Žabljak
Pretežno vedro
15.8 °C
Pljevlja
Vedro
22.3 °C
Herceg Novi
Vedro
22.1 °C
Nikšić
Pretežno vedro
19.6 °C
Cetinje
Vedro
19.9 °C
Bar
Vedro
21.2 °C
Podgorica
Vedro
23.3 °C
Ulcinj
Vedro
17.7 °C
Kolašin
Vedro
20.2 °C

Lajmet

19. 02. 2019.   >>  17:11 0

Lajmet 19.02.2019

19.02.2019

Prioritet është rritja e BPB

"Mali i Zi vazhdon të jetë provueses i politikës së integrimeve dhe miratimit të vlerave evropiane në rajon edhe përmes partneritetit me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, BEZhR", ka vlerësuar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Ai ka pritur sot nënkryetarin e kësaj Banke, Jurgen Rigterink, i cili qëndron për vizitë në Mal të Zi. Gjukanoviq, siç është kumtuar pas takimit, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin cilësor të Malit të Zi me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, duke falënderuar Bankën për përkrahje ndaj Malit të Zi në periudhën e kaluar gjatë të cilës kemi bërë hapa esencial zhvillimor. Duke theksuar rëndësinë e reformave të realizuara deri tani në rritjen e Bruto Prodhimtarisë së Brendshme (BPB), Gjukanoviq ka theksuar se në periudhën e ardhshme prioritet mbetet ruajtja e trendit të rritjes të BPB-së. Në veçanti ka theksuar rëndësinë procesit të mëtejmë të integrimeve evropiane të Malit të Zi dhe të rajonit si garanci e stabilitetit dhe e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor. Nënkryetari i parë i Bankës Evropiane për Zhvillim ka vlerësuar lartë progresin të cilin e ka shënuar Mali i Zi në periudhën e kaluar duke theksuar gatishmërinë e kësaj banke që të vazhdojë me përkrahje ndaj Malit të Zi. Dyanshëm është vlerësuar se se përkrahja ndaj rajonit për miratimin e standardeve evropiane është tejet e nevojshme për përparim dhe zhvillim të mëtejmë.

 

Se bashku për sektorin privat më konkurrues

"Për Malin e Zi është me rëndësi të madhe strategjike vazhdimi i forcimit të infrastrukturës gjithëpërfshirëse, ndërtimi i autostradës, valorizimi i aeroporteve dhe i porteve si dhe aktivitetet e mëtejme në forcimin e konkurrencës dhe krijimin e ambientit më të volitshëm afaristë, përmes forcimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe profesionalizimi i administratës". Këtë e ka vlerësuar kryeministri Dushko Markoviq gjatë takimit me nënkryetarin e parë të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, BEZhR, Jirgen Rigterink. Gjatë takimit është vlerësuar se avancimi i konkurrencës të sektorit privat, ndërlidhjet energjetike dhe infrastrukturore dhe turizmi i qëndrueshëm janë tri fushat prioritetit në të cilat Banka evropiane për zhvillim dhe rindërtim dëshiron ti ndihmojë Malit të Zi. Me këtë rast kryeministri Markoviq ka theksuar se Mali i Zi gjatë dy viteve të kaluara ka zhvilluar politikë ekonomike të suksesshme , ka realizuar rritje dinamike të ekonomisë , ka stabilizuar financat publike dhe ka ulur shkallen e papunësisë. Banka Evropiane për zhvillim do të jetë pran jush dhe do tu përkrah, ka theksuar Rigtering , duke përshëndeturash rezultatet nga fusha e politikës ekonomike duke shtuar se treguesi më i mirë i përparimit është reagimi i tregut ndërkombëtarë duke theksuar në këtë kontekst emetimin e euro obligacioneve në Mal të Zi në vitin e kaluar.

