Žabljak
Vedro
5.5 °C
Pljevlja
9
5.1 °C
Herceg Novi
Vedro
19.2 °C
Nikšić
Vedro
11.0 °C
Cetinje
Pretežno vedro
8.9 °C
Bar
Vedro
21.1 °C
Podgorica
Vedro
18.5 °C
Ulcinj
Vedro
19.5 °C
Kolašin
Vedro
4.1 °C

Lajmet

11. 06. 2018.   >>  17:46 0

Lajmet 11.06.2018

11.06.2018

Format më të rënda të kriminalitetit, kërcënim global

Format e rënda të kriminalitetit  janë kërcënim global dhe në luftën kundër tyre duhet uniteti i organeve kompetente në nivelin nacional dhe në nivelin ndërkombëtare të  të gjitha shteteve , ka theksuar kryeprokurori shtetëror, Ivica Stankoviq.

Ai këtë e ka deklaruar në konferencën me titull  “EUROJUST dhe bashkëpunimi me vendet e treta – përvojat dhe sfidat në vendet e Ballkanit Perëndimor “, në Podgoricë, me rastin e një vjetorit të hyrjes në fuqi të marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Malit të Zi dhe EUROJUST –it .

Stankoviq, ka theksuar se kriminaliteti nuk njeh kufij derisa ata të cilët merren me luftën kundër kriminalitetit insistojnë në to. Sipas fjalëve të tij , format e rënda të kriminalitetit, në veçanti kriminaliteti i organizuar paraqesin kërcënim global, andaj për çrrënjosjen e tyre kërkohet punë e përbashkët .

Ministri i drejtësisë, Zoran Pazhin, ka theksuar se për përkushtimin në bashkëpunimin me EUROJUST, më së miri flet fakti se Mali i Zi, menjëherë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, ka emëruar prokurorin shtetërorë për lidhje. Pazhin, ka kumtuar se Ligji, për bashkëpunimin gjyqësor ndërmjet Malit të Zi me shtetet anëtare të UE, është në fazën përfundimtare.

Pazhin, ka theksuar se kanë përfunduar bisedimet për pakon e kontratave për bashkëpunimin gjyqësor me Kosovën, kurse janë iniciuar edhe me Serbinë, duke shtuar se është emëruar kontakt personi për bashkëpunimin ndërkombëtare dhe ndihmën juridike.

Në të ardhmen , të fokusuar në përmbushjen e obligimeve me përkrahjen e BE 

Mali i Zi në periudhën e ardhshme do të fokusohet në rrumbullakimin e formës në të gjithë kapitujt me fokus në sundimin e ligjit në ç gjë do të ketë përkrahjen e plotë të BE është theksuar në takimin e kryenegociatotorit të Malit të Zi me BE, Aleksandar Drleviq, dhe shefin e delegacionit të BE, në Podgoricë, Aivo Orav.

Kryenegociatori Drleviq, dhe ambasadori Orav, sot së bashku me bashkëpunëtorët, kanë mbajtur takimin e parë pas themelimit të zyrës  për integrimet evropiane. Siç është kumtuar nga qeveria, ata kanë biseduar për aktivitetet e ardhshme  kur është fjala për plotësimin e obligimeve nga procesi negociator  si dhe për financimin e projekteve nga IPA fondet, realizimi i të cilave është me rëndësi në arritjen e standardeve Evropiane.

Orav, e ka përgëzuar Drleviq, për marrjen e detyrës së kryenegociatorit, duke shtuar se e gëzon fakti për vazhdimin e bashkëpunimin me një ekip të aftë të fortë dhe me përvojë.

Disa kryebashkiak nuk bashkëpunojnë me kreun e Qeverisë 

Qeveria e Malit të Zi, ka raport të njëjtë institucional dhe nevojë për bashkëpunim me të gjitha komunat pa marr para sysh se kush e ushtron pushtetin, është kumtuar nga kabineti i kryeministrit, Dushko Markoviq. Konkretisht, menjëherë pas konstituimit të qeverisë së 41-të, kryeministri, Markoviq, ka futur praktikën e pritjeve dhe takimeve zyrtare me udhëheqësit komunal në prag të festave të cilat i shënojnë administratat lokale. Gjatë viteve  2017 dhe 2018,  kryetari i qeverisë ka realizuar mbi 10 takime të tilla në të cilat është biseduar për projekte kapitale dhe zhvillimore dhe për të gjitha çështjet e tjera të rëndësishme për zhvillimin e komunave.

