Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 10. 2021. 00:00 >> 17:49

Ditari 15.10.2021

15.10.2021

Ndalesën e hyrjes të Bellivuk në Mal të Zi e kanë anuluar Bakoviq dhe Llazoviq

Ndalesën e hyrjes në Mal të Zi për Velko Bellivuk  dhe grupin e tij kriminal e kanë anuluar Enes Bakoviq dhe Zoran Llazoviq,ka kumtuar nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq. Ai në konferencën e jashtëzakonshme për gazetarët ka theksuar se situata që ka të bëjë me Bellivuk nuk mund të jetë më sekrete, duke shtuar se sektori i sigurisë e ka kryer punën e vetë. Sipas fjalëve të tij grupi rreth Belivukut ka hyrë në Mal të Zi edhe derisa ndalesa ishte në fuqi dhe atëherë ishin bërë krime monstruoze. Më pas jemi njoftuar se dikush e ka anuluar ndalesën e hyrjes në Mal të Zi . “Tani është krejtësisht e qartë se kush ka urdhëruar anulimin e ndalesës . Kemi dy emra dhe ata janë Bakoviq dhe Llazoviq , kurse tani Prokuroria speciale e shtetit duhet të vërtetojë cili prej tyre është përgjegjës për këtë akt”, ka theksuar Abazoviq. Ministri i punëve të brendshme ,Sergej Sekulloviq , ka kumtuar se asgjë nuk do të jetë sekrete dhe se mbikëqyrja do të kryhet në volum të plotë. Ai ka shtuar se ndalesa e hyrjes në Mal të ZI për Bellivuk është hequr në kundërshtim me dispozitat në fuqi.

Bakoviq: Kam vepruar në bazë të ligjit

Ish ndihmësi i drejtorit të Drejtorisë së policisë , Endis Bakoviq , ka deklaruar nga ana tjetër se nuk ka përse të mbrohet , sepse ka vepruar në bazë të ligjit dhe u ka bërë ftesë organeve kompetente që të hetojnë çdo gjë lidhur me veprimin e tij. Bakoviq ka deklaruar për Portalin e RTMZ se ai nuk është urdhër dhënës dhe se organet kompetente do të duhej të hetojnë çdo gjë lidhur me veprimin e tij. Duke komentuar deklaratën e sekretarit shtetëror në Ministrinë e punëve të brendshme Rade Millosheviq se Bakoviq në këtë rast “nuk ka mbrojtje” , ai ka theksuar se nuk është urdhër dhënës . Ai edhe njëherë u ka bërë ftesë organeve kompetente që të hetojnë çdo gjë lidhur me veprimtarinë e tij.

Mali i Zi nuk guxon të lejojë të udhëheqet nga tjerët

Mali i Zi si anëtarë  i NATO-s nuk mund dhe nuk guxon të lejojë që ta drejtojë ndonjë shtet tjetër , është kumtuar në hapjen e forumit të 11-të  2BS i cili ka filluar sot në Budvë. Kryetari i Aleancës së atlantikut të Malit të Zi ,Savo Kentera, ka deklaruar se gjatë ditëve të kaluara është krijuar ambient i cili ka rezultuar në përçarje të shumta dhe me ndihmën e faktorit të jashtëm e ka sjell shtetin në gjendjen e tanishme. Ai ka theksuar se forcimi i institucioneve të sistemit është e vetmja mënyrë për ta përmirësuar gjendjen e tillë. Ai ka shtuar se Mali i Zi duhet të ketë një Qeveri e cila në asnjë moment nuk do të lejojë që  në sektorin e sigurisë të hyjnë personat të cilët adhurojnë më tepër një  shtet tjetër se sa vetë Malin e Zi. Ambasadorja amerikane, Xhudi Rajzing Rajnke , ka kumtuar se është e shqetësuar me nivelin e përçarjeve në Mal të Zi .Ajo u ka bërë ftesë liderëve partiak që të krijojnë Malin e Zi sovran dhe të bashkuar në të cilin të gjithë qytetarët do të kenë një shtëpi të përbashkët. Sipas fjalëve të saj , lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit janë çështje me të cilat pushteti duhet të merret vazhdimisht.

