Žabljak
Oblačno
-4.2 °C
Pljevlja
Oblačno
-0.9 °C
Herceg Novi
Oblačno
10.3 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
3.8 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
9.1 °C
Bar
Umjereno oblačno
12.2 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
10.0 °C
Ulcinj
Umjereno oblačno
9.5 °C
Kolašin
Oblačno
-0.8 °C

Lajmet

04. 07. 2018.   >>  17:20 0

Lajmet 04.07.2018

04.07.2018

Deputetët debatuan për ndryshimin e ligjit për fondin e pakicave

Në Kuvendin e Malit të Zi përfundoi sot debati për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit lidhur me Fondin për pakica. Raportin e fundit të këtij fondi e paraqiti drejtori i drejtorisë për mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë Leon Gjokaj i cili në arsyetimin para deputetëve tha se ndryshimet e planifikuara kanë të bëjnë me projektet e këtij fondi por edhe mbikëqyrës më të madhe të mjeteve të shpenzuara. Në debat pastaj u përfshi edhe deputetet e opozitës  ndërkohë që nga Partia Demokratike Socialiste (PDS) konsiderojnë se në këtë mënyrë nxiten transparenca shumë më e madhe në punët e këtij fondi derisa nga Fronti Demokratik theksuan se me terminin “pakica” gjithnjë e më shumë po manipulohet ndërkohë që konsiderojnë se popullata serbe në Mal të Zi është e diskriminuar. Në debat u përfshi edhe Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmet Zenga  i cili theksoi se në Mal të Zi nuk ka të rrezikuar. Raportin dhe ndryshimet e ligjit u përkrahen edhe nga deputetet e Partisë Boshnjake dhe Kroate, derisa opozita nuk i përkrah këto propozime. Kuvendi e vazhdon punën.

Janë të domosdoshme rezultate në kapitujt 23 dhe 24

Mali i Zi duhet të tregojë gatishmëri më të madhe dhe rezultate më të më të mira në kapitujt 23 dhe 24 në mënyrë që progresi në lëmit tjera të mos bllokohet u vlerësua në debatin “Bisedimet me UE – dikur dhe sot “ që po mbahet sot në Podgoricë. Panel debatin e organizon zyra për integrimet evropiane në bashkëpunim me Unionin malazeze pan evropianë me rastin e shënimit të 6 vjetorit të fillimit të bisedimeve të Malit të Zi me Unionin Evropianë. Bashkëbiseduesi kryesor në procesin e bisedimeve për anëtarësimin e Malit të Zi në UE, Aleksandar Drleviq përkujtoi se qasja e re e bisedimeve në planë të parë vendos kapitujt 23 dhe 24 që janë më sfiduese dhe më komplekse. Kjo qasje, siç theksoi ai, ka anët e veta të mira dhe jo të mira. “Mendoj që ana e mirë është se që nga fillimi kemi filluar me kapitujt më sfidues”, tha Drleviq, duke shtuar se problem paraqet ajo që progresi në kapitujt tjerë varet nga përparimi që realizohet n kuadër të kapitujve 23 dhe 24. Sipas fjalëve të Drleviq, reformat duhet zbatuar në kuadër të këtyre dy kapitujve që janë më të kërkueshmit dhe më të ndjeshmit.

Qeveria harton strukturë dhe dokumente paralele për bisedime

Qeveria e Malit të Zi me këmbëngulje vazhdon që të hartojë strukturë paralele për bisedime por edhe dokumente paralele në raport me ato ekzistuese, nga përgatitja dhe përcjellja e të cilave janë përjashtuar Organizatat Joqeveritare, vlerësuan nga Instituti Alternativa. Ata thonë se Qeveria pasi që themeloi Këshillin për sundimin e ligjit, si strukturë paralele të grupeve punuese për kapitujt 23 dhe 24 me qëllim plotësisht të njëjtë, në muajin shkurt miratoi edhe planin dinamik të punës në masat e përkohshme dhe përfundimtare të kapitujve për bisedime të Malit të Zi me UE.

