Žabljak
Pretežno oblačno
19.3 °C
Pljevlja
Malo oblačno
28.4 °C
Herceg Novi
Pretežno vedro
29.5 °C
Nikšić
Pretežno vedro
27.9 °C
Cetinje
Vedro
28.2 °C
Bar
Pretežno vedro
28.8 °C
Podgorica
Pretežno vedro
32.9 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
29.3 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
26.5 °C

Lajmet

05. 07. 2018.   >>  17:20 0

Lajmet 05.07.2018

05.07.2018

Parlamenti deklarohet lidhur me disa propozim ligje të shqyrtuara më parë 

Kuvendi i Malit të Zi, në vazhdim të seancës së sotme, është deklaruar  lidhur me  disa propozim ligje të shqyrtuara më parë në Parlament. Ndërkohë, deputetët, po ashtu, kanë debatuar lidhur me propozimet e Agjencisë për pengimin e korrupsionit  për  shkarkimin e anëtares së kësaj agjencie Vanja Qalloviq. Nga klubet e deputetëve opozitar kanë propozuar që para deklarimit të deputetëve, të pritet vendimi i Gjyqit administrativ lidhur me qëndrimet e kësaj agjencie.    

të rikujtojmë se kryeministri  i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të përgjigjet në parlament në pyetjet e përfaqësuesve të Klubeve të deputetëve në mbledhjen e caktuar për me 18 korrik.

Afati për dorëzimin e pyetjeve për kryeministrin në formë të shkruar është 72 orë para fillimit të seancës.

Në rend të ditës së kësaj seance , përveç orës së kryeministrit, janë edhe pyetjet e deputetëve  të cilat dorëzohen në formë të shkruar po ashtu 72 orë para fillimit të seancës.

Këshilli për sistemin politik, propozon anëtarët e Këshillit gjyqësor

Nebojsha Vuçiniq , Sreten Ivanoviq, Veselin Rackoviq  dhe Vesna Ratkoviq,  janë propozuar për  anëtarë të Këshillit gjyqësor nga radhët e juristëve eminent.

Ata, për këtë funksion i ka propozuar Këshilli për sistemin politikë , legjislaturë dhe administratë.

Për këtë propozim duhet të deklarohen deputetët në seancën e parlamentit, kurse për zgjedhjen e tyre nevojitet përkrahja e shumicës prej dy të tretave të deputetëve.

K.Posha; Hungaria, dëshiron ta sheh Malin e Zi sa më parë në BE

Hungaria dëshiron që Malin e Zi ta shoh sa më parë në BE, ka porositur ambasadori i këtij vendi në Podgoricë , Kristian Posha, dhe ka theksuar se Mali i Zi sot është shtet shumë më i përparuar se para 5 viteve.

Ndërkaq kreu i qeverisë Dushko Markoviq ka deklaruar se mbështetja e fuqishme dhe në vazhdimësi e Hungarisë për Malin e Zi gjatë procesit të anëtarësimit në NATO si dhe në procesin e integrimeve evropiane , në masë të madhe është meritë dhe rezultat i angazhimit të ambasadorit Posha. Ai, në pranimin lamtumirës të ambasadorit hungarezë, Posha, ka vlerësuar se angazhimi i tij ishte shumë më i madh se se ai protokolar diplomatikë.

Ambasadori, Posha, siç është kumtuar nga qeveria, e ka falënderuar kryeministrin, Markoviq, në besimin e Malit të Zi ndaj Hungarisë, e cila ishte vendi kontakt  gjatë integrimit në NATO.

Pagesa e tatimeve mbi planin e paraparë

Në gjysmën e parë të këtij viti janë inkasuar 488 milion euro tatime, ose 57 milion më tepër se në vitin e kaluar dhe 36.5 milion euro mbi planin , ka kumtuar drejtoria e tatim pagimeve.

Grumbullimi i përgjithshëm i bruto të ardhurave të cilat i administron drejtoria e tatim pagesave të Malit të Zi në qershor të vitit 2018 ka qenë mbi 97 milion euro ose 10.3 për qind nga plani i realizuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar . Rritja e pagesave  krahasuar me planin dhe  me realizimet e vitit të kaluar është shënuar  tek të gjitha format e të ardhurave  dhe në veçanti duhet theksuar pagesa e tatimeve në vlerën shtesë  në shumë prej 16.327 milion euro duke e tejkaluar për 1 milion euro realizimin e qershorit të vitit të kaluar dhe planin e pagesës mbi këto baza , si dhe pagesa e tatimeve në fitimin e personave juridik në shumë prej 4.41 milion euro .

