Žabljak
Pretežno vedro
2.9 °C
Pljevlja
Vedro
6.2 °C
Herceg Novi
Vedro
14.2 °C
Nikšić
Vedro
8.4 °C
Cetinje
Vedro
22.0 °C
Bar
Vedro
14.3 °C
Podgorica
Vedro
13.6 °C
Ulcinj
Vedro
12.7 °C
Kolašin
Vedro
4.6 °C

Lajmet

07. 02. 2019.   >>  17:18 0

Lajmet 07.02.2019

07.02.2019

Darmanoviq- Rusia lufton për ndikim në çdo vend të Ballkanit Perëndimor

Rusia lufton për ndikim në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, kurse BE është njëri ndër caqet kryesore të politikës së jashtme ruse , ka vlerësuar shefi i diplomacisë së Malit të Zi Srgjan Darmanoviq. Ai në intervistën dhënë "Zërit të Amerikës" ka theksuar se ndikimi rus është shumë aktiv në rajon., për fat të keq në anën tjetër të politikës e cila i favorizon integrimet evropiane dhe atlantike. Kjo është bërë e qartë edhe në rastin e Malit të Zi para dy vjetësh , ka theksuar Darmanoviq. Rusia , ka shtuar ai nuk deklarohet haptas kundër integrimeve evripiane të rajonit , por mendoj se BE është caku real i politikës së jashtme ruse , sepse kjo është luftë gjeo politike e cila nuk nënkupton që shtetet të mos bashkëpunojnë sidomos në sferën ekonomike, ka theksuar ai.

Mali i Zi do të vazhdojë ti përkrah aktivitetet e koalicionit global për fitore kundër shtetit islamik

Mali i Zi do të vazhdojë ti përkrah aktivitetet e koalicionit global për fitore kundër shtetit islamik , ka theksuar ministri i punëve të jashtme Srgjan Darmanoviq. Ai ka marr pjesë në takimin ministrorë të koalicionit global për fitoren kundër ISIS në Uashington. Në fokusin e takimit, mirëpritës i të cilit ka qenë sekretari amerikanë i shtetit Majk Pompeo dhe në të cilin ka folur edhe presidenti amerikanë Donalld Tramp , ka qenë shqyrtimi i aktivieteteve të koalicionit drejtë stabilizimit të situatës në Irak dhe në Siria. Shefi i diplomacisë malazeze i ka vlerësuar lartë përpjekjet e koalicionit në çlirimin e territoreve në Irak dhe në Siri nga ISIS , duke theksuar rëndësinë e e vazhdimit të aktiviteteve të mëtejme të koalicionit si përgjigje ndaj metodave të reja dhe teknikës luftarake të ISIS , thuhet në kumtesë.

 

Gjorgjie Vukçeviq propozohet për kryetar të KSHZ

Këshilli administrativ ka propozuar sot Gjorgjie Vukçeviqin për kryetar të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve. Për zgjedhjen e tij kanë votuar 7 deputetet të koalicionit në pushtet, kurse përfaqësuesi i Partisë Social Demokratikë nuk ka votuar. Për ndryshe kryetarin e KSHZ e emëron parlamenti i Malit të Zi. Të theksojmë se në konkurs për këtë vend përveç Vukçeviqit ishin paraqitur edhe Beshir Kajeviq , Shefket Krciq, Amer Shkurica dhe Jovan Vojinoviq. Po ashtu të theksojmë se vendi i kryetarit të KSHZ është bosh prej me 7 tetor të vitit të kaluar kur i ka skaduar mandati kryetarit të atëhershëm Budimir Sharanoviq.

Përfaqësuesit e Malit të Zi dhe të NATOS kanë nënshkruar sot memorandumin për bashkëpunim

Përfaqësuesit e Malit të Zi dhe të NATOS kanë nënshkruar sot memorandumin për bashkëpunim në Sajber mbrojtjen me të cilin lehtësohet dukshëm shkëmbimi i informatave mbi sulmet Sajber. Memorandumin e kanë nënshkruar përfaqësuesja e përhershme e Malit të Zi pran NATO-s Dragana Radulloviq dhe ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të aleancësë për sfidat e reja të sigurisë Antonio Misiroli , është njoftuar nga qeveria. Përmirësohet preventiva nga Sajber incidentet forcohet rezistenca e Malit të Zi ndaj sajber kërcënimeve dhe lehtësohet përkrahja e trupave kompetent të NATO-s për Malin e Zi nëse do të paraqitet nevoja, kanë theksuar nga qeveria.

