Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 10. 2021. 00:00 >> 16:49

Ditari 14.10.2021

14.10.2021

Qalloviq – Markoviq : Prokurorisë  i duhen ndryshimet

Drejtorja e rrjetit për afirmime e sektorit joqeveritar, Vanja Qalloviq- Markoviq ka dhënë  sot deklaratë në Prokurorinë speciale të shtetit në rolin e qytetares lidhur me të dhënat nga  “Letrat Pandora” . Ajo u ka deklaruar gazetarëve se nuk e din shkakun e ftesës  në Prokurori për të dhënë deklaratë. Ajo ka shtuar se një gjë e tillë është mesazh i keq për qytetarët dhe se kjo procedurë vërteton faktin se Prokurorisë i nevojiten ndryshime. “Mendoj se dëgjimi im i sotëm në Prokurori është vetëm teke e prokurorit Milivoje Katniq”, ka theksuar Qalloviq – Markoviq pas dhënies së deklaratës. Ajo mendon se Prokuroria nuk e ka ndërmend të inicojë hetimet lidhur me rastin e sipërpërmendur  dhe në këtë mënyrë i jepet hapësirë presidentit Gjukanoviq që ti mënjanojë faktet.

Vuçiniq: Bashkësia ndërkombëtare nuk e dëshiron një pjesë të FD në Qeveri

Në bisedimet për rikonstruktimin e Qeverisë nuk ka përparim , andaj zgjedhjet e jashtëzakonshme do të jenë e vetmja rrugëdalje, ka deklaruar profesori i Fakultetit juridik Nebojsha Vuçiniq në programin e mëngjesit të TVMZ . Ai ka shtuar se një pjesë e FD është e perceptuar nga ana e Bashkësisë ndërkombëtare dhe e fuqive kryesore botërore  “si një organizatë ekstreme e djathtë e cila nuk do të duhej të jetë pjesë e pushtetit”. Mendoj se në këto bisedime nuk do të këtë përparim dhe se e vetmja rrugë dalje do të jenë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme ka theksuar Vuçiniq. Duke komentuar publikimin e paradokohshëm të “Letrave Pandora”, Vuçiniq ka shtuar se të dhënat nga ky dokumentacion duhet ti hetojë edhe Prokuroria. Vetvetiu afarizmi në zonën of – shor  dhe të këtyre operacioneve afariste nuk janë ilegale , mirëpo, është çështje tjetër se sa ato janë të pranueshme moralisht, sidomos nëse në to përmenden funksionarë të lartë shtetëror. Në këtë kontekst mbështes të gjitha përpjekjet që kjo aferë të shqyrtohet, para së gjithash në Komisionin kundër korrupsionit dhe pastaj edhe nga ana e Prokurorisë, ka theksuar Vuçiniq.

Veprat  e liderëve  të BP të jenë në pajtim me vlerat evropiane

Liderët e Ballkanit Perëndimor duhet ta kuptojnë se , nëse duan të promovojnë vlerat evropiane , veprat e tyre duhet të jenë komplementare me po këto vlera , ka kumtuar nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq. Ai në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Shkup ka theksuar se ndonjëherë retorika e liderëve të këtij rajoni nuk është komplementare me aksionet e tyre . Ai ka theksuar se është shumë optimist , edhe pse , siç ka shtuar , situata nuk duket e tillë . “ Besoj se Ballkani Perëndimor ka potencial ti ofrojë vlera të reja Bashkimit evropianë , mirëpo garnitura politike  duhet ta kuptojë se duhet ndryshuar mënyra e të menduarit , ka theksuar Abazoviq. Sipas fjalëve të tij botës globale i nevojiten liderë me vizion dhe frymë kozmopolite ,si dhe liderë me integritet dhe solidaritet. Ai ka shtuar se Ballkani Perëndimor duhet ta kuptojë se çelësi qëndron në bashkëpunim dhe solidaritet , si dhe transferimin e fokusit nga gjërat negative në ato pozitive. “Korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar janë gjenerator të çështjeve negative në këtë rajon. Nëse gjejmë zgjidhje për këto probleme, atëherë nacionalizmi do të çrrënjoset” , ka theksuar Abazoviq.

