cilën do ta përkrahnin PD dhe FD  është zgjidhje për të cilën duhet biseduar , konsideron deputetja e Partisë Boshnjake Kenana Struiq -Harbiq. Ajo ka deklaruar për gazetën Pobjeda se kjo Qeveri , për të cilën angazhohet partia e saj do të merrej me jetën e qytetarëve , integrimet në BE , luftën kundër pandemisë Covid 19 dhe me përgatitjen e zgjedhjeve të reja. Ajo ka theksuar se Partia boshnjake nuk e ka marrë ftesën për takim nga kryeministri për rikonstruktimin e Qeverisë dhe kjo fletë mjaftueshëm për seriozitetin e idesë të përfshirjes së përfaqësuesve legjitim të popujve pakicë në Qeveri. 

Të  infektuar 549 nxënës dhe 145 mësimdhënës

Në institucionet shkollore në Mal të Zi me korona virus janë të prekur 549nxënës dhe 145 arsimtarë dhe profesorë . Në sajtin “Covid 19 dhe arsimi”  është publikuar se në shkollat fillore të Malit të Zi janë të infektuar 295 nxënës, në shkollat e mesme 240, kurse në institucionet parashkollore 14 fëmijë. Më së tepërmi të infektuar në mesin e kuadrit arsimor janë regjistruar në shkollat  fillore, 72 arsimtarë , në shkollat e mesme 45 dhe në institucionet para shkollore 28 pedagog. Në javën e kaluar janë regjistruar 257 raste të reja të infektimit tek nxënësit dhe 66 në arsimtarë. Në vetë izolim aktualisht janë të vendosur 1426 nxënës dhe 170 mësimdhënës .

Ministrat e BE-së pritet të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, në takimin e sotëm në Luksemburg, pritet që mes tjerash, të flasin edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, pas tensioneve të fundit në disa vende të rajonit, si në Bosnje-Hercegovinë e Mal të Zi ashtu edhe në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Ndonëse nuk është formalisht në agjendën e takimit të Këshillit të Çështjeve të Jashtme, kjo temë pritet të diskutohet në fund të takimit. Po ashtu, burimet e BE-së kanë paralajmëruar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të njoftojë ministrat për situatën në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për bisedat që ai i ka zhvilluar në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Borrell, javën e fundit, ka nxitur shumë reagime me prononcimin e tij rreth zhvillimeve në veri të Kosovës duke e quajtur të papranueshme çdo, siç është shprehur ai, “veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar që shkakton tensione”. Ky reagim është parë si kritikë e tij ndaj operacionit të Policisë së Kosovës, që sipas autoriteteve të Kosovës, ishte drejtuar kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës. Borrell ka biseduar në Uashington me përfaqësuesit amerikanë edhe për rritjen e bashkëpunimit rreth Ballkanit Perëndimor si dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Burimet e BE-së kanë thënë se po bëjnë përpjekje për të kthyer Kosovën dhe Serbinë në tryezën e dialogut, në mënyrë që të ulen tensionet dhe të parandalohen përshkallëzimet e situatës siç ndodhi në veri të Mitrovicës ditë më parë. Ministri i Jashtëm i Kroacisë Goran Gërlliq Radman, ka thënë në prag të nisjes së takimit se, situata në rajonin e Ballkanit është përkeqësuar dhe incidentet e fundit në Bosnje e Hercegovinë, në Mali të Zi dhe në kufirin mes Kosovës e Serbisë “janë ngjarje që nxisin shqetësimin tonë serioz”. Ai ka ftuar BE-në që të merret seriozisht me këto çështje. Temat kryesore të takimit mes Ministrave të Jashtëm të BE-së, janë situata në Lindjen e Mesme, por edhe problemi me refugjatët, të cilët përmes Bjellorusisë po kalojnë në disa shtete të BE-së. Shumë ministra e shohin këtë problem si veprim të qëllimshëm të Alyaksandr Lukashenkas, duke thënë se ai po përdor qëllimisht refugjatët që duan të hyjnë n Bashkimit Evropian. Ministrat do të diskutojnë për përgjigjen e BE-së ndaj këtyre provokimeve nga Bjellorusia.

