Žabljak
Vedro
5.5 °C
Pljevlja
9
5.1 °C
Herceg Novi
Vedro
19.2 °C
Nikšić
Vedro
11.0 °C
Cetinje
Pretežno vedro
8.9 °C
Bar
Vedro
21.1 °C
Podgorica
Vedro
18.5 °C
Ulcinj
Vedro
19.5 °C
Kolašin
Vedro
4.1 °C

Lajmet

07. 06. 2018.   >>  17:07 0

Lajmet 07.06.2018

07.06.2018

Këshilli i RTMZ e ka shkarkuar sot nga detyra drejtoren e përgjithshme të Andriana Kadija

Këshilli i RTMZ e ka shkarkuar sot nga detyra drejtoren e përgjithshme të kësaj shtëpie mediatike Andriana Kadija. Për shkarkimin e sajë kanë votuar 6 anëtarë të Këshillit kurse dy ishin kundër. Anëtari i këshillit Mimo Drashkoviq në arsyetimin e iniciativës ka theksuar se kontrata ndërmjet RTMZ dhe Qendrës për arsimimin qytetarë është e koncipuar në kundërshtim me dispozitat ndërkombëtare për pavarësinë e servisit publik dhe ligjit për RTMZ. Ai konsideron se dispozitat e kontratës janë se faktikisht kjo OJQ redakton një pjesë shumë të rëndësishme të programit informativ politike andaj ato janë të pa shembullta dhe të pa pranueshme dhe në kundërshtim me të gjitha dispozitat e pavarësisë së Radio difuzionit publikë. Udhëzimet e të cilës që dalin nga rekomandimet e Këshillit të Evropës ndalon çdo formë të përzierjes të ndonjë organi.

Me vota të fshehta Bozhidar Shundiq është zgjedhur ushtrues i detyrës të drejtorit të përgjithshëm të RTMZ

Pas shkarkimit të drejtorës së përgjithshme të RTMZ Andriana Kadija dhe pas pauzës gjysmë orësh kryetari i Këshillit të RTMZ Ivan Jovetiq e ka falënderuar zonjën Kadia për punën e deritashme. Ndërkaq anëtari i Këshillit Millan Radoviq e propozoi redaktorin e Radaksisë investiguese Mirko Boshkoviq për ushtrues të detyrës të drejtorit të përgjithshëm të RTMZ. Anëtari i Këshillit Mimo Drashkoviq e ka propozuar Bozhidar Shundiqin përë ushtrues të detyrës të drejtorit të përgjithshëm. Ai ka theksuar se fjala është për gazetarin e afirmuar dhe i cili ka 30 vjet përvojë pune . Drashkoviq ka theksuar se është i kënaqur me punën e Mirko Boshkoviq por me emërimin e tij për ushtrues të detyrës të drejtorit të përgjithshëm RTMZ do të humbë një gazetarë investigues . Me vota të fshehta Bozhidar Shundiq është zgjedhur ushtrues i detyrës të drejtorit të përgjithshëm të RTMZ. Për të kanë votuar 6 anëtarë të Këshillit , kurse për Boshkoviqin 2 anëtarë.

Me ndryshimet në RTMZ pushteti dëshiron të vërtetojë kontrollin mbi servisin publikë

Me ndryshimet në RTMZ pushteti dëshiron të vërtetojë kontrollin mbi servisin publikë , është theksuar gjatë protestës me titull “servisi i pavarur publikë dhe pikë” duke theksuar se të gjithë anëtarët e Këshillit të kësaj shtëpie mediatike duhet japin dorëheqje. Protesta të cilën e ka organizuar OJQ media qendra është mbajtur në platonë para ndërtesës së RTVMZ me rastin e paralajmërimeve për shkarkimin e drejtores së përgjithshme Andriana Kadija. Dragolub Vukoviq nga Media qendra ka theksuar me këtë rast se qëllimi i pushtetit është që RTMZ ta kthejë nën kontrollin e vetë.

Ministri i punëve të brendshme Mevludin Nuhoxhiq sot qëndron në Sarajevë

Ministri i punëve të brendshme Mevludin Nuhoxhiq merr sot pjesë në Sarajevë në një takim të nivelit të lartë të cilin e organizon ministria e sigurisë të BH. Nga ministria e punëve të brendshme është kumtuar se në kontekstin e sidave emigruese , ministrat e punëve të brendshme të shteteve të rajonit dhe të vendeve anëtare të BE si dhe përfaqësuesit e komisionit evropianë dhe të organizatave kompetente ndërkombëtare do të analizojnë gjatë takimit situatën aktuale në këtë fushë. Qëllimi i takimit është të definohen hapat e mëtejmë të cilët duhet ndërmarrë në ballafaqimin e përbashkët me problemin e emigracionit, thuhet në kumtesë.

