Lajmet

03. 01. 2019.   >>  17:50 0

Lajmet 03.01.2019

03.01.2019

Do të jetë ky vit i rrogave më të mëdha dhe standardit më të mirë

Kryeministri, Dushko Markoviq, ka rekomanduar se viti 2019 duhet t jetë vit i përmirsimit të standardit jetësor të të punësuarëve në sektorin privat dhe atë publikë. "Besoj se viti 2019 do të jetë vit i të ardhurave më të mëdha të të punësuarve jo vetëm në administratë por edhe në sektorin privatë dhe, gjithashtu, në vitin 2019 do të formojmë parakushtet për rritjen e pensioneve në Mal të Zi, ka deklaurar Markoviq, për gazetarët në Bjello Pole. Ai, gjithashtu ka theksuar se shteti do të bjë ç' është e mundur që të ndalojë ekonominë informale dhe rregullisht të paguhen tatimet dhe kontributet.

Markoviq, ka deklaurar se dy vitetet e kaluara qeveria i është kushtuar formimit të predispozitave për rritjen e shpejtë ekonomike dhe për vende të reja të punës. Markoviq, me ministrin e punëve të brendshme Mevludin Hoxhiq, dhe kryetarin e Komunës së Bjello Poles, Petar Smolloviq, ka vizituar në vendin Ravna Rijeka aksin e ri rrugor drejtë Bjellasicës, respektivisht qendrën e re të skijimit Smilaça, e pastaj zyrtarishtë ka hapur urën për këmbësorë Sutivan - Njegjovo në të cilën gurthemelin e ka vendosur para një viti.

Cetina është simbol i lirisë dhe shtetësisë së Malit të Zi

Cetina, duhet të ruaj të gjitha të mirat shpirtërore dhe materiale të cilat i kanë ruajtur gjeneratat e deritashme dhe me forcat unike shtetërore të vetqeverisjes lokale dhe të krejtë banorëve , Cetinës do ti vërtetohet statusi i qendrës turistike, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq.

Ai, qytetarëve dhe udhëheqësisë së Cetinës, u ka uruar ditën e kësaj komune, 4 janarin. Cetina, është simbol i shtetësisë dhe lirisë së Malit të Zi, sepse me shekuj u ka rezistuar presioneve të shumta, të brendshme dhe të jashtme, të cilat i ka paguar me viktima që kanë dhënë jetën por megjithatë ka arritur të ruaj dinjitetin e vetë dhe dinjitetin malazez, përreth të cilit tubohemi edhe sot, ka deklaruar kreu i Kuvendit të Malit të Zi.

Ai, po ashtu ka theskuar se Cetina, ka qenë dhe ka mbetë qytet i historisë dhe traditës pa të cilën nuk mund të paramendohen e kaluara malazeze dhe evropiane.

Katniqin, e kritikojnë atë të cilët deri me tani e kanë përjetuar si hero

Prokuroria shtetërore, katër vitet e fundit, ka arritur rezultate të dukshme në luftën kundër korrupcionit dhe kriminalitetit të orgnaizuar, ka vlerësuar prokurori kryesor shtetëror, Ivica Stankoviq, duke potencuar se prokuroria tani, si insitutcion, është disa hapa përpara se kur ai e ka marrë këtë funksion. Në pyetjen se si e komenton akuzën e një pjesë të opozotës në llogari të Milivoje Katniq, dhe sa është i kënauqr me punën e tij dhe se a do ta propozonte përsëri për prokuror kryesor special, Stankoviq, është përgjigjur se gjithashtu kjo është pyetje legjitime nëse ai përsëri do të kandidohej për prokuror të lartë shtetëror. Stankoviq, ka deklaruar se Katniqin, sot, e kritikojnë ata të cilët deri dje e kan prezantuar si hero, shpëtimtarë, ka deklaruar Stankoviq, në intervistën për agtjencinë Mina.

