Lajmet

07. 01. 2019.   >>  18:29 0

Lajmet 07.01.2018

07.01.2018

Besimtarët ortodoks në Mal të Zi, kremtojnë festën e Krishtlindjes

Besimtarët ortodoks të cilët kremtojnë sipas kalendarit julian, festojnë Krishtëlindjen. Ndërkaq, dje simbolikisht shënuan natën e buzmit, e që sipas traditës paraqet ndezjen e këtij druri  në prag të festës së Krishtlindjes.

Natën e buzmit dhe Kritëlindjen e kremtojnë besimtarët me 6 janar  sipas kalindarit julian. Ndërkohë autoritete të shumta të jetës publike kulturore e politike i kanë përgëzuar besimtarët dhe klerikët në Mal të Zi, duke vlerësuar se njëra ndër festat më të gëzuara të besimit të krishtërë , lindja e Jezusit, është jo vetëm dëshmi e traditës së lashtë në këto hapësira, por edhe e villnetit qëllim mirë të harmonisë dhe dashurisë mes njerëzish të përkatësive të ndryshme nacionale , fetare dhe kulturore. Ndryshe, dje përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Malazeze dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, në solemnittee të ndara , kanë realizuar ndezjen tradicionale të buzmit në praninë e besimtarëve dhe përfaqësuesve kishtar.    

D.Markoviq; Me rsepekt dhe pietet ndaj të parëve 

Malit të Zi bashkëkokohorë, i nevoiten  kujtimi dhe pieteti  ndaj të parëve të famshëm dhe ndaj vepres së tyre sepse në mungesën e këtij themeli dhe të udhërrfyesi nuk do të ekzistonte  as shteti i sotëm , por do të zhdukej emri i tij , ka theksuar kryeministri Dushko Markoviq. Ai, dje në Akademinë solemne me rastin e shënimit të 100 -vjetorit të “Kryengritjes së kërshendellave”,  në Cetinë, ka theksuar  se nga distanca kohore 100 vjeçare shihet  se çfarë pasojash ka lënë në qenien malazeze  përçarja  e thellë dhe konflikti. Ai, siç është kumtuar nga qeveria, ka kumtuar se në ditën e sotme para një shekulli ka filluar Kryengritja e  kërshëndellave. Markoviq,i ka ftuar historianët që ta studiojnë periudhën e para një shekulli duke vlerësuar se Malit të Zi të sotëm, i duhet e vërteta me qëllim që ti tejkalojmë përçarjet. Kjo e vërtetë, siç ka vlerësuar , Malit të Zi moderrn sot i nevoitet  më tepër se asnjë herë me parë. Ministri i mbrojtjes  Predrag Boshkoviq , ka tehskuar se ministria e mbrojtjes  dhe qeveria nuk i harrojnë herojt e kërshendellave, mbi shëmbujt e të cilëve rinia do të mësojnë respektin ndaj atdhedashurisë.

Janë siguruar rritje të pensioneve dhe të ardhurat stabile 

Qeveria e Malit të Zi, ka arritur që përmes zbatimit të konsolidimit fiskal  të sigurojë rritjen e pensioneve, stabilitetin e të ardhurave dhe të kompensimeve sociale, ka vlerësuar ministri i financave, Darko Radunoviq. Ai, ka theksuar se aktivitetet  e ministrisë së financave gjatë viteve të kaluara, kanë qenë të përqendruara në arritjen e qëndrueshmerisë të financave publike gjë që, siç ka theksuar, është supozim i rëndësishëm për rritjen e cilësisë së jetës të qytetarëve. Me zbatimin e konsolidimit fiskal, kemi arritur të sigurojmë rritjen e pensioneve, stabilitetin e të ardhurave dhe kontributeve sociale. E kemi rritur edhe buxhetin për bujqësi dhe për sipërmarrës. Kemi forcuar stabilitetin e buxhetit dhe i kemi avancuar gjasat për rejtingun më të mirë kreditorë të vendit, gjë që ndikon në realizimin e kushteve më të mira për kreditim si për qytetarët ashtu edhe për shtetin, ka theksuar Radunoviq.

