Lajmet

27. 12. 2018.   >>  17:10 0

Lajmet 27.12.2018

27.12.2018

Çiklisti me inicialet H.D nga Ulqini ka humbur  sot jetën në fatkeqësin e komunikacionit

Çiklisti me inicialet H.D nga Ulqini, i lindur në vitin 1995 e ka humbur jetën sot në fatkeqësin e komunikacionit e cila ka ndodhur në qendër të Katerkollës, është kumtuar nga drejtoria e policisë.

Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 12 e 38 minuta kur çiklisti është përplasur me një autovetur të parkuar, është kumtuar nga drejtoria e policisë të Komunës së Ulqinit.

 

Deputetet  kanë përfunduar debatin për propozim ligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm për të cilin do të deklarohen në një seancë tjetër

Deputetet e parlamentit të Malit të Zi e kanë përfunduar sot debatin për propozim ligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm për të cilin do të deklarohen në një seancë tjetër. Deputetet gjatë dy ditëve të kaluara kanë debatuar për dokumentin më të rëndësishëm ekonomik në shtet si dhe për vendimin e qeverisë për huamarrjet e Malit të Zi në vitin e ardhshëm. Deputeti i Partisë Social Dmorkatike Ranko Krivokapiq ka theksuar se buxheti është tregues real se çka është politika në një shteti, respektivisht kujt duhet ndihmuar dhe kujt duhet ti merret.

Sipas fjalëve të tij nuk ekziston gjësend më luksoz seç janë jahtat, pronarët e të cilavet karburantet i paguajnë 57 cent kurse qytetarët e varfër malazezë ose francezë ato i paguajnë 1.2 euro me ç'rast duhet theksuar se Franca është shumë më e  pasur se Mali i Zi dhe pensioni i tyre minimal llogaritet me mijëra euro. Deputeti i Socal Demokrateve Boris Mugosha ka deklaruar se kjo parti do ta përkrah buxhetin e propozuar sepse është zhvillimor. Deputeti i PDS Tarzan Millosheviq ka theksuar se asnjë buxhet nuk është lehtë të koncipohet sepse duhet bërë ekulibim. Ministri i frinancave Darko Rdunoviq ka theksuar se qeveria ka arritur të sigurojë rritje reale që qytetarët ti hetojnë efektet e kësaj rritje , mirëpo jo në vëllimin total dhe jo në të gjitha elementet. Kjo nuk është e mjaftueshme dhe gjithësesi mund të bëhet edhe më tepër ka theksuar Radunoviq.

 

Opozita sado e llojllodhjshme ideologjike dhe politike të jetë , mund të gjejë gjuhë të përbashkët

Opozita sado e llojllodhjshme ideologjike dhe politike të jetë, mund të gjejë gjuhë të përbashkët në temën për krijimin e ambientit më të mirë përmes reformës së legjislaturës zgjedhore, ka vlerësuar Partia Social Demokratike dhe u bëjnë ftesë të gjitha partive që të jenë pjesë e këtij procesi.

Anëtari i kryesisë së kësaj partije Ivan Vujoviq ka deklaruar për agjencinë ,,MINA,, se opozita në këtë mënyrë do të mund të bëjnë presion më të fortë mbi PDS. Sipas fjalëve të tij Partia Social Demokratike në rrethanat e një opozite të shpërndarë ka vendos që të veprojë aktivisht në parlament. Në parlament, si edhe në forma të tjera çdo ditë tërheqim vërejtjen ndaj problemeve reale socio - ekonomike të qytetarëve dhe mosrespektimit të institucioneve të një shteti të robëruar, siç e përshkruan Bashkimi Evropianë. Megjithë atë, ka shtuar ai,PSD e shfrytëzon parlamentin si mënyrë që qytetarëve tua tërheq vëmendjen ndaj të gjitha këtyre proceseve dhe sa është në mundësinë e tyre ti shfrytëzojë mekanizmat kontrollues. Procesi aktual kryesor duhet të jetë krijimi i ambientit më të volitshëm zgjedhor përmes reformës së legjisalturës zgjedhore dhe të legjislaturës tjetër, kanë theksuar në Partinë Social Demokratike. .