Kërkohen investime më të mëdha në infrastrukturës

Shteti duhet të investojë shumë më tepër në infrastrukturë, gjë që nënkupton jo vetëm rrugët, aeroportet dhe hekurudhat, por edhe infrastrukturën në qytete, kanë vlerësuar përfaqësuesit e Ministrisë së komunikacionit dhe të detarisë dhe të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, BEZhR. Bashkëbiseduesit gjatë takimit kanë theksuar se kur është fjala për investimet në mjediset urbane është me rëndësi menaxhimi i mbeturinave, furnizimi me ujë, trajtimi i ujerave të zeza, shëndetësia dhe arsimi. Nënkryetari i parë i kësaj Banke, në kuadër të vizitës punuese në Mal të Zi, është takuar me Ministrin për komunikacion dhe detari, Osman Nurkoviq. Ai ka përkujtuar se afro 60 projekte të cilët përmes përkrahjes së Bankës Evropiane për Zhvillim janë realizuar në Mal të Zi në periudhën e kaluar është sukses i mirë dhe 30 për qind nga këto projekte kanë të bëjnë me komunikacionin dhe infrastrukturën. Gjatë takimit Nurkoviq ka folur për ndërtimin e pjesë prioritetit të autostradës Tivar- Bolare dhe për planet për pjesën e dytë të autostradës Mateshevë- Andrievicë.

Bashkëpunimi të përparohet në fushën e modernizimit të ushtrisë

Bashkëpunimin bilateral ndërmjet Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) është e mundshme të përparohet në sferën e modernizimit të ushtrisë, ka vlerësuar Ministri malazez i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq. Siç është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes, Boshkoviq sot paradite ka biseduar në Abu Dabi me Ministrin shtetëror për mbrojte të EBA, Mohamed Bin Ahmet All Bovardi. Boshkoviq ka theksuar se Mali i Zi angazhohet për avancimin e bashkëpunimin mbrojtës bilateral si me vendet Aleate ashtu edhe me ato partnere. Ai ka shtuar se njëri ndër prioritetet e Ministrisë së mbrojtjes është investimi në modernizimin dhe furnizimin e Ushtrisë së Malit të Zi në pajtim me standardet më të larta dhe sfidat e sigurisë aktuale.

Nuhoxhiq në Stamboll

Ministri për punë të brendshme i Malit të Zi, Mevlludin Nuhoxhiq, merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Ministrave të punëve të brendshme të procesit të Budapestit, "Partneriteti për migrime të vendeve të rrugës së mëndafshit", e cila prej sot deri të enjten mbahet në Stamboll. Mikpritës i Konferencës është Ministria e punëve të brendshme të Turqisë, si bashkëkryesuese e procesit të Budapestit. Siç është kumtuar nga Ministria e punëve të brendshme të Malit të Zi, Nuhoxhiq në Stamboll dhe në Ankara do të zhvillojë disa takime bilaterale në mesin e të cilave me rëndësi të veçantë është takimi me kolegun nga Turqia, Sulejman Sojllu. Me këtë rast dy Ministrat e punëve të brendshme do të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim për ndihmë reciproke në fushën e situatave të jashtëzakonshme.

Zgjerimi është prioritet i agjendës politike bullgare

Politika e zgjerimit është radhitur lartë në agjendën politike të Bullgarisë, ka theksuar ambasadorja e sapoemëruar e këtij shteti në Mal të Zi, Megllena Pllougçieva- Aleksandrova, gjatë takimit me zëvendëskryetarin e Këshillit për integrimet evropiane, Andria Vuksanoviq. Ambasadorja Pllougçieva ka theksuar se misionin e vetë të ambasadores do ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë, që në të gjitha adresat relevante evropiane të prezantojë rezultatet e arritura dhe përpjekjet e Malit të Zi në rrugën drejtë anëtarësimit në BE. Ajo ka shtuar se për Bullgarinë, politika e zgjerimit është arritur lartë në agjendën e saj politike dhe e përkrah Malin e Zi në hapjen e kapitullit 8- Konkurrenca. Ndërkohë, Vuksanoviq ka theksuar se ky Këshill zhvillon marrëdhënie të mira me kolegët bullgar, për ç'gjë dëshmon protokolli për bashkëpunim ndërmjet këtij trupi parlamentar dhe të Këshillit për punët evropiane dhe kontrollin e Fondeve evropiane të Kuvendit popullor të Bullgarisë, i nënshkruar në shtator të vitit të kaluar në Sofje.

Donacion për një punë më të mirë të KShZ

Misioni i OSBE-së në Mal të Zi, ia ka dorëzuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, KShZ, Softuerin për përpunimin e të dhënave zgjedhore së bashku me pasjen përcjellëse me vlerë prej rreth 170 mijë euro. Siç është kumtuar sot nga OSBE, ky donacion shënon përfundimin e projektit dy vjeçar përmes të cilit Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve i është ofruar përkrahja teknike. Shefja e Misionit, Mariz Davie, ka theksuar se projekti me vlerë mbi 170 mijë euro e kanë siguruar dy ekspertë zgjedhor ndërkombëtarë për ofrimin e këshillave Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe ka mundësuar zhvillimin e Softuerit për ripërpunimin e të dhënave zgjedhore. Ushtruesi i detyrës të kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Mersudin Dautoviq, e ka falënderuar misionin e OSBE për përkrahje në përmirësimin e kapaciteteve të Komisionit dhe për trajnimin e të punësuarve.

