Žabljak
Oblačno
-4.2 °C
Pljevlja
Oblačno
-0.9 °C
Herceg Novi
Oblačno
10.3 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
3.8 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
9.1 °C
Bar
Umjereno oblačno
12.2 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
10.0 °C
Ulcinj
Umjereno oblačno
9.5 °C
Kolašin
Oblačno
-0.8 °C

Lajmet

02. 07. 2018.   >>  17:56 0

Lajmet 02.07.2018

02.07.2018

Parlamenti ka filluar sot debatin për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në misionet ndërkombëtare

Parlamenti i Malit të Zi ka filluar sot debatin për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në misionet ndërkombëtare në Afganistan dhe në Kosovë.  Qeveria e Malit të Zi ka miratuar propozim vendimet për dërgimet e 40 pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në misionet ndërkombëtare në këto dy vende. Theksohet se vendimet e propozuara janë të harmonizuara me Kushtetutën e Malit të Zi dhe Ligjin për për përdorimin e njësive të ushtrisë në misionet ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të mbrojtjes civile, policisë dhe të të punësuarve në organet e administratës shtetërore në Misionet paqësore dhe aktivitete të tjera jashtë vendit. Poashtu në arsyetim të këtij propozimi thuhet se për Ushtrinë e Malit të Zi, pjesëmarrja në Misione do të thotë zhvillim të aftësive dhe të interopartivitetit, arritjes të njohurive të reja dhe leksioneve shkencore, të cilat më vonë zbatohen në stërvitjen e njësive.

Institucionet kompetente duhet të vazhdojnë me forcimin e aktiviteteve në luftën kundër kriminalitetit të organizuar

Institucionet kompetente të shtetit duhet të vazhdojnë me forcimin e aktiviteteve të përbashkëta në luftën kundër kriminalitetit të organizuar, posaçërisht në planin e shndritjeve të mundshme të veprave të pashëndritura të rënda penale, ka rekomanduar ministri për punë të brendshme, Mevlludin Nuhoxhiq. Nuhoxhiq në mbledhjen e byrosë për koordinimin operativ të aktivitetet të sektorit të sigurisë dhe informimit, në krye të të cilit është, ka rekomanduar se do të luftojë kundër krimit, i cili, siç ka theksuar është i vështirë dhe kompleks, do të jetë i vendosur që së bashku me punë të koordinuar t’iu përballur me kriminelët.  Nuhoxhiq ka thënë se me forcimin e kapaciteteve të organeve për zbatimin e ligjit do të forcojë sigurinë e shtetit dhe qytetarëve të tij.

Marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Egjiptit do të vazhdojnë të forcohen

Marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Egjiptit do të vazhdojnë të forcohen,në nivelin parlamentar ashtu edhe me intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimin në lëmitë e shumta,ka vlerësua kryetari i kuvendit Ivan Brajoviq. Brajoviq, sot është takuar me ambasadorin e Egjiptit Abde Rahman Salahedin me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Mal të Zi. Siç është kumtuar nga kuvendi, Brajoviq e ka falënderuar ambasadorin në kontributin personal të përparimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Bashkëbiseduesit, siç theksohet, kanë shprehur kënaqësinë me përparimin e projektit ,,Lushtica Bej,, të konzorciumit Egjiptiano - Zvicerian. Ata njëherë kanë konkluduar se projektet e tilla i kontribuojnë zhvillimit ekonomik të krejt vendit dhe mund të jenë shembull për investuesit e tjerë të huaj, të cilët dëshirojnë të investojnë në Mal të Zi, shtohet në kumtesë.

J. Kosor - Rruga drejt UE është e vështirë dhe e ngadalshme dhe kërkon liderë të fortë

Rruga drejt UE është e vështirë dhe e ngadalshme dhe kërkon liderë të fortë, ka rekomanduar ish kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, duke theksuar  se principi i regatës është lidhja më e mirë dhe më e drejtë për anëtarësim në UE.  Kosor gjatë mandatit të të cilës Kroacia ka përfunduar bisedimet me UE, ka thënë se çdo shtet është specifik dhe se është mirë që zgjerimi i ri i Unionit të jetë në principin individual. “populli në Mal të Zi i ka zgjedhur liderët e vet, e më i miri është ai të cilin e zgjedh vetë populli”, ka thënë Kosorm duke shtuar se procesi negociues drejt UE është i gjatë dhe i vështirë, por nuk duhet të abstenohet. Sipas fjalëve të saj, nuk duhet harruar se vlerat evropiane janë paqja dhe stabiliteti dhe se personat të cilat janë në pushtet këto vlera duhet ti promovojnë dhe dëshmojnë me vendime në jetën politike.

