Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 10. 2021. 00:00 >> 17:34

Ditari 08.10.2021

08.10.2021

Edhe 8 viktima dhe 391 të infektuar

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 8 persona , kurse 391 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid -19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Theksohet se gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 2810 mostra në koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 1980 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 414 pacientëve .Numri aktual i të prekurve me virus është 5613, kurse prej fillimit të pandemisë kjo shifër ka shkuar në 134 mijë e 602 persona.

Pa certifikatë digjitale  Covid në qendrat  tregtare

Për shkak të situatës më të volitshme epidemiologjike në Mal të Zi , prej nesër për të hyrë në qendrat tregtare , qendrat afariste dhe godinat afariste, të cilat kanë siperfaqe mbi 1 mijë metra katrore, nuk do të nevojitën certifikatat digjitale covid. Këtë në konferencën e sotme për gazetarët e ka kumtuar drejtori i Institutit për shëndetin publikë të Malit të Zi Igor Galiq. Galiq, ka theksuar se numri i të infektuarve me virusin e ri korona gjatë dy javëve të kaluara ka rënë 40% në raport me dy javët e mëparshme.  Në pajtim me pritshmëritë që Mali i Zi ti bashkëngjitet  certifikatës digjitale Covid të BE , kohëzgjatja e izolimit do të shkurtohet prej nesër nga 14 në 10 ditë.

Mali i Zi mbështet integritetin territorial të Gjeorgjisë

Presidenti i Malit të Zi , Millo Gjukanoviq beson se faza aktuale e lodhjes nga zgjerimi do të përfundoi dhe se Evropa , siç ka theksuar ai , do ta kuptojë nevojën e pranimit të anëtareve të reja. Gjukanoviq këtë e ka kumtuar gjatë vizitës zyrtare në Gjeorgji dhe pas takimit me kryeministrin e Gjeorgjisë , Irakli Garibashvili . Siç  është kumtuar nga kabineti i presidentit Gjukanoviq , ai ka theksuar se Mali i Zi e përkrah integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe përpjekjet e saj që të vendos kontrollin e plotë mbi tërë territorin e vetë në kuadër të kufijve të njohur ndërkombëtarisht, me sovranitetit të plotë dhe luftën e tyre për të ardhmen të cilën ata vet do të zgjedhin. Nga ana tjetër, kryeministri Garibashvili ka shprehur interesim të madh për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat dhe në këtë drejtim , siç ka theksuar ai ,do të ndihmojë shumë edhe vizita e presidentit Gjukanoviq.

Katniq dëshiron të hesht letrat Pandora

Drejtorja ekzekutive e MANS-it ,Vanja Qalloviq -Markoviq , ka vlerësuar se prokurori kryesor special Milivoje Katniq nuk e ka ndër mend të zhvillojë hetime për Pandora letrat, një pjesë e të cilave ka të bëjë me presidentin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq, por qëllimi i tij është që rasti të mbyllet dhe të heshtet sa më parë. Ajo në programin e mëngjesit të TVMZ , duke komentuar fjalët e prokurorit kryesor special Katniq se do ta dëgjojë presidentin Gjukanoviq për shkak të letrave të Pandorës , ka vlerësuar se Katniq ka treguar qartë se nuk e ka ndërmend  që të hetojë seriozisht rastin Gjukanoviq , por që sa më parë ai të mbyllet dhe të heshtet, derisa akoma të jetë në këtë funksion.  Në pyetjen se si e komenton reagimin e presidentit i cili ka theksuar se fjala është për një aferë të inskenuar për nevoja të brendshme politike, Qalloviq – Markoviq ka kumtuar se Gjukanoviq çdo herë , kur është fjala për gjera të tilla, është mbrojtur se fjala është për gjoja inskenime dhe montime.

Janë zëvendësuar gjysma e ambasadorëve

Shefi i diplomacisë të Malit të Zi , Gjorgje Radulloviq , ka kumtuar se gjatë këtij viti, 18 prej 37 shefave të përfaqësive diplomatiko -konsullore janë zëvendësuar, që do të thotë afër 50%. Këtë Radulloviq e ka theksuar në Këshillin për marrëdhënie ndërkombëtare të Parlamentit të Malit të Zi ,në të cilën është shqyrtuar “Informata për situatën aktuale lidhur me kandidimin e ambasadorëve të Malit të Zi dhe rezultatet e kohabitimit”. Radulloviq ka theksuar se në rrethanat kur mungon kjo formë e bashkëpunimit, emërimi i ambasadorëve  zgjatë rreth 6 muaj. “Shkak është situata specifike politike në vend”, ka theksuar Radulloviq , duke shtuar se në Kushtetutë shkruan se ambasadorët i vendos presidenti i shtetit. Ai ka theksuar se dialogu me presidentin Gjukanoviq është mbajtur me qëllim që të “thyhet bllokada”. Po ashtu ka theksuar se nuk e ka të qartë pse disa kandidatë për ambasadorë nuk e kanë fituar përkrahjen e Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare të Parlamentit. Presidenti Gjukanoviq për dy nga ata të cilët kanë fituar përkrahjen e Këshillit i ka nënshkruar letrat kredenciale dhe ata së shpejti do të marrin detyrat e veta”, ka theksuar Radulloviq.

