Žabljak
Pretežno oblačno
8.8 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
17.7 °C
Herceg Novi
Umjereno oblačno
19.2 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
14.2 °C
Cetinje
Oblačno
13.7 °C
Bar
Pretežno oblačno
19.5 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
18.3 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
20.3 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
12.9 °C

Lajmet

09. 04. 2019.   >>  16:56 0

Lajmet 09.04.2019

09.04.2019

Rrethanat dhe reformat në Mal të Zi, përcjellën me kujdes

Kryetarët e parlamenteve të shteteve të BE e kanë vërtetuar perspektivën evropiane të Ballkanit perëndimorë dhe përparësinë e zgjerimit, sepse ky është investim për paqe, demokraci dhe siguri, është konkluduar në Konferencën e kryetarëve të Parlamenteve të shteteve të BE-së, të mbajtur në Vjenë, në të cilën ka marrë pjesë edhe kryeparlamentari i Malit të Zi, Ivan Brajoviq. Siç është theksuar, vendet e Ballkanit perëndimorë gjatë disa viteve të kaluara kanë shënuar progres, kurse kryetarët i kanë ftuar ato që të vazhdojnë me reforma. Nga BE u bëhet ftesë vendeve të rajonit që ti tejkalojnë konfliktet aktuale dhe ta rrisin bashkëpunimin rajonal. Gjatë konferencës kryetari Brajoviq ka zhvilluar disa takime bilaterale me shefat e delegacioneve të Parlamenteve të Italisë, Robert Fiko, të Holandës, Anki Brojkres Knoll, të Irlandës, pastaj të Çekisë, Sllovakisë, Francës dhe të Lituanisë. Siç është theksuar në kumtesë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, gjatë takimeve bilaterale, vëmendje e veçantë i është kushtuar marrëdhënieve politike dhe ekonomike të Malit të Zi me këto shtete. Brajoviq gjatë këtyre takimeve ka fituar mendimin e bashkëbiseduesve dhe bindjet e tyre se rrethanat dhe aktivitetet në mal të Zi dhe në rajon, përcillen me vëmendje.

Dushko Markoviq sot qëndron në Vjenë

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq qëndron sot për vizitë zyrtare në Austri ,me ftesën e kancelarit federal Sebastian Kurts. Pas pritjes solemne në ndërtesën e kancelariatit kanë filluar bisedimet ndërmjet kancelarit dhe kryeministrit .Sic është kumtuar nga Qeveria,tema kryesore të vizitës së parë të kryeministrit të Malit të Zi në Austri prej rivendosjes së pavarësisë janë përparimi i bashkëpunimit bilateral dhe integrimet evropiane të Malit të Zi. Vizita e Markoviqit në Austri ka qenë rast për fillimin e iniciativës për përparimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral dhe definimi i aktiviteteve konkrete të përbashkëta dhe të projekteve realizimi i të cilave mund të pritet në periudhën e ardhshme. Austria do të vazhdojë të përkrah Malin e Zi dhe Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt UE ,ka theksuar kancelari austriak pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviq. Ai e ka përgëzuar kryeministrin për,siç ka vlerësuar,shënimin e rezultateve të mira."Pritja Juaj ekonomike është dukshëm më e lartë se ajo në Austri dhe ne gëzohemi për sukseset dhe e përkrahim Malin e Zi dhe vendet e Ballkanit Perëndimor",ka theksuar Sebastian Kurts. Duke e falënderuar kancelarin për ftesën ,kryeministri Markoviq ka theksuar se Mali i Zi e vlerëson lartë rolin e Austrisë dhe të kancelarit që kanë në Ballkanin Perëndimor.

Me bashkëpunim drejt zgjidhjeve të problemeve të sigurisë

Problemet e sigurisë dhe rreziqet në administratat lokale janë pasojë e ndryshimeve shoqërore,kurse identifikimi dhe zgjidhja e tyre adekuate kërkon bashkëpunimin e koordinuar të subjekteve të ndryshme ,ka deklaruar ndihmësdrejtori i Drejtorisë së policisë, Nikolla Janjusheviq. Ai, në konferencën internacionale të studentëve "Siguria në Administratat lokale- perspektivat kriminologjike dhe juridike ",ka theksuar se format dhe mënyrat e ndryshme të cënimit të sigurisë në bashkësitë lokale patjetër ndikojnë dhe i rrezikojnë interesat e shumicës së qytetarëve dhe të shoqërisë në përgjithësi."Problemet e sigurisë dhe rreziqet të cilat mund të vërehen në nivelin e bashkësive të ndryshme lokale janë pasojë e ndryshimeve shoqërore,kurse zgjidhja dhe identifikimi i tyre adekuat kërkon bashkëpunim të koordinuar të subjekteve të ndryshme të këtyre bashkësive dhe policisë", ka theksuar Janjusheviq.

