Žabljak
Umjereno oblačno
7.4 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
15.1 °C
Herceg Novi
Malo oblačno
18.5 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
10.9 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
11.1 °C
Bar
Vedro
19.8 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
15.0 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
17.0 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
8.7 °C

Lajmet

15. 04. 2019.   >>  18:07 0

Lajmet 15.04.2019

15.04.2019

Shteti nuk do të pësoj dëme nga Abu Dabi fondi

Shteti nuk do të pësoj dëm të derjtpërdrejtë, nëse konstatohet shfyrtëzimi jo me vend i mjeteve të kredisë i cili Ministrisë së bujqësisë i është ndarë nga Abu Dabi fondi, ka kumtuar kryeministri Dushko Markoviq duke theksuar s ei vetmi dëm do të jetë mosrealizimi i investimeve. Sipas fjalëve të tij, dëmi i vetëm është mosrealizimi i investimeve, sepse ato duhet të nxisin vende të reja të punës, prodhimtarinë, të forcojë bruto prodhimtarinë e brendshme dhe të mbushë buxhetin. Të përkujtojmë se prokuroria speciale e shtetit javën e kaluar, e ka marr tërë dokumentacionin që ka të bëjë me kredinë i cili ministrisë së bujqësisë i është ndarë nga Abu Dabi fondi. Markoviq, ka theksuar se tani pritet që prokuroria speciale të përgjigjet nëse mjetet janë shfrytëzuar në pajtim me ligjin.

Mali i Zi, promovuesi më i mirë i vlerave Evropiane

Mali i Zi, është promovuesi më i mirë i vlerave evropiane në rajon dhe vend i cili shënon harmonizimin e plotë me pozicionet e politikës së jashtme të përbashkët dhe atë të sigurisë me BE, ka vlerësuar kryetari i Parlamentit Ivan Brajoviq. Ai, duke hapur konferencën e paralamentarëve të rinj, të BE, dhe Ballkanit Perëndimor, në organizimin e Parlamentit të Malit të Zi dhe të Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëatre dhe mërgimtarët, ka theksuar se Mali i Zi është shembull "i harmonisë së popujve, konfesioneve dhe kulturave" Ministri i punëve të jashtme, Srgjan Darmanoviq, ka theksuar se muaji i fundit ka qenë shumë i rëndësishëm kur është fjala për perpsektivën e zgjerimit të BE. Ai, ka theksuar se është e domosdoshme të sigurohet vazhdimësia e politikës së zgjerimit në rajon edhe në tërë Evropën Perëndimore. Ministri i punëve të jashtme të BH, Igor Crnadak, ka theksuar se interesi më i madh i gjeneratave të reja, është që të bashkëpunojnë dhe të ndërtojnë shoqëri të re. Përfaqësuesja e ministrisë për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Artemis Dralo, ka theksuar se BE, ballafaqohet me sfida të mëdha, mirëpo "Shtetet e Balkanit perëndimor, nuk kanë alternativë".

Boshkoviq nesër në Budapest

Ministri i mbrojtjes së Malit të Zi Predrag Boshkoviq do të bisedojë nesër në Budapest me kolegun e ti hungarez Tibor Benko, është njoftuar nga ministria e mbrojtjes. Theksohet se vizita zyrtare e ministrit hungarez të mbrojtjes realizohet me qellim të forcimit të bashkëpunimit ndermjet dy shteteve aleate në fushën e mbrojtjes, por edhe të përkrahjes të Malit të Zi në rrugën drejt i ntegrimeve evropiane. Hungaria i ka ofruar ndihëm të madhe Malit të Zi gjatë integrimeve Euro Atlamntike, sidomos në rolin e kontakt ambasadës për Naton, kanë kumtuar nga Ministria e Mbrojtjes.