 

Ushtarët nga Mali i Zi në Afganistan janë krenaria e shtetit

Ushtarët nga Mali i Zi në Afganistan janë jo vetëm krenaria e ushtrisë malazeze, por edhe krenaria e shtetit , ka vlerësuar ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq. Boshkoviq dhe shefi i shtabit të përgjithsëm Dragutin Dakiq u janë drejtuar sot, përmes video linkut pjesëtarëve të kontigjentit të 9-të, të ushtrisë së Malit të Zi në misionin Resulute Support në Afganistan të cilët gjenden në bazën Marmal, është kumtuar nga ministria e mbrojtjes. Boshkoviq ka theksuar renomenë të cilën e gëzojnë ushtarët malazezë në këtë mision dhe në të gjitha misionet si dhe operacionet tjera në të cilat marrin pjesë. Sipas fjalëve të tij të gjitha informatat tregojnë se ushtarët malazezë janë shembull i mirë në misionin e sipër përmendur.

 

Komisioni revizor i shtetit është i vetmi institucion i cili mund të paraqes të dhënat lidhur me eksponatet e humbur në muze

Komisioni revizor i shtetit është i vetmi institucion i cili mund të paraqes të dhënat lidhur me eksponatet e humbura në muze, ka kumtuar ministri për kulturë Aleksandar Boganoviq.

Këshilli për arsim, shkencë, kulturë dhe sport ka zhvilluar sot seancën dëgjimore me ministrin Bogdanoviq në temën "mbrojtja e të mirave të patundshme kulturore në Mal të Zi " . Ai ka përkujtuar se me 10 dhjetor Ministria për kulturë e ka marrë raportin gjysmë vjeçar lidhur me revidimin e njësive muzeore.

 

Konkursi për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit zgjedhor të shtetit do të përsëritet

Konkursi për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit zgjedhor të shtetit do të përsëritet pasi që i vetmi kandidat Amer Shukurica nuk e ka fituar shumicën e nevojshme në mbledhjen e sotme të këshillit administrativ . Kryetari i Komisionit më parë nuk është zgjedhur as në seancën e shtatorit të parlamentit, pasi që asnjëri nga kandidatët nuk e kishte fituar shumicën e nevojshme. Në konkursin publikë atëherë kishin konkurruar Zharko Gjurishiq dhe Amer Shukurica. Kryetari i Këshillit administrativ Luigj Shkreli ka deklaruar sot për agjencinë ,,MINA,, se në konkursin e përsëritur është paraqitur vetëm Shukurica. Kemi vendosur që konkursin ta shpallim përsëri ka deklaruar Shkreli. Për ndryshe kandidati duhet të ketë përgatitje të lartë profesionale - jursit i diplomuar, së paku 10 vjetë përvoj pune në profesion dhe të ketë të drejtë vote. Për kryetar të Komisionit zgjedhor të shtetit nuk mund të konkuroj kandidati i cili ka qenë anëtar i organit drejtues të ndonjë partie politike gjatë tri vjetëve të kaluara.

 

Sinjali në HD do të startojë me 27 nëntor të vitit 2019

Sot ka qenë ditë historike për Radio televizionin e Malit të Zi. Sot është nënshkruar kontrata për fazën e dytë të digjitalizimit të servisit publikë nacional me vlerë 11.4 milion euro. Drejtori i përgjithshëm i RTMZ Bozhidar Shundiq ka theksuar se është dëshirë e të punësuarve dhe e menanxhmentit që emetimi i sinjalit HD të staratojë me 27 nëntor të vitit të ardhshëm kur RTMZ do të festojë jubileun e vetë të madhë, 75 vjetorin e Radios dhe 55 vjetorin e Televizonit të Malit të Zi.