Çdo vendim i mirë për një vend fqinj i mirë edhe për ne

Paralajmërimi që Maqedonia dhe Shqipëria deri në fund të vitit të ardhshëm do të mund të fillojnë bisedimet për anëtarësim në UE, mund të reflektohen pozitivisht edhe në Malin e Zi, ka vlerësuar kryetarja e Unionit panevropian, Gordana Gjuroviq. “Çdo vendim i mirë për një vend, është i mirë edhe për të gjitha vendet tjera, kështu edhe sa i takon edhe Malit të Zi. Të gjithë ne jemi mjaft të lidhur dhe është me rëndësi të veçantë që të gjithë fqinjët tanë të punojnë në reformat e veta, gjë që do të thotë në sigurinë e vet, stabilitet dhe prosperitet”, ka theksuar Gjuroviq për gazetën “Pobjeda”.  Gjuroviq ka shtuar se edhe çështja e rajonit, nëse reformat do të vazhdonin në drejtim të duhur, nuk do të ishin lartë në rënd të ditës të institucioneve të UE, mirëpo ky do të sihte sinjal i mirë, ka thënë Gjuroviq.

Ndërprerja e bojkotit parlamentarë nuk e pengon planin e reformave

Ndërprerja e bojkotit parlamentarë nuk e pengon planin e reformave zgjedhore, ka vlerësuar deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Negjelko Rudoviq, dhe ka rekomanduar se do të përpiqet që kjo parti sa më shpejtë të kthehet në parlament. Ai për agjencinë Mina ka thënë se plani i reformave zgjedhore, të cilat i kanë propozuar demokratët dhe URA, janë bazë e mirë për tentim të zgjidhjes së krizës politike dhe krijimit të pjesërishëm të kushteve normale për mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas fjalëve të Rudoviq, e një rëndësie të madhe është se UE qëndron bindshëm pas planit, sepse siç duket, kjo është e vetmja mënyrë që të kufizohet dhuna politike nga ana e partisë në pushtet. 

Ministri hungarez  Sijarto  në  vizitën  zyrtare në Mal të Zi

Ministri hungarez për punë të jashtme dhe tregti, Peter Sijarto, do të qëndroj sot për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Ai do të takohet me presidentin e shtetit, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, Millo Gjukanoviq, Dushko Markoviq dhe Ivan Brajoviq.   Zyrtari hungarez sot të flasë në hapjen e shkollës verore të 11 me rrallë, ndërkombëtare për diplomatë të rinj, “Gavro Vukoviq”, që mbahet në Beranë, të cilën e organizon Ministria për punë të jashtme. Nga kjo Ministri është njoftuar se para hapjes solemne, Sijarto do të takohet me shefin e diplomacisë malazeze, Sërgjan Darmanoviq.

Në vend kalimet kufitare të cilat gjenden në territorin e Malit të Zi, nuk ka pritje të gjata gjatë hyrjes

Në vend kalimet kufitare të cilat gjenden në territorin e Malit të Zi, nuk ka pritje të gjata gjatë hyrjes dhe daljes nga shteti, është kumtuar nga drejtoria e policisë. Nga policia kanë reaguar me rastin e  raportit të një numri të mediave në Serbi dhe Mal të Zi, mbi tollovitë në vendkalimet kufitare. koha e pritjeve në këto vendkalime kufitare është minimale, thuhet në kumtesë.

