Žabljak
Malo oblačno
4.4 °C
Pljevlja
Vedro
9.8 °C
Herceg Novi
Vedro
13.6 °C
Nikšić
Vedro
10.4 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
16.4 °C
Bar
Umjereno oblačno
13.4 °C
Podgorica
Pretežno vedro
14.4 °C
Ulcinj
Oblačno
12.4 °C
Kolašin
Vedro
6.8 °C

Lajmet

06. 03. 2014.   >>  17:24 0

LAJMET 06.03.2014

06.03.2014

Të përshpejtohen reformat në rrugën drejtë  integrimit në NATO

Mali i Zi duhet të përparojë në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, ti reformojë shërbimet e sigurisë dhe informative dhe të bëjë me dije se opinioni e përkrah anëtarësimin  në NATO, ka theksuar zëvendësi i ndihmësit  të sekretarit amerikanë  të shtetit  Hojt Brajn Ji. Në debatin në komisionin e Helsinkit, Hojt  i ka rekomanduar Malit të Zi që ti përshpejtojë reformat në rrugën drejtë NATO-s. Siç transmeton Zëri i Amerikës, për Malin e Zi në Komisionin e Helsinkit kryesisht është fol në kontekstin e anëtarësimit në NATO dhe për mundësitë e zgjerimit të aleancës gjatë samitit të sivjetmë në Britani. Ai ka theksuar se Malit të Zi i duhet të bëjë akoma punë në realizimin e reformave të domosdoshme, përmes mesazhit se SHBA dhe aleatët e tjerë gjithnjë përkrahin politikën e dyerve të hapura të aleancës.

 

Gjukanoviq  me 19 mars takohet në Uashington me Bajden

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq do të takohet me 19 mars në Uashington  me nënkryetarin e SHBA Xhozef Bajden, i është vërtetuar gazetës POBJEDA në Qeverinë e Malit të Zi. Gjukanoviq, me funksionarin e lartë amerikanë do të bisedojë për integrimet euro atlantike në prag të seancës ministrore të NATO-s në korrik si dhe në prag të samitit të Aleancës i cili do të mbahet në shtator në Uells, nga i cili kreu i shtetit  pret ftesën që Mali i Zi të ftohet në aleancë.

Takimi Gjukanoviq me Bajden do të jetë takimi i parë i tij me ndonjë zyrtarë të lartë amerikanë pas kthimit në krye të qeverisë në dhjetor të vitit 2012. Takimi me Bajden realizohet pasi që grupi prej 40 kongresistëve amerikanë në letrën dërguar sekretarit të shtetit amerikanë Xhon Keri  ka kërkuar që Mali i Zi të marr ftesën për anëtarësim në samitin e radhës.

 

Kolegiumi  pa marrëveshje për aksionin afirmativ për pakicat

Kolegiumi i kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, me kërkesën e Partisë Boshnjake debatoi sot për aksionin afirmativ për bashkësitë nacionale të pakicave në nivelin lokal. Nënkryetari i Kuvendit e deputet i Partisë Boshnjake Sulo Mustafiq, ka theksuar se amendamentet e partisë së tij nuk kanë interesa partiake dhe ekskluzivisht kanë të bëjnë me mbrojtjen e të gjithë popujve pakicë e jo të ndonjë pakice në veçanti. Jemi të hapur për bisedime në këtë temë me qellim të avancimit të zgjidhjes të bazuara në kushtetutë dhe në standardet ndërkombëtare. Edhe deputeti Genci Nimanbegu tha se aksioni afirmativ për përfaqësimin e pakicave në parlamentet lokale është pozitiv nga aspekti i mbrojtjes i të drejtave të pakicave dhe nuk ka të bëjë me shkeljen e kushtetutës. Ata nuk arritën ndonjë marrëveshje konkrete lidhur me këtë propozim. Përfaqësuesit e pakicave shprehën keqardhje për bojkotimin e punës së kolegjiumit të Frontit Demokratik dhe PSP dhe  u shprehen se besojnë se mbledhja e ardhshme e koelgiumit do të jenë në përbërje të plotë. Të përkujtomë se Parlamenti i Malit të Zi për ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve duhet të diskutojë në seancën e parë të rregullt pranverore me 11 mars në Cetinë.

