Žabljak
Oblačno
2.3 °C
Pljevlja
Oblačno
8.4 °C
Herceg Novi
Vedro
16.6 °C
Nikšić
Pretežno vedro
11.4 °C
Cetinje
Vedro
16.6 °C
Bar
Vedro
16.4 °C
Podgorica
Vedro
17.3 °C
Ulcinj
Vedro
16.6 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
7.1 °C

Lajmet

11. 01. 2019.   >>  17:48 0

Lajmet 11.01.2019

11.01.2019

Ulqini dhe Tivari 27 ore pa rryme elektrike

Siç u njoftuam nga Sistemi elektropërçues i Malit të Zi, pas angazhimit të gjatë të ekipeve në terren, sot në orët e vona të pasditës u riparua largëpërçuesi Podgoricë 2- Virpazar, ku ishte identifikuar avaria dhe banorët e Ulqinit, Tivarit dhe Sutomores u furnizuan me energji elektrike. Përndryshe, prej dje pasdite rajoni i Ulqinit,Tivarit dhe Sutomores ishin pa rryme elektrike. Siç kishin njoftuar më parë nga Sistemi elektropërçues i Malit të Zi, ekipet nga Nikshiqi dhe Podgorica ishin ne terren  ne trasen e largepercuesit Podgorica 2- Virpazar ku ishte identifikuar avaria. Krahasuar me motin e mëparshëm të lig sot rrethanat ishin diçka më stabile, andaj ekipet në terren edhe pse më vështirësi, arritën ta sanojnë avarinë në këtë largpërçues.

 

Bora sjell kaos në disa pjesë të Evropës

Reshjet e dendura të borës edhe sot sollën kaos në disa pjesë të Gjermanisë dhe Suedisë , duke bllokuar rrugë, ndaluar trena dhe mbyllur shkolla. Kryqi i Kuq i ndihmoi vozitësit në një autostradë në landin gjerman të Bavarisë, ku një djalë 9 vjeç humbi jetën nga rënia e një druri. Në Zvicër, një ortek goditi një hotel, duke plagosur tre vetë, ndërsa në Norvegji disa rrugë u bënë të pakalueshme. Në Austri moti sot u qetësua, pasi bora në ditët paraprake arriti në tre metra. Shtatë njerëz vdiqën atje javën e kaluar, ndërsa dy alpinistë u raportuan të humbur qysh të shtunën. "Sasi e tillë e borës në mbi 800 metra lartësi bie një herë në 30 deri në 100 vjet", tha Alexander Radlherr, nga Instituti Qendror i Austrisë për Meteorologji dhe Gjeodinamikë. 

Në vitin 2018 është rritur siguria e qytetarëve

Ministri i punëve të brendshme Mevludin Nohoxhiq ka vlerësuar se Mali i Zi gjatë dy viteve të kaluara ka shënuar rezultate të mira në luftën kundër kriminalitetit të organizuar. Kjo, konsideron Nuhoxhiq, ka kontribuar dukshëm në rritjen e sigurisë së qytetarëve. Ai ka shtuar se beson që në vitin 2019 do të shënohen rezultate akoma më të mira. Në vitin e kaluar, siç ka theksuar ministri, kemi përparuar sistemin e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësit elementare dhe e kemi bërë më  efikas konceptin e ofrimit të shërbimeve  për ndryshimin e dokumentacioneve për qytetarët e Malit të Zi.

 

Do të ndahen deri në 50 specializime për mjekët

Ministria  e shëndetësisë gjatë këtij viti do të ndajë 40 deri në 50 specializime  dhe përparësi  do tu jepet aftësimeve të mjekëve në Nikshiq, Plevle, Bjello Pole dhe Kollashin me qëllim që kapacitetet kadrovike të ekuilibrohen, ka deklaurar drejtorja e përgjithshme e drejtorisë për kontrollin dhe avancimin e cilësisë Vesna Miranoviq. Ajo ka theksuar se në vazhdim janë përgatitjet e planit për aftësimet e specializuara për këtë vit dhe jane grumbulluar të gjitha nevojat e institucioneve shëndetësore të cilat do të analizohen me kujdes, duke respektuar mungesat kadrovike në disa rajone të Malit të Zi. Ajo për agjencinë Mina ka theksuar se gjatë këtij viti është paraparë të ndahen prej 40 deri në 50 specializime. Ajo ka theksuar se do të kihet kujdes që shpallja e konkursit për specializime të mos e rrezikojë funksikonimin e segmenteve të ndijeshme të sistemit shëndetësor, siç është Enti për ndihmën e parë mjekësore ose disa shtëpi të shëndetit. Miranoviq ka theksuar se prej vitit 2013  në sistemin shëndetësor të Malit të Zi janë futur 350 mjekë dhe se vetëm gjatë dy viteve të fundit janë lejuar 150 specializime dhe 20 specializime  të veçanta. Sipas fjalëve të saj, në Qendrën klinike të Malit të Zi aktualisht gjenden 200 mjekë.