Sot u zgjedh kryetari i përkohshëm i Këshillit gjyqësor

Sot u mbajt mbledhja konstituive e Këshillit gjyqësor në të cilën u zgjedh kryetari i përkohshëm i këtij trupi. Mbledhja ishte konvokuar nga kryetarja e Gjyqit suprem të Malit të Zi Vesna Medenica. Në këtë mbledhje kryetarit të deritashëm Mlladen Vukçeviq, sipas njoftimeve, ju vazhdua mandati. Mandati i anëtarëve të Këshillit gjyqësor  u ka skaduar me 2 korrik ndërkohë që sipas ndryshimet dhe plotësimet e ligjit që u miratuan në parlament, atyre u vazhdohet mandati deri në zgjedhje të përbërjes së re. Këshilli kuvendor për sistemin politik, legjislaturë dhe administratë ka filluar procedurën për zgjedhjen e 4 anëtarëve të Këshillit të cilët janë juristë eminent, për zgjedhjen e të cilëve nevojitet shumica e dy të tretave të votave në parlament. Në shpallje për këto vende janë paraqitur 14 kandidatë të cilët dje u morën në dëgjime kontrolluese në mbledhjen e Këshillit. Ndërkohë, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanovi, shpalli katër anëtarët e Këshillit Gjyqësorë, të cilët zgjedhen nga ana e Konferenca e gjyqtarëve.    

Mali i Zi synon në avancimin e synimit me aleatët e NATO-s

Bashkëpunimi i Malit të Zi dhe Izraelit, shtete të cilat ruajnë marrëdhënie të mira tradicionale , janë forcuar në lëmin e sigurisë me fokus të posaçëm në fushën e modernizimit, pajisjeve dhe sajber mbrojtjes.  Kështu u vlerësua sot në takimin e Ministrit të mbrojtjes të Malit të Zi Predrag Boshkoviq me Drejtorin e përgjithshëm në ministrinë izraelite për punë të jashtme Juvall Rotem, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi. “Mali i Zi si shteti më i ri i aleancës së NATO-s synon në avancimin e bashkëpunimit bilateral me aleatët e NATO-s dhe vendet partnere”, deklaroi Boshkoviq. Nga Ministria e mbrojtjes po ashtu u kumtua se Boshkoviq dhe Rotem biseduan edhe për prioritetet aktuale dhe planet për zhvillimin e sistemit mbrojtës të Malit të Zi dhe për kontributet konkrete të ushtrisë së Malit të Zi në sistemin kolektiv të mbrojtjes.

Modeli ndërkufitarë i bashkëpunimit kulturor

Ministria e kulturës si partner kryesor në projektin “Monet”, i cili realizohet në kuadër të programit ndërkufitarë të bashkëpunimit të Italisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, në dy ditët e ardhshme do të organizojnë takimin hyrës me të cilin do të prezantohen aktivitetet kryesore. Nga ky resor thonë se qëllimi kryesor i projektit realizimi i të cilit do të zgjasë deri në muajin prill të vitit 2020 me krijimin e Rrjetit të muzeve dhe lokaliteteve kulturore si dhe të promovimit të trashëgimisë natyrore dhe kulturore me valorizimin e muzeve në aspektin e menaxhimit të infrastrukturës dhe shërbimeve. Po ashtu theksohet se partner në këtë projekt janë  muzeu “Pino Pascali”, Universiteti “Molize Aratro” dhe rajoni Pula nga Italia, Galeria kombëtare e arteve nga Tirana dhe Muzeu fotografik “Marubi” nga Shkodra. Partnerë ndihmës në këtë projekt plan edhe Ministria e kulturës së Shqipërisë dhe komuna Leqe nga Italia.

Inspekcioni  vërtetoi  2,39 mijë parregullsi

Drejtoria për punët inspektues nga 11  deri me 30 qershor, ka realizuar diçka më shumë se 3,88 mijë kontrollime, në kuadër të të cilave ka vërtetuar 2,39 mijë parregullsi.“Në bazë të parregullsive të vërtetuara, inspektorët kanë shqiptuar masën e shkeljeve në 869 raste, derisa për 820 raste ka sjellë vendime përkatëse”, thuhet në kumtesën e kësaj Drejtorie. Në bazë të shkeljeve të realizuara, siç thonë ata, janë lëshuar 2 mijë urdhëresa për kundërvajtje me dënime përkatëse në të holla në shumë të përgjithshme prej 647,91 mijë euro, dhe janë sjellë 5 kërkesa për inicimin e procedurave për kundërvajtje. Kjo Drejtori inspektuese që nga 11 qershori i këtij viti ka filluar kontrollin më rigoroz në Komunat bregdetare dhe në Qendrat turistike malore, ku janë të angazhuar 70 inspektor.

