Žabljak
Oblačno
1.7 °C
Pljevlja
Oblačno
6.5 °C
Herceg Novi
Vedro
14.3 °C
Nikšić
Pretežno vedro
10.1 °C
Cetinje
Vedro
16.6 °C
Bar
Vedro
17.7 °C
Podgorica
Vedro
16.5 °C
Ulcinj
Vedro
15.8 °C
Kolašin
Malo oblačno
6.7 °C

Lajmet

28. 12. 2018.   >>  17:08 0

Lajmet 28.12.2018

28.12.2018

Parlamaneti në seancën e fundit për këtë vit për Ligjin për qetësinë publike

Parlamenti i Malit të Zi vazhdoi sot seancën e rregullt, përndryshe të fundit për këtë vit. Në rend të ditës të kësaj seance janë ndryshimet e ligjit për rendin dhe qetësin publike, sipas të cilave në të ardhmen nuk do të dënohen individët të cilët do të përdorin flamujt dhe simbole të shteteve të tjera. Para deputetëve gjenden edhe amandamentet e Qeverisë të cilat nënkuptojnë sanksione për të gjithë ata të cilët nuk e respektojnë himinin e shtetit por edhe për ata të cilët publikojnë në pano të ndryshëm, siç thekson pushteti ekzekutiv, përmbajtje të cilat i mohojnë faktet historike. Derisa koalicioni në pushtet i përshëndet amendamentet e propozuara, në opozitë vërtetojnë se disa dispozita nuk mund të zbatohen në praktikë. Ndryshimin e ligjit për rendin dhe qetësinë publike e ka kërkuar Genci Nimanbegu. Në ligjin aktual dispozitë kontestuese është ajo e cila parasheh dënime për individët të cilët do ti përdorin simbolet nacionale të shteteve tjera. Nga Qeveria e ka marr përkrahjen por edhe amendamente të cilat mes tjerash nënkuptojnë sankskione për të gjithë ata të cilët nuk e respektojnë himnin shtetit por edhe për ata të cilët në pano pubikojnë përmbajtje të cilat mashtrojnë ose i mohojnë faktet historike. Përndryshe Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar dje ligjin për punët e brendshme. Kundër këtij ligji ishin deputetet e socialdemokratëve, kurse një deputet ishte i përmbajtur.

Duhet ti përkushtohemi luftës kundër ekonomisë informale

"Masat e nevojshme të kontrollit, jo vetëm në sektorin privat por edhe eliminimi i çdo parregullësie në shpenzimin e mjeteve shtetërore, do të jetë prioritet me të cilin do të merret Këshilli për sigurinë nacionale", është kumtuar pas mbledhjes së këtij trupi. Këshilli për sigurinë nacionale, të cilin e ka kryesuar kryetari i tij Dushko Markoviq, e ka mbajtur mbledhjen e 14-të në të cilën, përveç anëtarëve të Këshillit, kanë marr pjesë edhe Drejtori i drejtorisë së policisë dhe udhëheqësi i sektorit të policisë kriminalistike. Këshilli ka miratuar informatën për realizimin e aktiviteteve në luftën kundër kriminalitetit të rëndë dhe atij të organizuar të cilen e ka hartuar drejtoria e policisë dhe janë vlerësuar lartë rezultatet policore, të prokurorisë së shtetit dhe të segmenteve tjera në sistemin e sigurisë në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe formave tjera të veprave të rënda kriminale. Është miratuar informata për qendrimin e Drejtorisë së policisë në fushën e luftës kundër tregëtisë me njerëz, ku janë shënuar rezultate të mira dhe disa lëndë janë procesuuar më tej. Këshilli ka kërkuar që kjo sferë të jetë në mesin e prioriteteve në punën e mëtejme të drejtorisë së policisë por edhe të prokuroris së shtetit.

Gjukanoviq, Brajoviq dhe Gvozdenoviq ftohen në mëngjesin e lutjeve

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq si dhe Kryetari dhe nënkryetari i Parlamentit, Ivan Brajoviq dhe Branimir Gvozdenoviq, i kanë marrë ftesat për mëngjesin e lutjev , i cili për të 67 herë organizohet në Uashington të enjten e parë të muajit shkurt, shkruan gazeta "Pobjeda". Ftesën e ka fituar edhe kryetari i Komunës së Herceg Novit, Stevan Katiq. Kjo është hera e parë që ftesën e merr një kryetar i Komunës nga Herceg Novi. Ftesa kanë marrë edhe disa përfaqësues të partive politike në nivelin shtetëror dhe, siç bëhet medie gazeta "Pobjeda", mes tjerëve ftesën e ka fituar edhe Marko Careviq nga Fronti Demokratik i cili do të duhej që deri në fund të vitit të marr funksionin e kryetarit të Komunës të Budvës nga kryetari aktual Dragan Krapoviq.

