Žabljak
Oblačno
15.1 °C
Pljevlja
Oblačno
17.4 °C
Herceg Novi
Malo oblačno
30.7 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
26.5 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
27.1 °C
Bar
Umjereno oblačno
28.2 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
32.3 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
27.8 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
18.8 °C

Lajmet

13. 06. 2018.   >>  17:37 0

Lajmet 13.06.2018

13.06.2018

M.Gjukanoviq; Shkarkimi i drejtoreshës Kadija, nuk do të ndikoj në procesin e integrimeve

Mali i Zi nuk është terren në të cilin mund të eksperimentohet nëse BE vendos të ngadalësojë procesin e zgjerimit por vendi duhet të jetë i gatshëm edhe në këtë solucion,ka porositur presidenti, Millo Gjukanoviq. Ai po ashtu ka thënë se Mali i Zi, mund të arrijë qëllimin e vetë të kualitetit Eevropianë të jetës si vend anëtarë i BE dhe nëse, eventualisht, ndodh që mes kundërthënieve të cilat sot i dëgjojmë, BE vendos të ngadalësojë ose madje plotësisht të ndalojë procesin e zgjerimit, ne duhet të jemi të gatshëm edhe për njërën edhe për solucionin tjetër.

I pyetur të komentojë reagimet nga adresat ndërkombëtare e që kanë arritur pas shkarkimit të drejtoreshës, Kadija, se a do të ndikoj kjo në rrugën e mëtejme të Malit të Zi drejtë BE, Gjukanoviq, ka kumtuar se Mali i Zi, ka pas mjaft kritikues të cilët konsiderojnë se disa zyrtarë përzihen në punët e brendshme të Malit të Zi, deklaroi presidenti në Akademinë solemne të kompanisë së plantacioneve, me rastin e 55 vjetorit të ekzistimit të sajë dhe pohoi se nuk mendon se kjo mundet dhe nuk do të ndikojë në tempon e mëtejmë të Malit të Zi drejtë BE.

Ai ka shtuar se të gjithë dëshirojnë që Mali i Zi të realizojë deri në fund planet e veta.

D.Markoviq; Ndoshta do të tejkalojmë rritjen ekonomike nga viti 2017

Mali i Zi, ndoshta do ta tejkalojë rritjen ekonomike nga viti 2017, ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Ai, e ka lëshuar sot në përdorim linjën e re për ambalazhim në kompaninë “Plantacionet”, me vlerë prej 3 milion euro. Me këtë rast, ka theksuar se qeveria mbetet e përkushtuar që me afarizëm të kontribuojë në tregun konkurrues të punës dhe aktiviteteve më të fuqishme ekonomike.

Në veçanti, siç ka theksuar, Qeveria do të fokusohet në ato fusha në të cilat Mali i Zi, ka përparësi komparative, siç janë turizmi, energjetika dhe prodhimi i ushqimit dhe i pijeve. Zhvillimi dinamik, pothuajse, në të gjithë sektorët e ekonomisë, ka rezultuar me rritjen e punësimit dhe standard më të lartë jetësor për qytetarët.

Treguesit ekonomik për tre mujorin e parë, tregojnë se do ta arrijnë shkallën e rritjes ekonomike të vitit të kaluar dhe është e mundshme që në këtë vit ta tejkalojmë atë, ka theksuar Markoviq.

Ai ka theksuar se kompania “13korriku –Plantacionet “, gjatë më tepër se një gjysmë shekulli i ka avancuar kapacitetet prodhuese, e ka rritur prodhimtarinë dhe ka depërtuar në tregje të reja.

Qeveria e gatshme për avancimin e popullatës rome

Qeveria e Malit të Zi, është e gatshme për përpjekje shtesë me qëllim të përmirësimit të pozitës së romëve dhe egjiptianëve dhe inkuadrimin e tyre më të madh në shoqëri, sidomos në fushën e mbrojtjes sociale, në shëndetësi dhe arsimim, si bazë për përparimin e përgjithshëm shoqëror dhe ekonomik të kësaj bashkësie, ka theksuar nënkryetari i qeverisë, Zoran Pazhin.

Ai, këtë e ka theksuar gjatë bisedimeve me zëvendësen e drejtorit të përgjithshëm për zgjerim në Komisionin evropianë, Katarina Maternova. Ai, ka pohuar se kjo bashkësi meriton vëmendjen e plotë të shoqërisë.