Nikë Gjeloshaj i ka bërë ftesë Gjyqit kushtetuese që ta refuzojë ankesën e Partisë social demokratike

Funksionari i alternativës shqiptare Nikë Gjeloshaj i ka bërë ftesë Gjyqit kushtetuese që ta refuzojë ankesën e Partisë social demokratike me të cilën kërkohet përsëritja e zgjedhjeve në disa vend votime në Podgoricë. Ai ka theksuar se me përsëritjen e zgjedhjeve nuk do të rrezikohej pushteti absolut i PDS , kurse Alternativa shqiptare do të mbetet pa mandat , kurse shqiptarët pa përfaqësuesin autentik në parlamentin lokal, transmeton Vijesti. Këtë vepër të ndyrë tani e udhëheq Partia social demokratike dhe lideri i saj Ranko Krivokapiq në përpjekje që ta pastrojë kuvendin e kryeqytetit nga përfaqësuesit autentik të shqiptarëve shkruan Gjeloshaj.

URA - në qendrën klinike dikush duhet të mbajë përgjegjësinë

Qendrën Klinike të Malit të Zi e kanë braktisur 8 udhëheqës të reparteve dhe kjo është ftesa e fundit publike për përgjegjësinë e kompetentëve , është kumtuar nga Lëvizja qytetare URA. Në këto parti konsiderojnë se për shkak të situatës shqetësuese kadrovike në Qendrën klinike dikush duhet të mbajë përgjegjësinë. Kjo është situatë alarmuese dhe i bëjnë ftesë ministrit të shëndetësisë dhe drejtores të Qendrës klinike të cilët janë më përgjegjësit për ngjarjet në këtë institucion që të mbajnë përgjegjësi thuhet në kumtesën e URA-s. Vlerësohet se Mali i Zi është shtet i vogël dhe nuk mund të lejojë që të mbetet pa mjekë ekspertë.

Shtyhet futja e kartave elektronike

Futja e kartave elektronike të sigurimit shëndetësor, gjegjësisht librezave shëndetësore elektronike, është shtyrë , është kumtuar nga Fondi për sigurimin shëndetësor. Nga Fondi i kanë deklaruar gazetës Pobjeda se kjo është vendosur në mbledhjen e përbashkët me përfaqësuesit e ministrisë të shëndetësisë , të ministrisë së brendshme dhe legjislaturës publike. Ministria e legjislaturës ka inicuar që të definohet koncepcioni i identifikimit elektronik në nivel nacional dhe të shqyrtohet mundësia e dhënies së dokumentit unikë elektronikë të identifikimit e që do të siguronte identitetin fizikë dhe elektronikë të qytetarit dhe njëkohësisht do të mundësonte qasjen të gjithë regjistrave elektronikë që përmbajnë të dhënat për qytetarët, respektivisht dhënien e kartës e cila njëkohësisht do të ishte letërnjoftim, patentë shoferi dhe librezë e shëndetësisë, thuhet në kumtesë.

 

Përçarjet rrezikojnë konsensusin për dialogun

Tërheqja nga Kuvendi i Kosovës e projekt-platformës për bisedime me Serbinë nga ana e Qeverisë së Kosovës, sërish ka nxjerrë në pah mungesën e një konsensusi të spektrit politik lidhur me qasjen që Kosova duhet ta ketë në fazën finale të dialogut të Brukselit, ku pritet arritja e një marrëveshjeje juridikisht të obligueshme për të dy vendet, vlerësojnë deputetët e partive politike në pushtet dhe opozitë. Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se projekt-platforma e Qeverisë së Kosovës për dialogun më tepër ka qenë një vullnet politik i ekzekutivit që ta shtrojë këtë çështje në Kuvendin e Kosovës, për të biseduar dhe marrë sugjerime. Por, sipas tij, marrë parasysh kundërshtimet e partive parlamentare,shumica të opozitës, projekt-platforma është tërhequr. Megjithatë, siç thotë Haliti, një platformë, qoftë edhe e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, nuk do të kishte relevancë në bisedimet në Bruksel, sepse bisedimet e tilla, sipas tij, nuk do të ndodhin sipas dëshirave që kanë të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, por nën tutelën e bashkësisë ndërkombëtare, përkatësisht vendeve perëndimore. Haliti shtoi se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë parë një platformë të tillë, por ai beson që asnjëra palë nuk do të jetë krejtësisht e kënaqur nga ajo që mund të vendoset dhe nënshkruhet, siç tha ai, gjatë këtij viti.Por, Ilir Deda, deputet i subjektit politik opozitar, Alternativa, që është pjesë e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që janë disa aspekte, të cilat platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun e kanë bërë problematike dhe të papranueshme, sidomos nga partitë opozitare.Deputeti Deda vlerëson se ende mbetet për t’u parë nëse mund të krijohen mundësi që të arrihet një konsensus sa më i gjerë i spektrit politik në Kosovë lidhur me qasjen ndaj dialogut me Serbinë.

