Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 10. 2021. 00:00 >> 17:10

Ditari 12.10.2021

12.10.2021

Policia në Cetinë ka vepruar në mënyrë profesionale dhe efikase

Policia gjatë ngjarjeve në Cetinë me 4 dhe 5 shtator ka vepruar në mënyrë efikase dhe profesionale , ka deklaruar nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq ,  duke shtuar se kjo është konstatuar edhe në raportin, të cilin e ka hartuar Komisioni i zyrës qeveritare për koordinimin operativ  të shërbimeve të sigurisë. Ai ka theksuar se mbledhja e zyrës është mbajtur sot , kurse deklarimi definitiv për raportin është shtyrë për shkak të mungesës së kryetarit të komisionit Dragan Ivanoviq i cili në mbledhje ka munguar me arsye. Abazoviq ka theksuar se në mbledhje ka mbizotëruar qëndrimi se në raport nuk është potencuar sa duhet roli i Prokurorisë shtetërore në pengimin të rreziqeve potenciale për ngjarjet në Cetinë me 4 dhe 5 shtator.

 

Qytetarët të mos jenë robë të  dëshirës për funksione

Nënkryetari i Qeverisë e lider i Lëvizjes qytetare URA , Dritan Abazoviq , ka theksuar se partia e tij e përkrah Qeverinë e Malit të Zi dhe kështu do të veprojë edhe në të ardhmen.

Ai konsideron se nuk është korrekte që qytetarët e Malit të Zi të jenë rob të dëshirave të disa individëve për funksione. Ai ka shtuar se çështja më e rëndësishmja e cila i preokupon qytetarët është ndryshimi i kolegjit prokurorial dhe kush nuk e dëshiron këtë bënë obstruksion, ka theksuar ai. Individët të cilët nuk e kuptojnë se ndryshimet nuk janë prioritet, ata nuk duan drejtësi , ka theksuar Abazoviq pas konferencës për shtyp me rastin e nënshkrimit të kontratës me hotelin “Mediteran”. Duke komentuar kushtëzimin e FD se nuk do të përkrah ligjet e Qeverisë nëse dështojnë bisedimet për rikonstruktimin e sajë , Abazoviq ka theksuar se nuk është i mendimit se qytetarët duhet të jenë rob të dëshirave për funksione.

 

Situata politike të zgjidhet me dialog – zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Përfaqësuesit e shumicës parlamentare duhet që situatën aktuale politike ta zgjidhin me një dialog konstruktiv pas tryezës bashkëbiseduese, dhe pa shantazhe , ka kumtuar sekretari i përgjithshëm i Aleancës qytetare CIVIS , Zoran Milaniq.

Të përkujtojmë se njëri ndër liderët e FD Millan Knezheviq ka kumtuar se në rast të dështimit të bisedimeve për rikonstruktimin e Qeverisë do të vazhdohet bojkotimi i parlamentit dhe i të gjitha ligjeve qeveritare dhe se do të kërkohet ndërmjetësimi ndërkombëtarë për krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Situata e ndërlikuar shoqërore politike kërkon seriozitet dhe gatishmëri për kompromis ndërmjet subjekteve politike. Për këtë arsye Demokratët kanë treguar transparencë që për të gjitha opsionet e marrëveshjeve të mundshme të bisedohet brenda shumicës në pushtet për të kërkuar zgjidhjen më të mirë të mundshme, sepse zgjedhjet e reja dhe rrëzimi i Qeverisë nuk janë zgjidhje , ka kumtuar kryetari i klubit të deputetëve të Demokratëve Boris Bogdanoviq.

 

Qeveria nuk do të këtë mbështetje  nëse në të nuk do të jetë edhe Mandiq

Deputeti i Frontit Demokratik ,Jovan Vuçuroviq ,ka deklaruar se Qeveria nuk do të këtë  përkrahjen nëse në të nuk ka vend për liderin e NOVA -s dhe për njërin nga liderët e FD Andria Mandiq. Ai ka kumtuar se Mali i Zi nuk ka kohë për kurrfarë eksperimentesh dhe për projekte të dështuara, siç ka qenë Qeveria e ekspertëve.

“Subjektet politike të shumicës parlamentare janë të detyruara që kapacitetet e veta ti vendosin në dispozicionin e popullit dhe të marrin përgjegjësinë për drejtimin e vendit. Andaj FD dhe NOVA  nuk do të lejojnë improvizime të reja dhe aventura politike të  atyre që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje , por  dëshirojnë të formojnë Qeverinë, ka theksuar Vuçuroviq. Pas dështimit të ashtuquajturës Qeveri e ekspertëve , FD kërkon që liderët e këtij blloku ti marrin vendet e veta në pushtetin ekzekutiv, të cilat ua ka dhënë vetë populli. Ai ka theksuar se si deputet i NOVA dhe FD rekomandon se nuk do të votojë dhe as nuk do të përkrah asnjë Qeveri në të cilën nuk do të gjendet Andrija Mandiq.

