Lajmet

02. 01. 2019.   >>  19:00 0

Lajmet 02.01.2019

02.01.2019

Darmanoviq - Mali i Zi është lider në rajon në procesin evropian dhe çdo gjë që bën e investon e bën me qedhim të paqës

Mali i Zi është lider në rajon në procesin evropian dhe çdo gjë që bën e investon e bën me qedhim të paqës në rajon dhe të mardhënjeve të mira fqinjësore , ka theksuar në intervistën për agjencinë ,,Anadolija,, ministri i punëvet të jashtme të Malit të Zi Srgjan Darmanoviq. Ai ka theksuar se sulmet e shpeshta verbale, të cilat në muajt e fundit nga zyrtarët serb i janë drejtuar Malit të Zi, vijnë nga individët të cilët Malin e Zi e konsiderojnë ,,Tokë dhe satelit të Serbisë,,. Darmanoviq thekson se Mali i Zi nuk është as njëra as tjetra, por e ndjek kursin personal në politikën nderkombëtare. Ai ka theksuar se Mali i Zi është i gatshëm ti mbydhë 6 kapitujt negociues. Duke analizuar vitin e kaluar në planin e politikës së jashtme, Darmanoviq ka theksuar se Mali i Zi është përqëndruar në agjendën evropiane. Të gjitha organet shtetërore në krye me qeverinë janë përkushtuar kësaj veprimtarie, mirëpo siç dihet, për zgjerimin evropian nevoitën dy partner. Nga njëra anë jemi ne ,të cilët mbajnë pergjegjësinë kryesaore për të treguar se jemi të gatshëm, kurëse nga ana tjetër është BE i cili duhet të demonstroj përkushtimin e vetë për zgjerim të mëtejm, ka theksua Darmanoviq.

Nuhoxhiq - rezulatetet të cilat ministria e punëve të brendshme dhe drejtoria e policisë i ka shënuar në fushën e sigurisë gjatë dy viteve të kaluara janë të mira

Rezulatetet të cilat ministria e punëve të brendshme dhe drejtoria e policisë i ka shënuar në fushën e sigurisë gjatë dy viteve të kaluara janë të mira, ka vlerësuar për televizionin ,,Nova M,, ministri i punëve të brendshme Mevludin Nuhoxhiq. Puna e kordinuar e drejtorisë së policisë, prokurorisë ,prokurorisë speciale dhe politika adekuate ndëshkimore, janë e vetmja rrugë e drejtë kur është fjala për kriminalitetin e organizuar, ka theksua Nuhoxhiq. Mali i Zi nuk është dhe nuk do të jetë port i qetë për kriminalitetin e organizuar dhe në truallin e Malit të Zi aktivitetet dhe veprimtaria e kriminalitetit të organizuar nuk do të gjejnë mbështetje, ka theksuar Nuhoxhiq. Përgjigje ndaj kriminalitetit të organizuar, ka threksuar ai është edhe bashkëpunimi i intensifikuar rajonal dhe ndërkombëtar policor.

Bllokimi i sistemit gjyqësor do të ishte katastrofike

Bllokimi i sistemit gjyqësor i cili do të pasonte si mungesë e moszgjedhjes të udhëheqësve më të lartë të gjyqësorit do të ishte katastrofike , sidomos në kontekstin e proceseve integruese evropiane të Malit të Zi, ka tërhequr vërejtjen lideri i partisë Liberale Andrija Popoviq. Mandati i prokurorit suprem të shtetit Ivica Stankoviq dhe kryetares së gjyqit suprem Vesna Medenica u skadon gjatë këtij viti dhe për zgjedhjen e pasardhësve të tyre nevoiten shumica e dy të tretave në parlament, respektivisht dy të pestat e deputetëve në rrethin e dytë të votimit.

THAÇI: DËSHTIMI I MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI, KTHIM TRAGJIK PRAPA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e veçanta e vitit që po lëmë pas ka qenë krijimi i një momenti të ri ndërkombëtar për mbylljen e çështjeve të hapura në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ai ka theksuar se kjo ka ndihmuar edhe në përshpejtimin e arritjes së një konsensusi të brendshëm në Kosovë. Thaçi ka thënë se edhe partitë opozitare duhet ta marrin rolin që u takon në procesin e dialogut me Serbinë pasi, sipas tij, është i rëndësishëm dhe historik për Kosovën. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, presidenti ka bërë me dije se arritja e një marrëveshje paqësore me Serbinë që do ta sjellë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe njohjen nga Serbia është ambicia kryesore për vitin 2019. E veçanta e vitit 2018 është se është krijuar një momentum i ri ndërkombëtar, një shtytje që të mbyllen çështjet e hapura në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këtë viti u arrit Marrëveshja e Prespës që pas dy dekadave solli zgjidhje për kontestin e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë. Tash vëmendja është te marrëveshja e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kuvendi i Kosovës ka themeluar delegacionin shtetëror për dialogun në të cilin është përfaqësuar edhe një pjesë e opozitës si dhe shoqëria civile. Letra e Presidentit Trump është shumë inkurajuese dhe vë një konturë tjetër kohore për arritjen e marrëveshjes. Letra e bën të qartë se ka një momentum të ri dhe fton që ky momentum të shfrytëzohet dhe marrëveshja të arrihet në pranverë. Marrëveshja duhet të jetë e atillë që do t’i bëjë të gjitha palët që të ndihen fitimtare. Kjo në të njëjtën kohë përbën edhe pikën më sfiduese të marrëveshjes, ka theksua presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