Së shpejti marrëveshja për bashkëpunim me EBA në fushë e kulturës

Ministritë për kulturë të Malit të Zi dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe janë duke punuar në përgatitjen e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e kulturës ndermjet dy vendeve. Ministri i kulturës Aleksandar Bogdanoviq merr pjesë në Samitin e kulturës 2019 në Abu Dabi ,me ftesën e ministres për kulturë të EBA Noura Al Kaabi .Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se kjo ngjarje është rast i veçantë për promovimin ,respektimin dhe pranimin e llojllojshmërisë kulturore ,është kumtuar nga Ministria. Vëmendje të veçantë ministrat i kanë kushtuar vendosjes së bashkëpunimit në fushën e kinematografisë .All Kaabi është shprehur e kënaqur me mundësinë e vendosjes së bashkëpunimit në fushën e kinematografisë përmes institucioneve relevante në të dy vendet .Ministri Bogdanoviq është takuar në Abu Dabi edhe me ministrin shtetëror të EBA, Zaki Anvar Nuseibeh.

Shërbimi ushtarak do të promovohet në gjashtë qytete

Ministria e mbrojtjes dhe Ushtria e Malit të Z,i prej sot deri me 24 prill do të promovojë profesionin ushtarak në sheshet e gjashtë qyteteve të Malit të Zi ."Promovimi i shërbimit ushtarak "Behu pjesë e jona" fillon sot në Beranë .Në Biello Pole me 10 prill ,në Tivat me 17,në Tivar një ditë më vonë ,kurse në Nikshiq dhe në Plevle me 23 dhe 24 prill" është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes. Nga kjo Ministri është paralajmëruar se qytetarët prej orës 11 deri në ora 15 do të mund të informohen për projektet e Ministrisë në vendet e veçanta dedikuar të rinjve. Sic theksohet ,këto projekte janë kampi ushtarak veror për të rinjtë,gratë në Mal të Zi dhe barazia gjinore ,shërbimi vullnetar ushtarak dhe punësimi në Ushtrinë e Malit të Zi ,si dhe arsimimi në akademitë e jashtme ushtarake.

Sistemi bankar është stabil

Sistemi bankar në Mal të Zi është stabil dhe shënon trende pozitive edhe përkundër futjes së falimentimit në Atllas dhe Invest bankën Montengero- IBM, është kumtuar nga Banka Qendrore e Malit të Zi. Nga kjo Bankë kanë theksuar se treguesit në nivelin e sistemit, të cilët kanë të bëjnë me 13 Banka, të cilat disponojnë lejen për punë, tregojnë performancat stabile. Në bazë të dhënave më të fundit, në nivelin e sistemit, prej me 28 shkurt, pozita kryesore e bilancit, në nivelin vjetorë, kanë shënuar rritje. Nga Banka Qendrore, me rastin e interesimit më të madh të mediave për trendet në sektorin bankar, kanë kumtuar se depozitimet shënojnë rritje konstante. Depozitat e përgjithshme në 13 Banka në fund të muajit shkurt, kanë qenë 2,75% më të larta krahasuar me fundin e muajit nëntor, gjegjësisht, 2,22% krahasuar me fundin e janarit të këtij viti. Nga kjo Bankë poashtu kanë kumtuar se sistemi bankar në Mal të Zi është shumë likuidues.