Drejtori i përgjithshëm Bozhidar Shundiq ka nënshkruar sot me përfaqësuesit e kompanive malazeze ,,Çikom,, dhe ,,Sipa,, dhe me përfaqësuesit e kompanisë   ,,BFE,, nga Austria kontratën për digjitalizimin e servisit publikë nacional. Ky projekt do të kushtojë 11.4 milion euro dhe para menanxhmentit, siç ka theksuar Shundiq gjendet obligimi dhe nderi që kësaj gjenerate i ka takuar të jetë bartës i këtij projekti të rëndësishëm shtetëror. Përfaqësuesi i kompanisë austriake ,,BFE,, Peter Dinkell ka theksuar se RTMZ pas përfundimit të këtij projekti do të jetë në nivelin e ,,ORF,, të Austrisë dhe të ,,ZDF,, dhe ,,ARD,, të Gjermanisë.             

                                  

Thaçi: Me marrëveshjen, Kosova fiton njohjen nga Serbia dhe pesë vendet e BE-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë dhe për arritjen e një marrëveshjeje, gjithëpërfshirëse dhe balancuese. Sipas presidentit Thaçi, marrëveshja eventuale me Serbinë, do të jetë në interes të paqes. Ai shprehu besimin e tij se një marrëveshje me Serbinë është e mundshme. “Ne do të punojmë shumë seriozisht si Kosovë, duke iu përgjigjur nevojës së vendit për fqinjësi të mirë, që në muajt në vijim të ndodh dialogu me Serbinë dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, që Kosova ta fitojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësim në OKB”, tha Thaçi gjatë konferencës të fundvitit. Sipas Thaçit, me arritjen e marrëveshjes, Kosova do të fitojë njohjen nga Serbia si dhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, që deri më tani nuk e kanë njohur Kosovën.

Por, Thaçi përmendi edhe pasojat me të cilat do të përballet Kosova, nëse marrëveshja nuk arrihet. "Kosova e fiton njohjen nga Serbia, e fiton njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Evropian – nëse arrihet marrëveshja dhe unë shpresoj që do të arrihet dhe besoj në këtë drejtim. E fiton njohjen globale sepse do të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare dhe e fiton vendin e sigurt për NATO dhe BE". "Çka nëse nuk arrin marrëveshje me fajin e vet? E fiton një izolim të plotë ndërkombëtar, regres, papunësi edhe një gjendje që nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës. Prandaj, asnjë lider i vendit nuk guxon që të mbajë peng të drejtën e qytetarëve të Kosovës dhe dëshirën e qytetarëve që të lëvizet sa më shpjet drejt së ardhmes evropiane", tha Thaçi. Presidenti Thaçi sërish përsëriti qëndrimin e tij se ai dëshiron që Lugina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit t’i bashkohen territorit të Kosovës.“Unë mbështes  plotësisht të drejtat kombëtare të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Në muajt në vijim shpresoj në zyrtarizimin e të drejtës së tyre për bashkëngjitje me Kosovën”, u shpreh Thaçi. Thaçi ftoi të gjithë t’i bashkohen procesit të dialogut me Serbinë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe në fund të arrihet marrëveshja, e cila, sipas presidentit, ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Pas letrës së presidentit (Donald) Trump gjithçka është e qartë. SHBA-ja ka mbështetje të plotë, një mbështetje që ka ardhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga njeriu numër një, njeriu më i fuqishëm në botë, presidenti i SHBA-së dhe se  nuk ka më dilemë a e mbështetë SHBA-ja këtë proces.

