Žabljak
Pretežno oblačno
7.2 °C
Pljevlja
Oblačno
14.2 °C
Herceg Novi
Oblačno
17.7 °C
Nikšić
Oblačno
13.9 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
16.9 °C
Bar
Oblačno
17.6 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
18.6 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
17.4 °C
Kolašin
Oblačno
11.1 °C

Lajmet

12. 02. 2019.   >>  18:34 0

Lajmet 12.02.2019

12.02.2019

Mali i Zi e ka vendin në BE

Gjermania do të vazhdojë tu jap përkrahje të fortë proceseve reformiste dhe integrimit të Malit të Zi në BE, ka deklaruar shefi i diplomacisë gjermane Hajk Mas pas takimit me Ministrin e punëve të jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, duke shtuar se Mali i Zi e ka vendin në BE. Gjatë bisedimeve me ministrin Mas, Darmanoviq ka theksuar edhe se për Malin e Zi është me rëndësi të veçantë përkrahja politike dhe përkrahja e ekspertëve gjermanë në fushat kryesore- sundimi i ligjit, lufta kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit, reformat e sistemit gjyqësor, liria e mediave si dhe forcimi i sektorit mbrojtës dhe të sigurisë. Po ashtu është theksuar edhe mundësia e lidhjeve më të mira ekonomike, duke shtuar se Mali i Zi është i hapur për kapitalin edhe ashtu të pranishëm në tregun malazez dhe valorizimin e plotë të potencialeve për bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve. Mas ka theksuar se Gjermania do të vazhdojë ti ofrojë mbështetjen e plotë proceseve reformiste dhe procesit integrues të Malit të Zi në BE. Bashkëbiseduesit kanë përshëndetur marrëdhëniet e përgjithshme ndërshtetërore të Malit të Zi dhe Gjermanisë duke apostrofuar rëndësinë e dialogut politikë në nivel të lartë. Ministri Darmanoviq ka biseduar në Berlin edhe me këshilltarin për politik të jashtme të kancelares federale, Jan Heker. Darmanoviq ka shprehur besimin e ardhmja e Ballkanit perëndimor është në BE duke shtuar se suksesi i politikës së zgjerimit paraqet bazën e stabilitetit afatgjatë dhe të sigurisë së rajonit. Po ashtu dyanshëm është theksuar rëndësia e procesit të integrimeve evropiane për zhvillimin e mëtejmët të Ballkanit perëndimor.

 

Boshkoviq prej nesër në Bruksel

Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq do të qëndrojë gjatë dy ditëve të ardhshme në Bruksel, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e parë të këtij viti të Këshillit të Atlantikut Verior në nivelin e ministrave të mbrojtjes. Siç është kumtuar nga kjo Ministri, qëllimi i takimit është shqyrtimi i sfidave kyçe në fushën e sigurisë ndërkombëtare, duke pasur parasysh nevojën e ofrimit të përgjigjes së përbashkët dhe gjithëpërfshirëse. Theksohet se ky takim do të jetë rast që Boshkoviq të theksoj  edhe një herë përkushtimin e Malit të Zi në mbështetjen e përpjekjeve të Aleancës për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit ndërkombëtare si dhe mbështetjen e politikës të dyerve të hapura të kësaj organizate më të rëndësishme ushtarako- politike në botë.

  

Kuvendi së shpejti do të lejojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Kuvendi i Malit të Zi së shpejti do të caktojë seancën  në të cilën edhe zyrtarisht do të lejojë pranimin e Maqedonisë në NATO. Në këtë mënyrë simbolike edhe njëherë do të tregojë raportin miqësor të Malit të Zi ndaj Republikës së Maqedonisë Veriore. Si anëtarë i NATO-s, Mali i Zi vërteton përkrahjen e fortë për politikën e dyerve të hapura, sidomos për shtetet e Ballkanit Perëndimor të cilat e dëshirojnë këtë, i është kumtuar mediumit "Vjesti", nga Kabineti i kryetarit të Parlamentit. Kuvendi do të shqyrtojë propozim ligjin për vërtetimin e protokollit  për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO, pasi që të kryhen të gjitha aktivitetet procedurale në kuadër të Aleancës si dhe në Qeverinë e Malit të Zi. Ambasadorët e 29 vendeve anëtare të NATO-s e kanë nënshkruar protokollin për asocim të mërkurën e kaluar në selinë e aleancës në Bruksel. Vendi i parë anëtarë i cili në fund të javës së kaluar e ka ratifikuar protokollin në parlament ka qenë Greqia, ndërsa këtë sot e ka bërë edhe Republika e Sllovenisë.