Mandiq - Fronti Demokratik është i gatshëm për protesta

Fronti Demokratik është i gatshëm për protesta dhe aksione tjera kundër regjimit dhe është tejet e rëndësishme që opozita të gjejë pikat e bashkimit dhe në vepër të tregojë unitet në luftën kundër pushtetit, konsideron njëri nga liderët e FD Andria Mandiq. Ai ka theksuar se për FD nuk është problem pjesëmarrja në protesta të cilat i inicojnë të tjerët por ato e gëzojnë dhe i përkrah fuqishëm. Nuk largohemi as nga përkrahja e iniciativave kuvendore nga të tjerët, por e kemi me rëndësi që ato të kenë për qëllim ndryshimin e këtij regjimi. , ka theksuar mes tjerash Andria Mandiq.

Malin e Zi nuk e ka anashkaluar migrimi i punëtorëve shëndetësor

Malin e Zi nuk e ka anashkaluar migrimi i punëtorëve shëndetësor , mirëpo kjo tendencë akoma nuk ka krijuar probleme të mëdha, sepse shteti bënë përpjekje për përmirësimin e standardit të punëtorëve , ka theksuar ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq. Ai e udhëheq delegacionin e Qeverisë së Malit të Zi në samitin e 22 ekonomik euro aziatikë me titull "marmara foundation" i cili po mbahet në Stamboll. ai ka theksuar se hartuesit e politikave duhet të marrin pjesë aktive në hartimin e ndryshimeve të cilat i shkakton globalizimi. Me bashkimin e resurseve në njohuri dhe në kapital , shtetet mund të krijojnë mekanizma adekuat të veprimtarisë të cilat pasqyrohen në projekete të përbashkëta edukim , hulumtime , promovime por edhe sherime dhe trajtime diagonostike të pacientëve , ka theksuar Hrapoviq.

Në Mal të Zi nuk ka progres kur është fjala për sigurinë e gazetarëve

Në Mal të Zi nuk ka progres kur është fjala për sigurinë e gazetarëve dhe prej vitit 2014 janë shënuar 33 sulme kundër tyre , është kumtuar nga sindikata e medieve. Rezultatet e sondazhit të sindikatës së mediave të Malit të Zi janë prezantuare sot . Kryetarja e sindikatës Mariana Camoviq ka theksuar se duke pasur parasysh se në vitin e kaluar ka ndodhë sulmi kundër Olivera Llakiq, jo vetëm se nuk është përmirësuar asgjë, por përkundrazi jemi kthyer në kohën kur sulmet kundër gazetarëve kanë qenë dukuri normale ka theksuar ajo. Përveç rastit të Jelena Jovanoviq të cilës një njeri i ka kërcënuar në redaksi dhe rastit të mjetit eksplodues të hedhur në oborrin e Sead Sadikoviq. të gjitha rastet e mëparshme pothuaj se nuk janë prekur ka theksuar Camoviq.

Zhytësit e qendrës rajonale të zhytësve nga Bjella kanë vazhduar edhe sot kërkimin

Zhytësit e qendrës rajonale të zhytësve nga Bjella kanë vazhduar edhe sot kërkimin për Ratko Kumburoviq dhe Darko Vujosheviq të cilat janë mbytur të dielën e kaluar në Liqenin e Shkodrës. Dejtori i qendrës Vesko Mijajlloviq ka deklaruar për agjencinë MINA se gjatë dy ditëve të kaluara , kushtet për kërkime kanë qenë tejet të këqija. Të përkujtojmë se ania në të cilën gjendeshin 8 udhëtarë është rrokullis në Liqenin e hapur afër Vraninës. Menjëherë pas fatkeqësisë nga uji është nxjerr trupi i pa jetë i gruas shtatzënë Jana Kumburoviq kurse të mërkurën trupi i pajetë i vajzës së saj 12 vjeçare.