Për demokratët është i pranueshëm propozimi i kryeministrit

Propozimi i kryeministrit , Zdravko Krivokapiq për rikonstruktimin e Qeverisë së Malit të Zi është i pranueshëm për Demokratët, ka deklaruar për Radion e Malit të Zi deputeti, e nënkryetar i kësaj partie ,Vlladimir Martinoviq. Partitë në pushtet do të duhej që sot ti dorëzojnë komentet e veta ndaj propozimit të kryeministrit Zdravko Krivokapiq që Qeveria të ketë 16 ministri dhe tre nënkryetarë. Takimi i ri i shumicës parlamentare, në të cilin do të përpiqen të bëjnë harmonizimin e qëndrimeve lidhur me rikonstruktimin e Qeverisë është i planifikuar të mbahet të dielën.

Gjeka pranon ftesën e Zdravko Krivokapiq

Koalicioni shqiptarë “Bashkë një za” e ka marrë dhe e ka pranuar ftesën e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për takim në javën e ardhshme, ka deklaruar deputeti i këtij koalicioni e kryetar i Partisë demokratike,  Fatmir Gjeka. Ai për gazetën “Dan” ka theksuar se për kryeministrin në këtë takim nuk do të këtë kurrfarë kërkesash. Ai megjithatë ka shtuar se akoma nuk dihet data e saktë e takimit me kryeministrin. Sa u përket atyre, siç ka theksuar ai , gjithmonë kanë thënë se janë të gatshëm për bisedime dhe kësaj i kanë mbetur besnik, edhe pse u duket se e gjithë kjo deri diku është e imponuar. Në pyetjen nëse i mbeten besnik qëndrimit se nuk do të marrë pjesë në Qeverinë në të cilën do të jenë edhe përfaqësuesit e Frontit Demokratik, ai ka theksuar se ata të cilët nuk i kuptojnë proceset globale dhe rajonale , për të cilët klerikalizmi është bazë e veprimtarisë politike, ata të cilët nuk i shohin të gjithë qytetarët e Malit të Zi të barabartë, nuk mund të jenë aleatë të tyre politikë.

Spaijq  heq shenjën e sekretit nga Hexhing -u

Ministri i financave dhe përkujdesjes sociale , Millojko Spaiq e ka hequr shenjën e sekretit nga dokumentacioni për aranxhmanin e kredisë  për ndërtimin e pjesës së autostradës Smokovac-Matesheve duke ia lejuar Akcionit për të drejtën sociale komplet dokumentacionin lidhur me këtë kontratë. Këtë e ka kumtuar Ines Merdoviq nga Akcioni për të drejtën sociale. Në këtë mënyrë , siç ka theksuar ajo , ministri Spaiq, e ka plotësuar premtimin e dhënë publik se shenjen e sekretit do ta heq kur ministria të arrijë që me banka ti tejkalojë përkufizimet e kontraktuara. Ajo ka theksuar se e përshëndet qasjen e tillë të ministrit të financave, gjë që siç ka vlerësuar ajo, është në interesin publik. Ajo ka sqaruar se ky aranzhman ka të bëjë me mbrojtjen e financave publike nga rreziqet valutore, sepse kredia për financimin e autostradës Tivar-Bolare, të pjesës së saj Smokovac – Mateshevë, është kontraktuar në dollarë amerikanë.

Nga sot gjoba për shoferët që nuk vendosin stikerat në targat serbe

Duke filluar nga sot, Policia e Kosovës do të gjobitë drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk e zbatojnë vendimin për vendosjen e stikerave.

Ministria e Punëve të Brendshme u  ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen me stikersa në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve dhe stacionet më të afërta policore, në të kundërtën Policia e Kosovës do t’i gjobitë.

Ky vendim vjen si rezultat i marrëveshjes për targa, të arritur në Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

Referuar pikës 2 të kësaj marrëveshjeje, parashihet zbatimi i përkohshëm i sistemit të stikersave, me të cilat si Kosova, ashtu edhe Serbia, do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra- tjetrës.

Aplikimi i letrave ngjitëse ka nisur nga 4 tetori.

Nikolla: Nuk do të marrim asnjë nismë të njëanshme pa ShBA-të dhe BE-në

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë , Lindita Nikolla, gjatë një konference për media ditën e sotme, ka shtruar pyetjen, nëse shtyrja e afatit të organeve të vetingut bie ndesh me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Në fjalën e saj Nikolla u përgjigj se një konstatim i tillë është i vërtetë, por sipas saj do të jetë e padrejtë që gjyqtarët që nuk kanë kaluar në veting të gjykoheshin me rregulla të ndryshuara dhe nga një organ tjetër.