Ministri, ka përkujtuar se është rritur buxheti për zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe të infrastrukturës tjetër, sidomos në pjesët veriore të Malit të Zi .

Vukotiq: Borxhi mund të nxisë zhvillimin

Çështja kryesore e çdo borxhi, sipas mendimit të dr. Veselin Vukotiq, është lidhja ndërmjet borxhit dhe të ardhurave i cili, nëse investohet në një biznes, jep prodhimtari. Derisa borxhi të konsiderohet në kontekstin e të ardhurave prodhuese, Vukotiq, konsideron se nuk mund të ketë ndikim negativ në zhvillim. Mbrëmë, në Univesristin “Donja Gorica”, është mbajtur disktuimi tradicional i Krishtilindjeve për ekonominë. Temë e debatit të 27-të me radhë, ka qenë  borxhi publikë dhe zhvillimi.

Mikëpritësi dhe themeluesi i debateve, dr. Veselin Vukotiq, ka përkujtuar se borxhi, respektivisht borxhi publikë, sipas shumë mendimeve është njëri ndër shkaqet e dështimit të ekonomisë shtetërore. Ai ka përkujtuar se pohimi që për ekonominë nacionale borxhi publikë prej 65% përbën kufirin e durueshmerisë , nuk është i vërtetë.

Lehtësime për kryerjen e shërbimeve për qytetarët 

Ministria e administratës publilke, i ka vazhduar gjatë vitit të kaluar aktivitetet të cilat do të sigurojnë që qytetarët shpejt, lehtë dhe pa pritje të marrin shërbimin më të mirë, ka vlerësuar ministrja e këtij dikastrerit, Suzana Pribilloviq. “Në vitin e kaluar e kemi filluar zbatimin e ligjit për administratën lokale dhe nëpunësit shtetëror të cilët duhet të sigurojnë që në administratën publike, të punojnë ekspertët dhe profesionistët”, ka theksuar  Pribilloviq, në video mesazhin e publikuar në tuiterin e qeverisë.

Ajo, ka përkujtuar se ka filluar edhe procesi i optimizimit. “Kemi përgatitur ligjin e ri për administratën shtetërore me të cilin kemi propozuar koncept të ri të një administrate moderrne me numër më të vogël të organeve i cili do të kushtojë dukshëm më pak, ka theksuar Pribilloviq.

D.Shevoviq; Vit i suksesshëm për arsimin në Mal të Zi

Viti i kaluar, ka qenë një vit i mbarë për arsimin gjatë të cilit kanë filluar ose janë përfunduar projekte investuese me vlerë të përgjithshme mbi 30 milion euro, ka deklaruar ministri i arsimit, Damir Shehoviq . “Për herë të parë nga Fondi për cilësi dhe talentë me nga 1000 euro, kemi shpërblyer 500 nxënsit dhe arsimtarët më të mirë me të cilët ne si shtet duhet të mburremi”, ka theksuar Shehoviq, në video mesazhin e publikuar në tuiterin e Qeverisë së Malit të Zi. Shehoviq, ka theksuar se ministria në vitin e kaluar të gjithë fëmijëve në çerdhe u kanë mundësuar mësimin falas të gjuhes angleze. Ai, ka shtuar se kjo ministri në vitin e kaluar  i ka filluar ose i ka përfunduar projektet investuese me vlerë të përgjithshme mbi 30 milion euro.

Këshilli të mos shndërrohet në mosmarrëveshje ndërpartiake

Këshilli për reformën e legjislturës zgjedhore dhe të legjislturës tjetër, nuk guxon të shndërrohet në mosmarrveshje ndërpartiake  dhe favorizimin e interesave partiake përmes modifikimit të rëndomt të legjislaturës zgjedhore, ka vlerësuar anëtari i këtij trupi zgjedhor, Gjorgjije Bllazhiq.

Ai, ka theksuar se formimi i Këshillit paraqet hap të domosdoshëm për ti hapur të gjitha çështjet kontestuese, jo vetëm të ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve, por edhe të shumë ligjeve tjera të cilët janë lidhur ngusht me segmente të caktuara të sistemit zgjedhor, ka theksuar Bllazhiq, për agjencinë Mina.