Bashkëpunimi i mirë ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë  në rolin e NATO aleatëve, do të përparohet dukshëm në periudhën e ardhshme, është vlerësuar gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes të dy vendeve, Predrag Boshkoviq dhe Nuretin Canikli. Ministri turk ka theksuar se vendi i tij i është përkushtuar forcimit të lidhjeve miqësore dhe avancimit të bashkëpunimit mbrojtës me Malin e Zi .

Boshkoviq, në veçanti ka theksuar rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e industrisë mbrojtjes duke pasur para sysh se Mali i Zi, duke iu bashkuar sistemit të mbrojtjes kolektive, është përcaktuar për investime të vazhdueshme me qëllim të forcimit të aftësive të forcave të veta dhe me qëllim të përgjigjes adekuate ndaj sfidave bashkëkohore të sigurisë.

Canikli,  ka përmendur rezultatet të cilat i ka shënuar Mali i Zi në reformën e sistemit mbrojtës duke shtuar se Mali i Zi, është prezantuar si partner kredibël i Bashkësisë ndërkombëtare. Ai ka theksuar se çelësi i stabilitetit rajonal dhe paqes afatgjate të vendeve të Ballkanit Perëndimor, qëndron në integrimet evropiane dhe se anëtarësimi i vendeve të rajonit në aleancë është garancia më e mirë për paq dhe stabilitet në këtë pjesë të Evropës.

Nesër, prezantimi i Pilot-programit prindëror 

Pilot programi prindëror në Mal të Zi, me titull “Dashuria prindërore për shëndetin gjithë jetës për fëmijët e vegjël”, do të prezantohet nesër në Podgoricë është paralajmëruar  nga Fondi i fëmijëve i Kombeve të Bashkuara, UNICEF.

Me nxitjen e pjesëmarrjes në programin e prindërisë pozitive  tek prindërit, forcohet njohja e zhvillimit të fëmijëve, përparohet komunikimi ndërmjet prindërve dhe fëmijëve dhe arrihen  shkathtësia për zbatimin e praktikave pozitive  dhe jo të dhunshme të prindërve. thuhet në kumtesën e UNICEF-it.

Qëllimi i tubimit, siç theksohet, është që të prezantohet pilot programi dhe të nxitet diskutimi për përhapjen e tij dhe të programeve të ngjashme prindërore.

Siç theksohet , në Mal të Zi në vitin 2013 është realizuar sondazhi i cili ka treguar se mbi 65 për qind të fëmijëve prej moshës 1 deri në 14 vjeçare janë përballuar me agresionin psikik  në familje një muaj para realizimit të sondazhit, kurse 31 për qind të fëmijëve kanë qenë të përballur me dënime fizike.

Ka filluar kontrollimi i komunikacionit nga ajri 

Aksioni i quajtur “Helikopter”  me të cilin do të mbikëqyrën rrugët më të frekuentuara magjistrale dhe do të  kontrollohet komunikacioni rrugorë nga ajri ka filluar sot dhe do të zgjas deri në fund të sezonit veror turistik. Shefi i shtabit të aksionit operativ “Vera 2018” Nikolla Janjusheviq, ka përkujtuar se aksioni “Helikopter” realizohet tash 9 vjet me radhë , kurse qëllimi i tij është mbikëqyrja dhe kontrollimi i komunikacionit rrugorë nga ajri.

Nëpunësit policorë do të mbikëqyrin nga helikopteri  rrugët me të frekuentuara magjistrale gjatë sezonit turistik  dhe do të regjistrojnë kundërvajtjet më të rënda në komunikacion të cilat rrezikojnë sigurinë, ka theksuar Janjusheviq, në konferencën për gazetarët.

Ai, ka sqaruar se nëpunësit policorë do ti njoftojnë kolegët në terren me qëllim që të sanksionohen shoferët të cilët do ti shkelin rregullat e komunikacionit. Sipas fjalëve të tij gjatë 6 muajve të parë të këtij viti është përmirësuar dukshëm situata e sigurisë në komunikacionin rrugor në shtet.