 

FD bojkoton edhe mbledhjen e kolegjiumit

Përfaqësuesit e Frontit Demokratik në kolegiumin e parlamentit nuk marrin pjesë në mbledhjen të cilën e ka iniciuar Partia Boshnjake, ka kumtuar FD. Nga Fronti theksojnë se kjo aleancë do të marr pjesë në punën e kolegiumit atëherë kur ai të shqyrtojë vetëm një pikë të rendit të ditës – aksionin afirmativ në nivelin lokal në kuadër të ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve, me kusht që, siç theksojnë, PDS të dërgojë mesazh të qartë se do ta përkrah këtë ligj.

FD beson se kryetari i parlamentit Ranko Krivokapiq, i cili i fton mbledhjet e kolegiumit mund të kontribuojë në zgjedhjen e problemit i cili ka shkaktuar krizë të thellë politike dhe parlamentare.

 

Parlamenti të deklarohet për ligjin kontestues

Gjyqi Kushtetues ka kërkuar nga Kuvendi i Malit të Zi që brenda afatit 30 ditorë të deklarohet lidhur me propozimin për vlerësimin e kushtetutshmërisë të ligjit për financimin e partive politike. Iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë e kanë paraqitur me 28 shkurt deputetët e PDS, Partisë Boshnjake dhe Iniciativës Qytetare Kroate. Me ligjin e miratuar në parlament me 17 shkurt me votat e opozitës dhe të Partisë Social Demokratike është paraparë, siç thuhet në arsyetim, kontroll më preciz i shpenzimit të mjeteve buxhetore dhe pengimi i keqpërdorimit të tyre për qëllime partiake. Deputetet e PDS, Partisë Boshnjake dhe të Iniciativës Qytetare Kroate.  Konsiderojnë se ligji kontestues është në kundërshtim të drejtë për drejtë me shumë dispozita të kushtetutës së vendit, në veçanti me ato që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njerëzve.

 

Inspektorët kontrollojnë regjistrin zgjedhor

Inspektorët e drejtorisë e kanë filluar sot kontrollin e regjistrit zgjedhor në bazë të iniciativave të cilat i kanë paraqitur tri parti politike ka theksuar ministri për punë të brendshme Rashko Konjeviq duke shtuar se fizikisht  është e pa mundur që e tërë procedura të përfundojë brenda afatit të paraparë. Mali i Zi Pozitiv, Iniciativa Qytetare dhe Demokracia e Re Serbe në emër të Frontit Demokratik, kanë dorëzuar të hënën, me ftesën e rrjetit për afirmimin e sektorit joqeveritarë, iniciativën për mbikëqyrjen e inspektorëve të regjistrave zgjedhor.

Konjeviq në pyetjen nëse ministria për punë të brendshme ka ndërmarr hapa lidhur me këtë iniciativë, ka shtuar se inspektorët e drejtorisë janë duke punuar në këtë drejtim. Gjyqi Admintrativ i Malit të Zi ia ka dorëzuar Gjyqit Kushtetues propozimin për vlerësimin e kushtetutshmërisë të ligjit për regjistrat zgjedhor duke vlerësuar se përmes disa dispozitave  humbet e drejta e mbrojtjes juridike në frymën e kushtetutës, shkruan gazeta DAN.

 

Plane ambicioze të Qeverisë për infrastrukturën rrugore

Qeveria e Malit të Zi  e mbajti sot mbledhjen e rregullt në të cilën u fol për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Në këtë mbledhje u theksua se nga fundi i vitit 2006 e deri në vitin e kaluar janë investuar më shume se 300 milion euro, janë realizuar më shumë se 100 projekt, prandaj Mali i Zi sipas fjalëve të ministrit Ivan Brajeviq, disponon me më shumë se 11 mijë e 800 kilometra të rrugëve  kualitative dhe rrugëve të shpejta. Sipas fjalëve të tij, dukshëm është zvogëluar numri i fatkeqësive në komunikacion mirëpo, në këtë sektor ende duhet të investohet dhe këtë e vërteton plani ambicioz i qeverisë i miratuar në këtë vit. Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e sotme miratoi edhe propozim ligjin për pengimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

 

Debati publik deri me 14 prill

Debati publik për projekt ligjin për të ardhurat në sektorin publikë fillon sot dhe do të zgjas deri me 14 prill, është kumtuar nga ministria e financave. Me këtë ligj rregullohet mënyra e vërtetimit dhe realizimit të drejtës në të ardhura dhe kontribute tjera të punësuarve në sektorin publike si dhe mënyra e sigurimit të mjeteve. Mjetet për rroga, në procesin e planifikimit të buxhetit, mund të rriten kur buxheti të jetë i ekuilibruar ose kur  të jetë realizuar suficit, respektivisht mund të zvogëlohen nëse buxheti të shënojë deficit mbi 2 për qind nga prodhimtaria bruto e brendshme, thuhet në projekt ligji.

