Žabljak
Pretežno oblačno
8.8 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
15.7 °C
Herceg Novi
Oblačno
18.1 °C
Nikšić
Oblačno
14.5 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
16.9 °C
Bar
Oblačno
16.8 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
19.9 °C
Ulcinj
Umjereno oblačno
21.3 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
12.3 °C

Lajmet

10. 03. 2014.   >>  17:25 0

LAJMET 10.03.2014

10.03.2014

FD: Fitore e opozitës në Beranë

Nga Fronti demokratik është kumtuar se koalicioni Berana i shëndosh të cilin e përbëjnë  kjo aleancë  dhe  PSP ka fituar 48,5 për qind të votave në zgjedhjet lokale  të cilat u mbajtën dje dhe që është e mjaftueshme që të formojë pushtetin. Sipas këtyre të dhënave PDS ka fituar 43,5 për qind , të votave , kurse Partia social demokratike , Partia Boshnjake , Mali i Zi pozitivë dhe Partia popullore nuk e kanë kaluar cenzusin.

Cenzusin nuk e kaluan as Partia Demokratike Serbe, partia e radikalëve serbë , Partia Komuniste Jugosllave e Malit të Zi , Partia e pensionistëve, Invalidëve dhe të drejtës sociale si dhe as Lista serbe. Sipas të dhënave të Frontit demokratikë në zgjedhje kanë dalë 76 për qind të zgjedhësve të regjistruar. Të drejtë vote në Berane kanë pasur 23 mijë e 553 qytetarë të cilët kanë votuar në 55 vendvotime.

 

Lekiq: Në Berënë fiton opozita

Fitorja zgjedhore e koalicionit Fronti Demokratik dhe PSP në Beranë është me të vërtet e madhe , në veçanti duke pasur para sysh kushtet në të cilat është realizuar , ka theksuar sot kryetari i FD Miodrag Lekiq.

Në zgjedhjet e djeshme në Beranë koalicionit FD dhe PSP ka fituar 18 mandate dhe e ka shumicën për formimin e pushtetit, Sipas fjalëve të tij ,banorët e Beranës haptazi i kanë thënë JO manipulimeve parazgjedhore të PDS . Kjo fitore , konsideron  Lekiq, e obligon opozitën që të mos kremtojë me eufori , por të vazhdojë të ndërtojë forcën e alternativës serioze kredibile kundër pushtetit të tjetërsuar dhe të pa kontrolluar.

 

Të gjendet zgjidhje për kreditë “Zviceran”

Këshilli parlamentar për ekonomi , ka debatuar sot për kreditë stabile të indeksuar në frang zviceran  me klauzulen valutore, e që janë çështje kontestuese e Qendrës për mbrojtjen e konsumatorëve dhe të Hipo Allpe Adria Bankës në Gjyqin themelor në Podgoricë. Në seancën dëgjimore konsultative kanë marr pjesë ombudsmani  i Bankës Halil Kallaç, pastaj përfaqësuesit e Bankës Qendrore, të Shoqatës së bankave, të Ministrisë së financave etj. Drejtorja e Qendrës për mbrojtjen e konsumatorëve Ollga Nikçeviq ka theksuar se është ngritur akuza në emër të 320 klientëve ,duke theksuar se qytetarët me ndihmën e reklamave përgënjeshtruese  janë sjellur në situatë të vështirë.

 

Dëgjohen kandidatet për kryeprokurorin e shtetit

Anëtaret e Këshillit për sistemin politik ,legjislaturë dhe administratë bene dëgjimin konsultativ te kandidateve për zgjedhjen e kryeprokurorit te shtetit ,mirëpo nuk u deklaruan ,por deputeteve ua dërguan procesverbalin me pyetjet dhe përgjigjet nga seanca .Kryesuesi i Këshillit Rifat Rastoder ka përkujtuar se ne mbledhjen e mëparshme është vendosur qe ky trup nuk duhet te deklarohet për kandidatet ,por te hartoje Raportin  nga seanca dëgjimore dhe ti dozohet parlamentit. Ne pyetjet e anëtarit te Këshillit janë përgjigjur prokurorja e larte e shtetit ne Podgoricë Vesna Joviqeviq ,zëvendësja e kryeprokurorit Stojanka Radoviq dhe avokati Goran Rodiq. Deputetja e Malit te Zi pozitiv Azra Jasaviq ka theksuar se kriminaliteti është plage e shoqërisë dhe se fati i integrimeve veriatlantike do te varet nga kryeprokurori i ardhshëm i shtetit. Deputeti i klubit te partive shqiptare ,Genci Nimanbegu i ka pyetur kandidatet nëse prokuroria ka paraqitur ndonjë akuze-propozim për njërën nga privatizimet ne Mal te Zi  .