Kryetarja e Kuvendit theksoi gjithashtu se çdo nismë që do të ndërmerret për zgjatjen e afateve të vetingut nuk do të jetë e njëanshme, por do të jetë në konsultim me partnerët ndërkombëtarë, si ShBA dhe BE.

12 vende të BE-së kërkojnë ngritjen e mureve në kufijtë e tyre

Mjete të reja për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të BE-së përballë flukseve migratore si dhe financim për ngritjen e mureve mbrojtëse, është kërkesa e ministrave të Brendshëm të Austrisë, Qipros, Danimarkës, Greqisë, Lituanisë, Polonisë, Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Letonisë dhe Sllovakisë, në një letër drejtuar Komisionit Evropian dhe presidencës së radhës të Këshillit të BE-së.

Çështja e forcimit të kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian do të trajtohet në samitin e ministrave të Brendshëm të të 27-ve sot në Luksemburg.

Në letrën drejtuar Komisionit dhe presidencës së radhës të Këshillit të BE -së, 12 vendet ”kërkojnë mjete të reja që do t’i lejojnë ata të shmangin, në vend që të merren më pas, me pasojat serioze të sistemeve të mbingarkuara të migrimit dhe azilit dhe kapacitetet e shteruara të pritjes, të cilat përfundimisht ndikojnë negativisht në besimin dhe aftësinë për të vepruar me vendosmëri kur është e nevojshme”.

Shpërthim me bombë në një xhami në Afganistan

Një shpërthim me bombë ka ndodhur ditën e sotme pranë një xhamie shiite në qytetin verilindor të Afganistanit, Kunduz, duke shkaktuar të paktën 40 viktima, sipas një zyrtari taleban.

Sipas dëshmive dhe Associated Press,  besohet se numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm të jetë më i lartë se sa është raportuar . Sipas raporteve, besohet se janë 100 viktima dhe 200 të plagosur.

Deri më tani, asnjë person nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, sidoqoftë që kur talebanët kanë marrë kontrollin në Afganistan sulmet nga militantët e grupit të “Shtetit Islamik” kundër tyre janë shtuar.

Pakistani voton kundër hetimeve të OKB-së për krime lufte në Jemen 

Pakistani, Rusia, Kina, Bahrejni dhe disa shtete tjera, anëtare të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara, votuan të enjten për t’i ndërprerë hetimet e këtij organi rreth krimeve të luftës në Jemen, pavarësisht përpjekjeve të fuqive perëndimore për ta vazhduar mandatin e këtij misioni.

Me një shumicë të ngushtë votash, shtetet anëtare të organit të lartë të OKB-së votuan kundër rezolutës së udhëhequr nga Holanda për t’u dhënë edhe dy vjet hetuesve të pavarur për t’i vëzhguar shkeljet në konfliktin e Jemenit, shkruan Reuters.

Kjo ishte hera e parë në historinë 15-vjeçare të Këshillit për të Drejtat e Njeriut që një rezolutë u mposht.

Hetuesit e pavarur kanë thënë në të kaluarën se krime të mundshme lufte janë kryer nga të gjitha palët e konfliktit 7-vjeçar, i cili i ka vënë përballë koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite dhe rebelët Houthi, të lidhur me Iranin.

Grupet e aktivistëve për të drejtat e njeriut thonë se mbi 100.000 njerëz janë vrarë e katër milionë të tjerë janë zhvendosur gjatë luftës në Jemen, transmeton Gazeta Express.

Gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov fitojnë Çmimin Nobel për Paqe

Gazetarja filipino-amerikane, Maria Ressa dhe kryeredaktori i gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta, Dmitry Muratov, kanë fituar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2021.

Komiteti i Nobelit tha se çmimi iu ndahet pasi ata kanë mbrojtur lirinë shprehjes që është parakusht për demokracinë dhe paqen.

"Gazetarëve Ressa dhe Muratov po iu ndahet Çmimi Nobel i Paqes për luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi", tha Komiteti i Nobelit përmes një deklarate më 7 tetor.

Fituesit e Çmimit Nobel do të marrin një medalje ari dhe do të ndajnë mbi 1.1 milion dollarë.

Nesër mot kryesisht i vranët, pasdite reshje të mundëshme

      Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me reshje të shiut. Frynë erë mesatare , vende- vende deri e fortë lindore dhe verilindore.

     Temperaturat: H. Novi e Tivar 22, Ulqin 20, Podgoricë 18, Nikshiq 17, Cetinë 15, Beranë e Shavnik 14, B. Pole 13, Plavë, Plevle e Plluzhinë 12, Kollashin 11, Rozhajë 9 dhe në Zhablak 6 g.

    Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme deri krejt i vranët dhe gjatë pasdites dhe në orët e mbrëmjes vende - vende me reshje të shiut e bubullimë. Në lartësitë mbi 1500 metra, sipas meteorologëve janë të mundshme edhe reshje të borës dhe skllotës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri- lindore. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 16 , kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 21 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се