Žabljak
Pretežno vedro
2.2 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
3.0 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
15.0 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
8.1 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
6.5 °C
Bar
Pretežno oblačno
16.7 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
15.4 °C
Ulcinj
Umjereno oblačno
15.8 °C
Kolašin
Malo oblačno
4.0 °C

Lajmet

06. 01. 2014.   >>  17:59 0

LAJMET 06.01.2014

06.01.2014

Besimtarët ortodoks në Mal të Zi sot kremtojnë Natën e buzmit

Besimtarët ortodoks në Mal të Zi sot kremtojnë Natën e buzmit e cila paralajmëron kremten më të gëzuar të të krishterëve , Kërshëndellat , lindjen e Jezu Krishtit.

Nata e buzmit e ka marrë emrin sipas buzmit i cili në bazë të zakoneve të lashta me muzgun e parë sillet brenda në shtëpi me një ritual të veçantë. Buzmi është një lis i ri. Buzmi është simbol i drurit  i cili sipas legjendës , barinjtë ua kanë sjell Jozefit dhe Marisë për të ndezur zjarrin dhe për të ngrohur shpellën në të cilën është lindur Jezusi. Ditën dhe natën e Buzmit 6 janarin e kremtojnë të gjitha kishat dhe besimtarët ortodoks të cilët e respektojnë kalendarin julian.

 

Amfillohije - tempulli i ringjalljes së Krishtit fton në ringjallje shpirtërore dhe morale

Mitropoliti i Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi Amfillohije ka theksuar se tempulli i ringjalljes së Krishtit fton në ringjallje shpirtërore dhe morale , në pajtim me Zotin dhe me njëri tjetrin. Ai në mesazhin  për krishtlindje ka theksuar se tempulli e ka shndërruar  Podgoricën në Jerusalemin e ri.

Tempulli, siç ka theksuar Amfillohije  është i mbushur me plotë bukuri dhe të mira dhe na fton  në ringjallje shpirtërore dhe morale në pajtim me Zotin dhe njëri  tjetrin dhe na fton ti plotësojmë urdhrat  e Zotit , të besojmë në emër të Birit të tij dhe ta duam njëri tjetrin. Vemendje të veçantë duhet tu kushtojmë fëmijëve , të lindur dhe të pa lindur , thuhet mes tjerash në mesazhin e Mitropolitit Amfillohije.

 

Mitropoliti Mihajllo, kisha çdo herë ka nda fatin me popullin

Mitropoliti i Kishës ortodokse malazeze Mihajllo, duke iu drejtuar në mesazhin e vetë besimtarëve  ortodoks  në Mal të Zi, me rastin e festës së Kërshëndellave,  ka deklaruar se kjo kishë gjithmonë e ka ndarë fatin me fatin e popullit  të vetë, ka qenë dhe ka mbetur themel i  shtetit të ripërtërirë malazezë.

Ai megjithatë ka shpreh shqetësim të thellë për shkak të,siç ka theksuar statusit nënçmues të kishës ortodokse malazeze dhe të malazezëve të cilët pengohen të shkojnë në altarët e vetë. Ai ka shtuar se shteti nuk e kupton se shtetësia malazeze nuk është e plotë pa zgjidhjen e çështjes së kishës së vetë.

 

Vujanoviq me rastin e festave të Krishtlindjes të gjithë besimtarëve ortodoks u ka dërguar urimet më të përzemërta

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq me rastin e festave të Krishtlindjes të gjithë besimtarëve ortodoks u ka dërguar urimet më të përzemërta dhe të sinqerta, për,  paqë, shëndet dhe lumturi.

Vujanoviq ka theksuar se duhet  ti respektojmë dhe ti duam llojllojshmëritë tona , sepse vetëm në këtë mënyrë mund të realizojmë mirëkuptimin dhe dialogun e sinqertë , të domosdoshëm,  për  një të ardhme fatlume të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi.

 

Gjukanoviq u ka uruar klerit , besimtarëve dhe të gjithë qytetarëve të fesë ortodokse në Mal të Zi festën e krishtlindjes

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq u ka uruar klerit , besimtarëve dhe të gjithë qytetarëve të fesë ortodokse në Mal të Zi festën më të bukur të krishterë , Krishtlindjen. Ai ka theksuar se festa e Krishtlindjes duhet të sjellë lumturi në të gjitha shtëpitë dhe të nxisin harmoninë dhe dashurinë mes njerëzve të vullnetit të mirë të të gjitha  feve dhe kombeve.