Shteti duhet dhe mund ti ulë akcizat në derivate

Partia social demokratike ka kumtuar se e kanë përkrahjen e të gjitha partive tjera për uljen e akcizave në karburante dhe i ka bërë ftesë kryetarit të Parlamentit Aleksa Beçiq që sa më parë të konvokojë mbledhjen e Parlamentit në të cilën do të debatohej për ligjin e propozuar nga kjo parti dhe i cili do të rregullonte këtë fushë. Përndryshe, Partia social demokratike ka organizuar sot protestë para Ministrisë së financave dhe përkujdesjes sociale për shkak të , siç kanë theksuar ata , ndikimit të  madh në rritjen enorme të çmimeve të karburanteve. Anëtari i kryesisë së kësaj partie ,Mirko Staniq, ka deklaruar se para Ministrisë janë tubuar me qëllim që ministrit Spajiq ti dërgojnë mesazh se situata ekzistuese me çmimet e karburanteve nuk është e qëndrueshme. Ai ka përkujtuar se rritja e fundit e derivateve është rritja e 13 me radhë gjatë këtij viti dhe ,siç ka shtuar ai, nuk do të jetë e fundit. “Çmimet kaq të larta të derivateve ndikojnë dukshëm në standardin e qytetarëve , si dhe në rritjen e çmimit të transportit dhe të artikujve ushqimor. Ai ka shtuar se kanë fituar përkrahjen e të gjitha partive për uljen e akcizave dhe njëkohësisht çmimi i karburanteve do të ulej 15,20 dhe 25 centë për litër.

Në regjistrimin e banorëve do të gjenden edhe pyetjet për kombin , fenë dhe gjuhën

Propozimi i disa OJQ-ve  që në regjistrimin e banorëve të lihen anash pyetjet për përkatësinë kombëtare, fenë dhe gjuhën amtare është refuzuar , thuhet në raportin mbi debatin e organizuar publikë . Këtë debat me rastin e projekt ligjit për regjistrimin e banorëve, amvisërive dhe banesave në vitin 2021  e ka organizuar Ministria e financave dhe përkujdesjes sociale. Propozimi i agjencisë DAMAR , i Qendrës për tranzicionin demokratik, i Qendrës për demokraci dhe të drejtat e njeriut dhe disa OJQ-ve të tjera refuzohet , sepse , siç theksohet në arsyetim , “lënia anash e këtyre pyetjeve do të shkaktonte mos harmonizimin me ligjet e tjera”. “Kjo do të ishte në kundërshtim me rregullat juridiko -teknike për realizimin e regjistrimit”, thuhet në arsyetimin e publikuar në sajtin e Qeverisë. Në dokument theksohet se është  aprovuar propozimi që në pyetësor të  futen edhe disa pyetje që kanë të bëjnë me personat me invaliditet , në bazë të metodologjisë dhe të pyetësorit të grupit të Uashingtonit për statistikën e personave me invaliditet.

Nesër fillon Samiti 2BS

Programi i forumit të 11-të 2BS do të fillojë nesër në Budvë , kanë kumtuar nga Aleanca e Atlantikut të Malit të Zi , duke shtuar se në qendër të vëmendjes të këtij forumi do të jenë sfidat kryesore të Ballkanit Perëndimor, si dhe perspektivat e NATO aleancës. Ky forum tash më tepër se një decenie tubon personalitetet më eminente nga bota e politikës së sigurisë duke u pozicionuar kështu si njëri ndër forumet më të rëndësishme evropiane nga kjo sferë, thuhet në kumtesë. Siç theksohet dialogu do ti kushtohet çështjeve më të rëndësishme për sigurinë rajonale dhe globale. Në forumin e sivjetmë do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë shtetëror të Malit të Zi, presidenti Gjukanoviq, kryeministri Krivokapiq, nënkryetari i Qeverisë Abazoviq dhe ministri i punëve të jashtme Gjorgje Radulloviq. Siç theksohet në forum do të marrin pjesë edhe zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikanë të shtetit për çështjet evropiane dhe euro-aziatike Gabriell Eskobar ,  si dhe anëtari i Parlamentit evropian Vlladimir Billçik.

Kurti: Ne luftojmë me grupet kriminale multietnike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arsyetuar aksionin e 13 tetorit të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, duke thënë se për stabilitetin e institucioneve dhe sundimit të ligjit “nuk mund të ketë stabilitet të krimit".