Megjithatë, ky numër ka mbetur i varfër pa takimet me udhëheqjet e Budvës, Kotorrit dhe H. Novit. Në këtë bojkotim ndaj qeverisë dhe injorimi i ftesave për fat të keq udhëheq kryebashkiaku i H. Novit Stevan Katiq. Pa marr para sysh bojkotimin, kryeministri dhe qeveria, u mbetën të përkushtuar zhvillimit të komunave  dhe përmirësimit të jetës të gjithë qytetarëve të Malit të Zi,  pavarësisht qytetin në të cilin jetojnë dhe kush janë kryetarë të komunave theksohet në kumtesë.

Darmanoviq, në takimin e Iniciativës së Evropës Qendrore 

Ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, merr sot pjesë në takimin e rregullt vjetorë  të shefave të diplomacive të vendeve anëtare  të Iniciativës të Evropës Qendrore, i cili mbahet në Split. Siç është kumtuar nga ministria, përveç shefave të diplomacive të iniciativës, në takim marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të organizatave rajonale  dhe ndërkombëtare.

Takimi mbahet në kuadër të presidencës kroate, kurse temë e takimit të sivjetmë është “Iniciativa e Evropës qendrore , perspektivat e të nesërmes “, me fokus të veçantë në përvojat dhe sfidat e integrimeve evropiane dhe përpjekjet e përbashkëta në ruajtjen e  stabilitetit rajonal, thuhet në kumtesë.

Boshkoviq, në vizitë zyrtare në Francë 

Ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, prej sot deri të mërkurën, qëndron për vizitë zyrtare në Francë.  Ai, siç është kumtuar nga Ministria, gjatë qëndrimit në këtë vend, do të takohet me Ministrin e mbrojtjes, Fllorens Parli.

Boshkoviq, do të vizitojë edhe panairin e armatimit “Eurostory 2018”, i cili mbahet afër Parisit, ku me përfaqësuesit e kompanive do të bisedoj për mundësinë e bashkëpunimit lidhur me modernizimin e ushtrisë së Malit të Zi, thuhet në kumtesë.

Regjistrimi në shkollat e mesme prej 18 deri më 22 qershor 

Është shpallur konkursi për regjistrim në klasën e parë të shkollave të mesme kurse fletëparaqitjet  dorëzohen në shkollën gjegjëse prej 18 deri me 22 qershor.

Ranglista do të shpallet në tabelat e shkollave, më së voni deri me 26 qershor, është kumtuar nga Ministria e arsimit.

Këtë vit, shkollën fillore e kanë përfunduar 7 mijë e 411 nxënës, kurse në shkollat e mese ka vende për 9 mijë e 361, gjegjësisht vende të lira ka për të gjithë nxehësit që e kanë përfunduar shkollën fillore.

Kandidatët duhet të dorëzojnë fletëparaqitjen në konkurs dhe dëftesat origjinale të tri krasëve të fundit të shkollës fillore. Të përkujtojmë se për regjistrim nuk nevojitet dorëzimi i çartifikatës se lindjes.

Më tepër se 480 milion euro të grumbulluara në 5 muajt e parë të vitit 

Grumbullimi i të ardhurave në muajin maj të këtij viti ka qenë 82 milion euro , kurse gjatë 5 muajve të parë 401 milion euro, ka kumtuar drejtoria e tatim pagesave. Duke pasur para sysh fillimin e sezonit turistik, të gjitha resurset e  drejtorisë  të  tatim pagimeve,  siç theksojnë janë orientuar në përcjelljen e rregullsisë të afarizmit të taksa paguesve.

Me qëllim të eliminimit të ekonomisë informate dhe zgjerimin e bazës tatimore, taksapaguesit  janë njoftuar me dispozitat të cilat parashohin sanksionimin e të gjitha formave të afarizmit jo legal të qasjes joselektive dhe me zero tolerancë , kanë theksuar nga drejtoria e tatim pagimeve.

