Žabljak
Pretežno oblačno
3.7 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
11.4 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
18.3 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
13.5 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
15.5 °C
Bar
Umjereno oblačno
19.4 °C
Podgorica
Malo oblačno
21.4 °C
Ulcinj
Malo oblačno
21.5 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
12.1 °C

Lajmet

15. 02. 2019.   >>  17:51 0

Lajmet 15.02.2019

15.02.2019

Nuk ekziston inçizimi në të cilin unë marr para

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka theksuar se nuk ka për qëllim të jap dorëheqje pas akuzave të cilat në llogari të tij i ka paraqitur biznesmeni Dushko Knezheviq. Gjukanoviq ka vlerësuar se Knezheviq nuk është kundërshtar i denjë, është gënjeshtar dhe shpifës i shfrytëzuar nga at të cilët dëshirojnë ndryshimin e pushtetit në Mal të Zi. Ai, duke folur në një emision të mbrëmshëm të TV Prva, ka theksuar se afera "Atllas" ka dy qëllime; Së pari që tajkuni në arrati të mbrohet nga përgjegjësia evidente penale. "Është përpjekur që të mbrohet nga adresa të ndryshme, mes tyre edhe tekn unë, por përgjigja ime ka qenë se nuk mund ti ndihmoj", ka theksuar presidenti Gjukanoviq. Qëllimi i dytë më i rëndësishëm, ka vërtetuar Gjukanoviq, është përpjekja që afera të vihet në funksionin e shqetësimit të opinionit dhe nxitjen e protestave rrugore, gjegjësisht shkarkimin e pushtetit nga rruga. Duke folur për rastin e Sllavolub Stjepoviq, Gjukanoviq ka theksuar se individët që janë në pushtet duhet me shembullin e vetë të tregojnë se janë të denjë për funksionin të cilin e ushtrojnë. "PDS edhe në rastin Svetozar Maroviq ka treguar se të gjithë janë të njëjtë para ligjit", ka theksuar presidenti i shtetit. Presidenti Gjukanoviq ka vlerësuar se Mali i Zi gëzon imunitetin që tu bëjë ballë të gjitha sfidave por edhe duhet të analizohet se cila është përgjegjësia e institucioneve në raste të tilla.

 

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në Mynih

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq qëndron sot në Mynih ku do të marr pjesë në konferencën e sigurisë së Mynihut. Siç është kumtuar na Kabineti i presidentit Gjukanoviq, në Mynih udhëton me ftesën e kryesuesit të konferencës Vollfgang Ishinger.  "Forumi më i rëndësishëm botëror për sigurinë do të tubojë edhe këtë vit shefat e shteteve dhe të qeverive nga të gjitha meridianët, Ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes, përfaqësues të lartë të Organizatave ndërkombëtare, të Sektorit civil dhe të mediave si dhe ekspert nga fusha të ndryshme", thuhet në kumtesë. Theksohet se në agjendën e konferencës do të jenë temat nga korpusi i politikave globale gjeostrategjike, në mesin e të cilave siguria energjetike dhe sajber siguria, sfidat në të cilat ballafaqohet BE bashkëpunimi transantlantik, çarmatimi, pasojat e inovacioneve teknologjike dhe ndryshimet klimatike. Gjukanoviq, siç është paralajmëruar, në Mynih do të ketë edhe disa takime bilaterale me pjesëmarrësit e konferencës.

 

Anëtarësimi në NATO i mposht  projektet për formimin e shteteve të mëdha në rajon

