Žabljak
Pretežno vedro
15.8 °C
Pljevlja
Vedro
22.3 °C
Herceg Novi
Vedro
22.1 °C
Nikšić
Pretežno vedro
19.6 °C
Cetinje
Vedro
19.9 °C
Bar
Vedro
21.2 °C
Podgorica
Vedro
23.3 °C
Ulcinj
Vedro
17.7 °C
Kolašin
Vedro
20.2 °C

Lajmet

14. 03. 2014.   >>  14:15 0

LAJMET 14.03.2014

14.03.2014

Nuk duam të jen peng i kalkulimeve  parazgjedhore

Përfaqësuesit e Partisë Boshnjake, të FORCA-s, Alternativës Shqiptare dhe Iniciativës Qytetare Kroate, u bënë ftesë subjekteve politike që para definimit të afateve për zbatimin e aksionit afirmativ në nivelin lokal të shqyrtojnë mundësinë e përparimit të tij në nivelin shtetëror, në pajtim me  amendamentet e propozuara të partive shqiptare.

Fronti Demokratik ka kumtuar më parë se për ta është i pranueshëm amendamenti i partive të pakicave në ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve për aksionin afirmativ në nivelin lokal, me kusht që ai të hyjë në fuqi me prej me 1 nëntor. Në kumtesën e Partisë Boshnjake , të FORCA-s, Alternativës Shqiptare dhe  Iniciativës Qytetare Kroate, theksohet se janë të hapura për marrëveshje dhe kompromise, se nuk do të kontestojnë procesin e miratimit të ligjit zgjedhor, por nuk dëshirojnë të jenë pengje të kalkulimeve parazgjedhore të subjekteve tjera politike, të cilat mbështetjen ose refuzimin e kërkesave të tyre e shohin në kontekstin e zgjedhjeve në Podgoricë.

 

Sa më parë të miratohet ligji zgjedhor

Ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve do të duhej të miratohej sa më parë, sepse janë të domosdoshme ndryshimet në ligjin për financimin e qeverisjes lokale dhe Ligjit për Kryeqytetin, të cilët janë shumë të rëndësishëm për funksionimin e qeverisjes lokale në Podgoricë dhe Mal të Zi, deklaroi sot kryetari i qytetit të Podgoricës, Miomir Mugosha.

Ai tha se ende nuk janë kristalizuar rregullat kur është fjala për zgjedhjet në Podgoricë, duke shtuar se Ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve duhet të miratohet sa më parë. Ai gjithashtu tha se projektet e realizuara në këto kohë të vështira është përgjigje ndaj kërkesave të qytetarëve, dhe se kryeqyteti të gjitha obligimet i realizon në kohë. Ai paralajmëroi edhe disa projekte të cilat do të realizohen në të ardhmen, të cilat janë shumë të rëndësishme për kryeqytet.

 

Llukshiq  hap konsullatën e Malit të Zi në Turqi

Ministri i punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane Igor Llukshiq do ta hap konsullatën e Malit të Zi në qytetin  Iskenderun në Turqi, është njoftuar nga kjo ministri. Llukshiq, siç theksohet, gjatë vizitës në Turqi do të bisedojë me guvernatorët dhe zyrtarët e rajonit Hataj dhe provincës Osmania, si dhe me përfaqësuesit e shoqatave afariste të këtyre rajoneve.

“Hapja e konsullatës së nderit do të kontribuojë  përparimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë të cilat vazhdimisht forcohen përmes dialogut intensiv politikë  për bashkëpunim në të gjitha sferat”, thuhet në komunikatë. Në delegacionin me ministrin Llukshiq në Turqi qëndrojnë edhe ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq dhe këshilltari i kryetarit të Qeverisë për energjetikë dhe industri Ranko Milloviq.

 

Shtyhet takimi i Gjukanoviq me Bajden

Takimi i nënkryetarit të SHBA Xhozef Bajden me kryeministrin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq i cili ishte paraparë për me 19 të këtij muaji në Uashington, është shtyrë për shkak të ngjarjeve të pa parashikueshme të cilat kanë ndikuar në agjendën e nënpresidentit amerikan, ka kumtuar ambasada e SHBA në Podgoricë. Nga ambasada ka theksuar  se data e re e takimit do të caktohet sa më parë që të jetë e mundur. Ishte paraparë që Gjukanoviq me zyrtarin e lartë amerikanë të bisedojë për integrimet euro-atlantike, në prag të seancës ministrore të Paktit NATO në qershor si dhe në prag të samitit të aleancës në shtator në Uells, nga i cili kreu i shtetit pret edhe ftesën e Aleancës për Malin e Zi. Të përkujtojmë se para do kohe një grup prej 40 kongresmenëve amerikanë në letrën dërguar sekretarit të shtetit Xhon Keri ka kërkuar që Mali i Zi të marr ftesën për anëtarësim në Samitin e ardhshëm.