U shënua 11- vjetori i pavarësisë shtetërore të Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, shënoi mbrëmë 11 vjetorin e shtetësisë së Kosovës. Ambasadori i këtij vendit në Podgoricë, shkëlqesia e tij, Skender Durmishi, duke i falënderuar të pranishmit e shumtë në këtë solemnitet, foli për të arriturat e shtetit të Kosovës gjatë kësaj periudhe, kurse nga viti i kaluar, mes tjerash, veçoi formimin e ushtrisë së këtij vendit. Në praninë e autoriteteve të larta të jetës publike, kulturore, fetare dhe politike nga Mali i Zi, pastaj të përfaqësuesve diplomatik, ambasadori Durmishi, rikujtoi se kjo është hera e tretë që ata organizojnë solemnitete të ngjashme me rastin e pavarësisë shtetërore të Republikës së Kosovës dhe falënderoi autoritete malazeze, me theks të veçantë nga ministria e jashtme e këtij vendit, për bashkëpunim të mirë dhe kontributin e dhënë në afirmimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes të dy vendeve. Ai, po ashtu, theksoi se vendin e tij e gëzojnë të arriturat e Malit të Zi, si vend anëtarë i Aleancës së NATO-s dhe për përparimin e dukshëm në procesin e Integrimeve Evropiane, duke falënderuar përfaqësuesit politik të shqiptarëve nga Mali i Zi për kontributin e dhënë në këtë drejtim. Më pas, ambasadori Durmishi, me bashkëpunëtorët vazhduan të shoqërohen me të ftuarit e shumtë në këtë solemnitet, në koktein e përgatitur me këtë rast.

Gjokë Dukaj, gazetar i RTMZ

Shndritet vrasja e Krushqiq dhe sulmi kundër gazetares Llakiq

Grupi kriminal nëntë anëtarësh, organizues i të cilit është F.B nga Podgorica, është dyshuar për vrasjen e Miodrag Krushçiq dhe për plagosjen e gazetares së mediumit, "Vjesti", Olivera Llakiq. Nga Drejtoria e policisë, në konferencën për gazetarët kanë theksuar se për vrasjen e Krushçiq është dyshuar Mario Millosheviq nga Podgorica, anëtar i këtij grupi kriminal, i cili është arrestuar në Kosovë në muajin korrik. Policia gjatë procedurës hetimore ka arrestuar pesë anëtarë të kësaj organizate, dy janë arrestuar sot kurse dy të tjerë janë të arratisur. Ndihmës drejtori i drejtorisë së policisë, Enis Bakoviq, ka theksuar se policia verifikon nëse ky grup kriminal është përgjegjës edhe për disa vepra tjera penale të bëra në territorin e Malit të Zi dhe të rajonit.

Vënia e kufirit mes serbëve dhe shqiptarëve, propozim zyrtar i Serbisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se propozimi zyrtar i Serbisë, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është “vënia e kufirit mes serbëve dhe shqiptarëve”. Në një takim për të ardhmen e Evropës dhe Ballkanit të mbajtur në Beograd, Daçiq duke iu përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë, tha se "nëse kjo ide ndonjëherë do të jetë në tryezë të bisedimeve, atëherë të dyja palët do të deklarohen për të". Sipas tij, çështja se ku do të përcaktohej linja e ndarjes së kufirit ende nuk është përcaktuar. Sipas tij, lidhur me këtë çështje, nëse propozimi pranohet, duhet të vendoset në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Çështja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e quan këtë proces "korrigjim i kufijve". Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka përjashtuar këtë ide si kompromis për të arritur një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA-ja ka thënë se do të pranojë çdo marrëveshje për të cilën pajtohen të dyja palët, mirëpo Bashkimi Evropian është i ndarë në këtë ide. Institucionet e BE-së kanë deklaruar se përkrahin arritjen e marrëveshjes për të cilën pajtohen Prishtina dhe Beogradi, mirëpo Gjermania po e kundërshton ndryshimin e kufijve si pjesë të marrëveshjes.

