Žabljak
Pretežno vedro
9.1 °C
Pljevlja
Vedro
15.1 °C
Herceg Novi
Vedro
17.5 °C
Nikšić
Vedro
12.3 °C
Cetinje
Malo oblačno
19.7 °C
Bar
Vedro
17.3 °C
Podgorica
Vedro
17.6 °C
Ulcinj
Vedro
19.0 °C
Kolašin
Vedro
9.9 °C

Lajmet

04. 03. 2014.   >>  17:09 0

LAJMET 04.03.2014

04.03.2014

Rastoder  do të ishte shumë e rëndësishme që anëtarët e Frontit të marrin pjesë

Kryetari i Këshillit për sistemin politikë , legjislaturë dhe administratë Rifat Rastoder ka vlerësuar se do të ishte shumë e rëndësishme që anëtarët e këtij trupi nga Fronti demokratik të marrin pjesë në mbledhje në të cilën do të bëhet dëgjimi kontrollues i kandidatit  për kryeprokurorin e shtetit.

Deputetet e Frontit demokratikë kanë vendos që ti bojkotojnë të gjitha aktivitetet në parlament pas mosmiratimit të ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve në Parlament.  Rastoder ka theksuar për agjencinë MINA se mbledhja e Këshillit e caktuar për të hënën do të mbahet nëse do të ketë kuorum. Ai ka theksuar se do të ishte me rëndësi që në mbledhje të marrin pjesë të gjithë, si në pjesën e regjimit të kandidatit për kryeprokuror dhe në veçanti me rastin e votimit për kolegjin gjyqësor.

 

Medojeviq- shërbimet e sigurimit të Malit të Zi  janë krejtësisht të komprometuara

Shërbimet e sigurimit të Malit të Zi  janë krejtësisht të komprometuara dhe nuk mund tu përgjigjen kërkesave të cilat ua shtrojnë strukturat euro-atlantike , ka vlerësuar anëtari i Këshillit për mbrojtje dhe siguri Nebojsha Medojeviq.

Ky këshill e ka përkrah dje propozimin e ligjit për plotësimin e ligjit për fshehtësinë e të dhënave, me të cilin parashihet që presidenti i shtetit  dhe kryetarët e Kuvendit dhe të qeverisë së Malit të Zi mund të kenë qasje në të dhënat sekrete të NATO-s pa leje të veçantë. Medojeviq ka shtuar  se  siguria e të dhënave sekrete me të cilat disponon agjencia për sigurinë nacionale tash një kohë të gjatë është e rrezikuar.

 

Miliq iniciativë për dëgjim kontrollues të  Radoje Zhugiq dhe Vlladimir Kavariq

Kryetari i PSP Srgjan Miliq, ka paraqitur iniciativën që në rend të ditës të Këshillit për ekonomi të plotësohet me propozimin për dëgjimin kontrollues të ministrit për financa dhe ekonomi Radoje Zhugiq dhe Vlladimir Kavariq lidhur me Sollan Bajo Sekuliq. 

Është kërkuar edhe dëgjimi i drejtorit të falimentim i kripores  Millorad Ikoviq. Siç theksohet  Miliq  është obliguar  që nga gjyqi afarist si dhe nga organet  kompetente të shtetit ti kërkojë të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me kriporen në kohën e futjes së falimentimit, me mënyrën e tjetërsimit të pronës, me shpenzimin e mjeteve të fituara nga shitja e pronës si dhe me mënyrën e evidentimit  të gjitha obligimeve ndaj të punsuarëve.

