Žabljak
Vedro
5.5 °C
Pljevlja
9
5.1 °C
Herceg Novi
Vedro
19.2 °C
Nikšić
Vedro
11.0 °C
Cetinje
Pretežno vedro
8.9 °C
Bar
Vedro
21.1 °C
Podgorica
Vedro
18.5 °C
Ulcinj
Vedro
19.5 °C
Kolašin
Vedro
4.1 °C

Lajmet

08. 06. 2018.   >>  17:48 0

Lajmet 08.06.2018

08.06.2018

Boshkoviq- Mali i Zi do të kontribuojë në misionin resolute support

Mali i Zi do të kontribuojë në misionin resolute support përmes  rritjes së pranisë të pjesëtarëve të ushtrisë së vetë, ka kumtuar ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq. Boshkoviq në takimin e Këshillit të Atlantikut Verior i cili mbahet në Bruksel ka theksuar se Mali i Zi jep kontributin e plotë në procesin e integrimit në sistemin e sigurisë kolektive , në vazhdimin e reformave të filluara të sistemit mbrojtës dhe në ruajtjen e stabilitetit në rajon., është kumtuar nga ministria e mbrojtjes. Theksohet se në takimin e Brukselit ministrat e vendeve anëtare të NATO-s kanë biseduar për misionin resolute support në Afganistan . Ministrat janë pajtuar se në Afganistan gjithnjë është e domosdoshme prania e forcave ndërkombëtare sidomos në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Pazhin - Qeveria ashtë e gatshme të përkrah përpjekjet e sindikatës së mediave

Qeveria ashtë e gatshme qe në kuadër të kompetencave të veta të përkrah përpjekjet e sindikatës së mediave për krijimin e kushteve më të mira sociale dhe ekonomike për punën e gazetarëve në Mal të Zi, ka theksuar nënkryetari i qeverisë Zoran Pazhin gjatë takimit me udhëheqjen e kësaj organizate të punëtorëve. Duke folur për procesin e harmonizimit të kontratës kolektive për të punësuarit në servisin publikë RTMZ  Pazhin ka theksuar se qeveria do ti plotësojë obligimet e veta me qëllim të hyrjes sa më të shpejtë në fuqi të këtij dokumenti posa sindikata dhe udhëheqja e RTMZ ta dorëzojë tekstin e propozuar të kontratës. Bashkëbiseduesit janë pajtuar për rendësin e madhe të rregullimit adekuat të çështjeve juridiko punuese dhe përparimin e pozitës ekonomike të gazetarëve për forcimin e pavarësisë dhe të profesionalizmit në gazetarinë malazeze, thuhet në kumtesën për opinion të qeverisë.

QTD- ftesë për formimin e  ekipit i cili do të përgatis analizën për situatën në fushën e mbrojtjes të dhënave personale të qytetarëve

Qendra për  tranzicionin demokratik i bërë sot ftesë qeverisë që ta formojë një ekip i cili do të përgatis analizën për situatën në fushën e mbrojtjes të dhënave personale të qytetarëve dhe të shqyrtojë mundësin e futjes të numrit të tyre personal identifikues , në vend të numrit amë . Kryetarja e qendrës Milica Kovaçeviq  ka theksuar se rasti i fundit keqpërdorimit masiv të dhënave personale të qytetarëve me rastin e grumbullimit të nënshkrimeve përkrahëse për zgjedhjet presidenciale ka vërtetuar se numri amë është krejtësisht i pa mbrojtur dhe të gjithë mund ta disponojnë dhe për këtë arsye ekzistojnë mundësi të mëdha për falsifikime dhe keqpërdorime politike. Kovaçeviq ka theksuar se numri amë deri para disa vitesh ka mund të fitohet në të gjitha bazat publike elektronike të subjekteve afariste, në regjistrin e patundshmërive si dhe në bazat dhe dosjet më të vogla.