"Janë të mposhtura të gjitha projektet për formimin e shteteve të mëdha të cilat kanë përfshirë Maqedoninë dhe Malin e Zi si pjesë të vetën integrale", ka deklaruar Ministri i mbrojtjes të Malit të Zi Predrag Boshkoviq. "Me anëtarësimin e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO situata e sigurisë në rajon gjithsesi është relaksuar", ka theksuar Boshkoviq në intervistën për TV 1 të Maqedonisë Veriore. Ai ka shtuar se shpreson që ky proces të vazhdojë sepse, siç ka theksuar, janë të mposhtura të gjitha projektohet për formimin e shteteve të mëdha. Maqedonia dhe Mali i Zi si dy shtete të vogla në Ballkanin Perëndimor, i cili ka qenë mjaft turbulent gjatë shekujve e jo vetëm gjatë decenieve të fundit, me anëtarësimin në NATO i zgjidhim shumë çështje. Duke u përgjigjur në pyetjen se si anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në NATO do të ndikojë në zgjidhjen e problemit serbo-kosovar, Boshkoviq ka theksuar se një gjë e tillë do të ketë jehonë pozitive sepse ngushtohet hapësira e elementeve radikale të cilat dëshirojnë destabilizimin e rajonit. Ai shpreson se procesi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në drejtim pozitiv.

 

Gjoba për mosrespektimin e simboleve shtetërore

Këshilli për sistemin politik, legjislaturë dhe administratë ka përkrahur sot ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për simbolet shtetërore dhe ditën e shtetësisë me të cilat janë paraparë gjoba në të holla për mosrespektimin e stemës, flamurit, dhe hymnit të Malit të Zi. Me ndryshimet e ligjit janë paraparë dënime në të holla prej 1 deri në 20 mijë euro për personat juridik, të cilët stemën dhe flamurin do ti përdorin në krijimtarinë artistike, në punë arsimore dhe edukative në atë mënyrë e cila do të shkelte moralin publik, autoritetin dhe dinjitetin e Malit të Zi. Dënimi po kaq i lartë, siç theksohet është paraparë edhe nëse në stemë ose në flamur ndryshohet diçka, përmirësohet ose shtohet, nëse ato përdoren si mall, mostër ose model, ose nëse flamuri vendoset në formën që mund të prek truallin apo të përdoret si perde. Me ligj është futur obligimi që flamuri të vendoset dhe të qëndrojë në ndërtesat e organeve të administratave lokale dhe të institucioneve publike, themelues i të cilave është shteti.

  

Përkrahje deri në 50 për qind për investime në pemëtari

Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural ka shpallur sot ftesën publike për përkrahje investimeve në pemëtari përmes të cilës pemtarët nga Mali i Zi mund të përfitojnë përkrahje pa kthesë deri në 50% të investimit të përgjithshëm për ngritjen dhe modernizimin e pemishteve të veta. Nga Ministria është kumtuar se përmes kësaj ftese publike nga Agrobuxheti i këtij viti ndahet përkrahja për themelimin e pemishteve të reja ose  për modernizimin e atyre ekzistuese. "Themelimi i  pemishteve bashkëkohore, në të cilat  në mënyrën më të drejtë zbatohen masat agroteknike, është rruga drejtë arritjes së rendimenteve stabile dhe cilësisë së lartë të pemëve, gjegjësisht rritja e konkurrencës së prodhuesve të pemëve", thuhet në ftesë. Vlera maksimale e investimit të pranueshëm është 10 mijë euro, kurse ajo minimale 500 euro.

 

Nuk ka shkaqe për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Nuk ekziston shkak për shtrenjtimin e energjisë elektrike, sepse ka hapësirë të mjaftueshme në çmimin aktual që përmes një optimizmi të shfrytëzohen më mirë të gjitha resurset, ka vlerësuar analisti ekonomik Predrag Drecun. "Çmimet e larta të energjisë krijojnë profit, gjë që është logjike", ka theksuar Drecun për agjencinë MINA. Ai ka theksuar se në Venezuelë nafta është pothuaj se falas. "Mali i Zi  nuk disponon me naftë, por disponon me potenciale gjera energjetike, ai konsideron se për këtë arsye çmimi i rrymës duhet të vërtetohet përmes ndikimit të fortë shtetëror, sepse çdo çrregullim në treg do të ishte  i padurueshëm për Malin e Zi". Ai mes tjerash ka theksuar se nga kjo që thamë më lartë nuk është vështir të konkludimet se energjia elektrike është pothuaj se në nivelin e të drejtave njerëzore. Ai ka shtuar se çmimi i rrymës ndikon në cilëson e jetës sepse i duhet gjithkujt dhe ajo nuk është luks.

