Žabljak
Pretežno oblačno
18.2 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
25.1 °C
Herceg Novi
Vedro
24.2 °C
Nikšić
Pretežno vedro
21.2 °C
Cetinje
Vedro
22.0 °C
Bar
Vedro
25.2 °C
Podgorica
Vedro
27.0 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
25.5 °C
Kolašin
Vedro
23.1 °C

Lajmet

14. 02. 2019.   >>  20:17 0

Lajmet 14.02.2019

14.02.2019

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq udhëton nesër për në Mynih

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq udhëton nesër për në Mynih ku do të marr pjesë në konferencën e sigurisë së Mynihut. Siç është kumtuar na Kabineti i presidentit Gjukanoviq në Mynih udhëton me ftesën e kryesuesit të konferencës Vollfgang Ishinger.

Forumi më i rëndësishëm botëror për sigurinë do të tubojë edhe  këtë vit shefat e shteteve dhe të qeverive nga të gjitha meridianet, ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes , përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, të sektorit civil dhe të mediave si dhe ekspert nga fusha të ndryshme, thuhet në kumtesë. Theksohet se në agjendën e konferencës do të jenë temat nga korpusi i politikave globale gjeostrategjike, në mesin e të cilave siguria energjetike dhe sajber siguria, sfidat në të cilat ballafaqohet BE bashkëpunimi transantlantik, çarmatimi, pasojat e inovacioneve teknologjike dhe ndryshimet klimatike. Gjukanoviq, siç është paralajmëruar, në Mynih do të ketë edhe disa takime bilaterale me pjesëmarrësit e konferencës.

 

Gjoba për mosrespektimin e simboleve shtetërore

Këshilli për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë ka përkrahur sot ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për simbolet shtetërore dhe ditën e shtetësisë me të cilat janë paraparë gjoba në të holla  për mosrespektimin e stemës, flamurit, dhe hymnit të Malit të Zi. Me ndryshimet e ligjit janë paraparë dënime në të holla prej 1 deri në 20 mijë euro për personat juridikë të cilët stemën dhe flamurin do ti përdorin në krijimtarinë artistike, në punë arsimore dhe edukative në atë mënyrë e cila do të shkelte moralin publikë, autoritetin dhe dinjitetin e Malit të Zi.  Dënimi po kaq i lartë, siç theksohet është paraparë edhe nëse në stemë ose në flamur ndryshohet diçka , përmirësohet ose shtohet, nëse ato përdoren si mall, mostër ose model, ose nëse flamuri vendoset në formën që mund të prek truallin apo të përdoret si perde. Me ligj është futur obligimi që flamuri të vendoset dhe të qëndrojë në ndërtesat e organeve të administratave lokale dhe të institucioneve publike , themelues i të cilave është shteti.

 

Mali i Zi do të përgjigjet me gjithë forcën e kapacitetit shtetëror ndaj kriminalitetit

Mali i Zi do të përgjigjet me gjithë forcën e kapacitetin shtetëror ndaj kriminalitetit, ka theksuar drejtori i drejtorisë së policisë Veselin Veloviq. Ai në intervistën dhënë gazetës "Pobjeda" ka theksuar se të dhënat për 72 për qind të veprave të shndritura penale të kryera nga autorë të pa njohur në vitin e kaluar si dhe fakti se policia e Malit të Zi së bashku me prokurorinë speciale të shtetit ka zbuluar pastrimin e parave në shumë prej 550 milion euro, flasin më së miri për efikasitetin e policisë malazeze në periudhën e kaluar. Në pyetjen se si do ta pengojë veprimtarinë e dy klaneve kriminale në Mal të Zi, Veloviq ka theksuar se gjatë viteve të fundit, falë aktiviteteve të policisë dhe prokurorisë, pjesa më e madhe e këtyre grupeve kriminele është shkatërruar , numri i tyre është zvogëluar dukshëm, kurse udhëheqësit ose janë më arrati ose janë burgosur.

