Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 10. 2021. 00:00 >> 17:22

Ditari 13.10.2021

13.10.2021

Hyrja e liderëve të FD në Qeveri është çështje për shumicën parlamentare

Hyrja e liderëve të Frontit Demokratik në Qeveri është pyetje për të cilën duhet të merret vesh shumica parlamentare , ka theksuar kryeministri i shtetit Zdravko Krivokapiq. 

Në pyetjen nëse për të është i pranueshëm fakti që liderët e FD të jenë pjesë e Qeverisë , Krivokapiq është përgjigjur se kjo çështje nuk i takon vetëm kryeministrit , por edhe të gjithë liderëve të partive. Kjo duhet të jetë marrëveshje ndërmjet shumicës parlamentare, kurse më pas unë do të kem qëndrimin personal , u ka deklaruar Krivokapiq gazetarëve pas takimit në nivel të lartë në kuadër të Samitit të katërt digjital  të Ballkanit Perëndimor. Në pyetjen nëse do të vazhdojnë bisedimet , Krivokapiq ka theksuar se mendon që pas dy takimeve të para , takimi i tret do të jetë shumë i shkurtër dhe konkret. Ai ka shtuar se nëse nuk u përgjigjet kryeministri atëherë le ta shkarkojnë atë dhe nëse kjo Qeveri nuk është adekuate , shkarkoni Qeverinë.  Krivokapiq ka theksuar se, nëse shumica dëshiron zgjedhje të reja , atëherë këtë duhet tua kumtojnë qytetarëve. Krivokapiq ka shtuar se mendon që disa parti me të vërtetë janë duke u përgatitur për zgjedhje të reja. Në pyetjen nëse kanë dështuar bisedimet për rikonstruktimin e Qeverisë , Krivokapiq ka theksuar se ka qenë i kënaqur me fillimin e tyre, por në ndërkohë ka qenë i befasuar me qëndrimet e disa partive politike, duke shtuar se Parlamenti i shtetit nuk funksionon tash më tepër se tre muaj.

 

Beçiq të caktojë urgjentisht seancën e parlamentit

Klubi i deputetëve të koalicionit “E zeza mbi të bardhën” i ka bërë ftesë kryetarit të Parlamentit Aleksa Beçiq që urgjentisht të thërrasë seancën e parlamentit në të cilën pikë e parë e rendit të ditës do të ishte votimi i kolegjit të Prokurorisë. Nga ky klub i deputetëve kanë kumtuar se “Letrat e Pandorës” edhe njëherë kanë treguar arsyet e domosdoshme për një reformë absolute në prokurori në mënyrë që kjo aferë, si edhe shumë të tjera deri me tani , të mos përfundojnë në sirtarë  . Siç theksohet është koha e fundit që pushteti të sillet me përgjegjësi ndaj qytetarëve të Malit të Zi dhe ti plotësojë premtimet e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore. Po ashtu theksohet se çdo shtyrje e votimit të kolegjit të ri të Prokurorisë do të thotë se dikush me vetëdije e bllokon Malin e Zi në rrugën e tij evropiane dhe bën obstruksion në luftën kundër kriminalitetit të organizuar  dhe korrupsionit.

 

“Thuani qartë se kemi gjetur partnerë të ri”

Parlamenti do të vendos për kolegjin e Prokurorisë pasi që të vërtetohet lista e kandidatëve dhe kur të njëjtën ta aprovojë shumica parlamentare, e jo një shumicë e re me PDS, thuhet në reagimin e Demokratëve ndaj kumtesës së Lëvizjes qytetare URA. . “Duhet  ndërprerë përpjekjet për obstruksionin e rikonstruktimit të Qeverisë ose duhet të thoni haptas se keni gjetur partner të ri” , thuhet në përgjigjen e Demokratëve. Deputetja e kësaj partie ,Zdenka Popoviq, ka reaguar në kumtesën e klubit të deputetëve të koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, i cili e ka ftuar kryetarin e parlamentit  Aleksa Beçiq që urgjentisht të caktojë mbledhjen e Kuvendit, në të cilën pikë e parë e rendit të ditës do të ishte zgjedhja e kolegjit të Prokurorisë. Ajo ka theksuar se parlamenti në seancën e vetë plenare nuk mund të diskutojë dhe të vendos për anëtarët e kolegjit të Prokurorisë pa u bërë më parë vërtetimi i propozimit të kandidatëve në Këshillin amë. Siç ka theksuar ajo , para mbledhjes së Këshillit amë, shumica parlamentare duhet të arrijë marrëveshjen për listën e kandidatëve të propozuar. Popoviq me këtë rast i ka bërë ftesë Abazoviqit që më parë të përgjigjet në disa pyetje që kanë të bëjnë me sektorin e sigurisë.

