Žabljak
Oblačno
2.3 °C
Pljevlja
Oblačno
8.4 °C
Herceg Novi
Vedro
16.6 °C
Nikšić
Pretežno vedro
11.4 °C
Cetinje
Vedro
16.6 °C
Bar
Vedro
16.4 °C
Podgorica
Vedro
17.3 °C
Ulcinj
Vedro
16.6 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
7.1 °C

Lajmet

08. 01. 2019.   >>  18:29 0

Lajmet 08.01.2019

08.01.2019

Ekonomia në vitin 2019 do të jetë në rritje

Ekonomia e Malit të Zi në vitin e kaluar definitivisht ka qenë në rritje dhe nuk ka shkaqe të dyshohet që edhe ky vitë të mos jetë i sukesshëm, nëse kemi parasysh projektet e shumta investuese dhe infrastrukturore, ka vlersuar ministrja e ekonomisë, Dragica Sekuliq."Vitin që kemi lënë pas mund ta karakterizojmë si vit në të cilin ekonomia ka shënuar rritjen. Këtë e tregon fakti se vetëm gjatë tre muajve të parë është shënuar rritje 4.8 për qind, kurse në tremujorin e katërt, ekonomia ka shënuar rritje 5% , gjë që e radhit në vendin e tretë të ekonomive në rritjen më të shpejtë në Evropë", ka theksuar Sekuliq. Ajo konsideron se shkallën e rritjes së ekonomisë e përcjell edhe politika e përgjegjshme e Qeverisë në pjesën që ka të bëjë me konsolidimin e financave publike dhe krijimin e kushteve për rritjen e investimeve kapitale shtetërore. "Kjo nuk do të ishte e mundur sikur të mos veprojnë në sistemin e sigurtë politikë, në ç'gjë dukëshëm ka kontribuar edhe anëtarësimi në NATO". Duke folur për porjektet energjetike në realizim, Sekuliq ka theksuar se pas vendosjes së kabllos nëndetare dhe lëshimit në përdorimin komercial, gjë që është paraparë kah gjysma e vitit, Mali i Zi do të jetë qendra enegjetike e rajonit, duke u lidhur me sistemin energjetik të Italisë dhe të Evropës Perëndimore. Ajo ka shtuar se centrali solar në Mal të Brisë do të jetë më i madh i këtij tipi në Evropë dhe se fjala është për investimin me vlerë prej rreth 178 milion euro.

Mali i Zi është vend udhëheqës kandidatë për anëtarësim në BE

Deputeti në Parlamentin evropian e raportues i deritashëm për Malin e Zi, Çarrs Tanok, ka deklaruar në intervistën dhënë gazetës "Pobjeda" se Mali i Zi ka kaluar një rrugë të gjatë informuese, por e presin akoma punë drejtë anëtarësimit në BE, gjë që siç vërteton, do të ndodh me siguri. "Kur në vitin 2009 më kanë zgjedhur raportues e kam pasur të qartë se të gjitha rezervat ose dyshimet lidhur me suksesin potencial të Malit të Zi të cilat shumë individë mes tyre edhe unë i kemi pasur për shkak të potencialit dhe resurseve relativisht të kufizuara të shtetit të ri të pavarur, me të drejtë kanë qenë të mohuara", ka theksuar Tanok. "Megjithatë, sot e shohim se Mali i Zi është vend i cili ka ekonomi të zhvilluar, ka koncezus të gjërë dhe të fortë për rregullimin kushtetutes si shtet i pavarur, është anëtarësuar në NATO dhe është ankoruar në strukturat perëndimore. Njëkohësisht Mali i Zi është vend udhëheqës kandidatë për anëtarësim në BE", ka theksuar Tanok.