Partitë, kundër ekipit negociator të Thaçit

Gjatë kësaj jave presidenti i Kosovës Hashim Thaçi synon t’i bëjë bashkë kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli, si dhe liderët e partive të tjera politike për ta formuar ekipin negociator për dialogun me Serbinë. Megjithatë, partitë politike vazhdojnë ta konsiderojnë Thaçin të papranueshëm si negociator, shkruan sot gazeta "Zëri"

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmëruar se në fillim të kësaj jave do t’i takojë liderët institucionalë dhe ata partiakë për ta themeluar ekipin negociator të Kosovës, ekipin strategjik dhe komisione të tjera për dialogun me Serbinë. Megjithatë, partitë politike shprehen të rezervuara rreth kësaj çështjeje. Përveç partive opozitare, i pari i Kosovës nuk e ka as mbështetjen e partnerit të koalicionit, të Nismës Socialdemokrate, shkruan më tutje "Zëri". Ndërkohë, përfaqësues të shoqërisë civile thonë se arritja e konsensusit dhe ndërtimi i një platforme për dialogun është i domosdoshëm për vazhdimin e fazës finale. Sipas tyre, para se të shkohet në takimin e radhës në Bruksel Kosova duhet ta ketë platformën e saj dhe ta dijë se çka dëshiron të arrijë nga procesi i dialogut.

Serbia shpërfaq synimet për ndarje të Kosovës

Ndarja e Kosovës përmes dialogut të Brukselit është njëri nga synimet e Serbisë. Madje së fundi kjo është konfirmuar nga vetë kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq. Ndërkohë që ky opsion konsiderohet i papranueshëm dhe i rrezikshëm në Kosovë, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Pushteti në Serbi tashmë e konsideron të humbur Kosovën, megjithatë nuk i fsheh ambiciet për ndarje të Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është sukses edhe në qoftë se vetëm një metër arrijnë ta kthejnë nga ajo që e ka humbur Serbia, shkruan më tutje "Zëri". “Nga e gjitha që ata e humbën (qeveritë e kaluara të Serbisë) nëse veç një metër e marrim është fitore, sepse tani nuk kemi asgjë”, theksoi presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq.

''Këto janë pritjet për finalizimin e bisedimeve Kosovë-Serbi''

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, ka deklaruar se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të hyjë në një fazë më intensive. Ai deklaroi se ka shpresa se kompromisi do të arrihet “ndoshta këtë vit”. Scott theksoi se është e qartë se Kosova dhe Serbia nuk do të marrin gjithçka që duan, por është e rëndësishme që të dyja palët do të bëjnë kompromis përfundimtar, transmeton Indeksonline. “Kjo është arsyeja pse ky dialog është aq i rëndësishëm për BE-në. Mendoj se duhet të hyjë në një fazë më intensive dhe shpresoj se do të ketë një kompromis, ndoshta edhe këtë vit”, deklaroi ai.

Thaçi: Delegatët e 2 korrikut artikuluan me guxim dhe maturi

Presidenti i Kosovës  Hashim Thaçi, sot ka kujtuar 28-vjetorin e shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut të vitit 1990. Thaçi përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Deklarata e Pavarësisë, ishte një akt konstitucional për realizimin e aspiratave të popullit  për shtetësinë e Kosovës, transmeton “Zeri.info”. Sipas tij. delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, me guxim, maturi dhe pjekuri politike e artikuluan vullnetin e qytetarëve, i cili çoi drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Sot u bënë 28 vjet nga shpallja e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, e cila ishte një akt konstitucional për realizimin e aspiratave të popullit tonë për shtetësinë e Kosovës, shtoi Thaçi. Delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, me guxim, maturi dhe pjekuri politike e artikuluan vullnetin e qytetarëve, i cili çoi drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pas shumë zhvillimeve historike, Kosova më në fund realizoi projekte të mëdha politike: çlirimin, tranzicionin dhe pavarësinë, u shpreh Thaçi.