 

Nënshkrim i protokollit  ndërmjet Malit të Zi dhe Azerbajxhanit

Komisioni i përzier për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe Azerbajxhanit do të mbahet nesër në  Podgoricë pas të cilës përfaqësuesit e dy vendeve do të nënshkruajnë protokollin. Nga qeveria është kumtuar se protokollin nga mbledhja e parë e Komisionit  mikst  do ta nënshkruajnë ministri për ekonomi Vlladimir Kavariq dhe ministri i ekonomisë dhe industrisë të Azerbajxhanit Shahin Mustafajer. Në mbledhje do të marrin pjesë  përfaqësuesit e qeverive të dy vendeve të cilët do të shqyrtojnë format e ardhshme të bashkëpunimit me interes të dyanshëm para së gjithash në fushën e energjetikës, komunikacionit , turizmit , bujqësisë etj, thuhet në kumtesë. Pas mbledhjes së komisionit  mikst  në Odën ekonomike të Malit të Zi do të mbahet forumi ekonomik i afaristëve të dy vendeve.

 

Qeveria e Malit të Zi i ka përgatitur ndryshimet e ligjit për materiet eksplozive

Qeveria e Malit të Zi i ka përgatitur ndryshimet e ligjit për materiet eksplozive me të cilat në mënyrë më precize rregullohet prodhimtaria e tyre kategorizimi dhe shitja e mjeteve piroteknike dhe përdorimi me rastin e fishekzjarrëve publike.

Kategorizimi i ri i mjeteve piroteknike, në bazë të formës së përdorimit të tyre, shkallës së rrezikut dhe forcës së zhurmës që ato krijojnë , është bërë me qellim që të sigurohet shkallë e lartë e mbrojtjes së njerëzve. Në ndryshimet e ligjit vërtetohet kufiri i pjekurisë për shitjen e mjeteve piroteknike dhe koha e shitjes së tyre , respektivisht e përdorimit, thuhet në arsyetimin e ligjit.

 

Pjesëtarët e Bashkësisë rome dhe egjiptiane në Mal të Zi ballafaqohen me qëndrime negative

Pjesëtarët e Bashkësisë rome dhe egjiptiane në Mal të Zi ballafaqohen me qëndrime negative , stigmatizim dhe diskriminim , kanë vlerësuar përfaqësuesit e CEDEM_it dhe të iniciativës  të të rinjve për të drejtat e njeriut. Drejtorët ekzekutiv të këtyre dy organizatave Nenad Koprivica dhe Edian Hasanaga Çobaj  e kanë deklaruar këtë me rastin e publikimit të raportit të Komitetit për eliminimin e diskriminimit racor mbi zbatimin e konventës ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave  të diskriminimit racor. Ata kanë përkujtuar se rezultatet e hulumtimit të CEDEM-it  të shpallura në dhjetor të vitit të kaluar kanë treguar se çdo i dyti banorë i malit të Zi nuk dëshiron që të jetë për fqinjë pjesëtarin e Bashkësisë rome ose egjiptiane.

 

Në Mal të Zi 15 klane kriminele janë të kyçura në kontrabandën ndërkombëtare të drogës

Në Mal të Zi 15 klane kriminele janë të kyçura në kontrabandën ndërkombëtare të drogës kurse  OJQ  e kanë kritikuar qeverinë për shkak të mossuksesit  në pengimin e aktiviteteve të tregtarëve kryesor të drogës , theksohet në raportin e Departamentit të shtetit për pengimin e tregtisë me mjete narkotike në botë. Siç shkruan gazeta ,,DAN,, në dokument theksohet se rreth 15 për qind të prej  masës së përgjithshme të narkotikëve të cilët  kontrabandohën përmes Malit  të Zi mbesin në tregjet lokale me qëllim të konsumimit të tyre. Në raport theksohet se Mali i Zi është vend transit për hyrje të mjeteve narkotike në Evropën Perëndimore, kurse llojet më të shpeshta të këtyre drogave të cilat kontrabandohen përmes Malit të Zi është marihuana e prodhuar në Shqipëri, heroina nga Afganistani dhe kokaina nga Amerika Latine.

 

Drejtoria në falimentim e kripores Bajo Sekuliq në Ulqin ka shpall tenderin e ri

Drejtoria në falimentim e kripores Bajo Sekuliq në Ulqin ka shpall tenderin e ri për shitjen e kompanisë me çmimin fillestar prej 195 milion euro ose 4 milion euro më pak se në tenderin e kaluar i cili kishte dështuar.

