Žabljak
Vedro
2.2 °C
Pljevlja
Vedro
2.7 °C
Herceg Novi
Vedro
19.9 °C
Nikšić
Vedro
8.3 °C
Cetinje
Vedro
5.0 °C
Bar
Vedro
14.7 °C
Podgorica
Vedro
14.8 °C
Ulcinj
Vedro
10.7 °C
Kolašin
Vedro
1.2 °C

Lajmet

12. 06. 2018.   >>  16:53 0

Lajmet 12.06.2018

12.06.2018

Trump dhe Kim nënshkruanë një dokument të rëndësishëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se denuklearizimi i Gadishullit Korean do të nisë “shumë shpejt”. Ai i bëri këto komente pas takimit me udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, për të cilin tha se ka qenë “sukses i jashtëzakonshëm”. Trump dhe Kim nënshkruan një dokument të paspecifikuar, pas një takimi ballë për ballë prej 45 minutash dhe bisedimeve më të gjera midis delegacioneve të tyre në një hotel luksoz në ishullin Sentosa të Singaporit. Trump e cilësoi atë si dokument “shumë të rëndësishëm” dhe gjithëpërfshirës, duke thënë se “të dyja palët do të impresionohen me rezultatin”. Në dokument, Trump dhe Kim zotohen se "do të ndërtojnë një regjim të qëndrueshëm të paqes" në Gadishullin Korean dhe se do të riatdhesojnë mbetjet e të burgosurve të Luftës së Koreve, më 1950-53. Megjithatë, dokumenti nuk përmend asnjë lëvizje që do t'i jepte fund gjendjes teknike të luftës midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut. Samiti ishte i pari midis një presidenti amerikan dhe homologut të tij verikorean. Tensionet midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut u përshkallëzuan vitin e kaluar, pasi Phenjani testoi disa raketa balistike dhe kreu një provë bërthamore, duke çuar në kërcënime dhe fyerje midis Kimit dhe Trumpit.

 

Por, në fillim të këtij viti, Kim nisi një ofensivë të papritur diplomatike, e cila përfshiu pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Olimpiadën Dimërore 2018, në Korenë e Jugut. Derisa po përfundonin takimin në Sentosa, Trump tha se ai dhe Kim “kanë zhvilluar një lidhje shumë të veçantë”, ndërsa Kim u tha gazetarëve se ata “kanë vdenosur ta lënë prapa të kaluarën” dhe se “bota do të shohë një ndryshim të madh”. Trump tha se çarmatosja e Koresë së Veriut nga armët bërthamore do të ndodhë “shumë, shumë shpejt”, duke shtuar se ai dhe Kim kanë formuar një "lidhje të veçantë" dhe se marrëdhëniet me Phenjanin do të jenë shumë më ndryshe. I pyetur nëse do të ftonte udhëheqësin e Koresë së Veriut në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha: "Absolutisht, po".  Nga ky takim  mësova se ai është një njeri shumë i talentuar dhe gjithashtu mësova se ai e do shumë vendin e tij", tha Trump duke iu referuar Kimit.

 

Qeveria  ka kërkuar miratimin urgjent të ligjit për plotësimet e ligjit mbi Këshillin gjyqësor dhe gjykatësit

Qeveria e Malit të Zi  ka kërkuar që propozim ligji për plotësimet e ligjit mbi Këshillin gjyqësor dhe gjykatësit të miratohet në parlamente me procedurë të shkurtuar , sepse anëtarëve aktual të Këshillit u skadon mandati me dy korrik. Me plotësimet e ligjit i cili i është dorëzuar parlamentit është paraparë që kryetari dhe anëtarët e Këshillit gjyqësor të cilëve u pushon mandati pas viteve të caktuara të vazhdojnë ta kryejnë këtë detyrë derisa të shpallet përbërja e re e Këshillit gjyqësor. Propozim ligjin duhet sjell me procedurë të shkurtuar me qëllim që të sigurohet funksionimi pa pengesë i Këshillit gjyqësor edhe pas skadimit të mandatit dhe krijimi i kushteve për funksionimin pa pengesë të kësaj dege të pushteti dhe me qëllim të mbrojtjes së pavarësisë së gjyqeve , thuhet në kërkesë . Sipas vlerësimit të ministrisë së drejtësisë propozimi për vazhdimin e mandatit anëtarëve aktual të Këshillit është në pajtim me dispozitat standarde të parapara me konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut .

 

Liria e mediave në Mal të Zi nuk ka alternativë

Liria e mediave në Mal të Zi nuk ka alternativë , ka theksuar nënkryetari i qeverisë Millutin Simoviq duke shtuar se qeveria me përgjegjësi dhe ambicie përmirëson ambientin sistematik që ka të bëjë me skenën mediatike. Duke u përgjigjur në pyetjen nëse integrimet evropiane mund të ngadalësohen për shkak të ndryshimeve kadrovike në servisin publikë , Simoviq ka theksuar që nuk është në interes të askujt që Mali i Zi të ndalet në rrugën drejtë integrimeve evropiane. para së gjithash ky është interes i Malit të Zi , i të gjithë qytetarëve i strukturave dhe i subjekteve shtetërore pa marr para sysh nëse dikush mendon ndryshe për çështjet aktuale.

 

Mendoj se ky është qëllim të cilin duhet ta synojnë të gjithë së bashku , u ka deklaruar Simoviq gazetarëve në konferencën  me rastin e prezantimit të rezultateve të ftesës së parë publike në kuadër të programit IPARD. BE me Malin e Zi dhe Ballkanin Perëndimor do të jetë më e pasur , më e fortë dhe më konkrete , ka theksuar Simoviq.

 

Darbishire - Ligji për qasjen e informatave duhet ndryshuar

Ligji për qasjen e informatave duhet ndryshuar dhe plotësuar me qëllim që të harmonizohet me standardet ndërkombëtare por edhe me kushtetutën e Malit të Zi, ka vlerësuar drejtorja ekzekutiv e ACESS info europe Helen Darbishire . Kjo organizatë ka analizuar ligjin  për qasjen e lirë informatave  duke bërë vlerësimin e harmonizimit të tij  me standardet ndërkombëtare. Gjatë analizës është vërtetuar se ligji ka përkufizime serioze kur është fjala për  të drejtat në kërkimin e informatave dhe me përkufizimet të cilat ndikojnë negativisht në mundësinë që sektori civil të realizojë rolin e vetë publikë me ç rast këto përkufizime janë në kundërshtim të drejtë për drejtë me standardet ndërkombëtare.

 

Drleviq- Shoqëria civile ka kontribuar dukshëm në procesin e integrimeve evropiane të Malit të Zi

Shoqëria civile me njohuri dhe përvojë ka kontribuar dukshëm në procesin e integrimeve evropiane të Malit të Zi , ka vlerësuar kryenegociatori Aleksandar Drleviq  në takimin me përfaqësuesit e OJQ  duke theksuar se do të respektojë dhe do të shqyrtojë çdo propozim të tyre. Në takimin e parë të Drleviqit me përfaqësuesit e sektorit joqeveritarë , siç është kumtuar nga zyra për integrimet evropiane  është biseduar për rezultatet e deritashme në procesin bashkëbisedues, rolin dhe përfshirjen e OJQ dhe për nevojën e intensifikimit dhe përparimit të bashkëpunimit në periudhën që vjen. Ai ka përkujtuar se bashkëpunimi i qeverisë me sektorin civil në procesin e asocimit të Malit të ZI në UE në veçanti është përforcuar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të tij në grupet punuese për përgatitjen e bisedimeve  por edhe në trupat tjerë formal me qëllim të hartimit dhe përcjelljes së politikave të caktuara.