Ata përmes respektimit dhe tolerancës reciproke , të pasur me traditat më të mira malazeze , të krishtera dhe vlerat universale, e kanë bërë Malin e Zi bashkëkohor si një oazë multietnike dhe shtëpi të vetë, të sigurt , të respektuar nga fqinjët , partnerët evropianë dhe bashkësia ndërkombëtare, ka theksuar Gjukanoviq në urimin e vetë me rastin e Kërshëndellave ortodokse.

 

Braun- Suksesi i bisedimeve me UE në kapitujt 23 dhe 24, nënkupton edhe lirinë e mediave

Suksesi i bisedimeve me UE në kapitujt 23 dhe 24, nënkupton edhe lirinë e mediave të cilat objektivisht gjurmojnë për veprimtaritë joligjore , ka theksuar ambasadorja amerikane në Mal të Zi Sju Kej Braun.

Sipas fjalëve të saj  hapja e kapitujve 23 dhe 24, është hap i rëndësishëm në përpjekjet e Malit të Zi që të transformohet në rrugën e asocimit , në familjen e shoqërive demokratike të cilat e përbëjnë UE. Këta kapituj sigurojnë suazë të mirë për aktivitetet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Ajo konsideron se qeveria duhet të bëjë përparim evident në kapitujt 23 dhe 24,  por edhe të gjithë qytetarët kanë përgjegjësinë e vetë në këtë luftë. Braun ka vlerësuar se suksesi në këtë luftë kërkon edhe lirinë  e mediave, të cilat zhvillojnë hetime objektive për veprimet  joligjore në vend.

 

PSP - Gazetarët duhet të kenë statusin e zyrtarëve

Gazetarët duhet të kenë statusin e zyrtarëve , si njëra ndër mënyrat që të zgjidhet problemi i  sulmeve gjithnjë e më të shpeshta kundër  tyre, ka vlerësuar  PSP.

Kjo parti konsideron se mediat dhe gazetarët janë faktor i rëndësishëm në formimin e realitetit shoqëror dhe kanë një rol aktiv në nxitjen e ndryshimeve të vlerave ekzistuese të sistemit. Në këtë drejtim , mediat duhet të jenë të pavarura, objektive dhe të veprojnë lirshëm , thuhet në kumtesë. Siç thuhet në kumtesë, Mali i Zi si shtet  nuk guxon të lejojë krijimin e ambientit  në të cilin do të sulmohet fjala e lirë dhe në të cilin pësojnë gazetarët nga individët e pa kënaqur. Liria e mediave janë garanci e realizimit  të të gjitha të drejtave dhe lirive të tjera dhe e drejta në një informim të lirë e që është  trashëgimi civilizuese e cila duhet ruajtur  edhe në vazhdimësi  dhe të përsëritet, thuhet në kumtesë .

 

Investimet në sektorin e energjetikës sinjal pozitiv

Investimet në sektorin e energjetikës gjatë këtij viti  do të ishin sinjal pozitiv i shërimit ekonomik, ka vlerësuar përfaqësuesi i Këshillit të investuesve të jashtëm në Mal të Zi Rudiger Shullc.

Ai ka kumtuar se supozimet e tija për këtë vit nuk dallojnë shumë nga ato për vitin e kaluar, mirëpo shpreson se qeveria do të ndërmarrë  masa të cilat do të mundësojnë një balancim më të mirë të buxhetit  të shtetit. Ai shpreson në rritjen e konsumit , veçanërisht gjatë muajve të verës si dhe në paralajmërimet  e investimeve të shumta si në infrastrukturë ashtu në objektet  hoteliero turistike ku paralajmërohen hotele të reja luksoze, të cilat do të joshin numër të madh të turistëve edhe pas sezonit  kryesor  turistik, ka theksuar Shullc.

 

Qeveritë Kosovë-Shqipëri takohen më 11 janar

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë do të mbahet më 11 janar në Prizren.

