Žabljak
Pretežno vedro
2.2 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
3.0 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
15.0 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
8.1 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
6.5 °C
Bar
Pretežno oblačno
16.7 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
15.4 °C
Ulcinj
Umjereno oblačno
15.8 °C
Kolašin
Malo oblačno
4.0 °C

Lajmet

10. 01. 2014.   >>  17:56 0

LAJMET 10.01.2014

10.01.2014

Perishiq - Oferta e firmës UNIPROM më realja

Oferta e firmës UNIPROM nga Nikshiqi për blerjen e pronës të Kombinatit të aluminit në Podgoricë është më seriozja , ka vlerësuar drejtori në falimentimit i Fabrikës Veselin Perishiq. Në tenderin për shitjen e  pronës së KAP me çmimin fillestar prej 52.47 milion euro janë dorëzuar 4 oferta kurse Perishiq gjatë këtyre ditëve të ardhshme do të vendos për ofertën eventuale më serioze. Ai ka theksuar se firma ,,UNIPROM,, ka ofruar 58,5 milion euro për blerjen e tërë pronës së KAP, kurse kompanitë Olitropus Alternative nga Tivati dhe Alemani Trejd nga Beogradi janë të interesuara për blerjen e disa segmenteve. Perishiq konsideron se oferta e Kompanisë Get Sell me seli në Londër pas të cilës qëndron firma HGL nga Gjermania është joserioze pasi që për blerjen e pronës së KAP ka ofruar gjithsejt 5 mije e 100 euro, ka theksuar Perishiq pas hapjes së ofertave në Gjyqin afaristë në Podgoricë. 

 

Mali i Zi ka kapacitete që të përgjigjet ndaj sfidave në kapitullin e 27

Mali i Zi ka kapacitete që të përgjigjet ndaj sfidave në kapitullin e 27 bashkëbisedues që ka të bëjë me ambientin jetësor, por për këtë është e domosdoshme puna e ekipit kompetent,  të institucioneve dhe sektorit joqeveritar, konsiderojnë në Lëvizjen ekologjike Ozon. Drejtori i kësaj organizate joqeveritare Aleksandër Peroviq konsideron se përgjegjësinë për suksesin e bisedimeve me UE nuk duhet ta kenë vetëm  institucionet por edhe  sektori civil. Duke marr para sysh rëndësinë e bisedimeve me UE dhe faktin se shumica e qytetarëve e përkrah procesin e integrimeve në këtë bashkësi, konsideroj se përgjegjësinë  për dinamikën dhe suksesin përfundimtarë  duhet ta kemi të gjithë , ka deklaruar Peroviq për agjencinë MINA.

 

Mos ekzistimi i mekanizmave për përcjedhjen kualitative, rëndon efikasitetin e punës

Mos ekzistimi i mekanizmave për përcjedhjen kualitative dhe të përhershme të qëllimeve strategjike dhe politikës publike shtetërore është njëri prej problemeve kyçe që rëndon efikasitetin e punës të institucioneve shtetërore , kanë vlerësuar nga qendra për tranzicion demokratik. Kjo qendër ka bë  kërkimin  për  të  identifikuar problemin  dhe rekomandimet e mëtejme për përparimin dhe ovulimin e dokumenteve strategjike. Si problem lajmërohet edhe koordinimi jo i mjaftueshëm i politikës dhe aktiviteteve të bazuara në qëllime strategjike, që mund të thuhet se negativisht ndikon në realizimin e qëllimeve shtetërore, por edhe masën e kualitetit të realizimit të këtyre qëllimeve, është kumtuar nga kjo organizatë. Siç konsiderojnë nga kjo organizatë qeveria duhet të formojë trup tjetër i cili do të merrej me punën e definimit të qëllimeve strategjike si dhe të përcjellin realizimin e tyre. Për këtë ata po ashtu konsiderojnë se duhet të vendoset ekipi i ekspertëve për vërtetimin e qëllimit dhe treguesve të suksesit.