 

Hungaria mbështet pa rezervë integrimevt e Malit të Zi

Mali i Zi realizon rezultate të mira në bisedime dhe mund të llogarisë në përkrahjen pa rezervë të Hungarisë në rrugën që të jetë anëtari i parë i radhës i BE, është kumtuar gjatë vizitës së bashkëbiseduesit kryesor Aleksandar Drleviq në Budapest. Drleviq, me ftesën e Sabollço Takaç, sekretar i shtetit për politikën e BE në kabinetin e kryeministrit, ka qëndruar në vizitë zyrtare në Hungari ku është takuar edhe me shefin e departamentit për Ballkanin në Ministrinë e punëve të jashtme dhe të tregtisë, Andrash Kllajn. Siç është kumtuar nga zyra për integrimet evropiane, Drleviq i ka njoftuar bashkëbiseduesit me rezultatet të cilat i ka realizuar Mali i  Zi pas hapjes së 32  prej 33 kapitujve. Ai ka theksuar se pret që edhe kapitulli 8, konkurrenca, do të hapet së shpejti, me ç'gjë, siç ka theksuar, do të rrumbullakohet një fazë e procesit të integrimeve evropiane.

 

PDS e ka shkelur ligjin, gjoba maksimale

Agjencia për Pengimin e Korrupsionit ka theksuar në kumtesën e vetë se Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) është financuar në mënyrë jo ligjore në fushatën për zgjedhjet e vitit 2016  dhe për këtë arsye do të dënohet deri në 20 mijë euro dhe se duhet ti kthejë në buxhetin e Malit të Zi, 47 mijë euro. Duke vepruar në bazë të detyrës zyrtare si dhe në bazë të shkrimeve mediatike se në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 është shkelur dispozita e ligjit për financimin e subjekteve politike dhe të fushatave zgjedhore nga ana e subjektit politikë PDS, Agjencia për Pengimin e Korrupsionit në bazë të kontrollit të realizuar, të dokumentacionit dhe të deklaratave  të grumbulluara ka vërtetuar  se ky subjekt politik gjatë grumbullimit dhe shpenzimit të mjeteve për fushatën zgjedhore, e ka shkelur ligjin për financimin e subjekteve politike dhe të fushatave zgjedhore. Për shkak të parregullsive të vërtetuara në procesin zgjedhor, Agjencia kundër subjektit politik, PDS, ka iniciuar procedurën e shqiptimit  të sanksioneve maksimale të parapara me ligj, dhe ka kërkuar kthimin e mjeteve në buxhetin e Malit të Zi në shumë prej 47 mijë e 500 euro.

 

Fitorja e PDS ka qenë legjitime dhe legale

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi e funksionar i PDS, Millutin Simoviq ka theksuar se fitorja e kësaj partie në zgjedhjet e vitit 2016 ka qenë legjitime dhe legale. Ai këtë e ka theksuar duke komentuar vendimin e Agjencisë për Pengimin e Korrupsionit, e cila ka kumtuar dje se PDS fushatën zgjedhore e ka financuar në mënyrë jo legale. "Fitorja e PDS edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare si edhe në zgjedhjet e mëparshme  është shprehje e  vullnetit demokratik të qytetarëve të Malit të Zi", ka thkesuar Simoviq. Vendimi i Agjencisë për Pengimin e Korrupsionit, sipas mendimit të Simoviq, tregon se Institucionet punën e vetë e kryejnë të pavarura dhe se ligji është i barabartë për të gjithë. Duke folur  nëse ish kryebashkiaku i Podgoricës e funksionar i lartë i PDS, Sllavolub Stjepoviq, do të dënohet, sepse nuk e ka paraqitur donacionin e Dushko Knezheviq për partinë e tij, Simoviq ka theksuar se për këtë institucionet do ta japin përgjigjen e vetë. Në pyetjen nëse afera "Koverta" është lëshim teknik ose diçka më tepër, Simoviq ka theksuar se Agjencia është deklaruar për këtë duke theksuar se fjala është për shkeljen e ligjit për financimin e partive politike.

