Žabljak
Pretežno vedro
2.2 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
3.0 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
15.0 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
8.1 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
6.5 °C
Bar
Pretežno oblačno
16.7 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
15.4 °C
Ulcinj
Umjereno oblačno
15.8 °C
Kolašin
Malo oblačno
4.0 °C

Lajmet

09. 01. 2014.   >>  16:47 0

LAJMET 09.01.2014

09.01.2014

Fillimi i bisedimeve te Ministrisë së komunikacionit dhe të kompanive kineze për ndërtimin e autostradën Tivar Bolare

Përfaqësuesit e Ministrisë së komunikacionit dhe të kompanive kineze CRBC dhe CCCC fillojnë sot bisedimet mbi marrëveshjen për hartimin e projektit kryesor mbi ndërtimin, sigurimin dhe instalimin e pajisjeve për autostradën Tivar Bolare, gjegjësisht segmentit parësor Smokovac – Mateshevo. Këtë e ka deklaruar për gazetën Dnevne Novine, zëdhënësja e Ministrisë së Komunikacionit Jelena Raspopoviq. Ministria e komunikacionit, para vitit të ri, u ka dërguar propozim-marrëveshje partnerëve kinezë.

Pritet se bisedimet dhe aktivitetet administrative në lidhje me projektin e autostradës do të akordohen deri në fund të janarit, pasi që atëherë fillojnë festat në Kinë. Në këto bisedime diskutohet edhe mbi marrëveshjen financiare, prandaj përfaqësuesit e Ministrisë së financave kanë filluar bisedimet edhe me Eskim Bankën. Ministria e Komunikacionit po përgatiti ligjin mbi autostradën mbi të cilin duhet të deklarohen deputetët në Parlament. Ministri i komunikacionit Ivan Brajoviq ka thënë kohë më parë, se duhet të miratohen ndryshimet dhe plotësimet e marrëveshjes që kanë të bëjnë me projektin e autostradës, gjë që është harmonizuar dhe nënshkrimi i të cilit pritet.

 

Oferta për blerjen e KAP-it

Në gjykatën ekonomike të Podgoricës janë paraqitur katër oferta për blerjen e Kombinatit të Aluminti dhe tri oferta për blerjen e pronës së Repartit të përpunimit. Përveç kompanisë nga Nikshiqi dhe asaj me seli në Tivat, ofertën për blerjen e Kombinatit të Aluminit, siç informohet Televizioni i Malit të Zi, e ka paraqitur edhe ndërmarrja gjermane HGL. Pas skadimit të afatit për paraqitjen e ofertave, ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq, ka kumtuar se është lajm i mirë që në rrethin e parë kemi kaq të interesuar, dhe ka shtuar se mbi këtë temë më konkretisht do të mund të bisedojmë pas hapjes së ofertave. Kryetari i Këshillit për ekonomi, Aleksandar Damjanoviq ka rikujtuar se parlamenti ka miratuar ligjin me të cilin është paraparë që fjalën përfundimtare për kombinat e jep kuvendi.

Ai thotë se kjo ka anët pozitive dhe negative. Një nga anët pozitive është se në mënyrë transparente do të definohet oferta që drejtori i falimentimet e vlerëson si më të leverdishme dhe mbi të do të bisedohet publikisht në kuvend. Kryetari i Sindikatë të Kombinatit të Aluminit Rade Krivokapiq thotë se të punësuarit janë të gëzuar me faktin se katër kompani janë të interesuara për këtë ndërmarrje.Ne presim blerësin i cili do ta mbajë prodhimin, ndoshta edhe ta rris, e kështu të na sigurojë edhe vendet e punës. Gjithashtu nga ana tjetër presim se shteti, kushdo që të jetë blerësi, do ta ndihmojë industrinë e aluminit që të mbijetojë në Mal të Zi.

 

Është mirë për PDS nëse nuk e kandidon Mugoshën

Partisë social Demokratike është e hapur për bisedime dhe për bashkëpunimin eventual pas zgjedhor me PDS, nëse bartës i listës në zgjedhjet pranverore në Podgoricë nuk do të jetë kryebashkiaku aktual Miomir Mugosha. Këtë e ka deklaruar për Portalin e RTMZ shefi i klubit të këshilltarëve të PSD në Kuvendin e kryeqytetit Gjorgjie Suhi ,i cili ka theksuar se Partia e tij e përkrah idenë e PDS që të kandidojë një tjetër bartës të listës në zgjedhjet në Podgoricë. Mediat kanë kumtuar më parë se ministri aktual i arsimit dhe sportit Sllavolub Stjepoviq është kandidati më serioz i PDS për bartës të listës në zgjedhjet pranverore. Si kandidat përmenden edhe Vlladan Vuçeliq dhe funksionarja e PDS Daliborka Pejoviq.