 

Promovim i të drejtave të gruas

Anëtarët e Qeverisë së Malit të Zi do të përgjigjen nesër në Kuvend në pyetjet e përfaqësueseve të partive parlamentare dhe të shoqërisë civile, në kuadër të seancës së Parlamentit të Gruas. Mbledhjen e organizon këshilli për barazinë gjinore me qellim të promovimit të drejtave të gruas dhe të njeriut në Mal të Zi. Para fillimit të seancës së parlamentit të gruas, do të hapet ekspozita e punimeve nga arti figurativ të fëmijëve, është kumtuar nga Parlamenti.

 

Serbia kërkon mbledhje të KS-s për FAK-un

Qeveria e Serbisë do të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për shkak të paralajmërimeve për formimin e Forcave të Armatosura  të Kosovës, ka thënë ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin.

Duke folur për gazetarët në Beograd, Vulin ka thënë se “formimi i forcave të armatosura është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të OKB-së, e cila në mënyrë eksplicite thekson se në territorin e Kosovës mund të jenë vetëm forcat e armatosura të KFOR-it”.

 

Në veri refuzojnë simbolet e Kosovës në statutet komunale

Megjithëse kanë nisur punën në draftin që ua ka dërguar Ministria e Pushtetit Lokal, asnjëra prej katër komunave veriore nuk ka miratuar statutin e komunës, kur kanë mbetur më pak se një javë deri në përfundim të afatit ligjor. Serbët që janë shumicë në veri po insistojnë që edhe statuti i komunës të jetë neutral ndaj statusit të Kosovës. Zgjidhje kësaj çështjeje pritet t’i japin Prishtina dhe Beogradi në një nga takimet e radhës. Problem po aq sa inaugurimi dhe zgjedhja e kryesuesve të komunave veriore po del të jetë edhe miratimi i statuteve komunale. Kjo pasi serbët që janë shumicë në veri po insistojnë që edhe statuti i komunës të jetë neutral, pa simbole të shtetit të Kosovës.  11 marsi është afati i fundit ligjor kur këto komuna duhet t’i miratojnë statutet e tyre. Me qëllim të lehtësimit të këtij procesi, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal u ka dërguar zyrtarëve komunalë Model Statutin.

 

Reforma zgjedhore mund të përfundojë në prill

Reforma zgjedhore mund të përfundojë në prill nëse ka marrëveshje mes subjekteve më të mëdha politike. Komisioni për legjislacion i ngarkuar me përfundimin e reformës e ka përfunduar punën në parim, dhe tani kjo çështje i kthehet Qeverisë për shqyrtim. Behar Selimi, zëvendëskryetar i komisionit për legjislacion, thotë se sipas procedurave të rregullta, reforma zgjedhore mund të përfundojë në maj, por nëse ka marrëveshje politike, kjo çështje mund të përfundojë më herët.  Ndonëse ishte menduar që me këtë reformë Kosova do të ndahej në disa zona zgjedhore, sërish Kosova mbetet një zonë, ndërsa edhe pragu zgjedhor mbetet siç ka qenë në zgjedhjet e fundit.

 

Më 27 prill zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të ë Maqedonisë, Trajko Veljanoski, nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare sipas vendimit në fjalë do të mbahen më 27 prill, njëkohësisht me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë. Iniciativë për zgjedhje të parakohshme në Parlament të shtunën dorëzoi grupi i deputetëve të BDI-së, e cila po atë ditë u pranua nga ana e partisë në pushtet VMRO-DPMNE. Propozimin e BDI-së e mbështetën partitë opozitare PDSH dhe LSDM si dhe partitë më të vogla politike. Këto do të jenë zgjedhjet e treta të parakohshme parlamentare në Maqedoni.

 

Fyle sot në Tiranë për 5 prioritetet

Eurokomisioneri per Zgjerimin, Shtefan Fyle takoi në Tiranë Kryeministrin, Edi Rama, dhe më pas ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.  Pas takimit me ministrin Bushati, ministri i paraqiti komisionerit Füle, në mënyrë të përmbledhur, progresin e reformave, kryesisht në administratën publike, në gjyqësor, në politikën kundër korrupsionit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe në fushën e të drejtave të njeriut. Komisioneri Fyle vlerësoi ecurinë e deritanishme në rrugën e reformave të cilën e konsideroi mbresëlënëse, si dhe planet për veprim të mëtejshëm të cilat i cilësoi si ambicioze dhe të realizueshme. Komisioneri nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së të gjithë faktorëve në këtë proces, sidomos të shoqërisë civile, për të siguruar qëndrueshmërinë e reformave.                    

