Žabljak
Pretežno oblačno
19.3 °C
Pljevlja
Malo oblačno
28.4 °C
Herceg Novi
Pretežno vedro
29.5 °C
Nikšić
Pretežno vedro
27.9 °C
Cetinje
Vedro
28.2 °C
Bar
Pretežno vedro
28.8 °C
Podgorica
Pretežno vedro
32.9 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
29.3 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
26.5 °C

Lajmet

06. 07. 2018.   >>  17:52 0

Lajmet 06.07.2018

06.07.2018

Suhih në krye të parlamentit të Podgoricës

Këshilltarët në kuvendin e kryeqytetit me vota të fshehta e kanë zgjedhur Gjorgje Suhih, kryetar të parlamentit lokal. Siç transmeton gazeta ,,VIJESTI”, për zgjedhjen e tij kanë votuar një pjesë e këshilltarëve të Frontit Demokratik dhe të Partisë socialiste Popullore. Kanë votuar 37 këshilltar, 36 për kurse një kundër zgjedhjes së tij. Suhih, i cili e ka kryesuar parlamentin e Podgoricës edhe në përbërjen e kaluar ka qenë i vetmi kandidatë për këtë funksion. Atë për këtë pozitë e kanë propozuar këshilltarët e PDS, Social Demokratët dhe të Alternativës Shqiptare. Kuvendi më parë ua ka vërtetuar mandatin këshilltarëve të përbërjes së re të parlamentit lokal.

Lejohen 30 projekte në dy vitet që vinë

Përfaqësuesit e komisionit mikst për bashkëpunimin shkencorë dhe teknologjik ndërmjet Malit të Zi dhe Sllovenisë e kanë nënshkruar sot në Podgoricë protokollin me të cilin lejohen 30 projekte për financim gjatë dy viteve të ardhshme. Siç është kumtuar nga Ministria për shkencë, protokollin e kanë nënshkruar sekretarja e këtij resori Similana Preleviq dhe shefi i shërbimit për bashkëpunimin ndërkombëtarë dhe punët evropiane në Ministrinë sllovene të arsimit, shkencës dhe sportit “TIT Neubauer”. Theksohet se në bazë të marrëveshjes ndërmjet qeverive të dy shteteve për bashkëpunimin shkencorë dhe teknologjik, Ministria për shkencë e Malit të Zi dhe Agjencia publike e Sllovenisë për veprimtari hulumtuese kanë shpallur konkursin për bashkëfinancimin e bashkëpunimit shkencorë dhe teknologjik ndërmjet Malit të Zi dhe Sllovenisë për periudhën 2018-2020.

Iniciohet procedura për kushtetutshmërinë e ligjit për Këshillin Gjyqësorë

Deputeti i pavarur Aleksandar Damjanoviq i ka propozuar Gjyqit kushtetues që të iniciojë procedurën për vlerësimin e pëlqimit me kushtetutën të dispozitave ligjore për plotësimet e ligjit për Këshillin gjyqësor dhe për gjyqtarët me të cilat u është vazhduar mandati anëtarëve të këtij trupi. Damjanoviq në letrën drejtuar kryetarit të gjyqit kushtetutes Dragolub Drashkoviq ka përkujtuar se parlamenti në afatin e paraparë me ligj nuk ka paraqitur përgjigje ndaj përmbajtjes së propozimit për vlerësimin e pëlqimit me kushtetutën të dispozitës të nenit 15 të ligjit për Gjyqin kushtetues të cilën Drashkoviq e ka kërkuar me 15 qershor.

Mali i Zi më së paku ka ekstremizëm dhe radikalizëm

Mali i Zi krahasuar me vendet e rajonit është më pak e goditur me problemin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimin i cili çon drejtë terrorizmit , ka vlerësuar sekretari shtetëror në Ministrinë e punëve të brendshme Dragan Pejanoviq. Pejanoviq i cili është edhe koordinues i ekipit operativ nacional për implementimin e planit aksionar për realizimin e strategjisë të pengimit të ekstremizmit të dhunshëm , është takuar sot me Dushica Zhivkoviq , shefe e zyrës të organizatës ndërkombëtare për emigrim në Mal të Zi. Siç është kumtuar nga ministria e punëve të brendshme, Pejanoviq ka theksuar se kjo ministri në kontinuitet zbaton aktivitete proaktive dhe preventive në fushën e luftës kundër terrorizmit , ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit dhe është e e hapur për forcimin e partneritetit me organizatën ndërkombëtare të emigracionit me qëllim të dhënies së përgjigjes adekuate në sfidat aktuale nga kjo fushë.