  

Sekuliq të merret në pyetje për shkak të shtrenjtimit të rrymës

Partia Socialdemokratike ka paraqitur kërkesën në Kuvendin e Malit të Zi për dëgjimin kontrollues të ministres së ekonomisë, Dragica Sekuliq, me rastin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Në arsyetimin e kërkesës theksohet se qytetarët e Malit të Zi janë të befasuar me çmimin e lartë të faturave për muajin janar. Faturat janë rritur dukshëm për shkak të futjes së tarifës së veçantë, sipas të cilës, qytetarët paguajnë disa euro më tepër për burimet e rinovueshme të energjisë se sa ishte deri tani, me ç'gjë çmimi i rrymës është rritur mbi 2 për qind pa u paralajmëruar. Përveç kësaj, siç theksojnë në partinë Socialdemokratike, elektroekonomia ka paralajmëruar rritjen e çmimit të energjisë prej 2.7 deri në 6 për qind duke e filluar prej 1 marsit të këtij viti.

 

Të avancohet bashkëpunimi ndërmjet Podgoricës dhe Sofjes

Marrëdhëniet e mira politike dhe ekonomike ndërmjet Malit të Zi dhe Bullgarisë në periudhën e ardhshme duhet shfrytëzuar për avancimin e bashkëpunimit të Podgoricës dhe Sofjes, është theksuar në takimin e sotëm  të kryebashkiakut të Podgoricës dr. Ivan Vukoviq dhe ambasadores të sapoemëruar të Bullgarisë në Mal të Zi Meglena Pllugçieva. Ambasadorja ka theksuar se Podgorica disponon me një potencial të lartë për investime duke shtuar se bashkësinë afariste bullgare do ta njoftojë me aktivitetet e parapara të administratës së qytetit duke shprehur besimin se do ti animojë ata dhe do ti nxisë që kapitalin e vetë ta investojnë në kryeqytetin e Malit të Zi. Ajo i ka dorëzuar ftesën kryebashkiakut për pjesëmarrjen në konferencën ndërkombëtare SOFAIR, e cila kah mesi i prillit do të mbahet në Sofje dhe në fokusin e të cilës do të jenë çështje të rëndësishme nga fusha e mbrojtjes së mjedisit dhe e zhvillimit të qëndrueshëm në administratat lokale.

  

Nesër protestë e re në Podgoricë

Protesta qytetare me sloganin,"Rezisto 97 mijë", do të mbahet nesër në Podgoricë para ndërtesës së Prokurorisë supreme të shtetit. Nga lëvizja "97 mijë rezisto", është kumtuar se shkak kryesor për organizimin e protestës është "heshtja në zë e institucioneve shtetërore  me rastin e skandalit aktual "Koverta", i cili paraqet paradigmën e gjendjes në shoqëri dhe i cili është vetëm një nga shumë të tjerat të cilat  trondiste Malin e Zi". Theksohet se nesër është paraparë edhe shëtitja protestuese e cila do të kalojë përpara një pjese të institucioneve dhe të organizatave drejtë të cilave është drejtuar kjo protestë.

  

Hapet CALL Qendra në prag të zgjedhjeve në Tuz

Në prag të zgjedhjeve për këshilltarë në Kuvendin komunal të Tuzit të cilat do të mbahen me 3 mars, Ministria e punëve të brendshme ka formuar CALL Qendrën me numër unik 19820. "Me ftesën në këtë numër dhe me diktimin e të dhënave personale, emrin dhe mbiemri, data e lindjes dhe emri i prindërit, ose diktimin e numrit personal, qytetari nga operatori do të fitojë informatat nëse është i regjistruar në regjistrin zgjedhor dhe në cilin vend votim duhet të votojë", thuhet në kumtesën e Ministrisë së punëve të brendshme. Kjo qendër do të punojë çdo ditë pune duke filluar prej të hënës me 18 shkurt prej orës 7 deri në orën 19, kurse të dielën, në ditën e votimeve me 3 mars, prej orës 7 deri në ora 20. Të theksojmë këtu se ky numër është falas dhe në dispozicion të gjithë shfrytëzueseve të telefonisë celularë dhe fikse në territorin e Malit të Zi.