Në tri raste shkelen supozimet e pafajësisë

Mediat e shkruara në muajin maj kryesisht kanë raportuar për fëmijët dhe të rinjtë dhe në tri raste e kanë shkelur supozimin e pafajësisë, tregojnë të dhënat  e monitorimit të mediave në kuadër të projektit “Të “PA” përfaqësuarit në media”. Me monitorim është shënuar se e drejta në privatësi nuk është shkelur, por është shkelur supozimi i pafajësisë në tri tekste të botuara, në dy raste me titull jo adekuat dhe në rastin tjetër me përmbajtjen e tekstit joadekuat, theksohet në kumtesë. Sipas monitorimit, në muajin Maj janë publikuar 399 tekste në të cilat përmenden grupet e margjinalizuara. Me monitorim janë përfshirë gazetat ditore, “Vjesti”, “Dan”, “Pobjeda” dhe “Dnevne Novine”.

Tërmet në Shqipëri, dridhjet ndihen edhe në Mal të Zi

Rreth mesdite Shqipërinë e ka goditur sot një tërmet, epiqendra e të cilit ishte 31 kilometra në veriperëndim të Tiranës. Sipas të dhënave të publikuara tërmeti ishte i magnitudës 5.2 ballësh. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, si edhe në Mal të Zi por edhe në Kosovë. Nuk është raportuar për pasoja, qoftë për jetët e njerëzve apo dëme materiale. Mediat në Shqipëri kanë njoftuar se tërmeti ka shkaktuar panik te banorët e kryeqytetit, të cilët kanë dalë jashtë banesave. Pas tërmetit të parë, ishte ndje edhe një lëkundje më e vogël që e kishte epiqendrën në Adriatik.

Serbia të mos e kundërshtojë pranimin e Kosovës në OKB

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, lidhur me Kosovën, deklaroi se ”nëse do të kemi ndonjë kompromis të pranueshëm në tavolinë, para së gjithash për Serbinë, besoj se populli do të qëndrojë prapa kryetarit dhe qeverisë”. Në një intervistë për “Veçernje novosti”, në një nga pyetjet se a mund ta mendojë se populli do ta hedhë poshtë marrëveshjen obligative me Kosovën, Brnabiq deklaroi “kjo nuk mund të ndodhë gjithmonë ashtu, por do të ishte mire që populli ta marrë përgjegjësinë për të ardhmen e vet”. Ajo shtoi se “Beogradi zyrtar, në këtë momentum, ka guximin politik ta nisë dialogun serioz përreth Kosovës dhe që nuk do të ketë ndryshim në qeveri derisa zhvillohet dialogu me Kosovën”, transmeton RTKlive.

“Politikë e përgjegjshme është kur bën çmos për të arritur kompromisi që siguron , stabilitet afatgjatë dhe siguri për gjeneratat e ardhshme”, deklaroi Brnabiq, si përgjigje ndaj pyetjes se a ka vlerë të mbahet dialogu me Prishtinën zyrtare, kur Fuqitë e Mëdha kërkojnë nga Serbia që të mos e kundërshtojë pranimin e Kosovës në OKB.

Haradinaj kërkon bashkëpunim më të madh me Britaninë e Madhe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, me ç’rast ka treguar vullnetin e palës kosovare për bashkëpunim bilateral në mes të dy vendeve. Gjatë bisedës me Moore, Haradinaj ka folur për prioritetet e qeverisjes së tij, agjendën integruese të Kosovës dhe përkushtimin në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Moore në anën tjetër ka vlerësuar progresin e Kosovës, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë angazhimin e saj në Kosovë, duke e mbështetur këtë vend në procese të rëndësishme dhe në rrugën evropiane. Haradinaj ka falënderuar Britaninë e Madhe për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në shumë fusha. Përveç tjerash, në takim është diskutuar edhe për përgatitjet e Kosovës për pjesëmarrje në Samitin e Londrës, i cili do të mbahet javën që vjen.

Veseli kërkon mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar në Holandë, kryetaren e Senatit të këtij shteti, Ankie Broekers-Knol, me të cilën ka diskutuar perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën e mbështetjes së Holandës në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai ka deklaruar edhe një herë se, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se ky shtet e meriton lëvizjen e lirë në zonën Shengen. Kryesenatorja holandeze, Ankie Broekers-Knol, ka thënë në anën tjetër se Holanda mbështet Kosovën në procesin e integrimeve evropiane. Kosova pret nga Komisioni Evropian që këto ditë të dalë me rekomandime pozitive në lidhje me liberalizim të vizave, ndërkaq deri në dhjetor të përmbyllet i gjithë procesi. Në rast të liberalizimit, qytetarët e Kosovës do të mund të lëviznin lirshëm në zonën Shengen, nga fillimi vitit 2019.

