Žabljak
Oblačno
6.6 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
8.4 °C
Herceg Novi
Oblačno
16.8 °C
Nikšić
Oblačno
9.9 °C
Cetinje
Umjereno oblačno
16.8 °C
Bar
Malo oblačno
17.5 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
14.5 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
13.2 °C
Kolašin
Oblačno
9.0 °C

Lajmet

13. 02. 2019.   >>  18:41 0

Lajmet 13.02.2019

13.02.2019

Boshkoviq në Bruksel

Ministri i mbrojtjes  se Malit të Zi Predrag Boshkoviq qëndron sot dhe nesër  në Bruksel, ku merr pjesë në mbledhjen e parë të këtij viti të Këshillit të Atlantikut Verior në nivelin e ministrave të mbrojtjes. Siç është kumtuar nga kjo Ministri, qëllimi i takimit është shqyrtimi i sfidave kyçe në fushën e sigurisë ndërkombëtare, duke pasur parasysh nevojën e ofrimit të përgjigjes së përbashkët dhe gjithëpërfshirëse.

Theksohet se ky takim do të jetë rast që Boshkoviq të theksoj  edhe një herë përkushtimin e Malit të Zi në mbështetjen e përpjekjeve të Aleancës për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit ndërkombëtare, si dhe mbështetjen e politikës të dyerve të hapura të kësaj organizate më të rëndësishme ushtarako- politike në botë. Ministrat do të debatojnë për sfidat e sigurisë, për misionin në Afganistan, në Irak dhe në Kosovë, për shkeljen e marrëveshjes nukleare nga ana e Rusisë, si dhe për forcimin e mëtejmë të aleancës. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka theksuar se fokusi kryesor është që të ruhet kjo marrëveshje dhe i bënë ftesë Rusisë që ta shfrytëzojnë rastin dhe të respektojë dispozitat e marrëveshjes për raketat bërthamore me cak të mesëm. Ai duke folur për situatën në Kosovë ka shtuar se forcat e sigurisë së Kosovës nuk mund të hyjnë në veri të këtij vendi pa lejen e KFOR-it . Të theksojmë këtu se në këtë takim për herë të parë merr pjesë edhe përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut Radmilla Shekerinska.

 

Vazhdon  dialogu i rregullt i Qeverisë me KE

Dialogu i rregullt ndermjet Komisionit evropian dhe Qeverisë se Malit të Zi në fushën e reformës së administratës publike ka vazhduar me takimin e gjashtë të Grupit të veçantë punues për reformën e administratës publike,në të cilin është vlerësuar se konkluzionet po realizohen me dinamikën e paraparë. Sic është kumtuar nga Ministria për administratën publike,  në takimin e mbajtur në Podgoricë është shqyrtuar statusi i realizimit të konkluzioneve operative  të miratuara në takimin vjetor të këtij grupi .Është kumtuar se takimin e kanë hapur sekretari shtetëror  i Ministrisë për administratën publike Goran Jovetiq  dhe zëvendësi i shefit të njësisë për Malin e Zi në Drejtorinë për zgjerim Barbara Jesus -Gimeno. Jovetiq ka theksuar se organet shtetërore dhe organet e Administratës shtetërore i janë qasur me seriozitet realizimit të aktiviteteve dhe synimeve të parapara në pajtim me dokumentet strategjike .Ai ka shtuar se të gjitha konkluzionet nga takimi paraprak janë realizuar ose janë në realizim e sipër .Sic theksohet janë konstatuar shembuj pozitiv në realizimin e projekteve në sferën e përkrahjes teknike në kuadër të përkrahjes buxhetore dhe në projektet e realizuara në kuadër të IPA  programeve.

 

Knezheviq të dëgjohet përmes video linkut

Ekipi i avokatëve të Dushko Knezheviq ia ka dorëzuar Prokurorisë speciale të shtetit propozimin që kryetari i Atlas grupit të dëgjohet përmes vdeo linkut ose përmes organeve kompetente shtetërore të Britanisë së Madhe .