Ai, ka deklaruar se në prokurorinë speciale shtetërore, si pjesë unike të prokurorisë shtetërore, më së miri flasin rezultatet të cilat, siç ka theksuar, nuk i ka arritur një numr i madh i prokurorëve special. Në pyetjen nëse moszgjidhja eventuale e prokurorit të lartë shtetëror dhe kryetarit të Gjyqit Suprem, të cilëve vitin e ardhshëm u skadon mandati do të ndikojë në situatën e përgjithshme në legjistacion, Stankoviq, është prëgjigjur se shpreson se të gjithë do të pajtohen se është e domosdoshme të sigurohet funksionimi i institucioneve sepse, në të kundërtën, do të sjellej në pyetje siguria juridike çka, siç beson ai, nuk është qëllim i askujt.

V.Medenica; Mali i Zi, ruan trashëgëminë e vetë juridike duke e pasuruar me të arriturat Evropiane

Mali i Zi, do të ruaj traditën e vetë të pasur juridike në esencën e saj të plotë dhe, gjithashtu, do ta pasurojë me trashigiminë juridike të UE, respektivisht me zbatimin e akteve ligjëdhënëse me të cilat dëshmohet qëllimi të cilin të gjitha vendet anëtare duhet t'i arrijnë, ka deklaruar kryetarja e Gjyqit suprem, Vesna Medenica.

Traditën juridike, sipas fjalëve të saj, Mali i Zi, do ta ruaj sepse ndan qëllimet e njëjta me të gjitha anëtaret e Unionit Evorpianë dhe, mu për këtë, është në proces të bashkëngjitjes. Medenica, në intervistën për gazetën Pobjeda, ka deklaruar se gjyqësori malazeze mund të lavdërohet me lidhshmërinë e të resë dhe pjekursë dhe se një sistem i tillë është adekuatë për nevojat aktuale të gjyqësisë. Sipas fjalëve të sajë, legjistlacioni malazezë është pjesëmarrës aktiv në procesin e bashkëngjitjes në UE dhe ka realizuar reformat të cilat godasin në qendër sistemin legjislativ.

Detyrë aktuale, siç ka theksuar ajo, brenda suazave të kërkesave, duhet të jetë përshtatja e kërkesave në kushtet tona , duke i mbetur besnik qëllimit për ç gjë edhe janë inicuar ndryshimet; të sigurohet pavarësia, përgjegjësisë dhe profesionaliteti i gjyqit dhe gjyqëtarëve. Siç ka deklaruar, Medencia, zbatimi i akteve juridike të UE, është shumë interesant në këtë moment në procesin e bashkëngjitjes së Malit të Zi.

Banka Qendrore, publikon raportin e ri të kompanive të bllokuara

Banka Qendrore, ka publikuar regjistrin e ri të ndërmarrjeve me llogari të bllokuara ku janë përfshiraë 442 kompani më shumë se në raportin e kaluar.

Në rregjistrin e ri, të cilin Banka Qendrore e Malit të Zi, në pajtim me ligjin për qarkullimin pagesor e publikon çdo muaj , ndodhen 17.94 mijë kompani nga evidenca e regjistrit qëndror të subjekteve afariste, të Drejtorisë tatimore dhe Bankës Qendrore të Malit të Zi.

Të dhënat e këtilla, Banka Qendrore e Malit të Zi, i publikon një herë në muaj në faqen e internetit, ditën e parë pasi që kalon muaji rrjedhës me mesataren e gjendjes në ditën e fundit të muajit të kaluar, sipas radhës të ndërmarrjeve dhe të afaristëve.

Medresa ka arsytuar ekzistimin

Medresa në Tuz, ka arsyetaur ekzistimin e vetë gjatë 10 viteve të punës, ndërsa paragjykimet që kanë ekzistuar fillimisht ndaj shkollës janë gjithnjë e më të dobëta, ka vlerësuar drejtori i këtin institucioni, Fuad Çekiq.

Ai, për agjencinë Mina, ka deklaruar se shkolla ka arsyetuar ekzistimin, respektivisht u ka mundësuar myslimanëve mësimin e islamit që i perket këtyre hapësirave, duke marr parasyshë prezencën prej pesë shekujve të islamit.

Nga ana tjetër, ai, konsideron se hapja e shkollës ka kontribuar në intencës së Malit të Zi modern që të pranojë islamin si pjesë përbërëse e trashëgimisë së përgjithshme kulturore dhe kështu, edhe faktikisht, ta dëshmojë orientimin multietmik dhe multifetarë.