 

Haradinaj bën thirrje për unitet pas takimit me ambasadorët e QUINT-it

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, bashkë me kryesuesit e ekipit negocitor të dialogut me Serbinë, kanë zhvilluar sot një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, përkatësisht, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj, ka thënë se në takim me ambasadorët është shprehur gatishmëria e Kosovës për dialogun me Serbinë. “Ambasadorët shprehen përkrahje të plotë dhe natyrisht duan unitet dhe duan ta shohin Kosovën unike dhe mbështesin idetë tona dhe angazhimin tonë si çdo herë edhe kësaj radhe po e mbështesin Kosovën  dhe mbështesin një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, marrëveshje e cila do të jetë obliguese për të dyja vendet”, është shprehur Limaj. Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë përmes një postimi në Facebook se Kosova ka nevojë për unitet dhe për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë. “Kosova ka nevojë për unitet dhe unifikim të qëndrimeve të krejt spektrit politik në vend, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje, që është në përputhje të plotë me vullnetin politik të popullit të Kosovës, të shprehur më 17 Shkurt 2008 nga Parlamenti i Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

 

THAÇI: EKIPI NEGOCIATOR MË 8 JANAR NË BRUKSEL E UNË NË BREZOVICË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do të punojnë për arritjen e një marrëveshje të balancuar me shtetin e Serbisë dhe në interes të paqes dhe stabilitetit. Në takimin e fundit për këtë vit me gazetarë, Thaçi përsëriti se do t'i mbështesë të drejtat e shqiptarëve në Luginë, kurse, shtoi se ekipi negociator është pajtuar që më 8 janar të jenë në Bruksel, ndërsa, ai do të jetë për skijim në Brezovicë. "Ne do të punojmë shumë seriozisht duke iu përgjigjur nevojave të vendit, qytetarëve, shtetit për fqinjësi të mirë, që në muajt në vijim të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse, që Kosova të fitojë njohjen nga Serbia me një marrëveshje të balancuar", ka thënë Thaçi. Delegacioni ka legjitimitetin qytetarë por do të ishte me interes të ketë përfshirje edhe më të gjerë.“Ekipi negociator do ta ketë përkrahjen time të plotë dhe se Kosova është gati për dialog”, tha ai. Ndërsa në çështjen e Gjykatës Speciale, Thaçi tha se Kosova nuk ka çfarë të fsheh.Kurse, sa i përket çështjes së ushtrisë, Thaçi ka ripërsëritur se gabimi i vetëm është që Kosova është vonuar për pesë vite në themelimin e saj. Ai shtoi se kësaj kohe shpeshherë është ndiher i vetmuar në kërkesën karshi ndërkombëtarëve.

 

Analistët, kundër zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni

Analistët në Maqedoni thonë se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk është në interes as të partive politike në pushtet, të cilat presin të bëhen të dukshme rezultatet e politikave të Qeverise pasi të përfundojë procesi i zgjidhjes së kontestit me Greqinë për çështjen e emrit, e as në favor të opozitës maqedonase, e cila tani është më shumë se kurdoherë e përçarë. Ideja për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është diskutuar në opinion si mundësi për të arritur censusin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit të shtetit prej 40 për qind, në rast se opozita në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të fshehtë, bojkoton zgjedhjet si në rastin e referendumit për Marrëveshjen për emrin. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka refuzuar dje të komentojë çështjen e censusit, duke theksuar se është i fokusuar në ndryshimet kushtetuese, të cilat, siç është shprehur ai, kanë peshën më të madhe, për momentin. “Besoj se pas festave dhe pas seancës që është caktuar më datë 9 janar, atëherë do të hapim këto tema dhe do të ju përgjigjemi këtyre pyetjeve. Por, përgjigja ime është se, besoj që 40 për qind e censuesit do të arrihet në këtë sfidë konkurruese mes më shumë kandidatëve, jo vetëm Qeveri dhe opozitë, ose majtistët dhe djathtistët”, është shprehur Zaev.