 

PDS ende nuk ka biseduar për faktin se kush mund të jetë kryetar i qytetit të Podgoricës

PDS,as  në nivelin lokal, por as në Këshillin kryesore nuk ka biseduar për faktin se kush mund të jetë kryetar i qytetit të Podgoricës, ndërsa qëndrimin lidhur me këtë do ta marrë  Këshilli i Podgoricës i PDS në fillim të muajit shkurt e pas kësaj kryesia, ka deklaruar drejtori politikë i kësaj partie Tarzan Millosheviq. Ai është i besimit se Partia e tij bindshëm do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme në Podgoricë, pa marr para sysh se kush do të jetë kundërshtar në bllokun shtet formues, formimin e të cilit e ka paralajmëruar Partia Social Demokratike së bashku me forumin 2010. Kurrë nuk kemi menduar se kënë  kemi kundërshtar në zgjedhje, por kemi tentuar që të arrijmë rezultat sa më të mirë. Ky rezultat çdo herë ka qenë fitore, për këtë PDS  është në pushtet në shumicën e komunave, e kështu do të jetë edhe në Podgoricë, ka deklaruar Millosheviq për POBJEDËN.

 

Medojeviq- Malin e Zi e pret një vit dramatik

Malin e Zi e pret një vit dramatik, duke marr para sysh që masat e qeverisë të cilat do të duhej të sjellin deri tek rritja ekonomike nuk janë themeluar në bazat  reale , ka vlerësuar deputeti i Frontit Demokratik Nebojsha Medojeviq. Ai konsideron se në këtë vit do të eskalojë  trendi negativ ekonomik dhe se është koha adekuate që të gjithë faktorët kompetent politikë të mendojnë për formimin e qeverisë teknike apo asaj nacionale të shpëtimit, e cila do të bënte kthesë radikale me udhëheqjen e politikës ekonomike, ka deklaruar Medojeviq  për agjencinë MINA.

 

Punëtorët e dikurshëm të Fabrikës Metalac kanë vazhduar dhe sot grevën e urisë

Punëtorët e dikurshëm të Fabrikës Metalac kanë vazhduar dhe sot grevën e urisë, duke kërkuar që tu paguhen të ardhurat, tu lidhet stazhi i punës dhe  më në fund të fillojë prodhimtaria. Kryetar i këshillit grevist të ndërmarrjes Spasoje Jakiq, ka deklaruar për agjencinë MINA se punëtorët janë të pa kënaqur me qëndrimin e qeverisë, se nuk mund tu ndihmojë. Ne ende vazhdojmë të jemi të hapur për bisedime por jo që ato të jenë të kota, siç kanë qene deri tani e të cilat i ka shpall drejtori dhe pronari Nikolla Farunxhiq, ka deklaruar Jakiq. Punëtorët kanë biseduar dje me ministrin e ekonomisë Vlladimir Kavariq, i cili i ka njoftuar se qeveria ka bërë  ç,është e mundur që të ndihmojë këtë ndërmarrje, por nuk mund tu paguaj të ardhurat e mbetura në cilën do ndërmarrje private në Mal të Zi. Këta punëtorë janë në grevë që nga 18 dhjetori dhe kërkojnë që tu paguhen 8 rrogat e mbetura dhe më  në fund të iniciohet prodhimtaria në këtë ndërmarrje.

 

Serbia, negociatat me BE-në do të fillojnë për Kosovën

Shefja e ekipit negociues të Serbisë me BE-në, Tanja Mishqeviq ka deklaruar se Beogradi do të angazhohet që sa më parë të hapen kaptinat negociuese dhe se pret që së pari të hapet kaptina 35 në të cilën janë grupuar çështjet e normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën.
“Eshtë jona të provojmë që të shkojmë sa më shpejt në hapjen e kaptinave, jo vetëm për t’i përmbyllur shpejt, por me synimin që kjo të bëhet temë në opinionin tonë dhe për BE-në, e jo vetëm çështja e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën”, ka thënë Mishqeviq për gazetën Politika. Ajo ka theksuar se pret që në kaptinën 35, përveç përfaqësuesve të Komisionit Evropian, të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Shërbimit të jashtëm evropian, të cilët marrin pjesë në dialogun e Beogradit dhe Prishtinës.
Më 22 janar ekipi serb do të prezantojë se cilat çështje i konsideron elemente të normalizimit të mëtejm me Prishtinën, d.m.th. ajo hyn në marrëvshjen “Bruksel 1“ dhe “Bruksel 2”.