 

Qeveria të publikojë pozitën negocuese

Qeveria e Malit të Zi do të duhej të publikojë pozicionin negocues për kapitullin 27, mjedisi dhe ndryshimet klimatike, në mënyrë që në procesin e bisedimeve të përfshihen të gjithë të interesuarit, konsiderojnë në OJQ-në rajonale, "Parqet Dinarida". Përfaqësuesja e kësaj OJQ-je, Jelena Marojeviq- Galiq, ka theksuar se pas hapjes së Kapitullit 27, do të insistojë në implementimin e detyrimeve të marra nga Mali i Zi në pozitën negocuese si dhe ndaj detyrave konkrete dhe precize si dhe për afatet brenda të cilave duhet plotësuar këto detyra. Ajo konsideron se i tërë procesi i bisedimeve me BE është shansë për Malin e Zi që të arrijë standardet evropiane, mjedisin ta ngrisë në nivel më të lartë dhe në një farë mënyre ta arsyetojë në praktik epitetin e shtetit ekologjik.

 

Drejtoria e doganave ka grumbulluar 730 milion euro

Drejtoria e doganave prej me një janar deri me 10 dhjetor të këtij viti ka vjelë 730 milion euro duke rritur të ardhurat përreth 12.11 % ose 78.88 milion euro më tepër krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2017. Rritjen e të ardhurave krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2017 në drejtorinë tatimore e sqarojnë me grumbullimin më të mirë të TVSH, me rastin e importimit, në shumë prej rreth 485 milion euro që paraqet rritje 19.49 % ose 79.01 milion më tepër. Në bazë të akcizave janë vjelur 217.6 milion euro dhe siç theksojnë, ka qenë në nivelin e vitit të kaluar.

 

Rroga mesatare në nëntor ka qenë 512 euro

Rroga mesatare në muajin nëntor pa tatime dhe kontribute, sipas të dhënave të MONSTAT-it, ka qenë 512 euro ose 0.4 % më e lartë se në muajin tetor. Rroga bruto mesatare në nëntor ka qenë në nivel të njëjtë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe ajo në nëntor ishte 769 euro. "Nëse kemi parasysh se çmimet konsumatore në nëntor janë rritur 0.2 % krahasuar me një muaj më parë del se të ardhurat neto reale në të njejtën periudhë janë rritur 0.2 për qind", thuhet në kumtesë. Rrogat mesatare pa tatime dhe kontribute në muajin nëntor krahasuar me muajin tetor janë rritur në sektorët e furnizimit me energji elektrike, shërbimet e vendosjes dhe të ushqimit, në veprimtarinë profesionale, shkencore dhe teknike dhe në disa sektor të tjerë. Ndërkaq rënie janë shënuar në sektorin financiar dhe të siguracioneve në xehetari, ndërtimtari, në shërbimet administrative dhe në shërbimet ndihmëse si dhe në bujqësi, pylltari, peshkim etj.

 

Viti 2019 duhet të jetë vit i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se viti 2019, do të jetë vit kur pritet që të ndodh marrëveshja finale Kosovë-Serbi. “Unë mendoj se viti 2019 duhet të jetë viti i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.Nëse marrëdhënia mes Serbisë dhe Kosovës nuk përmirësohet, do të bëhet edhe më keq. Nuk ekziston mundësi e vërtetë për ta mbajtur status-quon”, ka thënë ambasadori amerikan. Ai thekson se vendi i tij dëshiron të shohë një “marrëveshje kreative dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve”. Sipas tij kjo marrëveshje duhet të marrë parasysh edhe shqetësimet dhe sigurinë e serbëve në Kosovë dhe e cila nuk mund të shpërfillet. Ditë më parë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte dërguar dy letra në adresë të Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiqit përmes të cilave kishte shprehur interesim për përfshirje të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi. E njeriu që po përfolet se do të jetë ndërmjetësues është zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Mathew Palmer. Palmer ka një përvojë të gjatë në Ballkanin Perëndimor.