  

Opozita  ti bojkotojë parlamentin dhe kuvendet lokale

Mali i Zi Demokratik  i ka bërë ftesë  opozitës që të bojkotojë punën e të gjitha institucioneve të sistemit duke filluar nga Parlamenti i shtetit deri tek ato lokale në të cilat në pushtet është PDS. "Për shkak të gjitha metodave manipuluese falë të cilave PDS tash disa decenie me radhë është në pushtet dhe mbetet aty, dhe të cilat janë shndritur gjatë aferës së fundit, Demokratet tash disa muaj propozojnë bojkotimin e të gjitha institucioneve të sistemit duke filluar nga Parlamenti i shtetit deri te të gjitha parlamentet lokale në komunat ku PDS ka arritur të jetë në pushtet përmes manipulimit të votave", thuhet në kumtesën e Demokratëve. Mali i Zi Demokratik propozon edhe bojkotimin e të gjitha njësive të administratës lokale dhe organizimin e siç kanë theksuar zgjedhjeve të para të ndershme në Mal të Zi e jo vetëm në kryeqytet.                                                                                                                                                                       

Aleanca e Atlantikut do ti përcjell protestat në Mal të Zi

"Aleanca e Atlantikut do ti përcjell protestat në Mal të Zi, por edhe në rajon, me qëllim që të zbulojë përzierjen eventuale të elementeve të jashtme", ka kumtuar kryetari i kësaj Aleance, Savo Kentera. Ai pas Konferencës për media të organizuar nga Aleanca e Atlantikut, ka deklaruar se qëllimi është që të zbulohen dhe të shndritet ndikimi i shteteve të jashtme dhe përzierja në punët e brendshme të shtetit. Ai ka sqaruar se Aleanca e Atlantikut rastësisht ka ardhur deri tek disa informata lidhur me protestat e "jelekëve të verdhë" në Parisë, por fokusi i tyre është Mali i Zi dhe rajoni. Në pyetjen nëse është e mundur të zbulohet se nga ku vijnë sulmet e hakerëve  në televizionin "Vijesti", por edhe në mediat tjera në Mal të Zi, ai ka shtuar se në këtë moment nuk mund të flas për këtë. Ai ka shtuar se kërkohet analizë e thellë dhe cilësore që të mund të konstatohet se kush qëndron pas këtyre sulmeve.

 

Para të mjaftueshme  edhe nëse Atllas Banka shkon në falimentim

Sektori bankar është stabil, ka theksuar drejtori i Fondit për Mbrojtjen e Depozitave, Predrag Markoviq  gjatë seancës kontrolluese dëgjimore  në Këshillin parlamentar për ekonomi, financa dhe buxhet, pas futjes së falimentimit në "Invest Bankën Montengro". "Edhe në rastin e skenarit më të keq, gjegjësisht edhe nëse "Atllas Banka" futet në falimentim, Fondi disponon me mjete të mjaftueshme për pagesën e depozitave të garantuara", ka theksuar Markoviq, duke shtuar se shifra kornizë e depozitave të garantuara në "Atllas Bankën" është 93 milion euro. Të theksojmë këtu se deri dje gjithsejtë janë paguar 12.6 milion euro ose 56.7 për qind të depozitimeve të përgjithshme, ka theksuar Markoviq.