Ai, po ashtu ka theksuar se mospjesëmarrja e deputetëve të Frontit Demokratik dhe të një pjesë të opozitës, nuk do të reflektohet mirë në punën e këtij këshilli, duke shtuar se për këtë, partitë politike duhet të mendojnë akoma më mirë.

Thaçi, paralajmëron gatishmërinë për heqjen e taksës në importet serbe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme për heqjen e taksës në importet serbe, në rast se ekziston një rrugë e qartë drejt arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka njoftuar se gjatë një bisede me gazetën The Washington Post, ai ka përmendur kërkesën që Shtetet e Bashkuara të marrin rol udhëheqës “në koordinimin e inputit ndërkombëtar për Marrëveshjen Paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia”. Qeveria e Kosovës ka njoftuar në nëntor të vitit 2018 për vënie të taksës 100 për qind në importet që vijnë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina në Kosovë.Përveç kësaj mase, në muajin dhjetor, autoritetet e Kosovës kanë vënë masën e njëjtë edhe për brendet ndërkombëtare që prodhohen në Serbi, duke fuqizuar këtë vendim nga 1 janari i këtij viti. Më 8 janar, ekipi negociator i Kosovës do të zhvillojë një takim në Bruksel për t’i informuar zyrtarët e Bashkimit Evropian mbi ecurinë e përgatitjeve në Kosovë për procesin e dialogut. 

EPIK, sqaron hapat kushtetues drejtë marrëveshjes me Serbinë

Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) theksoi sot se Kosova i takon sistemit të demokracive kushtetuese parlamentare, ku vetëm Kuvendi ka të drejtën për kontroll mbi negocimin dhe lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa po ashtu tregoi hapat kushtetues deri tek arritja e marrëveshjes me Serbinë.

EPIK thekson se Kuvendit dhe askujt tjetër i takon që, në cilësinë e përfaqësuesit të sovranit, të marrë vendim lidhur me formatin e dialogut me Serbinë përmes një vendimi të detyrueshëm që themelon dhe mandaton një trupë me një shumicë të kualifikuar për dialogim me Serbinë me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve substanciale me këtë shtet dhe që kanë të bëjnë me çështjet nga neni 18.1 i Kushtetutës. Ata, po ashtu, pohojnë se çështja e pavarësisë së Kosovës dhe raportit të saj me të drejtën ndërkombëtare është konfirmuar edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si organi më i lartë gjyqësor i bashkësisë ndërkombëtare, i cili ka legalizuar Deklaratën e Pavarësisë si normën bazike të Kushtetues tonë.

Në fund të procesit negociator, marrëveshja e negociuar duhet të ratifikohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës me 80 vota të të gjithë deputetëve.

Putin, nderon me mirënjohje të lartë prsidentin Vuçiq

Presidenti rus Vladimir Putin ka nderuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq me dekoratën Alexander Nevsky për një kontribut të madh në zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për dhënien e dekoratës Alexander Nevsky për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për një kontribut të madh në zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

“Kreu i shtetit rus nënshkroi një dekret duke shpërblyer presidentin serb Aleksandar Vuçiç me dekoratën e Alexander Nevskyt për një kontribut të madh personal në zhvillimin e bashkëpunimit shumëpalësh me Federatën Ruse”, thuhet në deklaratë, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka marrë një prej mirënjohjeve më të mëdha ruse që rrallë herë e marrin shtetasit e huaj. Vuçiq ka thënë se dekorata e bën të ndihet krenar.

Kandidati konsensual pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ende nuk kanë biseduar për emrin e kandidatit konsensual për shef shteti për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, kështu ka deklaruar vet kryeministri Zoran Zaev

Sipas tij, debati për emrin e kandidatit konsensual do të hapet pasi të jenë votuar ndryshimet Kushtetuese në Kuvend. Seanca plenare në të cilën do të votohet për ndryshimet Kushtetuese është caktuar për më 9 janar.

Ndërkohë, që për këtë çështje tanimë në opinion janë liferuar disa emra si kandidat të mundshëm konsensual për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019. Si emër më serioz për të qenë kandidat konsensual është ish-diplomati Denko Malevski për të cilin kohë më parë edhe vet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti patë deklaruar se mund të jetë një zgjidhje e pranueshme për kandidat konsensual.