 

Boshkoviq - Fronti Demokratik duhet ti kthehet vetes dhe dobësive të veta

Fronti Demokratik duhet ti kthehet vetes dhe dobësive të veta e jo të përpiqet të marr pushtetin në mungesën e vullnetit të popullit, ka vlerësuar ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq.

Funksionari i FD Millan Knezheviq i ka ftuar të gjithë deputetet opozitarë që ta përkrahin iniciativën e tyre për formimin e qeverisë teknike , me qëllim që opinionit malazezë ti jepet mesazh se opozita është e gatshme për një veprimtari të përbashkët. Nga viti në vit përsëritën kërkesat e opozitës  që pa zgjedhje të formohet njëfarë qeverie e re teknike. E kanë pasur rastin në vitin 2016, kur është themeluar qeveria e besimit zgjedhor ka theksuar Boshkoviq duke u përgjigjur në pyetjen e agjencisë ,,MINA,, në Bruksel. Ai ka theksuar se PDS është partia më e fortë dhe sondazhet tregojnë se nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani do të ishte partia absolutisht më e fortë për të formuar pushtetin në Mal të Zi, ka theksuar Boshkoviq.

 

Qeveria e Malit të Zi ka vërtetuar sot propozim ligjin për verifikimin e protokollit karshi kontratës të Atlantikut Verior, për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore

Qeveria e Malit të Zi ka vërtetuar sot propozim ligjin për verifikimin e protokollit karshi kontratës të Atlantikut Verior, për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore dhe ia ka postuar parlamentit për miratim me procedurë urgjente. Qeveria këtë vendim e ka sjellë në seancën e parë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Ohrit.

Jemi shumë të kënaqur që një vend mikë i Malit të Zi e përfundon procesin e anëtarësimit në NATO dhe do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s ka theksua kryeministri Dushko Markoviq. Markoviq ka shtuar se Mali i Zi me këtë akt e vërteton përkrahjen e deritashme ndaj Maqedonisë e cila do të jetë faktor shtesë për stabilitetin e rajonit dhe të perspektivës së tij euro atlantike. Të përkujtojmë se anëtaret e NATO-s me 6 shkurt e kanë nënshkruar protokollin për asocimin e Maqedonisë veriore në aleancë.

 

Me rastin e fatkeqësisë së rëndë të komunikacionit në Maqedoni Veriore telegram ngushëllimi kanë dërguar Gjukanoviq dhe Brajoviq

Me rastin e fatkeqësisë së rëndë të komunikacionit në Maqedoni Veriore  në të cilën e humben jetën 14 njerëz , presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentit të këtij vendi Gjorgje Ivanov me shprehjet më të thella dhe më të sinqerta të ngushëllimit. Edhe kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajeviq i ka dërguar telegram ngushëllimi kryetarit të kuvendit të Maqedonisë Veriore Talat Xhaferi me rastin e fatkeqësisë së komunikacionit në këtë vend në të cilën e kanë humbur jetën 14 njerëz. Me keqardhje kemi marrë lajmin për vdekjen tragjike të qytetarëve maqedonas në fatkeqësinë e komunikacionit në rrugën Shkup-Tetovë dhe në emër të Kuvendit të Malit të Zi dhe në emërimin tim personal ju dërgoj shprehjet e ngushëllimit të sinqertë, ka theksuar Brajeviq. Ai e ka lutur kolegun maqedonas që edhe familjeve të të vdekurve tu transmetojë ngushëllimet për familjarët e tyre që pësuan në këtë tragjedi.

 

Mali i Zi punon me përkushtim në zbatimin e konventës për mbrojtjen e trashëgimisë natyre dhe kulturore

Mali i Zi punon me përkushtim në zbatimin e konventës për mbrojtjen e trashëgimisë natyre dhe kulturore, ka theksuar ministri i kulturës Aleksandar Bogdanoviq. Ai qëndron për vizitë dy ditësh në selinë e UNESCO-s në Paris ku është takuar me drejtoren e Qendrës botërore për trashëgiminë kulturore Metilld Rasler. Siç është kumtuar nga kjo ministri, Bogdanoviq e ka njoftuar mikëpritesin  me temat aktuale dhe me politikën të cilat e zbaton Mali i Zi në raport me 4 të mirat e regjistruara në listën e UNESSCO -s  të thesarit botëror , dy prej të cilave janë të pavarura. Keto janë, siç ka theksuar rajoni kulturorë dhe historik i Kotorrit, parku nacional Durmitor dhe dy nominime serike shumë nacionale.

