Žabljak
Pretežno vedro
9.0 °C
Pljevlja
Vedro
8.4 °C
Herceg Novi
Vedro
18.3 °C
Nikšić
Pretežno vedro
9.8 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
11.1 °C
Bar
Vedro
18.4 °C
Podgorica
Pretežno vedro
16.8 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
14.6 °C
Kolašin
Vedro
11.2 °C

Lajmet

02. 01. 2014.   >>  21:08 0

LAJMET 02.01.2014

02.01.2014

Fitohen më shumë se 2.5 milion euro

Qarkullimi i realizuar i parave nga pritja e Vitit të Ri në Budva , ku në ditë kanë qëndruar edhe mbi 25 mijë mysafirë , do të jetë më tepër se 2.5 milion euro , vlerëson Organizata turistike e Komunës së Budvës . Drejtorja e kësaj organizate Jelena Ragjenoviq Dandrea ka theksuar se kësaj here pritja e Vitit të Ri ka zgjatur 4 ditë dhe i ka përmbushur supozimet e tyre edhe sipas kualitetit të programit edhe vizitës rekorde , sepse në Budva çdo vit kanë qëndruar deri në 25 mijë mysafirë. Kryetari i Komunës ,Llazar Ragjenoviq ka deklaruar për agjencinë Mina biznes se Budva , sipas llojllojshmërisë , kualitetit dhe kohëzgjatjes ka organizuar pritjen më të mirë të Vitit të Ri 2014, duke nxitur kështu vëmendjen e madhe të mysafirëve nga vendi dhe rajoni. 

 

Të kursehet , por përmes rritjes ekonomike

Qeveria në vitin 2014 .do të duhej të zbatojë masat e kursimit , por njëkohësisht edhe të nxisë rritjen ekonomike, në të kundërtën mund të ngadalësohet shërimi edhe ashtu i dobët ekonomik , ka theksuar për Portalin e RTMZ analisti ekonomik ,Vasilije Kostiq. Kostiq, ka theksuar se Qeveria do të duhej të zbatojë adoptimin financiar , mirëpo, përmes nxitjes së rritjes ekonomike në mënyrë simultane , respektivisht të njëkohshme .

Mbushja e buxhetit është e mundshme në forma të ndryshme. Ministria e financave konsideron se është e domosdoshme mbushja e buxhetit ,por për rritjen do të mendojë më vonë ,ka theksuar Kostiq. Ai ka theksuar se edhe vitin 2013 e kanë shënuar problemet ekonomik  të cilat po zgjasin tepër shumë. Këto probleme janë jolikuiditeti, papunësia e madhe, borxhet e shumta, konkurrenca e dobët e të ngjashme . 

 

Është mirë që ekzistojnë interesime për KAP

Për Qeverinë është lajmë pozitiv se në rrethin e parë ekzistojnë interesime konkrete për pronën e KAP , ka vlerësuar ministri i ekonomisë ,Vlladimir Kavariq. Sipas informatave të mëparshme ofertë për blerjen e KAP deri tani ka dorëzuar pronari i firmës UNIPROM,Veselin Pejoviq .

Drejtoria e KAP në falimentim ka shpallur tenderin për shitjen e pronës së kompanisë me një çmim fillestar prej 52.47 milion euro. Të interesuarit mund të paraqiten deri me 8. janar ,kurse hapja e ofertave është caktuar për me 10 janar. Sipas fjalëve të Kavariqit do të ishte ideale që Miniera e Boksitit në Nikshiq të fillojnë realizimin e funksionit të vetë primar dhe të gjendet blerësi i cili  në këtë drejtim ka plane të ndryshme. Ministri i ekonomisë është optimist se Mali i Zi do të fitojë oferta kualitative në tenderin për ndarjen e konfesioneve për prodhimin e hidrokarbureve në bregdetin e Malit të Zi. 

 

Të ardhurat nga taksat 15.5 milion euro

Të ardhurat e përgjithshme nga pagesa e taksës në telefonat celular , rrymë matësit , kyçjet kabllovike dhe nga përdorimi i prodhimeve të duhanit, deri me 24 dhjetor ishin rreth 15.5 milion euro, i është kumtuar agjencisë MINA biznes nga Ministria e financave. Taksat janë grumbulluar në bazë të ligjit për taksat për përdorimin e shërbimeve të caktuara ,të miratuar kah fundi i majit të vitit 2012. Të përkujtojmë se kjo taks është dashtë të jetë e përkohshme dhe të zgjas deri në fillim të këtij viti. 