 

Nuk do të këtë rikonstruktim – zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje

Njëri nga liderët e Frontit Demokratik e kryetar i Lëvizjes për ndryshime , Nebojsha Medojeviq  konsideron se nuk do të këtë rikonstruktim të Qeverisë dhe se situata aktuale mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të reja. “Mendoj se ky kryeministër dhe kjo Qeveri nuk mund tu përgjigjen sfidave.

Si pjesë e kompromisit kemi pranuar vetëm rikonstruktimin, në pajtim me rezultatet e zgjedhjeve, mirëpo, siç shihet, tre deputetë duan të sundojnë tërë Malin e Zi dhe ata janë duke bërë obstruksion” ,ka theksuar ai. Ai ka theksuar se konsideron se URA është duke zhvilluar bisedime të fshehta me PDS. Nebojsha Medojeviq ka theksuar se partia e tij nuk do të përkrah heqjen e kontributeve për sigurimin shëndetësor , sepse konsideron se ky propozim i ministrit të financave Millojko Spajiq është i pa qëndrueshëm. Ai po ashtu konsideron se rritja e rrogave përmes huazimeve është treguar si hap i gabuar gjithandej në botë. Planin e Mareshalit , të cilin e propozon ministri Spajiq, e ka quajtur populizëm ,duke shtuar se një gjë e tillë e çon shtetin drejt bankrotimit.

 

Së bashku ta ndërtojmë rajonin digjital dhe më mirë të lidhur

Synim bazë i Qeverisë së Malit të Zi është qasja e zgjuar , e qëndrueshme dhe inkluzive dhe që të arrihet kjo në praktikë është i domosdoshëm transformimi digjital dhe kjo është njëra nga detyrat kryesore të Qeverisë, ka deklaruar kryeministri Zdravko Krivokapiq. Ai me rastin e hapjes të takimit në nivel të lartë në kuadër të ditës së tretë të Samitit digjital të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Podgoricë, ka kumtuar se teknologjitë e bëjnë jetën më të lehtë  dhe më qenësore dhe mundësojnë komunikim më të shpejt. Edhe sekretarja e përgjithshme e komisionit për bashkëpunimin rajonal , Majlinda Bregu konsideron se duhet pasur parasysh realitetin digjital për të gjithë qytetarët e rajonit. Komisari evropianë për zgjerim , Oliver Varheli , ka deklaruar se duhet vazhduar puna në uljen e shpenzimeve të romingut  ndërmjet vendeve anëtare të BE dhe Ballkanit Perëndimor. Përndryshe, Samiti digjital “Ballkani Perëndimor 2021 “  mbahet si pjesë e Procesit të Berlinit dhe si iniciativë e Këshillit rajonal për bashkëpunim , kurse rëndësia e tij është vërtetuar edhe përmes planit të ri 4 vjeçar për tregun e përbashkët rajonal . Mikpritëse dhe organizuese e samitit të sivjetmë është Ministria e administratës publike, shoqërisë digjitale dhe mediave në Qeverinë e Malit të Zi.

 

Ilir Harasani mbetet UD i drejtorit të Drejtorisë për punë inspektive

Qeveria  e Malit të Zi ia ka vazhduar mandatin ushtruesit të  deritashëm të detyrës të drejtorit të Drejtorisë për punë inspektive Ilir Harasani. Në vendimin e Qeverisë theksohet se Harasani këtë funksion do ta ushtrojë derisa të emërohet drejtori i ri , por më së tepërmi në 6 muaj. Siç theksohet , Harasani është magjistër i shkencave juridike. Komisioni për çështje kadrovike dhe administrative ka emëruar Marija Bozhoviq zëvendëse të avokatit të interesave pronësoro- juridike të Malit të Zi  në zyrën në Podgoricë.  Ushtrues të detyrës të drejtorit të Drejtorisë  për pyje është emëruar , Sërgjan Pejoviq ,kurse për ushtrues të detyrës të Drejtorisë për sigurinë e ushqimeve dhe punët  fitosanitare  është emëruar Vlladimir Gjakoviq.

 

FMN  prognozon rritjen e ekonomisë malazeze 7%

Fondi monetarë ndërkombëtarë- FMN- në prognozat më të reja të tetorit e ka zbritur vlerësimin e rritjes së ekonomisë malazeze për këtë vit në 7%. Fondi monetarë ndërkombëtarë kishte prognozuar në muajin prill  rritjen e bruto prodhimtarisë së brendshme 9%. Në raportin e fundit për muajin tetor , FMN thekson se bruto prodhimtaria e brendshme në vitin e ardhshëm në Mal të Zi duhet të rritet 5.6% në raport me prognozat në muajin prill kur kishte paraparë rritje prej 5.5%. Ekspertët e Fondit monetarë ndërkombëtar vlerësojnë në raport rritjen e ekonomisë malazeze në vitin 2026  2.9% . Të theksojmë se në vitin e kaluar bruto prodhimtaria e brendshme ka shënuar rënie 15.2%.