 

Tre vende të fuqishme të BE-së kërkojnë zgjidhje të shpejtë për Kosovën

Franca, Gjermania dhe Holanda po kërkojnë të përfshihen në dialog për Kosovën, si “asistentë” të Përfaqësueses së Lartë Federica Mogherini, për të imponuar zgjidhjen e tyre, dhe i gjithë procesi të përfundojë në fund të vitit, shkruan "Vecernje Novosti", duke cituar burimet diplomatike, transmeton zeri.info. Në kuadër të Bashkimit Evropian kanë filluar të formohen dy blloqe të vendeve - ato që janë të pakënaqura me ngadalësinë e procesit, në të cilin kryesojnë tre vendet e sipër përmendura, dhe një grup i vendeve, të udhëhequr nga Spanja, të cilat nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, dhe që duan në mënyrë më të detajuar të përfshihen në rrjedhën e negociatave të ardhshme, dhe gjithashtu të konsultohen në proces. Anëtarët më të fuqishëm, domethënë, janë duke pritur që një lloj marrëveshjeje në mes të Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE-së të arrihet deri në fund të vitit, por për këtë, nga perspektiva e bllokadës së tanishme, ka mbetur ende relativisht pak kohë, përcjell gazeta "Zëri". Në këtë kontekst, kryeqytetet kryesore kanë kërkuar t’i bëhet “presion” Beogradit dhe Prishtinës duke vënë një bast në tavolinë për të zbatuar premtimet që dalin nga konkluzionet e samitit në Sofje që kanë të bëjnë me lidhje më të ngushta me BE-në, të cilat përfshijnë infrastrukturën dhe projekte të tjera.

 

Veseli - sot fillojm me lobimin për liberalizimin e vizave

Sot një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe Francës për të lobuar për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan sot Gazeta "Zëri". Veseli së bashku me përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare do të kërkojnë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës vetëm pak javë para se të publikohet rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Megjithatë, deputetët thonë se nuk janë të informuar se cilët deputetë do të jenë pjesë e delegacionit lobues. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, për “Zërin”ka thënë që nga ky lobim pret rezultate pozitive, pasi përveç liberalizimit të vizave Kosovës i duhet mbështetja edhe për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare. Pozitive për këtë iniciativë është shprehur ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, e cila ka thënë për gazetën “Zëri” se lobimi është shumë i rëndësishëm në këtë fazë para dhënies së rekomandimit. “Lobimi është gjithnjë e më shumë i rëndësishëm, duke qenë se procesi i vendimmarrjes përfshin shumë vende të zonës Schengen, por lobimi është i domosdoshëm e sidomos në këtë fazë kur jemi në prag të marrjes së rekomandimit dhe të votimit. Konsideroj se lobimi i të gjithë përfaqësuesve të institucioneve do ta ndihmojë procesin e vendimmarrjes”, ka deklaruar Hoxha për "Zërin".

Selakoviq: Bllokimi i dialogut, në favor të Prishtinës

Sekretari i Përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq ka thënë se është e rëndësishme të vazhdohet dialogu Beograd-Prishtinë. Selakoviq ka thënë për Televizionin Publik serb se refuzimi i Prishtinës për të mos e vazhduar dialogun nuk është asgjë e re. “Ajo që është e re këtu, është fakti se paraqitja e rreme apo cinike nga ana e Prishtinës kësaj here është shoqëruar me dhunë ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Selakoviq, transmeton lajmi.net. “Është e rëndësishme të vazhdojë dialogu i cili siç duket nëse bllokohet shkon në favor të Prishtinës. Unë shpresoj që sot ose nesër të caktohet një datë e re për dialogun në Bruksel”, ka theksua Selakoviq.