Kushtetuta është vija e kuqe në dialog

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova ka vija të kuqe në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe ato sipas tij, janë në Kushtetutën e vendit. Duke folur në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Haradinaj tha se kushdo që shkelë parimet e vendosura në Kushtetutë, do të shkarkohet, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën, me dy presidentët e mëparshëm të Kosovës. “Ju e dini se janë shkarkuar presidentë sepse kanë shkelur Kushtetutën. Ne kemi vija të kuqe, ne i kemi në Kushtetutën e vendit. Jemi të shpallur shtet, kemi territor. Nëse dikush del jashtë këtyre, ju e dini, është shkarkuar presidenti dy herë. Unë e kuptoj idenë që të nxjerrim vija të kuqe, që janë parimore, por ne e kemi kontratën nga e cila askush nga ne në Kosovë nuk guxojmë të dalim. Ajo është Kushtetuta e vendit. Konsensusi politik i brendshëm nuk është vetëm t’i mbrojmë vijat, por është që të afirmojmë të drejtën tonë”, tha Haradinaj. Kryeministri Haradinaj po ashtu tha se ka parë sinjale të mira nga dy partitë në opozitë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, rreth dialogut në Bruksel. Ai tha se në këtë fazë të dialogut duhet të përfshihen partitë e përfaqësuara në Kuvend, veçanërisht ato në opozitë. “Dialogu nuk ka alternativë dhe duhet të ecim drejt tij deklaroi Haradinaj. Qeveria, njoftoi Haradinaj, ka përgatitur një raport rreth arritjeve dhe sfidave të zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, që do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës. “Ajo që kemi dhënë në këtë raport është gjendja reale e të arriturave, të shkallës së zbatimit (të marrëveshjeve), por edhe sfidave, përfundoj Haradinaj.

Hoxha kërkon mbështetjen e Bundestagut për liberalizimin e vizave

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka qenë tema qendrore e takimit në mes të ministres së Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha dhe kryetarit të Komisionit të Bundestagut gjerman për çështjet e Bashkimit Evropian, Gunther Krichbaum. “Përkrahja e Gjermanisë për Kosovën, në veçanti nga Komisionet e Bundestagut dhe rekomandimet pozitive në Parlamentin Evropian kanë rëndësi të veçantë për proceset që po kalon vendi”, ka deklaruar ministrja Hoxha. Sipas një komunikate për media, Hoxha e ka siguruar përfaqësuesin e Bundestagut, Kirchbaum se Kosova nuk do të lejojë që lëvizja e lirë të dëmtohet nga askush. Gjatë vizitës në Gjermani, ajo është pritur edhe nga përfaqësues tjerë të Bundestagut dhe shtetit gjerman, me ç’rast është diskutuar rreth rekomandimeve që Kosova po i pret nga Komisioni Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave, marrë parasysh që Gjermania ka një rol shumë të rëndësishëm.

 

Thaçi s’ka mandat që t’i heqë vijat e kuqe në dialog

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta kundërshtojë rolin e presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë. Sipas LDK-së, Thaçi ‘pa asnjë autorizim, ende pa nisur mirë dialogu me Serbinë, i ka hequr të gjitha vijat e kuqe’. “Për LDK-në, shtetësia e Kosovës ka marrë zgjidhje përfundimtare gjatë procesit të Vjenës, ka marrë formë me Deklaratën e Pavarësisë dhe ka marrë legjitimitet ndërkombëtar me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, deklaroi Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së. Sipas Hotit, presidenti Thaçi nuk ka kompetenca kushtetuese dhe legjitimitet politik për të udhëhequr dialogun. Ai tha se për LDK-në, vijat e kuqe në dialog me Serbinë janë: integriteti territorial i Kosovës, karakteri unitar i shtetit dhe respektimi i frymës së Kushtetutës të Republikës të Kosovës në marrëveshjen që arrihet. Rezultati përfundimtar i dialogut sipas LDK-së, duhet të jetë normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy shteteve, i cili arrihet vetëm me njohje reciproke.

 

Marrëveshja për emrin mund të fuqizohet dhe pa firmën e Ivanovit

Drejtuesit e institucioneve, që nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri, Zoran Zaev, liderët e partive politike shqiptare dhe faktorë të tjerë, i kanë bërë thirrje presidentit Gjorge Ivanov që ta dekretojë Ligjin e miratuar për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit. Por, nga kabineti i kreut të shtetit ende nuk ka përgjigje, ndërsa bazuar nga qëndrimet e deritashme, është e vështirë të pritet ndonjë vendim pozitiv. Presidenti ka thënë se marrëveshja që parasheh emrin “Maqedonia e Veriut”, është “antikushtetuese dhe tradhti kombëtare”, ndërsa partia opozitare VMRO-DPMNE ka ngritur padi penale ndaj kryeministrit dhe deputetëve që e kanë votuar, duke i akuzuar “për shitje të interesave nacionale”. Njohësit e çështjeve politike dhe të drejtësisë thonë se kësaj radhe zgjidhje duhet të ketë pasi refuzimi i presidentit do të thotë edhe dështim i marrëveshjes. Analisti Albert Musliu thotë se Maqedonia nuk mund të mbahet peng për shkak të, siç thotë, inateve të presidentit.