Tejkalohet 1 miliardë euro nga turizmi dhe është hapur kapitulli 27

Ministri për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm, Pavle Radulloviq, ka theksuar se viti 2018 do të kujtohet se të ardhurat nga turizmi e kanë tejkaluar 1 miliardë euro, por edhe për hapjen e kapitullit 27, si dhe të zgjidhjes më efikase të problemit shumë vjeçar të ndërtimeve pa leje. "Vitin 2018 e mbaj mend në bazë të rezultateve për të cilat jemi krenar dhe për premtimet të cilat i kemi plotësuar. Të ardhurat e parapara nga turizmi prej 1 miliardë euro i kemi tejkaluar vetëm gjatë 10 muajve të parë. Me projektet në mbrojtjen e mjedisit dhe me projektet të cilat e rrisin cilësin e jtesës së qytetarëve kemi merituar edhe hapjen e kaptiullit 27", ka theksuar Radulloviq. "Problemi shumë vjeçar i ndërtimeve pa leje tani ka një përspektivë që të ndalohet", ka theksuar Radulloviq në mesazhin e vitit të ri drejtuar qytetarëve.

Ivanoviq do të jetë këshilltar i presidentit për ekonomi

Kryetari i Këshillit parlamentar për turizëm, bujqësi, ekologji dhe planifikimin hapsinor, Petar Ivanoviq, ka vërtetuar se do të jetë këshilltar i presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Ai me këtë rast ka theksuar se rrezikun më të madh e paraqesin mungesa e diturisë. "Lidhjet e pamjaftueshme me shkencën e jo borxhi publikë. Nuk konsideroj se Mali i Zi ka një shkallë të lartë të borxhit publikë, ka shumë vende të tjera në Evropë dhe në botë të cilat kanë borxhe shumë më të mëdha se sa Mali i Zi. Sipas të dhënave nga tremujori i parë i vitit të kaluar, 4 shtete të BE, Italia, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe kanë borxh publik mbi 9 mijë miliardë euro. Konsideroj se rreziku ekziston nëse borxhi shfrytëzohet për financimin e shpenzimeve, por nëse ai shfrytëzohet për investime, borxhi përmirsonë kushtet për zhvillim më të shpejtë dhe krijon vlera më të mëdha nga të cilat borxhi mund të kthehet", ka theksuar Ivanoviq.

 

Ministria e sportit do ta ndryshojë emrin

"Ministria e sportit gjatë këtij viti, pas miratimit të lirgjit të ri për të rinjët, edhe formalisht do ta ndryshojë emrin dhe do të quhet Ministria e sportit dhe e të rinjëve", ka kumtuar ministri, Nikolla Janoviq. Ai ka theksuar se Ministria, të rinjët i ka në integrim dhe se janë shumë aktiv në politikën rinore. Janoviq pret që ligji i ri për të rinjët, të cilin e ka miratuar Qeveria, para deputetëve do të gjendet në pranverë. Ai ka shtuar se ligji i ri sjell zgjidhje të reja, gjegjësisht shteti do të marr pjesë të drejtpërdrejt në bashkëfinancimin e interesave publike në fushën e politikës rinore. Ai ka thënë se në vitin e kaluar janë shënuar rezultate të mira në politikën rinore, gjegjësisht janë realizuar 86 projekte në të cilat kanë marr pjesë mbi 15 mijë të rinjë.

Përfundon takimi në Bruksel, deklarohen Ahmeti e Limaj

Ka përfunduar takimi në mes të delegacionit shtetëror të Kosovës dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, në Bruksel. Shpend Ahmeti ka thënë se delegacioni i Kosovës ka treguar qartë qëndrimet e Kosovës e që primare është njohja reciproke e të dy shteteve.“Ne prezantuam qëndrimet e delegacionit shtetërorë të Kosovës. I bëmë të qartë qëndrimin e delegacionit e që kush i parë është njohja reciproke e të dy shteteve. Mogherini na siguroi se është duke u punuar në atë drejtim. Ideja është që në gjysmën e parë të këtij viti të ketë orar më të ngjeshur për të afruar qëndrimet tona”, ka thënë bashkëdrejtuesi i Delegacionit të Kosovës.“Për këtë, po koordinhohemi me shtetet anëtare të BE-së. Në këtë aspekt, ka patur komunikim edhe me Washingtonin e Moskën. Në takim është biseduar edhe çështja e taksës. Qëndrimi i Serbisë për heqjen e taksës është përmendur përsëri, por edhe ne i treguam qëndrimet tona në këtë çështje” ka thënë Shpend Ahmeti. Për këtë pjesë ka folur edhe Limaj.“E bëmë të qartë që tashmë Kosova ka ekip, dhe jo individë. Ka ekip shtetëror. Ne e thamë edhe aty, duhet të hiqen arsyet pse ka ardhur taksa. Ka shumë kushte që Serbia duhet t’i plotësojë për ta tërhequr taksën. Kjo nuk është e njëanshme. Ne jemi në kushte të tilla që jetojmë me Serbinë. Ka qindra marrëveshje që Serbia nuk i ka respektuar. S’po flasim për këtë fushatën e egër kundër Kosovës. Edhe çështja e taksës në një marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk do të ketë nevojë për taksë”, ka thënë ai.