Maternova, ka përshëndetura vendosmërinë e qeverisë që të bëjë përpjekje shtesë drejt shkallës më të lartë të integrimit të Bashkësisë rome dhe egjiptiane në shoqërinë malazeze.

Ajo, në këtë kontekst, ka shtuar se BE është i gatshëm të vazhdojë përkrahjen e proceseve reformuese në Mal të Zi, me qëllim të miratimit të standardeve me të larta Evropiane, në fushën e mbrojtjes dhe afirmimin e të drejtave të grupeve të margjinalizuara shoqërore.

Roli më i madh i gjykatave dhe gjykatësve në ruajtjen dhe sundimin e ligjit

Gjykata dhe gjykatësit kanë rolin më të rëndësishëm me rastin e vendosjes dhe ruajtjen e sundimit të ligjit andaj edhe përgjegjësinë më të madhe, është theksuar në tryezën e rrumbullakët e cila është mbajtur sot në Podgoricë. Tryeza e rrumbullakët “Përgjegjësia disiplinore dhe etike e gjykatësve në Mal të Zi”, është organizuar në kuadër të programit të përbashkët të BE dhe Këshillit të Evropës .

Kryetarja e Gjyqit suprem, Vesna Medenica, ka theksuar se gjykata e pavarur do të thotë jo vetëm ekzistimi i suazave dhe garancive normative , por edhe puna e pavarur e gjykatësve në jetën dhe praktikën reale, siç ka theksuar , parim i pavarësisë dhe i integritetit të bartësve të funksioneve gjyqësore, inkorporon në vetë vete të drejtat por edhe shumë obligime, kërkesa për punë të përgjegjshme dhe respektimin e parimeve etike. Medenica, ka theksuar se në Mal të Zi, gradualisht , por shumë qartë, është ndërtuar sistemi disiplinorë me kritere të caktuara të sjelljeve të pa pranueshme dhe të procedurave të ndaluara të gjykatësve të cilët duhet ti nënshtrohen përgjegjësisë disiplinore. Shefi i departamentit për bashkëpunim i delegacionit të BE, në Mal të Zi, Herman Shpic, ka theksuar se BE, e nxitë Malin e Zi që, mes tjerash, të fokusohet në sundimin e ligjit.

Ai ka shtuar se reformat në këtë fushë mbeten çështja më urgjente për vendet e Ballkanit perëndimor.

Vazhdoi procesi gjyqësor për tentim terrorizmi

Në Gjyqin e lartë në Podgoricë sot ka vazhduar procesi gjyqësor për përpjeke terrorizmi në ditën e zgjedhjeve në vitin 2016. Procesi është ndërprerë në ora 12 dhe do të vazhdojë nesër. Avokati, Radosavleviq, ka vërtetuar se “ derisa të mos hapet një fajll i Singjeliqit, ai nuk mund të vazhdojë”. Për propozimin e Radosavleviqit, që mesazhet në fjalë të lexohen dhe duke pasur para sysh se fjala është për komunikimin e tij me bashkëshorten, gjyqi do të vendos më vonë.

Në seancën e mëparshme gjyqësore, ka dëshmuar operuesi i CIA-s, Brajan Skot. Duke u përgjigjur në pyetje, Skot, ka theksuar se nga bashkëpunëtori i tij, Ticiano Masua, ka marr informata për përzierjen e mundshme të shërbimit informativ rusë në punën e Frontit Demokratik. Prokurori, Çagjenoviq, ka konstatuar se dëshmitari, Skot, duke u përgjigjur në pyetje është përpjekur që ta largojë, Asadin, nga përgjegjësia kriminale. Avokatët konsiderojnë se dëshmia e Skot ka treguar se nuk dinë as gjë për veprën penale.

Kolegjiumi profesionit është keqpërdorur

Kolegjiumi profesionist i Qendrës klinike të Malit të Zi, është keqpërdorur për diskreditimin e sindikatës së doktorëve të medicinës, ka theksuar kryetarja e kësaj sindikate, Milena Popoviq Samarxhiq.

Nga qendra klinike, është kumtuar se në kolegjiumin e rregullt në të cilin merr pjesë menanxhmenti dhe udhëheqësit e njësive organizative të këtij institucioni, është shqyrtuar aktiviteti aktual i sinkronizuar manipulues të një numri të kolegëve nga sindikata e doktorëve të medicinës, të punësuar në Qendrën Klinike.