Rreth 600 mijë vende të reja pune në rajon brenda disa viteve të kaluara 

Ballkani perëndimor  me mbi 600 mijë vende të reja të punës të hapura gjatë disa viteve të kaluara është kthyer në rrugën e përparimit ekonomik , është theksuar në tubimin e këshillit për bashkëpunimin rajonal në Bruksel. Në prezantimin e rezultateve të realizimit të strategjisë së përparimit të rajonit Evropa jug lindore 2020, është kumtuar se edhe ekonomitë e vendeve  të Ballkanit Perëndimorë prej vitit 2010 janë më të pasura për gjysmë milion njerëz me shkollim superior. , kur është fjala për forcën e punës. Sekretari i përgjithshëm i qendrës rajonale Goran Svillanoviq në hapjen e takimit të 5 vjetorë të Këshillit drejtues të strategjisë  “Evropa jug lindore 2020” ka deklaruar se rajoni e ka rritur vëllimin e tregtisë me BE  për 33 milion euro. Ai ka shtuar se Mali i Zi dhe Serbia janë lider në rajon  sipas numrit të punësuarve duke shtuar se është shënuar progres i rajonit edhe kur është fjala për investimet e huaja dhe se në rajon janë investuar gjithëseit 5 miliardë euro investime të jashtme , prej të cilave 50 për qind në Serbi.

A.Vuçiq; Në takimet me shtetas të huaj, më së shumti flitet rreth Kosovës 

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim në Selanik, ku po marrin pjesë liderët e katër shteteve: Gerqia, si nikoqire, Rumania,Bullgaria dhe Serbia, biseduan për infrastrukturën në rajon, por u bë fjalë edhe për çështjet politike, sidomos për Kosovën.

Që para takimit, kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, në deklaratën e vet kërkoi që liderët e dy vendeve që deri tani nuk e kanë njohur Kosovën, ta vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim.

I pyetur nëse ka një “anije të diplomacisë” në baza ditore dhe çfarë po ndodh aktualisht me negociatat për Kosovën, Vuçiq tha se bisedimet u mbajtën çdo javë, por asgjë nuk u arrit në mënyrë të konsiderueshme.

Ai hodhi poshtë qëndrimin e politikanëve serbë, të cilët pretendojnë se çështja e Kosovës nuk është çështja më e rëndësishme në kontekstin e integrimeve evropiane të Serbisë.
Vuçiq tha se në takimet me shtetas të huaj, nga 120 minuta bisedime, rreth Kosovës flet 119.5 minuta. 

Shqyrtohet kërkesa e pjesëtarëve serb të FSK për dorëheqje 

Tetë pjesëtarë serbë kanë paraqitur të hënën kërkesën për dorëheqje nga FSK-ja. Lidhur me këtë çështje, kryeministri Haradinaj ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë. Sipas zyrtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një kërkesë e tillë ka ardhur pas presionit të vazhdueshëm të Beogradit ndaj këtyre pjesëtarëve.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ibrahim Shala, ka thënë sot për lajmi.net se rasti në fjalë do të shkojë sipas rregullores.

Ai ka bërë të ditur se afati për marrjen e një vendimi është deri në 6 muaj.

Për këtë çështje ka folur sot edhe kryeministri Haradinaj.

Ai ka thënë se një presion i tillë i Beogradit është krim ndaj qytetarëve të Kosovës dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Vlen të theksohet se tash e një kohë të gjatë krerë shtetërorë të Beogradit kanë bërë thirrje të shumta që komuniteti serb mos t’i bashkohet Ushtrisë së Kosovës.

Madje, dy prej tyre ishin arrestuar në territorin e Serbisë.

A.Cipras; Marrëveshja e Prespës, perspektivë e re për rajonin 

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, e ka vlerësuar si një perspektivë të re për të gjithë rajonin Marrëveshjen e Prespës.

Këto deklarata Cipras i bëri pas takimit me kryeministrat e Bullgarisë, Rumanisë dhe Kryetarin e Serbisë.

“Para një viti ishte e pa paramenduar se do të arrihej marrëveshja, por tash marrëveshja historike e Prespës është fakt dhe jep perspektivë të re për gjithë rajonin”, tha kryeministri grek, Aleksis Cipras.

Më tepër se 1.000 njerëz janë mbytur në Detin Mesdhe këtë vit   

Mbi 1.000 njerëz janë mbytur në Detin Mesdhe këtë vit, duke lundruar nga Libia për në Evropë, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

Rreth 204 vetë kanë vdekur vetëm në ditët e fundit, pasi kontrabanduesit i futën në anije të pasigurta, tha organizata, transmeton REL.