  

Opozita në Serbi bojkoton Parlamentin

Partitë opozitare në Serbi kumtuan se kanë nisur të bojkotojnë Parlamentin, në shenjë solidariteti me valën e protestave kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Aleanca për Serbinë, grup i partive opozitare, tha të hënën se ligjvënësit e saj nuk do të marrin pjesë në seancat parlamentare derisa kërkesat e protestuesve nuk përmbushen dhe "derisa nuk krijohen kushte për zgjedhje të lira dhe të drejta". Në Beograd dhe qytete të tjera, çdo të shtunë, mijëra njerëz protestojnë kundër pushtetit. Protestat kanë nisur qysh në muajin dhjetor. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Vuçiqit dhe zgjedhje të parakohshme, duke e akuzuar presidentin për ngufatje të lirive demokratike, shtypje të kundërshtarëve politikë dhe kontrollim të medias. Vuçiq i ka mohuar akuzat dhe i ka refuzuar thirrjet e protestuesve. "Ne nuk duam të jemi pjesë e një demokracie fasadë dhe t'i sigurojmë legjitimitet një regjimi totalitar që shtyp çdo kundërshtar dhe i trajton rivalët politikë si armiq të shtetit", tha përmes një deklarate Aleanca për Serbinë. Bojkotimi nuk pritet të pengojë punën e legjislaturës, ku partia qeverisëse Partia Përparimtare Serbe dhe aleatët e saj socialistë i kanë 160 nga 250 vendet.

 

NATO-ja do të diskutojë për raportet e ardhshme me FSK-në

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s do të diskutojnë rreth qasjes së Aleancës ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për transformimin e kësaj force në ushtri. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka konfirmuar se në rend dite të takimit ndërministrorë do të jetë edhe shqyrtimi i marrëdhënieve ndërmjet NATO-s dhe FSK-së, por Stoltenberg  konfirmoi se gjatë këtij takimi nuk pritet të merren vendime konkrete. Kreu i Aleancës Veriatlantike përsëriti se Kosova, duhet të respektojë të gjitha obligimet ndërkombëtare përfshirë edhe marrëveshjen e Brukselit, e cila, sipas Stoltenberg, thotë se “FSK nuk do të hyjë në veri të Kosovës pa pëlqimin e komandatit të KFOR-it”. Sipas agjendës së mbledhjes së ministrave të mbrojtjes, debati për Kosovën do të mbahet të enjten. Pas vendimit të Kuvendit të Kosovës, në dhjetor të vitit të kaluar, për të transformuar Forcën e Sigurisë në ushtri, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës pati vlerësuar se vendimi erdhi në një "kohë të gabuar" dhe kishte njoftuar se Aleanca do të shqyrtojë përfshirjen e saj në raport me FSK-në. Debati mbi shqyrtimin e angazhimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës do të mbetet në nivelin e diskutimeve, megjithatë, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, nuk përjashtohet mundësia që NATO, gjatë këtij viti, të vendosë në heqë disa fonde për FSK-në.

 

Kosova e vendosur në ruajtjen e miqësisë me SHBA-në

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në fuqizimin e Kosovës dhe avancimin e agjendës euro-atlantike. "Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasyshë dallimin eventual në opinione", tha Haradinaj në rrjetin Facebook. Ambasada e Shteteve të Bashkuara kumtoi javë më parë përmes një deklarate se veprimet që minojnë dialogun, përbëjnë qëndrim kundër interesave të SHBA-së. "Shtetet e Bashkuara insistojnë se veprimet që minojnë dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat – gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA-ve”, thuhej në deklaratë.