 

Është hapur EKO ndërtesa e Kombeve të Bashkuara

Eko ndërtesa e Kombeve të Bashkuara është e hapur sot në Podgorcië, kurse objekti ,siç kanë theksuar zyrtarët malazezë dhe të OKB , do të jetë vend kyç për hartimin e ideve të reja kreative në shumë sfera të ndërtimit në Mal të Zi. Eko ndërtesën , në të cilën do të punojnë agjencitë e Kombeve të Bashkuara,- programi i OKB për zhvillim UNDP , Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijë –UNICEF dhe Organizata ndërkombëtare për migrime IOM, solemnisht e kanë hapur presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe zëvendës sekretari i përgjithshëm i OKB, Jan Eliason.

Vujanoviq ka vlerësuar  se kjo ndërtesë është për shumë çka e veçantë, duke shtuar se kjo është e vetmja Eko ndërtesë në Evropën Jug lindore në të cilën janë të vendosura agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe është unike sipas respektimit të gjitha kërkesave ekologjike dhe energjetike , por edhe sipas vetë lokacionit.  Vujanoviq  i shprehu mirënjohje Qeverisë së Malit të Zi ,e cila e ka financuar projektin dhe kryeqytetit i cili e ka dhënë një pjesë të trodhit   . Zavëndësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB Eliason ka theksuar  se iniciativa për Eko ndërtesën  është hartuar në dy shtylla të forta.  E para është synimi i Malit të Zi që të jetë shtet ekologjik dhe Eko ndërtesa e OKB tregon përkushtimimin e Malit të Zi ndaj zhvillimit të qëndrueshëm. Shtylla e dytë është përkushtimi dhe obligimi i OKB  që ta ndihmojë Malin e Zi në përpjekjet që të përmirësojë jetën dhe të zgjeroj mundësitë për të gjithë banorët e vetë , ka theksuar ai.

 

Mali i Zi promovon paqen dhe dialogun

Mali i Zi fuqimisht merr pjese ne stabilitetin dhe promovimin e vlerave te paqes ,dialogut  dhe bashkëpunimit rajonal dhe ky është themel i OKB ,është vlerësuar gjate takimit te kryetarit te Kuvendit te Malit te Zi Ranko Krivokapiq me zëvendësin e sekretarit te përgjithshëm te OKB Jan Eliason. Eliason ka theksuar se Mali i Zi është shembull i mire i suksesit ne këtë pjese te Evropës ,duke shtuar se roli i kryetarit te Asamblesë parlamentare te OSBE është kontribut i madh ne kërkimin e zgjidhjeve afatgjate te cilat kane për qellim sigurinë dhe paqen e qytetareve. Krivokapiq dhe Eliason kane konkludur se paqja dhe stabiliteti janë prioritetet kyçe te cilave anëtareve te OKB duhet tu përkushtohen ne vazhdimësi ,sepse cdo kontribut individual është edhe siguri e tere bashkësisë. Eliason sot është takuar edhe me kryeministrin Millo Djukanoviq .

 

Policia i pengon punëtorët e firmës Metallac që ta bllokojnë tunelin Budosh

Polica i ka penguar sot punëtorët e firmës Metallac Montavar nga Nikshiqi që ta bllokojnë tunelin Budosh .Ndihmës shefi i Qendrës së sigurisë në Nikshiq, Darko Maxhariq, u ka thënë punëtorëve se me bllokimin e komunikacionit në këtë aks rrugor do të pengonin  mijëra qytetarë që ti kryejnë punët  dhe obligimet e veta . Punëtorët kanë theksuar se aty nuk kanës shkuar të rrënojnë dhe të thyejnë, por të kërkojnë bukën e gojës për fëmijët e vetë. Kryetari i sindikatës ,Radisav Jaukoviq ,ka theksuar se kushtetuta u garanton punëtorëve që rregullisht ti marrin të ardhurat e veta, por kjo nuk është respektuar. Punëtorët  qëndruan në rrugë deri në ora 12, kurse pastaj u kthyen në fabrikë ku do të vendosin për hapat e mëtejmë.