 

Fajon - dialogu dhe vizat të zgjidhën në këtë mandat

Raportuesja për Kosovën si dhe eurodeputetja, Tanja Fajon shpreson që dialogu në mes Kosovës dhe Beogradit, si dhe liberalizimi i vizave të jenë dy procese që do të zgjidhen brenda këtij mandati.“Unë me të vërtetë shpresojë që të dyja –Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës dhe vizat për qytetarët e Kosovës të zgjidhen në këtë mandat. Në vend të kësaj, të dyja janë ende të bllokuara”, ka thënë Fajon. Tutje e njëjta u bën thirrje të gjithë përgjegjësve që të veprojnë në zgjidhjen e këtyre dy proceseve. Këtë deklarim Fajon e ka bërë në Strasburg, përderisa duhet përkujtuar që dialogu Kosovë-Serbi nuk është duke vazhduar si dhe liberalizimi i vizave ka kohë që mbetet vetëm shpresë e qytetarëve kosovarë.

 

Haradinaj: Platforma për dialogun e gatshme për të kaluar në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se pas konsultimeve me ekipin negociator në dialogun me Serbinë, është rënë dakord që platforma e dialogut të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Këto deklarata, Haradinaj i bëri pas takimit që zhvilloi me ekipin negociator, ku tha se morën pjesë edhe krerët shtetërorë. "Përfundimisht kemi një dakordim për platformën e Kosovës në dialog. Tani, procedurë tjetër është konfirmimi nga vetë delegacioni shtetëror që të mund të kalojë në Parlament. Mendoj se platforma është një dokument i qëndrueshëm i parimeve dhe qëndrimeve që ka Kosova në dialog. Buron nga Kushtetuta, i obligohet dhe mbron Kushtetutën e vendit, personalisht i jap përkrahje", tha Haradinaj. Ai shtoi se platforma është shumë e rëndësishme për të ardhmen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, andaj bëri thirrje që edhe opozita të ketë zërin e saj. "Edhe nëse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje nuk marrin pjesë direkt në delegacion, mendoj se ata mund ta japin kontributin e vet, qoftë duke përkrahur platformën apo duke dhënë mendimet e tyre për platformën", tha Haradinaj.

 

KRERËT INSTITUCIONALË PAJTOHEN PËR PLATFORMËN E BISEDIMEVE ME SERBINË

Krerët e institucioneve përfundimisht janë pajtuar me platformën e hartuar nga ekipi negociator për bisedimet me Serbinë. Bashkëkryesuesi i ekipit Fatmir Limaj, foli pas takimit me krerët institucional ku bëri të ditur se janë pajtuar për dokumentin. Ai tha se i njëjti do të votohet sot  nga delegacioni dhe nesër pritet t'i dorëzohet Kuvendit të Kosovës. “Përfundimisht platforma ka marrë formën finale, sot kemi pasur takim me kryeministrin, presidentin, kryeparlamentarin dhe të tretë kanë dhënë mbështetje. Delegacioni pritet ta miratojë dhe nesër do ti dërgohet kuvendit. Tema ka qenë plaftorma dhe jo tema të tjera, shpresojmë që edhe parlamenti do të kontribuoj në këtë platformë. Nuk besojmë që nuk do të përkrahet sepse platforma është në përputhje me interesant e Kosovës”, tha Limaj.