Avokatët konsiderojnë se mënyra e propozuar e marrjes në pyetje është adekuate ,duke pasur para sysh se Prokuroria speciale e shtetit ka sjellë disa urdhëresa  për realizimin e hetimeve për vepra penale ,të cilat ,sic theksojnë ata ,Knezheviq nuk i ka bërë ,thuhet në propozimin të cilin e ka nënshkruar avokati Zdravko Gjukanoviq. Të theksojmë se për Knezheviqin është shpallur fletarresti nacional ,pasi që nuk është në dispozicion të Prokurorisë speciale ,e cila ka hapur hetimet kundër tij për shkak të dyshimit se ka bërë vepra penale ,formimin e organizatave kriminale ,heshtjen e tatimeve dhe kontributeve dhe pastrimin e parave.

 

Opozita të deklarohet për iniciativën për shkarkimin e presidentin

Fronti demokratik  i ka ftuar partitë opozitare  qe te përcaktohen qarte  ndaj iniciativës se tyre  për shkarkimin e presidentit  të Malit të Zi Millo Djukanoviq. Opinion e përkujtojnë se në javën e kaluar të gjitha partive opozitare parlamentare dhe deputetëve të pavarur u kanë dërguar iniciativën për caktimin e seancës së parlamentit të Malit të Zi në të cilën do të diskutohej për shkarkimin e presidentit të shtetit. Duke pasur para sysh se FD  me veprimtarinë e vetë të deritashme konstruktive ka përkrah dhe do të përkrah çdo formë të veprimtarisë institucionale dhe jashtë institucionale e cila do ti kontribuojë zgjidhjes së aferës "Koverat" , presim edhe nga kolegët nga opozita parlamentare që ta përkrahin iniciativën për shkarkimin e presidentit të shtetit. Në kumtesë thuhet se përkrahje presin edhe nga deputetët e URA- s dhe demokratët të cilët e bojkotojnë punën e parlamentit të Malit të Zi.

 

Bllokohen 17 .650 ndërmarrje

Në Mal të Zi , sipas të dhënave të Bankës qendrore , në fund të janarit kanë qenë të bllokuara 17 mijë e 650 ndërmarrje dhe ndërmarrës , ose 1.61 për qind më pak se një muaj më parë. Borxhi i përgjithshëm në bazë të cilit janë bllokuar llogaritë është 677.67 milion euro ose 2.68 për qind më tepër se në muajin dhjetor. Rreth 36.88 për qind të borxhit të përgjithshëm ose 249.92 milion euro u takon 50 borxhlinjve më të mëdhenj të cilët përbojnë 0.28 për qind të gjithë borxhlinjve të evidentuar. Në bllokadë të pa ndërpre një vjeçare kanë qenë 248 borxhlinjtë , borxhi i të cilëve ka qenë 37.5 milion euro ose 5.53 për qind të shumës së përgjithshme. Më tepër se një vit të bllokuara kanë qenë 15 mijë e 170  kompani ose ndërmarrës të cilëve u janë bllokuar gjithësie 640.7 milion euro.

 

Paraqiten amendamente në projekt ligjin për media

Aksioni për të drejtat e njeriut ia ka dorëzuar ministrisë së kulturës propozimet e 11 amendamenteve në projekt ligjin për mediat të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave në privatësi   dhe përjashtimin e përgjegjësia së gazetarëve për dëmet. Ata kanë theksuar se propozimet kanë të bëjnë edhe me mbrojtjen e pavarësisë së gazetarëve nga themeluesi i mediave , përgjegjësinë e portaleve për komente dhe preciz imin e rrethanave në të cilat gazetari mund të detyrohet që të zbulojë burimin e informatave. Nga kjo OJQ konsiderojnë se grupi punues i ministrisë për kulturën ka hartuar një projekt ligj mjaft solid. Nga aksioni për të drejtat e njeriut kanë theksuar se prej vitit 2010 në vazhdimësi përpiqen për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për mediat i miratuar në vitin 2002 , si ligji më i vjetër për mediat në rajon. Debati publikë për projekt ligjin për mediat dhe projekt ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për emetuesi publik nacional Radio dhe Televizion i Malit të Zi do të zgjas deri me 20 shkurt.

 

EMRI MAQEDONIA E VERIUT HYN NË FUQI

Emri i ri, Republika e Maqedonisë së Veriut, ka hyrë në fuqi me publikimin e ndryshimeve kushtetuese në Gazetën Zyrtare. Paraprakisht Greqia përmes një shkrese ka njoftuar Shkupin me vendimin e Parlamentit grek për miratimin e protokollit për anëtarësimin e fqinjit verior në Aleancën Veri-atlantike. Autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se të mërkurën në vendkalimin kufitar me Greqinë do të vendoset tabela e parë me mbishkrimin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.Qeveria në faqen e internetit gjithashtu ka ndryshuar të dhënat duke nisur për herë të parë me përdorimin e emri të ri, Maqedonia e Veriut.

Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij Socialdemokrate të martën në mbrëmje kërkoi nga të gjitha institucionet që të ndryshojnë mbishkrimet kurse Ministria e Punëve të Brendshme të nis edhe me ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit dhe targat e veturave. Sipas një vendimi të qeverisë, nga fillimi i vitit 2020, do të hidhen në qarkullim edhe bankënotat e parë me emrin e ri. Procesi i zëvendësimit të tyre do të zgjas deri në pesë vjet, sikurse edhe ai i dokumenteve personale të qytetarëve. Marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e kontestit ishte arritur më 17 qershor 2018.Të dyja vendet kanë kaluar një periudhë të gjatë dhe përplot me tensione deri në ratifikimin e marrëveshjes nga Parlamentet e tyre. Greqia kishte bllokuar për 27 vjet përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, për shkak të pohimeve se fqinji i saj ka pretendime territoriale ndaj rajonit të saj verior që mban emrin Maqedoni. Pas miratimit të protokollit për anëtarësim në NATO, Maqedonia e Veriut në qershor pret hapjen e negociatave me Brukselin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

XHAFERI DREJT TIRANËS, SHQIPËRIA RATIFIKON PROTOKOLLIN PËR MAQEDONINË

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi sot do të udhëtojë drejt Shqipërisë për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku në agjendën kryesore është edhe pjesëmarrja e tij në në seancën e Kuvendit të Shqipërisë ku do të ratifikohet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Sipas informacioneve nga Tirana, Kuvendi i Shqipërisë nesër në seancë të rregullt do të ratifikojë protokollin, duke njohur njëherazi edhe emrin e ri të shtetit fqinj si Republika e Maqedonisë së Veriut.

 

Thaçi dhe Kosnett flasin për raportet Kosovë-SHBA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuarsot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip S. Kosnett, me të cilin ka biseduar për tema të ndryshme, me theks të veçantë për partneritetin mes dy vendeve dhe dialogun e Kosovës me Serbinë.

Siç është thënë në një komunikatë për media, Thaçi dhe ambasadori Kosnett janë pajtuar që vitale është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë, në mënyrë që t’i hapet rrugë arritjes së një marrëveshjeje paqësore. Sipas Thacit , miqësia me SHBA-në është e përhershme dhe “jetësore” për Kosovën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë që Kosova të pezullojë taksën prej 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnjës, meqë kjo masë ka bllokuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Sipas Qeverisë amerikane, vendimi për mospezullim të taksës përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po insiston se taksa do të jetë në fuqi derisa Serbia të njohë shtetësinë e Kosovës. Taksa është kundërshtuar edhe nga autoritetet e Serbisë, ndërsa presidenti i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të ketë dialog në Bruksel, derisa taksa doganore të jetë në fuqi.

 

Ekipi negociator i Kosovës u dorëzon draft-platformën krerëve shtetërorë

Ekipi negociator i Kosovës, në dialogun me Serbinë, ka zhvilluar sot jë takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për të paraqitur draft-platformën e dialogut mes këtyre dy shteteve, që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Shpend Ahmeti, një nga bashkëkryesuesit e Ekipit negociator, ka thënë se platforma pritet që zyrtarisht të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës deri të premten, për shkak të rishikimit deri në detaje."Në takim janë diskutuar dy gjëra, çështjet përfundimtare për platformën dhe letra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ka ardhur nga tre përfaqësues të institucioneve atje. Jemi para përfundimit të draftit, sot besoj që i kemi edhe disa diskutime që të premten ta dorëzojmë zyrtarisht, megjithatë nuk do të ketë ndonjë befasi. I kemi dërguar një draft edhe krerëve për ndonjë koment zyrtar, sepse ajo është platformë zyrtare e Republikës së Kosovës"."Nuk do ta dorëzojmë platformën pa e rishikuar fjalë për fjalë, sepse jo vetëm në Kuvend, por ai tekst do të lexohet edhe nga të gjitha palët në dialog", është shprehur Ahmeti. Dy partitë tjera më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij ekipi.

