Žabljak
Pretežno oblačno
19.3 °C
Pljevlja
Malo oblačno
28.4 °C
Herceg Novi
Pretežno vedro
29.5 °C
Nikšić
Pretežno vedro
27.9 °C
Cetinje
Vedro
28.2 °C
Bar
Pretežno vedro
28.8 °C
Podgorica
Pretežno vedro
32.9 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
29.3 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
26.5 °C

Lajmet

11. 07. 2018.   >>  17:43 0

Lajmet 11.07.2018

11.07.2018

Paradoksi i NATO-s: Të bashkuar kundër Rusisë, të ndarë nga Trumpi

Aleanca e NATO-s ka nisur sot samitin dy-ditor në kërkim të fuqizimit të ushtrisë më shumë se kurrë më parë prej Luftës së Ftohtë teksa planifikon të zgjerohet për të frenuar fuqinë ruse, transmeton Reuters. Ndonëse NATO-ja ka arsye për t’u ndjerë triumfaliste teksa nis samitin në selinë e re në Bruksel në vlerë të miliarda dollarëve, disa liderë të samitit, duken të shqetësuar para se të përballen me liderin de fakto të aleancës, presidentin amerikan, Donald Trump, i cili pritet të jetë i ashpër sa i përket shpenzimeve për mbrojtje. Akuzat se Rusia është duke tentuar të destabilizojë Perëndimin me sulme kibernetike kanë hapur rrugën për zgjerim më të madh të alecanës veriatlantike. Takimi bashkon më shumë se 40 krerë të qeverive, duke përfshirë 29 aleatë dhe partnerë që nuk janë anëtarë të NATO-s, nga Finlanda deri në Afganistan. NATO-ja pritet të zgjerohet sërish, pasi që pritet dërgimi i ftesës për Maqedoninë drejt nisjes së bisedimeve për anëtarësim, duke sfiduar paralajmërimet ruse kundër zgjerimit të bllokut të udhëhequr nga SHBA-ja më thellë në Ballkan.

Mali i Zi për herë të parë merr pjesë si anëtarë i Aleancës

Samiti i Paktit NATO në të cilin Mali i Zi për herë të parë merr pjesë si anëtarë i Aleancës ka filluar sot në Bruksel. Delegacionin e Malit të Zi e kryeson presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq kurse në të gjenden edhe ministri i punëve të jashtme dhe ministri i mbrojtjes Srgjan Darmanoviq dhe Predrag Boshkoviq. Sekretari i përgjithshëm i aleancës Jens Stolltenberg ka theksuar në prag të mbajtjes së samitit se ky samit është në veçanti i rëndësishëm sepse NATO ballafaqohet me sfidat dhe kërcënime të pa para për sigurinë dhe njëkohësisht paraqiten dallimet dhe mospajtime ndërmjet aleatëve. Ai ka vlerësuar se është me rëndësi që samiti të tregojë se 29 shtetet aleate të Evropës veriore dhe të Amerikës janë të gatshme të veprojnë së bashku. Ai ka shtuar se aleatët kanë filluar ti rrisin shpenzimet e veta për mbrojtje duke shtuar se pret që aleatët evropianë dhe Kanadaja të shpenzojnë deri në vitin 2024 edhe 226 miliardë dollarë shtesë për mbrojtje.

Roli i mediave në anëtarësimin e Malit të Zi në UE është me rëndësi të veçantë

Roli i mediave në anëtarësimin e Malit të Zi në UE është me rëndësi të veçantë , sepse gazetarët kanë mundësi që qytetarëve tua ofrojnë këtë proces , është theksuar në ndarjen e çmimeve për shkrimin më të mirë gazetaresk në kuadër të konkursit “Evropa në objektiv”. Gazetarët e televizionit “Prva , të TRMZ dhe televizionit Vjesti Jelena Gardoviq, Darko Bullatoviq dhe Daniella Llasica janë fitues të çmimit për vide reportazhin më të mirë kushtuar rezultateve konkrete të procesit të asocimit të Malit të Zi në UE dhe ndikimit në jetën e përditshme. Kryenegociatori i Malit të Zi me BE Aleksandar Drleviq ka theksuar me rastin e ndarjes së çmimeve se procesi i asocimit në UE është me rëndësi të veçantë jo vetëm për instiucioniet dhe individët e kyçur në të por për çdo qytetarë të Malit të Zi.