 

Greva i anulon fluturimet në Aeroportin e Prishtinës

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve Ajrorë në Kosovë ka vazhduar grevën për të dytën ditë me radhë, në kundërshtim të Ligjit për paga, i cili, sipas saj, e cenon dhe dëmton pavarësinë e këtij institucioni. Thuhet se ky ligj ndikon në inkasimin e të hyrave direkte të kontrollorëve ajrorë dhe se është në kundërshtim edhe me ligjet e Bashkimit Evropian. Si pasojë e grevës, janë shtyrë dhe anuluar dhjetëra fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. "Gjatë ditës së sotme kanë qenë të planifikuara 16 fluturime në arritje dhe 14 në nisje. Nga këto, 6 fluturime në arritje dhe të njëjtat në nisje janë afektuar si pasojë e grevës se Kontrollorëve të Trafikut Ajror", tha zyrtari për media në Aeroportin e Prishtinës, Unidon Krasniqi.

 

Dy ditë zie në Maqedoninë e Veriut për viktimat e aksidentit rrugor

Katërmbëdhjetë të vdekur dhe mbi 40 të plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë rrugor që ka ndodhur dje pasdite në autostradën Shkup-Tetovë, afër fshatit Llaskarcë, 10 kilometra nga kryeqendra e Maqedonisë së Veriut. Aksidenti ka ndodhur nga rrokullisja e autobusit të linjës Shkup-Gostivar. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka ftuar në një mbledhje urgjente qeverinë, e cila ka shpallur dy ditë zie në këtë vend.“Natë e rëndë, e mbushur përplot me dhimbje e dëshpërim. Sonte shteti jonë është në pikëllim. Nuk kam fjalë që mund të ngushëllojnë familjet e bashkëqytetarëve tanë, të cilët humbën jetën në këtë tragjedi të rëndë komunikacioni”, ka deklaruar Zaev. Të plagosurit janë dërguar në urgjencën e Klinikës Universitare në Shkup dhe, sipas informacioneve të zyrtarëve, gjendja e së paku pesë personave është ende kritike. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë se mjekët po bëjnë gjithçka për t'iu dhënë të të plagosurve ndihmën e nevojshme.

 

Putin, Erdogan dhe Rohani flasin për Sirinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pret sot në Soçi homologët nga Irani dhe Turqia, për të diskutuar planet për Sirinë, pas tërheqjes së trupave amerikane nga kjo vatër e luftës. Kremlini tha se Putin, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe presidenti iranian, Hassan Rohani, do të flasin për "hapat e mëtejmë të përbashkët, me synim gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate" të konfliktit në Siri. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se presidentët do të diskutojnë për formimin e një komiteti që do të hartonte një kushtetutë të re të pasluftës për Sirinë. Tri vendet kanë thënë se duan një zgjidhje politike për t'i dhënë fund luftës në Siri, e cila ka nisur në vitin 2011. Moska dhe Teherani e mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin grupe të ndryshme rebele. Lufta në Siri ka lënë mbi 400,000 njerëz të vrarë dhe ka zhvendosur miliona të tjerë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do t'i tërheqë të 2,000 trupat nga Siria, ku ata kanë ndihmuar një aleancë arabe-kurde në luftën kundër militantëve të grupit Shteti Islamik.

 

Stoltenberg: NATO nuk dëshiron garë armësh me Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca ushtarake është duke studiuar “mundësi të shumta” për t’u përballur me shkeljet e supozuara të Rusisë në marrëveshjen për kontrollin e armëve, mirëpo sipas tij aleatët perëndimorë dëshirojnë t’i ikin “garës së re të armëve”. Stoltenberg ka folur dje në selinë e NATO-s në Bruksel, ku ministrat e Mbrojtjes së aleancës kanë diskutuar se çfarë duhet bërë pasi Uashingtoni dhe Moska kanë braktisur Traktatin për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme. “Kjo është shumë serioze. Ne do të shqyrtojmë situatën”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se përgjigjja e NATO-s “do të jetë e matur dhe se do të ketë qëllim të mbrojtjes, për t’i ikur një gare armësh”. Më 2 shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar procesin gjashtëmujor të largimit nga ky pakt, pasi Uashingtoni dhe NATO-ja vazhdimisht kanë akuzuar Moskën për shkelje të marrëveshjes, duke zhvilluar raketën, 9M729, të njohur edhe ai SSC-8. Rusia në anën tjetër ka mohuar akuzat, dhe është tërhequr po ashtu nga ky pakt, i cili parasheh zhvillimin, prodhimin dhe pozicionimin e raketave tokë-ajër me rreze nga 500 deri në 5,000 kilometra. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Rusia mund të ruajë paktin duke e zbatuar atë, mirëpo Moska e ka bërë të qartë se nuk e ka në plan të shkatërrojë raketën, 9M729. Stoltenberg ka thënë se NATO-ja ka “një varg mundësish” mirëpo nuk ka ofruar detaje tjera.

