Žabljak
Pretežno oblačno
7.3 °C
Pljevlja
Oblačno
12.9 °C
Herceg Novi
Oblačno
17.7 °C
Nikšić
Oblačno
13.0 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
16.9 °C
Bar
Oblačno
15.4 °C
Podgorica
Oblačno
17.9 °C
Ulcinj
Oblačno
16.9 °C
Kolašin
Oblačno
10.4 °C

Lajmet

08. 01. 2014.   >>  17:12 0

LAJMET 08.01.2014

08.01.2014

Në tender  paraqiten Pejoviq dhe 7 kompani

Oferta në tender  për blerjën e Kombinatit  të  Aluminit  me çmim prej 52.47 milion euro ka zgjatur deri sot në orën 16. Ofertat do të bëhen publike ditën e premte  në ora 11 në gjyqin afarist të Malit të Zi.

Ofertën për blerjën e Kombinatit të Aluminit , para mbylljes së  tenderit  përveç pronarit të UNIPROMIT  Vesilin Pejoviq e kanë  paraqitur  edhe  4 kompani tjera, respektivisht  shtuar këtu edhe 3  të tjera të interesuara për blerjën e disa segmenteve  të Kombinatit. Blerësit potencial janë të obliguar që të paguajnë depozitin prej 1 milion euro , derisa ata të cilët dëshirojnë të blejnë një segment të caktuar të pasurisë duhet të paguajnë depozitin prej 10 për qind të blerësit të atij segmenti, me ç,gjë depoziti nuk mund të kalojë  1 milion euro.

 

Me kenë do të shkojnë në koalicion, nëse do të ketë zgjedhje, ata varet nga vlerësimi i organeve partiake

Partia Social Demokratike nuk do të dalë nga koalicioni në pushtet, nga inati, apo të kënaqin dëshirën e disa qarqeve apo grupeve politike , ka rekomanduar nënkryetari i kësaj partia Vuica Llazoviq. Ai në intervistën për gazetën VJESTI ka vlerësuar se si pas situatës aktuale nuk do të ketë zgjedhje  të jashtëzakonshme  parlamentare.

Megjithatë ai përkujtoi se pas zgjedhjeve lokale në muajin prill, nëse  nxehet  arena politike, atëherë mund të vihet edhe deri tek  zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Llazoviq, përkujtoi gjithashtu se deri me tani në të gjitha zgjedhjet që PSD ka   dalë  veçmas ka shënuar rezultate të mira. Me kenë do të shkojnë në koalicion, nëse do të ketë zgjedhje, ata varet nga vlerësimi i organeve partiake,  por  për ne do të jenë partnerë të pranueshëm  ata të cilët mbajnë qëndrimin ndaj integrimeve Evropiane dhe në NATO,ka deklarua Llazoviq.

 

G.Gjuroviq - Puna e Qeverisë dhe e Parlamentit në procesin e integrimeve evropiane duhet të kompletohet  e jo të konfliktohet

Puna e Qeverisë dhe e Parlamentit në procesin e integrimeve evropiane duhet të kompletohet  e jo të konfliktohet, sepse pushteti ekzekutiv dhe ligjvënës nuk janë konkurrent  por  partnerë në këtë rrugë , ka vlerësuar profesoresha në fakultetin ekonomik Gordana Gjuroviq. 

Ajo njëherë konsideron se në këtë kontekst parlamenti mund të përfaqësohet  edhe më shumë, por edhe si institucion i hapur i cili, përveç deputetëve tubon edhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë malazeze në temën e integrimeve evropiane. 

 

Hrebiçkova - Sulmet ndaj gazetarëve rrezikojnë përparimin demokratik

Sulmet ndaj gazetarëve rrezikojnë përparimin demokratik dhe prodhojnë efekte të frikës në lirinë e mediave, por njëherë, ndikojnë edhe në ndjenjat e  sigurisë se  përgjithshme ka vlerësuar  shefja e misionit të OSBE- s në Mal të Zi Janina Hrebiçkova.  