Referendumi për emrin në fund të shtatorit ose tetorit

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në një intervistë për emisionin “200” i cili u transmetua mbrëmë  në Alsat, tha se referendumi për emrin do të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. Zaev për herë të parë deklaroi se preferon që referendumi të jetë konsultativ, por me rezultat obligues. Zaev kërkoi mbështetje nga qytetarët në referendumin e vjeshtës me qëllim që Maqedonia të vazhdojë rrugën e nisur drejt integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Trump do të emërojë diplomaten Kavalec ambasadore në Shqipëri

Presidenti Donald Trump njoftoi synimin për të emëruar Kathleen Ann Kavalec nga Kalifornia si Ambasadore e SHBA në Shqipëri, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me mbi tre dekada përvojë si diplomate. Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve të Rusisë, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA në UNESCO në Paris, Zëvendës Koordinatore e Ndihmës në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtimin dhe Stabilizimin. Kavalec ka mbaruar Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe ka një master nga Universiteti Georgetown. Flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze. 

Nëse nuk ka stabilitet në Bosnje, nuk ka as në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Nuretin Canikli, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, tha se ky vend është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak të pozicionit gjeostrategjik. "Nëse nuk ka stabilitet në Bosnje, nuk ka as në Ballkan. Rrjedhimisht, nuk ka as në Evropë. Është shumë e rëndësishme që Bosnja të ruajë paqen, stabilitetin dhe sigurinë. Turqia e mbështet në mënyrë aktive Bosnjën në rrugën e saj kah Bashkimi Evropian dhe NATO-ja", tha Canikli. Ai i bëri këto komente pas takimit me ministren e Mbrojtjes së Bosnjës, Marina Pendesh. Pendesh tha se me homologun e saj turk është rënë dakord se "stabiliteti dhe siguria janë faktorë kyçë jo vetëm për këtë pjesë të Evropës".

Gati për masa mbrojtëse në kufi për emigrantët

Austria kumtoi se është e gatshme të zbatojë masa të caktuara mbrojtëse në kufijtë e saj, nëse Gjermania miraton kontrolle më të rrepta për emigracionin, të shpallura dje nga qeveria e saj. Në deklaratën e qeverisë austriake thuhet se Vjena “është gati sidomos të marrë masa për të mbrojtur kufijtë jugorë", që përfshijnë ato me Italinë dhe Slloveninë. Austria nuk njoftoi se për çfarë masash bëhet fjalë. Koalicioni qeverisës i Gjermanisë është i ndarë në çështjen e emigracionit: Partia e kancelares Angela Merkel përkrah një qëndrim më mikpritës ndaj emigrantëve, ndërsa partneri i saj bavarez i koalicionit kërkon kontrolle më të rrepta se kush duhet të lejohet dhe kush jo. Mosmarrëveshjet kërcënonin ta nxisnin Merkel për të kërkuar një koalicion të ri ose për të thirrur zgjedhje të reja, ndërkohë që ata arritën një formë pajtimi. Marrëveshja parashikon krijimin e qendrave të tranzitit ku do të mbaheshin azilkërkuesit ndërsa bëhet vlerësimi i rasteve të tyre. Nëse zbulohet se kanë aplikuar për azil në një vend tjetër të Bashkimit Evropian, ata do të kthehen në atë vend ose në Austri, në varësi të marrëveshjes me qeverinë austriake.

Turqia bart disa kompetenca te presidenti

Turqia ka bartur përmes një dekreti disa kompetenca te presidenti, duke rritur rolin ekzekutiv të kësaj pozite, që ka rezultuar nga zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të mbajtura muajin e kaluar, transmeton Reuters. Dekreti, i prezantuar në gazetën zyrtare, paraqet ndryshime të ligjeve nga viti 1924 deri më 2017, duke ndryshuar kompetencat e kryeministrit dhe ministrave dhe duke i bartur disa te presidenti dhe zyra e tij. Në një referendum të mbajtur vitin e kaluar, shumica e votuesve kanë mbështetur presidencë me më shumë kompetenca ekzekutive. Ndryshimet politike kanë nisur pas triumfit të presidentit, Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet e 24 qershorit. Qeveria ka prezantuar dekrete të tilla, prej shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila është vendosur si pasojë e tentimeve të dështuara për grushtshtet në korrik të vitit 2016. Erdogan ka premtuar se do ta heqë këtë masë nëse fiton zgjedhjet. Ndryshimet e reja do të nisin së zbatuari kur Erdogan të bëjë betimin në parlament më 8 dhe 9 korrik.