 

Anulohet vizita e gjeneralit amerikan në Kosovë për shkak të tarifave

Një vizitë e planifikuar e gjeneralit amerikan të Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr. në Kosovë, është anuluar për shkak të tarifave të Kosovës ndaj prodhimeve serbe dhe refuzimit të qeverisë për heqjen e tyre. Anulimin e vizitës së gjeneralit Orr, i cili pritej të qëndronte në Kosovë me rastin e përvjetorit të 11-të të pavarësisë, e ka konfirmuar për Zërin e Amerikës ambasada amerikane në Prishtinë. “Mund të konfirmojmë se vizita e Gjeneralit Orr është anuluar lidhur me tarifat në produktet nga Serbia dhe Bosnja”, thuhet në një përgjigje të kësaj ambasade. Mediat në Kosovë njoftuan se komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, kishte njoftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre për anulimin e kësaj vizite. Në letër thuhet mes tjerash se zyrtarë amerikanë në Kosovë e kanë njoftuar atë se Washingtoni është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në. Por ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka komentuar për masat e paralajmëruara. Kërkesa amerikane për pezullimin e tarifave, ka shkaktuar mospajtime brenda koalicionit qeverisës në Kosovë.

 

Këtë vit Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se përmbyllja e kontestit midis Shkupit dhe Athinës dhe nënshkrimi i protokollit për anëtarësim në NATO janë arritje të jashtëzakonshme. Ai ka theksuar se kontributi i BDI-së ka vulosur këto procese historike. Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, Ahmeti ka shprehur optimizëm se në këtë mandat do të fillojnë bisedimet për anëtarësim, kurse në vitin 2025 vendi mund të hyjë në BE. Ai ka vlerësuar se BDI-ja është e përgatitur për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit. Ahmeti ka thënë se Maqedonisë Veriore i duhet një president i pranuar nga të gjithë. Ai ka pohuar se 2019 është vit i vendimeve të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, Ahmeti ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë.

  

Protestat e studentëve, ishin reagim ndaj sistemit politik në Shqipëri

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko thotë se protestat e studentëve në Shqipëri ishin shqetësuese sepse ishin një reagim ndaj sistemit politik që është ndërtuar që nga vitet ’90 dhe pasqyronte opinionin publik ndaj politikës shqiptare. Ministri i Diasporës, që ndodhej në Uashington për Mëngjesin e Lutjeve, tha se samiti për diasporën do të jetë një forum për përfaqësuesit e saj, duke pranuar se shumë nga arsyet për largimin e tyre kanë lidhje me politikën në Shqipëri. "Ne jemi të vetëdijshëm se brenda politikës shqiptare ekzistojnë shumë arsye se përse ata që kemi ftuar në samitin e diasporës janë larguar nga vendi", tha Majko.  Lidhur me protestat e studentëve, ai u shpreh se të gjithë kemi qënë nën reflektimin se çfarë duhet të bëjmë pasi lëvizja studentore ishte një lëvizje që realisht na shqetësoi të gjithëve. "Unë, të them të drejtën, për herë të parë jam ndjerë i pasigurtë për atë që po ndodhte", tha ai. "Shqetësimi im më i madh ishte se ata nuk shikonin veten të përfaqësuar tek opozita. Dhe kjo sjell një problem të madh të opinionin publik me politikën shqiptare", u shpreh Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko. 

 

Arrihet marrëveshje në parim për shmangien e mbylljes së Qeverisë amerikane

Ligjvënësit në Shtetet e Bashkuara thanë se kanë arritur një marrëveshje në parim për buxhetin, në përpjekje për të shmangur një tjetër mbyllje të qeverisë. Negociatorët e Kongresit thanë se marrëveshja përfshin financime për disa barriera të reja në kufirin e SHBA-së me Meksikën. Megjithatë, shuma nuk është as afër 5.7 miliardë dollarëve që presidenti Donald Trump ka kërkuar për ndërtimin e një muri në kufi. Demokratët e Kongresit kanë refuzuar autorizimin e kësaj shume, duke e cilësuar si humbje të parave, ndërkohë që republikanët kanë synuar të shmangin mbylljen e qeverisë. Mbyllja 35-ditëshe, që ka përfunduar muajin e kaluar, ka bërë që qindra-mijëra punonjës federalë të mos marrin rroga. Sondazhet kanë treguar se amerikanët e kanë fajësuar Trumpin për këtë. Menjëherë pas njoftimit për arritjen e marrëveshjes në parim, Trump mbajti një tubim në El Paso të Teksasit, ku tha se muri do t'i mbronte amerikanët nga kriminelët e dhunshëm dhe drogat e paligjshme. Në javët e fundit, Trump ka kërcënuar me shpalljen e emergjencës kombëtare nëse Kongresi nuk i autorizon paratë për murin, por ligjshmëria e një mase të tillë është e diskutueshme. Sipas Kushtetutës amerikane, Kongresi ka fuqinë ligjore t'i miratojë masat buxhetore.