“Në mbledhjen e parë do te marrim disa vendime të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe atë në fushën e integrimit evropian”.“Po ashtu, do të vendosim modalitetet për themelimin e një fondi zhvillimor për Luginën e Preshevës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

 

Vuçiq për Krishtlindjet ortodokse Graçanicë

Zv/kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të vizitojë nesër për Krishtlindjet ortodokse Graçanicën, afër Prishtinës, njoftohet nga kabineti i tij. Vuçiq do të marrë pjesë në liturgjinë e krishtlindjeve në manastirin e Graçanicës, të cilën do ta udhëheqë peshkopi i Rashkës e Prizrenit, Teodosije.

 

Refuzohet kërkesa e Vulinit për të vizituar Gjakovën

Lidhur me kërkesën e Aleksandar Vulinit për të vizituar Republikën e Kosovës, përkatësisht komunat e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Graçanicës, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, njofton se më datë 3 janar 2014 ka marrë vendim për të refuzuar vizitën e Vulinit në komunën e Gjakovës, e paraparë për datë 6 dhe 7 janar 2014.

Përmes një komunikate, Ministria e Punëve të Brendshme siguron gjithë qytetarët e vendit se çdo vendim për lejimin apo moslejimin e vizitave të tilla merret me përgjegjësi shtetërore dhe institucionale, duke respektuar legjislacionin në fuqi dhe në përputhje me interesat e qytetarëve të vendit. Në këtë drejtim, thuhet më tej në komunikatë, Ministria e Punëve të Brendshme fton autoritetet komunale në Gjakovë të mos krijojnë shqetësime dhe brenga për qytetarët, para se të njihen me realitetin dhe realiteti është se Vulinit, i është refuzuar kërkesa dhe nuk do të lejohet të vizitojë komunën e Gjakovës.

 

Irak: Nga sulmet në kryeqytet – 19 të vrarë

Autoritetet e Irakut thonë se nga sulmet me bomba në kryeqytetin Bagdad, janë vrarë së paku 19 vetë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në lagjen veriore Shaab të Bagdadit, ku nga dy eksplodime të bombave u vranë 10 vetë dhe u plagosën 26 të tjerë.

Sulme me bomba ka pasur edhe në lagjet Sadr City dhe Bab al-Muadham. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme. Sulmet e djeshme ndodhën derisa forcat e sigurisë së Irakut po luftojnë kundër militantëve të ndërlidhur me al-Kaidën, në provincën perëndimore Anbar, ku militantët e kanë marrë kontrollin ndaj qytetit Faluxha dhe në disa pjesë të qytetit Ramadi. Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha dje se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin luftën e Irakut kundër militantëve të ndërlidhur me al-Kaidën, por nuk do të dërgojnë trupa në terren.

 

Afganistan: Megjithë shqetësimet amerikane, lirohen të burgosurit

Një zyrtar afgan thotë se do të lirohen 88 të burgosur sipas planifikimeve, megjithatë  që Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë ata se janë të rrezikshëm. Zyrtari i Afganistanit, Abdul Shakor Dadras, i tha mbrëmë vonë agjencisë Reuters se dëshmitë nuk lejojnë mbajtjen e tyre të mëtejshme në burg. Ata mbahen në një bazë ajrore në qytetin Bagram. Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, u ka dhënë rekomandime  zyrtarëve të inteligjencës afgane, që një këshilli për shqyrtim t’i japin më tepër dëshmi kundër të burgosurve, pasi Shtetet e Bashkuara thanë se ka prova për involvimin e tyre në vrasjen e ushtarëve të jashtëm. Senatorët amerikanë në Afganistan, javën e kaluar, i kanë bërë presion Karzait, që ta ndalë lirimin, duke tërhequr vërejtjen se kjo pakthyeshëm do t’i dëmtonte raportet ndërmjet  dy vendeve.