Ligji për zgjedhjet lokale: Raundi i dytë pas katër javësh

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna të Kosovës do të duhet të zhvillojnë raundin e dytë të zgjedhjeve, për ta kuptuar emrin e kryetarit. Zgjedhjet lokale në Kosovë janë mbajtur më 17 tetor dhe 17 komuna kanë zgjedhur kryetarët e tyre për mandatin e radhës, në raundin e parë. Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave, plus një votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme, atëherë KQZ-ja duhet të organizojë raundin e dytë mes dy kandidatëve që kanë fituar më së shumti vota. Sipas këtij Ligji, raundi i dytë mbahet katër javë pas mbajtjes së raundit të parë.

Kosovë  komuna shkojnë në balotazh

Në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Sipas rezultateve preliminare të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në mesnatë, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës katër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dy, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.  Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar në zgjedhje lokale është rreth 43 për qind. Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind. Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues. Në këto zgjedhje, për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë.
Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë. Që një kandidat të fitojë pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë. Të dhënat e publikuara në ueb-faqen e KQZ-së përfshijnë vetëm votat e rregullta dhe jo ato me kusht dhe jashtë Kosovës.

Kurti: Të kënaqur me rezultatin, jemi subjekti i parë 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që njëherësh është kryeministër i Kosovës, tha se është i kënaqur me rezultatin e shënuar në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor. Partia e Kurtit, sipas rezultateve preliminare, në raund të parë nuk ka fituar asnjë nga 38 komunat, por në raundin e balotazhit do të garojë në 12 komuna. “Jemi të kënaqur me këtë që kemi arritur, për shkak se edhe në nivel vendi sa i përket zgjedhjeve lokale, Vetëvendosja u bë subjekti i parë", tha Kurti në një konferencë për media të mbajtur më 18 tetor në Prishtinë. Kurti iu referua votës së fituar në nivel vendi gjatë zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Ai shtoi se partia e tij kurrë nuk ka qenë “më e fortë”, pasi theksoi se Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë edhe në nivel qendror dhe lokal. Megjithatë, ai theksoi se zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale nuk mund të krahasohen. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit 2021, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, duke fituar mbi 50 për qind të votave. Sipas Kurtit, para qytetarëve “imazhi i Lëvizjes Vetëvendosje është më i fortë për çështjet nacionale”.Kurti shtoi se në balotazh do të synojnë që të fitojnë të gjitha komunat që garojnë dhe shprehu bindjen e tij se në Prishtinë, kandidati i kësaj partie, Arben Vitia do të fitojë. “Unë shpresoj, por edhe besoj që ai (v.j. Arben Vitia) do të jetë kryetar i kryeqytetit dhe më 15 nëntor do ta marrë detyrën aty ku duhet dhe ku kanë thënë edhe qytetarët e kryeqytetit”, tha Kurti. Raundi i balotazhit, sipas ligjeve në fuqi duhet të mbahet katër javë pas raundit të parë. Kurti tha se zgjedhjet ishin të lira, fer dhe demokratike dhe Kosova po bëhet shembull në rajon për mbajtjen e zgjedhjeve. Në zgjedhjet e 17 tetorit, pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 43 për qind.