SHBA VAZHDON MBËSHTETJEN NDAJ POLICISË SË KOSOVËS

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së), z. Rashit Qalaj, ka pritur në takim zyrtar ambasadorin amerikan z. Philip S. Kosnett, i cili ishte i shoqëruar nga zyrtarë të ICITAP-it amerikan.Drejtori Qalaj iu adresua me një falënderim të veçantë ambasadorit amerikan z. Kosnett për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme që SHBA-ja ka bërë dhe po vazhdon ta bëjë ndaj Policisë së Kosovës, njëkohësisht njoftoi të pranishmit se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore karshi qytetarëve pa dallime, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës. Temë diskutimi e këtij takimi ishin siguria e përgjithshme në Kosovë, lufta kundër të gjitha llojeve të krimit, ngritja dhe forcimi i integritetit dhe kapaciteteve policore, vazhdimi i bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, si dhe synimi drejt anëtarësimit të PK-së në organizata ndërkombëtare.Ambasadori Kosnett vlerësoi përpjekjet dhe kontributet e PK-së për sigurinë e të gjithë qytetarëve, dhe ishte i inkurajuar nga politikat e Policisë së Kosovës që kanë të bëjnë me përfshirjen dhe trajtimin e barabartë të të gjitha etniciteteve. Ambasadori Kosnett konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Amerikës ndaj Policisë së Kosovës, veçanërisht në lidhje me fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

 

VESELI: EDHE KOSOVA SË SHPEJTI DO JETË ANËTARE E NATO-S

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.Kryeparlamentari Veseli vlerëson se zgjerimi i NATO-s me vendet e Ballkanit është proces shumë i rëndësishëm e i dobishëm që forcon paqen e stabilitetin dhe që konsolidon lirinë dhe demokracinë për gjithë Ballkanin. Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook, se edhe Kosova, në një të ardhme të afërt do të bëhet pjesë e NATO-s.“Lajmi i nënshkrimit të protokollit të anëtarësimit në NATO nga shteti mik i Maqedonisë së Veriut, është një ngjarje e mirëpritur, jo vetëm për fqinjët tanë por për mbarë rajonin. Jam veçanërisht i gëzuar për bashkombasit tanë në këtë shtet, të cilët, kanë luajtur një rol kyç në përpjekjet e integrimeve euro-atlantike. Kosova e shikon me entuziazëm anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duke shpresuar që ta ndjekë shembullin e njëjtë në një të ardhme sa më të afërt,ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

UNMIK-U VAZHDON ROLIN NDËRMJETËSUES MES KOSOVËS DHE INTERPOL-IT

Kosova dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nuk i kanë ndërprerë të gjitha kontaktet dhe komunikimin, ashtu siç ka deklarua dje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Kryeministri Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës, kanë deklaruar se e kanë ndërprerë komunikimin dhe nuk e njohin më Misionin e Kombeve të Bashkuara-UNMIK, si strukturë përfaqësuese në Kosovë. Zyra e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë funksionon edhe si zyrë komunikimi ndërmjet institucioneve të Kosovës me Agjencinë Ndërkombëtare të Policisë- INTERPOL. Zëdhënësja e UNMIK-ut, Sanam Dolatshahi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se UNMIK-u vazhdon të luajë edhe më tej këtë rol. “UNMIK-u vazhdon të përmbushë rolin e tij si ndërmjetësues me INTERPOL-in, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, ashtu siç kërkohet për të siguruar që të gjitha funksionet të kryhen në mënyrë efikase. Ne nuk do të komentojmë për raste specifike”, ka thënë Dolatshai.

 

A po i vjen fundi zgjerimit të NATO-s?

Jashtë selisë së NATO-s në Bruksel gjendet një monument nga metali, që tregon kohën e anëtarësimit të shteteve në aleancën veri-atlantike.

Duke nisur nga viti 1949, njëherësh viti kur është themeluar NATO-ja, aty janë gravuar emrat e 12 anëtarëve fillestarë. Rreth 30 centimetra, në anën e djathtë, shihet viti 1952 dhe dy anëtaret e reja të asaj kohe, Greqia dhe Turqia, të përcjellura pas 30 centimetrash tjerë nga Gjermania, që është anëtarësuar në aleancë më 1955. Më pas vërehet një hapësirë e madhe, pothuajse tre metra derisa të shfaqet data e radhës, 1982 dhe Spanja që gjendet afër saj, e pasuar nga vendet tjera që më pas janë shtuar ndër vite. Pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim nga ajo që do të quhet Maqedonia Veriore në të ardhmen më 6 shkurt, një emër tjetër pritet t’i shtohet listës rreth pranverës së vitit 2020, meqë parlamentet e 29 aleatëve tjerë duhet ta ratifikojnë dokumentin. Kjo gjë krijon idenë e bujarisë në shikim të parë, mirëpo e vërteta është që dyert e hapura të aleancës ka mundësi që do të mbyllen ashpër, në një të ardhme që mund të parashikohet, pasi Shkupi të kthehet në anëtarin e 30-të të NATO-s. Aktualisht janë tri shtete që kanë shpërfaqur synimet e tyre për t’iu bashkuar aleancës: Bosnja, Gjeorgjia dhe Ukraina. Nga të tria, Bosnia duket se ka më së shumti mundësi për të realizuar këtë qëllim pasi ka siguruar Planin e Veprimit për Anëtarësim (PVA). Ky plan, që u ndihmon shteteve për të arritur standardet e NATO-s, si dhe i përgatit për anëtarësim të mundshëm në të ardhmen. Megjithatë, situata nuk është kaq e thjeshtë sa duket.