LIMAJ: KA ARDHUR KOHA QË SERBIA TA NJOHË PAVARËSINË E KOSOVËS

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediet serbe.Në këtë intervistë, numri dy i qeverisë së Kosovës ka folur për dialogun me Serbinë, taksën 100%, Gjykatën Speciale dhe tema tjera.Poashtu ka folur edhe për arsyet që çuan shqiptarët në formimin e UÇK-së dhe për presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq. Limaj ka thënë se është koha që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Limaj i cili është votuar nga Kuvendi i Kosovës si bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë ka thënë se në fazën finale të dialogut pret të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.Në këtë intervistë për mediet serbe, kryetari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se Kosova është shtet i pavarur, i njohur dhe pranuar nga më shumë se 100 vende të botës dhe nga të gjitha shtetet që rrethojnë Serbinë. Sipas, Limajt është koha që Serbia të bashkëjetojë me ketë realitet. “Për të gjithë është i njohur çka nënkupton për Kosovën dialogu me Serbinë dhe cili është synimi i Kosovës dhe atë e thashë edhe me lart. Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse obliguese për palët që çon në njohje reciproke, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe ky është pozicioni zyrtar i Republikës së Kosovës. Natyrisht në atë marrëveshje gjithëpërfshirëse do të ketë tema të veçanta që Kosova do t’i ngritë sikundër që edhe Beogradi mund të propozojë tema të veçanta për t’i trajtuar. Në anën tjetër, ende nuk kemi parë asnjë dokument apo propozim zyrtar nga Beogradi se si e sheh marrëveshjen përfundimtare”, ka thënë Limaj për ‘expres.net’.

Kina nuk e përjashton përdorimin e forcës për të rikthyer Tajvanin

Janë ashpërsuar deklaratat ndërmjet Kinës dhe Tajvanit, përderisa presidenti kinez nuk e ka mohuar përdorimin e forcës ndaj Tajvanit.

“Kina mban të drejtën për të përdorur forcën në mënyrë që ta vë nën kontrollin e saj Tajvanin, por do të përpiqet të arrijë një ‘ribashkim’ paqësor me ishullin e vetëqeverisur, i cili ka një të ardhme të ndritur nën sundimin kinez”, tha të mërkurën presidenti i Kinës, Xi Jinping. Tajvani është çështja me e ndjeshme për Kinën derisa e konsideron territorin e tij si të shenjtë. Presidenti Xi e ka rritur presionin mbi ishullin e Tajvanit që kur presidente e tij u bë Tsau Ing-Wen nga partia Progresiste Demokratike, që mbështet pavarësinë nga Kina. Xi bëri një të arritur të madhe personale, në atë që Partia Komuniste e quan “çështjen e Tajvanit” duke mbajtur një takim historik me ish- presidentin e Tajvanit Ma Ying- Jeou, në Singapor në fund të vitit 2016, pak kohë para se të zgjidhej presidenti i ri. Presidenti kinez foli të mërkurën në një ceremoni në 40-vjetorin e një deklarate kyçe për Tajvanin. Ai tha se “ribashkimi” duhet të bëhet sipas parimit në të cilin Kina e pranon Tajvanin si pjesë të saj. Shumica dërrmuese e popullsisë së Tajvanit janë të qartë se pavarësia e Tajvanit do të çonte në një "fatkeqësi të rëndë", tha Xi për një audiencë që përfshinte njerëz të biznesit të Tajvanit dhe zyrtarë të lartë të partisë.

 

Rreth 85 viktima nga përmbytjet në Filipine

Numri i viktimave nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet në Filipine ka arritur në 85 ndërsa 20 persona konsiderohen të zhdukur.