Aivo Orav janë shpërblyer temat e rëndësishme

Shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi Aivo Orav ka theksuar se janë shpërblyer shkrime të ndryshme informative gazetareske dhe se ato kontribuojnë në bisedimet për temat e rëndësishme të cilat kanë ndikim praktik në jetën e njerëzve në Mal të Zi. Përfaqësuesja e përhershme e UNDP në Mal të Zi Fiona Mekluni ka vlerësuar se Ue integrimet nuk janë koncept abstrakt . Asocimi në UE paralajmëron mënyrën e re të jetës dhe gazetarët , qytetarët e Malit të Zi , fëmijët e tyre prindërit dhe miqet këtë e dinë . Ndryshimet të cilat i sjell anëtarësimi tani më shihen ka theksuar Meklun.

Ivan Brajoviq do të dorëzojë nesër mirënjohjen më të lartë shtetërore, çmimin 13 korriku

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq do të dorëzojë nesër mirënjohjen më të lartë shtetërore, çmimin 13 korriku. Çmimin e karrierës e ka fituar Vukiq Puleviq , kurse çmimet e 13 korrikut për këtë vit u kanë takuar edhe Krsto Andriasheviq , Aleksa Asanoviq dhe Adnan Çirgiq. Kryetar i Jurisë ka qenë Rajko Todoroviq , kurse anëtarë Ilija Vujosheviq , Igor Llakiq , Miomir Voinoviq dhe Asim Dizdareviq.

Nënshkruhet memorandumin për realizimin e programit të pastrimit e truallit në rajonet e kontaminuara

Ministria e punëve të brendshme dhe organizata humanitare norvegjeze Ndihma Popullore e kanë nënshkruar sot memorandumin për realizimin e programit të pastrimit e truallit në rajonin e kontaminuar nga mbetjet e municioneve në Mal të Zi. Marrëveshjen e kanë nënshkruar drejtori i përgjithshëm në drejtorinë e situatave të jashtëzakonshme Mirsad Muliq dhe drejtori i zyrës për Evropën Jug Lindore Sven xhonas Zakrison. Qëllimi i memorandumit , i cili është vërtetim i marrëdhënieve tradicionalisht të mira ndërmjet Malit të Zi dhe Norvegjisë, është që të krijohen kushtet që rajonet e kontaminuara në Gollubovc , në Tuz dhe në Rozhajë të pastrohen nga municioni i mbetur , kanë theksuar nga Mainistria e punëve të brendshme.

Zenka - Srebrenica duhet kujtuar çdo vit

Srebrenica duhet kujtuar çdo vit në mënyrë që krime të tilla të mos përsëriten në këto territore , ka theksuar ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Mehmed Zenka. Ai në shënimin e Ditës së kujtimit në viktimat e luftrave të zhvilluara në territoret e ish Jugosllavisë në periudhën prej vitit 1991 -2001 ka theksuar se njerëzit nuk kanë besuar se çka ka ndodhur hebrenjve në Luftën e dytë botërore të cilët kanë përfunduar në Aushvic dhe kampet e tjera deri në çfarosje. Nuk kanë besuar se çka po ndosdh në Bosnjë andej kemi krimin famëkeq në Srebrenicë , ka theksuar Zenka duke shtuar se kjo nuk ka ndodhur rastësisht.

Rifat Rastoder i ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar që 11 korriku të themelohet si ditë e kujtimit në viktimat e luftërave

Përfaqësuesi i forumit të boshnjakëve të Malit të Zi Rifat Rastoder i ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar që 11 korriku të themelohet si ditë e kujtimit në viktimat e luftërave të zhvilluara në territoret e ish Jugosllavisë në periudhen 19191-2001. Në këto luftëra të fundit të pa kuptimta nuk e kemi humbur vetëm atdheun e përbashkët , por edhe paqen e përbashkët deri të atëhershme , konsideron Rastoder. Sipas fjalëve të tij , tani kur bëhen përpjekje që të ndërtohet diçka e re , është mirë që ti kujtojmë viktimat dhe këtë ditë me qëllim që krime të tilla të mos u përsëriten gjeneratave pas nesh. Përfaqësuesit e qeverisë , të Kuvendit dhe të disa partive politike kanë vendosur sot lule në pllakën përkujtimore në parkun Pobrezhje. Të theksojmë këtu se sivjet janë mbushur 23 vjet prej krimit më të madhe në Evropë pas Luftës së dytë botërore me ç rast pjesëtarët e ushtrisë të serbëve boshnjak prej me 11 deri me 19 korrik të vitit 1995 në rajonin e Srebrenicës kanë vrarë mbi 8 mijë boshnjak të moshës prej 14 deri në moshën 70 vjeçare, është kumtuar nga forumi i boshnjakëve.