 

Adresat perëndimore nuk janë kundër hyrjes së FD në Qeveri

Adresat perëndimore nuk kanë asgjë kundër hyrjes së liderëve të Frondit Demokratik në Qeveri, në veçanti jo kundër kryetarit të Lëvizjes për ndryshime Nebojsha Medojeviq , ka deklaruar deputeti i kësaj partie Nikolla Bajçetiq.

Ai ka shtuar se do të ishte e natyrshme të bëhet rikonstruktimi i Qeverisë dhe në këtë mënyrë të arrihet përmirësim i përgjithshëm i skenës shoqërore dhe politike në Mal të Zi. Bajçetiq ka vlerësuar se Qeveria nuk mund të jetë e fortë dhe stabile nëse nuk gëzon përkrahje të fortë politike . Andaj është me rëndësi që liderët e FD të jenë pjesë e një Qeverie të ri- konstruktuar me qëllim që ajo të forcohet , por edhe ata të marrin përgjegjësinë e vetë, ka theksuar Bajçetiq. Ai po ashtu ka theksuar se ajo që dihet është se adresat perëndimore janë tejet të pakënaqura me situatën në sektorin e sigurisë.

 

Pritet raport i balancuar për progresin

Bashkëbiseduesja kryesore me Bashkimin Evropianë , Zorka Kordiq,  ka deklaruar për Radion e Malit të Zi se pret nga Komisioni evropianë raport të balancuar për progresin dhe se në qendër të vëmendjes do të jenë kapitujt kryesor.

Ajo po ashtu ka theksuar se Komisioni Evropianë do të kërkojë vazhdimin e reformave të legjislaturës zgjedhore. Në raport Komisioni evropianë gjithsesi do të trajtojë legjislaturën zgjedhore , sepse kjo është një temë relevante , por edhe ka pasur shumë rekomandime nga ana e ODIHR-it  që të bëhet harmonizimi i legjislaturës zgjedhore, ka theksuar Koridiq.  Është mirë që janë formuar dhe ekzistojnë trupat punues në parlamentin e Malit të Zi të cilat merren me legjislacionin zgjedhor , mirëpo, Komisioni evropianë do të kërkojë që reformat të përshpejtohen.

 

Ministria do ti ndihmojë Blegtorët me tre centë shtesë për një litër qumësht

Ministria e bujqësisë , pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave gjatë tre muajve të ardhshëm, gjegjësisht deri në fund të këtij viti , do ti ndihmojë blegtoret me 3 centë shtesë për një litër qumësht , është kumtuar pas takimit të ministrit Aleksandar Stijoviq me përfaqësuesit e Unionit të blegtorëve të Malit të Zi. Blegtorët ky çmim aktualisht nuk i kënaq , sepse ata kanë kërkuar 10 centë shtesë për një litër, kështu që nuk përjashtojnë mundësinë e protestave, transmeton Portali i “Pobjedës”. Sekretari i shoqatës së bujqve në Danillovgrad e përfaqësues i Unionit të blegtoreve ,Vllado Llakiq , ka theksuar se është arritur marrëveshje konstruktive që Ministria të ndihmojë me 3 cent shtesë deri në fund të këtij viti. “Reale do të ishte që kjo rritje të jetë 10 cent ,duke pasur parasysh shtrenjtimin e ushqimit për bagëti. “Blegtoret nuk mund të ushqejnë bagëtinë me ushqim të shtrenjte dhe të prodhojnë qumësht të lirë”, ka theksuar Llakiq pas takimit në ministri. Ai po ashtu ka theksuar se blegtorët  kërkojnë takim urgjentë me Ministrin e financave Spajiq dhe me kryeministrin Krivokapiq.

 

Edhe 8 viktima nga koronavirusi

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 8 persona , kurse 448 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid -19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi.  Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2000 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i  517pacientëve .Numri aktual i të prekurve me virus është 5249, kurse prej fillimit të pandemisë kjo shifër ka shkuar në 135 mijë e 981 persona.

 

Pacolli thotë se tri shtete kanë dhënë garanci për të akuzuarit në Hagë

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar për Euronews Albania se 3 shtete kanë dhënë garanci për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

“Unë e di se tre shtete kanë dhënë miratimin për pranimin e të paraburgosurve, nëse gjykata ose gjyqtari vendos që ata të lirohen në liri. Nëse ka nevojë të paguhet ndonjë shumë financiare, unë nuk mund të them dot asgjë”, u shpreh Pacolli, teksa shtoi se pret që ata të lirohen.

Ish-presidenti rrëfeu edhe 4 orët e takimit me ish-krerët e UÇK, ku tha se ata ishin mirë dhe se të gjitha akuzat ndaj tyre janë të pavërteta.

“I pashë të tre, Veseli, Thaçi, Selimi, të gjithë ishin mirë. Kalova 4 orë më ta dhe u ktheva. Ishte një ndjenjë e bukur të qëndroje me ta, por u mërzita kur i lashë në fund”, tregoi Pacolli.

“I demoralizoi fakti që procesi gjyqësor fillon në diku në prill në maj, gabim i presidentit dhe institucioneve ne përgjithësi. Ne nuk kemi reaguar’, shtoi ai.