Menanxhmenti dhe doktorët, konsiderojnë se fjala është për pohime të pasakta, të sinkronizuara dhe të pabaza, me të cilat dëshirohet të cenohet autoriteti i Qendrës klinike dhe, njëkohësisht, cenimi i besimit për ofrimin e mbrojtjes cilësore shëndetësore për qytetarët , thuhet në kumtesë.

Ata , siç është kumtuar, distancohen nga deklaratat të cilat kryetarja e sindikatës të doktorëve të medicinës, Milena Popoviq, i ka paraqitur në letrën e hapur drejtuar drejtores së Qendrës klinike, Zorica Kovaçeviq.

Media Qendra, kërkon dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit të RTMZ

Media qendra, përsëri i ka ftuar anëtarët e Këshillit të RTMZ, që të japin dorëheqje dhe në këtë mënyrë, siç kanë theksuar, ata të japin kontributin më të madh në punën e servisit nacional publikë. Media qendra, i fton anëtarët e Këshillit që publikisht të deklarohen me rastin e ftesës së tyre për dorëheqje.

Kumtesën e paradokohshme të Këshillit të RTMZ, dërguar Komisionit Evropianë, SHBA dhe OSBE kjo OJQ e vlerëson edhe si një dëshmi e profilimit politikë të këtij trupi i cili është shndërruar në karikaturë dhe liruar nga çdo legjitimitet për menaxhimin më të mirat e të gjithë qytetarëve.

Nga qeveria e Malit të Zi kanë kërkuar që përmes ndryshimeve të ligjit për emetuesin publikë nacional RTMZ ,të sigurohet pavarësia e servisit publikë mediatikë.

Arrihet marrëveshja për emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”

“Republika e Maqedonisë së Veriut", është propozimi i ri për emrin e Maqedonisë, ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev në një paraqitje para mediave pak çaste pas bisedës telefonike me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras. Zaev tha se marrëveshja garanton gjuhën maqedonase dhe identitetin, ndërsa emri i ri do të përdoret si brenda ashtu edhe jashtë vendit, i përkthyer në të gjitha gjuhët.

Ai tha se marrëveshja fillimisht do të nënshkruhet nga dy qeveritë, pastaj do të ratifikohet nga Kuvendet e dy shteteve. Më pas, sipas tij, Greqia do të njoftojë Bashkimin Evropian dhe NATO-n se ka marrëveshje dhe se mund të fillojnë procedurat e integrimit evropian.

Në anën tjetër, kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras po ashtu ka konfirmuar se shteti i tij ka arritur marrëveshje me Shkupin zyrtar lidhur me kontestin e emrit.

Tsipras shtoi se Maqedonia do të ketë një emër të ri “me përcaktues gjeografik”, por, megjithatë ai nuk tregoi se për cilin emër janë marrë vesh me palën maqedonase.

Arritja e marrëveshjes për emrin mes Athinës dhe Shkupit zyrtar është mirëpritur nga Bashkimi Evropian. Kjo arritje është meritë e udhëheqësve të dy vendeve dhe ekipeve të tyre, por para së gjithash iu takon të gjithë qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në reagimin e përbashkët të shefes për Politikë të Jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn. Marrëveshja mes dy shteteve pritet të nënshkruhet gjatë fundjavës në Prespë të Greqisë dhe me pas ajo do të ratifikohet nga Kuvendet e dy shtetet.

J.Stoltenberg: Konsensusi rreth emrit hap rrugën drejtë NATO-s

Konsensusi i arritur ndërmjet Athinës dhe Shkupit rreth kontestit të emrit maqedonas e hap rrugën drejt NATO-s. Këtë e deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, në komunikatën zyrtare të publikuar në ueb faqen e internetit të organizatës.

“Një mirëseardhje për pajtimin, e arritur ndërmjet kryeministrave Tsipras dhe Zaev, pas vendimit për zgjidhje të kontestit për emrin, e udhëhequr nga Athina dhe Shkupi. Kjo marrëveshje historike është nën durimin shumëvjeçar diplomatik dhe në vullnetin e të dyja liderëve të gjejnë zgjidhje për kontestit, të cilët tërhoqën vëmendje në rajon”, thekson Stoltenberg.

Ai bën thirrje që procesi të mbarojë dhe vendimi të formalizohet.

“U bëjë thirrje të dyja palëve që të formalizohet marrëveshja nga të dy liderët. Kjo do të hap rrugën e Shkupit drejt anëtarësimit në NATO dhe do të forcoj paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, vlerëson sekretari i NATO-s.