Të huajve të cilët punojnë në Mal të Zi duhet mundësuar të drejta të barabarta

Të huajve të cilët punojnë në Mal të Zi duhet mundësuar të drejta të barabarta , përfshirë këtu edhe organizimin sindikal dhe mundësinë që ti drejtohen sindikatës për ndihmë , është theksuar në tryezën e rrumbullakët të mbajtur në podgoricë të cilën e ka organizuar sindikata e shëndetësisë dhe Unioni i sindikatave të lira të Malit të Zi. Pjesëmarrësit janë pajtuar se mundësia e tillë do ta përmirësonte pozitën e të huajve me punë në Mal të Zi .

Thaçi: Të gjithë t'i kontribuojnë dialogut me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se askush nuk mund ta udhëheqë vetëm procesin e negociatave me Serbinë dhe se askush nuk do të jetë në gjendje ta bllokojë këtë proces. Gjatë një vizite në Ferizaj, të mërkurën, Thaçi tha se është koha që të gjithë udhëheqësit politikë në Kosovë, të cilët janë të interesuar që t'i kontribuojnë konsolidimit të vendit, të marrin përgjegjësinë për këtë proces të rëndësishëm. "Qëllimi ynë është të arrijmë një marrëveshje përfundimtare. Jemi të vendosur për marrëveshjen përfundimtare të paqes dhe pajtimit, pas së cilës do të ketë njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë. Kjo do të jetë një arritje historike për Kosovën, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Që kjo njohje të ndodhë, duhet të kontribuojmë të gjithë", tha Thaçi. Ai i bëri këto komente në përgjigje të pakënaqësive të opozitës në Kosovë që Thaçi të udhëheqë fazën finale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Maqedonia pret ftesën për anëtarësim në NATO

Maqedonia pret marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO në samitin e Aleancës që mbahet sot dhe nesër në Bruksel. Në konkluzionin për Maqedoninë që pritet të publikohet në orët e pasdites, thuhet se shtetet anëtare të NATO-s mirëpresin marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit, të cilën e vlerësojnë si historike andaj “në përputhje me politikën tonë, ne kemi vendosur që të ftojmë Qeverinë e Shkupit për të filluar bisedimet paraqasëse për t’iu bashkuar NATO-s. Zbatimi i plotë i të gjithë procedurave të brendshme, duke respektuar Marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit, është kusht për një konkluzion të suksesshëm të procesit të anëtarësimit”. Autoritetet maqedonase këtë e kanë vlerësuar si një nga momentet më të rëndësishme të Maqedonisë që nga pavarësia e saj. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, e cila në Bruksel ka marrë pjesë në një takim ministror të vendeve anëtare të NATO-s, ka thënë se vendimi është historik dhe se Maqedonia sipas saj tashmë ka të garantuar stabilitetin dhe sigurinë e saj.

Në Potoçari përkujtohen viktimat e Masakrës së Srebrenicës

Në qendrën memoriale Potoçari në Bosnje dhe Hercegovinë sot u mbajt  komemoarcioni me rastin e 23-vjetorit të Masakrës së Srebrenicës. Tridhjetepesë viktima të gjenocidit, në mesin e të cilëve edhe katër të mitur, u rivarrosen. Mbi 6,500 trupa janë zhvarrosur deri më tani nga varret masive dhe janë rivarrosur në Potoçari. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. Masakra u cilësua si mizoria më e keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. "Kurrë nuk do të ndalojmë së kërkuari të vrarët e pafajshëm; kurrë nuk do të ndalojmë së kërkuari që kriminelët të ndëshkohen. Qytetarët e Srebrenicës shikojnë kah e ardhmja, por nuk do të harrojnë të kaluarën", tha Nermin Alivukoviq, kryetar i Komitetit Organizativ për shënimin e përvjetorit të Masakrës në Srebrenicë.