“Ne luftojmë me grupet kriminale që janë multietnike, siç janë edhe shqiptarët, boshnjakët dhe serbët. Ne do të luftojmë kundër saj me çdo çmim. Për shembull, dje në mëngjes kishte një aksion në katër komuna të ndryshme në Kosovë: Pejë, Prishtinë, Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut ku kriminelë të ndryshëm shqiptarë dhe serbë kanë bashkëpunuar”, tha Kurti më 14 tetor në Shkup, ku po merr pjesë në samitin e organizuar nga The Economist.

Më 13 tetor, autoritetet kryen një operacion kundër kontrabandës së mallrave. Ky operacion u prit me protesta dhe bllokada në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, me ç’rast u lënduan dhjetë policë si dhe dhjetë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore.

Autoritetet e rendit po ashtu njoftuan se kanë arrestuar tetë persona të dyshuar se janë të përfshirë në kontrabandë, ndërkaq kanë shpallur në kërkim edhe dhjetë persona të tjerë. Si në mesin e të arrestuarve, ashtu edhe të atyre që po kërkohen, shumica janë shqiptarë të Kosovës.

Kryeministri Kurti po ashtu tha se ky aksion nuk duhet të politizohet, pasi sipas tij, edhe për zbatimin e të njëjtit ishin të përfshirë prokurorë serbë, por edhe policë të përkatësisë serbe.

Vuçiq: Takimi i Këshillit të Sigurimit nuk zgjidh asgjë në Kosovë 

Në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk beson se ajo do të zgjidhë ndonjë gjë për Kosovën.

“Nuk besoj se do të ketë ndonjë zgjidhje, sepse çfarëdo që bëjnë shqiptarët, ata gjithmonë e kanë mbështetjen e ‘pesëshes së madhe’. Ne mund të presim mbështetje nga Rusia dhe Kina dhe disa vende më të vogla, por kjo nuk do t’i ndryshojë gjërat në terren”, tha Vuçiq.

Me ‘pesëshen e madhe’, Vuçiq duket se iu referua anëtarëve të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Seanca është caktuar për datën 15 tetor. Është ky një takim i rregullt për Kosovën, ku paraqitet raporti i Misionit të Kombeve të Bashkuara.

Raporti përfshin periudhën 16 mars - 15 shtator, 2021.

Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi do të zhvillohet dy ditë pas një krize të re në veri të Kosovës, ku serbët lokalë protestuan dhunshëm për shkak të një operacioni anti-kontrabandë të Policisë së Kosovës.

Në përleshjet midis policisë dhe protestuesve u lënduan 20 veta, në mesin e tyre zyrtarë policorë.

Pendarovski-Lofven: Mbështetje nga Suedia për fillimin negociatave me BE-në

Konteksti aktual në lidhje me fillimin e pritur të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian ishte tema kryesore e bisedës në takimin e sotëm në Malme ndërmjet presidentit Stevo Pendarovski dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Stefan Lofven, nikoqir i Forumit ndërkombëtar “REMEMBER – REACT”. (“Mbaj mend – Reago!”)

Duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme dhe konzistente nga Suedia për integrimin tonë evropian, presidenti Pendarovski e theksoi përkushtimin e shtetit ndaj procesit reformues, veçanërisht në fushën e qeverisjes të së drejtës dhe e përsëriti qëndrimin se anulimi i mëtutjeshëm i procesit të zgjerimit do të ketë pasoja negative afatgjate për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit. Në atë drejtim, informojnë nga kabineti i Pendarovskit, presidenti shfaqi pritje për vazhdim të mbështetjes suedeze në rrugën tonë eurointegruese.

Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut lartë e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme nga Suedia për përforcim të kapaciteteve të institucioneve maqedonase, veçanërisht në fushën e demokracisë, qeverisjes të së drejtës dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. Njëkohësisht, shprehu falënderim për mbështetjen që shteti ynë e merr përmes programeve të Agjencisë suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim (SIDA) në shumë fusha.

OBSH: Grupi i ri, mundësia e fundit për të gjetur origjinën e COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se puna e një grupi të ri hulumtues mund të jetë mundësia e fundit për të gjetur origjinën e COVID-19.

OBSH-ja ka emëruar 26 ekspertë që do t’i bashkohen Grupit Këshillimor Shkencor mbi Origjinat e Patogjenëve të Ri (Sago).