Putin planifikon të takojë Netanyahun dhe emirin e Katarit

Presidenti rus, Vladimir Putin planifikon që javën tjetër të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe emirin e Katarit, nëse ai udhëton drejt Moskës për të shikuar ndeshjen në Kampionatin e futbollit për Kupën e Botës, ka njoftuar Kremlini. Rusia është nikoqire e këtij Kampionati, që përfundon më 15 korrik. “Takimet janë planifikuar dhe do të zhvillohen nëse mysafirët realizojnë udhëtimet e tyre në ndeshjet e Kupës së Botës”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para gazetarëve. Zyra e Netanyahut ka njoftuar se lideri izraelit do të takojë Putinin në Moskë më 11 korrik. Ndeshja finale e këtij Kampionati zhvillohet më 15 korrik në Stadiumin Luzhniki në Moskë.

Senatorët republikan amerikan, vizitë në Moskë

Disa senatorë republikan amerikan u takuan me zyrtarë rusë në një vizitë të rrallë në Moskë, duke ngritur çështje të mprehta si Ukraina, Siria, ndërhyrja në zgjedhje. Vizita vjen përpara takimit të planifikuar mes presidentëve të të dy vendeve, në Helsinki më 16 korrik si dhe në një kohë tensionesh të larta mes Rusisë dhe Perëndimit mbi konflikte të ndryshme e mosmarrëveshje politike. Delegacioni amerikan u takua me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov dhe ligjvënësit e të dy dhomave të parlamentit rus, Dumës, dhomës së ulët të parlamentit dhe Senatit. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara u pajtuan që diplomatët e tyre të lartë të takohen pas samitit të presidentëve të të dyja vendeve, që do të mbahet këtë muaj, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Presidenti amerikan Donalld Trump po përpiqet t’i afrohet presidentit rus Vlladimir Putin në një kohë kur lidhjet e udhëheqësit amerikan me disa nga aleatët e tij perëndimorë janë tensionuar. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov njoftoi se nuk ishte planifikuar ndonjë takim i senatorëve amerikanë me Putin. Vizita e tyre zgjat deri të enjten. Peskov tha se Kremlini ishte "shumë i kënaqur" që senatorët po vizitonin Rusinë.

Çfarë është 4 korriku?

4 korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita në vitin 1776 kur delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania. Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada, koncerte dhe piknikë. Ndërsa miliona amerikanë festojnë, zyrtarët lokalë dhe federalë të zbatimit të ligjit punojnë për të siguruar që festimet të zhvillohen pa incidente. Policia do të jetë kudo e pranishme në qytetin e Nju Jorkut, ku do të zhvillohet shfaqja më e madhe e fishekzjarreve. Vitin e kaluar, rreth 3 milionë njerëz u mblodhën në qytet për të festuar festën. Një prani e madhe policore pritet gjithashtu në Uashington, ku qindra mijëra njerëz do të shohin shfaqjen e fishekzjarreve dhe do të dëgjojnë një koncert pranë Kongresit. Më 2 korrik 1776, Kongresi Kontinental votoi në favor të pavarësisë. Dy ditë më vonë, delegatët nga 13 kolonitë amerikane miratuan Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar nga Thomas Jefferson. Disa studiues konstitucional argumentojnë se amerikanët duhet të festojnë në të vërtetë më 2 korrik - dhe jo 4 korrik - për shkak të votimit historik. Rebelimi i Shteteve të Bashkuara kundër britanikëve kishte filluar një vit më parë, më 1775 dhe vazhdoi derisa Shtetet e Bashkuara dhe Britania nënshkruan Traktatin e Parisit në vitin 1783, i cili zyrtarisht njohu pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe nesër mot i kthjellët dhe i nxehtë

Në Mal të Zi sot po mban mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, në veri me vranësira të pakta lokale dhe bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë e Herceg Novi 32 g, Tivar, Budvë, Bijello Pole e Beranë 30, Cetinë 29, Ulqin, Plevle, Kollashin, Plavë e Rozhajë 28, Nikshiq 27 dhe në Zhablak 22 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërohet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë , në veri pasdite janë të mundshme vranësira të pakta, reshje të mundshme dhe bubullimë lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jenë prej 12 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 24 deri në 35 gradë  celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se