Departamenti Amerikan shkarkimi i Kadisë rrezikon lirinë e mediave në Mal të Zi

Vendimi i këshillit të RTMZ që ta shkarkojë drejtoren e përgjithshme të kësaj shtëpie mediatike Andriana Kadija , rrezikon lirinë e mediave në Mal të Zi , konsiderojnë në departamentit e shtetit amerikanë. Në kumtesë theksohet se SHBA  janë të zhgënjyera për shkak të shkarkimit të drejtores Kadia. Ky vendim rrezikon lirinë e mediave në Mal të Zi , reformimi i të cilave dhe ruajtja e tyre janë me rëndësi qendrore për inegrimin e Malit të ZI në Bashkësinë evropiane dhe euro atlantike, thuhet në kumtesën e publikuar në faqen e departamentit të shtetit. Theksohet se Mali i Zi duhet të bëjë më tepër në mbrojtjen e lirisë së mediave dhe pavarësinë redaktuese të servisit publikë.

Mali i Zi aktivisht vepron në pengimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Mali i Zi aktivisht vepron në pengimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm i cili çon drejtë terrorizmit dhe vërtetim për këtë janë aktivitetet e ndërmarra në këtë plan , ka vlerësuar sekretari i shtetit në Ministrinë e punëve të brendshme Dragan Pejanoviq. Siç është kumtuar nga kjo ministri ai ka marr pjesë në takimin dy ditorë të rrjetit rajonal të koordinuesve nacional të Ballkanit Perëndimor për zbatimin e strategjisë për ndalimin e ekstremizmit të dhunshëm i cili po mbahet në Pragë. Sipas fjalëve të tij në fokusin e dokumentit të ri strategjik do t gjenden disa aktivitete parandaluese me qëllim të kuptimit më cilësor të këtij fenomeni , zbulimit me kohë të problemeve si dhe integrimi i të kthyerve dhe deradikalizimin .

Përfaqësuesit e drejtorisë për situatat e jashtëzakonshme dhe të ushtrisë  të gatshëm për sezonin e ardhshëm të zjarreve

Përfaqësuesit e drejtorisë për situatat e jashtëzakonshme dhe të ushtrisë së Malit të Zi kanë theksuar se janë të gatshëm për sezonin e ardhshëm të zjarreve , është kumtuar pas takimit të përfaqësuesve të tyre. Nga ministria e punëve të brendshme kanë theksuar se përfaqësuesit e drejtorisë dhe të ushtrisë së Malit të Zi kanë biseduar me qëllim të përgatitjes adekuate dhe realizimion e aktivititeve për sezonin e ardhshëm të zjarreve. Theksohet se në këtë takim është analizuar niveli i aftësimit dhe i përgatitjeve të pjesëtarëve të zjarrëfikësve të Malit të Zi për ndihmë adekuate strukturave civile në shuarjen e zjarreve në territorin e hapur. Është theksuar se në dispozicion janë kapacitetet e ushtrisë së Malit të Zi të gatshme për angazim eventual dhe ato do të angazhohen në pajtim me nevojat dhe situatën në terren.

Në Mal të Zi është rritur numri i azil kërkuesve krahasuar me dy vitet e kaluara

Në Mal të Zi është rritur numri i azil kërkuesve krahasuar me dy vitet e kaluara dhe prej fillimit të këtij viti azil kanë kërkuar 1 mijë e 380 individë, tregojnë të dhënat të cilat agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët i merr nga Ministria e punëve të brendshme. Zëdhënësi  i UNHCR  Mensur Bajramspahiq ka theksuar se prej rivendosjes së pavarësisë dhe nga fillimi i zbatimit të ligjit të parë për azilin në vitin 2006 deri me 30 maj janë paraqitur 12 mijë e 740 kërkesa për marrjen e azilit. Është me rëndësi të theksohet se shumica e azilkërkuesve heq dorë nga kërkesa e tyre për azil në Mal të Zi , sepse Malin e Zi e konsiderojnë si pikë tranzitore në qëllimin e tyre për të kaluar në shtetet e Evropës perëndimore. Mesatarisht azilkërkuesit qëndrojnë në Mal të Zi vetëm disa ditë para se të nisën drejtë vendeve të BE , ka theksuar Bajramspahiq dhe transmeton gazeta DAN.