Samiti i Londrës rikthen investimet për siguri dhe stabilitet në Ballkan

Kryeministrja britanike Theresa May, ka publikuar pakon e masave për ndihmë  për Ballkanin Perëndimor, për të ndihmuar përparimin e sigurisë kolektive dhe stabilitetit ekonomik të rajonit. Në faqen zyrtare të Samitit të Londrës, është thënë se pakoja e masave do ta ndihmojë rajonin që të zgjidhë sfidat komplekse të sigurisë. Kryeministrja May ka theksuar se Samiti i Londrës edhe një konfirmim më shumë i Qeverisë britanike për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit. “Historia ka dëshmuar se stabiliteti dhe siguria e rajonit të Ballkanit Perëndimor nënkupton një Evropë më stabile dhe më të sigurt. Ne po e braktisim Bashkimin Evropian në marsin e ardhshëm, por edhe më tej jemi të përkushtuar për përparimin e prosperitetit dhe sigurisë të Ballkanit Perëndimor, tash, por edhe në vitet që do të vijnë”, ka thënë pos tjerash May. Duke folur për pakon e masave, kryeministrja britanike May, ka vlerësuar se këto masa do ta ndihmojnë edhe vendin e saj. Pakoja e masave përfshinë rritjen për 95 për qind të financimit britanik në rajon dhe nga 41 milionë funte, sa ishin mjetet  financiare nga Fondi për parandalimin e konflikteve, për siguri dhe stabilitet në vitin 2018 / 2019, është ngritur shuma në 80 milionë funte për vitin 2020/2021. Gjithashtu, do të dyfishohet numri i britanikëve, të cilët do të punojnë në rajon, në çështjet e sigurisë që ndikojnë në Britaninë e Madhe dhe në Ballkan.

Greqia dëbon dy diplomatë rusë

Greqia urdhëroi dëbimin e dy diplomatëve rusë dhe ua ndaloi hyrjen dy të tjerëve, nën dyshimet se kanë rrezikuar sigurinë kombëtare. Qeveria greke tha se zyrtarët rusë kanë synuar të sigurojnë dhe të shpërndajnë informacione të ndjeshme. Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, tha se Athina nuk do të tolerojë asnjë sjellje që shkel ligjin ndërkombëtar. Gazeta greke Kathimerini tha se Athina ka urdhëruar dëbimin e diplomatëve rusë, pas përpjekjeve të perceptuara të tyre për të dëmtuar marrëveshjen që Greqia ka arritur me Maqedoninë, muajin e kaluar, për zgjidhjen e kontestit të emrit të ish-republikës jugosllave. Marrëveshja pritet të hapë rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Rusia, e cila është kundër zgjerimit të aleancës ushtarake perëndimore, tha se do t'i përgjigjet dëbimit të diplomatëve të saj nga Greqia.

Të paktën dy persona të vdekur pas sulmit në një ndërtesë qeveritare në Afganistan

Zyrtarët afganë kanë thënë se të paktën dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pas sulmit militant në një ndërtesë qeveritare në provincën lindore, Nangarhar. Militantët kanë sulmuar ndërtesën e një institucioni edukativ në lindje të qytetit Jalalabad më 11 korrik, duke nxitur betejë të shtënash me forcat e sigurisë. Zëdhënësi i provincës, Attaullah Khugyani, ka thënë se forcat qeveritare kanë tentuar të largojnë militantët nga ndërtesa dhe të shpëtojnë punëtorët. Ende nuk është bërë e qartë sa sulmues apo punëtorë kanë qenë brenda. Khugyani ka njoftuar se kanë ndodhur të paktën dy shpërthime në skenën e sulmit. Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, që përbën rastin e tretë në dy javët e fundit në këtë qytet. Talibanët dhe grupi ekstremist, Shteti Islamik kanë kryer një varg sulmesh në provincën Nangarhar. Më 10 korrik një sulm me bombë vetëvrasëse në një zonë të sigurisë në Jalalabad ka lënë të vdekur të paktën 12 persona. Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