Gjukanoviq:  Qeveria është jo funksionale duhet të shkarkohet

Qeveria aktuale është jo funksionale dhe ajo duhet të shkarkohet , sepse mandati i saj është fundosja e Malit të Zi , ka vlerësuar presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq. Ai në forumin 2BS në Budvë ka theksuar se jo funksionaliteti i Qeverisë aktuale nuk e ka befasuar . “Qeveria  as që ka mund të jetë funksionale , sepse në parlament kemi këmbësorinë e botës serbe”, ka theksuar Gjukanoviq. Në këtë aleancë , siç ka shtuar ai, kanë qenë dy koalicione qytetare të cilat kanë pranuar të hyjnë në aleancë me nacionalizmin serbomadh. Ai ka theksuar se nuk pranon sqarimet nëse në Mal të Zi përçarjet i ka shkaktuar PDS ose FD . “Përçarjet janë një fakt historik dhe ato nuk do të zhduken vetvetiu. Mirëpo , ideja e bashkimit evropianë dhe e Malit të Zi qytetarë e gëzon shumicën”, ka theksuar Gjukanoviq. Ai ka shtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë kapacitete që të sigurojnë stabilitetin e rajonit, por ky stabilitet mund të forcohet përmes integrimeve. Rusia nuk është e interesuar për Malin e Zi , sa është e interesuar për shkatërrimin e sistemit të vlerave evropiane”, ka theksuar Gjukanoviq.

Krivokapiq : Qeveria ka ndjekur të gjitha rekomandimet e sigurisë nga BE

Qeveria e Malit të Zi, pa  përjashtim ka ndjekur të gjitha rekomandime diplomatike dhe të sigurisë të Bashkimit Evropianë , shpeshherë edhe në dëmin ekonomik të Malit të Zi, ka deklaruar kryeministri Zdravko Krivokapiq. Ai në forumin 2BS ka theksuar se ndikimet nga jashtë nuk kanë ndodhur gjatë Qeverisë aktuale , por “ato kanë ndodhur në formë intensive në periudhën që nga viti 2006”. Krivokapiq ka theksuar se Podgorica askurrë nuk ka qenë më pranë NATO-s dhe UE , duke shtuar se gjatë kohës së Qeverisë aktuale qytetarët kanë treguar më shumë besim ndaj këtyre aleancave. Ai ka shtuar se dëshiron Malin e Zi të fortë, institucionet e të cilit do të veprojnë në favor të qytetarëve. Në pyetjen për rikonstruktimin e Qeverisë ai ka theksuar se Malit të Zi i duhen individ të ri me perspektivë , të cilët me kompetencat e veta do të kontribuojnë në të mirë të përbashkët. “Nuk është me rëndësi nëse ata vinë nga jeta politike , por me rëndësi është që ti japin vulën Malit të Zi”, ka theksuar Krivokapiq.

Janë paraqitur 9 kandidatë për gjyqtarë të Gjyqit kushtetues

Në ftesën publike për zgjedhjen e dy gjykatësve të Gjyqit kushtetues të Malit të Zi , janë paraqitur 9 kandidatë, është kumtuar nga Këshilli Kushtetues i parlamentit. Theksohet se është formuar komisioni tre anëtarësh i cili do të vërtetojë nëse fletëparaqitjet e kandidatëve janë dorëzuar në pajtim me ftesën publike. Duhet theksuar se dy vende në Gjyqin kushtetues kanë mbetur vakante ,sepse në fillim të vitit në pensionin e pleqërisë kanë shkuar Hamdia Sharkinoviq dhe Mevlida Muratoviq. Të rikujtojmë se Gjyqi kushtetues ka 7 gjykatës të cilët i zgjedh Parlamenti në mandatin 12 vjeçar ne votat e dy të tretave të deputetëve. Për gjykatës së Gjyqit kushtetutës gjendet individi nga radhët e juristëve eminent i cili është i moshës mbi 40 vjeçare dhe që ka së paku 15 vjet përvojë pune në profesionin e juristit.

Edhe 8 viktima dhe 365

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 8 persona , kurse 365 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid -19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi.  Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2018 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i  443 pacientëve .Numri aktual i të prekurve me virus është 4880, kurse prej fillimit të pandemisë kjo shifër ka shkuar në 137 mijë e 46 persona.