Ajo ka deklaruar se rastet e pa zgjidhura deri me tani të sulmeve ndaj gazetarëve dhe shtëpive mediatike  janë  shqetësimet  kyçe për OSBE-n. Hrebiçkova ka rikujtuar se kjo organizatë rreptësishtë  e ka dënuar sulin e paradokohshëm ndaj redaksisë VJESTI dhe se kërkohet hetuesi e përgjithshme, në mënyrë që të shndritet rasti dhe të kapen sa më parë ekzekutorët. Gjithashtu është dashtë të shndritet edhe rasti i sulmit të para disa ditëve ndaj gazetares të Gazetës DAN ka deklaruar hreciçkova.

 

Vendosja e standardeve profesionale në mediat e rajonit varet prej shpejtësisë së reformave

Vendosja e standardeve profesionale në mediat e rajonit varet prej shpejtësisë së reformave të shoqërisë në përgjithësi, ka vlerësuar gazetari i Politikës Bashko Jakshiq duke potencuar se kapitujt 23 dhe 24 do të jetë rast i mirë për gazetarët që të hetojnë problemet e shumta në shoqëri. Jakshiq ka theksuar gjithashtu se është e pa mundur që mediumet të jenë më të mira se shoqëria në të cilën gjendemi , kurse vendet e Ballkanit, siç ka theksuar janë larg nga përsoshmëria . Ai gjithashtu është shpreh se kohë pas kohe shtrohet  pyetja se në cilën masë mediumet janë të pavarura, por derisa në rajon flitet se gjykata ende është e varur atëherë si mund të flasim për gazetarinë e lirë e të pa varur e cila duhet të plotësojë standardet e larta profesionale ka deklaruar Jakshiq.

.................. B.Jakšić novinarstvo zavisi od reformi u društvu

 

Gvozdenoviq - ka të interesuar për valorizimin e komplekseve turistike

Për valorizimin e komplekseve  turistike, për të cilat para do kohe është shpallur tenderi ka disa të interesuar  dhe  se në vazhdim  është komunikimi  lidhur me rregullimin e dokumentacionit, ka kumtuar ministri i turizmit Branimir Gvozdenoviq.

Ai njëheri ka përkujtuar se në opinion shumë herë nuk ka mirëkuptim  të mjaftueshme për sa i përket situatës të sjelljes të investuesve, sepse loja në treg është tejet e vështirë  me shtetet e rajonit  kështu se nëse dëshirojmë investime  të reja të gjithë duhet ta kemi të qartë se duhet të formojmë ambient të mirë investues, që çdo herë nuk është  edhe rast, ka deklaruar Gvozdenoviq  për agjencinë  MINA.

 

Prishtina e Beogradi takohen nesër në Bruksel

Grupet teknike të delegacioneve nga Prishtina dhe Beogradi pritet të rinisin të nesër  negociatat për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Sipas një komunikate për medie të qeverisë së Kosovës, thuhet se temë qendrore e këtyre bisedimeve do të jetë çështja e zbatimit të rezultateve nga zgjedhjet lokale.

Në këtë njoftim, theksohet se këto rezultate duhet të legjitimohen “sipas ligjeve të Kosovës në komunat veriore të vendit”. Inaugurimi i katër komunave veriore, është shtyrë dy herë deri më tani, për shkak të fletë ftesave ku nuk figuronin simbolet e Kosovës. Qeveria thotë në komunikatën e saj, që ua dërgoi  sot mediave se, shtyrja e këtyre seancave është bërë “për shkaqe të parregullsive në proceset përgatitore për mbajtjen e seancave inauguruese”.

 

Kosovë: Jahjaga e Thaçi biseduan për situatën aktuale

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka pritur sot kryeministrin Hashim Thaçi, me ç’rast është biseduar për situatën aktuale dhe për koordinimin dhe bashkëpunimin institucional, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Kryeministri Thaçi e ka njoftuar presidenten Jahjaga për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dhe me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara. Poashtu, është diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë këtij procesi. Më tutje, në njoftim theksohet se  Thaçi ka folur për takimin ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, që do të mbahet në Prizren. Presidentja Jahjaga e ka mbështetur procesin e dialogut dhe ka theksuar se procesi i integrimeve evropiane për të gjitha vendet e rajonit të Evropës Juglindore lehtësohet përmes bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe ndërtimit të fqinjësisë së mirë.