K.Veseli: Kemi përkrahjen e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nisur vizitën zyrtare në Strasburg. Ai u takua sot me presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, me të cilin ka diskutuar për hapat që pritet të ndërmerren gjatë muajve në vijim, për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.

Veseli tha se ka marrë zotimin e Tajanit se Parlamenti Evropian është i gatshëm të procedojnë me vendimin e eurodeputetëve, sapo Komisioni Evropian të dalë me raportin pozitiv për vizat.

Veseli e njoftoi kryetarin e PE-së për zhvillimet politike në Kosovë dhe për reformat që po ndërmarrin institucionet për procesin e integrimeve evropiane.

Sipas njoftimit për media, Veseli gjatë takimit me Antonio Tajan shprehu vendosmërinë e Kosovës "për të vazhduar rrugën e saj përpara në agjendën euro-atlantike, si prioritet nacional, për të cilin ekziston konsensus i plotë midis subjekteve politike”.

R.Vlahutin: Nuk ka kthim pas në reformën në drejtësi

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, përsëriti edhe njëherë qëndrimin e saj se nuk ka kthim pas në reformën në drejtësi.

Në prezantimin e EURALIUS V, projekt i asistencës teknike ligjore i financuar nga BE, që synon forcimin e sistemit shqiptar të drejtësisë, Vlahutin tha se ndryshimi kërkon kohë dhe se do të jenë të duruar për të parë rezultatet e kësaj reforme në vendin tonë.

“E kam thënë që reforma në sistemin e drejtësisë është një instrument mjaft i mirë për çështjet e sigurisë dhe le të besojmë se ndryshimi është i mundur", tha Vlahutin.

Duhet durim pa diskutim, por ajo që është e rëndësishme është se nuk ka kthim pas. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është një realitet dhe ne kemi durim për të pritur ndryshimin në progres për të gjithë të ardhmen, që prokurorët dhe gjyqtarët të kenë më shumë kualitet në vendimet e tyre. /Oranews

Ndërpriten stërvitjet ushtarake mes SHBA dhe Koresë Jugore

Ndërprerja e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore mund të ndihmojë në denuklearizimin e Koresë Veriore, ka njoftuar zyra presidenciale jugkoreane më 13 qershor, ka raportuar agjencia e lajmeve Yonhap.

Pas mbajtjes së samitit me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong Un, në Singapor më 12 qershor, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë në një konferencë për media se ai do të ndalonte ato që i ka quajtur stërvitje ushtarake shumë të shtrenjta dhe “provokative”.

Në të njëjtën kohë, Koreja Veriore ka thënë më 13 qershor se Trump është pajtuar për proces “hap pas hapi” të denuklerizimit, duke vepruar në mënyrë reciproke për të ulur tensionet dhe për të arritur paqe në mes të dy armiqve për shumë kohë.

Deklarata e parë zyrtare e Koresë Veriore më 13 qershor, pasi mbajtjes së samitit historik në mes të liderit verikorean, Kim Jong Un dhe presidentit Tump është publikuar në agjencinë e lajmeve qendrore koreane.

Ky raport ka konfirmuar njoftimet e mëparshme të Trumpit, se gjatë samitit ai i ka premtuar Kimit se Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë “lojërat luftarake” me Korenë Jugore gjatë negociatave me verikoreanët.

 

Qeveria italiane pranon 900 emigrantë

Një anije italiane është ankoruar në Sicili me më shumë se 900 migrantë, duke treguar se Qeveria italiane me qasje kundër migrantëve është duke pranuar ende azilkërkues, mirëpo edhe është duke detyruar pjesën tjetër të Evropës ta bëjnë të njëjtën gjë, transmeton AP.

Ekipi i anijes, Diciotti, ka filluar të pranojë pasagjerë në portin Katania në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Në të njëjtën kohë, anija Aquariues e grupit humanitar, SOS Mediterranee ka vazhduar rrugëtimin e saj në Spanjë, pasi Italia dhe Malta kanë refuzuar ta pranojnë atë.

Vendimi për të dy anijet është vërtetim i politikës së qeverisë së re italiane që ka refuzuar të pranojë një anije evropiane, derisa ka lejuar anijet detare italiane në portin e saj.