Në konkursin për shitjen e pronës të Kombinatit të Aluminit në Podgoricë nuk ka arrit asnjë ofertë

Në konkursin për shitjen e pronës të Kombinatit të Aluminit në Podgoricë në falimentim , vlera e të cilit është rreth 10.24 milion euro nuk ka arrit asnjë ofertë. Drejtori i falimentimit të Kombinatit Veselin Perishiq ka theksuar sot në Gjyqin afaristë se deri të hënën kur ka skaduar afati nuk ka arritur asnjë ofertë as në arkivin e gjyqit dhe as përmes postës . Menjëherë do të shpallet konkursi i ri dhe supozoj me të njëjtat kushte, ka theksuar Perishiq. Lëndë e shitjes ka qenë prona e patundshme e kombinatit të aluminit të cilat janë përfshirë në parcelat kadastrale të regjistruar në komunën kadastrale Botun, Dajbave dhe Cem. Administrata e falimentimit konkursin paraprak për shitjen e pronës të kësaj fabrike e kishte shpallur me 27 mars dhe me çmim të njëjtë.

Retorika e ashpër Kosovë - Serbi paralajmëron finalen e dialogut

Deklaratat e autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës, të cilat kohët e fundit përmbajnë fjalor të ashpërsuar dhe akuza të ndërsjella lidhur me dialogun ndërmjet dy vendeve, vazhdimin ose jo të dialogut për tema të caktuara, si dhe lidhur me mundësitë e arritjes së një marrëveshje që do t’i normalizonte marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, po e dëmtojnë vet procesin e dialogut, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë. Përderisa zyrtarë të caktuar të Qeverisë së Serbisë, së fundmi, u janë referuar zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës si “lordët e luftës” që “nuk mund të flasin për paqe”, si dhe me akuzat se po e bllokojnë dialogun, në anën tjetër, zyrtarët të caktuar të Qeverisë së Kosovës, kanë deklaruar se do të refuzojnë dialogun nëse nuk flitet për të gjitha marrëveshjet. Politologu Behlul Beqa, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se dialogu i deritashëm në Bruksel, shikuar në tërësi, e ka orientuar shtetin e Kosovës më shumë drejt dështimit se sa drejt normalizimit të raporteve me Serbinë. “Këtë po e vërteton edhe retorika e përdorur nga Beogradi, por kohët e fundit edhe nga Prishtina. Prandaj, theksoi Beqa. Njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteti serb, thotë për Radion Evropa e Lirë se retorika e ashpër e të dyja palëve, autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, është produkt i interpretimeve të ndryshme të marrëveshjeve të Brukselit, e veçanërisht të asaj për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, autoritetet e Beogradit insistojnë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive, ndërkohë që autoritetet e Kosovës refuzojnë një gjë të tillë, për të cilin refuzim, siç thotë ai, kanë të drejtë. Sidoqoftë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur disa herë se shqiptarët e Kosovës nuk duan zgjidhje kompromisidhe dëshirojnë që nga dialogu t’i fitojnë të gjitha. Sipas tij, për këtë, ata e kanë mbështetjen e partnerëve perëndimorë, të cilët edhe e kanë sponsorizuar pavarësinë e Kosovës. Në anën tjetër, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka theksuar se procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve, por finalja e dialogut do të jetë proces i vështirë dhe me kompromise.

Takim i ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel

Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s janë takuar në Bruksel për të demonstruar vendosmërinë kundër Rusisë dhe të harmonizojnë mospajtimet trans atlantike dhe të cilat kërcënojnë rrezikimin e unitetit të kësaj aleance ushtarake. Në fillim të takimit dyditorë ministrat kanë prezantuar planin e ri për rritjen e pranisë të NATO-s në Evropë në rast të krizës , gjë që nënkupton vendosjen e nga 30 batalioneve, eskadrilave dhe të luftë anijeve brenda afatit 30 ditorë transmeton B 92”. Ministrat kanë vërtetuar vendosjen e rreth 1 mijë 30 pjesëtarëve në dy qendra të reja komanduese – në qendrën amerikane Norfollk për territorin e Oqeanit atlantikë dhe në Ulma të Gjermanisë për konfliktet eventuale në kontinentin evropianë. Sekretari i përgjithshëm  Jens Stolltenberg u ka deklaruar gazetarëve se dy qendrat e reja komanduese do të sigurojnë që NATO të ketë forca të vërteta në vendin e duhur dhe në kohën e duhur , ka theksuar Stolltenbert.