Në Mal të Zi kanë arritur 40 mijë doza të vaksinës Sputnik V

Sot në Mal të Zi ka arritur kontingjenti prej 40 mijë dozave të vaksinës Sputnik V dhe në këtë mënyrë , siç është kumtuar nga Ministria e shëndetësisë është rrumbullakësuar dërgesa prej rreth 50 mijë vaksinave të  prodhuesit rusë. Nga Ministria kanë theksuar se ky është rezultat i bisedimeve bilaterale të kësaj ministrie, respektivisht Qeverisë së Malit të Zi me ekipin profesionist të cilin e kanë përbërë përfaqësuesit kompetentë të Qeverisë ruse dhe prodhuesit të vaksinës. Ministrja e shëndetësisë ,Jelena Boroviniq Bojoviq,  ka theksuar me këtë rast se 20 mijë qytetarë të cilët me pa durim presin këtë vaksinë , prej nesër mund ta marrin dozën e parë,  kurse më vonë edhe dozën e dytë.  Ajo ka paralajmëruar se në periudhën që vjen priten edhe 100 mijë doza të vaksinës Sionovak. Ministrja ka theksuar se vaksina ka në sasi të mjaftueshme dhe u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen  me qëllim që të pengohet zgjerimi i mëtejmë i epidemisë. Vlen të theksohet këtu se në Mal të Zi me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit janë imunizuar 55.2% të banorëve të moshës madhore dhe janë rivaksinuar 50%.

Borrell dhe Blinken kërkojnë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se gjatë takimit të shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dy zyrtarët janë pajtuar që duhet të ndërmerren hapa që të ulen tensionet në veri të Kosovës dhe që sa më parë të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky njoftim vjen pasi në veri të Kosovës, së fundmi ka pasur rritje të tensioneve. Fillimisht, vendimi për vendosjen e masës së reciprocitetit të targave nga Serbia, nxiti banorët lokalë në veri të Kosovës të bllokojnë rrugët. Po ashtu, me protesta dhe bllokada në dy komuna në veri të Kosovës u prit edhe një aksion i Policisë dhe Doganave të Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, që u shtri edhe në komunat e banuara me serbë.

Gjatë qëndrimit të Borrellit në SHBA, ai ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Stanos, këto bisedime kanë pasur për qëllim uljen e tensioneve dhe kthimin e palëve në tryezën e dialogut. Ai ka shtuar se këto biseda janë zhvilluar po ashtu që të mos përsëriten tensionet dhe trazirat që u panë më 13 tetor në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

Stano u pyet për ndonjë datë të mundshme të vazhdimit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe ai tha se “po punohet në këtë drejtim”, por BE-ja do të njoftojë për takime vetëm do të ketë datë dhe agjendë konkrete.

Në BE vazhdojnë të thonë se “nuk ka ndryshim në qëndrime dhe synime mes SHBA-së dhe BE-së sa i përket dialogut”.

Kosova i ofron SHBA-së mundësinë e krijimit të një baze të përhershme ushtarake

Kosova i ka ofruar mundësinë Shteteve të Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.

Ky propozim, në emër të Qeverisë së Kosovës, është dhënë nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i cili në Pentagon zhvilloi takim me nënsekretarin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl.

Sipas një njoftimi për media, ministri Mehaj ka thënë se krijimi i një baze të tillë do t’i kontribuonte “shumë paqes dhe stabilitetit rajonal në Ballkan”.

Kampi Bondsteel në Ferizaj është kampi më i madh ushtarak që SHBA-ja ka në Kosovë.

Ndërkaq, nënsekretari Kahl, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ka rikonfirmuar përkrahjen e SHBA-së për Kosovën drejt integrimeve euroatlantike, “duke theksuar se vizioni i presidentit amerikan, Joe Biden për integrimin e Ballkanit Perëndimor, në BE, mbetet në agjendën prioritare”.

Po ashtu, Mehaj dhe Kahl kanë biseduar edhe për punën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, teksa nënsekretari Kahl ka premtuar se përkrahja e shtetit të tij për FSK-në do të jetë e vazhdueshme.

Zaev: Miqësia dhe partneriteti strategjik mes dy vendeve ka rëndësi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot priti në takim ministrin alternativ për Punëve të Jashtme të Greqisë, i ngarkuar me Çështjet Evropiane, Miltiadis Varviciotis.

Në takim, si veçanërisht të rëndësishme u theksuan projektet në energjetikë,  si një veprimtari strategjike dhe prioritare për të dy vendet, për të cilat dëshmojnë projektet tashmë të konfirmuara për bashkëpunim dhe investime të përbashkëta që kanë rëndësi dhe potencial të fortë rajonal.

Gjatë bisedës, nga të dyja palët u theksua kënaqësia e investitorëve grekë për bashkëpunimin me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, e cila, siç u tha, është një motiv shtesë dhe dërgon një mesazh të fortë se komuniteti afarist i Republikës Greke ka një mjedis miqësor për investime në vendin tonë.