Pompeo arrin në Phenjan, diskuton çështjet bërthamore

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, po qëndron në Phenjan ku është duke diskutuar rreth specifikave të procesit të denuklearizimit të Koresë Veriore dhe mënyrave për të përmirësuar marrëdhëniet në mes të dy kombeve. Pomepo është pritur në aeroportin e kryeqytetit verikorean nga ish-shefi i Inteligjencës, Kim Yong Chol dhe ministri i Jashtëm verikorean, Ri Yong Ho. Kjo njëherësh është vizita e tij e tretë prej muajit prill dhe e para prej mbajtjes së samitit të 12 qershorit në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un. “Liderët tanë kanë treguar përkushtim në samitin e Singaporit për denuklearizim të plotë të Koresë Veriore dhe kanë diskutuar idenë e asaj se si mund të transformohen marrëdhëniet SHBA-Kore Veriore”, është cituar të ketë thënë Pompeo derisa është nisur drejt Korenë Veriore. “Prej mbajtjes së samitit, konsultimet kanë vazhduar. Në këtë udhëtim unë synoj të shtoj disa detaje të këtij përkushtimi dhe të vazhdojmë procesin e zbatimit të asaj që kanë premtuar të dy liderët njëri-tjetrit dhe botës. Shpresoj se Koreja Veriore është e gatshme për ta bërë të njëjtën gjë”, ka thënë Pompeo.

Nis lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës

Tarifat e Shteteve të Bashkuara mbi mallrat e Kinës, në vlerë prej 34 miliardë dollarësh, hynë në fuqi, duke sinjalizuar fillimin e një beteje të gjithanshme tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Taksa 25% në importet kineze hyri në fuqi në mesnatë, sipas kohës në Uashington. Kina u kundërpërgjigj duke vënë tarifë të ngjashme prej 25% në 545 produkte amerikane, gjithashtu me vlerë prej 34 miliardë dollarësh. Pekini e akuzoi SHBA-në për, siç tha, fillimin e "luftës më të madhe tregtare në historinë ekonomike". “Pasi Shtetet e Bashkuara i aktivizuan tarifat e tyre kundër Kinës, masat e Kinës kundër Shteteve të Bashkuara hyjnë në fuqi menjëherë”, tha Lu Kang, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Pekin. Bart Hordijk, analist i tregut në kompaninë Monex Europe, me seli në Londër, tha se me hyrjen në fuqi të tarifave, “është e qartë se konflikti tregtar është real”. “Kërcënimet nuk kanë mbetur boshe dhe retorika tregtare e presidentit amerikan, Donald Trump, dëshmon të jetë më shumë sesa një hap që çon drejt negociatave”, tha Hordijk për BBC-në. Bashkimi Evropian - blloku më i madh tregtar në botë - e ka çuar rastin në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe ka ndërmarrë tarifa hakmarrëse ndaj SHBA-së nga 1 korriku. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Bashkimi Evropian do të bëjë çdo përpjekje për të shmangur luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara, porse edhe Uashingtoni duhet t'iu bashkohet këtyre përpjekjeve.

 

Të paktën 24 persona kanë vdekur pas një shpërthimi në Meksikë

Një seri e shpërthimeve në një depo të fishekzjarreve në Meksikë ka lënë të vdekur të paktën 24 persona dhe ka plagosur më shumë se 40 të tjerë. Shpërthimet më të mëdha kanë ndodhur pasi kanë arritur ekipet e emergjencës në Tultpec. Autoritetet kanë thënë se katër zjarrfikës dhe pesë zyrtarë policorë janë në mesin e viktimave në këtë shpërthim. Ky qytet, që gjendet 30 kilometra larg Meksiko Sitit, është i njohur si kryeqyteti i mjeteve piroteknike në këtë shtet. Tultepec po ashtu njihet edhe për organizimin e festivalit kombëtar të produkteve piroteknike. Ministri i Brendshëm meksikan, Alejandro Ozuna, ka bërë thirrje për “kontrollim të plotë” të lejeve për organizim të ngjarjeve pas shpërthimit, duke thënë se prodhimi “duhet të përmirësohet” për sigurinë e njerëzve.

Sot ndeshjet e para të çerekfinales të Kupër së Botës në futboll

Futbollistët e Francës dhe të Uruguajit do të luajn sot në qytetin Nizhnjih Novgorov ndeshjen çerek finales të kampionatit botëror në Rusi. Ndeshja ndërmjet dy kombëtareve ka filluar në ora 16. Për sot luhet edhe ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Brazilit në Kazanj me fillim në ora 20. Të shtunën për plasim në gjysmë finale do të luajnë Anglia dhe Suedia në qytetin Samara në ora 16 gjegjësisht Kroacia dhe Rusia në Soçi në ora 20. Ndeshjet gjysmëfinale në program janë me 10 dhe 11 korrik , kurse kampioni i ri botëror do të dihet pas finales e cila do të luhet me 15 të këtij muaji.

 

Nesër mot jostabil

Në jug dhe Bregdet mban mot kryesisht me diell , kurse në Veri i vranët dhe vende vende me reshje të shiut.

Temperaturat; në Podgoricë e H. Novi 33, Budvë 32, Tivar e Ulqin 31, Cetinë 29, Plavë e Rozhaj 28, Nikshiq 27, Beranë e Plluzhinë 26, Bijello Pole 25, Shavnik 24, Plevle e Zhablak 23, dhe në Kollashin 22 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot jostabil. Gjatë ditës në jug dhe Bregdet do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, kurse pasdite reshje e bubullimë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 33 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se