Irani i bën thirrje botës që t'iu rezistojë "ngacmimeve" amerikane

Ministri i Jashëm iranian, Mohammad Javad Zarif, u ka kërkuar fuqive botërore që të jenë të përkushtuara ndaj marrëveshjes bërthamore dhe t’iu rezistojnë atyre që ai i ka cilësuar si “taktika ngacmuese” amerikane. Diplomati iranian ka thënë se ka kërkuar që Iranit t’i kompensohen humbjet ekonomike që rezultojnë si pasojë e tërheqjes së SHBA-së nga pakti bërthamor. Në një letër të publikuar në Twitter, Zarif ka thënë se në mënyrë që të “mbijetojë” marrëveshja, “shtetet tjera nënshkruese” duhet të “mbulojnë humbjet e Iranit” të shkaktuara nga dalja e SHBA-së dhe planet e kësaj të fundit për të rivendosur sanksione, të cilat i ka tërhequr më herët në pajtim me marrëveshjen bërthamore. Zarif ka thënë se "disa nga përfitimet më të rëndësishme ekonomike të Iranit nga marrëveshja bërthamore janë si rezultat i heqjes së sanksioneve të Shteteve të Bashkuara" dhe Irani tani po kërkon të përcaktojë se “si mund të garantojnë pjesëmarrësit e mbetur dhe partnerët ekonomikë përfitimet e plota që populli iranian ka të drejtë t’i ketë". Kërkesa e Zarif për kompensim nga fuqitë tjera botërore që kanë nënshkruar marrëveshjen vjen pasi një numër i madh i bizneseve kanë njoftuar se do të largohen nga Irani për shkak se mund të përballen me gjoba miliarda dollarëshe nga SHBA-ja, nëse shkelin sanksionet amerikane.Në mesin e kompanive që kanë njoftuar për largim të plotë ose të pjesshëm janë, Total, Renault, Reliance, Allianz, DZ Bank, Danske Bank, BCP, Maersk, dhe KBC.

Situatë tensionuese para nisjes së samitit të G7-ës në Kuebek

Liderët e grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) do të takohen sot në Kanada, në atë që mund të cilësohet në mesin e samiteve më acaruese në disa vjet. Pak para takimit, lideri francez dhe ai kanadez janë përplasur me presidentin amerikan, Donald Trump lidhur me tarifat tregtare, të cilat pritet të mbizotërojnë agjendën e këtij samiti. Trump që pritet të jetë i fundit që do të arrijë dhe i pari që do të largohet nga samiti, ka vendosur tarifa në importet e çelikut dhe alumnimit, të cilat kanë nxitur deklarata për hakmarrje nga partnerët tregtarë. Në mesin e temave të tjera tensionuese janë edhe marrëveshja bërthamore me Iranin dhe ndryshimet klimatike. Samiti i G7-ës, në të cilin gjenden Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Japonia dhe Gjermania, do të fillojë të premten në Kuebek.

Sulme vdekjeprurëse në Afganistan pas shpalljes së armëpushimit

Militantët kanë kryer disa sulme vdekjeprurëse në Afganistan, një ditë pasi qeveria ka shpallur armëpushim të njëanshëm me talibanët, i cili do të hyjë në fuqi javën e ardhshme. Në provincën lindore Nangarhar, miitantët sulmuan shtëpinë e një ligjvënësi, duke lënë tre veta të vdekur. Përgjegjësinë për këtë sulm e morën militantët e Shtetit Islamik. Në provincën perëndimore të Heratit, së paku dy persona u vranë pasi persona të armatosur sulmuan një xhami në rrethin Shindand. Zyrtarët thanë se militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë pesë policë në provincën Jovzjan. Të enjten, presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, shpalli armëpushim me kryengritësit talibanë nga data 12 deri më 20 qershor, kur të kenë përfunduar edhe Muaji i Ramazanit dhe Festa e Bajramit. Ghani tha se armëpushimi nuk do të përfshijë Shtetin Islamik, Al Kaidën dhe “grupet e tjera terroriste ndërkombëtare”.

Nesër mot i ndryshueshëm dhe jo stabil

       Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

      Temperaturat: Podgoricë 35, H. Novi e Ulqin 34, Budvë 33, Plevle 32, tivar 31, Cetinë, Kollashin, Shavnik e Beranë 30, Nikshiq 29, Plavë , B. Pole e Plluzhinë 28, Rozhaj 27 dhe në Zhablak 24 g.

          Për nesër parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jo stabil, kohë pas kohe me reshje e bubullimë. Të reshura më të dendura priten gjatë orëve të para ditës. Do të fryjë erë mesatare kohë pas kohe deri e fortë, jugore dhe lindore. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 28 g c.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se