Žabljak
Pretežno vedro
-1.9 °C
Pljevlja
Pretežno vedro
-0.5 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
12.1 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
6.4 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
3.5 °C
Bar
Pretežno oblačno
16.8 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
11.9 °C
Ulcinj
Malo oblačno
12.7 °C
Kolašin
Pretežno vedro
0.1 °C

Lajmet

14. 01. 2014.   >>  17:32 0

LAJMET 14.01.2014

14.01.2014

Nesër  do të dihet më shumë për fatin e grupit punues

Anëtari i Grupit punues për vendosjen e besimit në procesin zgjedhor Mlladen Bojaniq nga Mali i Zi pozitiv në kolegjiumin e sotëm ,ka deklaruar se gjatë seancës së sotme nuk është vendos për fatin e Grupit punues ,por më shumë detaje do të dihen nesër kur Grupi punues do të takohet me shefin e delegacionit të UE,Mitja Dorbniç . Anëtari i Grupit nga radhët e PDS Millutin Simoviq, ka dhënë mendimin e vetë, duke potencuar se është mirë që të njoftohen me mendimin e ekspertit evropianë dhe se gjithsesi PDS nuk do të pengojë punën e mëtejme të grupit.

Në seancën e dhjetorit nuk kanë marrë pjesë anëtarët e Frontit Demokratik. Srgjan Miliq, ka deklaruar se deri me tani nuk kanë pasur sukses seancat e Grupit punues dhe se ai nuk do të marrë pjesë më në mbledhjet e Grupit punues sepse deri me tani disa herë janë shtyrë afatet.

 

Do ti avancoi financat publike

Qeveria e Malit të Zi në periudhën e ardhshme do të punojë në avancimin e financave publike , stabilizimin dhe forcimin  e sistemit bankar , si platforma të domosdoshme për vazhdimin e reformave ekonomike , ka kumtuar në Berlin ministri i financave ,Radoje Zhugiq. Nga Ministria është kumtuar se Zhugiq gjatë vizitës në Berlin ,e cila do të zgjas deri nesër ka pasur disa takime siç janë me këshilltarin kryesor të kancelares gjermane Angela Merkel për punën evropiane ,Nikollaus Mejer Llandrut të cilit i ka paraqitur rrethanat aktuale ekonomike të Malit të Zi. Zhugiq , Llandrut e ka njoftuar edhe me aktivitetet në planin e zhvillimit  ekonomik , fiskal si dhe masat konkrete efektive të ndërmarra  deri me tani e të cilat kanë kontribuar në mënyrë të rëndësishme për stabilizimin e financave publike.

Nga ana tjetër Mejer ,ka deklaruar se qasja Qeverisë  malazeze në lëmin e politikës fiskale është serioze dhe ka rekomanduar se është domosdoshme  që të vazhdohen aktivitetet e filluara në drejtim të hartimit të kushteve për rritjen ekonomike.

 

Qeveria ka paguar 5 milion kredi për boksite

Qeveria me parat e qytetarëve para disa ditëve i ka paguar  5 milion euro Montengrobankës për kredi të cilën nuk e kanë kthyer minierat e Boksitit të Nikshiqit, e për të cilën shteti ka qen garant. Ekziston rreziku që nga buxheti shtetëror të tërhiqen edhe 5 milion të tjera shtesë si garanci për kthimin e kredisë të ndërmarrjes së Bjello Poles Lenka dhe Kompanisë në Tivar Mellgoni - Primorka. Deri me tani më së shumti të holla janë shpenzuar për Kombinatin e Aluminit 102.7 milion euro, deri sa me kamate kjo cifël kap shumën prej 113,5 milion euro.

 

Petar Ivanoviq, ka deklaruar se ky do të jetë vit i prodhuesve individual bujqësor

Nuk jam i kënaqur me rezultate e vitit 2013, sepse mendoj se kemi mundur edhe më shumë për aq me tepër se kemi pasur një ekip të perbër prej personave të rinj dhe i cili ka funksionuar mirë. Në disa segmente kemi shpenzuar energji të madhe, por me gjithë këtë kane munguar rezultate. Sa i përket vitit 2014, do të jetë vit i prodhuesve individual dhe edukimit të të rinjve në fshat , ka deklaruar ministri i bujqësisë Petar Ivanoviq në konferencën vjetore për gazetarët . Ivanoviq ,ka paralajmëruar gjithashtu se brenda këtij viti në sektorin e bujqësisë do të hapen afro 1 mijë vende pune, me ç,gjë praktikisht do të përsëritet rezultati i viti 2013. Është planifikuar  gjithashtu rritja e numrit  të kooperantëve, si dhe  sigurimi i mbështetjes kreditore. Prioritet do të jetë gjithashtu edhe forcimi i shkallës së sigurisë të ushqimit,ka shtuar Ivanoviq.

 

Nikollë Gegaj, ka deklaruar se Tuzi duhet të jetë komunë me ekonomi të qëndrueshme.