 

Shërohen edhe 497 pacientë covid pozitiv

Deri sot në ora 15 Instituti për shëndetin publik ka kumtuar se 5 pacientë kovid pozitiv e kanë humbur betejën me këtë virus. Njëkohësisht janë rregjistruar edhe 341 raste të reja të personave të infektuar.

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi aktualisht janë duke u trajtuar 125 pacientë të infektuar me koronavirus , 69 prej të cilëve janë në rrezik për jetën , është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Sipas të dhënave të fundit të Institutit për shëndetin publik, aktualisht në Mal të Zi janë aktive 5088 raste të infektuar me Covid 19. Përndryshe, në Mal të Zi me dozën e parë të vaksinës kundër virusit korona janë imunizuar 55% të banorëve të moshës madhore, kurse janë rivaksinuar 49.4%. Si pasojë e paraqitjes së infektimit me koronavirus, dje është mbyllur edhe institucioni publik parashkollor në Stara Varosh në Podgoricë. Në këtë njësi edukative , ku janë të vendosur 82 fëmijë  , me virusin korona janë infektuar 5 pedagog dhe 2 fëmijë.

 

Gjashtë zyrtarë të policisë janë lënduar gjatë aksionit në veri, thotë Policia

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se aksioni kundër kontrabandës i zhvilluar të mërkurën (13 tetor) ka përfunduar dhe se i njëjti është është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Tetë persona janë arrestuar gjatë aksionit.

Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë Veriut, sipas policisë, grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Policia thotë se situata në pjesën veriore të Mitrovicës është qetësuar, përderisa veprimet e mëtejme policore janë duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë.

Gjatë aksionit policia ka sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente.

"Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale”, tha Kurti.

Ai shtoi se “kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë”.

Ndërsa kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë për aksionin.

 

Pas aksionit në veri, Vuçiq arrin në Rashkë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zbarkoi sot në Rashkë, ku pritet të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në kazermat lokale të ushtrisë serbe.

Ai do të vizitojë njësitë e Ushtrisë Serbe në kazermë, dhe gjithashtu do të vizitojë njësitë e xhandarmërisë, raporton Tanjugu serb.

Vizita e Vuçiqit në Rashkë vjen pas aksionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën veriore, ku u përballën me protestuesit serb të cilët kundërshtuan aksionin e policisë duke i gjuajtur me gurë, gaz lot sjellës e gjësende të tjera.

Aksioni i Policisë së Kosovës që filloi mëngjesin e sotëm kishte për qëllim luftën kundër kontrabandës në disa lokacione dhe komuna të ndryshme të Kosovës, përfshirë këtu edhe Mitrovicën jugore e veriore.

 

Qeveria e Kosovës shtyn përpara procesin e vetting-ut në drejtësi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot  ka miratuar koncept dokumentin për vetting-un në drejtësi përmes së cilit synohet të forcohet sundimi i ligjit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vendin më së shumti e ka dëmtuar mungesa e drejtësisë dhe se “lirinë e fituar duhet ta institucionalizojmë përmes drejtësisë”.

Vetting-u është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

“Gjyqësori duhet të jetë i pavarur, jo vetëm në formë , por edhe në përmbajtje”, tha Kurti.

“Në mënyrë që sistemi gjyqësor dhe prokuruorial të veprojë drejt është e nevojshme që në të gjitha nivelet të ketë njerëz profesional dhe me integritet”, shtoi Kurti.

Sipas tij vetting-u do të tregojë gjendjen aktuale brenda sistemit gjyqësor në kuptim të kapaciteteve profesionale pastaj edhe etikës së punës së dhe integritetit të akterëve të gjyqësorit në përgjithësi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se procesi i vetting-ut do të bëhet përmes një periudhe optimale 5-vjeçare.

 

Ministrja britanike, Wendi Morton për vizitë dyditore në Shkup

Ministrja për Evropë dhe Amerikë e Mbretërisë së Bashkuar, Wendi Morton, sot do të arrijë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku do të marrë pjesë në takimin e parë të Këshillit në kuadër të Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim (MPTB) në Ministrinë e Punëve të Jashtme, që do t’i përforcojë lidhjet tregtare mes dy vendeve.

Tema e diskutimit në takimet e saj pritet të jenë ndryshimi i klimës në prag të Konferencës së Ndryshimit të Klimës në Glasgow (COP26), si dhe proceset kryesore të reformës me theks në sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, të drejtat e njeriut, mediat, arsimin, barazinë gjinore dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara.

Kjo është vizita e dytë e ministres britanike për Evropën dhe Amerikën në Shkup, pas pjesëmarrjes së saj në takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit në vitin 2020.

