Žabljak
Pretežno oblačno
3.7 °C
Pljevlja
Oblačno
8.8 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
18.1 °C
Nikšić
Umjereno oblačno
13.2 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
13.8 °C
Bar
Vedro
19.6 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
20.0 °C
Ulcinj
Vedro
19.4 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
9.5 °C

Lajmet

18. 02. 2019.   >>  17:51 0

Lajmet 18.02.2019

18.02.2019

Miratohet statusi i kryeqytetit

Kuvendi i Podgoricës ka miratuar sot statutin e kryeqytetit i cili, siç është arsyetuar, do të përgjigjet në mënyrën më të duhur ndaj nevojave të qytetit  dhe do të kontribuojë në efikasitetin e punës së ndërmarrjeve dhe shërbimeve lokale. Për miratimin e statutit kanë votuar 32 këshilltarë të shumicës në pushtet. Opozita e ka braktisur seancën për shkak aferës "Koverta". Nënkryetari i Komisionit për sjelljen e statutit të kryeqytetit, Millosh Nikoliq, ka vlerësuar se puna e Komisionit i cili ka qenë i përbërë nga anëtarët e koalicionit në pushtet dhe të opozitës e ka karakterizuar përgjegjësia, komunikimi konkret dhe bashkëpunimi. "Besoj se kemi një tekst të mirë të statutit të harmonizuar  me ligjet kompetente dhe në mënyrë të duhur do tu përgjigjet nevojave të qytetit dhe në këtë mënyrë kemi kontribuar punës më efikase të ndërmarrjeve dhe shërbimeve të qytetit të cilat në një kanë qenë të përfshira me tekstin e statuti", ka theksuar Nikoliq.

 

URA braktis seancën e Podgoricës

Këshilltarët e Lëvizjes qytetare- URA e kanë braktisur sot seancën e Kuvendit të kryeqytetit, sepse nuk duan ti japin legjitimitet, siç theksojnë, veprimtarive kriminale dhe të farsave, në regjinë e PDS. Afera "Koverat" është skandali më i lartë politikë në historinë e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, ka vlerësuar këshilltari i URA-s, Zoran Mikiq. Ai ka theksuar se as Parlamenti i shtetit dhe as ato lokale të zgjedhura në kushtet e aferave "Inxhizmi" dhe "Koverta" dhe shumë të tjera nuk kanë kredibilitetin dhe as legjitimitetin. "Inçizimi në të cilin ish kryebashkiaku i Podgoricës merr 97.5 mijë euro për nevojat e fushatës së PDS në terren, është vulë dhe tregues i dokumentuar se në çfarë mënyre partia në pushtet i fiton zgjedhjet këtyre viteve".

 

Ankesa për sjellje të policisë në Tivar

Këshillit për kontrollin qytetar të punës së policisë i kanë arritur  5 ankime të qytetarëve të Tivarit të cilët kanë pasur vërejtje në veprimet e policisë gjatë protestave kundër ndërtimit të kopshtit në oborrin e gjimnazit të Tivarit. Këshilli ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme kushtuar intervenimeve policore në Tivar. Është konstatuar se kanë arritur 5 ankime të qytetarëve të Tivarit të cilët kanë pasur vërejtje në veprimin e policisë si dhe në përgjigjen e qendrës së sigurisë në Tivar. Siç theksohet është diskutuar edhe për dokumentacionin disponues mjekësor dhe video material. Vazhdimi i mbledhje është caktuar për nesër në orën 19.

Ftesë për publike për projkte investuese

Ministria për shkencë në bashkëpunim me ministrinë e financave dhe me delegacionin e BE në Mal të Zi përmes përkrahjes para anëtarësimit të Malit të Zi, ka shpallur ftesë publike  për paraqitjen e projekteve investuese në sektorin ekonomik, akademik dhe atë civil. Drejtori i përgjithshëm i drejtorisë  për veprimtarinë shkencore- hulumtuese  në ministrinë e shkencës,  Darko Petrushiq,  ka prezantuar në konferencën për gazetarët  ftesën me titull "Skema për projekt idetë rinovuese" me vlerë prej 1 milion euro. Petrushiq ka theksuar se kjo ftesë mundëson ndarjen e granteve  në surmë minimale prej 60 mijë euro dhe atë maksimale prej 80 mijë euro për institucionet shkencoro- hulumtuese, afarizëm dhe për OJQ-të. Ai ka sqaruar se projekt- idetë inovuese kanë të bëjnë me bujqësinë, shëndetin e njerëzve, teknologjitë informative komunikuese, energjinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe turizmin, shkencën, arsimin dhe identitetin.