 

Gjyqi themelor  në Podgoricë ka miratuar lutjen për lirimin me kusht të Knezheviqit

Gjyqi themelor  në Podgoricë ka miratuar lutjen për lirimin me kusht të kryetarit të Partisë demokratike popullore Millan Knezheviq , shkruan gazeta DAN . Ai është dënuar me 4 muaj burg për shkak se me 17 tetor të vitit 2015 ka sulmuar fizikisht policinë Millan Markoviq para ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi. Skadimi i dënimit të tij është paraparë për me 20 korrik të këtij viti.

 

Pas afatit të paraparë me ligj , është dorëzuar lutja për lirimin e tij me kusht të cilin gjyqi e ka miratuar. Siç thuhet në kumtesën e gjyqit themelor vendimi i përmendur është sjell duke pasur para sysh rrethanat që kanë të bëjnë me personalitetin e të burgosurit , me jetën e tij të mëparshme, me sjelljet e tij gjatë vuajtjes së dënimit dhe sidomos nëse më parë ka qenë i dënuar.

 

Srgjan Darmanoviq gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjorgji

Shefi i diplomacisë malazeze Srgjan Darmanoviq gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjorgji me ftesën e nënkryetarit të qeverisë e ministër i punëve të jashtme Mihaill Xhanelidze. Vizita e Darmanoviqit në Dbilisi, siç është kumtuar nga Ministria e jashtme  paraqet nxitje për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve mike përmes definimit të aktiviteteve konkrete të përbashkëta . Përveç kësaj takimet në nivelin më të lartë paraqesin mundësi për shkëmbimin e drejtë për drejtë të mendimeve për temat aktuale në rajon dhe temat ndërkombëtare me theks në bashkëpunimin në kuadër të forumit shumë palësh , thuhet në kumtesë. Gjatë vizitës , siç është kumtuar janë paraparë edhe takimet e Darmanoviq me zyrtarë të tjerë të lartë gjeorgjian si dhe hapja e konsullatës së Malit të Zi në Dbilisi .

 

Predrag Boshkoviq e ka vizituar panairin e armatimit Eurosatory 2018

Ministri i mbrojtjes të Malit të Zi Predrag Boshkoviq e ka vizituar panairin e armatimit Eurosatory 2018 të cilin e organizon shoqata e prodhuesve francezë të pajisjeve ushtarake dhe mbahet prej me 11 deri me 15 qershor afër Parisit.

 

Panairi organizohet çdo të dytin vit dhe konsiderohet ndër ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare të Industrisë mbrojtëse dhe të sigurisë kushtuar armatimit të këmbësorisë dhe armatimit të mbrojtjes kundër ajrore. Me këtë rast Boshkoviq është takuar me përfaqësuesit e kompanive prestigjioze dhe ka biseduar për mundësin e bashkëpunimit në fushën e modernizimit të ushtrisë së Malit të Zi.

 

Reforma e administratës publike është proces i cili duhet të përparojë

Reforma e administratës publikeështë proces i cili duhet të përparojë konkurrebncën e ekonomisë dhe të afrojë shërbime cilësor publike me më pak shpenzime , ka deklaruar ministrja e administratës publike Suzana Pribilloviq në konferencën me titull “administrata e mirë në Ballkanin perëndimor”. Ajo siç është kumtuar nga kjo ministri ka theksuar se ky proces nënkupton ndikim të përhershëm tek të punësuarit se përmes punës më efikase, përmes angazhimit të shkathtësive të reja të veçanta dhe përmes zvogëlimit të shpenzimeve rrjellëse buxhetore të përgjigjemi në kërkesat e ekonomisë dhe të qytetarëve, ka thekusar Pribilloviq.

 

Protesta e re e nënave të enjten para Kuvendit të Malit të Zi

Protesta e re e shfrytëzueseve të kompensimeve për nënat me tre dhe më tepër fëmijë do të mbahet të enjten para Kuvendit të Malit të Zi . Përfaqësuesja e Këshillit koordinues të shfrytëzueseve të kompensimeve Zhelka Savkoviq u ka bërë ftesë të gjitha nënave në Entin për punësim , pensionistëve dhe nënave të angazhuara  në punë që të marrin pjesë në këtë protestë. Ajo i ka ftuar të gjithë qytetarët e Malit të Zi duke mos i ndarë ata në baza nacionale fetare , partiake ose sindikale dhe OJQ që të shkojnë në këtë protestë.