Pyetja se si u shfaq koronavirusi i ri ende mbetet pa përgjigje edhe më shumë se një vit e gjysmë që kur rastet e para u paraqitën në qytetin kinez të Vuhanit.

Ekipi do të hulumtojë nëse virusi u bartë nga kafshët te njerëzit në tregjet Vuhanit apo nëse ai u përhap nga një aksident laboratorik.

Kina e ka hedhur poshtë fuqishëm teorinë e dytë.

Në shkurt, një ekip i OBSH -së i ngarkuar me hetimin e origjinës së COVID-19 shkoi në Kinë dhe arriti në përfundimin se virusi ndoshta kishte ardhur nga lakuriqët e natës, por se duhej më shumë hulumtime për ta vërtetuar këtë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH -së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, më vonë tha se mungesa e të dhënave dhe transparenca nga Kina kishte penguar hetimin.

Pjesë e grupit të ri hulumtues janë edhe gjashtë ekspertët që vizituan Kinën si pjesë e ekipit të mëparshëm.

Sulmuesi i dyshuar kishte shenja të radikalizimit, thotë policia norvegjeze

Personi i dyshuar për vrasjen e pesë personave në një sulm në Norvegji ishte konvertuar në islam dhe policia ishte e shqetësuar për shenjat e radikalizimit të tij, tha shefi i policisë rajonale, Ole Bredrup Saeverud, në një konferencë për media të enjten (14 tetor).

Më herët, policia tha se i dyshuari për vrasjet me hark dhe shigjeta në qytetin Kongsberg është një shtetas danez 37-vjeçar.

Policia beson se ai ka vepruar vetëm dhe do të hetojë nëse sulmi ishte një akt terrorizmi.

Gjatë sulmit u plagosën edhe dy pjesëtarë të policisë dhe një oficer që ishte jashtë detyrës.

Incidenti ndodhi në vende të ndryshme të qytetit që gjendet 68 kilometra në jugperëndim të Oslos.

Policia ende nuk i ka bërë të ditura motivet e sulmit.

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Tajvan – humbin jetën 25 persona

Një zjarr që përfshiu një ndërtesë banimi në Tajvanin jugor ka lënë të vdekur 25 persona dhe disa të tjerë të lënduar.

Sipas AP News, përcjell Telegrafi, ndërtesa 13-katëshe u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të së enjtes, thanë zyrtarët e departamentit të zjarrfikësve në qytetin Kaohsiung.

Zyrtarët kanë deklaruar se 55 persona ishin dërguar në spital, përfshirë 14 persona që nuk treguan shenja jete. Në Tajvan, konfirmimi zyrtar i një vdekjeje mund të bëhet vetëm në spital.

Të paktën 11 persona të gjetur në vendngjarje u dërguan menjëherë në morg, thanë autoritetet.

Zjarrfikësit ene nuk e kanë konfirmuar burimin e këtij zjarri, megjithatë dëshmitarët thanë për mediet lokale se ata kishin dëgjuar zhurmën e një shpërthimi rreth orës 3 të mëngjesit.

Filipinet goditen nga tajfuni, 19 viktima dhe 14 të zhdukur

Ka shkuar në 19 të vdekur dhe 14 të zhdukur bilanci nga tajfuni Kompasu, i cili goditi Filipinet duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje.

Tajfuni ka shkaktuar në vetëm dy ditë një sasi uji që normalisht regjistrohet gjatë një periudhe prej më shumë se një muaji.

Provincat e ishullit Luzon, më të populluarit, u shkatërruan nga tajfuni, i cili shkaktoi dëme në vlerën e mbi 17 milionë eurove.

Edhe nesër mot i ngjashëm

Sot në viset jugore dhe qendrore mban mot kryesisht i kthjellët ,kurse në veri i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta të borës .Frynë erë mesatare deri e fortë veriore dhe verilindore. Temperaturat: Budvë19, Herceg Novi 18, Tivar e Ulqin 17, Podgoricë 15, Cetinë 13, Nikshiq 9, Bijello Pole 8, Beranë, Plevle ,Plavë e Guci 6, Kollashin e Rozhajë 4 dhe në Zhablak -1 gradë. Edhe për nesër në viset jugore parashihet të mbajë mot me vranësira të pakta, kurse në veri kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta. Do të fryjë ere mesatare deri e fortë veriore dhe verilindore. Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 12,kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 21.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се