 

Për partitë politike sivjet ndahen 6,5 milion euro

Partitë politike në Mal të Zi gjatë këtij viti do të marrin nga buxheti i shtetit dhe ai lokal afër 6.5 milion euro. Agjencia për pengimin e korrupsionit ka përkujtuar se Ministria e financave dhe organet e administratës lokale, kompetent për punët e financimit, kanë qenë  të detyruar që deri në fund të janarit të sjellin vendimin për  shumën e mjeteve buxhetore për financimin e punës së rregullt të subjekteve politike. Pas verifikimit, Agjencia ka konstatuar se Ministria e financave dhe 25 administrata lokale kanë sjell dhe kanë publikuar vendimin. Më së  tepri mjete nga buxheti do të fitojë PDS 2.5 milion euro. Ndërkaq koalicioni,  "Shqiptarët të vendosur-  Alternativa shqiptare, Forca dhe UDSH" nga buxheti do të marrin 206 mijë euro. Më së paku mjete nga buxheti i shtetit dhe ai lokal do të marrë Iniciativat qytetare kroate, 154 mijë euro.

Lexues të ri mobil, dhuratë nga policia gjermane

Policia gjermane  u ka dhuruar kolegëve nga Mali i Zi 5 lexues të re mobil të dokumentacionit me vlerë 44.5 mijë euro. Nga drejtoria e policisë kanë theksuar se kjo është pajisja më bashkëkohore të cilën do të përdorin nëpunësit e sektorit të policisë kufitare  për veprimet në verifikimin kufitar në vendkalimet e kategorisë së parë dhe të dytë. Kjo pajisje me vlerë, e cila përdoret në vendkalimet kufitare, do tu mundësojë nëpunësve të policisë kufitare verifikimet më të shpejta dhe më efikas me qëllim të arritjes së rezultateve më të mira në luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit ndërkufitarë, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së policisë.

 

Viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për “Bloomberg”, ka thënë se beson që viti 2019, do jetë viti i marrëveshjes. “Unë dua të besoj se viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes”, ngase sipas tij, “Kjo është mënyra më e mirë që vendet tona dhe i tërë Ballkani Perëndimor të mund të ecin përpara”. Duke folur për këtë marrëveshje, i pari i Kosovës, ka thënë se një marrëveshje e tillë do duhej të mbyllte “të gjitha çështjet e pazgjidhura në mes të Kosovës dhe Serbisë”. I pyetur se pse ishte optimist se dallimet mund të kapërcehen tani, ai ka thënë se mu tani ekziston një “momentum i ri me fokus dhe vëmendje të shtuar të BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë për të arritur një marrëveshje, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”. Ndërsa, kur është pyetur nëse ka presion që të kryhet marrëveshja para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në muajin maj, ai ka thënë: “Sa më shpejtë aq më mire”.

Jemi të bekuar me lidhjen e përhershme me miqtë amerikanë

Një delegacion i senatorëve dhe kongresistëve amerikanë është duke qëndruar në Kosovë. Sot me ta është takuq kryeministri Ramush Haradinaj, i cili së fundmi ka kundërshtuar një thirrje të SHBA-së për heqjen e taksës për produktet serbe.“Një mëngjes i lutjeve me miqtë e çmuar, delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, me praninë edhe të shumë personaliteteve nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. “Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë!”, ka shkrua pos tjerash Haradinaj.

Ditët në vijim do të ketë hapa konkretë për taksën

Deputetja nga PDK, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se taksa e vënë ndaj produkteve serbe ka treguar deri tash efektet e saj ndaj një lufte të vazhdueshme të Serbisë kundër Kosovës. “Pengesat e Serbisë kanë qenë sistematike. Serbia as në implementimin e marrëveshjeve të Brukselit nuk ka treguar kurajo. Taksa ka prodhuar efekte e ka thënë edhe kryetari Kadri Veseli”, është shprehur ajo për Klan Kosova. Deliu-Kodra që vjen prej partisë që ka kërkuar pezullimin e taksës për 120 ditë, ka thënë se në ditët në vijim do të merren hapa konkret në këtë çështje. “Kosova nuk do të bëhej e pavarur pa ndihmën e miqve. Duhet të jemi të kujdesshëm që t’i ruajmë raportet me miqtë tanë ndërkombëtarë. Besoj shumë se gjatë ditëve në vazhdim do të kemi hapa konkret që do ta dëshmojnë seriozitetin e Kosovës”, ka thënë Blerta Deliu Kodra.