 

Republika Sërpska refuzon ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit

Presidentja e Republika Sërpskës në Bosnje dhe Hercegovinë, Zheljka Cvijanoviq, përmes një dekreti hodhi posht ndryshimet e bëra në kodin penal të cilat ishin miratuar nga ish-Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Valentin Inzko.

Sipas dekretit, ndryshimet të cilat penalizojnë mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera, nuk do të jenë të vlefshme në entitetin e Republika Sërpskës duke filluar nga 13 tetori.

Në fund të muajit korrik, Inzko bëri ndryshime në kodin penal të cilat penalizojnë mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të dënuara në gjykatat vendase dhe ndërkombëtare.

Shkelja e këtij ligji dënohet me burgim nga tre muaj deri në pesë vjet.

Në dekretin e Cvijanoviq thuhet se vendimi i Përfaqësuesit të Lartë nuk do të zbatohet në territorin e Republika Sërpskës dhe se autoritetet kompetente nuk do të bashkëpunojnë me ato në nivel Bosnje dhe Hercegovinës për zbatimin e tij.

Më 30 korrik, Asambleja Kombëtare e Republika Sërpskës kishte miratuar me procedurë urgjente, Ligjin për Moszbatimin e Vendimit të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) Valentin Inzko mbi Ndalimin e Mohimit të Gjenocidit.

 

Putin: Rusia është e gatshme të rrisë eksportin e gazit

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të mërkurën se, Moska është “e gatshme” të rrisë eksportin e gazit, ndërkohë që disa vende në Evropë e akuzojnë Moskën se me qëllim nuk po rrit furnizimet teksa kontinenti po përballet me krizë të gazit.

“Nëse na kërkojnë që të rrisim më shumë furnizimet, ne jemi të gatshëm të veprojmë ashtu. Ne i rrisim furnizimet aq sa na e kërkojnë partnerët tanë”, ka thënë Putin në një forum për energji në Moskë.

Putin ka thënë po ashtu se Rusia mëton të bëhet neutrale në karbon deri më 2060.

“Rusia në praktikë synon neutralitet në karbon për ekonominë e saj”, ka thënë ai nga kryeqyteti rus.

“Dhe ne kemi vënë në një afat për këtë gjë – jo më vonë se 2060”.

Duke folur për të ardhmen e tregut botëror të energjisë, Putin ka thënë se “roli i naftës dhe gazit do të bie”.

Ndonëse presidenti rus ka qenë skeptik për disa vjet rreth ndikimit të njeriut në ndryshimet kimatike, ai duket se ka ndryshuar tonin në vjetët e fundit.

Aktualisht Rusia është e katërta në botë për emetime të karbonit dhe kritikët thonë se ky shtet është duke bërë pak për ta zvogëluar krizën.

Sipas shumë shkencëtarëve, Rusia – sidomos rajonet e Siberisë dhe Arktikut – është në mesin e shteteve më të ekspozuara ndaj ndryshimeve klimatike.

 

Japonia i premtoi Afganistanit ndihmë në vlerë prej 190 milionë dollarë

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida tha se vendi i tij do t’i sigurojë Afganistanit një ndihmë humanitare prej 190 milionë dollarësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kishida mbajti një fjalim në Samitin e jashtëzakonshëm për Afganistanin të vendeve të G20, i organizuar me iniciativë të Italisë si kryesuese e G20 me anë të video-konferencës.

Ai theksoi se vendi i tij do të mbështesë Afganistanin me 190 milionë dollarë për ndihma humanitare, duke shtuar se kjo shumë do t’i dorëzohet Afganistanit nëpërmjet organizatave ndërkombëtare.

Kishida gjithashtu dënoi sulmin me bombë javën e kaluar në Kunduz dhe shprehu angazhimin për të rritur përpjekjet ekzistuese me palët përkatëse në luftën kundër terrorizmit.

Sipas tij, mbrojtja e të drejtave të të gjithë afganëve në vend ka një vend të rëndësishëm në zhvillimin e Afganistanit. Kishida tha se gratë duhet të jenë në gjendje të arsimohen dhe të punojnë.

 

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme dhe i thatë

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët,  por i thatë. Frynë erë mesatare , vende- vende deri e fortë veriore dhe veri- lindore

Temperaturat: H. Novi e Budvë 20, Tivar 18, Podgoricë e Ulqin 17, Nikshiq 13, Cetinë e Shavnik 12, Plluzhinë 10, Beranë, Plevle e Guci 9,  Plavë e Kollashin 8, Rozhajë 7 dhe në Zhablak 3 g.

Meteorologët edhe për nesër parashohin të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell, por kryesisht të thatë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri-lindore. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri    në 13, kurse më e larta e ditës prej  2 deri në 19 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се