Të interesuarit për blerjen e kripores ofertat mund ti dorëzojnë deri me 25 mars. Të drejtë pjesëmarrjeje në ankandin publikë kanë kompanitë vendore dhe të huaja si dhe individët të cilët do të paguajnë depozitë 1 për qind nga çmimi fillestar i shitjes.

 

Këshilli kryesor i partisë liberale do të takohet me 22 mars

Këshilli kryesor i partisë liberale do të takohet me 22 mars kur duhet të sillet vendimi për mënyrën e pjesëmarrjes së kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lideri i Partisë liberale Andria Popoviq ka deklaruar për agjencinë ,,MINA,,  se Këshilli kryesor do të  sjellë  vendimin në bazë të rekomandimeve të këshillave komunale. Ai ka theksuar se Partia Liberale në të gjitha komunat  ku do të mbahen zgjedhjet lokale në pranverë përgatitet për pjesëmarrje individuale dhe për ndonjë koalicion eventual do të vendosin Këshillat komunal.

 

Daçiq: Kërkojmë garanci nga NATO-ja dhe KFOR-i

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se paralajmërimi për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nuk është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit.

“Ata këtë e kanë paralajmëruar më herët, por Serbia ka kërkuar garanci nga NATO-ja dhe KFOR-i, që nëse ndonjëherë formohet kjo ushtri, ajo nuk guxon të jetë në veriun e Kosovës pa lejen e KFOR-it”, tha Ivica Daçiq para gazetarëve, dhe ka shfaqur shpresën se këto garantime të NATO-s dhe KFOR-it do të realizohen në praktikë, nëse paraqitet nevoja. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se prej sot vendoset që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Forca të Armatosura të Kosovës.

 

Haiti i nderuar që jetë pjesë e historisë së futbollit të Kosovës

Mbrëmë në Prishtinë ka ardhur Përfaqësuesja futbollistike e Haitit, e cila nesër do të jetë mysafire e Kosovës, në ndeshjen miqësore që do të zhvillohet në Mitrovicë. Mysafirët nga Amerika Qendrore dukeshin të lodhur nga udhëtimi, dhe nuk u pritej akomodimi sa më i shpejt në hotel ‘Swiss Diamond’ në kryeqytet. Pavarësisht kësaj, përzgjedhësi i Haitit, Marc Collat vendosi të flasë për gazetën Arena. Francezi u shpreh të jetë i gëzuar për faktin se skuadra e tij do të jetë e para që do të luaj me Kosovën, të cilën para pak kohësh FIFA e lejojë të zhvillojë ndeshje miqësore zyrtare. “Per mua rëndësia e ndeshjes është e dyfishtë, pasi kjo do të jetë ndeshje ime e parë si trajner i Haitit, ndërsa kam kënaqësinë që do të jem kundërshtari i parë i Kosovës. Ndihem i nderuar që edhe unë dhe skuadra ime do të jemi pjesë e historisë së futbollit të Kosovës”, ka deklaruar Collat. Përzgjedhësi i Haitit thotë se nuk e ka idenë se cilët lojtarë kosovarë do ta sfidojnë skuadrën e tij, ndërsa Adnan Januzaj dhe Lorik Cana janë dy lojtarët e vetëm kosovarë që i njeh si lojtarë kualitativ.

 