 

Koha e iniciativës së gruas do të vij

Koha e iniciativës së gruas do të vijë së bashku me perspektivën  e pjesëmarrjes së rritur në biznesin privat dhe vetvetiu edhe rritjen ekonomike , kanë vlerësuar nga Oda ekonomike e Malit të Zi. Sekretari i Këshillit për iniciativën e gruas në Oden ekonomike Nina Drakiq ka deklaruar për agjencinë Mina Biznes se pjesëmarrja aktive e gruas në jetën afariste dhe në procesin e sjelljes së vendimeve sjell me vete progres ekonomik por njëkohësisht edhe një jetë më të mirë. Sipas fjalëve të sajë numëri i femrave biznes në nivelin global është në rritje të përditshme dhe shënon rritje edhe në Mal të Zi gjatë viteve të fundit. 

 

Opozita: Bisedimet nuk i kanë sjellë përfitim Kosovës

Partitë opozitare në Kuvend vlerësojnë se bisedimet me Beogradin nuk i sollën ndonjë përfitim Kosovës. Sipas tyre, shumë çështje nuk janë zgjidhur, procesi po shkon në drejtim të fuqizimit të serbeve në Kosovë dhe po shihet qartë se nuk ka gatishmëri për zbatim të marrëveshjes në praktikë. Në këtë rast, humbës është Kosova. Edhe pse dialogu i Kosovës me Serbinë nuk ka filluar të shënojë humbës apo fitues për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, në bazë të rezultateve të deritanishme Serbia ka më shumë favore, vlerësojnë partitë opozitare, raporton RTK. Vjosa Osmani, nga LDK konsideron se pala kosovare nuk ka qenë e përgatitur për bisedime, prandaj një gjë e tillë po ndikon në rezultatin final. Ndërsa Ahmet Isufi nga AAK, thotë se nuk ka kuptim vazhdimi i dialogut me Serbinë nëse nuk zbatohen marrëveshjet nga ana e Serbisë, pasi gjithçka po shkon në dëm të interesit të Kosovës. Sipas Konjufcës, i vetmi përfitim i Kosovës në këtë dialog ka qenë pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje, edhe pse fitorja e tyre është kundër Kosovës. Ndryshe dialogu Kosovë-Serbi, pritet të vazhdojë në janar, për të gjetur zgjidhje për gjykatën në veri.

 

S’ka shtet brenda shtetit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff ka thënë se kryetarët e zgjedhur të 9 komunave serbe do t’i zbatojnë marrëveshjet për gjykatat.“Mendoj se pika që ka nxjerrë baronesha Ashton para ministrave në Bruksel ka qenë se Serbia e ka pranuar konceptin e një gjykate bazike në Mitrovicën e veriut” duke mbuluar 7 bashki, 4 prej tyre në veri të Mitrovicës. Por. Kur të shkohet përtej kësaj, ka një marrëveshje se si degët duhet të funksionojnë dhe këtu ka shumë punë që të bëhen në këtë drejtim”, ka thënë ambasadori britanik duke folur për gjykatat e Kosovës. Ai ka shtuar se “ne shpresojmë shumë se do të ketë një marrëveshje për Gjyqësorin para fillimit të negociatave me Serbinë më 21 janar”.Cliff po ashtu ka thënë se Serbia gjatë këtyre negociatave nuk është kushtëzuar me njohjen e Kosovës, kur është pyetur nga gazetari për këtë gjë. Për kryetarët e sapozgjedhur të komunave serbe, Cliff ka thënë se ata nuk mund ta bllokojnë strukturën kushtetuese të Kosovës. 

 

Këtë muaj pritet takimi i dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, pritet që këtë muaj të mbajnë mbledhjen e përbashkët, e paralajmëruar që në shtator të vitit që lamë pas, në qytetin e Prizrenit.

Dy kryeministrat, HAshim Thaçi dhe Edi Rama konfirmuan janarin si muajin kur do të zhvillohet edhe mbledhja mes dy qeverive të cilat synojnë të hartojnë një strategji të përbashkët qeverisjeje mes dy vendeve, për t’i bërë kufijtë shtetërorë të padukshëm.

 

Qindra të arrestuar për sulmet terroriste në Volgograd

Autoritetet ruse kanë arrestuar qindra persona në saje të hetimeve për dy sulmet terroriste që vranë 34 njerëz në Volgograd. Agjencitë ruse të lajmeve citojnë ministrin e brendshëm rajonal të ketë thënë se rreth 700 njerëz, përfshirë shumë emigrantë nga Azia Qendrore dhe rajoni i Kaukazit Verior rus, janë prangosur pas sulmit të së dielës dhe të hënës në këtë qytet. Institucionet ruse ende po hetojnë sulmet e kryera nga dy sulmues vetëvrasës të dyshuar në stacionin hekurudhor të qytetit dhe një trolejbus, dhe nuk flasin për ndonjë motiv apo pistë hetimesh. Por, Shërbimet e Sigurisë në Federatën Ruse, sipas agjencisë Reuters, thonë se dyshojnë që islamistët militantë nga Kaukazi Verior janë përgjegjës për këto sulme.