Sipas saj, kontrabanduesit po i bindin migrantët të kalojnë detin, duke iu thënë se pritet të vihen kontrolle më të mëdha në Mesdhe, në ditët në vijim.

Fluksi i migrantëve është shumë më i vogël se në vitin 2015, kur mijëra njerëz kanë kaluar detin nga Afrika e Veriut për në Evropë.

Rruga tjetër, nga Turqia për në Greqi, e cila është përdorur nga mbi një milion njerëz në vitin 2015, është mbyllur dy vjet më parë.

E.Macron; Qendrat e emigrantëve në Afrikë, të udhëhiqen nga vendet atje 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në një intervistë për BBC-në se planet e Bashkimit Evropian për të ndërtuar qendra për përpunimin e migrantëve në Afrikën e Veriut nuk do të funksionojnë, nëse procesi nuk udhëhiqet nga vendet atje.

Duke folur gjatë një vizite në Nigeri, Macron tha se shumë vende afrikane janë të shqetësuara se qendrat e tilla do të veprojnë si një faktor tërheqës për migrantët.

Deri më tani, asnjë vend afrikan nuk ka rënë dakord për ngritjen e këtyre qendrave.

Udhëheqësit e BE-së u pajtuan për eksplorimin e një ideje të tillë javën e kaluar, në një samit në Bruksel.

Macron tha se Evropa do të përballet me migrimin nga Afrika me dekada, për shkak të, siç u shpreh, ritjes së paplanifikuar të popullsisë në Afrikë.

Ai është kritikuar për deklarata të tilla në të kaluarën dhe disa e kanë akuzuar për përsëritje të retorikës koloniale.

Por, Macron po ashtu tha se BE-ja nuk mund të marrë vendime për vendet afrikane.

Sulme intensive ajrore në provincën Daraa, në Siri 

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe një organizatë opozitare kanë thënë se Qeveria Siriane dhe forcat ajrore ruse kanë nisur sulme intensive në zonat e kontrolluara nga rebelët në provincën jugperëndimore, Daraa, transmeton AP.

Vala e re e sulmeve ka ardhur pas katër ditëve të qeta, në të cilat rebelët kanë negociuar me forcat ruse se si t’i japin fund dhunës.

Sulmet e para kanë nisur në pasditën e së mërkurës, pasi bisedimet kanë dështuar.

Vëzhguesi Sirian ka raportuar për rreth 600 sulme ajrore në Daraa, si dhe në zonat e kontrolluara nga rebelët, përkatësisht në zonën e kontestuar që po ashtu gjendet në këtë kryeqytet.

Mbrojtja Civile e opozitës ka thënë se anëtarët e saj kanë evakuuar të enjten të plagosurit nga Daraa dhe fshatrat e afërt.

Ofensiva e Qeverisë në Daraa ka nisur më 19 qershor, duke detyruar 330,000 persona të shpërngulen nga ajo zonë.

Kina paralajmëron se tarifat e saj mbi mallrat amerikane do të hyjnë në fuqi pas taksave të SHBA 

Shtetet e Bashkuara “po i hapin zjarr botës” me tarifat mbi importe, tha Qeveria e Kinës.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar taksa mbi importet nga Kina, në vlerë prej 34 miliardë dollarësh, të cilat pritet të hynë në fuqi të premten.

Trump ka kërcënuar se do të përshkallëzojë konfliktin tregtar me taksa të reja, nëse Pekini hakmerret.

Kina ka thënë se “nuk do të godasë e para”, por e ka bërë të qartë se tarifat e saj mbi mallrat amerikane do të hyjnë në fuqi menjëherë pas taksave të SHBA-së mbi prodhimet kineze.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Gao Feng, paralajmëroi se tarifat e propozuara të SHBA-së do të godasin zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar, përfshirë kompanitë e huaja në Kinë.

Nesër, mot i ngjashëm 

Sot në Mal të Zi, mban mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Temperaturat në orën 14:

 Podgoricë 32, Tivar 30, H. Novi e Budvë 29, Cetinë, Nikshiq, Kollashin, Ulqin, Shavnik e Rozhaj 28, Plluzhinë 27, Beranë, Plevle, Plavë e B. Pole 26  dhe në Zhablak 25 g.

          Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Në orët e pas ditës,  kryesisht,  në veri të vendit janë të mundshme edhe reshje e bubullimë lokale.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 24 deri në 36. g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se