Rakiq: Pa Asociacion nuk do të ketë as institucione të Kosovës

Kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq, ka thënë në një konferencë për gazetarë se kandidatët e Listës Serbe kanë fituar në zgjedhjet lokale në 10 komunat që janë të banuara me shumicë serbe në Kosovë. Ai theksoi se janë duke luftuar për të zbatuar marrëveshjen për themelimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Në qoftë se nuk fillojnë bisedimet për Asociacionin në muajin e ardhshëm, nuk do të ketë më as institucione të Kosovës ”, tha Rakiq. Dalja më e madhe e votuesve në zgjedhjet lokale të 17 tetorit është shënuar në katër komunat në veri të Kosovës, të cilat janë të banuara me shumicë serbe. Në Zveçan kanë votuar rreth 84 për qind të numrit të përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote, përkatësisht 5,773 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit 6,879 sa janë të regjistruar me të drejtë vote. Në vendin e dytë, për kah pjesëmarrja në votime është Leposaviqi, me 74 për qind të votuesve apo mbi 8,500 prej 12,707 personave me të drejtë vote.

LSDM dhe BDI shpallin fitore në zgjedhjet lokale

Pas përfundimit të votimeve për zgjedhjet lokale, partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, në vlerësimet e para flasin për epërsi në më shumë komuna. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se kjo parti që në rrethin e parë ka fitues në tri komuna në ndërsa në komunat tjera kandidatët e saj janë në epërsi. “Siç kam paralajmëruar edhe gjatë fushatës, pres që rezultatet të tregojnë një mbështetje të fortë të kandidatëve të BDI-së. Mund të konfirmoj se në raundin e parë BDI fiton në Saraj, Likovë dhe në Pllasnicë. Kurse jemi në epërsi në të gjitha komunat e vendit me dallim dy me një dhe diku me tre me një”, tha Osmani. BDI-ja procesin zgjedhor e ka vlerësuar demokratik dhe të qetë, që sipas Bujar Osmanit “dëshmon se qeveria aktual vazhdon të organizoj zgjedhje evropiane”. Lidhja Social Demokrate njoftoi për “rezultat pozitiv” të LSDM-së në shumicën e 80 komunave ku të dielën u votua për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshillat komunale.

Ambasadori francez dëbohet nga Bjellorusia

Ambasadori i Francës në Bjellorusi, Nicolas de Lacoste, është larguar nga shteti, pasi Qeveria bjelloruse ka urdhëruar dëbimin e tij, ka raportur agjencia e lajmeve, AFP. Një zëdhënës i Ambasadës ka konfirmuar për agjencinë se, ambasadori francez është larguar nga Bjellorusia të shtunën. Atij i është dhënë afat që të largohet deri të hënën. De Lacoste 57-vjeçar, është dërguar me mision në Minsk në fund të vitit të kaluar. Mediat lokale kanë sugjeruar se ai ka dështuar që të prezantojë kredencialet e tij te Alekander Lukashenka.Franca - sikurse edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian - nuk e njeh Lukashenkan si president, pasi zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe pretendimeve për shumë mashtrime në to. De Lacoste është takuar me ministrin e Jashtëm bjellorus, Vladimir Makei, në dhjetor të vitit të kaluar, duke shmangur takimin me Lukashenkan. Në një deklaratë për AFP-në, zëdhënësi i Ambasadës franceze, ka thënë se Ministria e Jashtme ka kërkuar që ambasadori të largohet deri më 18 tetor. “Ai i ka thënë lamtumirë stafit dhe ka incizuar një video-mesazh për popullin bjellorus që do të publikohet në faqen zyrtare të Ambasadës”, ka thënë ky zëdhënës. BE-ja e ka përsëritur vazhdimisht se nuk i konsideron të drejta, zgjedhjet e mbajtura në Bjellorusi, dhe ka vënë sanksione kundër regjimit të Lukshenkas.