  

Njohja e ndërsjellë Kosovë- Serbi, elementi kryesor i normalizimit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka shkruar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq letër për Ditën e shtetësisë së Serbisë, ku mes tjerash ka kërkuar njohje të ndërsjellë në kuadër të procesit të dialogut me Kosovën. “Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në përkrahjen ndaj angazhimit tuaj për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe në veçanti për përpjekjet tuaja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thuhet në letrën të cilën e ka publikuar presidenti Vuçiq, në faqen zyrtare. Trump ka kërkuar nga palët, Kosova dhe Serbia, që të angazhohen për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve. “Ne besojmë që njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë historike, me njohjen e ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën që ka si qëllim integrimin evropian të Serbisë dhe rritjen ekonomike ", thuhet në letrën e presidentit Trump. Ndryshe, Trump ka përgëzuar Vuçiqin dhe popullin serb për ditën e shtetësisë.

 

Platforma për dialogun me Serbinë i dorëzohet Kuvendit të Kosovës

Ekipi negociator i Kosovës ka dorëzuar të premten platformën për dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, në një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Kjo platformë pritet të procedohet edhe në Kuvendin e Kosovës për miratim. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë pas takimit se platforma thekson qartë se Kosova nga dialogu do të dalë me njohje dhe do të garantojë ulëse në Kombet e Bashkuara dhe integrim në organizatat ndërkombëtare. Bashkëkryesuesi i Ekipit negociator Shpend Ahmeti, ka thënë se platforma përbëhet nga 11 parime, të cilat përcaktojnë qartë qëndrimin e Republikës së Kosovës, ku përfshihet integriteti territorial dhe ka për rezultat njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Ndërkaq, bashkëkryesuesi tjetër i Ekipit Negociator, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për unitet shtetëror dhe miratim të kësaj platforme nga ana e Kuvendit të Kosovës. Dy partitë më të mëdha opozitare kanë refuzuar të përfshihen në hartimin e platformës për dialogun me Serbinë derisa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë të qartë se vazhdimi i dialogut ndërlidhet me pezullimin e tarifës doganore që u është vendosur importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. 

 

Veseli kërkon pezullimin e taksës për 120 ditë

Kryetari i PDK-së dhe njëherësh kryparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar që të bëhet pezullimi i taksës për 120 ditë në mënyrë që t’i jepet mundësi dialogut dhe të mos vihemi në situatë që të dalim kundër interesave strategjike të SHBA-së dhe partnerëve perëndimor.  “Tarifa ka qenë një vendim i drejtë dhe sovran i shtetit në kushtet kur Serbia po ushtronte një agresion brutal diplomatik ndaj Kosovës. E kemi vendos dhe i qëndroj në mënyrë pragmatike kësaj vendimmarrje deri në fund. Por, në rrethanat e një kërkese të qartë të SHBA-së dhe perëndimit për t’i dhënë një mundësi dialogut historik me qëllime të qarta perëndimore, qëndrimi im është publik, ne duhet ta pezullojmë taksën vetëm në një periudhë të caktuar. Pezullimi 120 ditësh ka si qëllim që Kosovën të vendoset në një anë me SHBA-të dhe perëndimin”, ka theksuar Veseli.  Ai ka thënë se nuk dëshiron dhe nuk do të lejojë askënd që në politikën tonë SHBA-të dhe BE të jenë kundër nesh, e aq më pak të jenë në anën e Serbisë. Dialogu me Serbinë sipas tij duhet të ndodhë dhe Kosova duhet t’i besojë vetes, SHBA-së dhe partnerëve evropianë, duke shtuar se Kosova hyn në dialog me Serbinë sepse i beson SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet t’i bashkohen Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se shqiptarët nuk duhet të bëjnë lëshime nga rruga e tyre e drejtë, por duhet ta shfrytëzojnë faktin se e procesit të integrimit të Serbisë në BE, duke kushtëzuar bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me Kosovën e bashkuar. Selimi ka thënë se gjendja e shqiptarëve në Kosovën Lindore mbetet e nderë, pa zgjidhje dhe shumë herë e manipuluar nga forcat politike shqiptare. Ai ka thënë se të gjithë mekanizmat diplomatikë të Kosovës dhe Shqipërisë janë pezulluar nga revanshi i Thaçit dhe nuk po merren me kritikat zyrtare ndaj Serbisë për kapitujt 23 dhe 24 kushtëzuar nga BE-ja, që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, të drejtat e pakicave kombëtare dhe krimet e luftës. Deputeti Selimi kujtoi edhe vizitën e Ramës në Preshevë para disa vitesh për të vënë në pah faktin se personat që kishin ngritur flamujt kombëtar shqiptar gjatë vizitës ishin arrestuar menjëherë pas largimit të kryeministrit të Shqipërisë, duke qenë se flamujt kombëtarë shqiptarë janë të ndaluar në këtë rajon. Sipas tij, qasja e Serbisë nuk ka ndryshuar as ndaj krimeve kundra Kosovës as ndaj shtypjes mbi shqiptarët e Luginës.