 

Indi: Nga shkatërrimi i ndërtesës – 17 të vdekur

Numri i personave që humbën jetën nga shkatërrimi i një ndërtese në shtetin Goa të Indisë, arriti në 17, pasi gjatë natës janë gjetur edhe dy trupa të pajetë. Ndërtesa pesëkatëshe në ndërtim e sipër, u shkatërrua të shtunën në qytetin bregdetar Konakona. Ushtria, policia dhe zjarrfikësit po bëjnë kërkime për 20 punëtorë, për të cilët mendohet se ende gjenden të bllokuar nën gërmadha. Së paku 23 punëtorë të tjerë janë shpëtuar.
Kundër kompanisë ndërtimore, kontraktorit dhe inxhinierit komunal, është ngritur padi. Raportohet se shkatërrimi i ndërtesave në Indi është pothuajse gjë e zakonshme, për shkak se kompanitë ndërtimore shfrytëzojnë materiale jocilësore.

 

Së paku 10 të vrarë në Pakistan

Së paku dhjetë njerëz janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në veriperëndim të Pakistanit. Zyrtarët thonë se në mesin e të vrarëve ka gra dhe fëmijë. Shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e një plaku fisnor në provincën Khyber, pranë kufirit me Afganistanin. Zona kontrollohet nga grupi militant Lashkar-e-Islam.

 

Rusi: Sulmet etnike kanë vazhduar edhe më 2014

Një institut me seli në Moskë, i cili monitoron ksenofobinë dhe ekstremizmin, thotë se sulmet e motivuara etnikisht kanë vazhduar në Rusi edhe në vitin 2014. Sipas raportit të Qendrës Sova, 20 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, në sulme të motivuara etnikisht, në 32 rajone ruse.

Sulmet më vdekjeprurëse kanë ndodhur në Moskë, ku ultra nacionalistët e dyshuar kanë vrarë tetë njerëz dhe kanë plagosur 53 të tjerë. Raporti po ashtu thekson se sulmet kundër komunitetit homoseksual në Rusi janë në rritjen e sipër.

 

Erdogan pranon rigjykimin e ushtarakëve

Kryeministri  turk, Rexhep Tayip Erdogan, ka thënë se nuk do të kundërshtojë rigjykimin e oficerëve ushtarakë, të dënuar për komplot për rrëzimin e qeverisë. Qindra oficerë janë burgosur më 2012 dhe 2013, në dy raste të profilit të lartë. Ushtria, javën e kaluar, ka paraqitur një ankesë, duke thënë se provat kundër oficerëve në detyrë dhe atyre të pensionuar janë fabrikuar.

Erdogan u ka thënë gazetarëve se “nuk ka asnjë problem për rigjykim, derisa ekziston baza ligjore”. Ky zhvillim ndodh në kohën e tensioneve politike në Turqi, në lidhje me një rast të gjerë korrupsioni brenda qeverisë, i cili ka çuar në dorëheqjen e disa ministrave.

 

Azerbajxhan: Aterim i dhunshëm i aeroplanit me afro 500 vetë

Një aeroplan i kompanisë së Singaporit ka ateruar në mënyrë të dhunshme në Baku të Azerbajxhanit, sot herët në mëngjes, për shkak të humbjes së presionit në kabinë. Në aeroplan gjendeshin 467 udhëtarë dhe 27 anëtarë të ekuipazhit. Askush nuk ka pësuar ndonjë lëndim. Aeroplani i tipit Airbus A 380  fluturonte nga Londra për në Singapor. Kompania  Singapore Airlines tha se udhëtarët menjëherë ishin pajisur me maskat e oksigjenit, por megjithatë aeroplani kishte ateruar në aeroportin e kryeqytetit Baku në Azerbajxhan.

 

Nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët . Ky fryrë erë e dobët nga drejtimi i jugut.

Temperaturat në orën 13: Podgoricë e Ulqin 16, Budvë e Tivar 15, H. Novi 14, Plevle 13, Cetinë e Nikshiq 13, Kollashin, Beranë e Andrievic 11, Shavnik e Mojkovac 10, Zhablak e B. Pole 9, Plavë 7, dhe në Rozhaj 7 g.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot  kryesisht të kthjellët dhe me intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimet e ndryshme.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej -2 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej 8 deri 18 g. C.

 

****

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë do të mbahet më 11 janar në Prizren.
“Në mbledhjen e parë do te marrim disa vendime të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe atë në fushën e integrimit evropian”.“Po ashtu, do të vendosim modalitetet për themelimin e një fondi zhvillimor për Luginën e Preshevës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se