 

Kosova është dashur ta kushtëzojë dialogun me Serbinë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, shprehet kategorik kundër heqjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe. Madje, sipas tij, kjo taksë është e vonuar dhe se në drejtim të politikës agresive të Serbisë, Kosova duhet të vendos masa tjera, si dhe ta kushtëzoj dialogun. Mendim të prerë ka edhe për idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, ku ish kryeparlamentari thotë se Kosova nuk ka çka t’i jap Serbisë. Ai këmbëngulë që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë të udhëhiqet nga delegacioni shtetëror i votuar në Kuvend, e jo nga presidenti. Krasniqi në një intervistë për Kosova Press, këshillon kryeministrin që të qëndrojë pas taksës, pasi, siç shprehet ai, presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet te Beogradi e jo te Prishtina.“Unë mendoj që Kosova do të duhej të nxirrte edhe masa të tjera dhe ndoshta edhe ta kushtëzonte dialogun, por Kosova nuk e ka kushtëzuar dialogun. Dialogu duhet të vazhdoj për faktin se Kosova ka shumë arsye ta kushtëzoj dialogun”, shprehet Krasniqi.

 

Kosova shënon 11-vjetorin e pavarësisë

Në 11-vjetorin e pavarësisë, Kosova po zhvillohet gradualisht me gjithë sfidat që i paraqiten përpara, kanë vlerësuar udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Ata kanë përmendur partneritetin më faktorin ndërkombëtar, konkretisht më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në sheshin e Prishtinës, kanë parakaluar pjesëtarët e Forcës se Sigurisë së Kosovës. Ky është parakalimi i parë që kur Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar miratojë ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri. Më këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Ushtria është krenaria e Kosovës. Përveç kësaj, Thaçi ka thënë se gjatë këtij viti Kosova duhet të marrë edhe një vendim tjetër strategjik për të ardhmen e vendit, marrëveshjen paqësore, gjithëpërfshirëse që nënkupton njohje reciproke me shtetin e Serbisë.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova, projekte për forcimin e bashkëpunimit

Maqedonia e Veriut dhe Kosova, e cila shënon 11-vjetorin e pavarësisë, synojnë forcimin e bashkëpunimit të mëtejmë për realizimin e qëllimit kryesor, që të bëhen pjesë e familjes euroatlantike, thonë nga Qeveria në Shkup, duke komentuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në këto vite të mëvetësisë së Kosovës. Krejt kjo do të sjellë përfitime për dy shtetet fqinje pasi edhe në Kosovë aspiratat drejt NATO-s dhe BE-së, janë gjithnjë e më aktuale. Kjo do t’i ndihmojë dy shtetet që të krijojnë pozicion më të mirë në integrimet euroatlantike”, thotë Ismet Ramadani, këshilltar i kryeministrit Zoran Zaev dhe drejtues i Këshillit Euroatlantik.Dy vendet nuk kanë çështje të hapura politike, ndërsa kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi në sfera të ndryshme. Gjatë vizitës javën e kaluar në Shkup, të ministrit kosovar të Zhvillimit Ekonomik, Vadrin Lluka, u paralajmërua mundësia e thjeshtësimit  të procedurave doganore ndërsa me ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, nënshkruan edhe një memorandum në fushën e energjetikës. “Në parim raportet ekonomike mes Maqedonisë dhe Kosovës, historikisht kanë qenë në rritje, edhe pse në pesë vjetët e fundit në aspekt statistikor ka një ulje, ka deklareua Kreshnik Bekteshi.

 

A do ta zbehin samitin e Vishegradit deklaratat e Netanyahut për Poloninë

Një koment i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Varshavë rreth Polonisë dhe Holokaustit duket se do të zbehë samitin e liderëve të Evropës Qendrore, që do të mbahet këtë javë në Izrael. Vendimi i papritur i Polonisë për të zvogëluar prezencën në konferencën e Vishegradit, ka ngritur pikëpyetje për takimin, të cilën Netanyahu e ka cilësuar të rëndësishme për të luftuar kritikat me të cilat përballet Izraeli në forume ndërkombëtare. Kriza ka shpërthyer javën e kaluar kur Netanyahu u ka thënë gazetarëve se “polakët kanë bashkëpunuar me nazistët”. Ky koment ka zemëruar nikoqirët e tij polakë, të cilët kanë kundërshtuar sugjerimet se shteti i tyre ka bashkëpunuar me Adolf Hitlerin. Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka njoftuar dje se nuk do të marrë pjesë në samitin e Vishegradit këtë javë, një takim mes kryeministrave të Hungarisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë. Takimi i së martës në Jerusalem shënon herën e parë që një takim i tillë do të mbahet jashtë Evropës, transmeton AP.