 

Italianët shpëtojnë 233 emigrantë në jug të Sicilisë

Marina italiane ka shpëtuar 233 emigrantë, kryesisht afrikan, nga një anije 10 metërshe që po lundronte në jug të ujërave të Sicilisë, njoftuan sot autoritetet në Romë.Forcat detare italiane kishin takuar të mërkurën mbrëma anijen e vogël në detin e trazuar, ndërsa për shkak të dallgëve të mëdha, tek sot kanë arritur t’a ankorojnë atë në brigjet lindore të Sicilisë, në portin Syracuse. Sipas autoriteteve, në anije kishte burra e gra nga Eritrea, Nigeria, Somalia, Zambia, Mali si dhe Pakistani. Ardhjet nga Afrika Veriore përmes detit në Itali janë trefishuar vitin e shkuar, kjo për shkak të krizës në Siri dhe trazirave politike në Bririn e Afrikës.Gjatë muajit tetor, më se 360 eritrean ishin mbytur në det, pasi anija e tyre ishte përmbytur pak para se të arrinte në ishullin italian Lampedusa.

 

11 të vrarë në Somali

Tre shpërthime me makina-bombë kanë lënë të vrarë të paktën 11 vetë pranë një hoteli në Mogadishu të Somalisë. Forca qeveritare të sigurisë dhe paqeruajtës të Bashkimit Afrikan mbyllën rrugët përreth hotelit Jazeera dje. Dy shpërthime u aktivizuan njëri pas tjetrit pranë portave të murit rrethues të hotelit. Shpërthimi i tretë u aktivizua pak më vonë. Dëshmitarët thanë se dëgjuan të shtëna armësh pas shpërthimit të parë. Askush nuk ka marrë përgjegjësi për shpërthimet.

 

Lëndohen 10 veta në një bar në Kenia

Të paktën 10 veta janë lënduar të mërkurën pas një sulmi me granatë dore në një bar në qytetin bregdetar Diani në Kenia, lajmëron policia. Sipas mjekëve kujdestar, gjashtë nga dhjetë të plagosurit e shtrirë në spital, janë në gjendje të rëndë. Asnjë grup ende nuk ka marr përgjegjësinë për këtë sulm. Shpërthimi ka ndodhur në orën dy të mëngjesit të mërkurën në Tandoori Bar, ndërsa policia shpjegoi se mjeti shpërthyes ishte një granatë dore. Diani është një prej qyteteve më të popullarizuara turistike bregdetare, për shkak të jetës së pasur të natës. Turizmi ka pësuar një goditje të rëndë viteve të fundit, për shkak të sulmeve të shpeshta terroriste, kurse në qytete shihen edhe forca të shumta të sigurisë, ku edhe forcat ushtarake shiihen duke patrulluar në plazh.

 

Pritet të fillojnë bisedimet paqësore Izrael-Palestinë

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry shpreson që të arrijë të ngushtojë dallimet ndërmjet të Izraelit dhe Palestinës në bisedimet paqësore që pritet të nisin sot.

Kerry është nisur nga Washingtoni të mërkurën drejt rajonit, në udhëtimin e tij të parë pas pushimeve të fundvitit. Para nisjes së Kerry për në rajon, presidenti i Palestinës Mahmud Abbas tha se pala palestineze mund të ndërmerr veprime diplomatike dhe ligjore kundër ndërtimeve që po bënë Izraeli.

 

Musharraf prapë i shmanget gjyqit, pasi shkon në spital

Ish-presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf është dërguar sot në spital, ndërkohë që ishte nisur rrugës për në gjykatë ku duhej të përgjigjet për akuzat e tradhtisë. Musharraf ishte ankuar gjatë rrugës së ka dhimbje në gjoks, andaj edhe është dërguar urgjentisht për në spital.Kjo është hera e tretë që i njëjti mungon në seancat dëgjimore, andaj gjykata ka lëshuar një urdhër me të cilën i akuzuari duhet të sillet me dhunë në dhomën e gjykatës. Ish-gjenerali 70 vjeçar akuzohet për tradhti, pasi kishte pezulluar kushtetutën e vendit, për të imponuar një qeverisje emergjente në nëntor të vitit 2007. Musharraf ka hedh poshtë akuzat, duke thënë se gjykimi kundër tij është i motivuar politikisht. Përveç këtij gjykimi, Musharraf ka edhe procese të tjera që ndërlidhem me sundimin e tij nëntëvjeçar 1999-2008.

 

Edhe nesër mot i ngjashëm me te sotmin

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

        Temperaturat: Tivar 13, Ulqin e Budvë 12, H. Novi e Rozhaje 11, Podgoricë 10, Mojkovac 9, Kollashin 8, Cetinë e Plavë 7, Nikshiq, Zhablak e Shavnik 6, Plevle 5 dhe në Bjello Pole e Beranë 4 g.

         Edhe për nesër parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të përkohshme  e të dobëta të shiut . Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore.

        Temperatura e mëngjesit prej -1 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 13 g. C. 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se