Ekipet e shpëtimin po vonojnë në mbërritjen te zonat e prekura nga vërshimet. Viktimat u vranë kryesisht kur shtëpitë e tyre u shembën nga rrëshqitjet e tokës, pas disa ditë me reshje shiu. Depresioni tropikal, i cili u dobësua përpara se të dilte nga Filipinet të dielën, solli shi të madh që shkaktoi rrëshqitje të dheut dhe përmbytjeve në rajonet Bicol dhe në lindje të Visayas. Zyrtarët vënë tre provincat “në gjendje të jashtëzakonshme” për t'u dhënë atyre qasje në fondet e emergjencës.

Gjashtë të vdekur në një aksident hekurudhor në Danimarkë

Gjashtë njerëz vdiqën dhe 16 të tjerë u plagosën në një aksident hekurudhor në një urë që lidh dy ishujt kryesorë të Danimarkës.

Zyrtarë të rrjetit të hekurudhave thanë se copat e një treni mallrash goditën një tren udhëtarësh gjatë një stuhie të rëndë, duke e detyruar atë të frenojë papritur në Urën Rripi i Madh. Shërbimet emergjente luftuan me motin e keq për të arritur vendin e ngjarjes. Treni i pasagjerëve kishte 134 njerëz në bord, përfshirë ekuipazhin. Treni po udhëtonte nga Odense në ishullin Funen drejt Kopenhagës në ishullin Zealand.

Udhëheqësit e Kongresit ftohen për takim në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka ftuar udhëheqësit e të dyja dhomave të Kongresit për një takim në Shtëpinë e Bardhë. Trump po planifikon të bisedojë lidhur me sigurinë e kufijve, ngecjet e buxhetit si dhe mbylljen e pjeshme të qeverisë.

Siç bëhet e ditur, tetë kongresmenë do të marrin ftesën për takim nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, mirëpo nuk është bërë e ditur, nëse do të ketë negociata ndërmjet udhëheqësve të Kongresit dhe administratës për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë. Takimi vjen një ditë përpara se Kongresi i ri të mblidhet me një shumicë të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Presidenti Trump po kërkon 5 miliardë dollarë për ndërtimin e murit me Meksikën, përderisa demokratët po refuzojnë të rrisin shpenzimet e kufirit në më shumë se 1.3 miliardë dollar. Ndalesa çoi në një mbyllje të pjesshme të qeverisë që filloi më 22 dhjetor. Demokratët kanë thënë se planifikojnë të kalojnë dy projektligje që synojnë financimin e qeverisë. Senati i kontrolluar nga republikanët kaloi një plan thuajse identik në dhjetor.

SHBA-ja përdorë gaz lotsjellës ndaj emigrantëve në kufi me Meksikën

Autoritetet e SHBA-së hodhën gaz lotsjellës në Meksikë gjatë orëve të para të vitit të ri për të larguar rreth 150 emigrantë që u përpoqën të shkelin gardhin kufitar në Tijuanë. Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së, thanë në një deklaratë të martën më vonë, se gazi ishte përdorur për të shënjestruar hedhësit e gurëve po jo emigrantët që po përpiqeshin të kalonin kufirin, njofton AP. "Asnjë zyrtar i sigurisë nuk ka dëshmuar se ndonjë emigrant, duke përfshirë fëmijët, kanë përjetuar efektet e agjentëve kimikë, të cilët kishin në shënjestër hedhësit e gurëve që ishin më larg", thuhet në deklaratë. Mëgjithatë, një fotograf i agjencisë Associated Press, pa të paktën tre gazlotsjellës të hedhur në anën meksikane të kufirit, pranë plazhit të Tijuana, që prekën emigrantët, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, si dhe gazetarët. AP shkruan se gurët u hodhën vetëm pasi agjentët e SHBA-së qëlluan me gaz lotsjellës. Agjencia tha se 25 emigrantë u arrestuan ndërsa të tjerët u zvarritën në Meksikë përmes një vrime nën gardh.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët, në veri dhe viset e larta me reshje të borës, kurëse në jug vende vende me shi të dobët. Frynë erë mesatare deri e fortë veriore.Temperaturat: Budvë 9 gradë, Podgoricë, Tivar e H.Novi 8, Ulqin 7, Cetinë 2, Nikshiq 1, Pluzhinë 0, Beranë e Plavë -1, Plevle , Kollashin, Shavnik e Rozhajë -2 dhe në Zhablak - 6 gradë. Për nesër në viset qëndrore dhe jugore parashihet të mbajë mot me vransira të ndryshueshme dhe me intervale me diell, kurse në veri mot i vranët dhe me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë e rë mesatare deri e fortë, vende vende shumë e fortë nga drejtimi i veriut. Temperatura e mëbgjesit prej - 9 deri në 5 kurëse më e larta e ditës prej - 9 deri në 7 gradë c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se