 

Maqedonia e Veriut e njoftoi OKB-në për ndryshimin e emrit

Maqedonia e Veriut e ka njoftuar protokollin e Kombeve të Bashkuara dhe vendet anëtare për ndryshimin e emrit të vendit, ka njoftuar ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut. Siç bëhet e ditur, njoftimi për ndryshimin e emrit është dërguar edhe në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare dhe rajonale. Marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e kontestit ishte arritur më 17 qershor 2018. Të dyja vendet kanë kaluar një periudhë të gjatë dhe përplot me tensione deri në ratifikimin e marrëveshjes nga Parlamentet e tyre. Greqia kishte bllokuar për 27 vjet përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, për shkak të pohimeve se fqinji i saj ka pretendime territoriale ndaj rajonit të saj verior që mban emrin Maqedoni. Pas miratimit të protokollit për anëtarësim në NATO, Maqedonia e Veriut në qershor pret hapjen e negociatave me Brukselin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

Spanja në zgjedhje, Sanchez i shpall më 28 prill

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka thirrur zgjedhjet e parakohëshme për më 28 prill pasi deputetët nacionalistë të Katalonjës tërhoqën mbështetjen për buxhetin e qeverisë socialiste. “Ju informoj se me fuqinë që më është dhënë si kryeministër i qeverisë spanjolle, dhe pas diskutimeve të mëparshme në këshillin e ministrave, unë kam vendosur të shkrijë parlamentin dhe të thërras zgjedhjet parlamentare më 28 prill”, njoftoi Pedro Sanchez, kryeministër, transmeton TCH. Kanë kaluar vetëm tetë muaj që kur Sanchez mori postin, duke kryesuar një qeveri minorancë të varur tek mbështetja e Katalonjës. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se asnjë parti e vetme nuk do të mund të fitojë një mazhorancë të qartë. Por, konservatorët dhe partia e ekstremit të djathtë, Vox, pritet të arrijnë rezultate të mira. Kriza katalanase ndërkohë vazhdon. Deputetët katalanas refuzuan projektbuxhetin e Sanchezit pasi qeveria refuzoi të diskutojë të drejtën e rajonit për vetëvendosje. Ndasitë dolën sërish në dritë të martën kur 12 liderë separatistë katalanas dhe aktivistë, dolën në gjykatë nën akuzat për rebelim dhe mosbindje në lidhje me referendumin e pavarësisë të mbajtur në 2017. Socialistët kanë 84 vende në dhomën e ulët me 350 deputetë dhe aleatët e tyre kryesorë, Podemos, kanë 67. Por, partia më e madhe e vetme është partia popullore në opozitë, me 134 deputetë.