Stoltenberg: Rusia përpiqet të ndërhyjë te vendet e Ballkanit

NATO-ja tha se Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë dhe të ndikojë te vendet e Ballkanit që duan t’i bashkohen aleancës ushtarake të mbrojtjes.Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri këto komente në një intervistë ekskluzive për Euronews-in në Bruksel. Ai foli në ditën kur Republika e Maqedonisë së Veriut nënshkroi një pakt që do t’i hapë rrugë këtij vendi për anëtarësim në NATO. Rusia përpiqet të ndërhyjë në proceset politike në shtetet sovrane. Mendoj se një gjë e tillë është gabim”, tha Stoltenberg. “NATO i respekton, ne i respektojmë vendimet e shteteve të pavarura sovrane, pavarësisht nëse duan të hyjnë në NATO ose nëse nuk duan të hyjnë në NATO”, shtoi ai.“Në Shkup kemi parë se shumica në parlament, shumica e partive politike e duan anëtarësimin në NATO. Ne e mirëpresim këtë. Por në Serbi, për shembull, e kanë thënë qartë se nuk duan të hyjnë në NATO dhe ne e respektojmë këtë. Andaj, Rusia duhet t’i respektojë vendimet e marra nga kombet sovrane, edhe nëse duan të anëtarësohen në NATO, edhe nëse nuk duan”, tha shefi i NATO-s Jens Stoltenberg.

Thellohen paqartësitë rreth Brexit-it

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, do të bisedojë edhe njëherë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në përpjekje për të gjetur zgjidhje të ngërçit rreth daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja e propozuar nga May u hodh poshtë nga parlamenti britanik përderisa kanë mbetur edhe 50 ditë kur Britania do të duhet ta lë Bashkimin Evropian. Askush ende nuk e di saktësisht se çfarë do të ndodhë në rast se nuk ka një marrëveshje për Brexitin para këtij afati. Zyrtarët e Bashkimit Evropian disa herë kanë theksuar se nuk do të rinegociojnë marrëveshjen e arritur, megjithëse janë shprehur të hapur për të gjetur një zgjidhje. Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha të mëkuren se "do të duhet të ishte një vend i veçantë në ferr, për ata që promovuan Brexitin por nuk e menduan një plan të detajuar sesi do të ndodhë kjo". Megjithatë, presidenti Tusk shpreson se kryeministrja britanike, Theresa May do të paraqesë të enjten në Bruksel “sugjerime realiste” për mënyren sesi të gjendet një rrugëdalje nga bllokada rreth Brexitit.

Ushtria amerikane blen nga Izraeli sistemin mbrojtës raketor

Ushtria amerikane do të blejë sistemin mbrojtës raketor të cilin Izraeli e ka përdorur që nga vitit 2011. Pentagoni njoftoi se sistemi do të përdoret fillimisht në baza testimi. "Sistemi vlerësohet se është i disponueshëm për të mbrojtur anëtarët e shërbimit ushtarak të SHBA-së, kundër një shumëllojshmërie të gjerë të kërcënimeve indirekte të zjarrit dhe kërcënimeve ajrore", tha në një deklaratë koloneli i ushtrisë amerikane, Patrick Seiber. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se shitja ishte një "arritje e madhe për vendin". "Ky është një manifestim tjetër i thellimit të aleancës sonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara dhe një shprehje e statusit në rritje të Izraelit në botë," tha Netanyahu në një deklaratë. Zyrtarët izraelitë pohojnë se sistemi ka një shkallë të suksesit deri në 90 përqind. Sistemi mbrojtës është përdorur nga Izraeli për të kapur raketat që lëshuan militantët palestinezë nga Rripi i Gazës.

