Žabljak
Pretežno vedro
10.5 °C
Pljevlja
Vedro
8.4 °C
Herceg Novi
Umjereno oblačno
19.1 °C
Nikšić
Umjereno oblačno
13.2 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
12.9 °C
Bar
Umjereno oblačno
19.7 °C
Podgorica
Malo oblačno
18.2 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
14.6 °C
Kolašin
Pretežno vedro
14.6 °C

Lajmet

13. 01. 2014.   >>  18:29 0

LAJMET 13.01.2014

13.01.2014

Cicmil - UNIPROM  është i vetmi i cili ka dorëzuar ofertën si duhet

Firma UNIPROM  nga Nikshiqi e biznesmenit Veselin Pejoviq ka ofruar 400 mijë euro për blerjen e pasurisë së segmentit të Kombinatit të Aluminit në Podgoricë. Drejtori në falimentim Zdravko Cicmil ka deklaruar se  me rastin e hapjes së ofertave, UNIPROM  është i vetmi i cili ka dorëzuar ofertën dhe e cila përmban obligimin e investimeve në periudhën 5 vjeçare në vlerë prej  5 milion euro.

Në ofertë theksohet se fillimisht do të punësohen 50 punëtorë dhe fillimi i prodhimtarisë do të fillojë brenda 4 muajsh kurse prodhimtaria vjetore do të jetë prej 10 deri në 12 mijë tonelatë në formën e prodhimit gjysmëfinale . Cicmil, ka theksuar mes tjerash se mund të lejohet edhe zgjerimi i repartit ekzistues nëse ajo do të ishte në funksionin e rritjes së prodhimtarisë .

 

Malin e  Zi në këtë vit e pretë intensifikimi i procesit negociator

Malin e  Zi në këtë vit e pretë intensifikimi i procesit negociator përmes zbatimit të zgjidhjeve ligjore në shumë kapituj, kurse procesi , në nivelin e planifikimit gjithnjë e më tepër do të zbres në nivelin praktik, ka theksuar kryenegociatori i Malit të Zi me UE Aleksandër Andria Pejoviq.

Ai ka kumtuar se masat të cilat i ka vendosur Komisioni evropianë pas hapjes së kapitujve 23 dhe 24, janë të njëjta me masat dhe aktivitetet e përcaktuara me planet aksionare për këta dy kapituj. Ai ka theksuar se masat  janë rezultat i punës së përbashkët të Malit të Zi dhe Komisionit  Evropian, e që duhet ndërmarrë  në periudhën që vjen,  me qellim të avancimit  të të gjitha segmenteve të sundimit  të  të drejtës, si në sferën e të drejtave themelore , reformën e gjyqësorit, ashtu edhe në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar .

 

Prioritet për gazetarët e Malit të Zi duhet të jenë temat nga sfera e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit

Prioritet për gazetarët e Malit të Zi në periudhën që vjen duhet të jenë temat nga sfera e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit, ka vlerësuar gazetari i Radio Televizionit të Kroacisë Aleksandar Stankoviq.

Të gjitha shtetet pas komuniste në Ballkan janë identike dhe  temat e përmendura i imponon UE, por këto sfera duhet të zgjidhen në të mirë të shoqërive tona, ka deklaruar  Stankoviq  për agjencinë MINA.  Ai ka shtuar se në Kroaci janë paraqit si të mirë hapat që mediat i kanë ndërmarr në temat e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Kristian Posa -Mali i Zi partner  strategjik i Hungarisë

Shtetet e Ballkanit Perëndimor për shkak të pozitës gjeografike të tyre gëzojnë statusin e partnerit strategjik të ekonomisë Hungareze, me  ç,rast në pozitën më të mirë është Mali i Zi, ka vlerësua  ambasadori i Hungarisë në Podgoricë Kristian Posa. Ai ka theksuar se në favor të kësaj flasin edhe rreth gjysmë miliardë euro investime sa ka investuar Hungaria deri tani në Malin e Zi. Në pyetjen, pse Mali i Zi në veçanti është tërheqës për investuesit hungarezë, Posa ka shtuar se me rëndësi të madhe është ambienti stimulues afarist  për ç’gjë dëshmon edhe fakti se të gjitha firmat hungareze në Mal të Zi veprojnë me sukses. Përveç kësaj Mali i Zi dhe Hungaria kanë marrëdhënie të mira politike ka shtuar ai.