 

STOLTENBERG: FSK NUK MUND TЁ KALOJË NЁ VERI PA PAJTIMIN E KFOR-IT

Sekretari i pёrgjithshёm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përsëritur se Forcat e Sigurisё tё Kosovës nuk mund tё kalojnё nё Veri tё vendit pa pajtimin e KFOR-it.“Ne kemi marrëveshjen e Brukselit tё vitit 2013 e cila qartë thekson se FSK nuk mund tё kaloj  nё Veri pa pajtimin e komandantit tё KFOR-it dhe ne presim qё kjo marrëveshje tё jetё e vlefshme. Kjo ёshtё çështje qё u tha nga ana e shumё aleatёve ndёrsa tё njejtёn ia kam thёnё edhe zotit Haradinaj”, ka deklaruar Jens Stoltenberg para nisjes sё takimit tё ministarve tё mbrojtjes tё shteteve anëtare tё NATO-s.Takimi mbahte gjatё kёtyre dy ditёve ndёrsa çështja e raporteve tё aleancёs me FSK-nё do jetё nё agjendë tё enjten. Nuk pritet qё tё mirren vendime konkrete dhe gjithçka do mbetet nё nivel tё debatit. Njeru i parё i alenacёs ka siguruar se pavarësisht rishqyrtimeve tё angazhimit qё po ndodhin pas vendimit për formimin e ushtrisë sё Kosovës, misioni I KFOR-it do mbetet i paprekur.  “NATO do mbetet nё Kosovё sepse KFOR-i ёshtё atje nё bazё tё mandatit tё OKB-sё, ndërsa prezenca e KFOR-it ёshtё e rёnёdsishme pёr stablitetin e rajonit”, deklaroi Stoltenberg.

 

SHBA-ja organizon konferencë për Lindjen e Mesme, BE-ja dhe Rusia nuk marrin pjesë

Shtetet e Bashkuara po organizojnë në Varshavë një konferencë për Lindjen e Mesme.

Polonia është nikoqire e kësaj konference dhe ky vend është përafruar me Uashingtonin duke krijuar kështu një kundërpeshë ndaj ndikimit rus. Irani pritet të jetë në fokus të konferencës që fillon të mërkurën. Teherani e ka cilësuar mbledhjen si një akt armiqësor dhe paralajmëroi pasoja të paspecifikuara për Poloninë. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz, do të jenë mikpritësit e konferencës dy-ditore, në të cilën pritet të marrin pjesë zyrtarë të lartë nga 60 vende. Midis pjesëmarrësve janë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nuk po merr pjesë në konferencë dhe as ministrat e Jashtëm të fuqive të tjera evropiane, përfshirë Rusinë. Takimi vjen pasi Polonia po shtyn Shtetet e Bashkuara të hapin një bazë të përhershme në territorin e saj. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së pritet të publikojë vlerësimin e tij për propozimin muajin e ardhshëm. Në një konferencë për media në Varshavë më 12 shkurt, ministri i Jashtëm polak, Czaputowicz tha se bashkëpunimi transatlantik ishte i nevojshëm për të zgjidhur konfliktet në Lindjen e Mesme.

 

Venezuela po përballet me krizë të thellë humanitare

Banorët e Venezuelës po përballen me mungesë drastike të ushqimit, përderisa kriza ekonomike po thellohet. Presidenti i kontestuar, Nicholas Maduro i tha BBC-së se nuk do të lejojë ndihmat për banorët, pasi pretendon se ato janë një mjet i Shteteve të Bashkuara për të ndërhyrë në Venezuelë.

Udhëheqësi i opozitës, Juan Guaido i cili është njohur nga SHBA-ja dhe qeveritë perëndimore si president i përkohshëm i Venezuelës, gjatë një tubimi në kryeqytetin Karakas, ka premtuar se do të sigurojë që ndihmat humanitare, që janë bllokuar nga presidenti Maduro, të hyjnë në vend."Ne kemi pothuajse 300,000 banorë të Venezuelës, të cilët do të vdesin nëse ndihma nuk do të hyjë. Ka pothuajse dy milionë në rrezik shëndetësor", tha Guaido. Ai u tha mbështetësve të tij se ndihmat humanitare do të sillet në Venezuelë më 23 shkurt. Kamionët me ndihma humanitare të SHBA-së arritën javën e kaluar në qytetin kufitar Kolumbu, por u ndaluan në urën Tienditas, e cila është bllokuar nga trupat venezueliane të kontrolluara nga Maduro.