 

Greqia ndalon protestat, para nisjes së kryesimit me BE-në

Qeveria greke ka ndaluar  sot  të gjitha protestat në kryeqytetin Athinë, në kohën kur po përgatitet që të nis kryesimin gjashtëmujor me Bashkimin Evropian. Më se 2,500 forca të policisë do të pozicionohen në vendet ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare, pasi disa grupe majtiste kanë paralajmëruar se do të shkelin ndalesën për protesta.

Kufizimet në trafik po ashtu mund të vërehen në pjesë të ndryshme të Athinës, në kohën kur zyrtarët grek po bëhen gati për të mirëpritur Presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy. Një ndalesë e tillë e protestave është vënë në fuqi edhe korrikun e kaluar nga ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble i cili viziton Athinën, si dhe në tetor kur kancelarja  Angela Merkel qëndroi për pak orë në kryeqytetin helen. Greqia ka marr kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian më 1 janar, në kohën kur po mundohet që të nxjerr veten nga recesioni gjashtë vjeçar dhe të ul deficitin e saj buxhetor.

 

I ftohti polar, vret 21 persona në Amerikë

I ftohti polar në Shtetet e Bashkuara ka kaluar nga perëndimi në lindje dhe veri të vendit, duke vendosur rekord në temperatura të ulëta, nga Bostoni në Birmingam, duke lënë 21 persona të vdekur, njoftojnë autoritetet.
Disa pjesë të shtetit, kanë përjetuar temperatura që janë më të ulëta sesa në Antarktik. Në këtë fenomen, për të cilin sinoptikët thonë se nuk është edhe aq i pazakonshëm, të gjitha 50 shtetet amerikane kanë përjetuar temperatura ngrirëse gjatë të ditës së djeshme. Këtu përfshihet edhe Havai, ku termometri ka regjistuar temperaturën prej -8 gradë celzius në majën e Mauna Kea, që është një vulkan i fjetur. Në New York, ndërkaq i ftohti arriti në -12 gradë, kurse në Boston -18 gradë celzius.

 

Irak: Kryeministri kërkon që militantët të dorëzohen

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, përsëri ka kërkuar nga militantët e ndërlidhur me al-Kaidën, në provincën perëndimore Anbar, që të dorëzohen. Në fjalimin e sotëm në televizion, Maliki ka sugjeruar se militantët, që i lënë armët, mund të mëshirohen dhe të mos ndiqen penalisht.

Por, megjithatë ai ka shprehur përkushtimin që qeveria e tij do t’i shkatërroj pjesëtarët e Shtetit Islamik të Irakut dhe grupit Levant. Për këto grupe  al-Maliki tha se janë djallëzore dhe të korruptuara. Këto komente u bënë derisa ka raporte se ushtria irakiane është e gatshme për t’i sulmuar militantët në qytetin Falluxha, disa pjesë  të të cilës aktualisht janë nën kontrollin e militantëve, prej javës së kaluar. Militantët e kanë marrë kontrollin edhe ndaj disa pjesëve të qytetit Ramadi.

 

Shkarkohen edhe 16 shefa krahinor të policisë turke

Qeveria e Turqisë ka vazhduar edhe  sot  me largimin e krerëve më të lartë të policisë, duke larguar nga puna shefat e policisë në 16 krahinat e saj, raportojnë  mediat  lokale. Në dekretin e ministrisë së punëve të brendshme janë përfshirë drejtuesit e forcave të rendit të qyteteve më të mëdha në Turqi, përfshirë shefin e policisë në Ankara, Izmir, Antalya dhe Diyarbakir, shkruan agjencia e lajmeve Dogan. Këto qytete janë më të populluarat në Turqi, që kanë një rëndësi të veçantë ekonomike në nivel krahinor. Po ashtu në këtë valë shkarkimesh, është larguar edhe zëvendësshefi i Agjencisë për Siguri Kombëtare të Turqisë.Ankaraja zyrtare ka larguar  dje nga puna 350 oficerë të policisë në Ankara.

Qindra figura të larta të forcave turke të rendit janë shkarkuar ose u është ndërruar vendi i punës, pas  shpërthimit  të një skandali të korrupsionit më 17 dhjetor. Kjo strategji është lansuar pasi skandali shkaktoi tensione të shumta politike në qeverinë e Turqisë, çka rezultoi me dorëheqjen e katër ministrave. Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka cilësuar hetimet për korrupsion, si një komplet “i ndyrë” që për qëllim ka rrëzimin e qeverisë.