 

Murati - përgatitjet për zgjedhje kanë  përfunduar me sukses

Kryetari i Komisionit komunal të zgjedhjeve në Ulqin Jakup Murati ka deklaruar sot se  përgatitjet për zgjedhje,  sa i përket listave dhe renditjeve ka përfunduar me sukses. Më parë kemi njoftuar edhe  renditjen  e listave  e që prinë Mali i Zi pozitiv, pastaj Fronti Demokrati, Partia Boshnjake, partia Socialiste Popullore, Forca, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Partia Demokratike e Socialistëve, Koalicioni  së Bashku për të ardhmen e Ulqinit, kurse e fundit është Partia Social Demokratike.

Murati ka deklaruar se gjithësejt do të ketë 36 vendvotime dhe se asnjeri  vendvotim, sipas ligjit nuk do të ketë mbi 1 mijë votues. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 19 mijë e 181  votues, por siç shtoi Muarati lista përfundimtare e votuesve do të dihet brenda 10 ditëve. Murati gjithashtu njoftoi se punët janë duke shkuar siç edhe ishin planifikuar më parë dhe se sot po ashtu u bë edhe renditja e kryetarëve dhe anëtarëve të Komisionit në vendvotimet e caktuara dhe e cila ka shkuar sipas renditjes së numrit të këshilluarve në këtë komunë,ka theksuar Murati.

 

Ish punëtorët e ish firmës Auto Prevozno nga Nikshiqi e kanë vazhduar sot protestën

Ish punëtorët e ish firmës Auto Prevozno nga Nikshiqi e kanë vazhduar sot protestën para lokaleve të Sindikatës së pavarur në Nikshiq ku do të takohen çdo ditë prej orës 10 deri në orën 14, duke kërkuar nga 250 euro për çdo vit të stazhit, gjë që e kërkojnë tash tri vjet me radhë. Përfaqësuesi i punëtorëve Milisav Gjikanoviq, ka deklaruar në emër të tubuarve se këto mjete i kërkojnë 120 ish punëtorë e që kolegët e tyre i kanë fituar para 5 vjetësh. Protestat nuk do ti ndërpresim derisa të mos na plotësohen kërkesat, edhe për kundër paralajmërimit të kryetarit të Kuvendit të Lidhjes së sindikatave të Malit të Zi Danillo Popoviq se këto mjete do të sigurohen deri në fund të këtij muaji, ka theksuar Gjikanoviq.

 

Dimitrij Potrubaç e ka akuzuar Malin e Zi në Gjyqin Evropian

Ish drejtori financiar i Kombinatit të Aluminit , nënshtetasi rus Dimitrij Potrubaç e ka akuzuar Malin e Zi në Gjyqin Evropianë për të drejtat e njeriut. Potrubaç, siç  shkruan gazeta  Dnevne Novine, thekson në akuzë se të drejtat e tij kanë qenë të shkelura lidhur me procedurën e iniciuar kundër tij në Mal të Zi, në bazë të dyshimit për vjedhjen e rrymës elektrike.

Potrubaçin e kanë mbajtur disa muaj në Podgoricë me ndalimin e qarkullimit,  por pa ndonjë akuzë formale. Ai e ka të ndaluar të largohet nga Podgorica për shkak të dyshimit absurd, për gjoja vjedhjen e energjisë elektrike nga interkonekcioni  evropianë, ka theksuar avokati i tij. Kundër Potrubaçit dhe Kombinatit të Aluminit prokuroria ka paraqit  fletë paditë penale për shkak të dyshimit se prej me 22 shkurt  deri me 22 maj të vitit të kaluar kanë përvetësuar rreth 190.5 mijë megavat orë energji elektrike.

