Žabljak
Oblačno
4.4 °C
Pljevlja
Oblačno
11.0 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
16.9 °C
Nikšić
Oblačno
9.2 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
16.9 °C
Bar
Pretežno oblačno
18.3 °C
Podgorica
Oblačno
13.2 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
14.1 °C
Kolašin
Oblačno
7.2 °C

Lajmet

11. 02. 2019.   >>  17:45 0

Lajmet 11.02.2019

11.02.2019

Darmanoviq sot dhe nesër për vizitë pune në Gjermani

Ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi Srgjan Darmanoviq qëndron sot dhe nesër për vizitë pune në Gjermani  me ftesën e ministrit të punëve të jashtme Hajk Masa. Përveç me mikpritësin Darmanoviq do të takohet edhe me këshilltarin  për politikë të jashtme të kancelares federale Jank Heker, me anëtarët e grupit parlamentarë të Budestagut. Është paraparë edhe mëngjesi i punës me përfaqësuesit e Bundenstagut të ministrisë për punë të jashtme dhe të OJQ në Institutin Aspen, thuhet në kumtesën e Ministrisë për punë të jashtme.

 

Knezheviq - Brajoviq përpiqet ta largojë vëmendjen nga afera korruptive "Koverta"

Kryetari i parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq përpiqet ta largojë vëmendjen nga afera korruptive "Koverta", ka vlerësuar kryetari Atllas Grupit, Dushko Knezheviq. Brajoviq, ka deklaruar para do kohe se Malin e Zi nuk e trondit asnjë aferë, por ajo është mjaft e pranishme në media dhe ekziston interesim i madh për këtë, duke shtuar se nuk dëshiron që të përziet në punën e organeve shtetërore të cilat merren me këto çështje. Knezheviq ka theksuar se Brajoviq bënë përpjekje që ta largojë vëmendjen nga afera korruptive e quajtur, "Koverta".

 

Beçiq - Mali i Zi demokratik, së bashku me partnerët e vetë të afërt politikë është duke përgatitur planin e buntit

Mali i Zi Demokratik, së bashku me partnerët e vetë të afërt politikë, është duke përgatitur planin e buntit qytetarë jashtë institucional demokratik, ka kumtuar lideri i kësaj partie Aleksa Beçiq. Ai për gazetën "Dan" ka theksuar se kjo nënkupton forma të shumta të presioneve qytetare demokratike në mënyrë të qetë, të paramenduar dhe produktive. Ai ka theksuar se kolegëve u është ofruar që përfaqësuesit e autorizuar opozitarë të ulen pas tryezës bashkëbiseduese dhe kanë propozuar që të pajtohen rreth këtyre 5 pikave. Bojkotimi i parlamentit, zotimi se nuk do të ketë bashkëpunim me PDS, definimi i kushteve të përbashkëta të opozitës për zgjedhje të lira, kërcënimi i bojkotimit të përbashkët të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në rast të mossuksesit të kërkesave dhe gatishmëria për organizimin e të gjitha formave të presioneve qytetare demokratike, ka theksuar Beçiq.

 

URA - Propozimi i Frontit Demokratik për formimin e qeverisë teknike do të duhej të gjendet në rend të ditës

Propozimi i Frontit Demokratik për formimin e Qeverisë teknike do të duhej të gjendet në rend të ditës pas realizimit të protestës së suksesshme, kanë  vlerësuar në Lëvizjen qytetare- URA, duke shtuar se do ti përkrahin vetëm ato iniciativa të cilat e unifikojnë veprimtarinë opozitare. Funksionari i FD, Millan Knezheviq, u ka bërë ftesë të gjithë deputetëve opozitarë që të përkrahin iniciativën e tyre për formimin e Qeverisë teknike me qëllim që opinionit malazezë ti bëhet me dije se opozita është e gatshme për një veprimtari të përbashkët. Sekretari i përgjithshëm i URA-s, Milleta Radovaniq, ka theksuar se kjo parti përcjell me vëmendje zhvillimin e aferës më skandaloze në sistemin shumëpartiak malazez dhe se mendimin e vetë e ka kumtuar disa herë 

 

Në javën e ardhshme Malin e Zi do ta vizitojë Johanez Januar

Komisari evropian për zgjerim Johanes Han  javën e ardhshme do të vizitojë Malin e Zi, ka deklaruar shefi i delegacionit të Bashkimit evropian në Podgoricë Aivo Orav. Ai ka theksuar se BE e përcjell me kujdes situatën kur është fjala për situatën aktuale dhe aferën "Koverta" si dhe mënyrën se si reagojnë institucionet e Malit të Zi ndaj këtij rasti, transmeton Portali i RTMZ. Shefi i delegacionit të BE, Orav, ka shtuar se BE qëndrimin e vetë lidhur me këtë aferë do ta jap në raportin për Malin e Zi i cili do të publikohet në pranverën që vjen.