E përparojmë standardin e punëtorëve shëndetësor

Kryeministri i malit të Zi, Dushko Markoviq, ua ka dorëzuar sot punëtorëve shëndetësor çelësat e banesave të reja, të ndërtuara në Podgoricë. Të përkujtojmë se qeveria e Malit të Zi, në pajtim me marrëveshjen për zgjidhjen e nevojave banesore të punësuarve në shëndetësi, ka bashkëfinancuar ndërtimin e 97 banesave, kurse kryeqyteti Podgorica, ka lejuar trollin dhe e ka liruar nga paguarja e komunaljeve . Kryeministri, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas solemnitetit nëse dhe kurë do të shemben kishat në Rumi dhe pagëzimorja në Tivat, ka theksuar se ligji dhe kushtetuta janë të njëjta për të gjithë. Ai, ka shtuar se askush në shtet nuk mund të veprojë në kundërshtim me ligjin dhe me procedurën e paraparë. Ndërkaq, në pyetjen pse qeveria u ka ndarë banesat me çmime shumë më të volitshme funksionarëve publik dhe të cilët e kanë të zgjedhdur çështjen banesore, Markoviq është përgjigjur se kjo është pjesë e fushatës negative kundër aksioneve dhe politikës së qeverisë. Ai ka shtuar se së shpejti do të përfundoj edhe ndërtesa për rreth 500 të punësuar në ministrinë e punëve të brendshme dhe në ushtrinë e Malit të Zi.

 

Ministria e arsimit vitin e ardhshëm shkollor do të investojë mbi 7 milon euro

Ministria e arsimit në vitin e ardhshëm shkollor do të investojë mbi 7 milon euro në paisjet informative, mobile dhe paisjet për shkollat fillore dhe të mesme, ka theksuar ministri i arsimit Damir Shehoviq. Ai ka theksuar se ministria i ka marrë propozimet e shkollave lidhur me inventarin dhe paisjet të cilat u mungojnë dhe se komisioni i kësaj ministrie do të shkoj në terren të verifikojë nëse drejtoritë e këtyre institucioneve kanë dhënë projekcione të vërteta të nevojave të tyre. Shehoviq ka dekalrua për ,,Vijesti,, se ky është njëri nga hapat e qeverisë drejtë vendosjes të sistemit optimal të arsimit.

Ditëne s otme, para 40 viteve, Mali i Zi u godit nga tërmeti shkatërrues

Ditën e sotme para 40 viteve, respektivisht mëngjesin e vitit 1979, bregdetin e Malit të Zi e goditi një tërmet i fuqishëm e që ishte njëra nga katastrofat më të mëdha të këtij lloji, në ish Jugosllavi. Tërmeti, me intensitet 7 shkallë të rihterit respektivisht 9 ball sipas merkalit, shkaktoi vdekjen e 101 njerëzve në rajonin bregdetar të Malit të Zi, e po ashtu, edhe 35 viktima në Shqipërinë fqinje. Në rajonin e goditur në qytetet bregdetare u shkaktuan dëme të mëdha materiale, sidomos në qytetet Ulqin, Tivar, Petrovac, Budvë, Tivat, Kotorr, Risan dhe Herceg Novi dhe, pothuasje, u shkatërruan rrethë 250 lagje të banuara. Nga pasojate tërmetit katastrofik, dëme të mëdha u shkaktuan edhe në rrejtin rrugor, me çrast janë dëmtuar rreth 350 kilometra rrugë magjistrale si dhe 200 kilometra të rrugëve rajonale. Hekurudha Tivar- Beograd, po ashtu pësoi dëme të shumta nga lëkundja e fuqishme e tokës. Njëkohsisht, më tepër se 80 mijë banorë kishin mbetur pa kulm mbi kokë. Mirëpo, atë që duhet veçuar nga kjo ngjarje e rëndë ishte humanizmi dhe solidariteti i treguar i të gjithë popujve të jugosllavisë së atëhershme si dhe e mbarë opinionit ndërkombëtar për të ndihmuar rajonin e shkatërruar në sanimin e pasojave nga tërmeti dhe në ndërtimin e infrastrukturës së shkatërruar plotësisht.