Ende pa marrëveshje për ti dhënë fund mbylljes së Qeverisë amerikane

As më 6 janar nuk është arritur ndonjë pikë kyçe në Uashington, teksa negociatorët kongresionalë dhe zyrtarët e administratës kanë bërë përpjekje për të arritur ndonjë marrëveshje, ashtu që t’i japin fund mbylljes së Qeverisë amerikane.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vazhduar të kërkojë 5.6 miliardë dollarë për murin që do të ndante Shtetet e Bashkuara me Meksikën.

Presidenti amerikan e ka arsyetuar këtë projekt si ndalesë për imigrimin ilegal dhe trafikimin e drogës.

Derisa mbyllja e Qeverisë ka hyrë në javën e tretë, udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka thënë se ajo synon të miratojë projektligje individuale për të hapur disa agjenci, duke nisur nga Departamenti i Thesarit.

Mirëpo pavarësisht miratimit të projektligjeve nga demokratët, ato patjetër duhet të miratohen edhe nga Senati i kontrolluar prej republikanëve.

Meqë pakënaqësitë për murin janë shpërfaqur edhe në mesin e disa republikanëve, Trump ka thënë se shpreson në zhvillimin e “bisedimeve serioze” më 7,8, dhe 9 janar, ndonëse ka treguar se nuk do të heqë dorë nga fondet për murin.

Shërbimi spanjoll shpëton 500 migrantë në Detin Mesdhe

Shërbimi spanjoll i shpëtimit në det thotë se ka shpëtuar 549 migrantë, të cilët po tentonin të kalonin Detin Mesdhe.

Ky shërbim tha se kanë kapur gjashtë anije të vogla që po bartnin në total 350 migrantë gjatë ditës së shtunë në Ngushticën e Gjibraltarit.

Ndërkaq, sot edhe 199 migrantë të tjerë janë shpëtuar nga pesë anije të ndryshme me të cilat po udhëtonin.

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka vlerësuar se 2,626 migrantë kanë humbur jetën, teksa kanë tentuar që ta kalojnë Detin Mesdhe në vitin 2018.

Agjencia për kufi e Bashkimit Evropian ka thënë se 57 mijë migrantë kanë arritur në Spanjë vitin e kaluar, dyfishi i shifrës së migrantëve që kishin hyrë paligjshëm në Spanjë gjatë vitit 2017.

Sulme ajrore në veri të Irakut

Turqia ka kryer sulme ajrore në veri të Irakut, ku ka “neutralizuar shtatë terroristë", ka njoftuar sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

Termi “terrorist” nga Ankaraja zakonisht përdoret për t’iu referuar anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, një grup i cili është i ndaluar në Turqi dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian.

Sipas ministrisë turke, të vrarët në sulmet ajrore që u kryen gjatë ditës së shtunë, po planifikonin një sulm mbi një bazë ushtarake turke. Sulmet ajrore janë kryer në rajonin e Avasin-Basyan.

Turqia ka kryer sulme ajrore mbi caqe të ndryshme në veri të Irakut që prej mesit të dhjetorit të vitit 2018.

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot, në jug dhe bregdet, ka mbajtur mot kryesisht me diell, kurse në veri i vranët dhe, vende -vende, me reshje të dobëta të borës. Frynë erë mesatare, kohë pas kohe e fortë veriore dhe veri lindore.

Temperaturat:

Budvë e Ulqin 6 gradë, Tivar, H. Novi 5 e Podgoricë 4, Cetinë , B. Pole e Nikshiq -2, Beranë -4,  Plevle, Andrievicë, Plluzhinë, Shavnik e Plavë -5, Kollashin e Rozhaj -7 dhe në Zhablak -11 g.

Për nesër, gjatë ditës, pritet vransim gradual i motit dhe në orët e vona të pasditës dhe gjatë natës, në viset kontinentale, me reshje të borës kurse në bregdet, me reshje të dobëta të shiut.

Do të fryjë erë mesatare, vende -vende, deri e fortë jugore dhe lindore. Temperatura e mëngjesit prej -17 deri në 0 kurse më e larta e ditës prej -5 deri në 7 g. C.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se