Thaçi e shpallë vitin 2019 "viti i NATO-s në Kosovë"

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka shpallur Vitin 2019 - "Vit të NATO-s në Kosovë", kanë njoftuar nga Presidenca e Kosovës."Në këtë vit shënohet 20 vjetori i intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë, intervenim ky që kishte ndodhur pas masakrave, spastrimit etnik dhe krimeve të forcave serbe mbi popullatën civile në Kosovë, si dhe pas dështimit të përpjekjeve diplomatike botërore për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për Kosovën. Më 24 mars 1999, forcat ajrore të NATO-s e kishin nisur fushatën e bombardimeve kundër caqeve të shtetit serb, që kishte zgjatur gjithsej 78 ditë, duke ndalur gjenocidin dhe sjellë lirinë për Kosovën. Populli i Kosovës do u jetë përjetësisht mirënjohës shteteve anëtare të NATO-s për mbështetjen e tyre".

 

Dëshirojnë ta dobësojnë Serbinë, ky është synimi i tyre për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është ankuar se masat kundër Serbisë, si dhe retorika e shpenzuar që vjen nga regjioni në periudhën e fundit ka për synim dobësimin e Serbisë. Sipas tij, ky është presion i vazhdueshëm ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën e ndoshta edhe ri definimin e Bosnjës e Hercegovinës, shkruan “Tanjug”, përcjell lajmi.net. “Ndoshta mendohet edhe për ndryshimin e Kushtetutës, marrëveshjes së Dejtonit”, deklaroi Daçiq për disa tendenca gjeopolitike të lidhura me të ardhmen e rajonit. “Dëshirojnë ta dobësojnë Serbinë, me synim kryesor që Kosova të jetë shtet i pavarur”, u shpreh ai.

Studentët sfidojnë të ftohtin grumbullohen para Kryeministrisë

Edhe pse më të paktë në numër, një grup studentësh janë grumbulluar sërish këtë të martë, për të vijuar para kryeministrisë protestën e tyre.Studentët pretendojnë se kryeministri Edi Rama ka plotësuar pjesërisht kërkesat e tyre, duke ngulmuar që të plotësohen të 8 pikat që ata parashtruan në fillimet e protestës. Ndërkohë që në Universitetet e rretheve pjesa më e madhe e studentëve janë kthyer në auditore, në Tiranë shumica e tyre ka zgjidhur një formë të re proteste, atë të bojkotit të mësimit, transmeton TCH.

 

Zyrtarët britanikë dhe evropianë po diskutojnë mundësinë e shtyrjes së Brexitit

Zyrtarët britanikë dhe evropianë po diskutojnë mundësinë e shtyrjes së procesit formal të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Këto diskutime po zënë vend për shkakun se zyrtarët kanë frikë se një marrëveshje për Brexitin nuk do të mund të miratohet deri më 29 mars, raporton Daily Telegraph, duke cituar burime të paidentifikuara. Kryeministrja, Theresa May, ka përjashtuar në mënyrë të përsëritur vonimin e Brexit, megjithëse ajo ka paralajmëruar gjithashtu ligjvënësit britanik, se nëse ata, refuzojnë marrëveshjen e saj, atëherë Brexit mund të “dalë nga binarët” ose që Mbretëria e Bashkuar mund të largohet pa një marrëveshje. “Ne po e lëmë Bashkimin Evropian më 29 mars dhe nuk po shikojmë mundësinë e shtyrjes” ka thënë sekretari britanik për Brexitin, Stephen Barclay.