Idenë e Daçiqit e kam thënë para dy vjetësh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ideja për “vënien e kufirit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë e Serbi është dhënë nga vetë ai që para dy vjetësh”. Komentet e tij pasuan deklaratën e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili sot tha se propozimi zyrtar i Beogradit për arritjen e marrëveshjes me Kosovën është vënia e kufirit në vija etnike. “Nuk kam çfarë të komentoj. Këtë e kam thënë para dy vitesh”, tha Vuçiq gjatë një vizite në një Institut shëndetësor në Beograd. Duke e komentuar letrën e presidentit amerikan Donald Trump të dërguar për ditën e shtetësisë së Serbisë, në të cilën thuhej se “njohja e ndërsjellë është element kyç për normalizimin e raporteve”, Vuçiq tha se i kupton dëshirat e presidentit amerikan. “Janë naivë ata që presin nga Amerika të ndryshojë politikën e saj, që fuqia më e madhe botërore të ndryshojë qëndrimin. Amerika e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, mos mendoni se është e mundur që dikush të ndryshojë vendimin e saj. Prandaj une e kuptoj dëshirën e presidentit amerikan” tha Vuçiq, duke shtuar se Serbia i ka dëshirat, nevojat dhe planet e saja.

Nuk do të ketë bisedime pa u hequr tarifat ndaj Serbisë

Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, deklaroi se nuk do të thërras raund të ri bisedimesh ndërmjet Prishtinës e Beogradit derisa autoritetet në Kosovë nuk i heqin apo pezullojnë tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ajo i bëri këto komente në Bruksel gjatë një konference për gazetarë, gjatë së cilës tha se është e gatshme që të mbyllet me javë apo muaj për të arritur një marrëveshje ndërmjet Prishtinës e Beogradit. “Në momentin që krijohen kushtet, jo vetëm që jam e gatshme që mëngjesin e ardhshëm të organizoj takimin, por edhe të mbyllemi për aq kohë sa nevojitet: shtatë ditë, një apo tre muaj”, tha ajo. Por, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ripërsëriti se tarifat nuk do të hiqen. “Sa jam unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se çdo marrëveshje e mundshme me Serbinë nuk mund të prekë kufijtë.

Kosova duhet të fitojë diçka në këmbim të detyrave që i kryen

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, tha se Kosova duhet të marrë diçka në këmbim të detyrave që i kërkohet të kryejë. Duke folur për gazetarët në Bruksel, Engel kujtoi ratifikimin e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, pas së cilës gjë Bashkimi Evropian i ka premtuar liberalizimin e vizave me vendet e BE-së. "Kjo gjë nuk ka ndodhur ende dhe është frustruese", tha Engel. Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi qysh në mars të vitit të kaluar. Komentet vijnë pas presionit të shtuar amerikan mbi Kosovën që të tërheqë taksën 100% që u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur në disa raste se taksa do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se taksa është kundër interesave amerikanë, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ngulur këmbë se nuk do të vazhdojë dialogun për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën, derisa të mos hiqet taksa. Engel tha se edhe Qeveria e Serbisë duhet të ndryshojë qëndrim dhe të mos vazhdojë mbajtjen e Kosovës jashtë organizatave ndërkombëtare, si UNESCO dhe INTERPOL, si dhe të mos përpiqet t'i bindë shtetet për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Engel tha se shpreson se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë do të dalin me një plan për ecjen përpara dhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

 

PSD nuk bëhet pjesë e Qeverisë

Kryetari Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti e ka përjashtuar mundësinë që subjekti i tij politik, aktualisht në opozitë, të bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së PSD-së në një koalicion qeverisës së bashku me partinë më të madhe opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Përderisa për LDK-në nuk mund të flas, sa i përket PSD-së, mund të konfirmoj se nuk ka pas as edhe një takim apo diskutim për këtë gjë”, shkruan Ahmeti. Ahmeti, i cili është edhe bashkëkryesues i Ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, është shprehur se partia e tij do ta përkrahë procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, por edhe vendimin për taksën. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si partneri më i madh i koalicionit qeverisës, ka deklaruar se Kosova duhet të pezullojë taksën për një periudhë, në mënyrë që të mund të vazhdohet dialogu në Bruksel.