 

Ekonomia e Malit të Zi do të shënojë rritje 3.5 për qind

Ekonomia e Malit të Zi gjatë këtij viti, pas rritjes së dukshme në vitin e kaluar, do të shënojë rritje diçka më të vogël, ka kumtuar zavendës guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi Nikolla Fabris. Prognozat tona janë se shkalla e rritjes të bruto prodhimtarisë së brendshme gjatë këtij viti do të jetë 3.5 për qind, ka theksuar Fabris  në intervistën dhën agjencisë Mina Busines. Sipas fjalëve të tij, sektorët për të cilët Banka Qendrore pret se do të jenë bartës të rritjes ekonomike gjatë këtij viti janë turizmi, energjetika dhe ndërtimtaria si rezultat i vazhdimit të ndërtimit të autostradës, të objekteve turistike dhe objekteve energjetike. Si pengesa të mundshme nga tregu ndërkombëtare të cilat në formë indirekte mund të pasqyrohen edhe në ekonomin e Malit të Zi, Fabris i sheh në rritjen potenciale të shkallës së interesave  të cilat mund të vështirsojnë huazimin dhe rifinancimin e detyrimeve, si dhe në tensionet aktuale gjeopolitike si pasoj e tensioneve ndërmjet  SHBA dhe partnerëve  të saj tregëtarë.

  

Opozita duhet të jetë unike

Opozita e Malit të Zi duhet të jetë unike, sepse kjo është e vetmja mënyrë që të rrëzohet pushteti i PDS, ka deklaruar kryetari i PSP, Vlladimir Jokoviq. Opozita e Malit të Zi nuk ka kohë të mendojë nëse don ose jo të ulet pas të njëjtës tryezë dhe nëse do të marrin pjesë së bashku, por ajo këtë duhet ta bëjë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të largohet PDS-ja, ka thënë Jokoviq në intrevsitën për gazetën "Dan", duke shtuar se nëse nuk veprohet kështu, zgjedhësit e tyre do ta dënojnë opozitën në zgjedhjet e ardhëshme. Sa i përket bashkëpunimit me opozitën, siç ka theksuar ai, PSP gjithmonë është e hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike drejt arritjes së qëllimit, respektivisht drejt ndryshimit të pushtetit në Mal të Zi. Ai konsideron se Këshilli për reformën e mëtejme të legjislaturës zgjedhore duhet të inicojë ndryshime.

 

Lidhjet ndërmjet të rinjve të rajonit është proces afatgjatë

Lidhja e të rinjeve dhe puna në pajtimin e rajonit paraqesin proces afatgjatë, që nënkupton pjesëmarrjen e shumë akterëve me qëllim që situata në Ballkanin perëndimor të ndryshojë, ka theksuar shefi i zyrës  rajonale për bashkëpunimin e të rinjve në Mal të Zi, Edin Kolenoviq. Ai në intervistën dhënë agjencisë Mina ka theksuar se qeveritë, politikanët, instiucionet arsimore dhe mediat duhet ti nxisin të rinjët që të marrin pjesë në aktivitetet të cilat ndërtojnë dhe forcojnë mirëkuptimin reciprok dhe pajtimin në të gjitha sferat e shoqërisë. Siç ka theksuar, kjo zyrë përmes programeve të shkembimeve intelektuale ndërmjet të rinjëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dëshiron të kontribuojë në krijimin e kushteve për uljen e distancës etnike, stereotipeve dhe të paragjykimeve, Kolenoviq ka theksuar se si rezultat i ftesës së parë të hapur për dorëzimin e projekteve, në vazhdim është implementimi i 33 projekteve të cilat i realizojnë 117 shkolla të mesme dhe organizat shoqërisë civile.

  

Janari muaji i heronjve

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se në historinë e re të Kosovës, janari hyri si muaj i heroizmit dhe lavdisë, në saje të sakrificës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982. “Ndërkaq, sot e 35 vjet më parë, në një qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav, ranë trimërisht dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës. Lavdi heronjve të Janarit”, shkruan Thaçi.

 

Nuk i nënshtrohemi Brukselit, as Serbisë për heqjen e taksës

Pas mbledhjes së parë për këtë vit të Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se derisa nuk ka njohje nga Serbia, taksa 100 përqind do të jetë në fuqi. Kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk do t’i nënshtrohen kërkesës së Serbisë dhe Brukselit për heqjen e taksës 100 përqind që ndërlidhet me dialogun Kosovë-Serbi.Haradinaj ka përmendur edhe personat e zhdukur dhe të kidnapuar gjatë luftës nga ana e Serbisë.Ai ka thënë se edhe LDK dhe LVV duhet ta fuqizojnë dialogun Kosovë-Serbi, sepse e kanë rolin e tyre në këtë drejtim.Për sa i për ketë grevave në arsim, shëndetësi dhe Trepçë, Haradinaj ka thënë se për rregullimin e pagave, Qeveria për herë të parë ka dërguar projektligjin për Pagat, projektligj ky cili rregullon dhe nivelizon pagat në sektorin publik.