Kushtetuta e Kosovës është dinjitet i shtetit tonë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se vetëm duke e respektuar Kushtetutën do ta respektojmë dinjitetin tonë. Në 11-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Kosovës, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se sundimi i ligjit është parimi themelor pa të cilin nuk mund të ecim përpara në përmbushjen e vizionit që kemi për shtetin, e as ta mbajmë Kosovën si një vend të shpresës, të perspektivës për të rinjtë e saj dhe për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, shkruan lajmi.net. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Veseli ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është dinjitet i shtetit tonë. Prandaj, duhet ta kemi të qartë se vetëm duke e respektuar këtë kushtetutë do ta respektojmë dinjitetin tonë. Sundimi i ligjit është parimi themelor pa të cilin nuk mund të ecim përpara në përmbushjen e vizionit që kemi për shtetin, e as ta mbajmë Kosovën si një vend të shpresës, të perspektivës për të rinjtë e saj dhe për të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Sundimi i ligjit është substancë jetike e vetë qenies sonë si Komb.Kemi arritur suksese deri tani dhe mund t’i shënojmë ato me krenari, por, në rrethanat tona, duhet të bëjmë edhe më shumë, edhe më mirë, edhe më drejt se çdo shtet tjetër. Sepse, çmimi që dhamë dje dhe synimi që kemi sot janë të mjaftueshme për ta kërkuar këtë. Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës ka vetëm një titullar: popullin e saj. Kjo është fryma e kushtetutës sonë.

Hoxha kërkon përkrahjen e Polonisë në Këshillin e Ministrave për vizat

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë Konferencës Globale Horasis, në Portugali, ka takuar Ministrin për investime dhe zhvillim të Polonisë, Jerzy Kwieciński. Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth përkrahjes së këtij vendi për mbledhjen e Këshillit të Ministrave lidhur çështjen e liberalizimit të vizave. Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Hoxha, ka shkruar se çdo kufizim për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, është kufizim për arritjen e vlerave integruese të të rinjve, ekonomisë dhe vlerave tjera të BE-së për Kosovën. Në Konferencën Globale Horasis, në Lisbonë, takova personalitete të shquara të BE-së dhe vendeve mike si Z. Jerzy Kwieciński, Ministër për investime dhe zhvillim i Polonisë, nga i cili kërkova mbështetje dhe përkrahje në Këshillin e Ministrave, për të arriturat tona, konform udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Çdo kufizim për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, ceka në takim, është kufizim për arritjen e vlerave integruese të të rinjve, ekonomisë dhe vlerave tjera të BE-së për Kosovën, padrejtësisht e veçuar, padrejtësisht e penguar.

Shqipëria të përfaqësojë vlerat e OSBE-së

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella. Në këtë takim, Meta deklaroi se Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE.“Kemi besim te mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE”, vijoi ai. Meta gjithashtu ka takuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger. Ai tha se bashkëpunimi intensiv dhe koordinimi është vendimtar për kryesimin e radhës së OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020.Sipas tij, ka një shqetësim për situatën aktuale politike në Shqipëri.

Dimitrovi në Berlin, prezanton progresin euro-integrues të vendit

Shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Berlin, në bisedime me përfaqësuesit gjermanë për progresin e eurointegrimeve.Në ditën e dytë të vizitës, siç kumtoi MPJ, Dimitrovit do t’i bashkëngjitet edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, me çka është planifikuar brifing i përbashkët para Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane në Bundestagun gjerman, në të cilin do ta prezantojnë progresin dhe gatishmërinë e vendit për fillim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në vigjilje të Këshillit të BE-së në qershor.Dimitrovi pritet që sot të realizojë takime me deputetë të Bundestagut gjerman, në mesin e të cilave edhe me grupin punues për politikë të jashtme të CDU/CSU si dhe me përfaqësues të Zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel.Janë paraparë edhe takime me ministrin për Evropë, Mihail Rot dhe lideren e re të CDU/CSU, Anegret Kramp-Karenbauer.

May dhe Merkel bisedojnë për Brexit-in

Kryeministrja britanike, Theresa May, e njoftoi kancelaren gjermane, Angela Merkel, lidhur me veprimet që po ndërmerren për të sjellë një “përfundim të suksesshëm të procesit të Brexitit”.

May ndodhet në Gjermani si pjesë e përpjekjes së saj të fuqishme për të siguruar një shtyrje të datës për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Kryeministrja May e informoi kancelaren Merkel në veçanti për bisedimet që po i zhvillon me opozitën britanike në mënyrë që të ketë një marrëveshje të dakorduar për Brexitin. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian njoftuan më herët se janë të gatshëm t’i ofrojnë Britanisë një shtyrje të dytë për Brexitin por, sipas tyre, kryeministrja Theresa May duhet të paraqesë një plan të qartë për ratifikimin e marrëveshjes nga ana e parlamentit britanik. Pa një shtyrje, të premten, Britania duhet të largohet pa marrëveshje nga BE-ja, gjë që mund të shkaktojë tronditje ekonomike.