Kryeministri spanjoll zotohet për ta bërë të jashtëligjshëm prostitucionin

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, është zotuar për ta bërë të jashtëligjshëm prostitucionin në Spanjë. Duke folur para mbështetësve të tij, në fund të Kongresit tre-ditor të partisë në Velancia, Sanchez ka thënë se kjo praktikë “skllavëron” gratë. Prostitucioni është dekriminalizuar në Spanjë më 1995, derisa më 2016, Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se prostitucioni dhe veprimtari të ngjashme, kapin vlerën e 3.7 miliardë dollarëve në këtë shtet. Një analizë e vitit 2009 ka gjetur se një në tre burra spanjollë ka paguar për marrëdhënie seksuale. Kombet e Bashkuara kanë thënë se Spanja është qendra e tretë më e madhe e prostitucionit në botë, mbrapa Tajlandës dhe Puerto Rikos. Prostitucioni nuk është i rregulluar në Spanjë dhe nuk ka dënime për ata që paguajnë për shërbime seksuale, për aq kohë sa diçka e tillë nuk ndodh në hapësira publike. Besohet se rreth 300,000 gra punojnë si prostituta në Spanjë.

Marshe në mbështetje të refugjatëve në Poloni

Qindra persona kanë protestuar në qytetet polake, Varshavë dhe Krakov, për të kërkuar trajtim më të mirë të refugjatëve, shumica prej të cilëve janë duke shfrytëzuar rrugën nga Bjellorusia për të hyrë në Bashkimin Evropian nga Lindja e Mesme dhe rajone tjera. Marshet e 17 tetorit janë mbajtur ndërkohë që Qeveria polake synon të prezantojë masa të ashpra për të ndalur hyrjen e migrantëve në këtë shtet. Në kryeqytetin polak, Varshavë, protestuesit kanë bërtitur “ndalni torturën në kufij”. Pjesëmarrësit e marsheve kanë bërë thirrje për t’iu dhënë fund dëbimeve dhe kanë akuzuar Qeverinë se po përdor metoda të kthimit mbrapsht të migrantëve në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.  Varshava ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kufi me këtë shtet dhe është duke ndërtuar një ndalesë kufitare, për shkak të krizës atje. Bashkimi Evropian dhe zyrtarë tjerë kanë akuzuar Alyaksandr Lukashenkan që drejton këtë shtet, se është duke përdorur migrantët si armë, si përgjigje ndaj sanksioneve të Brukselit, për shkak të shtypjes që u ka bërë Minsku kundërshtarëve opozitarë, prej mbajtjes së zgjedhjeve në gusht të vitit të kaluar. Këto zgjedhje janë konsideruar të manipuluara.

 

Të paktën 24 persona të vdekur nga vërshimet në Indi

Të paktën 24 persona kanë vdekur nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve. Pesë fëmijë janë në mesin e të vdekurve. Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet pasi disa persona janë ende të zhdukur. Shumë shtëpi i ka marrë uji dhe njerëzit janë bllokuar në rajonin Kotajam në shtetin Kerala. Incizimet nga ajo zonë kanë shpërfaqur një autobus me pasagjerë duke u shpëtuar pasi rrotat janë bllokuar në ujë. Kotajam dhe Iduki janë dy rajonet e prekura më së keqi. Disa ditë me mot të tillë kanë rezultuar edhe me rrëshqitje të dheut. Shumë helikopterë janë duke u përdorur për të dërguar furnizime në zonat ku janë bllokuar njerëzit, kanë thënë zyrtarët. Mijëra persona janë evakuuar dhe mbi 100 kampe të shpëtimit janë krijuar në shtetin Kerala, kanë thënë autoritetet. Kryeministri indian, Narendra Modi, ka thënë të dielën se ka folur me autoritetet e këtyre zonave rreth situatës së krijuar. “Është ditë e rëndë që kanë vdekur shumë persona për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut në Kerala. Ngushëllimet e mia për familjarët”, ka thënë Modi.

Nesër mot kryesisht me diell

           Sot në Mal të ZI  mban mot me vranësira të pakta dhe kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

           Temperaturat:  Podgoricë, Tivar, H. Novi , Ulqin dhe Budvë 22, Nikshiq 20, Beranë, Bjello Pole , Plavë , Guci e Plluhinë 14, Shavnik e Rozhaj 13, Plevle 12 , Kollashin 11  dhe në Zhablak 10 g.

           Meteorologët edhe për nesër parashohin mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 23 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се