Žabljak
Pretežno oblačno
18.3 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
25.3 °C
Herceg Novi
Malo oblačno
28.9 °C
Nikšić
Malo oblačno
26.3 °C
Cetinje
Vedro
28.2 °C
Bar
Pretežno vedro
28.3 °C
Podgorica
Malo oblačno
32.5 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
29.3 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
24.7 °C

Lajmet

10. 07. 2018.   >>  19:28 0

Lajmet 10.07.2018

10.07.2018

Në Londër po mbahet Samit i BE për  Ballkanin perëndimor

Në Londër po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ku po merr pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq. Ngjarjet qendrore të Samitit fillojnë sot me pritjen e kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë, Theresa May për shefat e delegacioneve të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit, dhe vendeve anëtare të BE-së të pranishëm në samit, si dhe për përfaqësuesit e Komisionit evropian.

Po ashtu, do të mbahet edhe sesioni plenar i kryesuar nga kryeministrja britanike, ku do të prezantohen planet për Samitin në Varshavë në vitin 2019. Në këtë sesion plenar, para të pranishmëve do të flasin kryeministri  polak, Mateush Moravjecki, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel,  dhe eurokomisari, Johaness Han, të cilët do të flasin në temën “E ardhmja e Procesit të Berlinit”.

Programi zyrtar i Samitit BE-Ballkani Perëndimor do të përfundojë me pritje për të gjitha delegacionet në pallatin Sejnt Xhejums, të cilën do ta organizojë pinci Çarlls. 

Britania rrit fondet për Ballkanin Perëndimor 

Britania tha se gati do të dyfishojë fondet për Ballkanin Perëndimor, për t’iu ndihmuar vendeve të këtij rajoni që të trajtojnë kërcënimet e përparimit të tyre, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës me drogë.

Kryeministrja britanike, Theresa May, i bëri këto komente në Londër, ku sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim marrin pjesë udhëheqës të gjashtë vendeve të këtij rajoni, ashtu si edhe figura evropiane jashtë tij, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki. Ballkani Perëndimor përbëhet nga Mali i Zi,  Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Serbia. Tubimi është samiti i pestë në kuadër të Procesit të Berlinit, i krijuar në vitin 2014, me qëllim thellimin e lidhjeve midis Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së.

M.Gjukanoviq; Hemomont, dëshmi e politikës së mirë afariste 

Kompania “Hemomont”,  ka hapur sot repartin e ri SNUP në Podgoricë. Reparti, në ndërtimin dhe pajisjen e të cilit janë investuar 5.3 milion euro, ka siguruar punësimin edhe të 30 punëtorëve tjerë , kurse prodhimtaria është planifikuar në 3 milion copë spreh në muaj.

Duke hapur repartin, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka vlerësuar se Hemomont, është dëshmi bindëse e politikës së mirë afariste të Hemofarm, sot pjesë e koncernit gjerman Shtad, i cili kaherë është i pranishëm në sistemin tonë ekonomik, si njëri ndër partnerët më të besueshëm të shëndetësisë malazeze.

Gjukanoviq, konsideron se Mali i Zi, si vend anëtarë i NATO-s , dhe vend kandidatë për anëtarësim në BE, pas realizimit të prioriteteve të mëparshme të strategjisë politike shtetërore , sot është i fokusuar në zhvillimin më dinamik ekonomik dhe demokratikë dhe në arritjen sa më të shpejt të kualitetit evropianë të jetës për qytetarët tonë, ka thënë Gjukanoviq.

Mali i Zi, për herë të parë në Samit si anëtar i Aleancës 

Samiti i NATO-s , në të cilin Mali i Zi për herë të parë merr pjesë si anëtarë i aleancës , do të fillojë nesër në Brukesl. Në punën e këtij samiti do të marr pjesë presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, si dhe presidentët ose kryeministrat e vendeve anëtare të NATO-s.

Në këtë samit, siç është paralajmëruar, do të përcaktohen orientimet e kësaj organizate për disa vitet e ardhshme.

Siç pritet, liderët e Aleancës do të miratojnë vendimin për fillimin e bisedimeve për bashkëngjitjen e ish republikës jugosllave Maqedonia. Po ashtu në këtë Samit, do të miratohen vendime të rëndësishme për përforcimin e sigurisë brenda dhe jashtë kufijve të Evropës, luftën kundër terrorizmit, partneriteti me BE, dhe modernizimi i aleancës.

