Lajmet

10. 01. 2019.   >>  18:16 0

Lajmet 10.01.2019

10.01.2019

Shërbimet janë në terren dhe pastrojnë borën

Shërbimet e qytetit gjithnjë janë në terren dhe punojnë në pastrimin e borës pas rreshjeve të djeshme në Podgoricë dhe rrethinë. Nga zyra e Kryeqytetit për marrëdhënie me opinion, theksojmë se punët në pastrimin e borës në trotuare në të gjitha pjesët e Podgoricës të cilat kanë përfunduar mbrëmë pas orës 22, kanë vazhduar edhe në orët e mëngjesit të sotëm. Borëpastruesit dhe makineria tjetër kanë shkuar në Lijeva Rijek, Opasanic dhe Brskut , pastaj në Tuz - Kremzë, dhe kjo komunë e ka në dispozicion edhe një makineri të kombinuar për pastrimin e borës dhe helljen e kripës. Borëpastruesit, kanë shkuar në drejtmin rrugor Podgoricë-Radovçe, Kuç në drejtim të Koritës, si dhe në drejtim të Stravçës si dhe në qendra të qytetit.

Kombinimi i zallit dhe kripës është hedhur sidomos para institucioneve por është punuar edhe në pastrimin e borës nga korsitë e treta nëpër bulevarde, kanë kumtuar nga zyra për informim të Podgoricës.

Shpallet konkursi për kryetar të KSHZ 

Këshilli administrativ ka shpallur konkursin e përsëritur publikë për emrimin e kryetarit të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ),  është publikuar në ueb sajtin e Kuvendit. Konkursi për zgjedhjen e kryetarit të KSHZ, është shpallur pasi që në mbledhjen e Këshillit administrativ, të mbajtur me 27 dhjetor, kandidati i vetëm, Amer Shukurica, nuk e kishte fituar shumicën e nevojshme. Kryetari i KSHZ, më parë nuk është zgjedhur as në seancën e shtatorit të Parlamentit pasi që asnjëri nga kandidatët nuk e kishte fituar shumicën e duhur. Në konkursin publikë atëherë kishin konkuruar, Zharko Gjurishiq dhe Amer Shukurica. Të theksojmë se kandidati duhet të ketë përgatitje të lartë profesionale - jurist i diplomuar, së paku 10 vjetë përvojë pune në profesion dhe duhet të ketë të drejtë vote. Për kryetar të KSHZ nuk mund të konkurojë kandidati i cili ka qenë anëtarë i organit drejtues të ndonjë partie politike gjatë tri vjetëve të kaluara.

Vazhdon përkrahje SHBA në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit 

Rezultatet e mira në projektet e përbashkëta të Malit të Zi dhe SHBA ,janë vërtetim i bashkëpunimit cilësor ndërmjet dy shteteve , kurse raportet miqësore në rrugën integruese, kanë rëndësi të veçantë. Kjo është theksuar në takimin e ministrit për punë të brendshme, Mevlludin Nuhoxhiq, me ambasadoren e SHBA në Podgoricë, Xhudi Rajzing Rajnke. Siç është kumtuar, takimi ishte rast që Nuhoxhiq, ta njoftojë ambasadoren Rajnke, me rezultatet të cilat Ministria e punëve të brendshme dhe Drejtoria e policisë, i ka shënuar gjatë dy vjetëve të kaluara në planin e luftës kundër kriminalitetit të organizuar  dhe formave tjera të kriminalitetit, në harmonizimin e kornizave normative, pastaj në sferën e sundimit të ligjit dhe në përparimin e ambientit të sigurisë. Nuhoxhiq, ka falenderuar në përkrahjen të cilën ambasada e SHBA ,ia ofron Ministrisë së punëve të brendshme dhe Drejtorisë së policisë, përmes projekteve të ndryshme donatore, sidomos përmes programit të ndihmës humanitare në trajnimin e policisë dhe programit për kontrollin e eksportit dhe sigurisë së kufijve.