  

Marrëveshja e Prespës është në dobi të gjithë Evropës

Vëmendja e mediave greke pas takimit të Angela Merkel dhe Aleksis Cipras e monopolizoi qëndrimin e kancelares gjermane në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, dhe duket se pikërisht zgjidhja mes Maqedonisë dhe Greqisë ka qenë një ndër temat kryesore në bisedimet në pallatin e kryeministrisë në Athinë. Në konferencë për media pas takimit me Cipras, Merkel e përdori emrin Maqedonia e Veriut dhe tha se Marrëveshja e Prespës nuk sjellë dobi vetëm për “Maqedoninë e Veriut” e cila mund të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, por është në dobi edhe të Greqisë dhe Evropës, transmeton Portalb.mk“I jam mirënjohëse Aleksis Ciprasit i cili punoi në zgjidhjen e problemit të emrit, duke u përpjekur të gjejë zgjidhje së bashku me kryeministrin e vendit fqinj, Zoran Zaev. Mendoj se këtu bëhet fjalë për diçka që çdonjëri nga ne e dinte se nuk është zgjidhje e lehtë, por tani me emrin Maqedonia e Veriut, shtetit i jepet mundësi të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s, si dhe anëtare e Bashkimit Evropian. Por, kjo nuk është e mirë vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për vetë Greqinë”, tha Merkel.

 

Së shpejti mund të shpall emergjencë për sigurinë kufitare

Presidenti i SHBA Donald Trump sinjalizoi të enjten se së shpejti mund të shpallë një emergjencë kombëtare dhe se do të përdorë fondet e ndërtimeve ushtarake për ngritjen e një muri përgjatë kufirit me Meksikën.Deri tani, ai e ka patur të pamundur të bindë Kongresin që t’i japë fonde për këtë qëllim.Presidenti Trump shkoi të enjten në Teksas për të parë nga afër përpjekjet që synojnë pengimin e imigracionit të paligjshëm në kufi."Unë kam të drejtën absolute për të deklaruar një emergjencë kombëtare," u tha zoti Trump gazetarëve. "Nuk e kam bërë akoma, por mund ta bëj.  Presidenti Trump tha se ekzistojnë fonde të mjaftueshme në dispozicion për murin, nëse ekziston një emergjencë kombëtare.

 

Në Rusi propozohet ligji për të qëlluar avionët e pasagjerëve

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë hartoi një projektligj që do t'iu lejonte forcave ruse të qëllojnë avionët e pasagjerëve civilë brenda hapësirës së saj ajrore. Draft-dokumenti, që iu propozua qeverisë, thotë se avionët e pasagjerëve që hyjnë në hapësirën ajrore ruse pa autorizim dhe nuk iu përgjigjen sinjaleve të paralajmërimit apo të shtënave paralajmëruese, mund të rrëzohen nëse konsiderohet se përbëjnë kërcënim për vdekje masive, katastrofë ekologjike ose sulm mbi caqe strategjike. Projektligji po ashtu thotë se Minstria e Mbrojtjes e Rusisë duhet të fillojë të reagojë ndaj avionëve të paidentifikuar kur ata janë brenda 50 kilometrave të hapësirës ajrore ruse.

 

Nis tërheqja e trupave amerikane nga Siria

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se koalicioni ushtarak në Siri, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka nisur procesin e tërheqjes së trupave nga ky vend. Koloneli Sean Ryan tha se "procesi i tërheqjes sonë të kujdesshme nga Siria ka nisur", edhe pse nuk dha detaje specifike.

"Për shkak të shqetësimit për sigurinë operacionale, nuk do të diskutojmë për kohën specifike, vendndodhjen apo lëvizjen e trupave", tha Ryan. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se koalicioni ka nisur ta ulë praninë në aeroportin Rmeilan, në provincën verilindore të Sirisë, Hasakeh. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar më 19 dhjetor se do të bëjë tërheqjen e të 2,000 trupave amerikane nga Siria. Njoftimi i tij i ka befasuar aleatët dhe është kritikuar brenda administratës.

  

Nesër mot kryesisht me diell

Në viset jugore dhe qëndrore sot ka mbajtur mot kryesisht me diell, kurse në veri kryesisht i vranët dhe pa të reshura. Frynë erë mesatare, vende vende deri e fortë veriore dhe veri lindore.

Temperaturat: Herceg Novi e Budvë 10, Tivar 8, Ulqin 7, Podgoricë 6, Cetinë 5, Nikshiq 2, Shavnik 1, Bijello Pole e Beranë 0, Kollashin, Plevle, Plavë e Rozhaje -2  dhe në Zhablak -7 gradë.

Për nesër meteorologët në tërë Malin e Zi parashohin të mbajë mot kryesisht i kthejllët. Do të fryjë  erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -14 deri në 0, kurse më e larta e ditës prej -4 deri në 10 g. c.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se