OSBE: Mali i Zi, vendi më i avancuar në rajon 

Asambleja parlamentare e OSBE-s dëshiron të jetë më aktive në Ballkan e që ka të bëjë me Malin e Zi e cila është dukshëm më e avancuar se vendet tjera , ka porositur kryetari i këtij trupi , Xhorxh Cereteli.

Ai pas bisedimeve të zhvilluara me kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajoviq, i cili e udhëheq delegacionin e Kuvendit, në Asamblenë parlamentare të OSBES-së, në Berlin, ka thënë se Mali i Zi ka përparuar dukshëm krahasuar me vendet tjera, edhe si vend anëtare i NATO-s por edhe si kandidat për anëtarësim në BE.

Siç është kumtuar nga kabineti i kryetarit, Brajoviq, vlerësime të ngjashme janë dëgjuar edhe gjatë bisedimeve me sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë parlamentare të OSBE-së, Robert Montella.

 Ndërkohë delegacioni i Kuvendit të Malit të Zi, ka marr pjesë edhe në pranimin e organizuar nga presidenti gjermanë, Frank Vallter Shatjnmajer. 

S.Darmanoviq; Stabiliteti i rajonit, kusht për integrime Euro-atlantike   

Stabiliteti i qëndrueshëm dhe zhvillimi i Ballkanit nuk mund të ekzistojnë pa integrimin e tij në strukturat Evropiane dhe euroatlantike, ka vlerësuar ministri i punëve të jashtme, Srgjan Darmanoviq.

Ai, qëndroi në Londër ku mori pjesë në mbledhjen e shefave të diplomacive të Ballkanit Perëndimor e i cili po mbahet në kuadër të samitit të 5-të,  të procesit të Berlinit.

Darmanoviq ka theksuar se Mali i Zi , në vazhdimësi , zhvillon marrëdhënie miqësore me fqinjët të bazuara në principin e besimit të ndërsjellë  dhe të respektit.

Ai, ka rikujtuar se prioritetet e politikës së jashtme malazeze janë përforcimi i bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe të cilat janë gusht të lidhura me procesin e integrimeve dhe plotësimin e kritereve  politike për anëtarësim në BE.

Bashkëpunimi parlamentar në nivelin e  duhur 

Bashkëpunimi i parlamenteve të Serbisë dhe Malit të Zi si dhe i dy vendeve është në nivelin e duhur por ekzistojnë modalitete dhe forma shtesë në avancimin e bashkëpunimit, është vlerësuar në bisedimet e zhvilluara të nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi , Branimir Gvozdenoviq dhe kolegut të tij serbë , Vlladimir Marinkoviq.

Gvozdenoviq, në rolin e kryetarit të grupit të miqësisë të Kuvendit të Malit të Zi dhe Serbisë, së bashku me ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Serbisë, Branisllav Miqunoviq, ka biseduar me kryetarin e grupit parlamentarë të miqësisë me Malin e Zi në parlamentin e Serbisë, Igor Beçiq, dhe disa anëtarë të grupit të miqësisë.

Me këtë rast, janë shkëmbyer informacione për aktivitetet e brendshme dhe ndërkombëtare të dy parlamenteve, në veçanti kur është fjala për procesin e integrimeve e që është në fokus të veçantë të dy pushteteve ligjdhënëse.

R.Krivokapiq; Unifikimi i forcave progresive i domosdoshëm për realizimin e  reformave 

Lideri i  PSD, Ranko Krivokapiq, është shprehur se pajtohet me vlerësimet e strategjisë së Komisionit Evropianë për Ballkanin Perëndimor, të cilat Malin e Zi, e karakterizojnë si shtet të nxënë rob .

 Ai, në bisedimet e zhvilluara me ambasadorin italianë në Podgoricë, Lluko Zelioli, konsideron se për reformat gjithëpërfshirëse të shoqërisë malazeze është e domosdoshme unifikimi i të gjitha forcave progresive të shoqërisë dhe të ndërpritet qeverisja e një partie.

Ai , siç është kumtuar nga kjo parti , ka njoftuar ambasadorin italianë me historikun e PSD dhe , siç thuhet në kumtesë angazhimin e gjatë që nga Mali i Zi të ndërtojë shoqëri progresive dhe demokratike përmes veprimtarisë së vetë në pushtet dhe në opozitë.

Sh.Camaj; Të ndërpritet monopoli i lobeve importuese 

Monopoli i planifikuar në treg nga ana e lobeve importuese si dhe mbrojtja e pa mjaftueshme nga ana e shtetit, e ka sjellur prodhuesin bujqësorë në Mal të Zi në pozitë të vështirë, prandaj çdo sezon , prodhuesit janë të kënaqur nëse arrijnë të fitojnë atë që kanë investuar dhe në këtë mënyrë arrijnë të mbijetojnë edhe një sezon, për ta, jo të mirë, ka kumtuar këshilltari i demokratëve në Kuvendin e Komunës së Tuzit, Shtjefën Camaj.