 

Vazhdojnë luftimet për Tripolin

Spitalet në Tripoli dhe në rrethinë kanë njoftuar se në luftimet në kryeqytetin e Libisë kanë vdekur 47 njerëz dhe janë plagosur 181 të tjerë ,ka kumtuar Organizata botërore e shëndetësisë .Nga kjo organizatë tërheqin vërejtjen se eskalimi i ri i konflikteve mund të shkaktojë mungesën e rezervave mjekësore. Në Libi prej javës së kaluar janë përtëri konfliktet kur Armata nacionale e Libisë në krye me Kalif Haftar është nisur nga lindja për okupimin e perëndimit të shtetit dhe të Tripolit ku kontrollin e mban Qeveria e njohur ndërkombëtarisht në krye me Fajez Saraj.

Policia turke arreston mbi 100 persona të dyshuar për "lidhje" me Gulenin

Policia turke njoftoi se ka arrestuar më shumë se 100 persona të cilët dyshohen se janë të lidhur me lëvizjen "FETO", e akuzuar për tentim grusht-shteti në vitin 2016. Prokurorët lëshuan urdhër-arrest për 400 persona por vetëm 127 u arrestuan, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadollu.

Bastisjet për arrestimin e të dyshuarve tjerë janë duke vazhduar në mbarë vendin. Dhjetëra mijëra persona po mbahen në burg pasi dyshohet se janë të lidhur me klerikun që jeton në SHBA, Fetullah Gylen dhe lëvizjen e tij FETO. Mbi 140.000 punëtorë të sektorit publik janë përjashtuar ose pezulluar nga puna nën dyshimet se janë të lidhur me këtë lëvizje. Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan e akuzon Gulenin për urdhërimin e grusht-shtetit të dështuar por kleriku që jeton në Pensilvania të SHBA-së mohon pretendimet.

 

Takime sa më të shpeshta me fëmijët për njohjen e rregullave në komunikacion

Njohja e rregullave dhe normave ekzistuese ligjore në çdo fushë, është e domosdoshme për zbatimin dhe respektimin e tyre në jetën e përditshme. Sidomos, atyre rregullave mosnjohja ose mosrespektimi i të cilave paraqet kërcënim për veten ose për të tjerët, siç janë rregullat e komunikacionit, respektivisht lëvizjes për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, për shoferë apo këmbësorë. Edhe pse mjaft shpesh trajtohen tema të ngjashme, sidomos në media por edhe nga institucione tjera, prapëseprapë, e gjithë kjo nuk ka dhënë rezultatin e dëshiruar në fushën e sigurisë për pjesëmarrësit në komunikacion. Kompetentët, më së shpeshti vlerësojnë se situata aktuale në këtë drejtim, është pasojë e moskujdesit të pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë në komunikacion të cilët, rëndom, janë të gatshëm të fajësojnë infrastrukturën ekzistuese si shkaktar të situatave të padëshirueshme. Por, ajo që duhet veçuar kur diskutohet kjo çështje është puna me të vegjlit në këtë drejtim, respektivisht, me brezat e rinj të cilët duke filluar nga bankat e shkollës që në klasë të ulëta, do të duhej të edukohen në përfitimin e një kulture sa më të gjerë si pjesëmarrës në komunikacion. Edhe pse, kohëpaskohe, organizohen punëtori me zyrtarët policor, një gjë e tillë është e nevojshme të praktikohet më shpesh. Në këtë mënyrë brezat e rinj do të njiheshin më mirë me rregullat ekzistuese të komunikacionit dhe, njëkohësisht, në obligimin për respektimin e tyre në të mirë të përgjithshme. Trajtimi i kësaj problematike duhet të jetë në agjendën e atyre që hartojnë plan-programe dhe aktiviteteve të ndryshme në ndërgjegjësimin e shoqërisë, duke filluar nga mosha fëmijërore sepse në këtë mënyrë do të jemi fitues të gjithë.

Gjokë Dukaj, gazetar i RTMZ

 

Nesër vranët dhe me shi

Sot në Mal të Zi po mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Fryn erë e dobët nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat: në Tivar e Budvë 16 gradë, Podgoricë, H. Novi e Ulqin 15, Nikshiq 13, Cetinë 11, B. Pole e Plevle 10, Kollashin, Beranë e Plavë 9, Rozhajë 8 dhe në Zhablak 5 gradë.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të shiut dhe bubullimë. Të reshura më të dendura priten në viset jugore dhe qendrore, sidomos në orët e vona të pasdites. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 3 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 20 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se