 

Rreth 43,000 njerëz mbeten pa punë për shkak të protestave në Francë

Në Francë, rreth 43,000 njerëz mbetën pa punë për shkak të protestave të “xhaketave të verdha” që filluan më 17 nëntor. Sipas Ministrisë së ekonomisë, shumë kompani kanë pësuar dëme të mëdha materiale për shkak të protestave të vazhdueshme. Dëmet që i janë shkaktuar shtetit vlerësohen të jenë rreth 28 milion euro. Gjatë protestës, 10 persona vdiqën dhe rreth 1,000 u plagosën ndërkaq u arrestuar rreth 4.340 njerëz. Protestat antiqeveritare të “xhaketave të verdha” kanë ndikuar më së shumti në rënien e nivelit të rritjes ekonomike si dhe mungesën e sigurisë së bizneseve. Lëvizja “xhaketat e verdha” mban emrin sipas xhaketave të sigurisë, të cilat duhet ti posedojnë të gjithë shoferët në Francë. Protestat filluan në mesin e nëntorit dhe u nxitën nga një rritje e tarifës për karburante.

 

Ushtria gjermane mund të rekrutojë "qytetarë të BE-së"

Shtatë vjet pasi Gjermania ka braktisur kërkesat e detyrueshme ndaj banorëve të saj për t’iu bashkuar ushtrisë, Inspektori i Përgjithshëm i ushtrisë së këtij shteti, Eberhard Zorn, ka thënë se është duke u shqyrtuar mundësia e punësimit të qytetarëve evropianë në pozitat e ekspertëve. Zorn ka thënë se forcat gjermane “duhet të shikojnë në të gjitha drejtimet në kohën kur ka mungesë të personelit të kualifikuar”, duke përmendur doktorët dhe specialistët e Teknologjisë Informative.

Forcat e armatosura të Gjermanisë ka vite që janë përballur me mungesë të investimeve. Prandaj ky shtet synon ta rrisë personelin ushtarak me 21,000 persona të tjerë deri në vitin 2025. Përveç tjerash, autoritetet kanë premtuar edhe rritjen e buxhetit për mbrojtje nga 1.2 për qind në 1.5 përqind të bruto-prodhimit të brendshëm (GDP) deri në vitin 2024. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen ka thënë në një intervistë të sotme se ushtrisë gjermane i janë shtuar 6,500 trupa për dy vjet, derisa në shtatë vjetët e ardhshme pritet të ushtria gjermane të ketë 203,000 trupa. Ajo ka thënë se 12 për qind e personelit ushtarak tani përbëhet nga gratë dhe se vetëm këtë vit, një nga tre personat që kanë synuar të marrin pozita në ushtri ka qenë grua. Komisioneri parlamentar për forca të armatosura, Hans-Peter Bartels, ka thënë se rekrutimi i qytetarëve të BE-së “është pothuajse gjë normale” pasi shumë ushtarë veçse kanë dy shtetësi apo histori të imigrimit.

 

Rusi: Një i vdekur dhe tre të plagosur nga shpërthimi i granatës

Mediat ruse raportojnë se një person e shpërtheu një granatë në qytetin Khabarovsk, duke vrarë vetën dhe plagosur tre persona të tjerë. Zyrtarët lokal kanë thënë se dyshohet se personi dëshironte të vidhte një zyre të një kompleksi magazinimi. Policia lokale njoftoi se hetuesit policor tashmë e kanë siguruar vendin ku ndodhi incidenti. Tani për tani nuk janë dhënë detaje të tjera.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthejllët dhe i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

          Temperaturat: Tivar 14, H. Novi , Ulqin e Budvë 13, Podgoricë 11, Cetinë 8, Nikshiq e Shavnik 7, Plavë 2 Kollashin 1, rozhaj 0, Beranë, Plevle e B. Pole -1, dhe në Zhablak -2 g.

    Edhe për nesër parashihet të mbajë  mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht të thatë. Do fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -7 deri në 4, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 16 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se