 

Gjermania e konsideron të vështirë riatdhesimin e militantëve të IS-it

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, tha se është “shumë e vështirë” të organizohet riatdhesimi i shtetasve evropianë, të cilët në Siri i janë bashkuar grupit militant “Shteti Islamik”. Një kthim mund të jetë i mundur vetëm nëse "ne mund të garantojmë se këta njerëz do të ndalohen dhe do të dërgohen këtu në gjykatë", tha Heiko Maas për televizionin ARD. Për këtë, "nevojitet informacioni gjyqësor dhe për këtë ende nuk jemi gati" tha ai. Nën kushte të tilla, sipas tij, një riatdhesimi do të ishte "jashtëzakonisht i vështirë për t'u arritur". Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kishte kërkuar riatdhesimin e tyre nga ana e shteteve evropiane. Në anën tjetër, Ministrja e Drejtësisë franceze, Nikol Belobet, tha se Franca do të vlerësojë në mënyrë individuale rastet e të riatdhesuarve. Në Belgjikë, Ministri i Drejtësisë, Koen Geens bëri thirrje për një "zgjidhje evropiane" të kësaj çështje, duke thënë se nevojitet një "reflektim i qetë duke shikuar në atë që do të ishte rreziku më i vogël i sigurisë". Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se “kalifati” i grupit militant, Shteti Islamik është në prag të kolapsimit dhe u bëri thirrje aleatëve evropianë “të marrin” mbi 800 militantë që janë kapur në Siri.

 

Kurdët e Sirisë kërkojnë ndihmën e evropianëve

Kurdët e Sirisë iu bën thirrje evropianëve të mos i lënë ata, kur grupi militant “Shteti Islamik” të jetë i mundur. Kurdët, që luftojnë kundër grupit militant IS, konsiderohen si terroristë nga ana e Turqisë. Zëdhënësi i kurdëve të Sirisë, Aldar Halil i tha agjencisë AFP se evropianët duhet të ndihmojnë në krijimin e forcave ndërkombëtare në verilindje të Sirisë. “Vendet evropiane kanë përgjegjësi politike dhe morale dhe nëse nuk i përmbahen, do të na zhgënjejnë” ka thënë ai . Zëdhënësi kurd i bëri thirrje Francës, si dhe vendeve tjera të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të angazhohen për krijimin e forcave ndërkombëtare në Siri, pas tërheqjes së trupave amerikane. Koalicioni ndërmjet arabëve dhe kurdëve të cilin e mbështesin Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar më herët se ka filluar betejën përfundimtare “për të dëbuar” ekstremistës e IS-it, nga rajonet e mbetura nën kontrollin e këtij grupi në lindje të Sirisë.

 

Besoj në gjetjen e një kandidati të përbashkët për president

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryetar i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev, tha se do të vazhdojë bisedimet me partnerët e koalicionit për gjetjen e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Besoj se kjo është e mundshme. Nëse e bëjmë këtë, edhe njëherë e konfirmojmë idenë ‘një shoqëri për të gjithë’ dhe i dërgojmë mesazh të qartë qytetarëve se qëndrojmë prapa personit, për të cilin paraprakisht pajtohemi se do të ishte një president i shkëlqyeshëm i Maqedonisë së Veriut” tha Zaev pas takimit me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Zaev tha se planifikon edhe takime tjera me partitë shqiptare që janë pjesë e koalicionit. Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen më 21 prill.

 

Takim pune mes dy kryetarëve të Këshillave Kombëtar Shqipëtar

Të premten e kaluar, siç na njoftuan nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, kryetari i Këshillit Faik Nika me bashkëpuntorëz, nënkryetarin Iber Hotin dhe anëtarin r këtij Këshilli, Tahir Tahiri, zhvilluan takim pune me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi Ragmi Mustafën dhe bashkëpunëtorët e tij. Takimi u mbajt në Luginë të Preshevës, ku u diskutuan mundësitë e koordinimit të aktiviteteve të dy institucioneve në fjalë. Theks i veçantë, siç thuhet në kumtesë, u tregua për kërkesat e Këshillit drejtuar Tiranës dhe Prishtinës zyrtare në lidhje me çeshtjet e arsimit, kulturës, medias, ruajtjes dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, përfaqësimit proporcional të shqiptarëve në institucione dhe për mundësitë e investimeve dhe zhvillimit ekonomik në dy vendet respektive ku jetojnë shqiptarët autokton. Gjatë kësaj vizite, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika dhe bashkëpunëtorët e tij u takuan edhe me disa nga përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Luginë të Preshevës, me të cilët diskutuan për gjendjen dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi dhe ata në Serbi, thuhet në kumtesë të dërguar nga shërbimi për informim i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Senad Gilaj, gazetar

 

Edhe nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperaturat: Budvë 18, Podgoricë 16, Tivar, Nikshiq e Ulqin 15, H. Novi Cetinë e Rozhajë 14, Kollashin e Shavnik 12, Beranë e Bjello Pole 10, Plavë, Plluzhinë e Zhablak 8 dhe në Plevle 5 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë për këtë stinë të vitit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 18 g. c.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se