Veseli takoi delegatët e 2 Korrikut

Sot, me rastin e 28-vjetorit të Deklaratës së 2 Korrikut 1990, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim delegatët e Kuvendit të Kosovës, nënshkrues të kësaj deklarate. Kryeparlamentari  Veseli uroi delegatët për këtë ditë të rëndësishme, ndërsa çmoi lart kontributin e tyre në kohë dhe rrethana të vështira. “Akti juaj madhor i parapriu proceseve të tjera të rëndësishme në vitet në vijim: rezistencës paqësore dhe luftës së armatosur  e  cila  kulmoi me çlirimin e Kosovës dhe vite më vonë me shpalljen e pavarësisë së saj”, theksoi kryeparlamentari Veseli. Udhëheqësi i delegacionit të delegatëve, Iljaz Ramajli, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për pritjen tashmë tradicionale për ish-ligjvënësit e Kosovës, duke dhënë kështu mesazhin e përkujdesjes dhe vlerësimit të kontributit të brezave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Veseli në Holandën për liberalizim të vizave – do të pritet nga kryetarja e Senatit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në vazhdën e vizitave të tij nëpër vende të Bashkimit Evropian, në kuadër të procesit për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka udhëtuar sot për në Holandë. Gjatë vizitës zyrtare në Holandë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli do të pritet në takim të posaçëm nga presidentja e Senatit holandez, Ankie Broekers-Knol. Kryetari Veseli do të diskutojë me homologen e tij holandeze për zhvillimet politike në Kosovë, për perspektivën evropiane dhe do të kërkojë në mënyrë të veçantë mbështetjen e Holandës në procesin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Gjatë vizitës, kreu i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë po ashtu takime të veçanta edhe me euro deputetë holandezë, me deputetë të pozitës dhe opozitës në Holandë, me të cilët do të bisedojë për bashkëpunimin ndërshtetëror, për reformat e gjithanshme që ka shënuar Kosova dhe të ardhmen e saj evropiane.

Merkel vazhdon “luftën” për mbijetesën e koalicionit qeverisës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të bëjë sot përpjekjen e saj të fundit për t’i dhënë fund debatit për migrimin me aleatët e saj konservatorë. Ajo pritet të diskutojë me ministrin e Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili ka ofruar dorëheqje, duke vënë në dyshim jetëgjatësinë e qeverisë së kancelares Merkel. Horst Seehofer, ka ofruar dorëheqje të postit ministror dhe pozitës udhëheqëse në Unionin Krisitan-Demokrat, në një takim maratonik të kësaj partie, ditën e diel, në të cilin është diskutuar nëse duhet mbështetur propozimi i Merkelit, që është diskutuar javën e kaluar në samitin e Bashkimit Evropian të mbajtur në Bruksel. Mirëpo ai është shtyrë nga kolegët e partisë për t’u takuar edhe një herë me kancelaren gjermane në tentim të zgjidhjes së konfliktit dhe ka thënë se do të marrë vendimin përfundimar brenda tri ditëve. Kristian-Demokratët e Merkelit (CDU), varen nga partnerët tjerë të aleancës, Kristian-Socialët (CSU) dhe ata të koalicionit SPD, për të mbajtur pushtetin. Kriza politike në Gjermani është shenja e fundit e rritjes së ndasive brenda Bashkimit Evropian, pasi në mesin e tyre ka vende që përkrahin hapjen e kufinjve dhe vende tjera që kërkojnë kufizim të numrit të migrantëve që hyjnë në vendet e bllokut. Zyrtarët e Kristian-Socialëve (CSU) akuzojnë Merkelin për kundërshtim të një varg kompromisesh të bëra nga Seehofer, për të zgjidhur konfliktin me CDU-në. Zyrtarët e Kristian-Socialëve (CSU) akuzojnë Merkelin për kundërshtim të një varg kompromisesh të bëra nga Seehofer, për të zgjidhur konfliktin me CDU-në. Seehofer, i cili i ka kërkuar Merkelit të ashpërsojë politikën e saj për refugjatët, u ka thënë kolegëve të tij të dielën se ai nuk sheh mundësi tjetër përveç kthimit të migrantëve në kufi. Merkel në anën tjetër ka kundërshtuar këtë ide.

Turqia urdhëron arrestimin e dhjetëra kolonelëve

Turqia ka urdhëruar ndalimin e 68 të dyshuarve, duke përfshirë dhjetëra kolonelë, në një operacion që ka shënjestruar mbështetësit e supozuar të klerikut fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrim të tentimeve të dështuara për puç dy vjet më parë, ka njoftuar agjencia shtetërore turke, Anadolu. Nëntëmbëdhjetë zyrtarë në detyrë janë në mesin e personave që do të përballen me ndalim, në operacionin e zgjeruar në 19 provinca, duke përfshirë kryeqytetin turk, Ankaranë. Agjencia ka cituar disa burime nga Zyra e Kryeprokurorit se është gjetur që të dyshuarit kanë qenë në kontakt me Gulenin. Turqia ka ndaluar 160,000 persona dhe ka shkarkuar gati numrin e njëjtë të zyrtarëve nga pozitat e tyre pas tentimeve të dështuara për grusht shtet, ka njoftuar në mars, Zyra për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara. Në mesin e tyre, më shumë se 50,000 persona janë akuzuar dhe janë mbajtur në burg në kohën e gjykimit.