 

Pompeo në Bruksel, takim të mbyllur me Mogherinin

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo po qëndron për vizitë në Bruksel, ku është pritur në takim nga shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini. Ky takim mes dyshes erdhi vetëm një ditë pasi zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i akuzoi aleatët evropianë për përpjekje për t’i dobësuar sanksionet amerikane kundër Iranit. Mogherini, e cila kishte dhënë kontribut në arritjen e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore në vitin 2005, u përshëndet me Pompeon para një grumbulli të madh të kamerave në Bruksel dhe më pas hynë në dhomën e konferencave për ta zhvilluar një takim, i cili është planifikuar të zgjasë rreth një orë. Mogherini refuzoi të përgjigjet në pyetjen e një gazetari për atë se çfarë mendon ajo për fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan në Varshavë, gjatë të cilit ai e akuzoi Bashkimin Evropian për përpjekje për ta thyer ndikimin e sanksioneve ekonomike të SHBA-së kundër Iranit. Sipas analistëve politikë, komentet e zëvendëspresidentit amerikan me kritika të ashpra ndaj Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe reflektojnë strategjinë e Uashingtonit për ta izoluar Iranin, ndërsa kjo çështje duket se do t’i tensionojë marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, shkruan “Reuters”.

 

Ligjvënësit amerikanë miratojnë buxhetin që shmang mbylljen e qeverisë

Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë miratuar një masë financiare e cila do të sigurojë fonde për të shmangur një mbyllje të re qeveritare. Ky buxhet nuk parasheh edhe paratë që presidenti, Donald Trump, kishte kërkuar për një mur përgjatë kufirit amerikan-meksikan. Shtëpia e Bardhë tha më 14 shkurt se presidenti Trump synon të nënshkruajë projektligjin por që menjëherë do të deklarojë një emergjencë kombëtare për ta lejuar atë të shfrytëzojë paratë e ndara për qëllime tjera në mënyrë që të ndërtojë murin në kufirin jugor të Meksikës. Senati e miratoi projektligjin më 14 shkurt me një votim 83 vota pro dhe 16 kundër ndërkaq në Dhomën e Përfaqësuesve pro ligjit votuan 300 ligjvënës dhe kundër 128. Presidenti Trump në fund të janarit nënshkroi një projekt-ligj të financimit afatshkurtër që përfundon më 15 shkurt për t'i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë, e cila zgjati 35 ditë. Kjo ishte mbyllja më e gjatë e qeverisë në historinë e SHBA-së.

 

Trump do të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump do të nënshkruajë projektligjin dypartiak për të shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane, dhe më pas do të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare për të financuar projektin e tij për murin me Meksikën, ka thënë republikani, Mitch McConnell. Me këtë hap, Trump mund të shfrytëzojë fondet ushtarake për murin SHBA-Meksikë. Duke folur para Senatit, lideri i shumicës në këtë dhomë, McConnell, ka njoftuar për planin e Trumpit, pak para se Dhoma e Përfaqësuesve të votojë për projektligjin e krijuar nga kompromisi i të dyja palëve. Legjislacioni në fjalë, të cilin pritet ta nënshkruajë Trump, është arritur pas kompromisit mes republikanëve dhe demokratëve dhe përfshin 1.3 miliard dollarë për sigurinë kufitare, duke përfshirë barrierat fizike, mirëpo nuk financon premtimin e presidentit amerikan për murin. Demokratët kanë kundërshtuar ashpër idenë e presidentit amerikan për ndërtimin e murit, duke rezultuar me mbylljen më të gjatë të Qeverisë amerikane një muaj më parë.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Në jug dhe bregdet sot ka mbajtur mot me vranësira të pakta, kurse në veri kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta të  borës. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut.

Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Budvë 14 gradë, Tivar e Herceg Novi 13, Podgoricë e Ulqin 12, Cetinë 7, Nikshiq 6, Shavnik 5, Bijello Pole 4, Beranë, Plevle, Plavë e Kollashin 3, Rozhaj 1 dhe në Zhablak -3 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe verilindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -8 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 16 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se