 

Zhytësit e  Qendrës  rajonale  nga Bjella e kanë nxjerr sot varkën e cila para 8 ditësh  ishte  fundosur

Zhytësit e  Qendrës  rajonale  nga Bjella e kanë nxjerr sot varkën e cila para 8 ditësh  ishte  fundosur në Liqenin e Shkodrës. Në këtë anie të vogël e cila për shkak të motit të lig u rrokullis në afërsi të Vraninës, ndodheshin 8 njerëz, 4 prej të cilëve janë mbytur. Drejtori i Qendrës, Vesko Mijalloviq,  ka deklaruar për agjencinë Mina se zhytësit i kanë vazhduar kërkimet për trupat e pa jetë të Ratko Kumburoviq dhe Darko Vujosheviq. Të theksojmë se ekipi i zhytësve më parë ka nxjerrë nga uji kufomat e bashkëshortes të Ratkos, Jana dhe të vajzës së tyre 12 vjeçare.

 

Drejtori i Televizionit të Malit të Zi gjatë mandatit të ardhshm 4 vjeçare do të jetë Sllavko Gjurgjiq, kurse drejtor i Radios, Budimir Raiçeviq

Drejtori i Televizionit të Malit të Zi gjatë mandatit të ardhshëm 4 vjeçare do të jetë Sllavko Gjurgjiq, kurse drejtor i Radios, Budimir Raiçeviq. Vendimin për emërimin e tyre e ka marrë sot Drejtori i përgjithshëm i RTMZ, Bozhidar Shundiq. Shundiq, vendimin për emërimin e Gjurgjiq dhe të Raiçeviq e ka sjellë pas konkursit dhe intervistës me kandidatët e interesuar, transmeton portali i RTMZ. Të theksojmë këtu se për drejtor të TVMZ kishte konkurruar edhe Branisllav Nikoliq, kurse për drejtor të Radios Millorad Filipoviq dhe Dubravka Peroviq.

 

Për shërbim vullnetarë në ushtrinë e Malit të Zi 151 kandidatët

Në konkursin e Ministrisë së mbrojtjes për shërbim vullnetarë në Ushtrinë e Malit të Zi janë paraqitur 151 individë, ose tre herë më shumë nga numri i cili është paraparë me konkurs. Nga Ministria kanë theksuar se konkursi është shpallur me 21 janar dhe ka zgjatur 15 ditë në të cilin kanë pasur mundësi të paraqiten nënshtetasit e Malit të Zi, vajza dhe djem, të moshës prej 18 deri në 25 vjeçare. Pas  përzgjedhjes  dhe seleksionimit të kandidatëve, pritet që ushtarët vullnetarë trajnimin ta fillojnë kah mesi i marsit në qendrën për stërvitje në Danillovgrad, thuhet në kumtesë. Nga kjo Ministri kanë kumtuar se gjatë këtij viti do të shpallet edhe një konkurs për shërbim vullnetarë ushtarak. Po ashtu kanë theksuar se shërbimi vullnetar ushtarak futet për herë të parë në Mal të Zi.

 

BE-JA, GJYSMË VITI BLLOKADË VIZAVE

Kosova nuk do të jetë në agjendë të ministrave të BE-së deri pas mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të planifikuara për muajin maj të këtij viti. Pas rekomandimit të Komisionit Evropian (KE) për heqjen e vizave për Kosovën në korrik të vitit 2018 dhe pas votimit në Parlamentin Evropian dy muaj më vonë, institucionet e Bashkimit Evropian nuk e kanë ndërmarrë asnjë hap për gjashtë muaj drejt vendimit final për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët. Procesi është bllokuar në kuadër të trialogut,  Parlamenti Evropian, Këshill Evropian dhe Komision Evropian, për finalizimin e vendimit për vizat, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Për të lëvizur lirshëm në Zonën Schengen, kosovarët duhet të presin edhe vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së, i cili këtë çështje ende nuk e ka në rend të ditës. Pra vlerësohet se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të jetë në agjendë të ministrave të BE-së deri pas mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të planifikuara për muajin maj të këtij viti.