Efektet e autostradës do të vërehen pas ndërtimit të saj 

Borxhi publikë i Malit të Zi, është rreth 3 miliardë euro, ose 70 për qind të bruto prodhimtarisë së brendshme dhe është në nivelin e shumicës së shteteve. Rritjen e borxhit publikë e ka kushtëzuar huazimi për ndërtimin e autostradës. Eksperti ekonomik Mojmir Mrak, ka thënë për TVMZ, se efektet ekonomike nga ky projekt mund të priten pas përfundimit të tij. Specifik e rritjes së borxhit tonë publikë, gjatë viteve të fundit, sipas fjalëve të tij është huazimi për ndërtimin e autostradës. Ai, konsideron se pas këtij vendimi qëndron logjikë e qartë ekonomike se një gjë e tillë në të ardhmen do ti kontribuojë rritjes ekonomike. Efektet ekonomike nga autostrada, konsideron profesori Mrak, shteti mund ti pres vetëm pas përfundimit të sajë, ka theksuar ai. Vetëm atëherë, sipas fjalëve të tij, Mali i Zi do të ketë lidhje më të mira brenda vetë shtetit por edhe lidhje më të mira me Evropën. Autostrada , përmes politikave tjera ekonomike, do të ndikojë edhe në standardin e qytetarëve, ka pohuar profesori Mrak.

 

Fletëpadi penale kundër amfillohije Radoviq 

Lëvizja Malazeze, ia ka dorëzuar dje prokurorisë themelore të shtetit në Podgoricë, fletëpadinë penale kundër mitropolitit Amfillohije, për shkak të deklaratës dhën me 7 janar, gjatë liturgjiisë së Krishtlëlindjes para kishës së Ringjalljes së Krishtit, në Podgoticë, me ç’rast, ndërmjet tjerash kishën ortodokse malazeze e ka quajtur “autofekale”. Në fletëpadi precizohet se ajo dorëzohet kundër mitropolitit Amfillohije për shkak të “veprës penale të fyerjes së  autoritetit të popullit, të popujve pakicë dhe të bashkësive tjera nacionale, nga neni 169 të kodit penal të Malit të Zi dhe për shkak të veprës penale të nxitjes së urrejtjes nacionale, racore dhe fetare nga neni 370 i po këtij kodit”.

 

Radoviq, zgjedhet kryetar i Kuvendit të Budvës 

Krsto Radoviq, nga Mali i Zi Demokratik, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Budvës. Siç transmeton Portali i Radio televizionit të Budvës, me shumicën e votave të këshilltarëve, është konstatuar dorëheqja e kryetarit të deritashëm të Kuvendit komunal të Budvës, Gjorgjie Vujoviq. Me marrëveshjen e koalicionit është paraparë rotacioni pas mandatit dy vjeçarë në funksikonin e kryetarit të Komunës dhe të Kuvendit komunal kurse në këto funksione vendosen kandidatët nga Fronti demokratik dhe nga Demokratët. Radoviq, ka theksuar se e ka për nderë, kënaqësi dhe obligim që do të jetë kryetar i Kuvendit komunal të Budvës.

 

M.Kocijançiq;Nuk parashihet vazhdimi i dialogut në një të ardhme të afërt 

Dialogu ndërmjet presidentëve Hashim Thaçi e Aleksander Vuçiq, nuk parashihet të vazhdojë në një të ardhme të afërt. Një vendim se kur mund të vazhdojnë bisedimet, duhet të merret nga Kosova dhe Serbia.

Kështu ka thënë në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Kocijançiq është shprehur se dy shtetet duhet të angazhohen që dialogu në nivel të lartë, të vazhdojë në një afat sa më të shpejt kohor.

Sipas saj, vazhdimi i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërlidhet direkt me perspektivat evropiane të dy shteteve.

“Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova të angazhohen sa më shpejtë në dialog, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet normalizimit të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete, në aspiratat e tyre drejt BE-së”, ka thënë Kocijançiq.

Federica Mogherini e ka përsëritur edhe në takimin e 8 janarit urgjencën që kjo taksë të tërhiqet”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Komisionit Evropian.