Funksionari i PDS Nikollë Gegaj ka deklaruar se partia e tij do të mbajë premtime  e dhëna lidhur me  statusin e Komunës Urbane të Tuzit. PDS çdo herë ofron zgjidhjet më të mira për të gjithë qytetarët e Malit të Zi. Një gjë e tillë do të jetë edhe në rastin e Malësisë dhe statusit të ardhshëm të Komunës urbane të Tuzit. Ne i mbajmë premtimet e dhëna dhe përmes bisedimeve me partitë politike nga Malësia jam i besimit se do të vijmë deri të zgjidha e cila do të jetë në interesin më të mirë për të gjithë qytetarët e Malësisë dhe e cila do të ketë mbështetjen e tyre absolute pa marr para sysh dallimet politike apo të tjera, ka deklaruar Gegaj për Portall Analitika. PDS i ka plotësuar premtimet e dhëna çka dëshmon edhe kthimi i statusit të Komunës së Petnjicës e në procedurë është që edhe qytetarët e Guicisë të fitojnë komunën . Jam  i besimit se kjo do të ngjaj edhe me kthimin e statusit të Komunës së Tuzit.

 

Bërkoviq: Pas sulmojnë qëndrojnë forcat çetnike

Mbrëmë një mjet shpërthyes piroteknik me fuqi të madhe shkatërruese është aktivizuar në dyert e banesës së shkrimtarit të njohur malazez Jevrem Bërkoviq në Podgoricë. Nga fuqia shpërthyese, është dëmtuar në pjesë e derës dhe ka rënë suvaja përreth derës së banesës së Bërkoviqit.
Në kohën e shpërthimi shkrimtari ka qenë i vetëm në banesë dhe nuk është lënduar.
“Ky është tmerr. Mbijetova edhe një atentat”, ka thënë Bërkoviq (80), duke shtuar se bëhet fjalë për përpjekje për ta frikësuar atë. Ai thekson se se atë kurrsesi nuk mund ta frikësojnë.
“Erdhi policia. Erdhi kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq, si mik, që të solidarizohet. Kanë ardhur  po ashtu edhe shumë persona të tjerë shtoi Brkoviq.

 

Papunësia në Mal të Zi 14,86 për qind

Në Entin për punësim në Mal të Zi deri me tani janë lajmëruar 34 mijë e 469 persona ndërsa numri i të pa punësuarve  është 14,86 për qind është kumtuar nga Enti për punësim. Numri më i madh i të pa punësuarve në Mal të Zi prej 32,7 për qind është shënuar në korrik të vitit 2000 deri sa më i ulëti prej 10,1 për qind është regjistruar në gusht të vitit 2009. Enti prej fillimit të këtij viti ka evidentuar 77 të punësuar ndërsa ka lëshuar 198 leje pune jorezidente.

 

Tahiri në Bruksel, në takimin e grupeve punuese

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri udhëton sot për Bruksel për të marrë pjesë në takimin e parë të grupeve punuese për përgatitjen e planit aksional për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin të arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Po ashtu zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe udhëheqëse e delegacionit për zbatimin e marrëveshjes për normalizim, Edita Tahiri do të marrë pjesë edhe në takimin e grupeve punueseve për çështjen e polisave të sigurimeve të automjeteve.

 

Thaçi: Në Mitrovicën veriore do të ketë zgjedhje për kryetarë

Kryeministri Hashim Thaçi edhe njëherë vlerësoi takimin e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë të mbajtur në Prizren, duke e quajtur takim të vonuar një shekull. Këtë ditë kreu i Qeverisë e quajti të rëndësishme edhe për një arsye tjetër pasi në këtë ditë u bashkua territori I Kosovës, me betimin e tre kryetarët e rinj të Komunave Veriore.

Kryeministri Thaçi në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, uroi të gjithë asamblistët e zgjedhur në katër komunat e pjesës Veriore si dhe kryetarët e rinj të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, ndërsa theksoi se në Mitrovicën veriore duke respektuar vendimet e Ministrisë së Pushtetit Lokal do të ketë zgjedhje për kryetarë të ri. Edhe zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq uroi të gjithë të zgjedhurit për komunat veriore duke theksuar nevojën e përsëritjes së zgjedhjeve në Mitrovicën veriore.

 

Jahjaga bisedoi me Dakën për zgjedhjet në veri të Mitrovicës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me të cilën bisedoi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Mitrovicës së Veriut.

Jahjaga u njoftua nga kryetarja e KQZ-së, Daka, për aspektet organizative dhe përgatitjet që duhet të kryhen nga KQZ-ja për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme. Presidentja Jahjaga theksoi se i gjithë procesi i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Mitrovicës së Veriut duhet t’i përmbahet ligjeve të Kosovës që përcaktojnë rrethanat dhe mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Ajo tha se të gjitha institucionet e mandatuara për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve duhet të përgatiten sa më mirë për një proces të drejtë dhe të lirë të zgjedhjeve.