 

Neutraliteti nuk është opsion i lirë

Integrimi në NATO është opsioni më i lirë për Malin e Zi se sa neutraliteti, deklaroi ministri i financave Radoje Zhugiq, duke theksuar se sistemi i vet i mbrojtjes do të nënkuptonte numrin shumë më të madh të ushtarëve, ndoshta për tre apo katër herë më shumë ushtarë, thotë Zhugiq. Në fakultetin ekonomik sot u mbajt ligjërata për aspektet ekonomike për integrimet euroatlantike të Malit të Zi, të cilën e organizoi parlamenti studentor i Universitetit të Malit të Zi, në të cilën, përveç ministrit Zhugiq mori pjesë edhe kryetari i PSP, Sërgjan Miliq. Kur është në pyetje dilema për vendimin se si duhet të sjellët lidhur hyrjen apo jo në NATO,  Zhugiq tha se kushtetuta e Malit të Zi nuk e ndalon as nuk e kërkon në mënyrë implicite referendumin për hyrje në NATO, tha Zhugiq.

 

Mbështetet  pranimi i Malit të Zi në NATO

Kryeshefi i shtabit të bashkuar të forcave të armatosura të SHBA Martin Dampsi ka vlerësuar pozitivisht reformat e deritashme të ministrisë së mbrojtjes dhe të ushtrisë të Malit të Zi dhe ka përkrah politikën e dyerve të hapura dhe pranimin e Malit të Zi si anëtarë në NATO.

Kryeshefi i shtatmadhorisë të Ushtrisë së Malit të Zi Dragan Samarxhiq është takuar me Dampsin, duke e njoftuar mikpritësin me përparimet në reformën e sistemit të mbrojtjes dhe me supozimet nga samiti i ardhshëm i NATO –s në Uells. Siç theksohet, Dampsi i ka dhënë mirënjohje ushtrisë malazeze për kontributin e deritashëm në misionin ISAF dhe gatishmërinë për angazhime në Afganistan  edhe gjatë këtij viti. Samarxhiq është takuar edhe me shefin e Byrosë të gardës nacionale, gjeneralin Frank Gras.

 

Medojeviq  për referendum , Pajoviq për parlament

Lideri i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq, konsideron se vendimin për anëtarësim në NATO duhet sjell në referendum, kurse kryetari i Malit të Zi Pozitiv, Darko Pajoviq, vlerëson se është më racionale që kjo të bëhet në Parlament. Medojeviq në forumin në Çanj ka përsëritur se partia e tij përpiqet që Mali i Zi të bëhet anëtar i NATO-s, por që për këtë çështje të vendoset në referendum. Lideri i Pozitivës, Darako Pajoviq, ka theksuar se partia e tij përpiqet për anëtarësim në NATO për shkak të sigurisë së rajonit . Ai ka shtuar se partia e tij do të nisë mini fushatën gjatë të cilës do tua sqarojë qytetarëve pse është mirë që shteti të jetë pjesë e aleancës.

 

Caktohen katër kandidatët për kolegjin gjyqësor

Këshilli për Sistemin Politikë, Legjislaturë dhe administratë ka propozuar dje Vesna Simoviq- Zvicer, Mlladen Vukçeviq, Dobrica Shlivançanin dhe Loro Markiq për anëtarë të Kolegjit Gjyqësore. Në ftesën e përsëritur publike për anëtarë të kolegjit gjyqësor janë paraqitur 11 kandidatë të cilët u dëgjuan në mbledhjen  e fundit konsultative  të këshillit. Kandidatët për anëtarë të Kolegjit Gjyqësore duhet të kenë 10 vjet përvojë pune në çështjet juridike. Kolegji Gjyqësor numëron 10 anëtarë. Nga katër përfaqësues i zgjedhin Kuvendi i Malit të Zi dhe konferenca e gjykatësve, kurse anëtarë janë kryetari i Gjyqit Suprem dhe Ministri i Drejtësisë.

 

Ragjenoviq, Tiçiq dhe Petriçeviq, mbrohen nga liria

Kryebashkiaku i Budvës Llazar Ragjenoviq, këshilltari i kryeministrit Aleksandër Tiçiq dhe ish drejtorja e “Prva Banka”, Jelica Petriçeviq, të dyshuar për shpërdorimin e pozitës zyrtare në rastin “Koshlun”, në procedurën e mëtejme gjyqësore do të mbrohen nga liria. Zyra për pengimin e kriminalitetit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe krimeve të luftës, ka iniciuar procedurën penale kundër Ragjenoviq dhe Tiçiq për shkak të veprës penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare, ndërsa kundër Petriçeviq dhe Vido Ragjenoviq është iniciuar procedura penale për shkak të veprës penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare përmes ndihmës së dhënë. Gjykatësi hetues Mirosllav Bashoviq  pas dëgjimit disa orësh, mbrëmë vonë i ka liruar Ragjenoviq, Tiçiq dhe Petriçeviq  që të mbrohen nga liria njoftojnë mediat.