Bolton në Turqi, rreth planeve të SHBA-së në Siri

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, takoi në Ankara zyrtarë të lartë turq për të sqaruar disa çështje rreth synimeve të SHBA-së në Siri. Bolton bisedoi rreth dy orë me Ibrahim Kalin, këshilltar i lartë i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Një zëdhënës i Këshillit për Siguri Kombëtare në SHBA, Garrett Marquis, tha se dy palët kanë identifikuar çështje të tjera për dialog.

Bolton ka thënë më herët se do që të sigurojë garanci nga Turqia se ajo nuk do të sulmojë milicinë kurde në Siri, e cila është aleate e SHBA-së, në luftën kundër ekstremistëve të grupit Shteti Islamik.Ai ka thënë se ky është "kusht" për tërheqjen e planifikuar të trupave të SHBA-së nga Siria. Muajin e kaluar, njoftimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për tërheqje nga Siria ka shkaktuar shqetësim tek aleatët dhe ka çuar në dorëheqjen e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis. Zyrtarë amerikanë dhe të tjerë frikësohen se tërheqja e SHBA-së mund ta destabilizojë më tej Sirinë dhe të çojë në kërdi ndaj milicisë kurde që ka luftuar përkrah forcave amerikane.

 

Lideri verikorean nis vizitën në Kinë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, arriti në Pekin me ftesë të presidentit të Kinës, Xi Jinping.

Kim do të qëndrojë atje deri më 10 janar, së bashku me gruan e tij, Ro Sol-ju, raportoi media shtetërore.Vizita vjen në kohën ku raportohet për mundësinë e një takimi të ri midis Kimit dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Dy liderët janë takuar për herë të parë në qershor të vitit të kaluar, në Singapor. Atëbotë, ata kanë thënë se synojnë denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean, por nuk kanë dhënë detaje se si dhe kur do të ndodhë procesi. Në fjalimin e tij të Vitit të Ri, Kim tha se është i përkushtuar për denuklearizimin, por paralajmëroi se ai do të ndryshojë drejtimin nëse sanksionet e SHBA-së mbeten në fuqi. Kina është aleatja më e afërt e Koresë së Veriut në rajon.

 

Fillojnë kundërshtimet për ndërtimin e bazës amerikane në Brazil

Ministri i mbrojtjes i Brazilit nuk sheh asnjë arsye për t'i lejuar Shtetet e Bashkuara të ndërtojnë një bazë ushtarake në vend. Në anën tjetër presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka deklaruar se është i hapur ndaj një ideje të tillë. Gjenerali, Fernando Azevedo tha për edicionin e së martës të "Valor Economico" se çështja "është komplekse" dhe se ai ende nuk e kishte diskutuar atë me presidentin. Presidenti, Bolsonaro, i cili mori detyrën më 1 janar, tha në një intervistë televizive, se mund të jetë i gatshëm të lejojë një bazë amerikane në Brazil si një mënyrë për të kundërshtuar ndikimin rus në Venezuelë.

Një oficer i lartë i ushtrisë tha për Reuters se ushtria ishte kundër kësaj ideje.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot i vranët dhe kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperaturat: në Budvë 8 gradë, Podgoricë, Tivar e Herceg Novi 6, Ulqin 5, Nikshiq 1, Cetinë e Rozhajë 0, Bijello Pole, Plluzhin e Shavnik -2, Beranë, Plavë, Kollashin e Zhablak -4 dhe në Plevle -7 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, në viset e ulta dhe bregdetare me reshje të shiut, kurse në viset tjera të vendit kryesisht me reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe ver lindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -9 deri në 3, kurse më e larta e ditës prej -4 deri në 8 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se