 

Me short u vendos renditja e partive politike për zgjedhjet lokale të 3 marsit

Numri një në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 3 mars në Malësi i takoj Partisë Demokratike të Socialistëve. Numri dy partisë Socialiste Popullore, numri  tre Demokratëve, numri katër Socialdemokratëve,numri pesë Koalicionit të partive Shqiptare  derisa numri gjashtë Partisë Boshnjake. Kjo u vendos mbrëmë përmes shortit në praninë e Komisionin Zgjedhor dhe përfaqësuesve të të gjitha partive politike.

Me këtë rast kryetari i Komisionit Zgjedhor Shtjefën Ujkaj deklaroi se të gjithë anëtarët e komisionit kanë punua me përkushtim, me qëllim që në afatin e paraparë me ligj të kryejnë obligimet e veta. Ai theksoi se deri më tani nuk kanë pas kurrfarë vërejtjesh në punën e tyre dhe se edhe në vazhdim do të mundohen të kryejnë  obligimet e parapara me rregulloren e punës.

Të cekim këtu se në zgjedhjet në Malësi për 32 vende të këshilltarëve do të garojnë  5 parti  dhe  koalicioni shqiptar i  përbërë nga 3 partitë politike shqiptare. 

Ju njoftojmë gjithashtu se të drejtë vote në zgjedhjet e 3 marsit kanë 11 mijë e 744 votues.

Marash Dedvukaj 

 

Radio, vazhdon misionin e vet të filluar para një shekulli

Sot shënohet Dita botërore e radios, në përkujtim të programit të parë të Radios së kombeve të bashkuara, në vitin 1946. Ndërkaq qëllimi parësor është promovimi i këtij mediumi dhe mundësitë që ofron ajo, pavarësisht zhvillimit të përshpejtuar të teknologjisë bashkëkohore të komunikimit, radioja vazhdon misionin e vet të informimit dhe shprehjes së lirë. Siç thuhej edhe në deklaratën e UNESCO-s, me rastin përcaktimit të ditës botërore të radios, në vitin 2011,  se radioja vazhdon të jetë mediumi me audiencën më të gjerë në mbarë globin, në kohën më të shpejtë të mundshme. Transmetimet në radio mund të arrijnë deri te bashkësitë më të largëta të globit duke shfrytëzuar teknologjinë e thjesht dhe të kapshme për të gjithë dhe kështu është e pranishme në masat më të gjera të popullsisë. Në shekullin më të ri, radioja është zgjeruar edhe në tregjet satelitore dhe të internetit ashtu që dëgjueshmëria e sajë tashmë ka shtrirje edhe më të gjerë.  Shënimi i kësaj date, njëkohësisht, është mirënjohje ndaj përfitimeve të shumta që sjell radioja për njerëzimin më tepër se një shekull të plotë, jo vetëm në informimin e shoqërisë por në edukimin dhe arsimimin e dëgjuesve, në fusha të ndryshme. Edhe në këto hapësira ,radioja ka një traditë mjaft të gjatë duke qenë e pranishme në jetën informative, kulturore dhe edukative në periudha të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë,  si dëshmitar i denjë i dukurive dhe fenomene të shumta, personaliteteve dhe të arriturave të tyre  fushën më të gjerë të veprimtarisë njerëzore.

Gj.Dukaj, gazetar i RTMZ

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në viset jugore dhe qendrore të Malit të Zi mban mot kryesisht me diell, kurse në veri i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të borës. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut.

           Temperaturat: Ulqin e Budvë 10, H. Novi e Tivar 8, Podgoricë 7, Cetinë  3, Nikshiq e B. Pole 2, Beranë e Shavnik 0, Plevle -1, Plavë -2, Kollashin e Rozhajë -3 dhe në Zhablak -8.

           Për nesër në viset qendrore dhe jugore parashihet mot me vranësira të ndryshueshme, me intervale me diell dhe kryesisht i thatë, kurse në veri i vranët dhe gjatë natës me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej -11 deri në 3, kurse më e larta e ditës prej -2 deri në 14 g. c.

,,,,,,,,,,,,,,,,,

   

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se