Ai i ka akuzuar lobin importues për monopol të në treg  duke theksuar se gjendja katastrofike e bujqve, nga Malësia dhe trevat tjera, vazhdon me vite.

 Camaj, e ka ftuar ministrinë përkatës të merret seriozisht me këtë problem dhe të fillojë me zgjidhjen e tij që është duke rrezikuar të ardhmen e prodhuesve bujqësorë dhe të bujqësisë në përgjithësi.

Bashkëpunimi rajonal vendimtar në rrugën e Ballkanit drejt BE-së 

Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, sot do të jetë folësi kyç për ngjarjen "Përtej Berlinit: Çfarë do të mbajë dekada e ardhshme për Ballkanin Perëndimor?", Organizuar nga ‘Chatham House’, Fondi Evropian për Ballkanin dhe ‘DG Near’, në Londër, në margjinat e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër. Në një intervistë për European Western Balkans, Hahn flet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. “Deklaratat e presidentit Macron nuk ishin kundër zgjerimit në vetvete, ato ishin më shumë në lidhje me kohën, ose veçanërisht renditjen e saj. A kemi nevojë të reformojmë BE-në përpara se të pranojmë anëtarë të rinj? Strategjia e Komisionit për Ballkanin Perëndimor e lëshuar në shkurt, nënvizon se vet BE-ja duhet të jetë gati për të mirëpritur anëtarët e rinj”, transmeton RTKlive.

NATO; procesi i formimit të ushtrisë të zhvillohet në pajtim me Kushtetutën 

Zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, deklaroi se Aleanca Veri-atlantike mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës dhe se ky proces duhet të zhvillohet në pajtim me Kushtetutën. “Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë procesin e reformave që përfshin formimin e forcave profesionale të sigurisë.

Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me zyrtarët e Kosovës dhe të mbështesim misionin e KFOR-it në Kosovë.

 Mendoj se është e rëndësishme që nga baza në Bondstil të mbahet siguria në rajon dhe të ndihmohet në formimin e ushtrisë profesionale të ushtrisë së Kosovës”, tha ajo në prag të Samitit të NATO-s në Bruksel, raporton Kosovapress. Gottemoeller tha se NATO inkurajon fuqishëm vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e BE-së.                                                                                                                                                   

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë pjesëtar të komunitetit serb 

Pesë pjesëtarë të komunitetit serb janë burgosur nga Policia e Kosovës nën dyshimet se u kanë bërë presion pjesëtarëve të po këtij komuniteti në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që ta braktisin këtë Forcë. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka burgosur pesë persona  për shkak të dyshimeve të bazuara se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar, siç ka thënë ai, kërcënimet që po dyshohen se po bëhen ndaj familjeve të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb. Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për këto kërcënime.

Kosova dhe Serbia të implementojnë marrëveshjet 

Ish Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë tha se Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet e arritura vite më parë. Ashton tha se "Qëllimi ynë në Marrëveshjen e Brukselit të prillit të vitit 2013, ishte të përmirësojmë jetën dhe mundësitë për popullin e Kosovës dhe Serbisë. Sipas Ashton, "ajo duhet të zbatohet në tërësi dhe ata duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku, përfshirë presidentin Vuçiç dhe presidentin Thaçi të cilët kanë krijuar një marrëdhënie të rëndësishme pune", transmeton RTKlive.

 Shumica e ekspertëve pajtohen se dialogu Kosovë-Serbi është kryer duke përdorur parimin e "dykuptimësisë konstruktive" ku marrëveshjet u lanë të dykuptimta dhe interpretoheshin ndryshe nga të dy palët. Sipas Ashtonit, "secila palë solli në diskutime linjat e tyre të kuqe, zona të cilat ata nuk mund të kalonin dhe ne i respektuam ato."

Mbi 140 të vdekur nga përmbytjet në Japoni 

Së paku 141 njerëz u konfirmuan të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë shkaktuar shirat në Japoninë perëndimore. Ky është numri më i madh i vdekjeve nga shirat në Japoni në më shumë se tri dekada. Ekipet e shpëtimit po gërmojnë nëpër baltë dhe rrënoja për të gjetur të mbijetuar, pasi dhjetëra njerëz janë të zhdukur. Rreth dy milionë vetë janë evakuuar nga rajoni. Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, anuloi një udhëtim jashtë vendit. Më shumë se 70,000 punonjës të shpëtimit, përfshirë shërbimin e zjarrit dhe ushtrinë, janë të përfshirë në përpjekjet për ndihmë. Paralajmërimet e përmbytjeve janë ende në fuqi për disa nga zonat më të goditura, përfshirë prefekturën Okajama.