 

KOSOVA DHE SERBIA PRESIN REZULTATE TË NDRYSHME NGA DIALOGU`

Kosova dhe Serbia presin rezultate të ndryshme nga dialogu, thotë analisti politik Ramush Tahiri. Ai vlerësoi se dialogu Kosovë-Serbi ka hasur në një pikë ky të dy vendet nuk po arrijnë të vendosin se për çfarë të bisedojnë. Tahiri tha se procesi i dialogut lidhet ngushtë edhe me mospajtimet e brendshme politike në Kosovë.“Pritjet e të dyja palëve janë të mëdha dhe të ndryshme nga rezultati i këtij dialogu. Për Kosovën janë edhe mospajtimet e brendshme që dalin në skenë herë pas here. Ka mospajtim të spektrit politik në vend. Kjo tregon se nuk janë në nivel të detyrës, nuk e kuptojnë rendësin e dialogut, nuk janë të përgatitur dhe e shfrytëzojnë pashpirtërisht këtë çështje për interesa personale”. Ai në televizionin 'Klan Kosova' gjithashtu tha se mospjesëmarrja e opozitës në ekipin e dialogut nuk nënkupton me doemos se nuk janë pjesë të këtij procesi. Sipas tij, opozita gjithmonë është një zë kritik dhe një mekanizëm kontrollues i këtij procesi. 

 

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE KOSOVË- SERBI, HAP PERSPEKTIVË RAJONALE

Organizata Demokracia për Zhvillim (D4D) në bashkëpunim me OJQ nga Serbia dhe Shqipëria, kanë realizuar projektin “Konektivitet për zhvillim: Rruga drejt zhvillimit ekonomik”.Qëllimi i këtij dokumenti të politikave është që të kontribuojë në dokumentimin e progresit që Shqipëria, Kosova dhe Serbia kanë arritur në zbatimin e angazhimeve të marra në kuadrin e Agjendës së Konektivitetit. Ai synon të tërheqë vëmendjen në nevojën për të zhvilluar mekanizma monitorues në nivel rajonal, në mënyrë që të sigurohet zbatimi me kohë i këtyre projekteve prioritare të investimeve në nivel ndërkufitar, si dhe për të rritur dukshmërinë, ndërgjegjësimin dhe transparencën për popullatat vendore. Menaxherja e projekteve në OJQ “Demokraci për Zhvillim”, Valëza Zogjani, tha se taksa që është vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës e dëmtojnë bashkëpunimin, por edhe shtetet e tjera shpesh kanë nxjerrë probleme për Kosovën, sa i përket tregtimit. “Kosova ka pasur zhvillim, por duhet të ketë një koordinim dhe prioritetizim të agjendës”, tha ajo sot në emisionin ‘AKTUAL’, në RTK3.“Kosova e Serbia duhet të rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Problemet ndërmjet dy vendeve hasën edhe në fusha të tjera”, deklaroi ajo. Sipas saj problemet mund të bëjnë që të humbasin investimet e mëdha milionëshe,tha pos tjerash Valëza Zogjani.

 

Pompeo nis vizitën në Evropën Qendrore

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka nisur vizitën e tij në pesë shtete evropiane, në disa prej të cilave, zyrtarët amerikanë besojnë se është duke u rritur ndikimi i Rusisë dhe Kinës. Pompeo është planifikuar të arrijë sot në Hungari, për të vazhduar më pas vizitën në Sllovaki dhe Poloni. Ai pritet të kompletojë udhëtimin e tij me disa vizita në Bruksel dhe Rekjavik të Islandës, më 15 janar. Një zyrtar i lartë i administratës ka thënë se Pompeo do të takohet me kryeministrin hungarez, Victor Orban, i cili njihet si përkrahës i presidentit amerikan, Donald Trump. Zyrtarët kanë thënë se bisedimet do të fokusohen “në përpjekjet që po bëhen për të rritur bashkëpunimin në siguri, në luftimin e agresionit rus si dhe mbështetjen për Ukrainën”.Përveç tjerash, të dy zyrtarët pritet të diskutojnë dhe rolin e Hungarisë në Afganistan si dhe në luftimin e grupit militant, Shteti Islamik në Lindje të Mesme. Në Poloni, Pompeo do të jetë pjesë e një konference për Lindje të Mesme, e cila pritet të fokusohet te çështjet rreth Iranit.