 

Vulin: Po bëjmë çmos për të gjetur kompromis

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot në Mitrovicë, se përfaqësuesit e qeverisë serbe dhe ata të veriut të Kosovës “janë duke bërë çmos për të gjetur një kompromis, në mënyrë që komunat në veri të Kosovës të fillojnë së funksionuari”."Vetëm ai që do jostabilitet  politik në Kosovë do të ketë probleme me konstituimin e kuvendeve komunale, ai që nuk dëshiron që marrëveshja e Brukselit të zbatohet, që bashkësia e komunave serbe të formohet, vetëm ai do të mendojë vazhdimisht arsye të reja pse nuk duhet të ndodhë kjo gjë”, ka thënë Vulin. Udhëheqësit e komunave serbe në veri të Kosovës kërkojnë që materiali për konstituimin e kuvendeve komunale të jetë neutral ndaj statusit, ndërkohë që Prishtina zyrtare insiston që procesi të zhvillohet në harmoni me ligjet e Kosovës.

 

Nga Lidhja e Prizrenit, lidhen marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

Kosova dhe Shqipëria pritet të nënshkruajnë të paktën tri marrëveshje bashkëpunimi gjatë mbledhjes së tyre të përbashkët, e cila pritet t’i bashkojë të dy qeveritë të shtunën në Prizren. Një komunikatë e dërguar nga qeveria e Kosovës thotë se Prishtina dhe Tirana do të nënshkruajnë të shtunën zyrtarisht dokumentin për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Po ashtu dy qeveritë do të nënshkruajnë edhe marrëveshje për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë; pastaj një marrëveshje për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës; dhe marrëveshje për thellim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit evropian.

 

Shqiptarët që mbahen peng nga Al-Kaeda

Shumica e shqiptarëve që luftojnë në Siri gjenden në veri të këtij shteti, gjegjësisht në kufirin e Sirisë më Turqinë në provincat Idlib dhe Alep. Në provincën Idlib ka ndodhur vrasja e 34 të huajve.Në bazë të një skenari të njohur, shumica e vullnetarëve shqiptarë kanë përfunduar në tokën siriane duke udhëtuar përmes Turqisë.Si rezultat i përplasjeve me rebelët vendas dhe jo me forcat e presidentit Bashar al-Assad, pretendohet se ka edhe shqiptarë të tjerë që janë vrarë të hënën në veriperëndim të Sirisë.Burimet raportojnë se në një përpjekje të grupeve rebele për ta pastruar lëvizjen e tyre nga njerëz të Al-Kaeda-s, kanë vrarë në një aksion 34 luftëtarë të huaj në Siri, transmeton ora info.Burime të tjera kanë shpjeguar se disa nga të vrarët janë shqiptarë.Në një video të postuar në “YouTube” flasin katër persona, tre prej tyre flasin në gjuhën shqipe. Ndërsa një tjetër, flet në arabisht, ai tregon për problemet që kanë nisur ndërmjet grupeve rivale që luftojnë kundër forcave të Assad-it. Nëpërmjet videos ata na pohojnë se nuk e kanë aspak problem të jetojnë në Siri. Ne kemi ardhur këtu për të luftuar për hir të Allahut, por jo për të vrarë njëri-tjetrin”,  është shprehur njëri prej tyre.

 

Rama: Rendi dhe ekonomia po rregullohen gradualisht

Kryeministri i Shqipërisë  Edi Rama ka deklarua mbrëmë se rendi publik dhe ekonomia po përmirësohen gradualisht falë këmbënguljes së administratës së re për të rritur transparencën mbi veprimet shtetërore. Kryeministri shqiptar i bëri komente gjatë një bisede në televizionin Klan, ku theksoi se është përgjysmuar numri i krimeve krahasuar me një vit më parë, dhe se brenda 300 ditëve policia do të kthehet në krye të detyrës.
Ekonomia ishte një tjetër fushë kryesore e komenteve të kryeministrit Rama, ku në qendër të vëmendjes u vendosën borxhet dhe taksat. Ai tha se marrëveshja me FMN përcakton objektiva dhe vëzhgim të rreptë për shlyerjen e borxheve dhe rritje ekonomike. Po ashtu, marrëveshja përcakton edhe disa reforma strukturore.Rama tha se, duke nisur nga ky vit, qeveria do të shlyejë një mori borxhesh ndaj kompanive private për shërbimet publike, që ato kanë kryer. Ai tha se këto borxhe kanë bllokuar zinxhirin e ekonomisë së vendit, dhe se pagimi i tyre do të gjallërojë punësimin dhe veprimtarinë prodhuese në tërësi.
Partia Demokratike e opozitës deklaroi ndërkohë se statistikat e publikuara së fundi nga qeveria mbi krizën ekonomike janë modifikuar për qëllime politike.