 

Ulqin:U publikua lista e zgjedhjeve për zgjedhjet lokale

Në Ulqin sot është publikuar lista e zgjedhjeve për zgjedhjet lokale në të cilën janë tetë parti dhe një koalicion, ka thënë kryetari i Komisionit komunal të zgjedhjeve, Jakup Murati. I pari në listë është Mali i Zi Pozitiv, pasojnë Fronti Demokratik, Partia Boshnjake, Partia Socialiste Popullore, Forca, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Partia Demokratike e Socialisteve, koalicioni “Së bashku për të ardhmen e Ulqinit” kurse e fundit është Partia Socialdemokrate, ka thënë Murati. Në ditën e zgjedhjeve do të jenë të hapura 36 vendvotime. Asnjë vendvotim nuk ka më tepër se njëmijë votues, siç është paraparë edhe me ligj, ka sqaruar ai. Në këtë komunë, ligji është respektuar edhe kur bëhet fjalë me përfaqësimin gjinor, thotë Murati. Zgjedhjet në Ulqin janë caktuar për më 26 janar, kurse të drejtë vote kanë 19 mijë qytetarë.

 

MANS kërkon shfuqizimin e vendimit për ndarjen e koncesioneve terminalit të kontejnerëve.

Rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritarë ia ka dorëzuar sot Gjyqit afarist akuzën kundër qeverisë me të cilën kërkon shfuqizimin e vendimit  për ndarjen e koncesioneve të kompanisë Terminali i kontejnerëve dhe i ngarkesës së përgjithshme , të miratuar kah fundi i vitit të kaluar.

MANS ka kumtuar se ndarja e konfesioneve është pjesë e paketës së përgjithshme privatizuese për shitjen e Kompanisë nga Tivari partnerit turk Glloball Ports Holding kurse shfuqizimi i vendimit kërkohet për shkak të jo ligjshmerive sepse është i bazuar në aktin koncesual dhe kontratën përcjedhse të cilat paraqesin shkeljen e ligjeve vendore.

 

Prishtina e Beogradi - për rezultatet e zgjedhjeve lokale

Grupet teknike të delegacioneve nga Prishtina dhe Beogradi rinisin sot në Bruksel negociatat për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit. Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se temë qendrore e këtyre bisedimeve do të jetë çështja e zbatimit të rezultateve nga zgjedhjet lokale.

Sipas qeverisë, këto rezultate duhet të legjitimohen “sipas ligjeve të Kosovës në komunat veriore të vendit”.
Inaugurimi i katër komunave veriore me shumicë serbe është shtyrë dy herë deri më tani, për shkak të fletëftesave ku nuk figuronin simbolet e Kosovës.

 

Nesër, seancat inauguruese në katër komuna të veriut

Lideri i Listës qytetare Serbia, Oliver Ivanoviç ka bërë të ditur se të premten do të mbahen seancat inauguruese të organeve komunale në katër komunat veriore.

Ai ka thënë se konstituimi do të zhvillohet pa simbole shtetërore të Kosovës dhe as të Serbisë. Sipas tij në seancë pritet të marrin pjesë të gjithë këshilltarët e zgjedhur përfshirë dhe ata shqiptarë.

 

Irlanda pro statusit për Shqipërinë

Ministri i Çështjeve Evropiane të Irlandës, Paskal Donohoi, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, shprehu mbështetjen e shtetit të tij për Shqipërinë.  Donohoi gjithashtu vlerësoi ecurinë pozitive të reformave në Shqipëri dhe masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërsa ministri Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Bushati e falënderoi edhe ministrin e Jashtëm irlandez, Gilmor, i cili nënshkroi letrën e 8 ministrave të Jashtëm, në mbështetje të dhënies së statusit të vendit kandidat Shqipërisë në dhjetor të vitit të kaluar.Gjithashtu, ministri Bushati theksoi se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë mbetet prioriteti kyç i qeverisë shqiptare. Ai e siguroi ministrin Donohoi për angazhimin maksimal në vijimin e zbatimit të reformave, duke shprehur besimin në marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin qershor.