Thaçi dekreton ligjet për transformimin e FSK-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar sot tri ligjet që përcaktojnë procedurat e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Në ditën e nënshkrimit të këtyre ligjeve, Thaçi ka uruar edhe një herë të gjithë pjesëtarët e FSK-së për këtë hap. “Si President i Republikës së Kosovës dhe Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës, ju uroj juve, i nderuar komandant, gjithë ushtarët, oficerët, nënoficerët dhe popullin e Kosovës. I falënderoj mbështetësit ndërkombëtarë, SHBA-në dhe të gjitha shtetet e tjera aleate në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi. Tri projektligjet për FSK-në janë miratuar me shumicë votash nga Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor të këtij viti. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar mbështetje të fuqishme në këtë proces, derisa NATO-ja ka shprehur skepticizëm duke konsideruar se transformimi i FSK-së po ndodh në një “periudhë të papërshtatshme”.

Kriminelët nuk do ta marrin ligjin në dorë

"Nuk do të lejojmë që kriminelët të vendosin ligjin në Kosovë", kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ka vizituar sot Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, për të shprehur ngushëllime për humbjen e kolegut të tyre, pjesëtarit të Policisë, Izet Demaj i cili humbi jetën dje në mbrojtje të qytetarëve dhe rendit, pas një plaçkitjeje në Istog.Haradinaj tha se dje ka qenë një ditë e ndjeshme dhe e dhimbshme për të gjithë Kosovën, që i ka prekur të gjithë qytetarët. Njëkohësisht, kryeministri kosovar e ka falënderuar drejtorin e Policisë për mënyrën se si dje e ka menaxhuar gjendjen dhe tha se nuk kanë zgjidhje tjetër përveç që të mos lejojnë që kriminelët të vendosin ligjin në Kosovë. Haradinaj po ashtu njoftoi se nesër, e shtunë, do të shpallet edhe ditë zie nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kësisoj, siç tha ai, kjo do të jetë një ditë kthese, pasi rënia e policit në detyrë do ta bëjë një ditë kthese për ligj.

 

Qeveria i vendos taksë edhe brendeve ndërkombëtare që vijnë nga Serbia

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot edhe një masë shtesë ndaj Serbisë. Kësisoj, brendet ndërkombëtare me prejardhje nga Serbia e Bosnja të cilat deri më tani nuk paguanin taksë, nga sot do ta bëjnë një gjë të tillë raporton lajmi.net. Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë, ndërkaq që këtë të ditur e ka bërë edhe minstri i Tregtisë, Endrit Shala. “Sot në mbledhjen e Qeverisë, me propozim timin edhe lista e 9 brendeve ndërkombëtare që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina pa masën 100 për qind, është eliminuar. Tashmë të gjitha produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do t’i nënshtrohen masës 100 për qind”, ka shkruar ai. Ndryshe, Kryekuvendari, Kadri Veseli ka thënë se taksa e vendosur për produktet nga Serbia dhe Bosnja, ka qenë vendim i një shteti të pavarur dhe sovran siç është Kosova. “Serbia duhet ta respektojë Kosovën, ashtu siç ne e respektojmë Serbinë. Serbia po shpreh urrejtje ndaj neve e jo respekt, e në këtë rast ne asgjë s’kemi bërë më shumë përpos një vendimi shtetëror, i cili nuk është i përjetshëm por as i përkohshëm si mendon dikush”, ka thënë Veseli.

 

Kryeministri Edi Rama ristrukturon Qeverinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkarkuar shtatë ministra në Qeverinë e Shqipërisë duke i zëvendësuar ata me emërime të reja. “Të gjithë ata që kanë pesë vjet në kabinet do t’ia lënë vendin të tjerëve”, tha kryeministri, Edi Rama gjatë Asamblenë e Partisë Socialiste. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, është zëvendësuar nga Besa Shahini, që deri tani mbante postin e zëvendësministres. Ky shkarkim i Nikolla vjen pas më shumë se dy javësh të protestave të pandërprera të studentëve të universiteteve publike të Shqipërisë, të cilët kanë protestuar me kërkesa ekonomike dhe akademike.Ministrat tjerë të shkarkuar janë ministri i Financave, ministri i Jashtëm, ministrja e Kulturës, Ministri i Mbrojtjes, dhe disa tjerë. Në anën tjetër, kryeministri Rama ka bërë të ditur se deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, do të jetë zëvendëskryeministri i ri i Qeverisë. Kryeministri ka falënderuar të gjithë ish ministrat për shërbimin e tyre në pesë vitet e fundit të qeverisjes. Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha e quajti ndryshimin e ministrave “tallje me shqiptarët”. “Pasi i ka braktisur dhe i ka nëpëkëmbur për pesë vite me radhë, Edi Rama ka bërë sot sjelljen më të papranueshme - talljen me shqiptarët, duke i trajtuar si njerëz të padenjë duke treguar se ai vendos kë të dojë dhe nuk ka kush ta ndalojë”, tha Basha.