 

Jakshiq: Vendimi i Pantiqit, mundësi për serbët

Deputeti i Partisë Demokratike Serbe Marko Jakshiq tha sot se vendimi i kryetarit të zgjedhur të Mitrovicës së Veriut Kërstimir Pantiq që të mos betohet në postin e tij, është një mundësi e ofruar për serbët që të vazhdojnë luftën për mbijetesën e tyre në Kosovë. Sipas Jakshiq, vendimi i Pantiqit, po dëshmon  se  edhe politika e qeverisë së Serbisë karshi Kosovës, po ‘çahet’.

"Ky vendim  shkon  në favor të serbëve, dhe palës serbe. Kjo tregon se politika të cilën po e udhëheq  Alleksandar  Vullin për Kosovën, është e pasinqertë dhe i dëmton interesat nacionale të Serbisë”, ka thënë Jakshiq për agjencinë Beta. “E tërë politika e Beogradit  karshi Kosovës  është poshtëruese dhe ka nisur të çahet gjithandej”, ka shtuar ai.
Jakshiq thotë se Pantiqi e ka kuptuar se zgjedhjet lokale në Kosovë, nuk ishin neutrale ndaj statusit, andaj i ka bërë thirrje Beogradit, respektivisht Kuvendit të Serbisë që të thirrin zgjedhje lokale për Kosovën, e jo presidentja Atifete Jahjaga.

 

Ban arrin në Bagdad

Sekretari i përgjitshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u ka bërë sot thirrje autoriteteve irakiane që të trajtojnë shkakun kryesor të rritjes së dhunës. Ai ka thënë se duhet të ketë “kohezion politik, kohezion social dhe dialog gjithëpërfshirës politik”.

Ban i ka bërë këto komente në Bagdad, ku pritet të takojë kryeministrin Nuri al-Maliki dhe ministrin e Jashtëm, Hoshyar Zebari. Situata në Sirinë fqinje pritet po ashtu të diskutohet. Vizita e Banit ndodh derisa në provincën  Anbar  të Irakut po zhvillohet një betejë e përgjakshme midis forcave të sigurisë dhe fiseve antiqeveritare, të lidhura me Al Kaidën.

 

Luftimet në Jemenin verior vranë 200 veta

Të paktën 210 persona janë vrarë gjatë dy muajve sa po zgjasin luftimet ndërmjet të shiitëve dhe sunive salafi  në veri të Jemenit, ka thënë sot një zëdhënës i salafit. Trazirat në këtë vend shpërthyen më 30 tetor, kur kryengritësit Houthi që kontrollojnë shumicën e territorit të krahinës veriore Saada, akuzuan Salafit në qytetin Damaj, se po rekrutojnë mijëra luftëtarë nga jashtë për t’i sulmuar ata. Salafit  mohuan akuzat, ndërsa thanë se të huajt ishin student, që duan të thellojnë njohurinë e tyre për fenë islame.
Zëdhënësi i Salafive, Surour al-Wadi'i, tha se numri i të vdekurve nga pala Salafie është ngritur në 210 persona, ndërsa të plagosur janë 620 për këtë periudhë dy mujore. Nga ana e Houthis, nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për numrin e viktimave. Rivaliteti sektarian në Damaj, ka dëmtuar në masë të madhe përpjekjet disa vjeçare të pajtimit në Jemen, që si shtet është strehim për Al-Shabab, njërin nga krahët më aktiv të Al-Kaidas.

 

Varroset Ariel Sharoni

Ish-kryeministri izraelit, Ariel Sharon, është varrosur në fermën e familjes së tij në jug të Izraelit. Sharon ka vdekur të shtunën në moshën 85-vjeçare, pas tetë vjetësh në komë. Personalitete nga 21 vende, kryesisht nga Evropa, kanë marrë pjesë në funeral.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkura, Joe Biden, ka thënë se Sharon ka qenë një njeri, “ylli udhëzues” i të cilit ishte siguria dhe mbijetesa e shtetit izraelit. Presidenti i Izraelit, Shimon Peres, ka thënë se Sharon nuk ka pushuar kurrë në mbrojtjen e vendit të tij. Ndërsa, sipas kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, “kontributi unik i Sharonit në sigurinë e Izraelit është gdhendur në faqet e historisë së popullit izraelit”.