 

Parlamenti i Krimesë voton pro bashkimit me Rusinë

Parlamenti i rajonit të Krimesë në Ukrainë ka votuar për t’u bashkuar me Rusinë dhe ka shpallur referendumin për këtë çështje, i cili do të mbahet më 16 mars. Zëvendëskryeministri Rustam Temirgaliev ka thënë se votuesit do të pyeten nëse duan të mbeten pjesë e Ukrainës apo t’i bashkohen Federatës Ruse. Ndërkohë udhëheqësit e Bashkimit Evropian diskutojnë sot për vendosjen ose jo të sanksioneve ndaj Moskës, për shkak të dërgimit të trupave në Krime të Ukrainës. Samiti urgjent në Bruksel ndodh një ditë pas bisedimeve në Paris, të cilat kanë përfshirë ministra të Ukrainës, Rusisë, Britanisë dhe Francës. Siç njoftojnë ndërkohë, Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet e mbajtura në 28 vende të bllokut nga presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych, dhe 17 zyrtarë të tjerë, përfshirë ish-kryeministrin, Mykola Azarov. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se takimi me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka qenë “i ashpër” dhe se të dy ata do të takohen përsëri sot në Romë. Në Paris, Lavrov ka refuzuar të takojë homologun ukrainas.

 

Policia rimerr objektin e administratës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power, ka thënë se Rusia do të përballet me “izolim më të thellë politik dhe ekonomik” nëse bën zgjidhje ushtarake të krizës në Krime. Siç njoftojnë agjencitë, Kryeministri i ri pro-rus i Krimesë në Ukrainë, ka bërë me dije se rreth 11 mijë siç ai i quan “trupa vetëmbrojtëse”, janë vendosur për të ndihmuar në kontrollimin e të gjitha pikave të hyrjes në gadishull. Kurse policia Ukrainase sërish ka intervenuar për ti nxjerrë jashtë demonstruesit pro-rus, nga ndërtesa e administratës në qytetin lindor të Donetskut në Ukrainë. I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Ukrainën u detyrua të largohej nga Krimeja pasi u ndalua nga persona të armatosur. Robert Serry, vendosi të ndërpresë vizitën diplomatike në Krime pasi një grup i armatosur i bllokoi rrugën në Simferopol. Ndërkohë, një grup prej 40 vëzhguesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE, janë penguar nga dy grupe të personave të armatosur që të hyjnë në Gadishullin Krimeja.

 

Pezullohet gjykimi ndaj Mohamed Morsit

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi dhe 14 ndihmësve të tij si të akuzuar për nxitje, është pezulluar përkohësisht. Pezullimi i përkohshëm i gjykimit, ka ndodhur pas që njëri nga avokatët e çështjes, Mohamed al-Demati, e ka akuzuar gjykatën për njëanshmëri ndërsa ka kërkuar nga gjykatësi i çështjes që të jap dorëheqje nga rasti.   Pas kërkesës së mbrojtjes, Gjykata e apelit duhet të vendos nëse do të caktojë apo jo, një panel të ri të gjyqtarëve për ta gjykuar këtë rast. Prokurorët kanë bërë me dije, se Mohamed Morsi dhe 14 të tjerët, akuzohen se kanë nxitur përkrahësit e organizatës islamike që të vrajnë protestues islamik.

 

Nesër në Jug mot i kthjellët, kurse në veri i vranët

       Sot në Mal të Zi ka mbajt mot me vranësira të ndryshueshme dhe në viset qendrore me reshje lokale e të dobëta të shiut, kurse në viset e larta me reshje të dobëta të borës. Frynë erë mesatare deri e fortë veriore.

           Temperaturat: në Budvë e Herceg Novi 17 gradë, Tivar e Ulqin 16, Podgoricë e Tivat 15, Cetinë 11, Nikshiq 8, Bijello Pole e Beranë 6, Plevle 5, Plavë 4, Kollashin, Mojkovac e Rozhajë 3 dhe në Zhablak 1 gradë.

          Për nesër në jug dhe bregdet parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, kurse në viset qendrore me reshje të dobëta të shiut. Në veri do të mbajë mot kryesisht i vranët, vende vende me reshje të dobëta të shiut, kurse në viset e larta edhe me borë të dobët. Do të fryjë erë veriore dhe veri-lindore, mesatare deri e fortë, pasdite dhe në orët e mbrëmjes shumë e fortë.

         Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -1 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 19 g.c. 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se