 

14 vriten, qindra zhvendosen pas dhunës në Indi

Më se 3,500 persona kanë ikur nga shtëpitë e tyre në shtetin veri-lindor indian Assam, pas shpërthimit të trazirave mes fiseve rivale, që çoi në vdekjen e 14 personave, njoftuan  sot autoritetet . Fiset Karbi dhe Renbma Naga, që jetojnë përgjatë kufirit ndërmjet shteteve Assam dhe Nagaland, kanë konteste të kahershme pronësore. Vala e fundit e dhunës shpërtheu gjatë muajit dhjetor, pasi një grup nga fisi Karbi, i kërkoi  rivalëve nga Rengma Nagas që t’i ndajnë fitimet nga kultivimi i portokallit.
“Ekzodi nisi pas sulmeve të para dy javëve, dhe prej atëherë më se 3,500 njerëz, nga të dyja anët  rivale, kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në kampet qeveritare”, ka thënë sekretari i shtetit Assam, Dey Tripathi. Situata sipas tij vazhdon të jetë e tensionuar në këtë rajon, dhe se ka prekur disa fshatra. Ushtria ka dërguar trupa shtesë në këtë rajon, për të parandaluar trazira të mëtejme.

 

Nëntë të vdekur nga flakët në një tren në Indi

Të paktën nëntë pasagjerë kanë vdekur nga një zjarr që shpërtheu sot në trenin me të cilin po udhëtonin disa udhëtarë në pjesën perëndimore të Indisë, njoftojnë autoritetet lokale. Treni ishte nisur nga Mumbai, kurse flakët kishin shpërthyer rreth orës 02h 30  të mëngjesit të sotëm në qarkun Thane, derisa udhëtarët  ishin në gjumë. “Kemi gjetur nëntë trupa, në tri vagonë të kapluar nga zjarri”, tha zëdhënësi i hekurudhave Sharat Chandrayan. “Katër burra dhe një grua kanë vdekur nga asfiksimi. Katër viktimat e tjera kanë pësuar djegie të mëdha, sa që identifikimi i tyre do të jetë i vështirë”, shtoi ai. Sipas tij, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mbaruar operacionin e tyre, andaj edhe nuk pritet që të rritet numri i viktimave.
Flakët ishin parë nga një udhëtar i cili më pas ka alarmuar personelin e trenit, që çoi edhe në ndërprerjen e udhëtimit të tyre. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë incident. Dy javë më parë, 26 persona humbën jetën në një incident identik në jug të Indisë. Hekurudhat në këtë shtet kanë kapacitet prej 9,000 trenave, të cilët në baza ditore transportojnë rreth 20 milion njerëz.

 

Rrëzohet helikopteri amerikan, vdesin katër ushtarë

Një helikopter ushtarak amerikan është rrëzuar në Anglinë lindore, ndërsa të katër anëtarët e ekuipazhit besohet se kanë vdekur. Zyrtarët thonë se fluturakja është aksidentuar  gjatë një misioni trajnues të martën mbrëma.
Forcat ajrore amerikane thonë se helikopteri ishte duke fluturuar ulët kur është rrëzuar. Helikopteri i markës HH-60 G Pave Hawk, i bazës  RAF Lakenheath në Suffolk, zakonisht bart vetëm katër anëtarë të ekuipazhit.
Pave Hawks përdoret në operacionet luftarake për kërkim-shpëtim, kryesisht për të gjetur personelin e izoluar në zonat e luftës ose edhe fluturaket e tjera të rrëzuara eventualisht gjatë luftimeve. Këto fluturake janë përdorur në disa misione jashtë shtetit, përfshirë në Afganistan dhe Irak.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot i kthjellët dhe me diell. Ka fryrë erë e dobët nda drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Budvë 19 g, Podgoricë, Tivar e Ulqin 16, H. Novi e Cetinë 15, Nikshiq e Zhablak 14, Rozhaj 12, Plavë 11, Kollashin 8, Andrievicë  e  Shavnik 5, Beranë 4, Bjello Pole  3 dhe Plevle e Mojkovac 2 g.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me diell dhe vende vende me vranësira kalimtare. Do të fryjë erë e dobët  nga drejtimet e ndryshme.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej -2 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 17 g. C.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se