Opozita në bllok heq dorë nga mandatet parlamentare

Në Shqipëri, grupi parlamentar i Partisë Demokratike iu përgjigj unanimisht propozimit të Kryetarit të partisë, Lulzim Basha, për djegien e mandateve të deputetëve. Këtij vendimi iu bashkuan dhe aleatët e tjerë të partive të vogla të së djathtës, dhe mbrëmë edhe Lëvizja socialiste për Integrim, forca e dytë më e madhe e opozitës. Kryetari demokrat pati pasdite një takim dhe më drejtuesit e partive të vogla opozitare, disa prej të cilëve janë anëtarë të parlamentit, duke marrë dhe prej tyre mbështetje për vendimin ekstrem. Më herët Basha u takua dhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, partia e dytë më e madhe e opozitës e cila u shpreh se i bashkohet të njëjtit qëndrim. Tensioni politik në vend kulmoi të shtunën me protestën e opozitës para kryeministrisë ku u rregjistruan episode të dhunshme, me grupe protestuesish që disa herë me radhë sulmuan hyrjen qëndrore të godinës, por u sprapsën nga forcat e sigurisë që përdorën pompat e ujit dhe gazllotsjellësh.

 

Macron do të kërkojë "zgjimin" e Evropës pas Brexit-it

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do ta përshkruajë Brexitin si një “thirrje për zgjim” gjatë një fjalimi të cilin pritet ta mbajë në fund të këtij muaji. Ai do të nënvizojë faktin se Evropa duhet të jetë më bindëse në përballje me fuqitë tjera rivale botërore, thanë burime në kabinetin e presidentit francez, shkruan agjencia Reuters. Fjalët e tij do të jenë një paralajmërim për kontinentin që nuk po mundet ta projektojë fuqinë e tij dhe të mbrojë veten, thanë ndihmësit e presidentit francez, duke e vlerësuar fjalimin si më të rëndësishmin që nga paraqitja e tij në shtator të vitit 2017, ku Macron foli për reformimin e Bashkimit Evropian. Fjalimi i Macron përkon me tensionet në rritje në Perëndim. Megjithëse Macron do të përdorë largimin e planifikuar të Britanisë nga BE-ja, më 29 mars, si shtysë kryesore për fjalimin e tij, qëllimi nuk është të ofrojë një nismë për të zhbllokuar pengesën në negociatat midis Londrës dhe Brukselit.

SHBA rikonfirmon përkushtimin ndaj NATO-s

Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi ka rikonfirmuar gjatë një konference për media në Bruksel, përkushtimin e SHBA-së për NATO-n dhe respektin ndaj Bashkimit Evropian. Pelosi i ka bërë këto komente pas pjesëmarrjes së delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Duke përmendur qëndrimin amerikan për një bashkëpunim sa më të fuqishëm me aleancën veri-atlantike, ajo ka rikujtuar kohën kur SHBA-ja ka nënshkruar paktin me NATO-n. Kongresmeni, Bill Keating ka thënë se aleanca aktualisht është duke u përballur me armiq të njëjtë, duke vënë theksin te Rusia dhe Kina, mirëpo sipas tij koalicioni ekzistues mes vendeve anëtare të NATO-s bën dallimin. Delegacioni amerikan ka marrë pjesë edhe në Konferencën e Mynihut, në të cilën janë diskutuar çështje të sigurisë.

 

Bernie Sanders shpall sërish kandidaturën për president të SHBA-së

Senatori amerikan, Bernie Sanders, thotë se do të kandidojë përsëri për president në vitin 2020, duke bërë një përpjekje të dytë për të fituar nominimin e Partisë Demokratike. Senatori 77-vjeçar i Vermontit u bë një yll politik në vitin 2016 megjithëse ai humbi nominimin për president të SHBA-së. Përmes një letre drejtuar mbështetësve të tij, ai tha se është koha për të përfunduar "revolucionin politik" që e kishin filluar. Senatori Bernie Sanders njihet si kritik i hapur i presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ai e ka përshkruar atë si një “gënjeshtar patologjik” dhe “racist”. Sondazhet e hershme bëjnë të ditur se senatori Sanders, është shumë përpara kandidatëve tjerë të mundshëm demokratë, shkruan BBC. Sanders, humbi nominimin e demokratëve në vitit 2016 nga, ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton.

Edhe nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Budvë 17 gradë, Podgoricë 16, Tivar e Ulqin 15, Heceg Novi e Kollashin 14, Beranë, Nikshiq, Rozhaj e Shavnik 13, Cetinë e Bijello Pole 12, Plavë 10, Zhablak 9 dhe në Plevle 8 gradë.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -6 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 18 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se