 

Thaçi: Dialogu me Serbinë nuk ka alternativë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Ballkani Perëndimor asnjëherë nuk ka pasur rast më të mirë për të ndërtuar paqe të qëndrueshme. Këtë mesazh, Thaçi e ka dhënë në panelin “Evropa në udhëkryq”, në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës (IEFA), që po mbahet në Montreal të Kanadasë.“Kosova është gati për dialog, për marrëveshje, sepse vetëm kështu do të mund të lëvizim të sigurt drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe të ruajmë marrëdhënien speciale me SHBA-në dhe partneritetin me miqtë e tjerë. Vetëm një Kosovë dhe një Serbi evropiane mund të perëndimizojnë rajonin”, ka thënë presidenti Thaçi. Thaçi ka folur edhe për dialogun me Serbinë. Ky dialog që do të fillojë në ditët apo javët e ardhshme sipas Thaçit do të jetë i vështirë. “Nuk do të jetë i lehtë, por do të jetë historik dhe është i pa alternativë. Dialogu duhet të përmbyllet me një rezultat të pëlqyeshëm edhe për Kosovën, edhe për Serbinë, sipas një marrëveshjeje me vlera e standarde evropiane”, ka thënë Thaçi. “Edhe Kosova, edhe Serbia, aspiratë e kanë anëtarësimin në BE”, u shpreh presidenti i Kosovës, duke shtuar se “ky vullnet i njerëzve nuk mund të realizohet pa normalizim dhe pajtim në mes dy vendeve dhe popujve”.

 

Thaçi: Me hyrjen e NATO-s në Kosovë, shteti ynë hyri në një epokë të re historike

Hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë dhe largimi i forcave ushtarake serbe, sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shënojnë hapat e parë të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi tha se para 19 vjetësh Kosova hyri në një epokë të re historike, të çlirimit dhe lirisë. "Largimi i forcave ushtarake të Serbisë, hyrja e trupave të NATO-s, kthimi i popullatës së zhvendosur gjatë luftës shënuan hapat e parë të rindërtimit të Kosovës që për dy vjet përjetoi shkatërrime të mëdha materiale, krime, masakra, gjenocid dhe spastrim etnik”, tha Thaçi. "Kosova është përjetë mirënjohëse për kontributin e shteteve të botës demokratike që në ditët më të vështira na ofruan përkrahje diplomatike, ushtarake, humanitare dhe materiale, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme deri më tani", shtoi presidenti. Ai tha se Kosova sot synon anëtarësimin dhe integrimin në institucione euroatlantike. Të përkujtojmë se Kosova e shënon 12 qersohrin si Ditë të Çlirimit.

 

Haradinaj: Kosova në NATO për t’i ndihmuar të gjithë që kanë nevojë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova synon anëtarësimin në NATO si dhe daljen në ndihmë secilit që ka nevojë. Këto deklarata Haradinaj i ka bërë pas zbulimit të memorialit për ushtarët e KFOR-it që kanë humbur jetën në Kosovë. Haradinaj ka thënë se Kosova dhe populli i saj do të jenë përjetësisht mirënjohës ndaj atyre që dhanë jetën për të siguruar paqe dhe stabilitet në këtë vend. “Kosova synon anëtarësimin në NATO për të ndihmuar jo vetëm veten dhe rajonin, por këdo që ka nevojë. Kosova është e gatshme që të kontribuojë për sigurinë dhe paqen në botë. Ky memorial është një shenjë për këtë”, ka thënë Haradinaj. Zëvendësi i Ndihmëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, John Manza, në emër të Sekretarit të Përgjithshëm, ka falënderuar popullin e Kosovës, për ndërtimin e këtij memoriali në qendër të Prishtinës. “Siç e dini NATO ka udhëhequr misione paqeruajtëse që nga qershori 1999, pothuajse 19 vjet. KFOR-i ka dëshmuar efektivitetin e vet dhe është bërë organizata më e besueshme në Kosovë”, ka thënë Manza, duke shtuar se e ardhmja e Kosovës është integrimi në strukturat euro-atlantike.