 

SHBA e mbështet rolin e Kabulit në bisedimet e paqes

Ushtruesi i detyrës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, tha se është e rëndësishme që Qeveria e Afganistanit të përfshihet në bisedimet për t'i dhënë fund luftës 17-vjeçare në këtë vend. Shanahan, i cili qëndroi të hënën në Afganistan, në një vizitë të paparalajmëruar, takoi presidentin afgan, Ashraf Ghani, dhe trupat amerikane atje. Qeveria e Ghanit është lënë jashtë negociatave për paqe midis përfaqësuesve talibanë dhe të dërguarve amerikanë, për shkak të refuzimit të talibanëve për të negociuar me qeverinë. Shanahan, i cili po e ushtron detyrën e sekretarit të Mbrojtjes prejse James Mattis ka dhënë dorëheqje në dhjetor, për shkak të dallimeve me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk mund të ofrojë asnjë garanci, sepse i dërguari amerikan, Zalmay Khalilzad, po i udhëheq bisedimet. Shanahan tha se qëllim i udhëtimit të tij ka qenë të kuptojë situatën në terren dhe të informojë Trumpin në lidhje me të. Ai po ashtu tha se nuk ka udhëzime nga Shtëpia e Bardhë për të reduktuar trupat amerikane në Afganistan, nga 14,000 sa janë aktualisht.

 

Talibanët emërojnë ekipin negociator me SHBA-në

Talibanët njoftuan për formimin e një ekipi negociator prej 14 anëtarësh, përpara bisedimeve për paqe që do të zhvillojnë këtë muaj me të dërguarin e posaçëm amerikan për Afganistanin. Ekipi do të udhëhiqet nga Sher Mohammad Abbas Stanikzai. Lista përfshin edhe Anas Haqqanin, vëllain e burgosur të udhëheqësit të rrjetit Hakani, që është një fraksion i fuqishëm i talibanëve. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se Haqqani, i cili po mbahet në Kabul, "duhet të lirohet për të nisur punën me ekipin negociator". Megjithatë, autoritetet afgane thanë se nuk është marrë ende asnjë vendim për lirimin e tij. Bisedimet për t'i dhënë fund luftës mbi 17-vjeçare në Afganistan kanë shënuar kthesë muajin e kaluar, kur i dërguari amerikan, Zalmay Khalilzad, ka njoftuar se negociatorët amerikanë dhe talibanë, pas bisedimeve në Doha të Katarit, kanë rënë dakord për strukturën e një marrëveshjeje të paqes. Negociatorët pritet të takohen sërish në Doha më 25 shkurt. Talibanët, tash për tash, refuzojnë të bisedojnë drejtpërdrejt me Qeverinë afgane, të cilën e konsiderojnë si "kukull" të SHBA-së.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Në viset jugore dhe qendrore ka mbajtur sot mot kryesisht me diell, kurse në veri i vranët dhe vende vende me reshje të borës. Frynë erë mesatare deri e fortë veri lindore.

Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Budvë 12 gradë, Herceg Novi 11, Tivar e Ulqin 10, Podgoricë 9, Cetinë 5, Nikshiq 3, Biejllo Pole e Plavë 2, Beranë e Shavnik 1, Plevle, Kollashin e Rozhaj 0, dhe në Zhablak -1 gradë.

Për nesër në viset jugore dhe qendrore parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, kurse në veri i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -10 deri në 3, kurse më e larta e ditës prej  -8 deri në 10 gradë celsius.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se