 

Nëse rikandidohet Ivanov, BDI braktis koalicionin

Partia më e madhe shqiptare në Maqedoni, BDI ka theksuar se është e gatshme ta braktisë qeverinë nëse VMRO-DPMNE nuk pajtohet me propozimin e tyre për kandidat konsensual për president shteti. "Kjo do të jetë një test për koalicionin qeveritar. Ne besojmë se me bashkëpunimin e deritanishëm me VMRO-DPMNE-në kemi krijuar një besim të ndërsjellë për t’i tejkaluar këto dallime. Përveç kësaj, politika me inat nuk shkon”, ka deklaruar Ermira Mehmeti për gazetën Vest. Ajo shtoi se nëse VMRO-DPMNE i jep mundësi për një mandat të ri Ivanovit, atëherë për partinë e Ahmetit të gjitha opsionet janë të hapura. Mehmeti tha se për këtë është biseduar në parti, por nuk zbuloi nëse kjo do të thotë se BDI-ja mund të përkrahë kandidatin e opozitës. Partia e Ahmetit kërkon kandidat konsensual që do të jetë i pranueshëm edhe për shqiptarët edhe për maqedonasit. Nga VMRO-DPMNE ende nuk zbulojnë nëse Ivanov do të fitojë një mandat të ri ose nëse do të përcaktohen për një kandidat tjetër.

 

Besohet se 70 amerikanë i janë bashkuar kryengritësve në Siri

Burimet amerikane të rendit dhe zbulimit besojnë se janë rreth 70 amerikanë që i janë bashkangjitur kryengritësve në luftimet në Siri, ndërkohë që Al-Kaida në mënyrë aktive kërkon rekrutimin e tyre. Ka shqetësime se ata do të radikalizohen e rekrutohen me qëllim që të kryejnë akte terroriste kur të kthehen në SHBA.

Zyrtarë amerikanë thonë se operativët e Al-Kaida-së po i trajnojnë perëndimorët, përfshi amerikanët, ndërsa besohet se janë rreth 11 mijë të huaj që po marrin pjesë në luftime, shumica e tyre nga vendet arabe. Burimet amerikane thonë se në mesin e tyre janë edhe 1 200 myslimanë nga Evropa.Në Amerikë janë arrestuar qytetarë amerikanë që kanë ndihmuar Frontin al-Nusra që konsiderohet njëra nga dy organizatat e Al-Kaida-së që veprojnë në Siri. Organizata tjetër e lidhur me Al-Kaida-në është Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë. Siria, thonë burimet amerikane, gjatë dy vjet të luftimeve është shndërruar në një bazë të re rekrutimi dhe nisme të aksioneve terroriste kundër Perëndimit, përfshi SHBA-të dhe se shumica e luftëtarëve në Siri gravitojnë kah grupet më radikale ekstermiste të cilët kanë lidhje operacionale me Al- Kaida-në.

 

Ban Ki-Moon në Irak, vriten 25 persona

Autoritetet irakiane kanë bërë të ditur se nga sulmet me bomba janë vrarë së paku 25 persona.

Sulmet kanë ndodhur derisa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka qëndruar për vizitë zyrtare në këtë vend. Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë asnjë grup. Sulmi më vdekjeprurës ka ndodhur në lagjen Shab të Bagdadit, ku janë vrarë 10 persona dhe janë plagosur 13 të tjerë.

 

Sudani Jugor: Së paku 200 të mbytur në lum

Raportet nga Sudani Jugor thonë se së paku 200 civilë janë mbytur sot në një aksident me traget, në Lumin Nili i Bardhë. Viktimat kanë bërë përpjekje t’iu ikin luftimeve në qytetin Malakal. Trageti, i paraparë për 80 njerëz, është mbytur për shkak të mbipopullimit.Të vdekurit përfshijnë gra dhe fëmijë. Konflikti midis forcave të presidentit të Sudanit Jugor, Salva Kiir, dhe rebelëve që mbështesin ish-zëvendësin e tij ka nisur muajin e kaluar.

 

Nesër mot i vranët dhe me reshje te shiut ,ne veri me bore

Sot në  pjesën më të madhe të Malit të Zi ka  mbajtur  mot kryesisht i vranët. Ka frynë erë e dobët  deri mesatare ,në  pjesët veri edhe e fortë nga drejtimet e jugut dhe jug-lindjes.

Temperaturat: Në Tivar 16, Ulqin 14, Budvë 13, H. Novi 12, Rozhaje 10, Podgoricë 9, Plevle e Mojkovac 8, Cetinë, Kollashin e Plavë 7, Zhablak 6, Andrievicë e Beranë 5, Nikshiq e B. Pole 4 dhe në Shavnik 1 g.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot të vranët dhe me reshje të shiut, në pjesët jugore dhe qendrore vende -vende edhe me bubullimë, kurse në Veri me reshje të mundshme të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut dhe jug-lindjes

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 2 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 13 g. C.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se