 

Në Bruksel mbahet takimi për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

Ekonomia, industria dhe politikat e sipërmarrjeve të vogla dhe mesme, të taksave dhe doganave do të jenë sot në rend ditë në takimin që zhvillohet në Bruksel ndërmjet përfaqësuesve të Komisonin Evropian dhe përfaqësuesve nga institucionet e Kosovës. Takimi mbahet në kuadër të dialogut që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe BE për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

 

KQZ e Kosovës dhe Shqipërisë me marrëveshje bashkëpunimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës dhe ai i Shqipërisë nënshkruan sot Memorandum Bashkëpunimi. Në emër të KQZ-së së Kosovës nënshkroi kryetarja Valdete Daka, ndërkaq në emër të KQZ-së së Shqipërisë Memorandumin e nënshkroi kryetarja e këtij institucioni, Lefterije Luzi (Lleshi).

Pas kësaj ceremonie, në një konferencë të përbashkët për media, kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka tha se ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim ngritjen e standardeve zgjedhore në të dy vendet, si dhe është në funksion të rritjes së eficencës së punës institucionale dhe modernizimit të të gjitha aspekteve të organizimit, menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve. Ndërkaq, nga ana e saj, kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë, Lefterije Luzi (Lleshi) u shpreh se “duke marrë parasysh lidhjet tradicionale historike dhe kulturore ndërmjet dy vendeve dhe dëshirën për të forcuar marrëdhëniet e bashkëpunimit në çdo fushë, jemi të bindur se një bashkëpunim efektiv dhe i ngushtë do t’i shërbejë rritjes së përformancës administrative zgjedhore të dy institucioneve”.

 

Daçiq: Si çdo herë deri tash serbët do të dalin në zgjedhje

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovë, ndërsa serbët do të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar dhe zgjedhur pushtetin shtetëror, ka thënë kryeministri serb, Ivica Dacic.

“Marrëveshja e Brukselit nuk ua ka ndërprerë serbëve të drejtën të votojnë për shtetin e tyre, ashtu siç thotë Edita Tahiri. Si çdo herë deri tash,  serbët do të dalin në zgjedhje”, ka thënë ai për Novosti, duke reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministres së Kosovës, Edita Tahiri, që ka thënë se “Marrëveshje e Brukselit nënkupton fundin e përzierjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës”.

 

Lustratorët do t’i kontrollojën kandidatët për president të Maqedonisë

 Përbërja e vjetër e Komisionit për kontrollimin e fakteve së shpejti do t’i kontrollojë nëse katër kandidatët për kryetar të Maqedonisë, presidenti aktual Gjorgje Ivanov nga VMRO DPMNE, Stevo Pendarovski nga LSDM, Iljaz Halimi nga PDSH dhe Zoran Popovski nga GROM, ndonjëherë kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. Komisioni për verifikimin e fakteve, në krye me Tome Axhiev pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare do të kenë shumë punë.

Anëtarët e Komisionit për një periudhë të shkurtër duhet t’i kontrollojnë të gjithë kandidatët, nëse kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete.

 

Moska reagon për incidentet e fundit në territorin ukrainas

Ministria e jashtme Ruse ka shprehur shqetësimin në termin “I paligjshëm” që sipas tyre po ndikon tek rusët dhe rus folësit në Ukrainën Lindore. Deklarata e lëshuar të hënën nga ana e ministrisë, përmend një incident që ka ngjarë të shtunën në Kharkiv, gjatë të cilit, sipas ministrisë, njerëz të maskuar që janë të afërt me grupin ultranacionalist të qeverisë së re në Kiev, kanë hapur zjarr kundër protestuesve paqësor.