 

Kryediplomati gjerman në Athinë - një ndër temat edhe Maqedonia

Shefi i diplomacisë gjermane Frank Valter Shtajnmajer për DW ka konfirmuar se një prej temave në bisedimet e tija në Athinë ka qenë edhe Maqedonia. Ndërkaq, edhe Karl Bild iu ka bërë thirrje të dy palëve që të zhvillojnë bisedime konstruktive. “Jam i sigurt se po udhëtoj drejt Athinës mjaft i përgatitur. Gjithsesi se përgatitja ime ka të bëjë edhe për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë për të cilat jam i sigurt se do të bisedohet. Me Greqinë do të bisedoj për të gjitha çështjet e hapura, si ato që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian, për krizën ekonomike dhe marrëdhëniet me fqinjët”, tha Shtajnmajer, transmeton "Zhurnal". Para vizitës në kryeqytetin grek, ai ka pasur takim gjatë ditës në Berlin edhe me homologun e tij suedez, Karl Bild. “Shkupi dhe Athina duhet të jenë konstruktivë. Të jenë të përgatitur që të bëjnë kompromis, i cili duket qartë se është në interest ë të dy vendeve dhe me të cilin do të mundësohet që Maqedonia t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE”, tha Bild. Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë sot e nesër do të qëndrojë në Athinë, ku do të takohet me presidentin grek Papulas, kryeministrin Samaras dhe kryediplomatin Venizelos.

 

6 të vrarë në një rajon rus; ngrihet alarm për sigurinë

Rusia ka vënë forcat e sigurisë në gatishmëri të lartë në rajonin jugor Stavropol Krai, pas gjetjes së gjashtë trupave të pajetë.
Një zëdhënës i sigurisë rajonale ka thënë se gjashtë trupat janë gjetur të mërkurën në dy qarqe të ndryshme, jashtë kryeqytetit rajonal, Stavropol. Ende nuk janë të qarta motivet e vrasjeve.
Stavropol Krai është portë për Kaukazin Verior, ku Rusia përballet me një kryengritje të militantëve islamikë, të cilët kanë kërcënuar se do të pengojnë Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen muajin e ardhshëm në qytetin Soçi.

Vriten së paku 12 rekrutë në Bagdad

Policia irakiane ka thënë se së paku 12 rekrutë të Ushtrisë së Irakut janë vrarë në një sulm vetëvrasës, në një qendër ushtarake në Bagdad.
Sulmi ka plagosur edhe së paku 25 rekrutë të tjerë.
Autoritetet spitalore kanë konfirmuar numrin e viktimave.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por sulmet vetëvrasëse janë shenjë dalluese e degës së Al Kaidës në Irak.

 

Nga një shpërthim në një fabrikë kimike në Japoni, 5 të vdekur

Nga një shpërthim në një fabrikë kimike në Japoninë qendrore kanë vdekur sot pesë punëtorë dhe janë plagosur së paku 10 të tjerë. Shpërthimi ka ndodhur në fabrikën Mitsubishi të prefekturës Mie. Hetuesit dyshojnë se ai është shkaktuar si pasojë e një reaksioni kimik me hidrogjen.Të vdekurit dhe të plagosurit besohet të jenë të gjithë punëtorë të fabrikës.

Rast fatal i gripit H5N1 në Kanada

Rasti i parë fatal nga gripi i shpezëve H5N1 është raportuar në Kanada – për herë të parë në Amerikën e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se rasti në Alberta është i izoluar dhe se rreziku për publikun është shumë i vogël.
Zyrtarët thonë se personi ka arritur në Kanada përmes fluturimit nga Pekini.
Nuk ka dëshmi se dikush tjetër është infektuar nga viktima.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se që nga mesi i dhjetorit janë konfirmuar 648 raste me gripin H5N1, shumica në Azi.
Prej tyre 384 raste kanë qenë fatale.

 

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me vranësira të ndryshueshme. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Podgoricë , H. Novi e Budvë 15, Tivar e Ulqin 14, Cetinë e Nikshiq 13, Zhablak e Tivat 12, Rozhaj 11, Kollashin 10, Plavë 8, Shavnik 6, Mojkovac 3, B. Pole 2, Beranë 1 dhe në Plevle 0 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 15 g. C.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se