Në takim u konfirmua se është me interes të jashtëzakonshëm reciprok dhe synim strategjik i të dyja vendeve që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të fillojë negociatat e aderimit me BE-në dhe se Greqia në atë drejtim do të vazhdojë me mbështetjen e saj të fortë.

Polonia miraton ligj për dëbimin e migrantëve

Parlamenti i Polonisë miratoi një ligj që i lejon rojet kufitare t’i dëbojnë menjëherë migrantët që kalojnë ilegalisht kufirin.

Rojet gjithashtu do të kenë fuqi t’i refuzojnë kërkesat për azil ndërkombëtar, pa u shqyrtuar.

Polonia dhe Bashkimi Evropian akuzojnë udhëheqësin autoritar të Bjellorusisë, Alexander Lukashenka, për dërgimin e mijëra migrantëve në kufijtë e BE-së.

Bashkimi Evropian thotë se ai po përpiqet t’i destabilizojë shtetet anëtare, për t’u hakmarrë kundër sanksioneve që i ka vënë blloku.

Megjithatë, sipas ligjit ndërkombëtar, kushdo që kërkon mbrojtje ndërkombëtare, duhet të ketë qasje në procesin e azilit, edhe nëse e ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Edhe pse është e ndaluar të dërgohen njerëzit atje ku mirëqenia e tyre mund të jetë në rrezik, grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Poloninë për kthimin e migrantëve tash e sa muaj.

Papa Françesku do të vizitojë migrantët në Greqi

Papa Françesku po planifikon të vizitojë migrantët në ishullin Lesbos në Greqi gjatë një vizite e cila është paraparë për më vonë këtë vit, thanë zyrtarët.

Ishulli Lesbos ka qenë prej vitesh porta kryesore për migrantët nga Lindja e Mesme të cilët kanë ikur nga luftërat dhe varfëria në kërkim të një jetë më të mirë në Evropë.

Më 2016 Papa pati vizituar kampin më të madh në ishull - Moria. Ky kamp ishte shkatërruar nga një zjarr në vitin 2020 dhe tani migrantët janë sistemuar në objekte tjera të cilat i ka financuar Bashkimi Evropian.

Papa Françesku pati njoftuar në muajin shtator se do të vizitonte Greqinë, Qipron dhe Maltën mirëpo nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të udhëtojë në këto vende.

Një burim i tha agjencisë AFP në kushte anonimiteti se Papa mund të mbërrijë në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit në Lesbos, në varësi të situatës me pandeminë e koronavirusit.

Të enjten, një delegacion i Vatikanit vizitoi fshatin Mavrovouni, ku gjendet kampi i përkohshëm i ngritur në Lesbos.

Dhjetëra njerëz të vrarë nga sulmi në një xhami të Afganistanit

Së paku 32 persona u vranë dhe 53 u plagosën në një shpërthim që ndodhi të premten në një xhami shiite në qytetin Kandahar të Afganistanit.

"Tridhjetë e dy trupa dhe 53 njerëz të plagosur janë sjellë në spitalin tonë deri më tani", tha një mjek në spitalin qendror të qytetit për agjencinë e lajmeve AFP.

Shpërthimi ndodhi gjatë faljes së Xhumasë, tha Bilal Karimi, zëdhënës i talibanëve.

Ai tha se sulmi ka shkaktuar viktima, por nuk dha detaje.

Përgjegjësinë nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Ditë më parë, grupi militant Shteti Islamik ka thënë se ka kryer një sulm në një xhami të qytetit Kunduz të Afganistanit, ku kanë mbetur të vrarë së paku 46 persona.

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

     Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe në viset veriore vende vende me reshje të dobëta. Frynë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore.

   Temperaturat : H.Novi 18, Tivar 17, Ulqin 16, Podgoricë 14, Cetinë 12, Nikshiq 9, Shavnik 7, Beranë e B. Pole 6, Plavë  e Guci 5, Plevle 4, Kollashin 3 , Rozhajë 2 dhe në Zhablak 1 g.

   Për nesër në jug dhe bregdet parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell , kurse në veri kryesisht i vranët dhe pasdite me reshje  të dobëta. Do të fryjë erë mesatare, vende- vende deri e fortë veriore dhe verilindore. Temperatura e mëngjesit prej -1 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 21 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се