THAÇI NË BRUKSEL:BE-JA DUHET TA MARRË VENDIMIN E VONUAR PËR HEQJEN E VIZAVE

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin ka biseduar për situatën politike, për perspektiven evropiane, për liberalizimin e vizave dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin Tusk për mbështetjen që BE-ja i ka dhënë Kosovës në dy dekadat e fundit.Ai ka theksuar se rajoni po vazhdon të jetë në një Status Quo të vështirë, e cila po ngadalëson shumë procese.“Zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe një qartësi, dinamikë dhe zotim më i madh i BE-së për perspektiven e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë përgjigja më e mirë ndaj këtij stagnimi”, u shpreh presidenti Thaçi.Pas plotësimit të të gjitha kritereve, presidenti Thaçi ka thënë se ngadalësimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është i pakuptimtë dhe i papranueshëm, pavarësisht arsyetimeve të vazhdueshme nga BE-ja dhe shtetet anëtare. Presidenti Thaçi ka theksuar se Brukseli dhe Perëndimi janë orientimi i vetëm strategjik i Republikës së Kosovës.

 

THAÇI: MARRËVESHJA ME SERBINË MUND TË ARRIHET KËTË VIT

Një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, në një linjë me marrëveshjen historike në mes të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka mundësi që të ndodhë në vitin 2019.Kështu ka deklaruar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë dhënë për mediumin britanik Guardian.Serbia ka refuzuar që ta njohë Kosovës si shtet të pavarur që prej shkëputjes së ish krahinës së saj në vitin 2008, pas gati një dekade nën administrimin ndërkombëtar dhe pas një lufte të përgjakshme në vitet 1998-1999.Lufta brutale nga forcat serbe kundër separatistëve shqiptarë të Kosovës, la rreth dhjetë mijë shqiptarë të vrarë para fushatës së bombardimeve 78 ditëshe që i dha fund luftës. Qindra serbë poashtu kanë qenë të vrarë në sulme hakmarrëse.“Ne duhet që të ulemi qoftë edhe me armikun kryesor, por pa asnjë parakusht dhe të provojmë që ta dëgjojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Presidenti Thaçi në intervistën e dhënë për Guardian para Konferencës së Berlinit që mbahet më 29 prill. Bisedimet në mes të dy vendeve janë ndërprerë që prej nëntorit, kur Kosova vuri tarifë 100% për produktet nga Serbia. Thaçi ka thënë se nuk është në plan që të hiqet kjo tarifë, por ka shtuar se është e nevojshme që të bëhet një progres i shpejt. Thaçi ka qenë një përkrahës i shkëmbimit të territorit, por ajo është kundërshtuar nga Gjermania, e cila frikësohet se kjo mund të çojë në kërkesa të tjera rreth kufijve gjeografik në Ballkan. Thaçi ka thënë se “demaskimi i kufirit” mund të jetë pjesë e ndonjë marrëveshje të përbashkët gjithëpërfshirëse dhe njohje reciproke me Serbinë. Por ai thekson se “nuk mund të ketë kufij në vija etnike. Është e pamundur. Të dyja edhe Kosova edhe Serbia do të mbesin vende multietnike”.

Emigrimi, sinjal jo i mirë për liberalizim të vizave

Rritja e numrit të qytetarëve të interesuar për të emigruar jashtë Kosovës për në vendet e Evropës dhe më gjerë, nga autoritetet në Prishtinë konsiderohet se mund të ketë efektin e vet edhe në procesin e liberalizimit të vizave. Muajve të fundit është raportuar se shumë të rinj, kryesisht në mënyrë legale, kanë lëshuar Kosovën dhe kanë gjetur punë në disa nga vendet e Bashkimit Evropian. Përveç perceptimeve për ikjen e qytetarëve nga Kosova në vendet evropiane, të dhënat zyrtare për muajt e fundit rreth emigrimit, institucionet e Kosovës nuk i kanë në dispozicion. Qytetarët, raportohet se po largohen nga Kosova në mënyrë legale duke u pajisur me viza pune në misionet diplomatike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituara në Kosovë, çka e bën situatën më të lehtë krahasuar me periudhat e ikjeve ilegale. Sidoqoftë, Kuvendi i Kosovës gjatë javës së fundit kishte mbajtur një seancë të jashtëzakonshmme pikën, siç është quajtur: “Debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit nga paslufta”.Por që sipas, kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj kjo seancë do të raportohet diku dhe se sipas tij, mund të ketë ndikim në procesin e liberalizimit të vizave. Ai tha se në Samitin e Berlinit më 29 prill, pret që të kërkojë edhe njëherë nga Gjermania dhe përfaqësuesit e BE-së atje, që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës. Por, seancat plenare, si ajo për ikjen e qytetarëve, sipas tij, mund të kenë ndikimin e vet në këtë proces.