 

Tërheqja e trupave amerikane nga Siria mund të nisë brenda javësh

Komandanti i Pentagonit, përgjegjës për forcat amerikane në Lindje të Mesme, Joseph Votel ka thënë se tërheqja e forcave amerikane nga Siria ka mundësi të fillojë brenda “javësh”. Gjenerali Votel, ka thënë dje se koha e saktë varet nga situata në Siri, vend në të cilin gjenden rreth 2,000 trupa amerikane, të cilët në bashkëpunim me kurdët sirianë kanë luftuar militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS). Rreth tërheqjes së trupave amerikane ka pasur vazhdimisht deklarata kundërthënëse pasi në disa raportime është thënë se ky proces veçse ka filluar. “Bartja e njerëzve është më e lehtë sesa bartja e pajisjeve, andaj ne jemi duke tentuar që të asgjësojmë këto materiale dhe pajisje që nuk na nevojiten”, është shprehur Votel. Presidenti amerikan, Donald Trump ka befasuar ligjvënësit amerikanë dhe aleatët ndërkombëtarë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, duke njoftuar se synon të tërheqë 2,000 trupa amerikane nga Siria. Presidenti ka thënë se këta trupa nuk janë më të nevojshëm atje dhe se janë mposhtur militantët e IS-it. Trump është kritikuar nga ana e republikanëve dhe demokratëve si  dhe  nga disa zyrtarë të huaj, për atë që është cilësuar si veprim i ngutshëm sa i përket tërheqjes së trupave amerikane, teksa shumica kanë thënë se aleatët kurdë do të mbesin në mëshirën e Turqisë, dhe se e gjithë kjo situatë përbën fitore për Rusinë dhe Iranin.

 

Shefi i Pentagonit realizon vizitë të papritur në Afganistan

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pat Shanahan ka arritur në Afganistan në një vizitë të paparalajmëruar, për t’u takuar me komandantët ushtarakë dhe zyrtarët afganë, në kohën kur Uashingtoni është duke shtyrë përpara idenë e arritjes së një marrëveshjeje të paqes me talibanët. Shanahan ka zëvendësuar Jim Mattis në këtë pozitë, pasi ky i fundit është dorëhequr në shenjë proteste për politikat e presidentit amerikan, Donald Trump. Shanahan, që ka arritur në këtë shtet më 11 shkurt, u ka thënë gazetarëve që kanë udhëtuar bashkë me të se në bisedimet me liderët afganë, do të theksojë se ata të jenë të vetmit që do të vendosin për të ardhmen e tyre, duke përfshirë natyrën e ndonjë pakti eventual të paqes me talibanët. “Është e rëndësishme që Qeveria afgane të jetë e përfshirë në diskutimet që kanë të bëjnë me Afganistanin”, ka thënë Shanahan. “Afganët duhet të vendosin se si do të duket Afganistani në të ardhmen. Nuk ka të bëjë me SHBA-në, ka të bëjë më Afganistanin”, ka thënë ai.

 

Nesër mbrëma në QKI, ekspozita e piktorit Gjelosh Gjokaj

Nesër mbrëma në QKI „Malësia“ në Tuz, me fillim në ora 19:00 do të hapet ekspozita e grafikave të piktorit  malësor me fame botërore  Gjelosh Gjokaj. Kjo ekspozitë organizohet në bashkëpunim me Institucionin Publi,k „Muzetë dhe galeritë“ e Podgoricës. Ekspozitën do ta hape ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, Ridi Kurtezi. Gjelosh Gjokaj ishte njeri nga artistët, jeta krijuese e të cilit ka lëne gjurmë te pashlyeshme artistike në mbarë Italinë, Gjermaninë dhe më gjerë. Ai gjatë jetës ka lënë një numër impozant të punimeve të bëra në teknikat e shtypit të thellë.  Ekspozita në Tuz paraqet vetëm njërën nga retrospektivat e mundshme të krijimtarisë së tij. Në ekspozitë janë përfshire  punimet nga periudha dhe cikle të ndryshme te krijimtarisë se tij shume te pasur, duke vlerësuar se në këtë mënyrë mund të prezantohet  me se miri e gjithë  pakufishmëria e vizioneve të tija krijuese dhe përkushtimi artistik.

Violetë  Gjokaj                                                         

 

Nesër mot i kthjellët

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët, në viset jugore dhe qendrore me reshje të shiut, kurse në viset malore dhe në veri me reshje të dobëta të borës. Frynë erë mesatare vende vende deri e fortë nga drejtimet e jugut..

        Temperaturat: Tivar 15, Ulqin e Budvë 14, H. Novi 13, Podgoricë 11, Rozhajë 10, Plevle, B. Pole e Beranë 9, Cetinë e Plavë 8, Nikshiq, Plluzhinë e Shavnik 6, Kollashin 4, dhe në Zhablak 1 g.

        Për nesër në viset jugore dhe qendrore parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, kurse në veri në viset e larta malore me borë dhe skllotë. Do të fryjë erë  mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej -6 deri në 7 kurse më e larta e ditës prej -4 deri në 13 g.  c .

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se