UP-ja këtë vit do të pranojë 8,411 studentë 

Edhe këtë vit institucioni më i madh i arsimit të lartë në Kosovë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj, u njoftua nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi. Nga e hëna deri më 17 korrik do të jetë i hapur konkursi për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2018/2019. Sipas njoftimit të UP-së këtë vit do të pranohen 8,411 studentë në 13 fakultete të këtij institucioni, derisa provimi pranues do të jetë në mes datave 19 deri më 21 korrik, varësisht nga fakulteti ku do të aplikojë kandidati. Sipas Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, për shqiptarët nga Serbia dhe Mali i Zi, në të gjitha fakultetet është siguruar kuota nga 3% , respektivisht 216 kandidatë, nga numri i përgjithshëm i studentëve të cilët pranohen në Fakultetet përkatëse. Kjo erdhi si rezultat i bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional ndëmjet Ministrive të arsimit, Ministrisë së pakicave, Universitetit të Prishtinës, Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi dhe KKSH, u deklarua përmes rrjetit Facebook, drejtori i drejtorisë në Ministrinë për arsim në Qeverinë e Malit të Zi, Marash Dukaj. Shpallja e rezultateve do të bëhet në mes datave 22 dhe 26 korrik, ku studentët e pakënaqur kanë mundësi që brenda 48 orëve nga shpallja e rezultateve preliminare. Fakulteti që do të pranoj numrin më të madh të studentëve është Ekonomiku me 1,963 studentë në vitin e parë akademik për të pasuar nga me Fakultetin Juridik me 952 kandidatë e kështu me rrallë, për shembull Fakulteti i Shkencave Matematiko – Natyrore do të pranojë 666 brucosh, kurse ai i Mjekësisë 44, kurse më së paku studentë në vitin e parë do të pranojë Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit 179 kandidatë.  Për informacione më të hollësishme në lidhje me mënyrën e aplikimit, orarin e provimit pranues, dokumentacionin që duhet dorëzuar dhe për kuotat e parapara për kandidatët nga Mali i Zi, mund të informoheni  në linkun, Konkurs-2018-2019-UDHËZIM, u kumtua nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.

Senad Gilaj, gazetar 

Reprezentacioni i Francës do të luaj në finalen e madhe të kampionatit botëror që është duke u mbajtur në Rusi. Ky reprezentacion në ndeshjen e gjysëm finales mundi reprezentacion e Belgjikës me rezultatin 1-0, golshënuesi i i të cilit ishte futbollisti i Barcelonës Umtiti. Se kush do të luaj kundër ekipit francezë do ta kem të ditur sonde mbas ndeshjes tjetër të gjysëmfinales  ku luan reprezentacioni i Kroacisë me atë të Anglisë, ndeshje kjo e cila fillon sipas orarit të rëndomtë në ora 20. Të përkujtojmë gjithashtu se ekipi i Belgjikës do të luaj për vendin e tretë me ekipin i cili do të pësoj në ndeshjen e sontme. Të përkujtojmë gjithashtu se ekipet futbollistike nga Mali i Zi, Sutjeska, Buduqnosti, OFK Titogradi dhe Rudari do të luajnë ndeshjet e para të raundit të parë të kualifikimit për ligën e kampioneve dhe të Evropës. Kampioni i Malit të Zi ekipi i Sutjeskës sot luan si mysafir në Kazakistan përball ekipit Astana, ndërsa  nesër OFK Titogradi do të luaj me ekipin Torshaven  nga ishujt Faroe, ekipi nga Plevla  Rudar në Nikshiq do të luaj me ekipin beogradas Partizanin, kurëse  në Podgoricë  ekipi vendas i Buduqnostit do të luaj me ekipin sllovak Trençin. Të përkujtojmë se ndeshjet e kthimit do të luhen me 19 të këtij muaji. 

Nesër parashihet të mbaj mot me diell dhe i nxehtë

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

       Temperaturat: Podgoricë 31, Plevle, Budvë, tivar e H. Novi  28, Beranë , Ulqin e Cetinë 27, Shavnik , Rozhaj , Nikshiq e Kollashin 26, B. Pole e Plluzhinë 25, Plavë 24 dhe në Zhablak 21 g.

        Edhe për nesër parashihet të mbaj mot me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 34 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se