 

Dodik: Bashkimi i Republikës Sërpska me Serbinë do të ndodhë

Anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se Republika Sërpska në Bosnje duhet të shpallë pavarësinë, nëse Kosova fiton ulëse në Kombet e Bashkuara. "Ne jemi të ndarë tashmë, por kjo nuk është shpallur. Bosnja është një shoqëri plotësisht e ndarë. Shteti nuk funksionon, por ka njëfarë imagjinate", tha Dodik për gazetën beogradase Veçernje Novosti. Ai tha se në zhvillimet gjeopolitike dhe rajonale do të krijohet momenti kur bashkimi i Republikës Sërpska me Serbinë do të jetë i mundur dhe shtoi se ai do ta përshpejtojë këtë proces aq sa mundet. "Nuk kam dilema se bashkimi do të ndodhë, veçse druaj që unë, apo dikush tjetër, mos ta humbasim këtë moment", tha Dodik. Ai shtoi se Bosnja "nuk do të zgjaste as dy ditë po të mos ishin të huajt". Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimano-Kroate janë dy entitete që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën. Ky vend është ndarë kështu me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet 1990. Dodik, nacionalist serb, ka fituar ulëse në Presidencën trepalëshenë zgjedhjet e tetorit të kaluar. Dy anëtarët e tjerë të Presidencës janë Shefik Xhaferoviq dhe Zhelko Komshiq.

Ivanov nën presion të mos amnistojë të dënuarit e 27 prillit

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, ende nuk ka vendosur lidhur me kërkesën e të dënuarveqë të amnistohen lidhur me sulmin e dhunshëm në Kuvend, më 27 prill 2017. Nga kabineti i kreut të shtetit nuk bëjnë të ditur as numrin e personave që kanë kërkuar falje. Për dhunën në Kuvend janë dënuar 16 persona me gjithsej 211 vjet burg.Në mesin e atyre që janë shpallur fajtor për veprën penale “rrezikim terrorist të sigurisë dhe rendit kushtetues”, është edhe Mitko Çavkov, ish Ministër i Punëve të Brendshme, por edhe zyrtar tjerë të VMRO DPMNE-së. Paraqitja e kërkesës për falje,ndërkohë ka nxitur reagime të shumta në opinion duke kërkuar nga kreu në largim i shtetit që të mos ndërmerr një vendim për faljen e këtyre personave pasi do të bënte shkelje ligjore. Kryeministri Zoran Zaev në vazhdimësi ka përkujtuar presidentin Ivanov se me ndryshimet ligjore të para dy viteve ai nuk gëzon më të drejtën ekskluzive për falje pa kaluar procedura edhe në institucione tjera, në veçanti në Ministrinë e Drejtësisë. Kreu i qeverisë, në reagimin e tij, gjithashtu ka përmendur edhe zgjedhjet presidenciale që janë në rrjedh e sipër, e në të cilat mund të ndikohet me një vendim nga ana e presidentit. “Një procedurë e tillë është e ndaluar pasi ndikon edhe në procesin zgjedhor, tek votuesit. Mund të ketë një hap të tillë por pas zgjedhjeve presidenciale që përfundojnë më 5 maj. Mandati i presidentit përfundon më 12 maj andaj edhe nuk pres asnjë falje nga ana e tij. Neni 11 i ligjit për falje nuk ekziston, ai është hequr, kështu që nuk ka asnjë bazë ligjore për të marr një vendim të tillë”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Bisedime të vështira në Finlandë

Bisedime të vështira priten në Finlandë, pasi Partia Social-Demokrate e opozitës shënoi fitore të ngushtë në zgjedhjet e përgjithshme, që u mbajtën të dielën. Udhëheqësi i Social-Demokratëve, Antii Rinne, tha se shpreson se qeveria e re do të formohet deri në fund të majit.