 

BE-ja rrit zotimin për Afganistanin, premton shifër “marramendëse”

Bashkimi Evropian do të dhurojë 700 milionë dollarë shtesë si ndihmë urgjente për Afganistanin dhe vendet fqinjë të tij, tha Komisioni Evropian para samitit të G20-ës për këtë shtet.

Zotimi i ri e çon në 1 miliard euro shumë e premtuar, pasi komisioni më herët ka premtuar 300 milionë euro për të ndihmuar në shmangien e kolapsit të shërbimeve themelore në Afganistan dhe që njerëzit të mos mbesin pa ushqim.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur një kolapsim të madh humanitar e socio-ekonomik në Afganistan”, tha përmes një deklarate presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke shtuar se talebanët fillimisht duhet t’i përmbushin 5 kushte nga BE-ja për të siguruar ndihma në aspektin afatgjatë.

Ndihma për Afganistanin më parë kanë premtuar edhe Shtetet e Bashkuara e fuqitë aziatike, qoftë përmes të hollave, qoftë përmes ushqimit e ilaçeve.

 

Treni godet për vdekje tre emigrantë në Francë të cilët po flinin në binarë

Tre emigrantë vdiqën dhe një u lëndua rëndë pasi një tren i goditi ata në jug-perëndim të Francës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një kryebashkiak dhe policia thanë se emigrantët ishin shtrirë në binarë kur u goditën në një qytet bregdetar pranë Biarritz të martën në mëngjes.

Përkundër faktit se një hetim policor është duke u zhvilluar, rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta.

Kryebashkiaku i Ciboure tha se zonat ishte e njohur si një rrugë tranziti për emigrantët.

Eneko Aldana-Douat ka deklaruar për një televizion se “emigrantët të cilët u përfshin në aksident ishin duke fjetur ose të shtrirë” në shina.

Megjithëse policia ende nuk e ka zbuluar nacionalitetin e tyre, një gazetë në Paris tha se të njëjtit ishin shtetas algjerianë.

 

Tërmet i fuqishëm në Greqi

Një tërmet me magnitudë prej 6.3 shkallësh Rihter ka ndodhur pranë ishullit të Kretës në Greqi.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) tërmeti besohet të ketë ndodhur me një thellësi prej 10 kilometrave.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar të mundshëm apo edhe dëme materiale.

 

Të paktën 15 të vdekur pas përmbytjeve në Kinën veriore

Të paktën 15 persona humbën jetën nga shiu i madh dhe përmbytjet që goditën provincën veriore të Kinës, Shanxi, duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe duke detyruar më shumë se 120 mijë njerëz të zhvendosen më të sigurta, thanë zyrtarët lokalë të martën.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, provinca u përball me përmbytjet e saj më të këqija këtë muaj që kur filluan regjistrimet, tha zyrtari meteorologjik Wang Wenyi.

Të paktën 1.75 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet, të cilat kanë shkaktuar shembjen e të paktën 19 mijë shtëpive dhe dëmtimin serioz të 18 mijë shtëpive të tjera, tha zyrtari lokal i menaxhimit të urgjencës Wang Qirui.

Sipas tij, tre persona mbeten të zhdukur.

 

Një aeroplan i vogël u përplas në Kalifornisë Jugore

Të paktën dy persona vdiqën kur një aeroplan Cessna u rrëzua në një lagje të Kalifornisë Jugore të hënën pasdite, thanë zyrtarët.

“Ne kemi vdekje të konfirmuara, nuk e dimë saktësisht sa”, ka thënë Justin Matsushita, zëvendës drejtor i zjarrfikësve për qytetin Santee, në një konferencë për gazetarët. “Ne e dimë se janë të paktën dy të konfirmuar”.

Reaguesit e urgjencës janë në kërkim të viktimave pasi përcaktojnë shkallën e dëmtimit të shtëpive, tha ai, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur më tej, dy shtëpi në një lagje Santee në San Diego County u prekën nga goditja e aeroplanit dhe dy ose tre të tjera u dëmtuan gjithashtu.

Është e paqartë se sa njerëz ishin në bordin e Cessna 340A.

Departamenti i Zjarrit i Qarkut San Diego dhe departamenti i sherifit iu përgjigjën rrëzimit, i cili ndodhi pranë një shkolle të mesme. Shkolla e Mesme Santana shkroi në Twitter se të gjithë nxënësit janë të sigurt dhe incidenti ndodhi disa blloqe më tutje.

Ndërkohë Departamenti i Sherifit të Qarkut San Diego ka paralajmëruar banorët të qëndrojnë larg zonës.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot  në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme, por kryesisht i thatë. Frynë erë mesatare , vende- vende deri e fortë veri-lindore.

Temperaturat: Buvë 23, Tivar e Ulqin 21, H. Novi 20, Podgoricë 19, Cetinë 15, Nikshiq 12, B. Pole , Plluzhinë , Guci e Shvnik 9, Berane 8, Plevle e Plavë 7, Kollashin 6, Rozhajë 5 dhe në Zhablak 2 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe në pjesën më të madhe të ditës i thatë. Do të fryjë erë mesatare , vende- vende deri e fortë veriore dhe veri-lindore. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 12 , kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 20 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се