Pikërisht për këto zhvillime, në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme pritet të qëndrojë edhe Angelina Eichhorst, drejtoreshë e Shërbimit të Punëve të Jashtme në zyrën e Mogherinit.

Haradinaj, dënon ndalimin e N.Jakovleviq në Merdare nga autoritetett e Serbisë   

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar ndalimin e Nebojsha Jakovleviqit në Merdare nga autoritetet e Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka cilësuar këtë vendim si “papranueshëm dhe të dënueshëm”.

Jakovljeviq është këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës dhe pjesë e partisë Partia e Pavarur Liberale (SLS).

“Qeveria e Kosovës dënon ashpër këtë formë të presionit dhe kërcënimit nga ana e Serbisë për qytetarët e komunitetit serb të Kosovës. Ky veprim, nuk është i vetmi dhe as i izoluar, por është pjesë e një fushate të orkestruar të pushtetit serb, për ta kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë e vendit tonë", ka thënë kryeministri i Kosovës.

 

Zgjidhja e kontestit të emrit mundëson të ardhme pozitive të vendit

Lideri i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Manfred Weber, i cili është kandidatë për kryetar të Komisionit Evropian në zgjedhjet e ardhshme në BE, deklaroi se është e nevojshme zgjidhja e kontestit të emrit në mes Athinës dhe Shkupit. “Të gjithëve u është bërë e qartë se kontesti i emrit duhet të zgjidhet dhe Maqedonisë t’i mundësohet e ardhme pozitive ekonomike dhe evropiane, tha Weber, në intervistë për “Euroaktiv”. Sipas Weber, përgjegjësia për marrëveshjen, për finalizimin dhe zbatimin e saj është tek qeveritë e Athinës dhe Shkupit dhe për këtë është e nevojshme edhe mbështetja e opozitës. Eurodeputeti gjerman Elmar Brok nga unioni Kristian-demokratët (CDU) e kancelares Angela Merkel përsëriti se pret që Demokracia e Re ta pranojë marrëveshjen e Prepsës pas ratifikimit të saj në Kuvend. Ai theksoi se kjo çështje është e diskutueshme në Parlamentin Evropian dhe se Demokracia Evropiane është sqaruar se do ta respektojë ratifikimin e marrëveshjes kur do të vijë në pushtet./Telegrafi/

Mbylljes së Qeverisë në Wasington, nuk po i shihet fundi

Presidenti amerikan, Donald Trump është larguar të mërkurën nga takimi negociues me liderë kongresionalë, teksa janë bërë përpjekje për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të Qeverisë amerikane që ka hyrë në ditën e 19-të.

Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se është larguar nga takimi duke iu thënë pjesëtarëve të tjerë “Tung - tung”.

Trump, më pas ka përshkruar takimin me senatorin demokrat, Chuck Schumer dhe kryesuesen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Presidenti amerikan tash e një kohë ka shfaqur mospajtimet e tij me demokratët dhe një pjesë të republikanëve, të cilët kundërshtojnë të financojnë projektin e tij për murin me Meksikën. Në takimin negociues që ka përfunduar ende pa nisur mirë, demokratët kanë shkuar në Shtëpi të Bardhë, duke i kërkuar Trumpit që të hapë Qeverinë. Trump, në anën tjetër, ka përsëritur thirrjet për të holla për murin, andaj republikanët dhe demokratët kanë përfunduar me qasje të ndryshme për takimin, mirëpo përfundimi ka qenë i njëjtë: mbyllja e Qeverisë nuk duket se ka fund.

 

Së paku 15 zyrtarë policorë janë vrarë nga sulmet e talibanëve në Afganistan

Të paktën 15 zyrtarë policorë afganë janë vrarë dhe 19 të tjerë janë plagosur në sulmet e talibanëve në dy provinca në Afganistan, kanë njoftuar zyrtarët më 10 janar. Të paktën tetë zyrtarë policorë janë vrarë në provincën Takhar, pasi sulmit të militantëve talibanë gjatë natës, ka thënë anëtari i Këshillit Provincial, Mawlawi Karamtullah.