 

Gjenerali i KFOR-it, Salvatore Cuoci në ceremoninë e zbulimit të pllakatës së 157 ushtarëve të KFOR-it

Gjenerali i KFOR-it, Salvatore Cuoci në ceremoninë e zbulimit të pllakatës së 157 ushtarëve të KFOR-it, që humbën jetën gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se institucionet e këtij vendi po i nderojnë ushtarët e KFOR-it, duke u ndërtuar një memorial që shërben si kujtesë e përhershme e atyre që u flijuan për Kosovën. “Sot institucionet e Kosovës nderojnë ushtarët e KFOR-it. Respekti për këta ushtarë të rënë tregon se kontributi i tyre çmohet lartë. Përvoja më e hidhur për komandantin është humbja e një ushtari. Falënderoj familjarët për prezencën e tyre këtu sepse kjo do të thotë shumë”, ka thënë Cuoci. Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka thënë se 12 qershori do të mbetet në historinë e Kosovës si dita e shpresës dhe dita kur vendit i është ofruar bindja se nuk është vetëm. “U bënë 19 vjet nga koha kur NATO udhëhoqi operacionin, operacion ky qe ktheu shpresën për liri dhe siguri. Së bashku Kosova dhe NATO kanë  arritje të shumta dhe mund të krenohemi me të arriturat tona të përbashkëta”, ka thënë Berisha.

 

Rreth 20 të vrarë nga sulmet në Afganistan

Talibanët vranë së paku 14 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë në qarkun Sajad të provincës Sar-e-Pul. Së paku 25 të tjerë janë plagosur në sulm, tha anëtari i këshillit provincial, Noor Aga Noori. Ai po ashtu tha se katër ushtarë të plagosur u morën peng nga kryengritësit. Në provincën Ghazni, ndërkaq, një sulmues vetëvrasës vrau së paku pesë anëtarë të forcave afgane të sigurisë. Zëdhënësi i guvernatorit të Ghaznit, Atif Noori, tha se së paku 26 vetë janë plagosur. Talibanët i kanë shtuar sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë dhe zyrtarëve qeveritarë anembanë vendit prejse kanë shpallur ofensivën pranverore në muajin prill.

 

Britania mirëpret përkushtimin e K.Veriore për denuklearizim

Përkushtimi i Koresë Veriore për denuklearizim është shenjë se lideri verikorean, Kim Jong Un, më në fund ka marrë mesazhin, pas takimit që ka pasur me presidentin amerikan, Donald Trump, ka thënë përmes një deklarate, ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, transmeton Reuters. Më herët, Trump dhe Kim kanë premtuar se do të punojnë drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean, derisa Uashingtoni është treguar i gatshëm për të ofruar siguri. Duke lexuar deklaratën e Johnsonit, zëdhënësi i kryeministres britanike, Theresa May, u ka thënë gazetarëve se “ne kemi mirëpritur  mbajtjen e samitit konstruktiv në mes të dy presidentëve Trump dhe Kim Jong Unit dhe mund të them se ky është një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit të rajonit, që është jetik për rritje ekonomike globale”. “Ende ka shumë punë për të bërë dhe ne shpresojmë se Kim do të vazhdojë të negociojë me qëllim të mirë drejt denuklearizimit të plotë dhe të pakthyeshëm” është thënë ndër të tjera në deklaratë.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

    Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

          Temperaturat: Podgoricë e Plevle 32, B. Pole 31, Tivar, Budvë, Beranë, e Shavnik 30, H. Novi, Ulqin, Kollashin e Plavë 29. Cetinë e Rozhaj 28, Niksh8iq e Plluzhin 27 dhe në Zhablak 23 g.

   Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me intervale me diell dhe kohë pas kohe janë të mundshme reshje lokale e të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 32 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se