Rusi: Urdhërohet përfundim i ushtrimit, por trupat mbeten në Krime

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar që të gjitha trupat, që kanë marrë pjesë në ushtrimet ushtarake të befasishme afër Ukrainës, të kthehen në bazat e tyre. Agjencitë ruse të lajmeve e kanë cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, që ka thënë sot se ushtrimi ishte i suksesshëm. Putini personalisht i ka mbikëqyrë ushtrimet në terrenin e stërvitjeve Kirillovsky në rajonin e Leningradit, së bashku me ministrin e mbrojtes, Sergei  Shoigu, ditën e djeshme. Puttin ka urdhëruar ushtrime ushtarake në gjithë pjesën perëndimore të Rusisë, javën e kaluar, për shkak të tensioneve të larta në Ukrainë, pas përmbysjes së presidentit pro-rus, Viktor Yanukovich. Zyrtarët thonë se në ushtrime kanë marrë pjesë afro 150 mijë ushtarë, më se 900 tanke, pastaj aeroplanë luftarakë e luftanije. Moska i ka hedhur poshtë pohimet se këto ushtrime ishin të ndërlidhura me krizën në Ukrainë, meqë Kievi thotë se afro 16 mijë ushtarë rusë vazhdojnë ta konsolidojnë qëndrimin e tyre në gadishullin Krime.

 

Ukrainë: Ultimatumi kaloi, nuk raportohet për luftime  

Një ultimatum i raportuar që ishte dhënë nga komandanti i Flotës Ruse të Detit të Zi, Aleksandr Vitko, që forcat e Ukrainës të stacionuara në Krime të dorëzohen ose ballafaqihen me sulm, ka kaluar sot në mëngjes, por nuk ka pasur shenja të luftimeve. Lajmin për ultimatum e kishte publikuar dje Ministria e mbrojtjes e Ukrainës. Por, zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, Vladimir Ankin, tha mbrëmë vonë se nuk është dhënë ultimatum i tillë, ndërsa agjencia ruse Interfax e ka cituar zëdhënësin e Flotës Ruse të Detit të Zi, që ka thënë se pretendimet e tilla ishin “marrëzira totale”.
Njëherësh, Kievi ka thënë se forcat ruse janë afro16 mijë ushtarë dhe po e forcojnë rrethin e tyre në Krime. Ushtarët e Rusisë i kontrollojnë të gjithë kufijt në Krime dhe kapacitetet ushtarake në këtë gadishull të Ukrainës dhe një terminal tragetesh në qytetin Kerç, që është vetëm 20 kilometra nga Rusia në rrugën detare.

 

Churkin: Yanukovich i ka kërkuar trupat ruse në Ukrainë

Rusia thotë se presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovich, formalisht kishte kërkuar nga Moska vendosjen e trupave ruse për ta kthyer rendin dhe ligjin në Ukrainë. Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, këto komente i bëri mbrëmë vonë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ai më tutje theksoi se Yanukovich, i cili u largua nga Ukraina në Rusi, i ka dërguar kërkesë me shkrim presidentit rus, Vladimir Putin, të shtunën e kaluar.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë në Kombet e Bashkuara, gjatë diskutimit të tyre, thanë se Rusia ka hyrë në Ukrainë me pretekst të rrejshëm. Ky ishte takimi i tretë urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën gjatë katër ditëve të fundit. Qeveria e përkohshme e Ukrainës thotë se trupat e Rusisë ende po hyjnë në Krime. Rusia e kishte kërkuar këtë mbledhje derisa po ballafaqohet me kërcënime në rritje për sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

 

SHBA: Kongresi - ndihmë ekonomike për Ukrainën

Ligjvënësit amerikanë thonë se do ta paraqesin një paketë mbështetëse ekonomike për Ukrainën në vlerë prej një miliard dollarësh në huadhënie.
Kryesuesi i Komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit, Robert Menendez, tha mbrëmë se një panel dypartiak po e përgatit një paketë legjislative, me të cilën do të autorizohen së paku një miliard dollarë  në garantime të huasë për mbështetje të ekonomisë në Ukrainë, dhe për autorizimin e ndihmës teknike në mbështetje të zgjedhjeve, të luftimit të korrupsionit dhe forcimit të shoqërisë civile. Menendez  ka thënë sot  se komiteti, poashtu, ishte konsultuar me administratën Obama për sanksione të mundshme kundër individëve nga Rusia, dhe ukrainasve që bashkëpunojnë me ta. Sanksionet do të përbëheshin nga ndalja e dhënies së vizave dhe bllokimi i fondeve, e deri te bashkëpunimi e shitjet ushtarake dhe sanksionet ekonomike.