Qendrimi i shtetit që nga themelimi i shkollës e deri më sot, shkon vijës afirmative të politikës, duke shtuar se nga themeli i i sajë, shkollën e kanë mbaruar 285 nxënës duke i tejkaluar kështu të gjitha.

Aktualisht shkolla numron 277 nxënës, theksoi 'ekiq, dhe sqaroi se një apo 2 për qind të nxensëve të medresës studimet i vazhdojnë në fakultetet e shkencave islame e që mjafton për nevojat e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, pohoi ai.

J.Stoltenberg;NATO në mbështetje të dialogut

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se i vjen keq për vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar një sërë ligjesh që bënë të mundur transformimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës në Ushtrinë e Kosovës, pavarësisht paralajmërimeve nga NATO në këtë rast.

"Edhe pse në parim tranzicioni i FSK-së është çështje për të cilën duhet të vendosë Kosova, e kemi bërë të qartë se ky veprim vjen në një kohë të gabuar. Me ndryshimin e mandatit të FSK-së, Këshilli Veri-atlantik duhet të shqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në. Të gjitha palët duhet të sigurojnë që ky vendim, i bërë në kohë të gabuar, nuk do të rrisë më tej tensionet në rajon. Të gjithë aktorët politikë në rajon duhet të përqendrohen në përparimin në reforma dhe në dialog. Kam biseduar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe i kam informuar për diskutimin aktual midis anëtarëve të NATO-s ", tha Stoltenberg në një intervistë për CdM. Stoltenberg theksoi se është e rëndësishme të përmbahet nga çdo deklaratë apo veprim që mund të çojë në përshkallëzim.

B.Pacoli; Ekipi negociator në mbështetje të presidentit në dialog

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli ka folur sot për temat aktuale në vend si dialogun Kosovë-Serbi, formimin e Ushtrisë së Kosovës njohjet, si dhe për Gjykatën Speciale. Pacolli në një deklaratë për Arbresh.info ka treguar për vështirësitë që Kosova është duke kaluar në procesin e njohjeve.

Ai tha se MPJ, nuk ka reshtur së punuari në procesin e njohjeve, mirëpo siç tha ai “bota është bërë e vështirë”.

“Bota është bërë e vështirë, kemi ndarje të theksuar gjeostrategjike në botë, dhe kjo nuk e lejon që njohjet të vijnë siç kanë ardhur përpara. Ju garantoj që s’jemi ndal asnjëherë. Kemi punuar dhe do të punojmë që Kosovë të ketë miqtë e vet. Jemi duke ecur me guxim përpara”.

Pacolli po ashtu foli edhe për formimin e Ushtrisë, ku tha se Ushtria e Kosovës është pjesë e aspiratave të shtetit të pavarur.

“Kemi marr vendim që të formojmë Ushtrinë. Edhe pse Ushtria kërkon kohë, disa vite. Ushtria është pjesë e aspiratave të shtetit të pavarur. E pamë dhe në BE që nuk është kundër kësaj…”

Ndërsa sa i përket Ekipit negociator, tha se ky Ekip do ta mbështesë presidentin, Hashim Thaçi në dialog.

Parlamenti të përfundoj procedurat deri më 15 shkurt

NATO pret që deri më 15 shkurt, Parlamenti i Maqedonisë dhe ai grek të përfundojnë procedurat rreth marrëveshjes së emrit nga Prespa.

Sipas Katimerinit, kjo është shkruar në letrën e Stoltenberg, duke thënë se Aleanca kërkon proces sa më të shpejtë.“Ekziston letër nga sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ku kërkohet përfundim të të gjitha procedurave në dy vendet deri më 15 shkurt 2019”, thuhet në tekstin e Katimerinit. Faza e fundit e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në terenin vendas fillon të mërkurën e ardhshme kur është caktuar seanca e Kuvendit me katër pika në rend dite – vërtetim i amandamenteve të propozuara kushtetuese, sjellja e tyre, shpallje e amandamenteve dhe miratimi i ligjit të propozuar kushtetues për zbatimin e tyre.

Tërmeti godet japoninë jugperendimore

Një tërmet i fuqisë 5 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot Japoninë jugperëndimore, por nuk shkaktoi dëme material dhe cunami.