 

Trump zotohet për ndërtim të murit; konfirmon samitin e dytë me Kimin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shfrytëzuar të martën fjalimin e tij drejtuar kombit, për t’u zotuar edhe një herë se do të ndërtojë murin me Meksikën. Kjo temë është kthyer në çështje të ndarjes së thellë partiake në SHBA, derisa Trump ka thënë edhe se “hetimet qesharake” të demokratëve mund të dëmtojnë prosperitetin amerikan. Ai ka mbajtur fjalimin në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres, ndonëse është duke u përballur me mospajtime politike rreth kërkesave të tij për të ndërtuar murin, i cili ka thënë të jetë shumë i nevojshëm për të ndalur imigrimin ilegal dhe kontrabandimin e drogës.

Ai e ka cilësuar imigrimin ilegal si “krizë kombëtare urgjente”, mirëpo nuk është ndalur shumë tek ideja për shpalljen e gjendjes emergjente, e cila do t’i lejonte atij të siguronte paratë për murin pa miratimin e Kongresit.Në vend të saj, presidenti amerikan u ka bërë thirrje demokratëve dhe republikanëve që të gjejnë një kompromis deri më 15 shkurt. “Në të kaluarën, shumica e njerëzve në këtë dhomë kanë votuar për murin, mirëpo muri i duhur nuk është ndërtuar asnjëherë. Do të ndërtohet”, ka thënë Trump para Kongresit. Për demokratët, një ide e tillë konsiderohet e paefektshme dhe humbje e të hollave. Ndërkohë Trump ka paralajmëruar demokratët për përpjekjet e tyre që të hetojnë administratën e tij, si dhe ka përmendur përfshirjen e SHBA-së në luftëra të huaja, çka sipas tij mund të dëmtojë ekonominë amerikane.

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Në viset qendrore dhe jugore të Malit të Zi ka mbajtur mot kryesisht i kthjellët, kurs në veri relativisht i vranët por i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare veri lindore.

Temperaturat: Budvë 18, H. Novi 16, Podgoricë e Tivar 15, Ulqin 14, Nikshiq 11, Cetinë 10, Shavnik 8, Plavëë 7, Beranë 6, B. Pole 5, Plevle 4, Kollashin 3, rozhaj 2 dhe në Zhablak 0 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -7 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 15 g. c.

 

Për siguri më të madhe të nxënësve në afërsi të shkollave

Njëri ndër problemet e përditshme për banorët, sidomos në qendrat urbane, është transporti i nxënësve drejtë shkollave dhe anasjelltas. Kjo çështje është gjithnjë e më aktuale, pasi në institucionet edukativo arsimore në mjediset urbane është numri i madh i nxënësve, kurse në zonat përreth, numri i tyre është pothuajse simbolik. Andaj, vështirësitë e lëvizjes drejtë shkollave janë gjithnjë e më të theksuara, pasi shumica a prindërve janë të detyruar t'i përcjellin vetë fëmijët për të ndjekur mësimin e rregullt. Kjo dukuri, rëndom krijon tollovi në komunikacion në afërsi të shkollave me numrin më të madh të nxënësve e që më së shpeshti, paraqet rrezik për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Kjo, është pasojë e mungesës së infrastrukturës përkatëse, në radhë të parë të asaj rrugore në afërsi të shkollave, mungesa e hapësirave për parkim, oborre me hapësirë jo të mjaftueshme për hyrjen dhe daljen e makinave, e kështu me radhë. Mirëpo, ajo që mund të ndihmoj dukshëm në zbutjen e problemeve të theksuara është sjella e shoferëve të cilët në masën më të madhe mund të ndihmojnë njëri tjetrin, në radhë të parë në sigurinë më të madhe për fëmijët, nxënës të shkollave përkatëse. Aq më parë, pasi shumica e shkollave janë përgjatë rrugëve kryesore dhe më frekuente, sidomos në orët e mëngjesit. Por ajo që duhet të jetë parësore për të gjithë neve është angazhimi maksimal për sigurinë e nxënësve, në radhë të parë duke respektuar rregullat për pjesëmarrësit në komunikacion, sepse vetëm kështu mund të japim kontributin e duhur drejtë shmangies së pasojave të padëshiruara e që, për fat të keq, nuk janë të rralla.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se