Ky hap ka ngritur tensione në Evropë, pasi Franca ka akuzuar Italianë për qasje “cinike” dhe të papërgjegjshme.

Udhëheqësit talebanë ftojnë SHBA për bisedime për ti dhënë fund luftës

Udhëheqësi i talebanëve të Afganistanit, Hibatullah Akhundzada, ripërsëriti të martën thirrjen e tij për bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës.

Në një mesazh urimi me rastin e festimeve që shënuan fundin e muajit të agjërimit, kreu i talebanëve e justifikoi sërish fushatën ushtarake të grupit të tij, duke përmendur praninë e “forcave të huaja pushtetuese” në vend, të udhëhequra nga SHBA.

“Nëse zyrtarët amerikanë me të vërtetë besojnë në një zgjidhje paqësore të situatës së ndërlikuar në Afganistan, atëherë ata duhet të paraqiten drejtpërdrejt në tryezën e negociatave, kështu që kjo tragjedi, efektet shkatërruese të së cilës dëmtojnë kryesisht popullin amerikan dhe afgan, të mund të zgjidhet përmes bisedimeve”, thuhej në një deklaratë të Hibatullah Akhundzadas, dërguar gazetarëve.

Shtetet e Bashkuara i kanë kundërshtuar tashmë thirrjet talebane për negociata të drejtpërdrejta dhe i ka bërë thirrje kryengritësve të bisedojnë me qeverinë afgane.

 

Nesër fillon kampionati botëror në futboll

Me ndeshjen ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite, në stadiumin Lluzhnik në Moskë, nesër fillon kampionati i 21-të botërorë në fudboll. Rusia prej nesër e deri me 15 korrik në 11 qytete do të pres 32 reprezentacione, në mesin e të cilave dy gjenden nga hapësira ish republikës socialiste federative të Jugosllavisë, Kroacia dhe Serbia. Reprezentacionet janë të ndara në 8 grupe nga të cilat dy më të mirat do të kualifikohen për 8 finalen. Suksesin më të mirë në kampionatet botërore deri me tani ka pas reprezentacioni i Brazilit i cili kampionatin botërore e ka fituar 5 herë. Të përkujtojmë se ky reprezentacion është i vetmi i cili ka marr pjesë në të gjitha kampionatet botërore deri me tani. Pas Brazilit më të mirët janë Italia dhe Gjermania të cilat nga 4 herë kanë dal fituese në kampionatet botërore, derisa Argjentina dhe Uruguai kampionatin e kanë fituar nga dy herë derisa reprezentacionet nga Evropa, Anglia, Franca dhe Spanja këtë kampionate e kanë fituar nga një herë. Sipas parashikimeve dhe gjithashtu sipas baltoreve sportive favorit për titull të kampionit edhe këtë vit është reprezentacioni i Brazilit e pastaj pasoi Gjermania, Spanja, Argjentina etj. Gjasat më të vogla që të triumfojë në këtë kampionat i ka reprezentacioni i Arabisë Saudite. Ndeshja e parë në kampionat fillon nesër në orën 17 ndërmjet nikoqirit të Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Maras Dedvukaj, gazetar i RMZ

 

Mot i keq ka goditur sot komunën e Nikshiqit

Moti i keq ka goditur sot rajonin e Nikshiqit. Sasia, që nuk mbahet mend ndonjëherë, e të reshurave të shiut që kanë rënë në këtë qytet për një orë ka shkaktuar përmbytje në rrugë.

Shiu që ka rënë intensivisht pothuaj se që nga fillimi është shoqëruar me breshër.

Në rrugë kishte shumë pak shofer dhe atë që ishin gjetur në rrugë kanë kërkuar strehim. Të përkujtojmë se moti i keq i përcjell me breshër gjatë ditëve të kaluara ka goditur edhe rajonin e Plavës.

Banorët e Plavës moti i keq i ka befasur mbrëmë rreth orës 19 duke shkaktuar dëme të mëdha në të mbjella.

Nesër, mot i ngjashëm

Sot në Mal të Zi, mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

Temperaturat: Budvë 30, Podgoricë, Tivar, e H. Novi 29, Ulqin 27, Cetinë e Beranë 25, Plavë 23, Plluzhinë 22, Plevle 21, Kollashin e Shvnik 20, rozhaj 19, Zhablak 16 dhe në Nikshiq 15 g.

Për nesër paradite parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell, kurse pas dite vende vende me reshje e bubullimë sidomos në viset kontinentale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 30 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se