Presidenti Trump fillon udhëtimin në Evropë 

Vizita e presidentit Donald Trump, në katër vende Evropiane pritet me shqetësimin e aleatëve për dëmin që mund t'i shkaktojë ai aleancës shumëvjeçare të NATO-s. Ata janë të shqetësuar edhe për afrimin e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në takimin e Helsinkit. Udhëtimi që fillon të martën në Bruksel, do ta çojë presidentin Trump edhe në Londër, ku qeveria e kryeministres Theresa May po përballët me telashe rreth planeve të saj për largimin nga Bashkimi Evropian.

Presidenti Trump po ushtron trysni mbi vendet e NATO-s që të përmbushin synimin për shpenzimin e 2 për qind të GDP-së në fushën e mbrojtjes deri në vitin 2024. Gjatë fushatës së tij presidenciale ai kishte lënë të kuptohet se mund të angazhohet për mbrojtjen e vetëm atyre vendeve të NATO-s që përmbushin detyrimet e tyre. Ai vazhdon të kritikojë vendet e NATO-s që nuk po paguajnë pjesën e tyre.

NATO-ja vlerëson se sipas ritmit aktual, 15 vende, apo më shumë se gjysma e tyre, do të përmbushin detyrimet e tyre deri më 2024.

Amerika nuk ka dhe nuk do të ketë aleat më të mirë se Evropa 

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka paralajmëruar presidentin amerikan, Donald Trump në kohën e tensioneve para nisjes të samitit të NATO-s, duke thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara ka “kritikuar Evropën pothuajse në baza ditore” rreth shpenzimeve për mbrojtje dhe i ka bërë thirrje SHBA-së “ të vlerësojë” aleatët.

Tusk ka folur në një konferencë për media pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re në mes të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, më 10 korrik, një ditë para nisjes së samitit të aleancës Perëndimore në Bruksel.

Disa zyrtarë evropianë kanë shprehur shqetësim se udhëtimi i Trumpit në Evropë, i cili përfshin vizitën në Britani dhe samitin me presidentin rus, Vladimir Putin më 16 korrik në Helsinki mund t’i japë fund bashkësisë transatlantike. Në pothuajse kohën e njëjtë kur ishte duke folur Tusk, presidenti amerikan u ka bërë thirrje vende të NATO-s të shpenzojnë më shumë për mbrojtje.

May e mbron planin për Brexit, me gjithë dorëheqjet e ministrave 

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e mbrojti planin e saj për Brexit, apo daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, edhe pse ai nxiti dorëheqjen e dy ministrave. May tha se plani është e vetmja mënyrë për të shmangur një "kufi të rreptë" me Irlandën dhe për të ruajtur lidhjet me Brukselin. Duke folur para Parlamentit britanik, May tha se programi i saj, i cili do të lejojë lëvizjen e lirë të mallrave, por jo të shërbimeve, është "Brexit-i i duhur", sepse mundëson shmangien e kontrolleve në kufirin midis Irlandës - pjesë e Bashkimit Evropian - dhe Irlandës Veriore - pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Megjithatë, ministri për Brexit, David Davis, dhe sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, dhanë dorëheqje, duke thënë se nuk besojnë në planin e tillë. Komisioni Evropian refuzoi të komentojë dorëheqjet e ministrave britanikë, duke thënë se do të vazhdojë të negociojë me "vullnet të mirë" për të siguruar marrëveshjen mbi kushtet e daljes së Britanisë nga BE-ja dhe marrëdhëniet e ardhshme.

Nesër, mot kryesisht me diell 

Në pjesët jugore të Malit të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme, kurse në veri deri plotësisht i vranët dhe i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare  e drejtimeve të ndryshme .

Temperaturat në orën 14:  Podgoricë, Tivar e H. Novi 29 gradë, Petrovac e Ulqin 27, Nikshiq 24, Beranë, Kollashin, Cetinë, Andrijevicë, Shavnikë e Plavë 22, B. Pole e Plluzhinë 21, Rozhaj 18 dhe në Zhablak 15 g.

Meteorologët për nesër parashohin mot kryesisht me diell dhe më të nxehtë. Gjatë ditës, me vranësira të ndryshueshme por kryesisht i thatë.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 21, kurse më e larta e ditës, prej 22 deri në 33 g. c.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se