Çmimet e derivateve të pandryshueshme 

Çmimet e derivateve në Mal të Zi, nuk do të ndryshojnë as gjatë dy javëve të ardhshme, është kumtuar nga Ministria e ekonomisë. Një litër euro super 95 dhe 98, gjatë 15 ditëve të ardhshme, do të kushtojë 1.41, gjegjësisht 1.44 euro. Çmimi i euro dizelit edhe gjatë 15 ditëve të ardhshme do të jetë 1.30  euro, për litër. Ndryshimet e fundit të çmimit janë bërë me 29 maj, kurë të gjitha derivatet në Mal të Zi janë shtrenjtua prej 3 deri në 7 cent.

Shtrenjtimin e fundit nga kjo ministrie e kanë arsyetuar me rritjen e vlerës së derivateve të naftës në bursën botërore si dhe me forcimin e dollarit në krahasim me euro.

R.Haradinaj; Tërheqja e platformës me qëllim të arritjes së konsensusit politik 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se i gjithë spektri politik duhet të jetë i bashkuar në dialogun me Serbinë. 

Duke komentuar tërheqjen e platformës nga Kuvendi i Kosovës , shefi i ekzekutivit tha se opozita e cila k kritikuar këtë platformë nuk e ka pasur problemin tek dokumenti, por konkretisht tek përbërja e delegacionit.

“Opozita nuk e ka pas hallin tek përmbajtja, por  për përbërjen e delegacionit.  Prandaj, është gabim i tyre që i janë  qasur në atë formë, se letrat nuk po  i lexon askush. Kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë,  duhet të ketë një bashkim ku të gjithë duhet të jemi aty , presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, kryetarët e partive”, tha Haradinaj. 

Kreu i Qeverisë pranoi se nuk është specialist për të negociuar me Serbinë. “Është e vërtetë se nuk jam specialist i negocimit të dialogut me Serbinë, por mund ta ndihmojë”, tha ai në konferencën me gazetarë, raporton Rtklive.

Ai tha se e ka tërhequr platformën që të mos bëhet pengesë në arritjen e këtij konsensusi politik.

Kërkohet angazhim maksimal në përmbushjen e obligimeve nga agjenda Evropiane 

Ministrat duhet të angazhohen që obligimet e papërmbushura për Agjendën e Reformave Evropiane t’i përfundojnë në kohë, duke intensifikuar të gjitha veprimet e nevojshme.

Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian i dedikuar për zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA), të organizuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane.

Me këtë rast, kryeministri tha se Kosova është në prag të vendimeve të rëndësishme, siç është liberalizimi i vizave dhe u rikujtoi detyrat që institucionet përkatëse i kanë nga agjenda evropiane dhe shtoi se ministrat duhet të njoftojnë Këshillin sot për të gjitha sfidat, ngecjet dhe në çfarë afati kohor planifikojnë t’i realizojnë obligimet.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, nikoqire e këtij takimi tha se është koha e fundit që të fokusohemi në përmbushjen e obligimeve që dalin nga ERA dhe numëroi të gjitha detyrat që i presin ministritë përkitazi me Agjendën Evropiane.

Pritet zgjidhja përfundimtare e çështjes së emrit 

Ministri i Jashtem grek, Nikos Kotzias, zhvilloi sot diskutime me kryeministrin Tsipras per negociatat me Shkupin.

Pas takimit, Kotzias u shpreh se kryeministri Tsipras do të telefonojë sot homologun e tij maqedonas Zoran Zaev.

Dy kryeministrat pritet te diskutojne per zgjidhjen perfundimtare te çështjes se emrit.

Presidenti Tramp, ka arritur në Singapor  ku nesër takohet me Kim Jong Un 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka arritur në Singapor, ku më 12 qershor do të mbajë një samit historik me liderin verikorean, Kim Jong Un.

Trump arriti në Singapor, vetëm disa orë pasi aeroplani i Kimit arriti po ashtu në Singapor, ku dy liderët do të takohen për herë të parë për të diskutuar për programin bërthamor të Phenjanit dhe denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Që të dy liderët janë pritur nga ministri i Jashtëm i Singaporit, Vivian Balakrishnan.

Trump dhe Kim do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong.