Macron: Jerusalemi është kryeqytet i dy shteteve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pas takimit me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu në Paris, tha se zhvendosja e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem (Kuds) shkaktoi dhunë dhe se nuk i ka ndihmuar procesit të paqes, raporton AA. "Nëse diçka e tillë çon në vdekjen e njerëzve, kjo për mua nuk është lajm i mirë", tha Macron në një konferencë për media, duke shtuar se Parisi do të ndihmojë në zgjidhen e krizës humanitare në Gaza. Ai theksoi se kryeministrit izraelit i ka thënë se Franca vazhdon të mbështesë marrëveshjen ekzistuese bërthamore me Iranin. "Siç thonë edhe aleatët tanë evropianë, ne duhet të jemi të përkushtuar për marrëveshjen bërthamore me Iranin për të kontrolluar programin e raketave balistike", tha Macron. Megjithatë, ai shtoi se marrëveshja me Iranin nuk është e përkryer dhe se pas vitit 2025 do të jetë e nevojshme "të shqyrtohet më tej". Ai poashtu potencoi se Kudsi është kryeqyteti i dy shteteve, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që kjo çështje të jetë pjesë integrale e negociatave mes dy palëve. "Në mënyrë të veçantë dënoj çdo formë të dhunës që kryhet ndaj civilëve në Gaza gjatë javëve të fundit", tha Macron.

Putin: Lufta e Tretë Botërore do të ishte fund i civilizimit

Lufta e Tretë Botërore do të ishte fundi i civilizimit, tha presidenti rus Vladimir Putin në një “linjë të drejtpërdrejtë” televizive vjetore me qytetarët. Sipas fjalëve të tij, gjithkush duhet ta kuptojë këtë, dhe kjo është ajo që duhet t'i bëjë ata të përfundojnë konfliktet, transmeton zeri.info. Siç shpjegoi ai, frika e shkatërrimit të ndërsjellë i bëri fuqitë botërore të respektojnë njëra tjetrën nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Putin i ka bërë thirrje fuqive botërore të tërhiqen nga konfliktet globale dhe tha se të gjithë duhet të ulen dhe të bisedojnë për të kërkuar një zgjidhje që do të garantojë sigurinë evropiane. “ Nuk e di se çfarë do të jetë Lufta e Tretë Botërore, por e katërta do të udhëhiqet nga shkopinj dhe gurë”, tha Putin, duke cituar shkencëtarin Albert Ajnshtajn. Duke folur për sanksionet e imponuara nga Perëndimi ndaj Rusisë, Putin tha se Shtetet e Bashkuara vepruan si një “polic i ekonomisë”.

Presidenti afgan shpall armëpushim me talibanët

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani ka shpall armëpushim me kryengritësit talibanë nga data 12 deri më 20 qershor, kur të përfundoj Muaji i Ramazanit dhe Festa e Bajramit. Ghani i bëri këto komente në një video-mesazh të publikuar sot, por nuk është ende e qartë nëse militantët e kanë pranuar armëpushimin. Ghani tha se forcat afgane të sigurisë “do t’i ndalojnë ofensivat” kundër talibanëve, por do të vazhdojnë të godasin grupin militant Shteti Islamik, Al Kaidën dhe “grupet e tjera terroriste ndërkombëtare”. Armëpushimi është “një mundësi për talibanët të shohin se fushata e tyre e dhunshme nuk po i fiton zemrat dhe mendjet e afganëve, por po i largon ata nga kauza e tyre”, shkroi Ghani në Twitter. Në takimin në Kabul, më 4 qershor, Këshilli Ulema i Afganistanit po ashtu u bëri thirrje forcave qeveritare afgane dhe talibanëve dhe grupeve të tjera militante që të pajtohen për armëpushim dhe për negociata për paqe. Qeveria afgane, e mbështetur nga Perëndimi, po përpiqet të luftojë talibanët dhe grupet e tjera militante që nga tërheqja e shumicës së trupave të NATO-s në vitin 2014. Talibanët i kanë shtuar sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë dhe zyrtarëve qeveritarë anembanë vendit prejse kanë shpallur ofensivën pranverore në muajin prill. Në muajin shkurt, Ghani u ka ofruar talibanëve të shndërrohen në parti politike dhe ka thënë se do të punojë për heqjen e sanksioneve kundër tyre, nëse i bashkohen qeverisë në negociatat për paqe.Në këmbim, militantët do të duhet të njohin Qeverinë e Kabulit dhe të respektojnë sundimin e ligjit, por ata nuk e kanë pranuar ofertën. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gushtin e kaluar, ka shpallur strategji të re për Afganistanin, duke i shtuar edhe sulmet ajrore, me qëllim detyrimin e talibanëve që të marrin pjesë në tryezën e negociatave.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e Jugut.

Temperaturat: Podgoricë 32, B. Pole 30, Budvë 29, Tivar, H. Novi, Ulqin, Plevle e Beranë 28, Cetinë , Kollashin Shavnik e Plavë 27, Nikshiq, Plluzhinë e Rozhaj 26 dhe në Zhablak 25 g.

Edhe për nesër gjatë ditës parashihet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Në orët e vona të pas ditës pritet vranësi gradual dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore dhe jug lindore. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 26 deri në 36 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se