Policia në Kharkiv e ka pranuar se ka ngjarë një incident i vogël në atë pjesë. Ministria e jashtme ruse po ashtu ka shfaqur shqetësimin në lidhje me ndalimin e shtatë gazetarëve rus, nga ana e policisë në Dnepropetrovsk. Në deklaratë, ministria ka shprehur habinë për heshtjen sic e ka quajtur ajo të turpshme, të parnerëve perëndimor, organizatave për të drejtat e njeriut dhe mediave të huaja në lidhje me këtë incident. Qeveria e re në Ukrainë dhe liderët perëndimor, po e akuzojnë ndërkaq Moskën për shtrembërim të fakteve, me qëllim të portretizimit të protestuesve që e përmbysen Viktor Janukoviq, si ekstremistë të dhunshëm.

 

Obama bisedon me homolohun kinez për krizën në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama dhe homologu i tij kinez Xi Jinping, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar, kanë diskutuar situatën në Ukrainë.Sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, bëhet me dije se të dy presidentët kanë rënë dakord mbi rëndësinë që ka mbështetja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Kumtesa bën me dije se presidentët kanë interes të përbashkët në uljen e tensioneve në Ukrainë. si dhe në gjetjen e një zgjidhje paqësore. Presidenti Obama pritet që të mërkurën të takohet me kryeministrin e Ukrainës Arseni Jastenjuk për të diskutuar në lidhje me pushtimin e Krimesë nga ana e forcave ruse. Shtëpia e Bardhë më herët ka bërë me dije se Obama dhe Jastenjuk do të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhje paqësore pas ndërhyrjes së vazhdueshme ruse në Krime. Autoritetet pro ruse në Krime kanë caktuar datën 16 mars, si datë ku do të mbahet referendumi dhe ku qytetarët e atjeshëm do të pyeten për bashkimin ose jo të Krimesë me Rusinë.

 

Mbyten 42 migrantë në brigjet e Jemenit

Zyrtarët e Jemenit thonë se së paku 42 migrantë afrikanë janë mbytur në brigjet e Jemenit në Detin Arabik, të dielën vonë. Ministria e Mbrojtjes ka thënë se migrantët kanë pësuar kur anija e tyre është mbytur pranë qytetin Bir Ali.

Patrulla detare ka shpëtuar së paku 30 të tjerë, të cilët janë dërguar në një kamp refugjatësh. Migrantët afrikanë, sidomos nga Etiopia dhe Somalia, lënë shtëpitë e tyre për shkak të varfërisë. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, mbi 7,000 migrantë kanë vdekur në ujëra ose duke bërë përpjekje të kalojnë shkretëtirat gjatë vitit 2013.

 

Dyshohet se aeroplani i zhdukur, ishte rrëmbyer

Zyrtarët thonë se asnjë shenjë e aeroplanit të zhdukur të kompanisë Malajzia Airlines nuk është gjetur.  Por, ata kanë bërë me dije se hetuesit kanë intensifikuar hetimet në lidhje me dy personat që në aeroplanin në fjalë, kishin hyrë me pasaporta të vjedhura, njëri me pasaportë të Italisë e tjetri me pasaportë austriake. Shefi i policisë në Malajzi, Khalid Abu Bakar i ka thënë agjencisë franceze AF, se njëri nga burrat është identifikuar nga vëzhgimi i kamerave, por i njëri nuk ka dhënë më shumë detaje. Zhdukja e aeroplanit në ditën e shtunë që kishte në bord 239 persona, ka ngritur shqetësime nëse aeroplani Boing 777 ishte bombarduar apo rrëmbyer. MË shumë se 150 nga udhëtarët në bord ishin kinez. Kina i ka bërë thirrje të hënën Malajzisë, që të shpejtoj përpjekjet në mënyrë që të gjej gjurmët e avionit të zhdukur.

 

Nesër mot kryesisht i vranet

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët ,, në jug i thatë, kurse në viset e larta malore me reshje të dobëta të borës. Frynë erë mesatare deri e fortë kryesisht nga drejtimet veriore. Temperaturat: Budvë  19, Tivat 18, H. Novi 17, Tivar 16, Podgoricë 14, Ulqin 13,  Cetinë 11, Nikshiq 8, Bjello Pole 6, Plevle 5, Plluzhinë, Beranë , Shavnikë e Plavë 4, Kollashin e Rozhaje 2 dhe në Zhablak -2 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe para ditë në veri vende -vende me reshje të dobëta. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej  3 deri në 18 g. C.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se