 

SHBA, një hap drejt ndërprerjes së ndihmës ushtarake për Arabinë S.

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara votoi për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake amerikane për luftën e Arabisë Saudite në Jemen.

Ky veprim u cilësua si sfidues ndaj presidentit Donald Trump, i cili vazhdon mbështetjen e palëkundur për Arabinë Saudite, edhe pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Lufta katëvjeçare në Jemen ka lënë të vrarë mijëra civilë dhe ka shkaktuar uri. Votimi me 248 vota për dhe 177 kundër i bën tani presion Senatit, të kontrolluar nga republikanët, për t’u përgjigjur. Tetëmbëdhjetë repiblikanë – shumica konservatorë – votuan me shumicën demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve. Nëse rezoluta për Jemenin kalon edhe në Senat, ajo mund ta detyrojë presidentin Trump të lëshojë veton e parë në presidëncën e tij. Republikanët e Trumpit tashmë kanë shprehur pakënaqësi edhe për çështje të tjera të politikës së jashtme, si: planet e presidentit për tërheqje të trupave nga Siria dhe Afganistani dhe kërcënimet e tij për tërheqjen e SHBA-së nga NATO-ja. Khashoggi, kolumnist i gazetës Washington Post, i cili ka qenë kritik i familjes mbretërore saudite, është vrarë në muajin tetor, pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.Ka pasur raporte se princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, ka urdhëruar direkt vrasjen. Sauditët kanë akuzuar 11 vetë për rastin, por mohojnë se princi i kurorës është i përfshirë.

 

Jep dorëheqje shefi i menaxhimit të emergjencave në SHBA

Shefi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Shtetet e Bashkuara, Brock Long, dha dorëheqje, duke u bërë zyrtari i fundit i lartë që lë administratën e presidentit Donald Trump. Duke qenë në këtë post qysh në vitin 2017, ai ka udhëhequr përgjigjet ndaj disa katastrofave natyrore, përfshirë operacionin pas një stuhie shkatërruese në Puerto Riko. Long raportohet se ka qenë i përfshirë në një mosmarrëveshje mbi përdorimin e burimeve të qeverisë. “Është koha për mua të shkoj në shtëpi te familja ime”, tha ai. Long, i cili ka vite përvojë në menaxhimin e emergjencave, shtoi se kjo ishte "mundësi e jetës" dhe se gjatë mandatit të tij agjencia, e njohur si Fema, ka reaguar në më shumë se 220 fatkeqësi të deklaruara. Zëvendësi i Long, Peter Gaynor, do të shërbejë si ushtrues detyre i shefit të agjencisë Fema.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

 Në Jug dhe Bregdet  sot ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme dhe i thatë, kurse në veri i vranët dhe me reshje të dobëta të borës. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut.

       Temperaturat: Budvë 16, Tivar e H. novi 14, Podgoricë e Ulqin 11, Cetinë 8, Nikshiq e Shavnik 7, Plluzhinë 4, Kollashin, B. Pole e Plavë 1 Rozhaj -1 , Beranë -2, dhe në Plevle e Zhablak -3 g.

         Edhe për nesër në viset jugore dhe qëndrore parashihet të mbajë mot i vranët por i thatë, kurse në veri i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej -4 deri në 14 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se