 

Sulmi me mortaja vret 19 veta në Homs

Mediat shtetërore siriane dhe aktivistët anti-qeveritar në Siri, thonë se sulmet me mortaja kanë lënë të vdekur të paktën 19 persona në qendër të qytetit Homs. Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, shkruan sot se mortajat kanë shpërthyer në lagjet pro-qeveritare Ghouta dhe Karm al-Shami. Për këtë sulm, mediat siriane, fajësojnë “terroristët”, që është një terminologji që përdoret nga qeveria për të përshkruar ata kryengritës që janë kundër presidentit Bashar al-Assad. Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut, thotë se aktivistët e saj në terren po ashtu raportojnë për këto sulme në Homs. Lufta në Siri ka shkaktuar vdekjen e më se 120 mijë njerëzve, që kur ajo shpërtheu në mars të vitit 2011.

 

13 vdesin nga përmbytjet në Filipine

Të paktën 13 njerëz kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut, që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm në jug të Filipineve, njoftoi  sot  agjencia shtetërore për ndihmë në raste fatkeqësie.
Rreth 132 mijë njerëz janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve në 10 krahina, të rajonit jugor Mindanao, tha zëdhënësi i agjencisë për ndihmë në raste fatkeqësie. Sipas tij, pesë njerëz vdiqën nga rrëshqitja e dheut në krahinën Davao Oriental, kurse dy të tjerë vdiqën nga ujërat e lumenjve të fryrë. Ndërkaq në Luginën Compostela, gjashtë veta po ashtu kanë vdekur nga rrëshqitja e dheut.

 

HRW publikon udhëzim kritik për Soçin

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka publikuar një udhëzim për gazetarët që do të mbulojnë Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi. Udhëzimi nënvizon rreziqet  e mbulimit dhe shkeljet e gjera të të drejtave të njeriut, që, siç thuhet, janë në kundërshtim me vlerat e karakterit olimpik. HRW thekson se derisa Qeveria ruse shpreson të rrisë imazhin e vendit, shkeljet e të drejtave të njeriut kanë dëmtuar përgatitjet olimpike, me burgosje të paligjshme dhe dëbim të punëtorëve emigrant. Organizata po ashtu vë në pah “stuhinë e kritikave” për ligjin rus, i cili dënon propagandën homoseksuale te të miturit.

 

Kinë: 14 të vrarë në një sallë të kumorës

Katërmbëdhjetë njerëz janë vrarë nga një shpërthim në një sallë të paligjshme të lojërave të fatit në Kinë. Shpërthimi ka ndodhur jashtë qytetit Kaili dhe shkaku i tij është duke u hetuar. Policia beson se eksplozivi është vendosur qëllimisht dhe incidentin është duke e trajtuar si krim. Këto lojra janë të paligjshme në Kinë dhe operacionet e tilla kryesisht lidhen me krimin e organizuar.

 

Kerry e Lavrov flasin për armëpushim në Siri

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë diskutuar mundësinë e organizimit të një armëpushimi në Siri, në prag të konferencës për paqe, e cila do të mbahet  javën e ardhshme në Gjenevë. Duke folur në Paris, pas takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se armëpushimi do të lokalizohej në qytetin e Alepos.

Kerry dhe Lavrov kanë shfaqur shpresën se armëpushimi mund të zërë vend para konferencës së 22 janarit, së bashku me planet për këmbimin e të burgosurve dhe hapjen e korridoreve humanitare. Por, Lavrov ka thënë se këto çështje nuk do të jenë parakusht për bisedime.

 

Nesër mot i vranët  dhe me shi në orët e  mbremjes

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i kthjellët dhe me intervale me diell. Ka fryrë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat Ulqin 17 g, Podgoricë, tivarë e Budvë 16, H. Novi 15, tivat 14, Cetinë e Nikshiq 13, Zhablak  12, Rozhaj 9, Kollashin 5, Shavnik  3, B. Pole e Andrievicë 2, Beranë e Mojkovac 1 dhe Plevle 0 g.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë vrasim gradual të motit dhe në orët e mbrëmjes vende vende me të reshura të shiut. Di të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e Jugut.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej -4 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 16 g. C.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se