Agjencia meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti goditi Fukuoka, Nagasaki dhe Kumamoto, në jugperëndim të Kushu Island, njofton AP. Dy centrale bërthamore punojnë rregullisht, por aeroporti i Kumamotos është mbyllur përkohësisht.Televizioni Kombëtar NHK ka paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe të kenë kujdes nga objektet në rënie nga raftet dhe tërmetet pasuese.Japonia është një nga zonat më të prekura nga tërmetet dhe cunami në botë.

 

Kongresi i 116-të i SHBA, nis punimet pas zgjedhjeve të nëntorit të kaluar

Kongresi i 116-të i Shteteve të Bashkuara nis punimet të enjten, pasi 535 anëtarët e tij të bëjnë zyrtarisht betimin.

Kongresi i ri do të bëjë histori me numër rekord të grave dhe me diversitet racor. Republikanët kanë më shumë vende në Senat, ndërsa demokratët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Zgjedhjet për Kongres janë mbajtur në nëntor. Ligjvënësit e rinj menjëherë do të përballen me zgjidhjen e bllokimit të shpenzimeve dhe të migracionit – çështje që kanë mbyllur pjesën më të madhe të qeverisë.

Përfaqësuesja e zgjedhur demokrate, Rashida Tlaib, do të bëjë betimin mbi Kuran. Tlaib dhe Ilhan Omar janë dy gratë e para myslimane që do të shërbejnë në Kongres.

 

Fillon gjykimi i të dyshuarve për vrasjen e gazetrait saudit Khashoggi

Në Riad të Arabisë Saudite nisi të enjten gjykimi i 11 individëve për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, raportoi media shtetërore.

Prokurorët kanë kërkuar dënimin me vdekje për pesë nga të pandehurit.

Kashoggi, kritik i Qeverisë saudite, i cili ka jetuar në SHBA, është vrarë pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor.

Prokurorët kanë thënë se ai është vrarë nga një grup agjentësh që është dërguar në Stamboll për ta bindur atë që të kthehet në Arabinë Saudite.

Riadi e ka refuzuar kërkesën e Turqisë për të ekstraduar 18 të dyshuar për gjykim, përfshirë 15 agjentë të dyshuar, të cilët thuhet se kanë shkuar në Stamboll për të kryer vrasjen.

Media shtetërore raportoi se seanca e parë e gjyqit ka nisur dhe se të 11 të pandehurit dhe avokatët e tyre kanë qenë të pranishëm, por nuk dha informacione të tjera.

 

Anija kozmike kineze ka zbarkuar në anën e errët të hënës

Kina tha se ka zbarkuar me sukses një anije kozmike në anën e errët të Hënës.

Në orën 10:26, sipas kohës në Pekin, sonda Chang'e-4 ka prekur në destinacion, tha media shtetërore.

Sonda e telekomanduar ka dërguar instrumente për të analizuar gjeologjinë e rajonit, si dhe për të kryer eksperimente biologjike.

Zbarkimi shihet si një moment i rëndësishëm në eksplorimin e hapësirës.

Shtetet e Bashkuara kanë zbarkuar 12 njerëz në Hënë nga viti 1969 deri më 1972. Asnjë nga aterimet nuk është bërë në anën e errët të Hënës.

Ata kanë bërë fotografi të anës së largët, por askush nuk ka zbritur atje.

Shtetet e Bashkuara, India, Japonia dhe Rusia kanë po ashtu plane për të dërguar sonda në Hënë në të ardhmen e afërt.

 

Neser, mot shume i ftohte

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe me borë të dobët në veri të vendit.

Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut.

Temperaturat në orën 13 u shenuan: H. Novi , Ulqin e Petrovac 7 grade, Podgoricë, Tivarë e Budvë 6, B. Pole e Cetinë -1, Nikshiq -2, Beranë , Andrievic, Plavë , Plluzhin e Shavnik -4, Plevle, Kollashin e Rozhaj -5 dhe në Zhablak -11 grade.

Për nesër, në pjesët qendrore dhe jugore parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell por shumë i ftoftë.

Në veri do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe shume i ftoftë, kohë pas kohe me borë të dobët. Do të frjyë erë mesatare deri e fortë, vendeve - vende shume e fortë nga drejtimi i veriut dhe veri lindjes. Tmperatura e mëngjesit prej -14 deri në 2, kuse më e larta e ditës prej -11 deri në 6 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se