 

Është precedent që dikush të luhet me 45 milion euro

Do të ishte precedent që dikush të luhet me 45 milion euro të borxhit të pa kontestueshëm tatimor të Elektroekonomisë së Malit të Zi ndaj shtetit, kurse obligimi ligjor është që me to ose më këto mjete të rritet pronësia e shtetit në këtë kompani, ka theksuar deputeti i Partisë Social Demokratike Damir Shehoviq. Me ligjin për buxhetin e Malit të Zi pronarë me shumicë i Elektroekonomisë së Malit të Zi, shteti dhe partneri italianë A2A, janë të obliguar që deri në fund të tre mujorit të parë, gjegjësisht deri në fund të këtij muaji, me borxhin tatimor të Elektroekonomisë, prej 45 milion euro, të rrisin pjesëmarrjen e shtetit në 55 prej gjithsej 58 %. Ndërkaq, pronësia e A2A  do të zvogëlohej përreth 3 %, dhe do të ishte 43.7 %.

 

Tek mjekët privat menjëherë dhe pa para

Qytetarëve prej me një prill nuk do tu nevojitet vërtetimi i institucionit shëndetësor se vizita mjekësore nuk mund të realizohet brenda një muaji, në mënyrë që pacientet të shërohen tek mjekët privat e që janë në rrjetin e institucioneve shëndetësore dhe tek të cilët vizitat e caktuara me intervenimet janë falas. Deri tani për pacientët një vërtetim i tillë ishte i domosdoshëm dhe njëkohësisht ishte barrierë sepse kompetentët kanë refuzuar të lëshojnë vërtetimin e tillë duke ua caktuar pacientëve vizitën  brenda 30 ditëve. Kjo është njëra ndër masat të cilat i ka miratuar qeveria në seancën tematike për reformën e shëndetësisë nga kjo sferë në javën e kaluar në Kollashin. Ministri i shëndetësisë Miodrag Radunoviq ka deklaruar se kjo nënkupton mundësinë që mjekët e zgjedhur nga pjesë qendrore të shtetit vizitat mjekësore për pacientet mund tua caktojnë në spitale dhe në Qendrën klinike.

 

Serbia në prag zgjedhjesh

Të dielën në shtetin serb do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, të cilësuara si të jashtëzakonshme për vetë dinamikën që do të sjellin në vend. Ato janë të rëndësishme, sepse bartin rëndësi specifike reformatore e legjislative pasi do të pasojnë hapjen e negociatave mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Hapja e këtyre negociatave, pasoi angazhimin e Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Zgjedhjet serbe pritet të mbahen edhe në Kosovë dhe vëzhgimi i tyre do të bëhet nga Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.

 

Presidentja Jahjaga e kryeministri Thaçi takojnë ministrin Bushati

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e ka pritur sot në takim ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushatin. Gjatë takimit, sipas një kumtese të lëshuar nga presidenca e Kosovës, Jahjaga e Bushati kanë biseduar për proceset nëpër të cilat po kalojnë të dyja vendet, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe ndihmën që mund t’i japin njëra tjetrës në procesin e përafrimit me BE-në. Sipas presidentes së Kosovës, Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim shumë të mirë në fusha të ndryshme dhe vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve shërbejnë si shembull për rajonin. Ministrin shqiptar e takoi edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë,  Ditmir Bushati  ka shprehur përkushtimin e vendit të tij për të intensifikuar marrëdhëniet në mes dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, posaçërisht në fushën e ekonomisë. Bushati ka thënë se “Shqipëria mbetet e përkushtuar për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare”.

 

83 aktakuza për korrupsion kundër 196 personave

Që nga nëntori i vitit të kaluar e deri në fund të shkurtit të këtij viti, prokuritë e Kosovës në vazhdën e luftës kundër korrupsionit kanë ngritur gjithsej 83 aktakuza me gjithsej 196 persona të dyshuar. Këtë shifër të rasteve kundër korrupsion e ka bërë me dije Koordinatorja Nacionale kundër Korrupsionit, pranë zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula gjatë një konference të mbajtur sot në Prishtinë. Pula gjatë konferencës së mbajtur, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë rastet e korrupsionit në mënyrë që veprimet korruptive, të vihen para drejtësisë.