Karamtullah ka thënë se 14 persona të tjerë po ashtu janë plagosur në një incident që ka ndodhur në Kavja Gar të Takharit.

Ndërkohë, shtatë zyrtarë policorë janë vrarë në provincën Baglan, pasi talibanët kanë sulmuar një pikë të tyre në orët e hershme të 10 janar, ka thënë anëtari i Këshillit të kësaj province, Zarif Zarif.

Të paktën pesë zyrtarë janë plagosur në këtë incident, ka shtuar Zarif. Talibanët ende nuk kanë komentuar këto sulme.

Militantët e këtij grupi kanë shtuar sulmet ndaj forcave të sigurisë dhe hapësirave qeveritare në muajt e fundit, derisa trupat afgane dhe ato amerikane kanë rritur operacionet kundër komandatëve të talibanëve.

Kim Jong -Un, merr përkrahjen e Kinës për një samit të dytë me Tramp

Pas një vizite të papritur në Kinë, lideri verikorean, Kim Jong-Un, është larguar me përkrahje nga ky shtet për mbajtjen e një samiti të dytë me presidentin amerikan, Donald Trump, kanë njoftuar mediat shtetërore.

Trump dhe Kim janë takuar për herë të parë në qershor të vitit të kaluar, mirëpo përparimi në çështjet e denuklearizimit ka ngecur.

Presidenti kinez, Xi Jinping ka thënë se shpreson që të dy liderët “të takohen me njëri-tjetrin”, meqë Kina është partneri kryesor për tregti në Korenë Veriore.  Ai ka thënë edhe se Kina është e gatshme të luajë “një rol pozitiv dhe konstruktiv”, me qëllim të sigurimit të paqes dhe denuklearizimit në Gadishullin Korean, ka raportuar Xinhua.

Phenjani dëshiron që Uashingtoni të heqë sanksionet që Kombet e Bashkuara kanë vënë në këtë shtet për shkak të programit bërthamor dhe atij për raketa.

Malta arrin marrëveshje me tetë vende të BE-së për migrantët

Malta ka arritur marrëveshje me tetë shtete të Bashkimit Evropian që të pranojë 49 migrantë që kanë qëndruar për javë të tëra në det.

Kryeministri i këtij shteti ka përmendur të ketë arritur pajtueshmëri me Gjermaninë, Francën, Portugalinë, Irlandën, Rumaninë, Luksemburgun, Holandën dhe Italinë.

Sipas paktit, 49 migrantë që kanë qëndruar nëpër anije të organizatave bamirëse tani mund të zbarkojnë në Maltë.

Kjo marrëveshje ka përcaktuar edhe fatin e 249 migrantëve të shpëtuar në këtë vend. Sipas raportimeve të mediave, situata veçse është përshkallëzuar nëpër anije për shkak të mungesave të ushqimit dhe ujit.

Gjatë fundjavës, Papa Françesku, u ka bërë thirrje liderëve evropianë që të tregojnë “solidaritet konkret” dhe t’iu ofrojnë migrantëve “port të sigurt”.

Nesër, mot i ndryshueshëm

Në viset kontinentale  mban mot i vranët dhe me reshje të dobëta të borës , kurse në Bregdet dhe viset jugore me reshje të shiut.

Frynë erë e dobët deri mesatare, vende - vende e fortë, nga drejtimet veriore.

Temperaturat: H. Novi 7 gradë, Budvë 5, Pogoricë e Tivar 4, Ulqin 2, Cetinë 0, Nikshiq, Plluzhinë, Shavnik e Beranë -1, Andrievicë -2 , Kollashin e Rozhaj -3, dhe në Zhablak -6 g.

Për nesër në viset jugore dhe qëndrore prashihet të mbajë mot kryesisht me diell, kruse në veri i vranët dhe gjatë paraditës me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë mesatare , vende vende deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej -10 deri në 3, kurse më e larta e ditës prej -7 deri në 9 g c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se