Gjatë të shtunës, Trump kishte deklaruar se takimi i 12 qershorit, është “shansi i vetëm” për Korenë e Veriut

Në delegacionin e Trumpit për këtë samit është edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, këshilltari për siguri kombëtare, John Bolton, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly dhe sekretarja për media Sarah Sanders.

Autoritetet spanjole shpëtojnë qindra migrantë në Dein Mesdhe 

Autoritetet në Spanjë kanë njoftuar se kanë arritur të shpëtojnë 334 migrantë dhe kanë nxjerrë nga ujërat e Detit Mesdhe katër trupa të pajetë.

Shërbimet e shpëtimit kanë thënë se migrantët po udhëtonin nga Afrika për në Evropë me nënte anije të ndryshme.

Në një anije, autoritetet spanjolle kanë gjetur katër trupa të pajetë, së bashku me 49 migrantë. Shërbimet e shpëtimit kanë thënë se shkaku i vdekjes së këtyre migrantëve ende nuk është përcaktuar.

Të shtyrë nga konfliktet e dhunshme dhe varfëria ekstreme, dhjetëra mijëra migrantë nga Afrika tentojnë të arrijnë në Evropë çdo vit, duke kaluar Mesdheun. Shumica e anijeve me të cilat ata udhëtojnë nuk i plotësojnë kushtet për udhëtime të tilla dhe qindra migrantë humbin jetën çdo vit në Mesdhe.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 785 migrantë kanë humbur jetën këtë vit, në përpjekjet e tyre për të arritur në Evropë përmes Mesdheut.

Militantët talibanë kanë vrarë së paku 15 anëtarë të forcave të sigurisë në Afganistan 

Të paktën 15 anëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë sot, si pasojë e një sulmi të militantëve talibanë në provincën veriore, Kunduz, kanë njoftuar zyrtarët.

Anëtari i Këshillit të provincës, Aminullah Ayaddin, ka thënë se sulmi në distritin Qala-e Zal, ka ndodhur pasi ushtarët kanë qenë duke ngrënë ushqim në kohën e syfyrit.

Në mesin e personave të vrarë janë dhjetë ushtarë dhe pesë policë.

Në të njëjtën kohë është sulmuar edhe kryeqyteti i provincës lindore Nangarhar, ndonëse detajet nuk janë bërë të ditura.

Sulmi duket se kanë pasur cak, Departamentin e Edukimit në Jalalabad, kanë thënë zyrtarët.

Në provincën lindore Ghazni, një bombë rrugore ka lënë të vdekur gjashtë persona, ka njoftuar një zyrtar lokal.

Zëdhënësi i kësaj province Arif Noori, ka thënë se gra dhe fëmijë kanë qenë në mesin e të vdekurve pas shpërthimit.

OKB, të shqetësuara për situatën në provincën Idlib 

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim të hënën, pas përshkallëzimit të luftimeve dhe sulmeve ajrore në provincën Idlib, pasi është thënë se 2.5 milionë civilë “nuk kanë ku të shkojnë” brenda shtetit të tyre, transmeton Reuters.

Koordinatori rajonal i OKB-së për ndihma në Siri, Panos Moumtzis, u ka bërë thirrje fuqive botërore të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës dhe të parandalojnë gjakderdhjen në Idlib.

“Jemi të brengosur për 2.5 milionë persona që po largohen drejt Turqisë. Nuk ka vend tjetër brenda Sirisë ku mund të shkojnë”, ka thënë ai në një konferencë për media në Gjenevë.

Një konvoj me ndihma ka arritur në Duma, jashtë Damaskut të dielën, mirëpo Qeveria Siriane nuk e ka lënë stafin e OKB-së ta shoqërojë mjetin, ka thënë Moumtzis.

Nesër, mot me diell dhe i nxehtë 

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell, Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Podgoricë 32 gradë, Tivarë e Budvë 30, B. Pole 29, Ulqin e Plevle 28, H. Novi, Nikshiq, Kollashin , Shavnik Beranë e Plavë 27, Rozhaj e Plluzhinë 26 dhe në zhablak 24 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pasdite pritet vranësi gradual i motit dhe vende vend me reshje të dobëta të shiut e bubullimë.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore dhe perëndimore.

Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 35 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se