Sipas rezultateve përfundimtare, Social-Demokratët e majtë fituan 17.7% të votave, ndërsa Partia e Finlandezëve e ekstremit të djathtë doli e dyta, me 17.5% të votave. Megjithatë, krijimi i një koalicioni funksional mund të jetë i vështirë, pasi asnjë parti nuk fitoi me një diferencë të qartë. "Është e rëndësishme të kemi vlera të përbashkëta", tha kreu i Social-Demokratëve, Rinne. Partia e Qendrës e kryeministrit aktual, Juha Sipila, fitoi 13.8% të votave. Partneri i saj në qeverisje, Koalicioni Kombëtar, doli me 17%. Kjo është hera e parë në një shekull që asnjë parti në Finlandë nuk fiton më shumë se 20% të votave në zgjedhjet e përgjithshme. Partia Social-Demokrate bëri fushatë kundër shkurtimeve në shpenzimeve, që i zbaton koalicioni qeverisës. Partia e Finlandezëve fitoi popullaritet me një fushatë të dominuar nga retorika anti-migrante.

 

Në Sudan vazhdojnë protestat, pavarësisht përmbysjes së presidentit

Organizatorët e protestave në kryeqytetin e Sudanit, Kartum, thanë se "duan të çmontojnë plotësisht" shtetin që ka krijuar udhëheqësi tashmë i përmbysur, Omar al-Bashir. Një zëdhënës i tyre tha se autoritetet e regjimit të kaluar duhet të vihen në gjyq.

Bashir u përmbys nga ushtria javën e kaluar, pas 30 vjetësh në pushtet, ndërsa këshilli i formuar ushtarak tha se zgjedhjet do të mbahen brenda dy vjetësh. Por, protestuesit mbeten në kampe jashtë selisë së ushtrisë në Kartum, duke kërkuar formimin e menjëherëshëm të administratës civile. Sipas disa njoftimeve, të hënën ka pasur përpjekje për t'i shpërndarë protestuesit, por ata i kanë bashkuar duart, ndërsa trupat janë zmbrapsur nga konfrontimi. Turmat brohoritën "liri" dhe "revolucion", ndërsa i bënë thirrje ushtrisë për mbrojtje, citon BBC dëshmitarët. Protestuesit thonë se vazhdojnë të mbeten në rrugët e Kartumit, nga frika se udhëheqësit e grushtshtetit ushtarak janë shumë të afërt me presidentin e përmbysur, Bashir. Bashir është subjekt i dy urdhërarrestimeve ndërkombëtare, të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime. Ai akuzohet për organizimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në rajonin Darfur të Sudanit, në periudhën 2003-2008. Bashir, i cili tani është në paraburgim, i mohon këto akuza. Rënia e tij pasoi disa muaj trazira që filluan në dhjetor, për shkak të rritjes së çmimeve. Së paku 38 vetë u vranë në protesta.

 

Përmbytjet shkatërruese në Iran

Përmbytjet shkatërruese në Iran kanë lënë dy milionë njerëz në nevojë për ndihma humanitare, thanë organizatat bamirëse të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Sipas tyre, përmbytjet kanë lënë së paku 78 njerëz të vdekur dhe mbi 1,000 të tjerë të plagosur, ndërsa kanë dëmtuar rrugë, shtëpi, ura dhe toka bujqësore.

"Rreth 10 milionë njerëz në 2,000 qytete dhe qyteza janë prekur", thanë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e Kuqe. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, miratoi të hënën tërheqjen e dy miliardë dollarëve nga Fondi Kombëtar i Zhvillimit, për të ndihmuar të prekurit. "Përdorimi i Fondit Kombëtar të Zhvillimit është i autorizuar nëse nuk ka burime të tjera", tha Khamenei në një letër drejtuar presidentit të Iranit, Hassan Rohani. Irani, sidomos pjesa lindore, është përfshirë nga përmbytjet qysh më 19 mars, si pasojë e shirave të furishëm.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot me vransira të ndryshueshme dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet verroire. Temperaturat: H.Novi 21, Podgoricë e Ulqin 20, Tivar e Budvë 19, Cetinë 15, Nikshiq 14, Plevle e B.Pole 12, Beranë e Plavë 11, Kollashin 9, Rozhajë 8 dhe në Zhablak 4 gradë. Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vransira të ndryshueshme dhe në orët e pasditës vende vende me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët dweri mestare veriore dhe verlindore. Temperatura e mëngjesit prej - 1 defi në 11 kurëse më e larta e ditës prej 8 deri në 22 gc.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se