Aleatët e Trumpit thonë se “fundi i regjimit në Iran” është afër

Aleatët e  ngushtë të presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë një proteste në Paris, të titulluar “Irani i Lirë”, u kanë thënë protestuesve se fundi i regjimit iranian është afër dhe se sanksionet kundër shtetit do të jenë “më të mëdha”. “Ne tani realisht jemi në gjendje të shohim fundin e regjimit në Iran”, tha këshilltari ligjor i Trumpit, Rudy Giuliani gjatë protestës e cila është organizuar nga kundërshtarët e Qeverisë në Teheran, që gjenden në ekzil. Giuliani vuri në dukje protestat e organizuara kohëve të fundit në Iran, për shkak të vështirësive të vazhdueshme me të cilat po përballet Teherani zyrtar, pas tërheqjes së Trumpit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rivendosjes së sanksioneve mbi Republikën Islamike. “Kur fuqia më e madhe ekonomike ndalon së bëri bizsnes me ju, atëherë ju kolapsoni dhe sanksionet do të bëhen më të mëdha, e më të mëdha, u shpreh Giuliani.

Ambasada e Indisë dënon sulmin e përgjakshëm në Afganistan

Ambasada e Indisë në Kabul ka dënuar sulmin e përgjakshëm me bombë vetëvrasëse që ka shënjestruar një grup hindus dhe sikh në provincën afgane, Nangarhar. Zyrtarët afganë kanë thënë se sulmi me bombë ka pas në shënjestër një grup hindus dhe sikh, derisa ata ishin në rrugë për të takuar presidentin afgan, Ashraf Ghani, i cili ka vizituar kryeqytetin e provincës, Jalalabad. Zyrtarët e shëndetësisë së Nangarharit kanë thënë se 17 nga 20 të vdekurit, si pasojë e sulmit janë pjesë e minoritetit hindus dhe komunitetit sikh. Zyrtarët  e  ambasadës kanë konfirmuar se në mesin e të vdekurve është edhe lideri i komunitetit sikh, Awtar Singh Khalsa, i cili kishte planifikuar të garonte në zgjedhjet parlamentare. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi militant, Shteti Islamik.

Australia ndal ndihmën direkte për Autoritetin Palestinez

Australia ka ndalur ndihmën e drejtëpërdrejtë për Autoritetetin Palestinez, duke thënë se donacionet e këtij shteti mund të rrisin kapacitetin e qeverisë për të paguar palestinezët e dënuar për dhunë të bazuar në motive politike, transmeton AP. Ministrja e Jashtme australiane, Julie Bishop, ka njoftuar sot për ndaljen e fondeve, pasi në muajin maj ajo kishte kërkuar siguri nga Autoriteteti Palestinez se fondet e Australisë nuk janë duke u keqëpëdorë. Përmes një deklarate, ajo ka shprehur shqetësimin e saj, duke thënë se fondet tjera do t’i lejonin këtij Autoriteti të përdorte këtë buxhet në aktivitete që “Australia nuk do t’i mbështeste kurrë”. Fondi prej 10 milionë dollarësh australianë do të bartet te mjetet për ndihma në kuadër të Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze, përmes së cilave iu ndihmohet palestinezëve që kanë nevojë për kujdes shëndetësor, ushqim, ujë dhe strehim.

Nesër mot kryesisht me diell dhe i nxehtë

Sot në Mal të Zi po mban mot kryesisht me diell, vende vende me vranësira të pakta deri mesatare. fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.  Temperaturat: në Podgoricë 31 gradë, Tivar, Ulqin e Budvë 30, H. Novi 29, Beranë 28, Cetinë, Plevle e Bijello Pole 27,  Kollashin, Plavë e Rozhajë 26, Nikshiq 25 dhe në Zhablak 21 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 10 deri në 21, kurse më e  larta e ditës prej 24 deri në 35 gradë celsius.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se