Anija me emigrantë mbërrin në Spanjë pasi u refuzua nga Italia dhe Malta

Një anije spanjolle, në të cilën ishin mbi 300 emigrantë të shpëtuar në det, ka mbërritur në Spanjë, duke përfunduar një udhëtim disa ditor përgjatë Mesdheut Perendimor. Anija e drejtuar nga grupi jofitimprurës “Proaktiva open arms” mbërriti në portin spanjoll të Algericas të premtën. Anija i shpëtoi emigrantët në ujërat pranë Libisë, javën e kaluar, por iu desh të udhëtonte në Spanjë, pasi Malta e refuzoi atë të ndalet në brigjet e saj, ndërsa Italia dhe vendet e tjera refuzuan të ofronin ndihmë. Në qershor, Spanja hapi portet e saj edhe për një anije tjetër të ndihmës me mbi 600 emigrantë pasi Italia dhe Malta e kishin refuzuar të ndalojë në portet e tyre. Sipas agjencisë së refugjatëve të Kombeve te Bashkuata, mbi 2,200 emigrantë kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun përmes anijeve të ndryshme të trafikantëve.

Amerikanët fajësojnë Trumpin për mbyllje të Qeverisë

Amerikanët fajësojnë më shumë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për mbylljen e pjesshme të Qeverisë amerikane në krahasim me demokratët e Kongresit, është thënë në të gjeturat e një sondazhi të realizuar nga Reuters dhe Ipsos. Bazuar në rezultatet e sondazhit, 47 për qind e personave të anektuar e mbajnë Trumpin përgjegjës derisa 33 për qind demokratët në Kongres. Pjesa tjetër e të anketuarve, përkatësisht 7 për qind e tyre kanë fajësuar republikanët në Kongres për mbylljen e Qeverisë. Mbyllja është nxitur nga kërkesa e Trumpit, e cila është kundërshtuar ashpër nga demokratët dhe nga disa republikanë të partisë së tij, që taksapaguesit të ofrojnë 5 miliardë dollarë për t’i ndihmuar në ndërtimin e murit që do të ndante Shtetet e Bashkuara me Meksikën. I gjithë projekti i murit është vlerësuar të kapë shifrën e 23 miliardë dollarëve. Bllokimi në Kongres për këtë çështje mund të rezultojë me vazhdim të mbylljes së Qeverisë deri në muajin janar.

Forcat qeveritare siriane rimarrin qytetin e Manbixhit

Forcat qeveritare siriane hynë në qytetin Manbixh për herë të parë në gjashtë vjetët e fundit, pasi një milici kurde i bëri thirrje Damaskut për të mbrojtur qytetin nga kërcënimi i një ofensive ushtarake turke. Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga një milici kurde e mbështetur nga SHBA-të, morën qytetin e Manbixhit nga militantët e Shtetit Islamik më 2016. Turqia e sheh këtë formacion ushtarak të kurdëve si dorë e zgjatur Partisë së Punës Kurdistane e cila është e ndaluar në Turqi, si dhe është zotuar se do ta shkatërrojë atë. Vendim i Forcave Demokratike Siriane për të bashkëpunuar me Qeverinë siriane, vjen pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 12 dhjetor, vendosi të tërheqë të gjitha trupat amerikane nga Siria. Ushtria siriane tha të premten se flamuri sirian u ngrit në qytetin e Manbixhit dhe se do të garantojë sigurinë “për të gjithë qytetarët e Sirisë dhe të tjerët që janë të pranishëm në rajon”. Rusia e përshendeti këtë veprim. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se prania e trupave qeveritare do të “ndihmojë në stabilizimin e situatës”. Rusia është një mbështetëse kryesore e qeverisë siriane në luftën shtatëvjeçare, ndërsa Turqia ka mbështetur grupe rebele që luftojnë kundër forcave të presidentit Bashar al-Assad.

Edhe nesër mot pa ndryshime

Në Mal të Zi sot mbajti mot kryesisht i kthejellët, deri me vranësira të pakta kryesisht në veri. Frynë erë e dobët e drejtimeve të ndryshme.

Temperaturat: në Tivar 14 gradë, Ulqin e Budvë 13, Herceg Novi 12, Podgoricë 11, Nikshiq 10, Cetinë e Rozhaj 9, Zhablak 7, Kollashin e Beranë 4, Bijello Pole 2 dhe në Plevle 1 gradë.

Për nesër në jug dhe bregdet parashihet mot kryesisht i kthjellët, kurse në veri dhe viset e larta malore me vranësira të ndryshueshme por pa të reshura. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriut dhe veri lindjes. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -5 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej -2 deri në 15 gradë celisus.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se