 

Obama: Rusia në anën e gabuar të historisë

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se Rusia është “në anën e gabuar të historisë” në Ukrainë dhe se aksionet e Rusisë në këtë vend paraqesin shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Më tutje, duke folur mbrëmë vonë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama theksoi se vendimi i Rusisë për vendosjen e trupave në gadishullin e Krimesë në Ukrainë, do të tregohet si “çështje e shtrenjtë për Moskën” dhe se situata në Krime është “thellësisht shqetësuese”. Ai ka kërkuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që t’i lejoj monitoruesit ndërkombëtarë për të ndërmjetësuar një marrëveshje, që do të ishte e pranueshme për popullin e Ukrainës. Obama i ka bërë thirrje Kongresit të Shteteve të Bashkuara për ta ndihmuar popullin e Ukrainës me një pako të shpejtë.

 

Putin: Ndryshimi i qeverisë në Ukrainë – jokushtetues

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vlerësuar se ndryshimi i qeverisë në Ukrainë është “përmbysje jokushtetuese dhe një marrje e armatosur e pushtetit”. Putin tha se Viktor Yanukovich është ende president legjitim i Ukrainës, por se ai nuk ka të ardhme politike. Sipas tij, përdorimi i forcës i Rusisë në Ukrainë është zgjedhje e mjetit të fundit, por e rezervon të drejtën për shfrytëzim të të gjitha mjeteve për t’i mbrojtur rusët në Ukrainë.

Më tutje, në konferencën e sotme për shtyp afër Moskës, Putin theksoi se nuk ka interesim për ta aneksuar Krimenë dhe nuk ka synim për të nxitur ndjenja separatiste. Presidenti rus ka thënë se u takon banorëve të Krimesë ta përcaktojnë të ardhmen e tyre. Putin ka nënvizuar se raportet normale me Ukrainën nuk mund të vazhdojnë, deri pas zgjedhjeve të reja, por Rusia nuk do ta njohë asnjë rezultat të votimeve të mbajtura nën kushtet aktuale të “terrorit”.

 

John Kerry arriti në Kiev

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka arritur sot në Kiev të Ukrainës, derisa zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, kanë shpallur se po përgatisin një pako të ndihmës prej një miliard dollarësh për Ukrainën.

Vizita e zotit Kerry bëhet në periudhën kur Shtetet e Bashkuara dhe aletatët e vet, po e shtojnë presionin ndaj Moskës për tërheqjen e trupave nga gadishulli i Krimesë, ose do të ballafaqohen me sanksione ekonomike dhe izolim diplomatik. Zyrtarë të administratës së presidentit Barack Obama thonë se po shqyrtohen imponime të sanksioneve të paspecifikuara ekonomike kundër Rusisë, gjatë kësaj jave.

 

Pakistan: Dy të vrarë nga sulmi në kamionët e NATO-s

Disa  zyrtarë në  Afganistan kanë njoftua se persona të armatosur sot i kanë sulmuar katër kamionë që transportonin furnizime për NATO-n nga Afganistani, nëpër pjesën veriperëndimore të Pakistanit, me ç’rast janë vrarë dy persona. Pakistani është rruga kryesore për furnizim të misionit të NATO-s në Afganistan. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Zyrtarët  lokalë pakistanezë  thanë  se kamionët ishin sulmuar nga katër persona të armatosur, që ishin me dy motoçikleta. Të armatosurit pastaj menjëherë  ishin larguar nga vendi i sulmit.

 

Edhe nëse mot kryesisht i vranët

Sot në mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare  vende vende e fortë nga drejtimet lindore.

Temperaturat: Tivar, Budvë, Ulqin e Beranë 15, Podgoricë e Tivat 14, H. Novi e B. Pole 13, Plevle 11, Kollashin, Plluzhin, Shavnik, Mojkovac, Plavë e Rozhaj 10, Cetinë e Nikshiq 9 dhe në Zhablak 5 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende me reshjet ë dobëta . Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veri-lindore. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në9,, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 16 g. C.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se