 

Kery e Lavrov bisedojnë sot në Londër

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, u takuan sot në Londër për të biseduar rreth tejkalimit të krizës në Ukrainë. Sekretari amerikan ka paralajmëruar një ditë më heret, se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, do të ndërmarrin hapa shumë serioz në qoftë se mbahet referendumi ashtu siç është planifikuar, referendum gjatë të cilit banorët e gadishullit Krimeja do të pyeten nëse duan bashkim me Rusinë. Një ditë më parë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi për një “katastrofë” në qoftë se Rusia nuk e ndryshon qëndrimin.

 

Mision për të drejtat e njeriut në tërë Ukrainën

Kombet e Bashkuara do të dërgojnë zyrtarë për të drejtat e njeriut në gjithë Ukrainën duke përshirë edhe Krimenë, me qëllim të mbledhjes së fakteve ku pretendohet se ka shkelje të të drejtave të njeriut. Në një deklaratë të dhënë sot, sekretari i përgjithshëm për të drejtat e njeriut Ivan Simonoviq, tha se vendosja e vëzhguesve është e nevojshme. Simonoviq tha se ka indikacione se shkeljet e të drejtave të njeriut në Ukrainë, janë lënë pas dore, dhe se ka shqetësime serioze në lidhje me dobësinë e institucioneve të sundimit të ligjit, mungesës së llogaridhënies si dhe mosndëshkueshmëri për atë që shkelin të drejtat e njeriut. Rusia pretendon se ka shkelje të të drejtave të rusëve dhe pro-rusëve në Krime andaj edhe e justifikon praninë e saj ushtarake në këtë gadishull.

 

Rusia e fton OSBE-në për ta monitoruar referendumin

Rusia iu ka bërë thirrje 57 vendeve që e përbëjnë Organizaten për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që të dërgojnë një mision vëzhgues për të monitoriuar të dielen, mbarëvajtjen e referendumit. Votimi mund të çoj deri tek shkëputja e këtij gadishulli nga Ukraina dhe bashkimi i tij me Rusinë. Ministria e jashtme ruse në një deklaratë të lëshuar ka thënë se udhëheqësit e OSBE-së, shtetet anëtare të saj si dhe zyra për të Drejtat e Njeriut duhet të heqin dorë nga praktika e “standardeve të dyfishta” dhe të shkojnë në Krime ta monitorojnë votimin. Kryesuesi aktual i OSBE-së, Didier Burkhalter, ditë më parë ka thënë se me formën aktuale, referendumi duhet të konsiderohet si i paligjshëm.

 

Zgjedhjet në Siri, kërcënim për dialogun

Ndërkohë që konflikti sirian hyri këtë javë në vitin e katërt, ndërmjetësuesi ndërkombëtar Lakhdar Brahimi paralajmëroi se nëse zgjedhjet presidenciale zhvillohen brenda pak muajsh, ato mund të kërcënojnë bisedimet e paqes mes qeverisë dhe opozitës. Përfaqësuesi special Lakdar Brahimi tha në komentet për shtyp pas një takimi me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit se megjithëse nuk ka pasur njoftim zyrtar në Damask për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale që ishte në plan të mbaheshin në korrik, ka plot shenja që tregojnë se zgjedhjet do të zhvillohen. "Nëse zhvillohen zgjedhjet, kam përshtypjen se e opozita ka të ngjarë të mos jetë e interesuar të dialogojë me qeverinë”, ka thënë Brahimi.

 

Nesër ndeshjet e gjiros së 21-të

Ndeshjet e gjiros së 21-të të ligës së parë malazeze do të zhvillohen nesër. Sutjeska e cila e kryeson tabelën do të takohet ne Podgoricë me Mlladostin, Çeliku në Nikshiq e pret ekipin e Grblit, ndërsa në Cetinë takohen Llovqeni dhe Buduqnosti, që është edhe derbi i gjiros. Në Budvë takohen Mogreni dhe Petrovci, Zeta dhe Rudari takohen në Gollubovc, ndërsa në Tivar ekipi nga Tuzi, Deçiqi takohet me Mornarin. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15. Sutjeska e kryeson tabelën me 40 pikë, Çeliku deri tani ka grumbulluar 33, ndërsa numër të njëjtë pikësh kanë Llovqeni dhe Buduqnosti, nga 32. Deçiqi gjendet në fund të tabelës me vetëm 17 pikë.

 

Edhe nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me diell dhe relativisht i nxehtë. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.  Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 20 gradë, në Budvë e Bijello Pole 19, Herceg Novi, Tivat e Rozhajë 18, në Tivar, Ulqin, Cetinë, Plevle, Nikshiq, Kollashin e Beranë 17, Plavë e Mojkovac 16 dhe në Zhablak 14 gradë.  

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë stinë të motit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -3 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 21 gradë celsius. 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se