 

Basha, do të mbështesë protestat

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi në qytetin e Fierit, qeverinë se e ka shtyrë ekonominë pranë humnerës, duke vendosur - sipas tij - financat e shqiptarëve dhe familjeve të tyre në kufijtë e mbijetesës, e duke përgatitur recesionin dhe krizën.
Sipas Bashës, në sfond duken protesta dhe Partia Demokratike nuk do t’i lërë qytetarët vetëm.“Përkeqësim në rend, përkeqësim në ekonomi, përkeqësim në perspektivë. E ndiejmë se një frymë revolte po ngrihet, revoltë kundër mashtrimeve elektorale, revoltë kundër çmimeve, kundër shtrenjtimit të jetesës, kundër pasigurisë, kundër mungesës së perspektivës. Të mos mendojë njeri se ne, Partia Demokratike e Shqipërisë, opozita shqiptare, do të lejojmë që kriza të zërë poshtë vendin e t’iu marrë frymën shqiptarëve, pa treguar një për një përgjegjësinë e atyre që e kanë kurdisur  këtë krizë  me arrogancën e tyre karakteristike.  Të mos mendojë njeri se ne, Partia Demokratike, do t’i lemë qytetarët vetëm, pa mbështetje, si viktima të çmimeve stratosferike, viktima të papunësisë dhe viktima të arrogancës qeveritare”, theksoi pos tjerash Lulzim Basha.

 

Ushtria keniane vret 30 militantë të grupit terrorist Al Shebab

Shteti i Kenisë njoftoi sot  se forcat e saj kanë vrarë 30 kryengritës Shebab, bashkë me komandantin e tyre, gjatë një sulmi ajror në një kamp trajnimi në Somali. Operacioni i natës së mbrëmshme  kishte për cak kampin Shebab, që gjendet në Garbarahey në rajonin Gedo, që është rreth 600 kilometra në veriperëndim të kryeqytetin somalez Mogadishu, në afërsi të kufirit me Keninë dhe Etiopinë, thotë një komunikatë e ushtrisë keniane. Forcat e armatosura besojnë se dhjetëra militantë të tjerë janë lënduar rëndë nga sulmet ajrore.Kenia është duke luftuar Al Shebab, një grup i lidhur ngushtë me Al-Kaidën, e që lufton në territorin somalez që nga viti 2011, dhe prej atëherë forcat keniane janë pjesë e misionit të Unionit Afrikan që është vendosur në Somali.

 

Vriten 37 kryengritës në Homs, thonë mediet shtetërore

Raportet nga Siria thonë se forcat e regjimit të Bashar al-Assad kanë vrarë dhjetëra kryengritës të cilët po luftonin për të thyer shtetrrethimin qeveritar në qytetin Homs. Agjencia shtetërore siriane e lajmeve ,,SANA ,,shkruan se të paktën 37 kryengritës janë vrarë gjatë luftimeve të sotme në Homs.
Në raport nuk thuhet nëse ka pasur viktima nga ana e forcave qeveritare.
Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut, thotë se numri i të vdekurve është 45, dhe se të njëjtit janë vrarë gjatë luftimeve që u zhvilluan të mërkurën dhe të enjten. Trupat qeveritare për muaj të tërë i mbajnë të rrethuara zonat që kontrollohen nga kryengritësit në Homs. Në ndërkohë, në veri dhe lindje të Sirinë, raportohet  për qindra të vdekur, për shkak të luftimeve ndërmjet të forcave islamiste të Al-Kaidas dhe kryengritësve të moderuar opozitar.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Tivar 15, Budvë 14, Podgoricë, H. Novi e Ulqin 13, Tivat 12, Plavë e Rozhajë 11, Zhablak 10, Cetinë 9, Nikshiq 8, Kollashin 7, Plevle 6, Shavnik 5 dhe në B. Pole e Beranë 4 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimet e ndryshme . Temperatura e mëngjesit  prej -2 deri në 8, kurse më e larta e ditë prej 8 deri në 17 g. C.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se